Ekzistenca e LUMTURISE !

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga sonora, 18 Dec 2002.

  1. safe

    safe Primus registratum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    Lumturia ekziston vetem se zgjat shume pak.
    Mua personalish lumturia me vjen pa pritur dhe pa ndonje arsye.
    Dje psh isha ne autobuz kishin ndezur dritat,dhe kishte nje kenge shume qetesuese ne sfond dhe isha aq e qete dhe ne paqe dhe e lumtur, nuk e mora vesh pse.Zjati nja 3 minuta por ishte shume ndjenje e lezecme.
    Dua te them qe ndonjehere nuk ka ndonje arsye te vecant per te qene i lumtur.
     
  2. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    Miq, shikoni se c'mendon gjenia Napoleon:

    (pasi nje grua e pyet "C'eshte lumturia?")
    "Lumturia? Eshte te zhvilluarit ne maksimum te aftesive te mia krijuese."

    Me fjale te tjera, e interpretuar sipas meje, pyetja e temes me mendimin e Napoleonit jane te barabarta me faktin se Perderisa ne njohim ekzistencen tone, lumturia jo vetem ekziston, por ajo eshte nje pjese e jona qe jeton ne raport te drejte me punen tone krijuese.

    Me fjale te varfra, po punuam per veten tone, do te kemi lumturi, po e drodhem apo punuam per te tjere ose kunder vetes, nuk do te kemi lumturi...
     
  3. nike palkola

    nike palkola Primus registratum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    Vis Elbasani,
    Për vete punon edhe hajduti e krimineli!
    Ajo/ai që punon edhe për të mirën e të tjerëve, natyrisht duke punuar edhe për vete është më i ngritur shpirtnisht, dhe me vepra e përparon, e çon shpirtin drejt përndritjes.
    Është shembullore me e bërë veten të lumtur duke bërë të tjerët të lumtur!
    Edhe në marrëdhënie Dashurie duhet më shumë me dhënë se me marrë, dhe gjithmon në konflikte me ia lënë fajin vetes!
     
  4. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    Personalisht mendoj se lumturia eshte si nje dritez qe nuk e shikon kurre ne shpirtin tend, por gjithmone, o thuajse gjithmone, ne shpirtin dhe zemren e te tjereve.
    Tolstoi thoshte se; sekreti i lumturise qendron jo te besh ate qe do, por te duash ate qe ben.
    E keni menduar se çfare provon pasi ke punuar nje kohe te gjate dhe je stermunduar te arrish qellimin? Besoj se ndjenja qe pason duhet te jete afer me nje çast lumturie. Dhe Safe ka te drejte kur pershkruan vetem tre minuta te shpirtit te saj, si minuta lumturie. Kjo provon se lumturia varet pak nga ambienti e ndoshta shume nga motivet e shpirtit tone. Tre minuta jane pak, vertet pak. Por çdo te thoni nese lexoni librin "Netet e bardha" te Dostojevskit dhe shikoni me hidherim se ç'thote personazhi kryesor: Perse ne jete kemi kaq pak, fare pak lumturi?
    Perse...? Te jesh i lumtur do te thote ta shikosh boten ashtu siç e deshiron dhe jo siç eshte...Ndoshta.
     
  5. ilirjan

    ilirjan Primus registratum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !





    Gjithmone LUMTURIA nuk eshte atje ku jemi, por atje ku nuk mundemi te jemi.
     
  6. blabla

    blabla Primus registratum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    Miri, me pelqen mendimi jot, megjithate kjo filozofi esht shum Romantike (kohe wise, dhe jo sentiment). Faktikisht, lumturia esht destinacion dhe jo udhetim. Cause and effect: cause=life's journey, and effect=lumturia...edhe ultimatisht, te gjith njerezit cdo aksion qe kryejn e kryejn per hir te lumturise.
     
  7. samanta

    samanta Primus registratum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    thuhet qe gezimi eshte njerezor ndersa lumturia eshte hyjnore,sic thuhet kohezgjatja e lumturise tek cdonjeri eshte sa nje rrahje qerpikesh
     
  8. Sokol saliu

    Sokol saliu Primus registratum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    Me fjale te gjithe kujtojne se jane te lumtuar,por ajo balta qe ka rene mbi xhamat e shpirtit ka krijuar ca hieroglife te cuditshme qe eshte veshtire per ti kuptuar e jo me per ti lexuar.
    Nuk besoj se eshte e rendesishme te dime cka thene Kanti,apo Dostojevski,Tolstoi,e tjere per Lumturine,por a e kemi ndjere kete ndjene inkadenshente per te mos thene hyjnore.
    Per te qene realist,sa here me ulej ne pellembet e duarve Lumturia i mbyllja,i beja grusht ta perjetesoja aty,dhe kur i hapja ishte zhdukur mes eres.
    Nuk ndjehem i varfer se e kam takuar lumturine pak here ,sepse castet qe jetova prane saj qofte edhe te shkurtera vlejne sa nje shekull.
     
  9. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    Me duket se po ngaterroni lumturine..me ndjenjat e bukura te castit.

    Lumturia eshte realizimi i cdo gjeje qe i vendosim ne vete - vetes sone! Atehere mund te themi qe jemi vertete te lumtur.

    Por duke qene qenje njerezore...kur mbarojme se realizuari dicka, kerkojme te realizojme dicka tjeter.... prap perseri rifillon kerkimi i lumturise e keshtu deri sa te arri ora jone per te lene kete jete kaq te bukur.
     
  10. abs

    abs nuk e di...

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    kurse un mendoj se te qenurit i kenaqur dhe te jesh i lumtur jane dy ndienja te ndryshme ...

    i kenaqur eshte gjendja e herpashershme e te gezuarit e njeriut nga shume motive te `vogla`qe i has gjate dites...i lumtur eshte mbas arritjes se dickaje, lumturia permban esencialen e te qenurit gjate i kenaqur...

    psh, u gezova kur ra zilja e telefonit, u takuam te gjithe, projekti u aprovu...gjate gjithe procesit te tij ndiehesha bukur (kisha nje ndienj t mire) isha e kenaqur,...ne fund te realizimit te tij, ndiehem e lumtur per arritjen.

    ose: sa here lexoj nga ty, ndiehem e gezuar....s reshti se lexuari nga ty, jam e kanaqur...kur u takuam, kuptuam se kishim lind pernjeri tjetrin...ndiehemi te lumtur...


    i/e lumtur ndiehet njeriu per nje arsye definitive, dmth njeriu thote;- jam i/e lumtur
    sepse... pra eshte nje kulminacion...

    ------------------------
    ...cdo proces ka kulminacionin e vet,prandaj lumturia ekziston...
     
  11. alinos

    alinos Forumium maestatis

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    hehehe abs,

    pse atehere kur mbarojne castet e lumtura i themi dikujt se burimi i kenaqesise dhe/ose i lumturise nuk bente per to?
     
  12. abs

    abs nuk e di...

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    mendoj se gjithmone ka nje fillim/mbarim te perseritshem qe na shoqeron ne jete, duke lene nga pas gjurmet e shijes se tyre...

    pastaj, ne jemi pergjegjes te vehtes ne rradh te pare, per t`ju pergjigj /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  13. inanissa

    inanissa Primus registratum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    LUMTURIA NUK ESHTE ASGJE TJETER VECSE NJE ILUZJON!
    NJERZIT JANE TE LUMTUR,KUR BINDEN SE JANE TE LUMTUR-KA THENE LINCOLN......
    -GIUSTO?...
    -GIUSTO!...
     
  14. ilirjan

    ilirjan Primus registratum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    Ashtu eshte, neqoftese ti mendon ASHTU :confused:
     
  15. klevis_k.h.o

    klevis_k.h.o Primus registratum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    NESE NJERİU KA BUKEN DHE UJİN,MUND TE KONKUROJE NE LUMTURİ DHE ME ZEUSİN. Epikuros

    Kerkojeni lumturine tek "ekuilibri",balanca e gjerave,ndryshe behesh rob i saj.
     
  16. selim

    selim Primus registratum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    lumturia tek ne kerkohet ose konsumohet sipas fantazis te 1 njeriu :sleep: a te me kishte pranuar lumturia do kishim ber nja 12 kalamaq te lumtur :rockband:
     
  17. Nella

    Nella Primus registratum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    hehehe...

    Lumturia! Asgje tjeter vecse nje "mauvaise foi" (mbase me mire keshtu; ne fakt, s'do te kish bere asnje ndryshim!)

    vdekja! i vetmi shpetim...
     
  18. Alanis

    Alanis Primus registratum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    Kush eshte i lumtur te ngreje doren. Ta shohim te gjithe
     
  19. Truth_Matters

    Truth_Matters Primus registratum

    Re: Ekzistenca e LUMTURISE !

    Pershendejte,

    Mua me ben vertet pershtypje se nga te gjithe ata qe kane shkruar deri tani mbi kete teme, askush nuk ka thene se eshte vertete i lumtur gjithmone (ose shumicen e kohes).

    Padyshim qe te gjithe njerezit e kerkojne lumturine, por me sa lexova nga lart te gjithe e lidhin lutmturine me rrethanat.

    Per mendimin tim (dhe s'do te thote aspak se eshte i drejte) asnje njeri nuk mund te gjeje lumturine e vertete pervec se ne plotesimin e asaj per te cilen jemi krijuar.

    E di, e di c'mendoni por lexoni mendimin tim deri ne fund!

    Nese nje njeri beson ne evolucionin dhe ne teorine se cdo gje erdhi nga rastesia, atehere ai/ajo do besoje se edhe ai/ajo vete eshte rastesi, e kaluara eshte rastesi, e tashmja eshte rastesi dhe e ardhmja eshte rastesi. Per nje njeri te tille jeta ka vetem nje kuptim: "Te hame e te pime se neser do vdesim", qe perfshin idene se "Peshku i madh e ha te voglin". Per nje njeri qe nuk e di nga ka ardhur dhe ku po shkon si mundet te dije se ku eshte? Si mundet jeta e nje njeriu te tille te kete lumturi atehere? Ku mundet ai/ajo ta kerkoje lumturine pervec ne gjerat e castit!

    Per mendimin tim, njeriu u krijua nga Zoti per lavdine e Zotit dhe nese nje njeri nuk i perket atij dhe nuk eshte duke jetuar me qellimin per te cilin u krijua, nuk mund ta gjeje asnjehere lumturine. Mund te gjeje gezim te perkohshem, por jo lumturi qe zgjat. Madje, do kaloje te tere jeten duke e kerkuar lumturine ne cdo gje, dhe nuk do ta gjeje ate ne asnje gje tokesore.

    Une mund te them me sinqeritet se jam i lumtur por jo per shkak te rrethanave, por e di se cfare qellimi ka jeta ime, kam nje vizion per te ardhmen, dhe e di pse jetoj. Nuk jam ketu kot!

    Ky eshte mendimi im. Me korrigjoni nese jam gabim.
     

Shpërndajeni këtë faqe