E bukura,cfare eshte per ju?

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Brigo, 15 Sep 2012.

  1. Landi78

    Landi78 Forumium maestatis

    Cf eshte e bukura? :D E bukura eshte relative. Psh El@ ben ne foto sikur eshte goce e bukur. per shume mund te jete e bukur sepse e mendojne se mund te behet seks me te. Per mua kjo bukuri nuk ka vlere sepse trupi nje konstrukt ka ne cdo lloj bukurie ose jo:) Syte shikojne te bukur ate cka mendja deshiron. Mendja mund te deshiroje seks ose vlera shpirterore. :D Pra shembulli marre pak me siper (mbi bukurine e El@) ka dy variante ne dy mendje te ndryshme. Nga nje mendje qe kerkon vetem seks ajo mund te jete bukuria maksimale, ndersa nga nje qe kerkon gjera me vlera karakteriale, El@, duke pare foton, mund ti duket nje femer teper e rendomte. :D Nuk eshte njesoj bota dhe ata qe jetojne ne të. Diversiteti eshte bukuria e botes:D
     
  2. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    NJE DIALOG:

    Sokrati: Gjerat e bukura, a nuk jane te bukura per shkak te Bukurise?
    Ippia: Po, per shkak te Bukurise.
    Sokrati: Te Bukurise, e cila eshte dicka e vertete..
    Ippia: Shume e vertete. Nuk shikoj ku egzston veshtirsia.
    Sokrati: Atehere me thuaj c’fare eshte Bukuria ?
    Ippia: Me pak fjale me pyet c’fare eshte e Bukur..!!!
    Sokrati: Jo pra, Ippia, po te pyes c’fare eshte Bukuria ?
    Ippia: Po ketu nuk ka asnje ndryshim.. !!??

    Fjala e bukur eshte nje etikete e ngjitur ne shume gjera, nje etikete, e cila nuk eshte despotike, sepse ne gjithcka egziston nje njohje e perbashket, si psh.. menyra se si na zgjon nje ndjenje, nje mallengjim etj..

    Marre diku ne mirekuptim me autorin ... dhe jo duke fol me perjashtime ... apo me emra te pervetshem ...
     
    Balahk likes this.
  3. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    E bukur eshte ajo qe rrezaton dhe qe te terheq ne caste dhe mendime te kendshme ku te mund te ndihesh mire. E bukur eshte ajo qe te kenaq shpirtin dhe qe i afrohet te persosures. Mund te rrezatoje miresi, hijeshi, sharm, brishtesi, butesi, delikatese, finese,elegance, harmoni, tundim, etj etj.

    Kur flasim per nje njeri te bukur, gjeja e pare qe na shkon ne mend eshte fiziku. Por, te gjithe e dime qe nuk mjafton vetem kaq. Ka shume komponente te tjere qe e bejne njeriun te bukur. Per mua, njeri i bukur eshte ai qe e ka shpirtin te bukur dhe te mbushur plot me miresi dhe dashuri. Ai qe ka intelekt dhe edukaten e kulturen e duhur (nuk flas ketu qe duhet me doemos te kete mbaruar fakultete) per te ndertuar marrdhenie te shendosha me te tjeret.
    Por, bukuria eshte nje koncept sa personal aq edhe subjektiv. Ngjyra e kuqe qe mua me duket e bukur, per dike tjeter mund te jete nder me te shemtuarat.
    etj etj
     
    Balahk likes this.
  4. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Bukuria eshte motra e madhe e dashurise. Eshte me e madhe pasi plaket me shpejt se dashuria.
    Nese doni te shihni te bukuren, duhet te shikoni me syte e shpirtit pasi si dashuria edhe bukuria nuk kenaqin trupin por shpirtin.
    Bukuria eshte vrasese, dashuria sheron cdo plage. Sic do te shprehej nje poet shqiptar nga Kosova:
    "Vashat e bukura i vret bukuria e vet!"
     
    Balahk likes this.
  5. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Per mendimin tim e bukur eshte diçka qe sipas parametrave tane, sipas pelqimit, sipas ndjenjes qe shkakton brenda nesh, cilesohet e bukur. Por ne te njejten kohe kjo gje nuk mund te jete e bukur per dike tjeter, i cili ka vendosur parametra te tjere per te bukuren, pra ajo nuk eshte absolute.
    Nga ana tjeter bukuria ka njefare ndryshimi. Ne thelb ajo permban absolutizmin, dmth shoqerohet gjithmone sensi i bukurise. Psh kush mund te thote se natyra nuk ka bukuri. Besoj se askush, por çdokush ka masen e tij per te vleresuar te bukuren e diçkaje (pak, mjaft, apo, teper).
    Hmm, duken pak si lodra fjalesh...
     
    Balahk likes this.
  6. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Perfundimisht per mua ...:

    Asgje nuk behet e bukur nga deshira jone... nese ajo vete ne thelb nuk eshte e tille ...
     
    Balahk likes this.
  7. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Ceshte bukuria? Bukuria eshte nje iluzion i mendjes, eshte shume relative dhe ndryshon nga nje person ne nje tjeter.Cfare une mund te konsideroj te bukur, dikush tjeter mund ta cilesoje si te shemtuar. bukuria eshte relative, prandaj edhe cfare cilesohej e bukur vite me perpara nuk cilesohet e bukur sot....bukuria ka shume aspekte. nuk fokusohet vetem ne pamjen fizike te nje personi. eshte me e thelle se aq. bukuria fizike mund te te kape syrin per momentin e pare, por duhet dicka me shume se ajo qe te mbaje interesin tend....dicka me e thelle, dicka ne personalitetin e nje personi.
     
    Balahk likes this.
  8. Pazzini

    Pazzini Valoris scriptorum

    Nuk ësht' e bukur ajo që ësht' e bukur, por ësht' e bukur ajo që më pëlqen!
     
    Hektor12 likes this.
  9. Balahk

    Balahk Locus omnem

    E ke mbyt shoku.ne menyre apsolute ndaje te njejtin mendim me ju :)
     
    Hektor12 likes this.
  10. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    Kush je ti qe mund te flasesh rreth meje? aq me pake te me maresh per shembull rreth temes ...se si mund te dukem , se si bej etj... ???
    Eshte ber per tu habitur se si merni guximin edhe flisni per persona qe nuk e keni idene se si jane
     
    Last edited: 4 Aug 2014
    Dreamer and Hektor12 like this.
  11. Landi78

    Landi78 Forumium maestatis

    nje shembull ishte dhe nuk te shajti kush. Duke te te pare foton ka disa mendime te ndryshme. duhet te te behet qefi qe te mora ty per shembull
     
  12. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    Nuk me pelqen te me marin per shembull per te dhene mendime neper tema
     
    Hektor12 and Landi78 like this.
  13. Landi78

    Landi78 Forumium maestatis

    Jo cdo gje qe na pelqen mund te jete e drejte:D
     
  14. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    Ashtu si cdo gje nuk na pelqen mund te jete e drejte
     
    Hektor12 and Landi78 like this.
  15. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    E bukura cte shtoj e dhashe ate qe mendoja dhe interneti me ndohmoi paksa ... ua le te tjereve rradhen ...
     
  16. Ismail.Qemali

    Ismail.Qemali Forumium praecox

    E bukura,e bukura......
     
  17. scadarsko

    scadarsko Locus omnem

    Nuk eshte vetem prezenca humane bukuri..... E bukur eshte dhe nje flutur, apo nje bébé panda. E bukura eshte deshira qe ti ndez, shijon dhe provon.
     
  18. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    .... natyralitet !!
     
    scadarsko likes this.
  19. scadarsko

    scadarsko Locus omnem

    Me gjethe ou pa gjethe?
     
    Dreamer likes this.
  20. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Pa gjethe Fiku !!
     
    scadarsko likes this.

Shpërndajeni këtë faqe