E verteta

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Ema, 4 Nov 2002.

  1. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: E verteta

    E Verteta eshte e vertete pa pa patur nevoje qe ne ta pranojne apo ta mohojme. Deri para eres Moderne, dhe Post-Moderne njerezit kane ngulmuar ne perceptimin e te vertetes. Jetojme ne kohe subjektive ku cdo gje varet nga gjykimi kryeneq, i verber, dhe i pamatur i individit. E pse jo, kur akoma meshojme ne "lirine" e ketij te fundit. Argumenta te ekzistences se TE VERTETAVE OBJEKTIVE:

    1) Pa dyshim qe ekzistojne rregulla morale te ngjashme ne te gjithe kulturat boterore, sepse keto rregulla jane te nevojshme dhe te kudogjendura per cdo kulture qe te ekzistoje si nje shoqeri "e shendetshme".

    2) Shpjegimi me i mire i ketyre rregulla morale te ngjashme ndermjet kulturave eshte fakti qe ata shprehin Te Verteta Etike Objektive Universale rreth natyres se njeriut.

    Etikat perbejne nje argument me vete, por shume argumenta te tjere vine nga koncepti i te Bukures, dashurise, paqes, kohes, hapesires etj.

    Te vertetat objektive jane te verteta "transcendent" besimi. Pa besim nuk mund te kete te verteta objektive. Cdo e vertete Objektive rrjesh nga Zoti.
     
  2. nardi71

    nardi71 Primus registratum

    Re: E verteta

    Nardi eshte e veshtire te diskutosh me nje skeptik si ti. Po i marr pyetjet e tua me rradhe. Ne lidhje me Matrix. Ne menyre kategorike nuk ekziston nje realitet i tille. Nuk ekziston asnje studim shkencor te vertetoje kete mundesi. Matrix eshte trillim kinematografik keshtu qe nuk perben fakt, apo kundra-fakt.
    I dashur logo sot po rihap nje diskutim me ty qe do me kerkoje te ve ne dispozicion nje arsenal te madh-Me sa me kujtohet filozofia eshte shkence,por e pavarur nga shkencat e tjera ,eshte mbi ato,eshte me siperore dhe ka provuar se sia ka nevojen edhe shume asaj pse ka fillesa me te hershme dhe me duket se edhe obiektin disi te ndryshem-Shpirtin.

    Ne lidhje me shqisat. Une nuk deklarova qe shqisat me japin nje ide ekzakte te realitetit qe me rrethon, perkundrazi shqisat te c'orientojne. Kur permenda shqisat, nenvizova faktin qe une jam ne DIJENI qe i kam keto shqisa. Askush deri tani nuk mund te me vertetoje te kunderten. E sheh pra qe ekzistojne edhe te verteta te patundshme!
    Une nuk kam kundershtua idene se ekzistojne te verteta te patundshme por ne krye te idese kam theksuar bile te verteta ka disa E DREJTA ESHTE NJE.Dhe ne ketu Pyesim Cila eshtee DREJTA?

    Qe jeta duhet mbrojtur kjo nuk perben asnje dyshim per cdo qenie njerezore te shendoshe.
    Si mund te me bindesh ti eshte pune se kush ka koncepte te shendosha?mbi csistem referim dhe njhje perdor nje deduksion te tille?Cila eshte ana tieter qe ti njeh dhe mendon se te llogjikuarit me "Koncepte te dobeta "te con ne anen tieetr dhe NEGATIVE!!? Nese ti hedh dyshimin qe kjo jete mund jete fallso apo ndonje realitet qe kerkon vuajtje ne vend te lumturise, atehere te ftoj te japesh shembuj bindes. Fakt duhe kundershtuar me fakt e jo me supozime te pabaza.
    lOGO-A E PERDOR TI IMAGJINATEN? Ceshte ajo per ty?Mbyyll syte dhe shko me ide lart ne qiell-ti i porsalindur sa qyteterime te tiere sheh ne univers,Po pra e sheh atje rruges merr diumensionin e tij NJESHIT-TE DREJTES ABSOLUTE-hap syte tani se je prape ketu ne toke para kompiuterit duke me lexuar mua.-Po ti perjetove ppak m4e lart nje realitet qe sdo fakte te shkruara Logo se ke pare,prekur ndijuar apo degjuar kurre.Pse sme shkruan per"Halucinacionet "cjane ato ,kujt i kane sherbyer idete e "halucinanteve "psde me vone jan emarre ne konsiderate si "MUTACIONE IDESH NE BOTENE E SHPIRTIT"?
    Rreth vetvrasjes::: Nuk e di nese di ndonje gje rreth cfare perjetojne ato njerez perpara se kryejne kete akt. Do te te ftoja te hapje nje teme tjeter e te diskutonim rreth kesaj. Do te ishte interesante. Te gjithe Vetvrasesit kete nje qellim te perbashket ne pergjithesi, Largimin nga vuajtjet e kesaj jete. "Te jesh Pro-jetes eshte humane dhe kjo mban sistemin shoqeror ne kembe. Gjenjeshtra do ti kishte kembet e shkurtera. Jam plotesisht i mendimit qe vetvrasja nuk ka patur, nuk ka, dhe nuk do te kete asnje ane pozitive ne ate rast qe te permenda.[/QB][/QUOTE]
     
  3. nardi71

    nardi71 Primus registratum

    Re: E verteta

    po MIRE PSE NE DUHET TE PERZGJEDHIM ne mes kesaj pjate corbe dhe bifteku?
    Jemi vegjtariane dhe preferojme sallate greke apo mediterrane.
    Drita ne spekter ska vetem kolr bardhe e zi por Jane shtate?
    Ti kerkon te na PIKEZOSH- kur ky diskutim esHte me se frontal!!!!????
     
  4. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: E verteta

    Nardi,

    E kuptoj argumentin tend. Si qenie njerezore, ndjehem i pergjegjur per te justifikuar bindjet e mia, qe jane personale, por qe asgje nuk i pengon te jene universale. Per kete, keto bindje duhet te kalojne nepermjet nje filtri te holle te nje aryseje te paster.

    E Verteta universale gjen prehje tek secili prej nesh. Nga buron e verteta objektive? Une them nga Zoti, pa me te voglin dyshim. Nga vjen Zoti? Kete nuk e di. Nuk jam ne gjendje te shpjegoj arsyet e mia, pasi jane te nje dimensioni te vlefshem, por jo llogjik ama, atij shpirteror. Te vertetat objektive kane te bejne pra me objektin apo sendin, jo me subjektin (njeriun). Shume here ky i fundit eshte munduar ti pershtase te vertetat sipas interesit te vet.

    Gjuha eshte pengesa kryesore. Per te shpjeguar p.sh etikat objektive, do te na duhet te perdorim ate lloj gjuhe qe do ta kategarizonte etikat ne baze te eksperiencave njerezore. Nga kjo lind subjektivizmi dhe pyetjet rreth ekzistences se vertete te saj.

    Po te marresh p.sh "Te Bukuren", do te kuptosh se ekzitojne p.sh me qindra, mijera versione te nje p.sh femre qe konsiderohet e bukur nga njerezit. Dikush preferon te shendoshen, dikush te eleganten, dikush kinezen, dikush shqiptaren, por te gjitha keto mbeten te vlefshme pasi permbushin disa kategori te caktura p.sh miresi, embelsi, dashuri, etj. Kjo na len te kuptojme qe pritjet e shumices prej njerezve jane pak a shume te njejta keshtu qe kjo rrjedh nga diku. Gjykimet tona ndaj te vertetes jane nje tentative per t'ju bashkangjitur absolutes.

    Subjektivizmi eshte rreth vicioz. Dyshoj qe ti je Nihilist, eksitencialist ose skeptik. Nuk i hedh poshte keto filozofi te fuqishme te mendimit njerezor, por padyshim qe kane te meta, sikur se edhe arsyetimi im. E drejta dhe e verteta njerezore ndryshojne ne raport me kohen, por e verteta absolute nuk e dyshon ekzistencen e vet, si kunder kundershtarja e saj. Paradoks apo jo?

    Sinqerisht,
    Logos
     
  5. PrInCiPiEl

    PrInCiPiEl Primus registratum

    Re: E verteta

    Dua t'i bëj një rifreskim qëllimit të temës!

    E vërteta !

    E vërteta është sekreti i të folurit dhe ndershmërisë .
    E vërteta është baza e autoritetit moral.
    E vërteta është pika më e lartë e artit jetsor.

    Pa asnjë fije dyshimi jeta e njeriut do të jetë e dështuar nëse nuk posedon këto cilësi :
    * Besimin,
    * Veprimin e mirë,
    * Këshillimin e njëri-tjetrit me të VËRTETËN , të drejtën!!!
    * Këshillimin e njëri-tjetrit me durim dhe qëndrim të fortë !!!

    Sinqerisht
    PrInCiPiEl
     
  6. eM

    eM Paper Moon

    Re: E verteta

    E verteta eshte subjektive!!!
     
  7. nardi71

    nardi71 Primus registratum

    Re: E verteta

     
  8. Teardrop

    Teardrop Primus registratum

    Re: E verteta

    E verteta eshte absolute! /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  9. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: E verteta

    Po i rikthehem edhe nje here temes duke dashur te diskutoj disa paqartesi te vazhdueshme ne AF rreth te Vertetes.

    Midis te Vertetes dhe Genjeshtres llogjika dhe ndergjegja e shendoshe do te zgjidhte te Verteten, si stad zhvillimi intelektual dhe moral. Pse vihet re kjo dukuri?

    Me vone do te shkruaj me teper. Nderkohe pres reflektimet e te interesuarve rreth temes.
     
  10. nike palkola

    nike palkola Primus registratum

    Re: E verteta

    E vërteta është mister. E vërteta edhe vonon, por gjithmon fiton. Njerëzit ndryshe e shohin një të vërtetë. E vërteta është vështirë me u dokumentuar, me u arsyetuar dhe me u jetuar.
     
  11. uni20077

    uni20077 Primus registratum

    Re: E verteta

    N'Shkrime t' Shejta shkruehet" Ego sum Via, VERITAS et Vita".Kush e gjen , ka gjete Zotin.

    Nulla salus aut Ecclesia (Augustinus, Pater Ecclesiae).
     
  12. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: E verteta

    Kur flasim per te verteten, piksepari duhet te dime ate qe ka thene Aristoteli si krijues dhe themelues i shkences se logjikes qe studion mendimin.
    Eshte i vertete, ka thene Aristoteli, ai mendim qe bashkon ose nda dy gjera qe ne natyre jane te bashkuara ose ndara.
    Besoj se ky perkufizim eshte teper i qarte per te mos u keqkuptuar.
    Persa i perket se Drejtes.
    Edhe ketu mund te vihet re nje diference midis se VERTETES dhe se DREJTES.
    NUK ESHTE E THENE QE NJE MENDIM I DREJTE TE JETE EDHE I VERTETE.
    Drejtesia e mendimit lidhet me anen formale te tij me shume se sa, ose aspak me permbajtjen e mendimit. Dmth me anen gramatikore, ndertimin sintaksor e morfologjik. Si konkluzion mendoj se eshte mire te flasim per te verteten pa e ngaterruar me drejtesine, jo te Drejten sepse kemi te bejme me nje term juridik.
     
  13. nike palkola

    nike palkola Primus registratum

    Re: E verteta

    Atman, nuk di çka kuptoni me mendim të drejt, e që nuk është i vërtetë? Unë mendoj se duhet të përputhen, edhe pse nuk jam filozof, dhe kam lexuar se filozofia ka vdekur!
     
  14. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: E verteta

    I dashur mistik!
    Po jap nje shembull pas te cilit besoj se duhet te jesh i qarte (te pakten shpresoj)
    Ne Greqine e lashte rryma filozofike e sofisteve bente nje arsyetim te tille:
    Ate qe nuk e ke humbur e ke.
    Briret nuk i ke humbur. -rrjedhimisht:
    Briret i i ke:
    Siç e shikon te dy gjykimet e mesiperme jane ndertuar DREJT, vetem se konkluzioni nuk eshte i VERTETE.
    Pra drejtesia ka te beje me formen e mendimeve,dmth jo vetem me ndertimin e drejte sintakso-morfologjik, por edhe me lidhjen drejt te gjykimeve.
    Ndersa vertetesia me permbjatjen.
    Persa i perket filozofise, nuk perjashtoj mundesine qe dikush te kete shkruajtur se ka vdekur. Me duket disi e dyshimte kjo gje per te vetmin fakt se filozofia u shkeput si shkence me vete kur njerezimi kaloi nga rendi i bashkesise primitive ne ate me klasa, pra skllavopronar. Ky ishte nje proces i gjate kur nga mitologjia u ndane shume dege dhe u krijuan shkenca te ndryshme.
    Yek e fundit çdo njeri eshte i lire te besoje ate qe do, ose qe e quan te drejte.
     
  15. romeo

    romeo Forumium maestatis

    Re: E verteta

    E VERTETA NUK EKZISTON SIPAS MEJE.
    ÇDO GJE QE DUAN TE NA E KALOJNE PER TE VERTETE NUK ESHTE ASGJE TJETER PERVEÇ SE NJE MODEL INTERPRETIMI I REALITETIT QE NA RRETHON.
     
  16. ALPE

    ALPE Primus registratum

    Re: E verteta

    Jo te gjithe qe nuk besojne ne te verteten absolute jane relativiste. Dy linjat kryesore te argumenteve qe jane paraqitur ne kete forum (objektivizmi dhe subjektivizmi) jane te pakomunikueshme ndemjet tyre sepse bazohen ne premisa ontologjike te ndryshme. E para beson qe bota eshte "e dhene", e dyta, qe njeriu nderton boten qe na rrethon. Kush eshte e verteta ne keto dy arsyetime? Askush deri me sot nuk e ka zbuluar. Fakti eshte qe ne na nevojiten keto premisa per te arsyetuar dhe llogjikuar mbi boten qe na rrethon.
    E rendesishme eshte qe subjektivizmi e vendos pergjegjesine per te tashmen dhe te ardhmen e botes tek njeriu (si ndertues i botes qe na rrethon), dmth, eshte nje filozofi me e pergjegjshme per konsekuencat e akteve tona se objektivizmi (qe shume gjera i merr si te pandryshueshme ne emer te realitetit). Nga kjo ane, mendoj qe subjektivizmi ofron nje moral dhe etike me te forte se objektivizmi.
     
  17. eM

    eM Paper Moon

    Re: E verteta

    Per sa shume e deshiroj ca here, po me aq ndienje e urrej!

    E verteta eshte relative, ashtu si dhe cdo gje ne kete jete leshi! :mad:
     
  18. nike palkola

    nike palkola Primus registratum

    Re: E verteta

    E vërteta është edhe mister. Është madhështore! Pa të Dashuria nuk mund të jetë Hyjnore, e vërtetë!

    * - Rifreskim i temës ! -
     
  19. PrInCiPiEl

    PrInCiPiEl Primus registratum

    Re: E verteta

    "Dhe thuaj: Erdhi e Vërteta dhe u zhduk gënjeshtra. Vërtet, gënjeshtra është e
    destinuar për t'u zhdukur."


    (Kur'an, el-Isra, 81)

    :cool:
     
  20. Marimba

    Marimba Primus registratum

    Re: E verteta

     

Shpërndajeni këtë faqe