"E duam Shqiperinë si gjithë Europa!"...akoma

Diskutime tek 'Duke shfletuar mediat, komenti i lire' filluar nga Blendi, 9 Dec 2005.

  1. Blendi

    Blendi Fillestar

    "E duam Shqiperinë si gjithë Europa!"...akoma

    "E duam Shqiperinë si gjithë Europa!"...akoma
    nga blogu www.peshkupauje.com

    Duke lexuar gazetat në internet sonte pashë rastësisht në faqen e RD-së një shkrim të titulluar: Të rinjtë festojnë nën moton: "E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!" që fliste për festimet e Ditës së Rinisë Shqiptare, 8 Dhjetorit (s’e dija që kish një ditë të këtillë po nejse). Artikulli s’është ndonjë gjë kushedi se çfarë, një rrjeshtim i zakonshëm i titullarëve shtetërorë që kishin ardhur të “takonin” rininë, lista e veprimtarive, etj, etj. Kush do ta lexojë të shikojë në fund të faqes.

    Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte titulli, e famshja parullë “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Çuditërisht ja ku jemi, 15 vjet që nga ndryshimi i sistemit njëpartiak e prapë ne vazhdojmë të kërkojmë të njëjtën gjë. 15 vjet më vonë s’jemi lodhur akoma duke thirrur për Europën, pa pyetur në na do ky klub privat neve apo jo, ne vazhdojmë të përpiqemi të kacavirremi mbi muret e saj. Them kacavirremi se nga dera na e kanë bërë të qartë që s’futemi. Ata e dinë dhe ne e dimë. E megjithatë ne e duam këtë ide të quajtur “Europë”.

    Do doja të kisha qënë aty midis atyre njerzve tek piramida e ti kisha pyetur se çfarë është për ta Europa, çfarë Europe duan ata? Duan një Europë ku të rrijë 10% e popullsisë pa punë dhe të përfitojë të ardhura nga shteti? Apo duan një Europë që vuan nga emigracioni dhe nga ndryshimet e thella kulturore? Duan vallë një Europë që i shikon si lypsarë, si kriminelë?

    Do doja ti pyesja edhe në e duan Shqipërinë si Shqipërinë, si vëndin e tyre të varfër në mes të Ballkanit që ka veçoritë e veta, që nuk ka kështjellat e mahnitshme Gjermane anash Rinit por që ka male thepa thepa që përmënden gjithë krenari në një këngë Labe si kështjella (psh. në vargun e mëposhtëm: Labëri, Labëri, Labëri 40 kështjella!). Po Shqipërinë që ka halle e probleme a e do njeri? Se pa i zgjidhur hallet e kësaj Shqipërie të tanishme s’besoj se bëjmë dot një Shqipëri “si gjithë Europa”.

    Nuk e di kujt i shërbejnë këto “Ditë të Rinisë” por më duket se janë thjesht përpjekja e atyre që janë sot në pushtet për tu lidhur akoma me një të kaluar të “lavdishme” të tyren e për t’ja ushqyer këtë përpjekje atyre që janë akoma të “freskët” në mëndje. Sa pak paskemi ecur, dikur partia-shtet e mësonte rininë se ç’të mendonte e tani partia qeverisëse përpiqet të bëjë të njëjtën gjë.

    Llukan Tako
    8 Dhjetor 2005

    *** *** ***

    Të rinjtë festojnë nën moton: "E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!"

    Larmi aktivitetesh për Ditën kombëtare të Rinisë
    Në kuadër të 8 Dhjetorit "Ditës së Rinisë Shqiptare", Drejtoria e Koordinimit të Politikave Rinore në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve organizoi dje në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës (QNK) në Tiranë një radhë aktivitetesh me të rinjtë kryeqytetas nën moton "E duam Shqipërinë si gjithë Europa". Evenimenti krijoi mundësinë për të paraqitur objektivat dhe prioritetet e ministrisë në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Rinisë, por dhe për të nxitur tek të rinjtë vlerat artistike dhe kulturore.
    Programi filloi në orën 11.00 me një simpozium të Grupimit "Dhjetori '90" në kujtim të Heroit të Lëvizjes Demokratike të Dhjetorit, Azem Hajdari.
    Në ora 12.30 u organizua takimi i hapur me OJF-të rinore, ku morën pjesë kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bujar Leskaj dhe ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi.
    Po kështu, në ambjentet e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës është hapur Panairi i Librit për të rinj nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, dhe Panairi i Qendrave të Formimit Profesional të të Rinjve, po bëhet prezantimi i rrjetit të ëebpage-ve rinore të shkollave të mesme nga Qendra Rinore FORIS dhe British Council, si edhe diskutime për afrimin e të rinjve me librin. Ndër aktivitetet e kësaj dite ishte edhe prezantimi i antologjisë letrare i të rinjve më të talentuar nga British Council dhe Rrjeti Kombëtar i Qeverive të Nxënësve, prezantimi i organizatave rinore në Youth Fair, si edhe ekspozimi "Shqipëria nga ajri", prezantim i bukurive natyrore të vendit, parë në kuadër të zhvillimit të turizmit kulturor e rinor.
    Nga ora 17.00 deri në mesnatë ka vazhduar festa rinore Rin-Fest 2005.
    Rilindja Demokratike
    8 Dhjetor 2005
  2. zog

    zog Fillestar

    Re: "E duam Shqiperinë si gjithë Europa!"...akoma

    shqipetaret e dun europen vetem per viza (heqjen e tyre), me leviz pa problem. per asigjo tjeter nuk e dun.

    politikanet do te ishte mire qe pikerisht kesaj pike ti meshonin dhe jo "futjes" ne europe. qe te marresh kupen e botes duhen fituar NDESHJET (piket) nje nga nje.

    ndryshe qellimi behet abstrakt e asnjeri nuk beson ne te.


    pastaj ky bukuroshi qe e ka shkrujt kete paçavure, pse kur ishte ne pushtet perdorte te njejeten parrudhe, edhe ai qe per futjen mos gaboj.

    apo tani qe iu largua pemes (pushtetit) po shikon pyllin (europen) pas.
  3. Guest

    Re: "E duam Shqiperinë si gjithë Europa!"...akoma

    Eshte e vertete qe te ben pershtypje "riperseritja e nje parrulle te vjeter, 15 vjecare".
    Megjithate, pikerisht tek "pluhurosja" e asaj parrulle, shihet fshehur dicka: Zhgenjimi!
    Zhgenjim, qe lexohet ne syte e cdo te riu ne Shqiperi, e vecanerisht ne Tirane, e qe fatkeqesisht, do te zgjase, per vite te tjere me rradhe.
    Dihet qe ne kushtet qe jetojme ne (jashte), shohim me sy kritik, pothuajse gjithcka, qe ndodh ne Shqiperi.
    Syri dhe jeta jone, jane ambjentuar tashme me tjeter jete. Ate te korrektesise, ligjit, shtetit, drejtesise,
    (dhe pse jo te gjitha, perfekte).
    Por, nese do te jetonim atje, mbase as qe do ti lexonim me keta artikuj, ose as do te na binte me ndermend,
    se cfare thone ata te rinj ne rruge.
    (Vetem ne rastin e nje gazetari apo aktivizimi ne politike.
    Ne rast tjeter????? Jo.
    Shqiptarit i humbi deshira dhe vullneti tashme per gjithcka. Te gjitha keto, vijne si rrjedhim i zhgenjimit.
    Ata te rinj qe dalin sot ne rruge, dihet qe s´do dalin me vitin qe vjen.
    Do jene te tjere "riperserites te se njejtes parrulle"
    E keshtu do kalojne vite me rradhe dhe ai vend do ece me "ritme breshke" perpara.
    Kriminelet e vertete, tashme jane modernizuar dhe qendrojne vetem prapa skene.
    Te tjeret qe dalin ende neper rruge, jane vecse "turma te mjera", qe besojne ende.
  4. zog

    zog Fillestar

    Re: "E duam Shqiperinë si gjithë Europa!"...akoma

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

    Shqiptarit i humbi deshira dhe vullneti tashme per gjithcka.

    [/ QUOTE ]

    ah booo! e ku e di ti kete ? shqiptari s'do tja dije mi, ne keto ujera e fusin ato rrodhet qe merren me politike. sikur qeveritaret mos ti meshojne kesaj pike, tu ta ha mendja se populli do te manifestoje per "futjen ne europe".

    eshte shume abstrakte kjo ide, sa te manifestosh per te. vete politikanet nuk e dine se çfare kjo "futje" do ti mundesoje shqiperise me shume se sot.

    europa shpehimisht ka theksuar qe "futja" do te kryehet vetem kur te permbushen strandartet E DIKTUARA prej saj. atehere do te ishte naivitet te shpresosh tek pasurimi prej europes.
    pa drita e uje, shqiperia nuk futet sikur ta beje dhembin me te madh nga te elefantit. kur ti kete dritat, ujin, infrastrukturen, bankat e monedhen e forte, etj, DO TE FUTET.

    po perse ?

    e kjo eshte pyetja qe duhet t'ja shtrojne vetes te gjithe shqiptaret, te medhenj e te vegjel, politikane ose popull qofshin. disa politikane ne europe e kane kuptuar qe "europa e bashkuar" asgje TE PREKSHME, reale, nuk sjell. ajo mbetet flu, me teper IDE ose UTOPI sesa realitet.
    e vertete qe ne plan ekonomik ose shkencor nje europe e bashkuar behet me e forte ne rang planetar.

    po pastaj ?

    kush siguron qe kjo eshte çfare populli europian kerkon. po te qe keshtu pse shpertheu bashkimi sovjetik ? a nuk i zhvilloi ai muzhiket ruse. PO ! ne kosmos bile i çoi me shpejt se amerikanet. por a i LUMTUROI kjo gje ruset, popullin atje. JO ! per nje pale xhinse e hodhen me koke poshte kete "sistem te mallekuar" duke treguar qe njeriu ngelet specie e pa kuptuar e konfuze, qe nuk sheh me larg se hunda e tij e çdo gje qe kalon ne rang IDESH, nuk na lidh e stimulon perjetesisht.

    vetem buken, ujin dhe ajrin e kerkojme ME TE NJEJTEN deshiree kembengulje si ne fillim (diten e krijimit). te gjitha te tjerat mbeten relative.
  5. Guest

    Re: "E duam Shqiperinë si gjithë Europa!"...akoma

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

    Shqiptarit i humbi deshira dhe vullneti tashme per gjithcka.

    [/ QUOTE ]

    ah booo! e ku e di ti kete ? shqiptari s'do tja dije mi,
    ne keto ujera e fusin ato rrodhet qe merren me politike. sikur qeveritaret mos ti meshojne kesaj pike, ty ta ha mendja se populli do te manifestoje per "futjen ne europe".
    vete politikanet nuk e dine se çfare kjo "futje" do ti mundesoje shqiperise me shume se sot.

    [/ QUOTE ]

    ...do t´ja dije, Zog do. Nuk futen te gjithe ne nje "thes".
    Shqiptare kane qene edhe I.Qemali apo Noli. Apo rast i thjeshte, shqiptar je ti dhe une,
    (pavarsisht se nje dite si te dokumentuar, s´do ekzistojme te tille).
    I qendroj mendimit tim: "Shqiptari do t´ja dije", por atij i humbi deshira, si rrjedhoje e zhgenjimit"
    Ti thua: "Vete politikanet nuk e dine, c´do te thote futja ne Evrope"....PIKERISHT, kjo eshte!

    Per cilet politikane flitet? Sa kohe kemi, qe nuk degjojme per politikane te mirefillte, ne Shqiperi?
    Nese do te ekzitstonin te tille, atehere do te kishim mbase rezultat.
    Uji dhe dritat jane dicka aktuale. Fierza mbushet me uje ose blejme energji diku dhe ja ku kemi, disi permiresim.
    Ndersa korrupsioni eshte "gangrene", eshte nje "semundje" e cila fatkeqesisht do te ekzistoje.
    Ne te nuk ndikon as uji, as koha, as blerja, por C´RRENJESIMI.

    P.s Te c´rrenjoset "fara komuniste" u dashkan shekuj. Vitet nuk mjaftokan.
  6. 963

    963 Fillestar

    Re: "E duam Shqiperinë si gjithë Europa!"...akoma

    Mos e ngaterroni hyrjen ne Evrope me komunizmin. Se komunizmi eshte nje ide qe nuk vdes kurre. Nuk eshte çudi, por ai edhe mund te triumfoje nje dite.

    Hyrja ne Evrope nuk varet vetem nga ata qe mbrojne komunizmin, por nga te gjithe shqiptaret ashtu sikur nga vete evropianet.
    Ne fakt gjerat jane te lidhura. Populli i thjeshte eshte naiv. Ai bertet akoma - e duam shqiperine si gjithe evropa. Por ata nuk ia shtrojne pyetjen vetes, - ç'fare duhet bere per te qene si gjithe Evropa?
    Ne te kundert politikanet tane jane shume me te zgjuar nga sa ju kujtoni. Por kush i le ata te veprojne? Vete evropes i intereson rremuja, (per arsye politiko-historike), prapambetja e Shqiperise. Vendosja e drejtesise dhe zbatimi i perpikte i ligjit ne Shqiperi mund te sjelle progres, gje qe eshte ne kundershtim me ato qe duan evropianet.

    Te themi te verteten ne duhet te ecim me forcat tona nga njera ane dhe te bejme te pamunduren te futemi ne Evrope nga ana tjeter, se vetem keshtu mund te mbijetojme. Ose duhet te vazhdojme me kok shqiptari te ham bar.
  7. pippo

    pippo Fillestar

    Re: "E duam Shqiperinë si gjithë Europa!"...akoma

    Lol per mua Shqiperia prodhimi me i mire e me me cilesi qe ka jane mercenarte_ njerez te afte qe nuk harrinje dot te punojne ne vendin e tyre e punojne per te huajt kushtu ka qene keshtu eshte e keshtu do jet, kot e keni te gjithe figurat shqipetare( te ashtequajtura te tilla ) kane punuar e jetuar jashte edhe ato pak gjera qe kan bere i kan bere per te tjeret (shif sportistat tane sot pas 40-50 vjetesh kush do thote qe ishin shqipetare, ja dhe kosovaret qe na trashin trapin me atdheun_Berahmi loz me sviceren). Prandaj historia nuk na vjen kot nga mbrapa, kemi pasur fatin e keq te lindim ne shqiperi, mesohet robi po ama si mercenare jemi te zotet_edhe pse turqit na vinin ne vije te pare si jeniçer /pf/images/graemlins/smile.gif komunizmi nuk hyne ketu, ne shqiperi nuk ka punuar asnje asnjehre e nuk punon njeri e ska se si te eci perpara pastaj asnjerit ne europe nuk i intereson nje shqiperi e fuqisuar dhe per me shume pse e me ç qellime duhet te na dhurojne mireqenie ??? prandaj njerzit e dhe pse kane kaluar 15 vjet akoma vazhdojne e enderrojne jo per gje po eshte me mire se puna te lodh, shyqyre qe bari mbin vet ............. te pakten te mos kishte kaluar as komunizmi te kishim ngelur ne fasen e tribuve e ruajtes lopesh e delesh keshtu sot do vini e te na benin foto ......
    Per mendimin tim komunizmi do te rri paraqitet ne nje forme te re ku ndoshta do te kerkohet barazi ndaj ambientit_nje forme barazie ne shfrytezimin e te ardhurave ambientale.
    liri demokrazi, liri demokrazi enderro gomar enderro
  8. dahlia

    dahlia Grupi i të çmëndurve!

    Re: "E duam Shqiperinë si gjithë Europa!"...akoma

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Lol per mua Shqiperia prodhimi me i mire e me me cilesi qe ka jane mercenarte_ njerez te afte qe nuk harrinje dot te punojne ne vendin e tyre e punojne per te huajt kushtu ka qene keshtu eshte e keshtu do jet, kot e keni te gjithe figurat shqipetare( te ashtequajtura te tilla ) kane punuar e jetuar jashte edhe ato pak gjera qe kan bere i kan bere per te tjeret (shif sportistat tane sot pas 40-50 vjetesh kush do thote qe ishin shqipetare, ja dhe kosovaret qe na trashin trapin me atdheun_Berahmi loz me sviceren). Prandaj historia nuk na vjen kot nga mbrapa, kemi pasur fatin e keq te lindim ne shqiperi, mesohet robi po ama si mercenare jemi te zotet_edhe pse turqit na vinin ne vije te pare si jeniçer /pf/images/graemlins/smile.gif komunizmi nuk hyne ketu, ne shqiperi nuk ka punuar asnje asnjehre e nuk punon njeri e ska se si te eci perpara pastaj asnjerit ne europe nuk i intereson nje shqiperi e fuqisuar dhe per me shume pse e me ç qellime duhet te na dhurojne mireqenie ??? prandaj njerzit e dhe pse kane kaluar 15 vjet akoma vazhdojne e enderrojne jo per gje po eshte me mire se puna te lodh, shyqyre qe bari mbin vet ............. te pakten te mos kishte kaluar as komunizmi te kishim ngelur ne fasen e tribuve e ruajtes lopesh e delesh keshtu sot do vini e te na benin foto ......
    Per mendimin tim komunizmi do te rri paraqitet ne nje forme te re ku ndoshta do te kerkohet barazi ndaj ambientit_nje forme barazie ne shfrytezimin e te ardhurave ambientale.
    liri demokrazi, liri demokrazi enderro gomar enderro

    [/ QUOTE ]Eshte e trishtueshme te flasesh keshtu per prinderit tane dhe per brezat e tjere paraardhes ne Shqiperi. Ti thua qe asnje njeri nuk ka punuar ne Shqiperi,asnjehere. Nuk eshte e vertete. Fajin e kishte xhaxhi Enveri qe e kishte gojen me sheqer dhe qe e donte shume popullin e tij,qe i beri gjithe njerezit te flisnin me vete,te gjithe spiune,te gjithe jetonin me ankth ne zemer, dhe ti thua qe jemi popull mercenar. Nuk eshte fatkeqesi te jesh shqiptar (me perjashtim kur kalon kufirin neper aeroporte te ndryshme /pf/images/graemlins/laugh.gif"
    Eshte detyra jone, atje ku jetojme ne çdo vend te botes,ta tregojme veten se kush jemi,se çfare jemi te zotet te bejme dhe pse jo te ndihmojme edhe vendin tone duke u kthyer nje dite ne atdhe(por jo me mendimet e tua ,por te miat)

    Sa per Shqiperine, te futet apo jo ne Europe,mendimi im eshte jo. Nuk ka ç'na duhet Europa e plakur.Pas disa viteve keni per te pare ndryshimet ne Europen e lindjes,pse jo edhe ne Shqiperi. Kalimi i kufijve pa problem nga popujt e Lindjes si eshe shkembimet kulturore jane te mira per nje Europe te bashkuar.Ekonomia dhe qeverisja nga shtetet e fuqishme per te gjithe Europen do ishte shume e demshme per ne s'e do na zhvasin edhe ato pak gjera qe na kane mbetur dhe do vazhdojme te vuajme akoma.

    Sa per komunizmin, mos u kthefte me kurre ajo kohe e zymte e gri

    Ju lutem si eshte ajo kenga: Per ty atdhe

    Kujt i kujtohet teksti le te me kenaqe me dy vargje. Ah mu kujtua, kengetari eshte Mentor Xhemali
  9. Indulgence

    Indulgence Fillestar

    Re: "E duam Shqiperinë si gjithë Europa!"...akoma

    Per ty Atdheeee
    Me te bukren këng'
    Si keshtjell' e pamposhtur ti qendron
    Per kto male
    Per kto fusha vigane
    Per ket vend qe
    Sot i lumtur jetoooooon (te kjo ooooo-ja e shkrinte talentin e tij prej baritoni Mentori)

    /pf/images/graemlins/eek.gif

    Puuuuuuu! Sa e lashte qenkam une /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/angel.gif
  10. pippo

    pippo Fillestar

    Re: "E duam Shqiperinë si gjithë Europa!"...akoma

    - Eshte detyra jone, atje ku jetojme ne çdo vend te botes,ta tregojme veten se kush jemi,se çfare jemi te zotet te bejme dhe pse jo te ndihmojme edhe vendin tone duke u kthyer nje dite ne atdhe -

    C fare jemi te zotet te bejme ne shqipetaret ?
    Me thuaj ndonje shembull konkret , se personalisht shqiperia pak a shume me duket si shtet ne vend numero eshte qe nga 91 e ketej_ Duke mos llogaritur mireqenien e te ardhurat nga emigrantet (mercenare ose me mire skllevrit modern) droga, kurvat ... e pislliqet qe bejne pushtetaret aty.

    ps. qe europa e lindjes po zhvillohet po zhvillohet po Shqiperia as me europen lindore nuk mund te krahsohet per shume arsye
  11. 963

    963 Fillestar

    Re: "E duam Shqiperinë si gjithë Europa!"...akoma

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    - Eshte detyra jone, atje ku jetojme ne çdo vend te botes,ta tregojme veten se kush jemi,se çfare jemi te zotet te bejme dhe pse jo te ndihmojme edhe vendin tone duke u kthyer nje dite ne atdhe




    [/ QUOTE ]

    Si do e tregosh veten ti aty ku je? Kush do ta dije per ty se kush je e nga vjen?
    Edhe nqs u mbushe mendjen ti njerzeve aty ku je, qe je i zoti (e zonja), ç'efekt ka kjo per njerezit qe vuajne ne Shqiperi ?
    Shqiptaret duhet ta tregojne veten ne Shqiperi, jo ne vende te tjera.
    Se ne qe ndodhemi ne Evrope punojme per shtetet evropiane.Ne punojme per te paguar pensionet e pleqeve ne Evrope.
    Pse pikerisht ne evrope, te huajit qe kane femije favorizohen ne dhenien e dokumentave ?
  12. 1231

    1231 Guest

Share This Page