Emrat e dygjinishëm (ambigjenë)

Diskutime tek 'Gjuhësia' filluar nga Andrida, 10 Jul 2007.

  1. Andrida

    Andrida Fillestar

    Emrat e dygjinishëm (ambigjenë)

    Le të flasim në këtë temë për problemin e përshtatjes së fjalëve përcaktuese (kryesisht mbiemrat dhe llojet e ndryshme të përemrave) me emrat jofrymorë që në numrin njëjës paraqiten si mashkullorë, por që në shumës kalojnë në gjininë femërore.
    Vihet re se për disa prej këtyre emrave mashkullorë përshtatja e fjalëve përcaktuese bëhet natyrshëm edhe nga përdorues të zakonshëm të shqipes: ky veprim i arsyeshëm / këto veprime të arsyeshme; ai mendim i ri / ato mendime të reja.
    Por për disa emra të tjerë kjo përshtatje është më e vështirë jo vetëm për përdoruesin e zakonshëm, por dhe për ata që kanë një formim gjuhësor të niveleve të ndryshme.
    A hasni juve vështirësi dhe ne cilat raste me konkretisht?
  2. cufi_bardhit

    cufi_bardhit Fillestar

    Re: Emrat e dygjinishëm (ambigjenë)

    un vet nuk has shume veshtiresi pasi kam qen nxenes i mire ne gjuhen shqipe ( varet kur flas shpejt flas ndryshe). por tek pak njerez te aferm te mite te cilet jan edukuar jashte shtetit vihet re shume veshtiresi te llojit qe ti permend. Dhe shpesh here me kap e qeshura kur flasin. PSh ne shumes nuk thone kuajt per kalat, fiks si gabimet qe bejne femijet 3 vjecar.
  3. eniad

    eniad Anëtar aktiv

    Re: Emrat e dygjinishëm (ambigjenë)

    E para, nese ke qene nxenes i mire ne gjuhen shqipe, mesuesja/i ka lene per te deshiruar, duke qene se as ke filluar me shkronje te madhe pas pikes, lere pastaj te tjerat.

    Se dyti, nuk eshte ceshtja e shumesit te emrave qe ndryshojne nga njejesi; kam pershtypjen se eshte ceshtja e emrave qe ne njejes jane ne gjinine mashkullore dhe ne shumes marrin gjini femerore.

    P.sh. mal i larte

    male te larta
  4. cufi_bardhit

    cufi_bardhit Fillestar

    Re: Emrat e dygjinishëm (ambigjenë)

    ...
  5. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali Anëtar i Shtabit

    Re: Emrat e dygjinishëm (ambigjenë)

    ...
  6. Andrida

    Andrida Fillestar

    Re: Emrat e dygjinishëm (ambigjenë)

    Përshëndetje,

    Më duket se keni dalë pak nga tema. Bëhet fjalë për rastet:
    Gabim - Saktë
    1. këta afishime / këto afishime
    2. biznese te rendesishem / biznese të rëndësishme
    3. Biznese ambulantë / biznese ambulante
    4. këta afishime / këto afishime
    5. ekrane të vegjël / ekrane të vogla
    6. këta personazhe publike / këto personazhe publike
    7. burimeve të rinovueshëm / burimeve të rinovueshme
    8. distribucionet më të hershëm / distribucionet më të hershme
    9. Dëfrimet e zakonshëm / dëfrimet e zakonshme

    Jepni sa më shumë raste të tilla edhe ne fjali.
    Si mendoni a është e nevojshme kjo përshtatje dhe pse?
  7. Rrapatushja

    Rrapatushja Fillestar

    Re: Emrat e dygjinishëm (ambigjenë)

    Ekrane te vogla nuk me tingellon sakte dhe se kam degjuar asnjehere te perdoret ne kete menyre. Sipas formules tende i bie te themi drunje te vogla ne vend te drunje te vegjel dhe yje te vogla ne vend te yje te vegjel, zogj te vogla ne vend te zogj te vegjel /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
  8. Qerratai

    Qerratai Fillestar

    Re: Emrat e dygjinishëm (ambigjenë)

    Seç kam nje parandjenje qe kjo teme ka te beje me ndonje detyre ose tezë universitare /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

    poç i vogel - poçe te vogla
  9. eniad

    eniad Anëtar aktiv

    Re: Emrat e dygjinishëm (ambigjenë)

    Po te lexosh pak me siper shkrimin tim, do e kuptosh qe eshte pikerisht brenda kesaj teme. Ekziston nje rregull ne gjuhen shqipe qe, nese emrat e gjinise mashkullore e marrin shumesit me mbaresen e gjinise femerore, atehere te gjitha percaktoret, cilesoret (edhe pjese te tjera shoqeruese) do te marrin gjinine femerore.

    Si rregull, eshte e drejte te thuash "ekrane te vogla" dhe jo "te vegjel". Krahasimi me fjalen "zog-zogj" nuk mund te behet, pasi fjala nuk ka mbarese te gjinise femerore ne shumes dhe nuk eshte pjese e rregullit te siperpermendur.
  10. Rrapatushja

    Rrapatushja Fillestar

    Re: Emrat e dygjinishëm (ambigjenë)

    Edhe per yll i njeti rregull vlen? Yje te vogla? Une paskerkam per te ngel ne provim! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
  11. eniad

    eniad Anëtar aktiv

    Re: Emrat e dygjinishëm (ambigjenë)

    /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif Varet mi, po mesove mire, nuk ngel /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif . Si rregull, vlen edhe per fjalen "yll", duke qene se i nenshtrohet ndryshimit te gjinise ne shume; eshte tjeter gje perdorimi i perditshem (jo i sakte gramatikisht).
  12. regele

    regele Anëtar aktiv

    Re: Emrat e dygjinishëm (ambigjenë)

    Dhe dru, shumesin e ben drure, jo drunje /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
  13. eniad

    eniad Anëtar aktiv

    Re: Emrat e dygjinishëm (ambigjenë)

    Jo Regele, te dy, ti edhe Nelka, keni te drejte per shumesin e perdorur.

    Kur shumesi eshte "drure" i referohet, pervec te tjerave, pemes. (p.sh. druret e pyllit; Fjalori i Gjuhes Shqipe, fq. 268). Ne njejes, fjala eshte: dru - dru(ri)

    Ne formen tjeter, perdorur nga Nelka, eshte dru-dru(ja)-drunjte (shumes) dhe i referohet trungut, deges se drurit, nje pjese te prere nga druri (drunjte per t'u ngrohur, etj.; Fjalori i Gjuhes Shqipe, fq. 269)

    PS. Numrat e faqeve perkatese ne fjalor i kam vendosur qe gjithkush te kete nje referim konkret.
  14. regele

    regele Anëtar aktiv

    Re: Emrat e dygjinishëm (ambigjenë)

    Edhe shqipen po harrojme me duket... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

    Falemnderit dhe per referencat /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
  15. arjeta musa

    arjeta musa Guest

  16. gangsterja

    gangsterja Fillestar

    Ok!
  17. mirdita

    mirdita Anëtar i zjarrtë

    Mendoj se gjdo njeri kur te punon edhe gabon ne drejtshkrim dhe ben drejtshkrim te dygjinishem ama nje thenje popullore thot:Kush punon dhe gabon

Shpërndajeni këtë faqe