e bejm ne fatin,apo fati eshte i shkruar ??

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Balahk, 18 Jan 2015.

  1. Balahk

    Balahk Locus omnem

    Cfare mendimi keni?
     
  2. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Pjeserisht e bejme ne ...
     
    joetisti_, Balahk and -Zana- like this.
  3. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Kush ndihet me fat, nuk thote se ia dola te kem fat, por thote fati me ndihmoi. Sepse po te marrim pershembull te kerkosh te behesh i pasur. Jo vetem s'eshte e lehte por eshte jo e mundur. Nese per nje arsye te rastesishme u bere i pasur, ketu kishe fat. Nese vjedh dhe s'te kapin dhe behesh i pasur, ketu duhet fat. Nese punon tere jeten dhe s'behesh i pasur, te mungoi fati.

    Nuk mendoj gjithsesi se eshte nje fat qe eshte i percaktuar. Une me fat me shume nenkuptoj rastesi. Ndodh qe te ecen, ndodh qe ngelesh morracak tere jeten.
     
    Balahk likes this.
  4. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    Nina nina...sec mu kujtua ninulla e gjumit :D
     
    joetisti_ likes this.
  5. Balahk

    Balahk Locus omnem

    Moderatoreve nuk u lejohet te dalin jasht temes.

    por meqe te paska ardhur gjumi,fli vajze e vogel,vajze e qeshur ;):D
     
    Lisa and joetisti_ like this.
  6. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Ne bejme vetem kete mendimin "a eshte ne doren tone ose jo, fati" dhe mendime te tjera te ngjashme. Por ka dy menyra qe te bejne te shohesh nese je ose jo. Nje eshte te dale dicka shume me lart se ajo qe po jeton, dhe pastaj te thuash: po jam me fat se me ndodhi kjo, tjetra eshte te te bjere dicka e keqe - qe larg qofte - dhe te shohesh se sa vertet me fat je per ate qe ke dhe s'e kishe vene re.

    Te gjitha gjerat jane fat, sepse edhe mund te mos ishin.
     
    hareid likes this.
  7. Thamina

    Thamina Papirus rex

    Shumicen e rasteve e bejme ne ,por ka gjera qe ndodhin...si per mir si per keq...thjesht ndodhin.
    Njerzit thone ka qene shkruar...psh.te jesh ne vendin e gabuar ne momentin e gabuar...
     
    Hektor12, Dreamer, Lisa and 1 other person like this.
  8. hareid

    hareid Papirus rex

    Pa marre parasysh se per shume gjera (sidomos te keqia) qe ndodhin, perdoret te ne shpesh termi "ashtu ka qene e shkruar", mendoj se cdo gje qe ndodhe ka nje arsye, shkak. Fati i mire apo i keq eshte i lidhur me arsyen. Psh. luaj Lotari dhe fitoj kam fat, nuk fitoj nuk kam fat. Nese nuk luaj nuk mundem te pres te kem apo te mos kem fat. Pra shkaku i asaj qe fitova apo humba eshte se une luajta.....
     
    Thamina and Lisa like this.
  9. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    Cdo gje eshte e shkruar...por shpesh tekat e fatit jane te dhimbshme dhe te cudishme ne dy anet e medaljes..!!
     
    joetisti_, Balahk and hareid like this.
  10. -Zana-

    -Zana- e...Thjeshte

    E kush e shkruan kshu ....besoj me shume ne koicidence/rastesi se sa ne ne fat. Nuk besoj ne fat, ne fakt per Mua eshte thjeshte nje fjale proverbe qe perdoret si tip mitti... Por qe thelle-thelle nuk ka kuptim .

    Zgjedhjet pastaj , Jo gjithmone jane ne doren tone... Kjo eshte pika kyce ne lidhje me rruget tona, mundesia qe te jepet dhe zgjedhja qe ben.
     
    Hope and Thamina like this.
  11. Balahk

    Balahk Locus omnem

    Une mendoj se cdo gje eshte e shkruar,asgje nuk ndodh rastesisht ne jete.
     
    Thamina likes this.
  12. Rimseb10

    Rimseb10 Valoris scriptorum

    Ne adn e cdo kujt fshihet misteri i fatit dmth cdo njeri esht i programuar per nje caktim te qart. Do thoja qe na esht lene nje far kontrolli per luajtjen e negativitetit dhe pizitivitetit por qe dhe ne ket drejtim ka prap po njerez te krijuar apostafat per te qene ruajtesit e planetit. Ato qe terheqin ne mendjet e tyre rrymat e zeza per ti kthyer ne bardhesi. Ka dhe shembuj per kto qe them
     
    Thamina likes this.
  13. Aki

    Aki Paint It Black

    Fati eshte i shkruar themi popullorce-koha eshte dimension real teoretizon shkenca, dhe sipas kesaj e kaluara e tashmja dhe e ardhmja ekzistojne paralelisht, dmth jetet tona vec me kane ndodhur ekzistojne deri ne piken e fundit, por kjo sdmth qe eshte fikse, mbase jo te gjitha, por shume gjera mund te ndryshojne nen ndikimin tone
     
    Balahk, joetisti_ and Thamina like this.
  14. agim40

    agim40 Valoris scriptorum

    Kur del mbas planit tonë e bëjmë ne, kur ndodhin gjëra të çuditshme, duket siku është i shkruar
     
    Thamina likes this.
  15. Aki

    Aki Paint It Black

    Hahahhahahaha
    e ke qelluar tani,
    sbesoj qe ka njeri qe se thote kete, te gjithve na pelqen te arsyetohemi ne kete menyre :)
     
  16. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    personi qe pranon si fatin e tij gjithcka qe i ndodh, dhe ndihet me fat per cdo pasoje veprimi qe ka bere ne jete, e ka shruajtur fatin e vet dhe e ka bere ne menyren me te mire te mundshme...
     
  17. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Nuk ka rëndësi sesa e ngushtë është dera, dhe denimet që te jep jeta.Jam Zoti i fatit tim: Une jam kapiteni i shpirtit tim.
     
    Lisa likes this.
  18. hareid

    hareid Papirus rex

    Sic thash edhe me heret. Per cdo gje qe ndodh egziston edhe shkaku, arsyeja.. Ka momente ku ne vet e vendosim fatin tone, mirepo ka edhe momente ku ne jemi jashte loje sepse fati jone vendoset nga arsyet, shkaqet e tjera qe ne nuk mundemi ti kontrollojme: psh katastrofat e ndryshme natyrore...
     
  19. Hope

    Hope dans ton coeur

    Fatin duhet më kerku se nuk vjen me i ra der's hape :)
    Mendimi jem
     
  20. Alephh

    Alephh Valoris scriptorum

    Me pelqen filozofia ekzistencialiste...
    Ekzistenca jone eshte rastesore, te jetuarit eshte domosdoshmeri....
     

Shpërndajeni këtë faqe