efektet e liberalizimit te vizve

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga gene, 19 Nov 2010.

  1. gene

    gene Anëtar

    Vendimi per te na hequr detyrimimin e vizave ne vendet shengen u mor, festen e beme, meritat i ndame.
    Mbetet vetem te kuptojme ce cfare efektetsh ekonomike do te kete kjo mundesi qe i jepet shqiperise.

    mediat kane filluar te vene alarmin per tregun e kembimit valutor ku pritet te kete nje zhveresim te lekut ne krahasim me euron.
    tregu i punes mund te kete ndryshime ne ato sektore ku perdoret fuqi punetore e pa specializuar me intensitet te larte (material porosites, miniera).
    tregu i transporteve (sidomos ajrore) te pasagjereve mund te kete nje rritje. (rritje piku apo mundesi per te vene ne levizje ekonomi shkalle?)

    te vjen ne mend gje tjeter?
  2. mirmengjesi na italia ndodhem me banim ne rexho emilia dhe uroj gjith shqiptaret
  3. dua te shkruaj pak gjera per ca njerz qe flasin posht e lart per punen e vizave e vertet qe u hoqen vizat mos kujtoni se bota do lejoj qe shqiptaret te punojn vendi jon mor vllezer ka ngel ne dor te kriminelve mos harroni se ata qe jan ne politik dhe sot jan kulishat e atyrve qe e mbajten me para po sdoli berisha nano e ca te tjer na politika vendi jo qe ska per tu rregulluar po do ngelet me keq.
  4. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    mendoj qe ndryshimet me te medha do te jene ne tregun e trasporteve per te cilen qeveria duhet te marre edhe masa per te lehtesuar zhvillimin. Futja e nje kompanie te dyte ajrore (ose me shume se nje) do te mundesonte qe shqiptaret ta shfrytezonin sa me mire kete mundesi qe ju dha! Kjo do te sillte nje konkurrence mes kompanive dhe njekohesisht nje ulje te cmimeve te trasporteve. Kete gje e tregoi perplasja sado e shkurter ndermjet Belleair dhe StarAirways.
    Per sa i perket fushave te tjera nuk mendoj se do te kete ndonje ndryshim te madh duke qene se kjo liri e vizave nuk eshte edhe aq "e lire" per shqipetaret...ne nje fare menyre rradhet jane spostuar nga para ambasadave para sportevele te aeroportit.
  5. Al-Punk

    Al-Punk Lurk Moar

    Kompanite ajrore futen vete ne treg dhe tregu rregullohet vete sipas kerkese-oferte. Me shtimin e levizjes parimisht do kete me shume fluturime dhe cmime me te uleta.
    Sdq nga ana ekonomike do kete shume probleme per Shqiperine dhe kryesorja do jete zhvleresimi i lekut.
  6. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Hmmm, nuk do isha kaq i sigurte per sa kohe politika fut hundet edhe ne kete ceshtje! Kompanite ajrore gjithsesi drejtohen nga politikanet dhe per sa kohe nuk kane interes ato, nuk futen te tjera!
  7. Al-Punk

    Al-Punk Lurk Moar

    Deri diku ke te drejte, por mos harro qe ne Shqiperi operojne kompani si Lufthansa, Alitalia, Austrian Airlines e te tjera. E vetmja gje qe e pengon "uljen e cmimit te biletave" eshte numri i kufizuar i udhetareve. Me perjashtim te Italise qe ka fluks te madh, vendet e tjera jane me pak te vizituara.

    Shembull, para ca kohesh BelleAir futi nje linje per ne Stuttgart diten e shtune. Te shtunave nga Prishtina fluturonin 3 avione me vendmberritje Stuttgartin. Cmimi i biletes se Belleair ishte disa here me i larte dhe pas ca kohe u detyrua e mbylli si linje!
  8. gene

    gene Anëtar

    Nuk duhet te harrojme se kapacitetet ne aereoport jane te kufizuara.

    Kam pershtypjen se ata te starairways prisnin liberalizimin e vizave qe nje vit me pare e (pastaj ne mes ne vitit) dhe e shtyne sa munden fillimin e aktivitetit.
  9. Al-Punk

    Al-Punk Lurk Moar

    Nje artikull i disa diteve me pare per kete ceshtje:
  10. gene

    gene Anëtar

    si ka mundesi atehere qe inflacioni ne projektbuxhetin e vitit te ardhshem eshte llogaritur ne nivele "normale"?
    Mos parashikohet nje "kunderfluks" i euros ne rastin e kthimit te "turisteve"?
  11. Al-Punk

    Al-Punk Lurk Moar

    Mendojne se do arrijne ta mbajne prap te ulur me lojen e Bankes.
    Sdq mendoj qe dhe viti 2011 do jete pak a shume normal ne Shqiperi. Nuk jam ekonomist, por parashikoj nje krize te forte ne 2012, kur do kthejme borxhet e marra keto vite per ndertim rrugesh ku 1km ben miliona leke.
  12. gene

    gene Anëtar

    besoj se ajo shlyerje do te financohet me borxh tjeter
  13. Delirium

    Delirium Anëtar i njohur

    Liberalizimi i vizave dhe efektet


    Nga Ilir Kalemaj


    Heqja e vizave për në hapësirën Shengen, është parë si një shumë-pritshmëri që sjell disa hipoteza mjaft interesante. Ndër këto, më të rëndësishmet janë: a do zhvlerësohet euroja? A do ketë zgjedhje të parakohshme për shkak të kapitalit politik të akumuluar nga mazhoranca dhe shfryrjes së pakënaqësive sociale për shkak të largimit të prezumuar të të pakënaqurve? A do ketë migrim masiv apo jo dhe në rast se po, a do ketë pasoja regresive, pra ri-vendosje të regjimit të vizave, sikundër është paralajmëruar? Me fjalë të tjera një ndëshkim kolektiv për akte gjithsesi individuale. Duhet theksuar që kjo nuk është aq e habitshme po të kihet parasysh teoritë dominuese të shkollës racionale ku veprimet e konsideruara racionale në nivel individual (personal), çojnë në situata irracionaliteti në nivel shoqëror, sikundër thekson mes të tjerëve ekonomisti i famshëm Kenneth Arroë. Por si mund të përmbushen këto pritshmëri duke marrë përsipër thjesht spekullimin në këto kushte ku ende nuk ka ardhur dita e shumëpritur? Por disa parashikime edhe mund të derivohen bazuar në një vëzhgim të përciptë empirik. Le t`i marrim me rradhë.



    Përsa i përket diskutimit a do ketë apo jo rrjedhje masive të azil-kërkuesve nga Shqipëria, pra ‘turistë’ që synojnë jo qëndrim 90-ditor apo qëndrim permanent, ‘precendentët’ jo domosdoshmërisht mund t`i përqasësh lehtazi. Fakti se mijëra shqiptarë të Luginës së Preshevës apo nga Maqedonia Perëndimore vërshuan në Evropë (duke kërkuar azil politik) menjëherë pas liberalizimit të Serbisë dhe Maqedonisë një vit më parë, nuk thotë gjë për rastin shqiptar, thjesht sepse kushtet politike, por edhe diskriminimi socio-ekonomik ndaj tyre është krejtësisht histori tjetër nga kjo e shqiptarëve brenda kufijve administrativë. Nga ana tjetër, nuk duhet përjashtuar tërësisht si hipotezë, po të kihet parasysh dundja për pasaporta biometrik në harkun kohor prej 8 Nëntorit ku ministrat e brendshëm të BE-së vendosën deri sot dhe duket se do vazhdojë me të tillë ritëm deri sa të pajiset pjesa më e madhe e atyre që e kanë mbushur mendjen të ikin për një arsye apo tjetër.



    Së dyti, vetëm disa ditë para vendimit të Këshillit të Ministrave, një lajm që kaloi përciptas në raportimet e medias, tregonte shumë më tepër. Bëhej fjalë për një shtetas shqiptar që ishte arrestuar për kalim të paligjshëm të kufirit të qindrave vetë vetëm muajin e fundit, që paguanin shuma të majme deri në mijëra euro për të kaluar për në Greqi përmes malit. Dhe kjo bash në pritje të liberalizimit të vizave ku për një muaj këta qytetarë do e kishin mjaft më komodo kalimin e kufirit. Natyrisht fluks masiv ndaj vendeve të BE-së do ketë, ndonëse për vetë karakteristikat e emigrantit nga Shqipëria, kryesisht shkohet për punësim sezonal dhe deri tani të dhënat empirike kanë treguar që as nuk kërkojnë azil politik (hiq ndonjë rast tek tuk), as nuk preferojnë të jetojnë në komunitete të mbyllura kompakte bashkë-kombësisht. Përkundrazi integrohen lehtësisht në komunitetin vendas, falë edhe lehtësisë së komunikimit në mjaft gjuhë të huaja, aftësi që e kemi dhuratë për shkak të idiosinkracisë së gjuhës amtare.



    Qoftë edhe largimi për punësim sezonal mund të çojë në largim të një pjese të të pakënaqurve, pra atyre që janë të papunë këtu apo në kushte të vështira socio-ekonomike, qoftë edhe për ta provuar llotarinë deri tani të ndaluar të ëndrrës evropiane. Në periudhë afat-shkurtër të paktën, përfituesi kryesor në këtë mes është mazhoranca pasi shfryhet disi tensioni social dhe së bashku me faktorin që në fund të fundit kjo trumbetohet si arritje e shumicës, kjo mund të krijonte (të paktën teorikisht) premisën për zgjedhje të parakohshme. Gjithsesi personalisht e shoh bast të pamundur këtë opsion pasi kalkulimet racionale të një lideri në pushtet nuk e lejojnë të ‘luajë me zjarrin’ në një situatë ende të paqartë ku zgjedhjet lokale mund të jenë testi i ardhshëm për të matur muskujt pas gjithë këtyre muajve antagonizmi të skajshëm që ka sjellë dhe ngërçin politik. E thënë me fjalë të tjera, megjithë një avantazh të lehtë krahasues të mazhorancës menjëherë pas liberalizimit të vizave, ngelet e paqartë sesa kjo mund të kompesojë rrjedhjen e votave si rezultat i konsumimit që sjell pushteti pas pesë vjetësh në krye të tij.



    Ndërsa përsa i përket pyetjes tjetër të shtruar në fillim të këtij artikulli për zhvlerësimin e lekut, trendi ka filluar të duket me euron që po fiton përditë terren ndaj monedhës vendase, madje edhe dollari. Nuk është cudi që së shpejti ta prek edhe tavanin prej 1 Eur- 140 lek të cilit i është afruar frikshëm menjëherë pas lajmit për liberalizmin e vizave pa filluar efektet konkrete të tij. Arsye shtesë që të bëjnë të mendosh këtë, janë fakti që remitancat në përgjithësi kanë rënë 30-40 përqind në vitet e fundit si rezultat i shumë vektorëve (kryesisht stabilizimit të emigrantëve në shoqëritë përkatëve dhe humbjes së lidhjeve me vendin amë, por edhe krizës financiare globale), pra euroja po futet në sasi mjaft më të limituara për të korrektuar deficitin tregtar. Nga ana tjetër, me liberalizmin e vizave për herë të parë krijohet mundësia që tashmë të jenë familjet që vizitojnë bijtë dhe bijat e tyre në emigrim për herë të parë pas 20 vjetësh, një mundësi që nuk do ngelet pa shfrytëzuar, duke thelluar disnivelin regresiv të raportit të lekut me euron. Ngelet për t`u parë nëse këto parashikimi modeste do vërtetohen në muajt në vijim.
  14. gene

    gene Anëtar

    Banka garanton stabilitetin e kursit të këmbimit: Nuk do të lejohet asnjë spekulim
    Asnjë rrezik për lekun, pas heqjes së vizave
    Leku shqiptar është një monedhë e qëndrueshme dhe nuk rrezikohet as pas hyrjes në fuqi më 15 dhjetor të vendimit për heqjen e vizave. Garancia për këtë vjen nga Banka e Shqipërisë. Lidhur me këtë BSH shpjegon se nga analiza që iu është bërë faktorëve që ndikojnë në ecurinë e kursit të këmbimit, por edhe ndikimit nga tregjet financiare ndërkombëtare ka rezultuar se nuk ka rrezik për një zhvlerësim të monedhës sonë ndaj euros. Një shqetësim ky i ngritur fuqishëm nga komuniteti i biznesit dhe ekspertët e ekonomisë. Sipas tyre, fluksi i qytetarëve shqiptarë që do të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian pas 15 dhjetorit do të rrisë kërkesën për euro, çka do të ndikojë direkt në forcimin e saj kundrejt lekut shqiptar. Një dukuri kjo, që sipas BSH-së edhe po të ndodhë, do të jetë kalimtare. "Kursi i këmbimit është i balancuar dhe ky është gjykimi i Bankës së Shqipërisë. Kjo bazohet në themele të shëndosha makroekonomike dhe nuk ka rrezik që të shkaktojë zhbalancim mes ofertës dhe kërkesës. BSH është e kujdesshme për të ndjekur situatën dhe për krijimin e parakushteve për një kërkesë-ofertë adeguate. Edhe në kushtet e lëvizjes së përkohshme të kursit është i rëndësishëm gjykimi ynë, që është i bazuar në analizë të thellë dhe në projeksione afatmesme dhe afatgjata, si dhe në modele përkatëse përsa i përket një situate të re që kalon Shqipëria, që është liberalizimi i vizave. Ne kemi marrë për bazë situatën globale, atë të vendeve që kanë kaluar një situatë si ne dhe gjykojmë se kursi i këmbimit do të jetë i ekuilibruar dhe çdo presion afatshkurtër nuk do të ketë influencë në zhbalancimin e kursit. Banka e Shqipërisë do të jetë e kujdesshme për të mos lejuar asnjë spekulim në tregun bankar shqiptar", bëjnë të ditur burimet zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Nga ana tjetër, BSH bën gjithashtu të ditur se kontributi që biznesi ka dhënë në ekonominë e vendit ka ardhur në rritje, çka tregon edhe për përmirësimin e gjendjes së tij gjatë këtij viti. Konstatimi është bërë nga Banka e Shqipërisë pas analizimit që i ka bërë ecurisë së deritanishme të ekonomisë.
    Treguesit ekonomikë, gjithnjë në rritje
    Treguesit e tërthortë të disponuar sugjerojnë se ritmet pozitive të rritjes së ekonomisë shqiptare janë shtrirë edhe gjatë kësaj periudhe. Njëkohësisht, këto të dhëna tregojnë për një kompozim më të ndryshëm të rritjes së aktivitetit ekonomik në krahasim me gjysmën e parë të vitit. Kështu, kjo rritje është mbështetur më shumë nga kërkesa e sektorit privat, ndërkohë që kontributi i sektorit publik ka ardhur në rënie. Analiza e të dhënave indirekte mbi konsumin dhe investimet private sugjeron për tendenca pozitive, por njëkohësisht edhe për një rritje të ngadaltë të tyre. "Aftësia e sektorit privat të ekonomisë për të kompensuar hapësirën e lënë nga stimuli fiskal në rritjen ekonomike do të mbetet përcaktuesi kryesor i kësaj rritjeje në të ardhmen. Banka e Shqipërisë gjykon se, perspektiva e zhvillimit të vendit dhe kushtet aktuale financiare mundësojnë një rritje më të shpejtë të kësaj kërkese", bëjnë të ditur burime zyrtare nga Banka Qendrore.
    Çmimet e konsumit kanë ndikuar në uljen e inflacionit
    Banka e Shqipërisë vlerëson stabilitetin e çmimeve të konsumit, të cilat janë reflektuar te një prirje rënëse e nivelit të inflacionit. "Zhvillimet ekonomike kanë prodhuar një ambient me presione të balancuara inflacioniste. Rritja e ekonomisë nën nivelin potencial të saj ka vepruar në kahun rënës mbi inflacion, duke eliminuar presionet e shtuara inflacioniste të ardhura nga inflacioni i importuar apo nga rritja e çmimeve të administruara. Politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka kontribuuar në krijimin e kushteve të përshtatshme monetare për zhvillimin e aktivitetit ekonomik në linjë me objektivin e stabilitetit të çmimeve dhe për kontrollin e pritjeve inflacioniste", bëjnë të ditur burimet zyrtare. Inflacioni vjetor i muajit tetor rezultoi 3 përqind, duke shënuar një rënie prej 0.4 përqind në krahasim me muajin shtator. Mungesa e presioneve inflacioniste nga kahu i kërkesës është shprehur në vlera të ulëta të inflacionit bazë prej 1.9 përqind.
    Rritje 29% e investimeve të huaja direkte
    Kompanitë e huaja po shfaqin interes, jo vetëm për të blerë ndërmarrje dhe asetet ekzistuese shtetërore, por për të investuar në krijimin e aktiviteteve të reja në Shqipëri. Bëhet fjalë për ato që në ekonomi njihen si investimet e huaja direkte dhe që janë më fitimprurëse se privatizimet, pasi shoqërohen me hapje të një numri të madh të vendeve të punës. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të parë të këtij viti, vendi ynë ka arritur të tërheqë 154 milionë euro investime të tilla, shifër që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rezulton 29 përqind më e lartë. Fluksi i investimeve të huaja pritet të rritet më tej gjatë këtij viti, si pasojë e shitjes së shumë aseteve shtetërore. Viti 2010 është konsideruar nga qeveria viti i privatizimeve të mëdha. Të gjitha ndërmarrjet shtetërore jo rentabël apo objektet që janë braktisur dhe nuk shfrytëzohen më nga institucionet qendrore dhe pushteti vendor do të kalojnë në procesin e privatizimit. Këshilli i Ministrave ka miratuar tashmë procedurat për shitjen e tyre brenda këtij viti.
    Bizneset, taksat e reja që duhet të deklarojnë për 2011
    Vitin që vjen subjektet e biznesit duhet të deklarojnë në organet tatimore nëpërmjet rrugës elektronike disa taksa të reja. Kjo listë do të përfshijë të gjitha subjektet që janë pjesë e TVSH-së, pavarësisht klasifikimit të tyre. Lista e taksave direkte që do të deklarohen përmes sistemit elektronik të instaluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, do të zgjerohet me futjen e dy shërbimeve të tjera. Bëhet fjalë për akcizën dhe kontributet shoqërore dhe shëndetësore, ose siç i quajnë ekonomistët e firmave private, listë-pagesat. Prej kohëshn Administrata Tatimore, konkretisht sektori që menaxhon "teknologjinë dhe informacionin" është duke punuar për zgjerimin e programit kompjuterik, që do të përmbajë të dhëna shtesë. Sipas Ministrisë së Financave, plani për futjen e dy taksave në sistemin e deklarimit on-line nga kompjuteri do të vihet në zbatim vitin tjetër. Sipas saj, mirëmenaxhimi që iu bë sistemit të ri të deklarimit të faturave të TVSH-së jep shanse për të investuar në zgjerimin e skemës.
    Deklarimet sipas afatave të përcaktuara
    Deklarimi on-line bëhet brenda datës 5 të muajit pasardhës dhe në datën 14 bëhet ai i faturës përmbledhëse të tatimit mbi fitimin e parapagimit të kësteve dhe të tatimit mbi të ardhurat. Sipas drejtoreshës së Financave, aktualisht, Administrata Tatimore është duke investuar në sistemin IT-së në mënyrë të tillë që në vitin 2011, të përballojë deklarimin on-line të listëpagesave dhe të akcizës. Data 15 tetor 2007 shënon fillimin zyrtar të shërbimeve të deklarimit të taksave nëpërmjet internetit dhe përkon me përurimin e selisë qendrore të DPT-së dhe të Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve në Tiranë. Projekti financohet nga USAID dhe lidhet kryesisht me shmangien e fenomeneve negative që lindin nga kontakti direkt i biznesit me punonjësin e Administratës Tatimore.

    rilindjademokratike
  15. Delirium

    Delirium Anëtar i njohur

    Te thashe o Gene qe shpresojne qe te ruajne inflacionin me lojrat e Bankes se Shqiperise? Kur t'ju pelcase ndonje dite ne dore e tu iki truri
  16. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    mu me shqeteson me teper fjala e fundit e shkrimit te Genes :p
    ke do plasim si fllucke sapuni neeeee :D
  17. gene

    gene Anëtar

    Përfitimet e biznesit të vogël dhe të mesëm pas hyrjes në fuqi të regjimit pa viza në vendet Shengen
    Ekspertët: Heqja e vizave do të nxisë uljen e çmimeve në treg
    Lëvizja e lirë e biznesit shqiptar në vendet e zonës Shengen pas datës 15 dhjetor, do të pasohet me ulje të theksuara çmimesh në treg. Ky fakt pohohet nga ekspertët e ekonomisë, të cilët vlerësojnë lirinë e lëvizjes në zonën Shengen, që sipas tyre ndikon shumë në ekonominë shqiptare. Kryetari i Unionit të Dhomave të Tregtisë, Ilir Zhilla, në një prononcim për "Rilindjen Demokratike" shprehet optimist për një ulje të çmimeve në tregun shqiptar pas 15 dhjetorit, për arsye të eliminimit të ndërmjetësve në blerjen e produkteve jashtë vendit. "Vendimi për liberalizimin e vizave ndikon shumë në ekonominë shqiptare, sepse pjesa dërmuese e biznesit shqiptar e ka pasur shumë të vështirë të lëvizë. Pas datës 15 dhjetor do të jenë disa mijëra, sidomos biznese të vogla dhe të mesme, që do të lëvizin shumë më lirshëm në Greqi, Itali edhe më larg. Kjo patjetër do të pasohet me një ulje çmimesh, sepse duke kontaktuar direkt do të zhduken pak a shumë ndërmjetësit që do të sillnin këto mallra. Kuptohet në këtë rast lënda e parë që kërkohet ata do ta gjejnë më lirshëm, sepse ne kemi fatin e madh që jemi në kufi midis dy vendeve shumë të rëndësishme, që janë në Bashkimin Europian siç është Greqia, e cila për zonat jugore transporti është shumë i lirë brenda 100 kilometrave, po kështu edhe për Italinë. Kjo do t'i japë një impuls shumë të madh lëvizjes së lirë të biznesit që shoqërohet me shumë përfitime reciproke", u shpreh Zhilla. Duke u ndalur në ndikimin e vendimit për lëvizjen e lirë, në mallrat "Made in Albania", kreu i Unionit të Dhomave të Tregtisë theksoi se, pas datës 15 dhjetor resurset shqiptare do të bëhen më të njohura, kjo për shkak se biznesi do të komunikojë dhe do të shikojë mundësitë për të gjetur investitorë të tjerë jashtë Shqipërisë. "Patjetër, që kjo lëvizje e lirë e biznesit pas datës 15 dhjetor do t'i bëjë më të njohura resurset shqiptare, sepse duke lëvizur biznesi do të komunikojë dhe do të shikojë mundësitë për të gjetur investitorë të tjerë jashtë Shqipërisë dhe për t'i bërë partnerë ata në nxjerrjen dhe prodhimin e resurseve natyrore shqiptare, që janë të shumta. Kjo patjetër do të shoqërohet me një rritje të eksportit", theksoi ai. Përsa i përket kategorisë së bizneseve që do të fitojnë nga liberalizimi i vizave, Zhilla nënvizon se, biznesi i vogël dhe i mesëm do të jetë ai që do të ketë një përfitim të madh. Sipas tij, nëqoftëse deri tani një farë lehtësire ka patur për 10-15% e biznesit kjo shifër ka për t'u shtrirë në 100% të biznesit, që do të ketë mundësi për të lëvizur.
    Regjimi pa viza rëndësi për tërheqjen e investitorëve të huaj
    Procesi i liberalizimit të vizave pritet të shoqërohet edhe më rritjen e interesit të investitorëve të huaj për të investuar në Shqipëri. Duke iu referuar vendeve homologe, të cilat kanë përfituar vite më parë lëvizjen e lirë në zonën Shengen, Zhilla theksoi se, një rritje do të ketë edhe në tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri, pasi, duke lëvizur të lirë vendit do t'i bëhet një promovim më i madh nga sa i është bërë deri tani. Gjithashtu, sipas tij, rëndësi në rritjen e investimeve në Shqipëri do të kenë edhe shqiptarët që jetojnë aktualisht jashtë vendit. "Liberalizimi i vizave nga praktika e vendeve të tjera të rajonit, sidomos është shtuar me rritjen e investimeve të huaja, pra është një fenomen i prodhuar në raste homologe si në Serbi, Bullgari, Rumani dhe kjo ndodh edhe për atë që thashë pak më sipër, se duke lëvizur biznesmenët shqiptarë do t'i bëhet një promovim më i madh vendit nga sa i është bërë tani. Një element shumë i rëndësishëm në rritjen e investimeve të huaja janë edhe shqiptarët që jetojnë aktualisht jashtë Shqipërisë, por duke patur kontakte më të shpeshta me familjet e tyre kjo do t'i japë një stimul më të madh kësaj", u shpreh Zhilla. Ndërsa, vlerësoi ndikimin e liberalizimit të vizave në ekonominë shqiptare për kreun e Unionit të Dhomave të Tregtisë, vendimi i datës 8 nëntor në sytë e investitorit të huaj është një tjetër test që vendi ka kaluar pas qëndrueshmërisë ekonomike nga kriza globale. "Ky është një fenomen që ka vlerën e vet edhe për të huajt ky është një test tjetër, që ka kaluar Shqipëria pasi siç e dinë të gjithë u desh të plotësoheshin rreth 120 kritere, të cilët patjetër e kanë modernizuar shtetin shqiptar, sidomos në fushën e IT-së në kufi, në gjetjen e të dhënave dhe duhet të bëjmë të njohur faktin se numri i krimeve në Shqipëri është shumë më mirë se vendet e tjera të Bashkimit Europian. Pra, për sytë e investitorit të huaj ky është një test tjetër që ka fituar Shqipëria", theksoi Zhilla. Lëvizja e lirë e shqiptarëve në zonën Shengen do të ketë një sërë ndikimesh në Shqipëri, ku shumë prej ekspertëve rendisin ekonominë, arsimin, turizmin e shumë sektorëve kyç në vend. Vendimi unanim i marrë në 8 nëntor nga 28 vendet e Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave për Shqipërinë do të pasohet me lëvizjen e lirë të shqiptarëve nga data 15 dhjetor e këtij viti.
    Lëvizja e lirë, rritet numri i rezervimeve në agjencitë turistike
    Vendimi për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në zonën Shengen pas datës 15 dhjetor ka sjellë ndjeshëm rritjen e rezervimeve për shqiptarët që preferojnë t'i kalojnë jashtë Shqipërisë festat e fundvitit. Sipas agjencive turistike ndikim kryesor në rritjen e kërkesës ka dhënë liberalizimi i vizave. Kërkesa është 30% më e lartë sesa viti i kaluar, ndërsa çmimi nuk ka ndryshuar. "Kërkesat kanë filluar të jenë në rritje. Të jenë një fluks kërkesash për daljet e shqiptarëve, sepse po përkon me liberalizimin e vizave. Ne parashikojmë rreth 30% sesa viti i kaluar", shprehet Kryetari i Unionit të Operatorëve Turistikë Shqiptarë, Sadik Malaj. Gjithashtu, Shqipëria po shndërrohet në destinacion turistik jo vetëm për muajt e verës, por dhe për festat e fundvitit. Rezervimet e të huajve për të kaluar festat e fundvitit në vendin tonë janë rritur me afro 15% krahasuar me vitin 2009. Agjencitë Turistike venë në dukje preferencat e vizitorëve, ku dominon trashëgimia kulturore. "Duke bërë një balancë krahasuese me periudhën e vitit të kaluar, ne e konsiderojmë me 15% më shumë kërkesa të rritura këtë vit sesa viti i kaluar. Një nga elementët që ata evidentojnë si një element përparësie në vendin tonë është çështja e gatimit. Gatimi në të gjitha zonat që mund të jenë në gjithë trevën shqiptare", theksoi Malaj. Turistët që vijnë nga vendet e rajonit zënë përqindjen më të lartë të vizitorëve në Shqipëri. Ndërkohë që, gjatë këtij viti ka patur një rritje të rezervimeve dhe nga vende si Polonia dhe Bullgaria.
    Kreshnik MERSINLLARI
    rilindjademokratike
  18. gene

    gene Anëtar

    kjo ceshtja e inflacionit delirium eshte paksa e habitshme pasi edhe opozita, gjate diskutimit te buxhetit ne komisionin e ekonomise nuk pati ndonje kundershtim mbi inflacionin e parashikuar per vitin e ardhshem.

    fjales se fundit Wii, nuk kemi c'ti bejme
  19. gene

    gene Anëtar

    se mos keqkuptohemi ore. artikujt e RD i sjell ketu per informacion "nga e keqja" se shteti nuk e ... hic fare te beje nje analize paraprake. Kjo nuk dmth qe jam dakort me cfare shkruajne.
  20. Delirium

    Delirium Anëtar i njohur

    Ne fakt duke lexuar dhe njehere shkrimin e Zhilles, (apo i Kreshnikut?) e duke reflektuar, ka nje shprese qe nje shtrese e biznesit te perfitoje nga liberalizimi stadi i Shqiperise si pakez me prane Europes. Ka shume firma te medha Europiane qe tentojne te outsorcing nje pjese te punes manuale ne vende "te pazhvilluara", me paga mesatare te uleta (tipit 200€/muaj) per te ulur shpenzimet.
    Mu kujtua nje bisede me nje udhetar qe po beja njehere dhe po me tregonte qe lojrat e Kinder (vezeve), disa pjese te tyre i benin ne Shqiperi dhe ai punonte me mirembajtjen e paisjeve dhe prandaj po kthehej nga SHqiperia. Ndoshta, nese e hane mashtrimin e madh qe ne Shqiperi nuk ka korrupsion dhe ka lehtesi per biznes, pagat e uleta dhe niveli i ulet i ekonomise mund te "nxise" te tilla firma qe te investojne perkohesisht ne Shqiperi.
    Ndersa theksimi i disahershem i fjalesh liberalizimi, liberalizimi ne shkrimin me siper eshte patetik dhe qesharak. Shtresa e tregetareve gjithmone e ka pasur lehtesine dhe mundesine e te udhetuarit.

Shpërndajeni këtë faqe