Egoizmi

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga ExPostFacto, 30 Dec 2004.

  1. ExPostFacto

    ExPostFacto Primus registratum

    Egoizmi

    Shume nga ne besojme se eshte me mire per te dhene sesa te marresh. Megjithate, ne si individe kemi si synim te arrijme lumturine me te madhe personale. Shume here feja, shkolla, traditat, dhe prinderit tane na kane mesuar qe nevoja per te dashur me te miren per veten tone eshte e keqe. Gjithashtu ata na kane treguar se ambicia dhe egoizmi jane virtute te keqia.

    Ama, egoizmi ne pergjithesi na shtyn te veprojme ne ate menyre qe na sjell rezultatin me te mire personal. Motivi jone eshte egoizmi sepse egoizmi eshte i vetmi virtut qe na jep mudesine e eksplorimit te mundesive tona.
     
  2. inanissa

    inanissa Primus registratum

    Re: Egoizmi

    EGOIZMI ESHTE NJE NDER MENYRAT PER TE SHUMFISHUAR PERSONAITETIN E INDIVIDIT :thumbsup: ...!
     
  3. arun

    arun Primus registratum

    Re: Egoizmi

    Me studimin e egoizmit merret etika. Ka nga ata qe thone qe njeriu ne cdo hap qe ben, ai gjithnje propulsohet dhe vepron bazuar ne interesat e veta, pavaresisht se ai mund edhe te tentoje e ti fshehe ato mbas motivesh me te pranueshme si p.sh. deshira per te ndihmuar te tjeret apo ndjenja e detyres. Kundershtari me i madh i ketij interpretimi te egoizmit eshte David Hume, i cili perdor nja 6 shembuj per te vertetuar se nuk eshte e vertet qe egoizmi eshte forca levizese ne aktet e njerezve, dhe se altruizmi eshte po ashtu i pranishem ne natyren e njeriut, sic eshte edhe ne boten e kafsheve.

    Ka nga ata qe thone se njeriu duhet te jete egoist. Madje sa c`eshte racionale te jesh egoist e te ndjekesh realizimin e interesave te tua, po aq irracionale do te ishte mos ndjekja e tyre. Por kunder nje pozicioni te tille mund te sillen plot argumente. Me klasiku eshte ai i "Prisoner's Dilemma", me ane te te cilit mund te argumentohet se bashkepunimi midis dy te akuzuarve eshte shume me i favorshem per te dy ata, se sa rasti i kundert kur secili prej tyre ndjek interesin e ngushte personal. Por ne jeten e perditshme zgjidhja e fundit predominon. Ata qe zgjedhin rastin e pare ne zakonisht i quajme "shenjt".

    Ka nga ata qe ne ekuacion, e zevendesojne logjiken me moralin dhe thone se eshte e moralshme te realizosh interesat e tua. Dhe ketu sillet shembulli i nje planeti Toke qe banohet nga nje qenie e vetme. Kjo qenie s`mund te jete asnjehere gabim sepse ajo nuk do te kete veshtiresine e zgjedhjes midis moralesh konkuruese. I vetmi siklet per te do te jete percaktimi i prioritetit te interesave. Por idilizimin e kesaj bote e merr persiper ta prishe Kanti me idene e tij mbi detyren, kur thote se ka veprime te cilat duhen bere pa marre parasysh nese ne fitojme apo humbasim.

    Ka te tjere qe thone se egoizmi eshte i pranueshem ne qofte se ai perpiqet te realizoje objektive(qellime) moralisht te pranueshme. Simbas atyre qe mbeshtesin kete pikeveshtrimi mbi egoizmin (dhe A. Smith ishte nje nga ata), egoizmi qe do ta demtonte shoqerine duhet ndaluar dhe ne pergjithesi ai duhet ti neshtrohet nje kategorie superiore te moralit, sic eshte interesi i perbashket i nje shoqerie, e mira publike, e mira e Res Publica.

    Tashti per tashti paraja eshte mediumi me te cilin ne e materializojme egoizmin tone. Dikur ky medium kishte formen e nje thesi me kripe apo ate te nje grushti guackash te medha te marra nga ndonje gji deti sekret. Neser ai mund te jete ne formen e nje cope plastike qe do te jete ne gjendje te ndryshoje ngjyre simbas vleres qe ajo ka. Me guackat njerezit rregulluan shpellat, me kripen ndertuan muret e qytetve, me paret ngriten skyscraper-et e sotem, kurse me copat e plastikes eshte nje enigem e tere ajo qe do te e mund te behet. Por cfaredo qe te jete, rrugen per atje ka me shume mundesi te na e tregoje egoizmi se sa altruizmi. Egoizmi i ka te gjitha gjasat te jete burimi i nevojshem i adrenalines qe duhet per te shkuar atje ku nuk eshte shkuar asnjehere me pare.
     
  4. re artu

    re artu Primus registratum

    Re: Egoizmi

    Egoizmi eshte arma me e fuqishme per arritjen e rezultateve ne jete.Kush nuk eshte egoist arrin perhere i dyti,dhe ne kete jete nuk kujtohen te dytet.Mos degjoni ata qe pershkruajne egoizmin si nje virtyt te keq,sepse bejne pjese ne fashen pesimiste te njerezise.


    Dy fjale mbi arunin.
    O aruno po lem nom neper forume.
    Ik mer burre futi nje te q..e te shtrydhesh bo.et se na hape me kte moralizmin.
    Duhet te jesh egoist ne jete,mos ngjoni arunin se ka koh pa bo sex,dhe eshte nervoz.
    Ene leni kopjimet neper forume se te ka dal boja.
    hec baromi hikes :smash:
     
  5. arun

    arun Primus registratum

    Re: Egoizmi

     
  6. chiocciolina

    chiocciolina Primus registratum

    Re: Egoizmi

    diku kam lexuar kete shprehje:
    "egoisti nuk eshte ai qe ben ate cfare desheron pa e vrare mendjen per te tjeret, por ai qe detyron te tjeret te veprojne sic do ai"

    Egoizmi eshte i vlefshem, por ne sasi shume te vogel. Vlen per te mbajtur ne ekuiliber personin. Ne baze te saj njeriu niset nga vetja per te kerkuar nga te tjeret. Ne sasi te madhe e shume te madhe, eshte i demshem per ata qe me domosdo duhet te rrethojne egoistin, sepse te tjeret heret a vone e abandonojne.
    Kush e di nese eshte i demshem edhe per egoistin vete?
     
  7. evisa

    evisa Primus registratum

    Re: Egoizmi

    ne kete bote qe jetojme po nuk ishe pak (per mos te thene shume) egoist kot qe rron...nuk duhet te jesh asnjehere naiv (ashtu siç jam treguar une shume here dhe akoma nuk mesoja se te tjeret e kan eshoqerine kot) tani ka ardhur koha te mendosh vetem per vete....dhe per te tjeret ...por varet se kush eshte....
     
  8. ShkodraneChick

    ShkodraneChick Primus registratum

    Re: Egoizmi

    Me duket se ne kete fjali po e ngaterron egoizmin me ambicien. Te jesh ambicioz deri ne nje mase, por jo ta tejkalosh ama, eshte dicka me te vertete pozitive. Ne menyre qe nje person te jete i suksesshem ne jete, duhet qe te shtyhet nga dicka, dhe ambicia eshte nje vegel e mire qe rezulton ne sukses.

    Egoizmi mund te shikohet si nje ves i keq nga shume njerez, por sipas mendimit tim egoizmi mund te kete edhe ane pozitive.
    Si mund te duash ose te respektosh te tjeret, kur nuk mendon per veten dhe respekton vetveten ne rradhe te pare!
    Prandaj une mendoj qe nje fare pike egoizmi duhet te jete i pranishem brenda nje personi, ne menyre qe ky person te ece perpara.
     
  9. gjekec

    gjekec Primus registratum

    Re: Egoizmi

    Jan ca qe ja fusin kot fare, psh thone qe altruizmi nuk esht asgje tjeter por nje far menyre egoizmi incognito. Kur dikujt i ndodh nje fatkeqsi, larg qofte, tsunami psh, si mund ta marresh ndjenjen e keqardhjes dhe deshiren per te ndihmuar viktimen dhe ta quash egoizem. E drejte, ndihesh me mire pasi e di se atij tjetrit iu lehtesia dhembja, por jo se te ben te ndihesh "i fuqishem". Ose kur familjet shqiptare strehonin cifutet gjate luftes se dyte boterore, duke vene koken e tyre ne rrezik. Egoizem?

    gjithashtu besoj se te dyja keto ndjenja , si egoizmi. ciniket, ashtu dhe altruizmi , te gjendurit, nuk egzistojne vetem ne sjellje apo karakter, por dhe ne relmin fizik duke u perfaqesuar nga neurotransmiters. Po i fus nje kerkim ne internet me patjeter duhet te kete dicka

    ok kjo persa i perket selfishness dhe dopamines
    http://www.objectivistcenter.org/articles/dmoskovitz_genes-behavior.asp

    serotonin - altruism - gjeje vet se mua po me thyhen kto toothpicks ne qepallat e syve. 6 e mengjesti :sleep: :sleep: :sleep:
     
  10. Cleopatra

    Cleopatra Forumium praecox

    Re: Egoizmi

    Egoizem pa i ber keq kujt...ok pse jo,e kam...
    hah sidomos ne gjerat qe dua,sle kend te parin...ska shanse... [​IMG]
     
  11. Harris

    Harris Forumium praecox

    Re: Egoizmi

    egoizem kemi te gjith por puna eshte se egoizmi met ne fjal se ne vepra ka pak qe i qendrojne fjales mor plak
     
  12. gangsterja

    gangsterja Primus registratum

    Me pelqejne balancet sepse nuk i pelqej ekstremet.Nuk jam egoiste,por nuk jam as altruiste qe t'ju shkoj te gjitheve per qejfi,te plotesoj deshirat dhe kerkesat e te tjereve e ne kete menyre te neglizhoj dhe te harroj veten...Un perpiqem te gjej nje mes nje disktim ne rrethana te ndryshme dhe te sillesh si egoist apo altruist.
    Jeta eshte si nje llogari,vdekja eshte si kamata.
     
    Monroe likes this.
  13. dr love

    dr love Locus omnem

    Jam egoiste ne dashuri
     
  14. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    Egoiste tek puna lekeve :p
     
  15. hurtlocker

    hurtlocker Valoris scriptorum

    une jam altruist...dhe jam gabim...shumica e njerezve adhurojn dominuesin, te pandjeshmin...
    teorit per virtyte si altruismi, ndjeshmeria etj jan vec menyra per "mind control"...egocentristi eshte qenja qe duhet te jem te gjith....egoist edhe me mire..
     
    joetisti_ likes this.
  16. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    jam altruist, por pa e lene veten te humbase
     

Shpërndajeni këtë faqe