Ekzistenca e njerezimit.

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga ladouce2005, 22 Oct 2003.

  1. ladouce2005

    ladouce2005 Primus registratum

    Ekzistenca e njerezimit.

    Cdo vit miliona qenie njerezore lindin mbi Toke. Ata transformojne Ton me mish, fruta dhe perime, ne Ton me mbeturina. Ata levizin, riprodhohen pastaj vdesin. S'ka asgje te jashtzakonshme , por aty qendron sensi i egzistences tone: te lindim, te hame, te levizim. Te riprodhohemi e te vdesim.
    Nderkohe kemi pershtypjen se jemi te rendesishem, meqe bejme zhurme me gojet tona, levizje me kembet dhe krahet tona.
    Une them: ne jemi asgje, dhe kemi ardhur ne kete bote per tu bere kalbesire e pastaj pluhur
    kjo eshte pjese e dickaje qe po lexoj...
    eshte vertete kjo filozofia e jetes?
    jemi vertete vetem kaq?
    s'ka asnje gjurme te vlefshme qe mund te mbetet pas nesh?
    nese kjo eshte e verteta me e zhveshur mbi egzistencen tone, a duhet te frikesohemi?


    P.S te dashur moderatore, nese nje teme e tille egziston, mund t'a fshini ne cdo kohe!
     
  2. Moulin Rouge

    Moulin Rouge Primus registratum

    Re: Ekzistenca e njerezimit.

    Shume interesante tema, Douce!Mbase kjo eshte e verteta, mbase jo, ndoshta ka nje qellim ose thjesht jemi nje pike ne vorbullen e hicit!!!!!!
    shpesh i them vetes"po c'rendesi ka, kjo eshte ekzistenca e vetme qe na eshte dhene, ne nuk kemi asnje menyre per te marre vesh "te verteten jashte nesh", qofte edhe fare pa qellim, a nuk ja vlen ta jetosh, pa u nderlikuar me pse-ra e pyetje te cilave s'ja gjejme dot pergjigjen?!?" Pastaj them " nese e verteta eshte thjesht kjo, e ne nuk duam ta pranojme, sepse nuk jemi ne gjendje te perballojme ankthin perballe hicit,per tmerrin qe kjo e vertete do te na shkaktonte (e ke parasysh "klithmen" e Munch-ut?), por ajo mbetet e tille, atehere cdo gje eshte farse e cdo vendim i yni nuk eshte i lire, por i diktuar nga ligjet e natyres, ne kete pike cfare kuptimi ka te jetosh?" Mbase kishte te drejte Schopenhauer-i me pesimizmin dhe ashetizmin e tij pasiv.
    Por ka dhe nje zgjidhje te trete (thelbi i filozofise nietzscheane, njecike te thjeshtuar qe te mos dal nga tema): trasmutimi i te gjitha vlerave, perpara vetedijes se metafizika ka marre fund, se bota eshte e dominuar nga rastesia e irracjonaliteti, se nuk ka me sisteme vlerash absolute, dhe se jeta duhet pranuar me gezim ashtu sic eshte, dhe cdo moment ne ekzistence e ka ne vetvete te gjithe kuptimin e tij. Dmth bota e pertejshme s'ekziston, ne lindim dhe vdesim, dhe behemi pluhur nje dite, ok, por nderkaq ne mund te jetojme ne menyre pasive duke pritur fundin ose mund t'i themi po jetes me gjithe paradoksalitetin e saj, me gjithe kenaqesine dhe vuajtjen, dhe te jetojme "pertej moralit te se mires dhe te keqes", duke gjendur brenda nesh, dhe jo ne nje "te vertete jashte nesh", justifikimin e ekzistences tone.
    Pra, per t'ju pergjigjur pyetjes tende: po, besoj se eshte kjo e verteta e zveshur. Nese duhet te frikesohemi? Jo, mundet te zgjedhim duke pranuar jeten ashtu sic eshte, pa paragjykime apo siguri fallco, me nje sistem vlerash qe nuk mohon thelbin e njeriut, por ne te kundert e ekzalton ate... /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  3. jim_albanian_morrison

    jim_albanian_morrison Primus registratum

    Re: Ekzistenca e njerezimit.

    nuk jam dakort me ty sepse misionijone nuk eshte te lindim te hame te levizim te riprodhohemi e te vdesim pasi keto nuk jane gje tjeter vecse nevojat e misionit tone kurse misioni eshe ndryshe eshte dicka me e shtrenjte eshte dicka me e larte eshte dicka qe jo te gjithe ne do ta kryejm kurse ao qe the ti do sdo do ti bejne e gjithe dhe ne nuk jemi asgje por jemi e kunderta dicka shume me vlere ne jemi krijesa me e persosur dhe ta kuptosh kete nuk duhet gje tjeter mjafton te hedhesh syte e te shikosh.po pra ne jemi krijesa me e persosur dhe vetevetiu lind pyetja a valle jeta jone mbaron me kaq misioni jone eshte ky por gjithashtu vetevetiu lind edhe pergjigja pse ne mendojme e kafshet jo pasi edhe ato te njejten jete kane me ne lindin,hane,levizin dhe shumohen por vetem sepse kafshen jane ne funksionin tone dhe cdogje qe ekzistonne toke eshte ne funksionin tone pse valle?kush eshte njeriu thjesht nje krijese qe vjenper nje periudh kohe ne toke e pastaj behet hic?po..........pse po? e crendesi do te kishte ajo periudhe? e pse pikerisht duhet te behemi hic?e pse njeriu ne vetvete ne kete periudhe kohe mundohet te jete i mire?jane nje ser pyetjesh qe ne duhet te mundohemi ti pergjigjemi dhe jo ti leme pas dore duke marre per baze nje mendim dembel qe te heq nga cdo pergjesi qete heq nga supet cdo barre e jo dukethene qe ne fund te fundit hic do te behemi se uk eshte e drejte.po ne qofte se do te beheshim hic pse u krijuam po sikur te mos krijoheshim nuk do te ishte e njejta,pse disa njerez behen hic ne moshen 2 vjecare disa sapo lindin disa te tjere 80 vjec,a nuk na duket si padrejtesi?po a eshte e tille(padrejtesi pra)kush na e limiton ne kohen ne jete,kush na i vendos ne rregullat pasi bejme shume gjera pa deshiren tone.e keshtu me rradhe ke nje ser pyetjesh qe duan pergjigje dhe po ta kerkosh e gjen pergjigjen une e kam gjetur per vete dhe sjam dakort me cka thua ti nuk jam dakort qe ne jemi nje krijes parendesi ne jemi krijesa me e rendesishme dhe une vete e di qellim e jetes time nuk kam lindur per te ngrene per tu shumuar dhe pastaj per tu bere hic por kam qellime te tjera kam nje bote tjeter per te fituar dhe ajo eshte bota mbas vdekjes.
     
  4. Permetari

    Permetari Primus registratum

    Re: Ekzistenca e njerezimit.

    Ti pergjigjesh pyetjes nese ia vlen ta jetosh kete jete nuk eshte e thjeshte. Behet fjale ketu per nje pyetje qe ka torturuar filosofe te medhenj per shekuj me rradhe. Qe te mund te themi (si parardhesi im) se jemi kalimtare ne kete bote per te perfituar nje jete me mire ne nje bote tjeter,duhet se pari te besosh ne existencen e kesaj bote te dyte per te cilen askush nuk ka mundur te na sjelle proven e existences. Mendoj se jetojme vetem nje here. Per kete arsye duhet ta jetojme kete jete plotesish. E per tia arritur duhet te mos rrime duarkryq si vezhgues te thjeshte duke pare televisorit dukengrene apo perpara ekranit duke shkruar dy rrjeshta. Duhet te jetojme 100%.Ne çmenyre? Duke u marre me art(pikture,muzike,teater,danse),nuk ka ilaç me te mire se arti. Duke udhetuar per te njohur boten ne te cilen jetojme (me mjerimet e gezimet e saj). Duke realizuar enderrat e fshehura ne thellesine e vetedijes tone etj.. Gjej arsye per tu gezuar e per te perfituar nga ky shanc qe te eshte dhene: TE JETOSH PAS ASNJE SEMUNDJE, PA PASUR FRIKE SE NUK DO TE SHOHESH QIELLIN E DITES SE NESERME E MBI TE GJITHA QE DI TE SHKRUASH E TE LEXOSH PER TE MUNDUR TE SHKEMBESH IDETE E TUA ME ATO TE DIKUJT QE TI NUK DO TE NJOHESH KURRE E PSE JO TE GEZOHESH QE JE I NGOPUR SOT E QE NUK DO TE VDESESH NGA URIA.
     
  5. EGO

    EGO Primus registratum

    Re: Ekzistenca e njerezimit.

    Per njerez te ndryshem kuptimi i jetes dhe synimi qe i ve vetes per ta jetuar ate eshte i ndryshem. Per dike mund te jete te pasurohet, te kete sa me shume pare dhe prona, per dike tjeter mund te jete te shtohet, te shumefishohet dhe t'ia dedikoje jeten rritjes se femijeve, per dike mund te jete te ndihmoje njerezit e tjere, per dike te mbroje natyren/ambjentin, per dike te krijoje, te merret me art, per dike tjeter vetem te haje, te fleje, dmth ta shtyje...
     
  6. Permetari

    Permetari Primus registratum

    Re: Ekzistenca e njerezimit.

    Jam dakort me EGO-n. Natyrisht sejcili nga ne gjen arsyet e tia per te jetuar kete jete deri ne fund. Vetem dua te shtoj qe ai qe jeton "duke e shtyre" nuk mund ta shtyj shume gjate. Heret ose vone duhet te perqafoje nje nga motivet qe ti ke cituar me siper per te mos humbur ne hiçin e kotesise i shoqeruar me pesimizem e depresion.
     
  7. babi

    babi Primus registratum

    Re: Ekzistenca e njerezimit.

    Ekzistenca e njerezimit,

    Po ta mendosh gjen shume arsye per te cilat ekzistojme, sigurisht shume jane ato qe nuk na pelqejne e qe kane te bejne me degradimin e races por ne ekzistojme edhe per te jetuar shume gjera te tjera, emocione e ndjenja qe jane aq madheshtore sa na kalojne ne nje dimension shume siperor si njerezim, keshtu eshte dashuria (ajo e verteta), keshtu eshte ndihma qe u japim te tjereve, krijimi i veprave, i qyteterimit, gjera qe e bejne ekzistencen njerezore te detyrueshme.

    ndoshta jemi ketu per te pare yjet, e ne nje te ardhme per ti vizituar ato

    :book:
     
  8. Musli

    Musli Primus registratum

    Re: Ekzistenca e njerezimit.

    Të planifikosh, të jetosh me përgjegjësinë e realizimit të synimeve, të dashurosh dhe të ecësh vazhdimisht nga përsosja. Nuk ju duket arsye e mirë për të mos humbur në oqeanin meditimeve për të panjohurën?
    Cdokush me dy para mend, ka medituar për ekzistencën, për fillimin dhe mbarimin, po gjer më sot përgjigjet kanë qenë vetëm hipotetike dhe mendoj se kështu do të jetë gjithmonë.
    Njeriu është krijuar për ta jetuar dhe jo për ta shkatërruar jetën. Ndërkaq jeta jetohet duke e ndërtuar me durim e sakrificë dhe me ndërgjegjen se vetëm vepra jote të bën të vlefshëm. Sikush vlen aq sa krijon. Të tjerat i takojnë harresës, ose hiçit.
     
  9. Flamuri

    Flamuri Primus registratum

    Re: Ekzistenca e njerezimit.

    Zoti,Musa ne filozofin e Aristotelit e analizuar nga Gete me ka ra te mesoj se ne kete Bote cdo gje
    fillohet nga rreziku,dhe po nuk sakrifikove ne kete hapsir vlerat do te mbesin baraz me hiqin e qe ne matematik vlersohet me zero!-Me pelqeu mesazhi i juaj mbi ate qe njeriu duhet te ruaj optimizmin si nje vlere te cmuar mirpo rropatjet e jetes
     
  10. Florus

    Florus Forumium maestatis

    Re: Ekzistenca e njerezimit.

    Arsyeja pse ekzistojme :rolleyes: pergjigjja me e mire deri me sot eshte --> NUK E DIME AS VETE :shrug: mund te hedhim shume hipoteza (jo fetare) shkencore por asnjera nuk mund te na bindi akoma. Secili mund te kete mendimet e tij personale por une them tua leme kete pune specialisteve qe paguhen per te menduar, kurse ne nderkohe le te ekzistojme ne menyren tone... :angel:
     
  11. uni20077

    uni20077 Primus registratum

    Re: Ekzistenca e njerezimit.

    Pse desht Tenzot ** na t' egzistoim, prandaei egzistojm.


    Edituar pjeserisht!
     
  12. Nella

    Nella Primus registratum

    Re: Ekzistenca e njerezimit.

    Pergjigjen me te mire ndaj pyetjeve me lart e ka dhene sir Karl Popper:
    "Ka edhe nga ata qe mendojne se jeta eshte pa vlere pasi ajo ka nje fund. Te tille njerez deshtojne te shikojne se argumenti i kundert mund te propozohet: nese jeta nuk do te kishte fund, ajo nuk do te kishte as vlere, pasi eshte prania e rrezikut qe jeten mund te humbasim ne c'do cast, ajo qe ben gjithsecilin nga ne te sjelle ne shtepi VLEREN te jetes"
     
  13. saimir08

    saimir08 Primus registratum

    Re: Ekzistenca e njerezimit.

    ca na fute ne melanconi tani ...
     
  14. ladouce2005

    ladouce2005 Primus registratum

    Re: Ekzistenca e njerezimit.

    Nella shume i bukur ai citimi me lart.
    ne te njejtin liber , nga kam shkeputur fragmentin per hapjen e temes, ka dhe kete shenim

    "Vdekja? Shyqyr qe egziston!!!! A e mendoni dot se sa e merzitshme do ishte kjo jete po te ishte e pafund? Po te mos e dinim qe duhet jetuar deri ne fund, sepse nje dite jeta mbaron? Do humbte cdo vlere dhe cdo deshire per "me shume", "me mire", "me bukur", duke menduar gjithmone se kemi kohe pambarim."
     
  15. Lundruesi

    Lundruesi Primus registratum

    Re: Ekzistenca e njerezimit.

    Pasi jeta eshte :horribel, horribel, horbibel qe ja vlen ta jetosh.

    Veç te shoh dallget,
    te egersuara ne dimer.
    Era te me shpupurise floket,
    dhe shiu te me lage supet.

    Ja pra perse dua te jetoj,
    qe perseri te mund ti ndjesoj.
    Po shtoj ne keto vargje,
    gjithashtu dhe dashurine.

    Ja pra e dashur mike,
    perse perse une jetoj.
    Perndryshe si tu dhe une,
    do mendojna, qe jeta...
     
  16. jim_albanian_morrison

    jim_albanian_morrison Primus registratum

    Re: Ekzistenca e njerezimit.

    e pse sipas teje shkenca dhe feja jane dy?po pse o nejrez hidheni deg me deg vetem e vetem per tju shmangur te vertetes po pse o njerez nxirni ne pah injorancen tuaj si more flisni ju per fene pa ditur asgje po asgje se po te dinit dicka do te ndryshonit,po keni lexuar dy rreshta nga shkenca dhe i pranoni mendimet vetem sipas saj pom lexojini dy rreshta edhe ne kuran edhe pastaj flisni,keshtu pra jo ne tym kuturru..............
     
  17. babi

    babi Primus registratum

    Re: Ekzistenca e njerezimit.

    E veshtire eshte te dali kjo teme ne drite - sepse sigurisht do dali kur njerezimi te zhduket dhe ta studioje ndonje grup alienesh ket pune,

    megjithate

    Life is far too important a thing ever to talk seriously about.

    :book:
     
  18. Florus

    Florus Forumium maestatis

    Re: Ekzistenca e njerezimit.

    jim nga e di ti qe une nuk kam lexuar gje nga librat fetare te cfaredo feje qofshin :confused: une flas keshtu pikerisht sepse kam lexuar dhe kam dale ne konkluzione te cilat kur vjen rasti i shpreh :shrug: e leme me kaq me mire se po i hyme kesaj bisede nuk mbarojme me...

    p.s. besoj se edhe moderatoret jane dakort
     
  19. jim_albanian_morrison

    jim_albanian_morrison Primus registratum

    Re: Ekzistenca e njerezimit.

    po ta kishe lexuar kuranin patjeter nuk do te flisje keshtu dhe do te ishe i sigurte se kurani dhe shkenca nuk jane dy,e prandaj une dola ne konkluzionin qe si ke lexuar,ti ne duar mund ti kesh mbajtur por per ti lexuar nuk me besohet qe i ke lexuar.
     
  20. Moulin Rouge

    Moulin Rouge Primus registratum

    Re: Ekzistenca e njerezimit.

    Jim-i, me fal pak, po ku je kaq i sigurte ti qe E VERTETA eshte ajo qe shkruan kurani?!?
     

Shpërndajeni këtë faqe