Ekosistemi!

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Presidenti, 6 Nov 2002.

  1. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum


    Lejome, Admir, te bej nje lidhje te pershtashme te Filozofise me Shkencen.

    Filozofia ndahet ne dy dege kryesore.

    1. Metafizika e cila merret me studimin e "shpirtit" ose te asaj qe shqisat nuk e perceptojne dot.
    2. Materializmi dialektik i cili merret me studimin e gjithckaje qe perceptohet nga shqisat njerezore.

    Bazuar ne sistemin Hegelian, materializmi dialektik studjon materien, ekonomine, sociologjine, administrimin. politiken etj te cilat jane shtyllat mbeshtetese te nje jete normale ne planetin tone. Ne kushte optimale shoqeria duhet te ece perpara ne qarqe te hapur ciklike te cilat e cojne ate me perpara dhe ne gjendje me te shendetshme. Kjo behet nepermjet luftes se te kundertave ose kontradiktave antagoniste. Kjo vetem, ne qofte se perceptohet ndarje ne shoqeri. E cila ekziston. Dy te kunderta te quajtura TEZA dhe ANTITEZA jane ne gjendje lufte me njera tjetren. Nga perplasja e ketyre te kundertave lind nje rregjim i ri social ekonomik. Ky sistem i ri eshte SINTEZA. Nga lindja nepermjes dhimbjeve te ketij sistemi te ri vendoset perkohesisht nje periudhe paqeje. Kur sinteza rritet ajo kthehet ne TEZE dhe vetvetiu do te krijoje te kunderten e saj. ANTITEZEN. Pas rreth pesedhjete vjetesh te dyja keto do te perplasen perseri dhe do te rikrijojne nje SINTEZE te re. E keshtu pa fund.

    Po keshtu ne boten biologjike. Babai qe eshte TEZA dhe nena qe eshte ANTITEZA ne perplasje me njeri tjetrin do te sjellin krijimin e nje femije qe quhet SINTEZE. Ne qofte se presupozojme se njeri nga prinderit eshte me superior atehere Sinteza do te jete nje shkalle me larte se prindi i tij inferior dhe nje shkalle me ulet se sa prindi i tij superior.


    Elohim
     
    Last edited: 30 Nov 2019

Shpërndajeni këtë faqe