Ekzistenca e LUMTURISE !

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga sonora, 18 Dec 2002.

  1. sonora

    sonora Primus registratum

    Ekzistenca e LUMTURISE !

    A ekziston ne te vertet.LUMTURIA?

    N.q.s do t'a krahasoja me nje re' shiu,lumturine,laget ndokush prej saj,apo ndjen vetem disa pika;e shume te tjere nuk shijojne as hijen e kesaj"reje"?!
     
  2. karamel

    karamel Primus registratum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    skam qene kurre e lumtur,
    kjo teme nuk eshte per mua!
     
  3. axes

    axes Primus registratum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    KJO DO TE THOT SE REJA JOTE KA AKOMA EDHE PAK PER TE MBERRITUR!
     
  4. dorina d

    dorina d Primus registratum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    Po jap si pergjigje vetem nje citat. Ia perseris shpesh vetes ne momentet e "palumtura"

    Njeriu i shendoshe ka 1000 deshira
    I semuri vetem nje, te jete i shendoshe
     
  5. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    Lumturia eshte udhetim, jo destinacion!

    P.S Ju lutem, behuni pjese e udhetimit tim. /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  6. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    NJe filozof(pse i harroj keto dreq emrash?) shprehej: "Prania e te lumturit e ben te mjerin te ndjehet keq; prania e te mjerit e ben te lumturin te ndjehet, medet, akoma edhe me keq"

    Ne pergjithesi, nga c'na thote historia, te lumtur kane qene ata njerez qe nuk kane njohur meshiren. Ata qe e kane njohur, ca me keq - praktikuar, e kane kaluar jeten mes dhimbjesh, lotesh, gulcimesh dhe te kerkuarit falje dikujt.

    Personalisht, ndjehem i lumtur kur gjykoj thelle, aq sa shpesh has ne sharje(nga te tjere), ne vleresime(nga njerez te tjere thellegjykues) apo ne thellim me te madh te nje ceshtjeje, pune apo mendimi te caktuar...
     
  7. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    Lumturia per mua eshte nje ndjenje e te qenit e plotesuar.

    Jam e lumtur kur te gjithe njerezit, te afermit e mi, te shtrenjtit e mi jane mire.

    Jam e lumtur kur koha eshte e bukur dhe une s'kam asgje per tu shqetesuar vecse per te shijuar kete mot paqesor.

    Jam e lumtur kur fle qete pasi nuk me mbyt ankthi se dicka duhet te prese naten qe te qartesohet.

    Jam e lumtur kur arrij ato pakz synime qe shohin vecse ne rrugen time pa u ngaterruar me rruge te te tjereve.

    Jam e lumtur kur e ndjej veten te deshiruar dhe te vleresuar nga te tjeret, por vetem nga ata qe kane rendesi per mua, ndersa ata te tjeret pertej te tjereve s'mund te lumturohen per mua.

    Jam e lumtur kur kam nje liber ne dore dhe lecis artin e magjishkruar nga shkronjesit e mi te preferuar, te famshem apo jo te famshem.

    Jam e lumtur kur pi kafen time te mengjesit me miqte e mi, nje ritual ky i pazevendesueshem per kenaqesine e llojit te vet.

    Jam e lumtur kur uroj dhe me urojne.

    Jame e lumtur kur bej dhurata.

    Jam e lumtur dhe mbi te gjitha lumturite kur jam e kthjellet dhe arrij te perceptoj lehtshem dhe kendshem me cdo shqise timen te bukuren, te respektueshmen, te arsyeshmen, te dashuren, te magjishmen.

    P.s.Keshtu mund te vazhdoja pafyndesisht, por mendoj se kam thene boll. /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  8. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    Pra lumturia ekziston, varet vetem se c'kuptohet me te.
     
  9. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    Lumturia duhet gjetur edhe ne gjerat e vogla e rendesishme eshte ta kerkosh, po e kerkove e gjen..... /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  10. nike palkola

    nike palkola Primus registratum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    Kush nuk ka vuajtur (shpirtnisht) është larg përsosjës, dhe nuk di me e çmuar lumturinë!
    Vetëm personat e përsosur - të përndritur (shpirtnisht) janë gjithmon të lumtur, sepse çkado që tu ndodh e të ndodhë rreth tyre ata nuk i prekë!
    Lumturia duhet kërkuar dhe duhet merituar...
    Nëse jep shumë më shumë në dashuri se merr, atëherë edhe ekzistenca - dashuria ka me tu kthye njëqindfish...
    Duhet me jetuar të tashmen!
    Duhet mos me qenë rob i dëshirave!
    Duhet me u bërë Dashuri - jo me qenë vetëm dashnor/e!...
     
  11. Dajaku

    Dajaku Primus registratum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    Ne fakt i lumtur nuk eshte ai qe duket si i lumtur.
    I lumtur eshte vetem budallai se ai s'ka asnje problem qe t'i prish lumturine. Por te gjithe kemi momente lumturie, e kjo nuk do te thote qe jemi plotesisht te lumtur.
    Hajde filloni nga rrenat tani e t'shofim kush del kampioni. /pf/images/graemlins/tongue.gif
     
  12. nike palkola

    nike palkola Primus registratum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    EMINEM D12,
    Me vjen shume keq qe ndjehej ashtu! Ta dishe, se edhe pa vuajtur nuk shkon kah perparimi i shpirtit! Aqe tragjike paska qene jeta jote?! Lumturine duhet kerkuar dhe gjetur! A je (tragjikisht) aqe pesimiste e madhe? Edhe lumturine, edhe pikellimin i ke brenda shpirtit tend!!! Ti je fajtore qe ndjehej ashtu, dhe Ti mund te ndryshosh! Nese Ti nuk i ndihmon vetes, nuk mund te ndihmoje askush! Mundoju me e pa jeten me sy optimistik! Mos kerko gjera te medha e perfekte! Edhe lindja e diellit, edhe cicerima e zogut mund te bejn te lumtur!? Ka njerez qe edhe ne karroce invalidore jetojn te lumtur. Si duket ne zemren tende nuk ka dashuri as per veten Tende dhe as per kurgja tjeter!? Hiqe urrejtjen, pikellimin. Fal, dhe harroji te keqijat qe te kane ndodhur!!! Si duket je robine e kujtimeve?! Harroji! Falendero Ekzistencen per cdo dite qe te lejohet ta jetosh! DUAJE VETEN, dhe fillo te duash edhe dike tjeter! Nese ndonje mashkull ta ka bere jeten ferre fale, dhe harroje! Nuk jane te gjithe mashkujt dreqen as engjell, dhe nuk jane njesoj.
     
  13. ADRIA

    ADRIA Primus registratum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    KORDELJA mbase ke thene boll flori, por une Ada dua akoma! /pf/images/graemlins/tongue.gif LOL Jo, jo e kam fjalen i ke thene kaq shume bukur te gjitha keto arsye qe te bejne ty te lumtur dhe kur ndjehesh e leumtur. Madje, disa prej te cilave i ke te perbashketa me mua zemer. Vazhdo keshtu, se na filluan lotet ne ketej bukuroshe! Aman e ç'fare mund te presesh prej nje vajze te talentuar per Letersi e te dhene pas Poezise siç je ti?! /pf/images/graemlins/smile.gif (Ngjakemi bashke moj!) LOL

    PERGJIGJE YLL, YLL, YLL, YLL, YLL, YLL, YLL siç je vete! BRRRRRRRRRRAAAAAAAAAAAAVOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO!!!!!!!

    ADRIA :cool:
     
  14. i'll_wait_4_U_in_Heaven

    i'll_wait_4_U_in_Heaven Forumium praecox

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    No actually, I think she's got it all around her. She just has to internalize it. I think she is a good person and got guts to speak her mind even though kind of feeble right now of her surrounding. YOU GO GIRL /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  15. Rambla

    Rambla Primus registratum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    Lumturia eshte relative. konsiderohet e tille nga shume filozof te ndyshem: Kanti thonte qe lumturia dhe forca mund te perdoren per obiektiva negative (si shume filozof-teolog Kanti ja ka fut kot ndonje here) kurse antagonisti i tij, Nietzche thonte te kunderten. Gjithashtu Goethe thonte qe "sduronte dot humorin e keq". Per mendimin tim njerezit duhet te mundohen te jene te lumtur. Sic thote Kordelja mjaftojne pak gjera per te qene i tille. Une personalisht mund te them qe ne pergjithsi jam njeri i lumtur (mundohem te jem edhe kur ka njerez qe mundohen ta prishin. Pse ti japesh sodisfacion njerezve te tille?).
    Don't /pf/images/graemlins/frown.gif be /pf/images/graemlins/laugh.gif
    Ups, tani mu kujtua nje shprehje e bukur e Wilde:
    Mos u lodh me filozofin e vdekjes kur ke buze per te puthur, sy per te pare dhe zemer per te dashuruar!!!
     
  16. jona20

    jona20 big bum bam...

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    Te gjithe njerezit,pa perjashtim,kerkojne te jene te lumtur,edhe pse perdorin mjete te ndryshme,te gjithe kane kete synim

    B.Pascal
     
  17. ilikos

    ilikos Primus registratum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    personalisht mendoj se ekziston lumturia por shume e veshtire per tu gjetur,kur mendojme se e kemi gjetur fap zhduket,thjesht mendoj se eshte me shume nje ndjenje utopike qe rralle te gjen dhe e gjen
     
  18. karamel

    karamel Primus registratum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    JO MISTIK SKAM VUAJTUR DHE SI LEJOJ AS EDHE NJE MASHKULLI TE ME AFROHET DHE TE MA PRISHI QEFIN. EDHE PSE JAM NE MES TE MIRAVE IA NZI JETEN NJEREZVE TE SHTEPIS, JAM E ZHGENJYER NGA VETVETJA, JAM EKSESIVE, EGOISTE, IMPLULSIVE DHE CFARE ESHTE ME E KEQJA ME DUKET VETJA NDYSHET NGA TE TJERET, KUPTOHET QE SJAM FARE NARSISISTE!
    SJAM E LUMTUR NGAQE SJAM 'INJORANTE' PER FAT TE KEQ!
     
  19. Guest

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    :tipsy: Me pelqen.
     
  20. safe

    safe Primus registratum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    Lumturia ekziston vetem se zgjat shume pak.
    Mua personalish lumturia me vjen pa pritur dhe pa ndonje arsye.
    Dje psh isha ne autobuz kishin ndezur dritat,dhe kishte nje kenge shume qetesuese ne sfond dhe isha aq e qete dhe ne paqe dhe e lumtur, nuk e mora vesh pse.Zjati nja 3 minuta por ishte shume ndjenje e lezecme.
    Dua te them qe ndonjehere nuk ka ndonje arsye te vecante per te qene i lumtur.
     

Shpërndajeni këtë faqe