energjia elektrike prodhimi i energjise sot eshte nje nga problemet qe i eshte bashkangjitur nevojes per zhvillim bazuar ne kete kerkese une doja te shtroja si teme diskutimi' cilat jane menyrat me te pastra per prodhimin e energjise elektrike dhe qe japin rendimentin me te mire'
Re: energjia elektrike Nga mijera menyra. Menyra me e paster fare eshte hidrocentrali. Rrotullo turbinen me uje nga lumenj. Kaq vetem. As kimikat. As digj ndonje gje. Hidrocentralin e pare ne bote e ka bere serbi Tesla. Ekziston nje liber shume i thjeshte "ELECTRICAL POWER PROJECTS AND FACTS" ISBN: 0-9659446-1-1 ka disa projekte. Mund ta gjesh interesant. Nuk e besoj se 148 faqe liber nuk mbulon as 1% me fjale me cfare merret power-engineering. Per ty do jete i mire te e lexosh per njohuri edukative. Autori ka vene nje website te shikosh cfare ka ky liber http://members.aol.com/ELECTRPOW/POWER.HTM
Re: energjia elektrike hidrocentralet me te vertete qe jane menyra me e paster e prodhimit te energjise, por kjo menyre prodhimi ka kufizime. Menyra me e dobishme gjitsesi eshte ajo e prodhimit te energjise elektrike ne centrale nukleare. Kjo mbart pergjegjsi te larte sidomos ne kohe si keto te sotmet kur rreziku i terorizmit eshte i ndjeshem. Kjo menjane, me nje menazhim te mire, ofrohet energji me kapacitet te larte dhe e pavarur nga faktoret natyrale.
Re: energjia elektrike Eshte e vertet se hidrocentralet jane nga me te pastrat ne prodhimin e energjise elektrike por e keqja e tyre eshte se shpesh (ne raste te thatsirave te medha) mbeten pa pune duke shkaktuar probleme te medha ne furnizimin me energji te ekonomise e tje. Ndertimi i centraleve berthamor ne menyre te vecant per vendin tone i cili eshte i vogel besoj qe nuk eshte e domosdoshme , kjo jo vetem per faktin se keto lloj centralesh jane teper te kushtushme, por ajo qe eshte me e keqja jane teper te rrezikshem megjithe sigurin pothuaj 100% qe kane ne ndertimin e tyre. Pervec termo centraleve , te cilet dhe ata kane probleme qofte me lenden e pare apo dhe me ndotjen, sot po flitet shume per prodhimin e energjise elktrike me ane te eres e cila jo vetem qe eshte shume e paster por edhe e thjeshte dhe pa shume shpenzime. Por megjithate per vendin tone eshte akoma shpejte (une do te thosha qe eshte shume vone) te flitet per kete lloj energjie.
Re: energjia elektrike Ishim me mire me kandil. Radio me vajguri ka pare njeri? Ah si degjohesh sonatat e Nikolla Rimski-Korsakov orkestruar nga orkestra e Shen Pertersburgut.
Re: energjia elektrike Një mënyrë tjetër për prodhimin e energjise elektrike është dhe përdorimi i panelave djellore (fotovoltaik).Unë me nje panel diellore fotovoltaik me një fuqi 120 mA/ore,bateri makine 110A dhe një invertitorë nga 12-220v 1200W plotësoj nevojat familiare për ndriçim dhe për 1 TV. Për llampa ndriçimi duhet te perdorni ato elektronike(LLampa kursimi te energjisë,ideale jane 11W).Dhash këtë shembull personal sepse është e realizueshme për secilin nga familjaret duke menduar se një impiant i tillë ka një jete gjatesi për 25 vjetësh (garancia e panelit) pastaj diell ne Shqipëri ka pothuajse gjate gjithë vitit.Harrova ,costoja e këtij impianti shkon rreth 700-800 €