Era e Post-Moralshme!

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga TDSH, 8 Sep 2003.

  1. TDSH

    TDSH Primus registratum

    Era e Post-Moralshme!

    Mos ndoshta koha qe jetojme i perket nje ere ku moralet dhe etika kane shndrruar definicionin e tyre bazuar ne idete e kapitalizmit?

    Moralet jane dicka individuale, megjithse shoqerija ku jetojme duhet te kete nje fare koncepti te moralit te perbashket. Konceptet e moralit jane nje aspekt i karakterit te njeriut qe ne nje fare menyre eshte i trasheguar, ose i transmetuar qe ne vegjeli nga familja. Verej nje lloj paqendrueshmerije ne moralet personale qe karakterizohen tek njerezit. Ndodh kjo si rezultat i paqendrueshmerise se botes qe jetojme, apo mos valle kjo lloj paqendrueshmerije e botes eshte e shkaktuar nga paqendrueshmerija e moraleve dhe karakterit te njeriut?

    Kur flas per gjera morale flas per gjera te pergjithsme qe duhet te jene ne konsensus me te gjithe shoqerine. Jane vlera thelbesore si: nuk duhet te vjedhesh, te vrasesh, te mos i besh dem tjetrit etj te tj. Gjerat elementare ne cdo lloj sistemi vlerash e moralesh. Ne shoqerine shqiptare, aq me teper asaj brenda kufinjve te shqiperise me te cilen jam ne kontakt te vazhdueshem shikoj nje lloj de-evaluimi ne keto vlera.

    Me duket sikur jetojme ne nje bote ku njerzit presin nje moment tendin te dobet qe te te shtypin koken me lehtesine me te madhe. Jeta, streset dhe situatat ne te cilat ndodhemi krijohen te tilla sa qe e bejne me te lehte qe njerzit te perfitojne me shume akti i pa moralshem sesa dicka brenda etikave normale. Une besoj se ajo cfare influencon motivet e njerezve (either consciously or unconsciously) eshte deshira per fuqi, rritje ne statusin e tyre ne shoqeri, dhe influencat qe duan te kene mbi te tjeret. Per shembull kur flasim per para cdo kush kerkon gjithmone e me shume. Me ka rastisur disa here te takohem me njerez te pasur, por nuk me ka rastitur asnjehere te takohem me dike te pasur qe mendon se ka shume para. Te gjithe kishin nje lloj deshire per me shume. Ashtu sikurse fuqija dhe statusi qe i duhet nje individi qe hedh kandidaturen per public office. Dhe gjeja e pare qe ju shkon ne mendje pasi zgjidhen ne postin e caktuar eshte se si do te mund te rizgjidhen per nje raund te dyte, keshtu qe vendimet qe ata ndermarrin kur jane ne kontroll influencohen nga kjo ide.

    "Always be seen to be moral, yet do good as much as is required and evil only when necessary." Machiavelli. (me falni per citimin ne anglisht) Per mua ky eshte kodi moral ne te cilin permbahet bota e sotme, moral pragmaktik.
     
    joetisti_ likes this.
  2. Le_Routard

    Le_Routard Forumium maestatis

    Re: Era e Post-Moralshme!

    Simbas teoris se Adlerit ajo qe komandon njeriun eshte pozicjoni i tij ne shoqeri, statusi socjal.

    Po ti hysh thelle do gjesh edhe instikte te tjera, libidioja e Freudit, frika nga vdekaj etj etj.

    Si perfundim, kur hap syt rrotull dhe shef qe cdo njeri ka nje moral te tijin, cdo njeri ka karakterin e tij, problemet e tij dhe deshirat e tij, ateher kupton qe njeriu eshte i pakuptushem. Gjykesi dhe i gjykuari jane te dy te gabuar sepse ndjekin rregulla qe nuk jan te rregullta.
     
  3. alinos

    alinos Forumium maestatis

    Re: Era e Post-Moralshme!

    Kur flas per gjera morale flas per gjera te pergjithsme qe duhet te jene ne konsensus me te gjithe shoqerine. Jane vlera thelbesore si: nuk duhet te vjedhesh, te vrasesh, te mos i besh dem tjetrit etj te tj. Gjerat elementare ne cdo lloj sistemi vlerash e moralesh. Ne shoqerine shqiptare, aq me teper asaj brenda kufinjve te shqiperise me te cilen jam ne kontakt te vazhdueshem shikoj nje lloj de-evaluimi ne keto vlera.

    Kjo pjese e shnderrimit te vlerave ne Shqiperi duhej te ishte teme me vete. Dhe jo sepse ne jemi shqiptare, por sepse eksperienca e popullit shqiptar brenda Republikes eshte e tille qe ka influencuar ne ndertimin, apo shkaterrimin e atyre qe t'i quan vlera.
    Ne rradhe te pare, perceptimi i vlerave dhe virtyteve shqiptare eshte nje mit, ndihmuar nga Barleti dhe Bajroni, dhe me pas nga rilindasit tane te dashur. Ne Shqiperi, ose me sakte ne ato troje qe sot quhen me emrin e perbashket administrativ e shteteror Shqiperi, ka pasur gjithnje hajdute, tradhetare, vrases e keqberes.
    Keto nuk ishin vlera po as vese te nje kombi, por thjesht te nje individi.
    Ne fakt eshte kurioze menyra se si pervetesohen vlerat dhe veset. Vlerat mund te jene kolektive, ndersa veset mbetet individuale. Perse valle?
    A ka te beje me kerkimin e identitetit tek cdo njeri?!
    Them se po. Shume njerez kane probleme ne ndertimin e identitetit vetjak, dhe eshte me kollaj per ta te perpiqen te bejne te tyret "vlera" te komunitetit ne te cilin jetojne, sesa te krijojne te reja.
    Nese pranojme kete kendveshtrim, atehere eshte e kuptueshme pse keto vlera humbasin dhe thithen te tjera, kur individi shkon te jetoje ne nje komunitet te ri, ku ne dukje ka "vlera" te ndryshme nga komuniteti i pare.
    Pra, edhe pse "vlerat" e para te cilat i jane skalitur individit qe ne femijerine e hershme, ai/ajo nuk ka arritur t'i shohe ato si te tijat/sajat. E si rrjedhim, nuk ka ndjere asnje detyrim moral t'u qendroje atyre besnik, edhe kur ndodhet larg komunitetit ku keto vlera jane themelore.

    ...

    teme interesante EDI :thumbsup:
     
  4. zog

    zog Primus registratum

    Re: Era e Post-Moralshme!

    se kuptoj ku eshte interesi ketu. apo tek mjegulla.

    as morra vash ku shihet kjo ERE e JOMORALIT, menoj se jemi ne eren morale me mbrenda se kurre ndonjehere. sulmi ndaj afganit dhe irakut nga usa, flet per ket.

    edhe nje superfuqi ka nevoje per mbeshtejtje morale te aksioneve qe ndermerr, "lufta ndaj se aksit te se keqes" ndaj terrorizmit internacional, etj.


    ndersa po te flasim per shqiptaret edhe ata kane nje moral, LEKU quhet ai.
     
  5. alinos

    alinos Forumium maestatis

    Re: Era e Post-Moralshme!

    interesi qendron tek arsye qe te beri te shkruash ne kete teme /pf/images/graemlins/wink.gif

    Sa per kohen me te moralshme ku ne qenkemi brenda, nuk e kuptova!!!
    Pra, sipas shembujve qe prure (lufta e SHBA-s kunder Afganistanit dhe Irakut) per cilat vlera u luftua?!
    Mos valle morali i kohes se sotme eshte PARAJA?!

    Nese po, te pakten nuk qenkemi me brire ne shqipetaret e shkrete...

    ...per vlerat e ndryshuara ne Shqiperi do flas nje here tjeter!
     
  6. zog

    zog Primus registratum

    Re: Era e Post-Moralshme!

    nuk kuptoj çfare kerkon te thuash me ket post. nderhyrja ime i drejtohej interesit te shqaqur nga ty. tek posti i kreut, nuk kuptova gjo te madhe, mos valle per ty INTERES do te thote pikerisht MOSKUPTIMI diçkaje. ketu ta kisha fjalen.

    ndersa me luften ne golf, doja me tregu ate qe edhe superfuqia e vetme ne bote, nuk kryen pushtim per pushtim, si Aleksandri ose Napoleoni ne kohe te vet.

    sot pushtimi perligjet me çlirimin nga "e keqja" (diktatura unilaterale), nga "forcat terroriste nderkombetare" e plot stimuj te tjere morale.
    amerika lufton si tek filmat e saj te hollivudit, ku ajo vihet ne rolin e heroit pozitiv i cili lufton "heroikisht" me forcat e erreta regresive per shpetimin e botes dhe njerezimit.
    e ket çorbe propagandistike (te cilen me sa shihet e beson me te vertet dhe vete) kerkon t'ja shperndaje te tereve.

    as Hitleri nuk pati nevoje per kaq prapagande nderkombetare per sulmet e veta, ai i ra me shkurt.

    nuk kuptoj ku shihet "Post-moralizmi" ketu. ne akoma jetojme ne nje bote MORALE. epopeja Niçeane akoma s'ka nis.
     
  7. alinos

    alinos Forumium maestatis

    Re: Era e Post-Moralshme!

    fjala celes ne postin tend eshte perligjet, mirepo fakti qe Bush i Vjetri dhe i Riu perdorin corben propagandistike per te justifikuar nderhyrjet e veta ushtarake, nuk do te thote se ato jane ende te ngrenshme.
    Jam dakort se turma eshte kandisur, por ka plot njerez qe i shohin ato me emrin e vertete, dmth bullshits!!!

    Era Niçeane nuk do vije nga njera dite ne tjetren, po gradualisht :wink:
     
  8. Rrapatushja

    Rrapatushja Nelk@

    Re: Era e Post-Moralshme!

    E rendesishme eshte te mos ngaterrojme vlerat me moralet, gje qe e shikoj te behet shume ne postimet me lart.

    Pastaj po me aq rendesi eshte te kuptojme ca me thelle natyren e moraleve. Sipas llogarive te mia "it's in their innate nature" te jene te ndryshueshme dhe te adoptueshme jo vetem me kohen, por me shoqerine dhe shpresoj se shpejti te provohet se jane te ndryshueshme edhe ne planete te ndryshme..

    Nje gje nuk kuptova ti Edi ishte duke ngritur problemin social per kultin e parase, apo diskutim per natyren e moraleve.
     
  9. jula

    jula Primus registratum

    Re: Era e Post-Moralshme!

    Sado te rremoj, nuk arrij te gjej dot nje "ere te moralshme" historikisht dhe kjo eshte veshtirsia me e madhe qe kam per te arritur tek koncepti "era e post-moralshme".....
    Supost-moralitet?
     
  10. TDSH

    TDSH Primus registratum

    Re: Era e Post-Moralshme!

    nelk: nuk eshte e thene qe vlerat dhe moralet te jene te ndara kategorikisht nga njera tjetera, here here qellojne te jene te sinkronizuara bashke, ashtu sikurse edhe vec, te pakten keshtu i shoh une.

    Ne qofte se aludova dicka me para ishte thjeshte per te dhene nje shembull, tema me duket fare e qarte qe nuk flet per "problemin social per kultin e parase".

    It seems to me that morality has been used (in a wrong manner) to keep people in their places, tie them in moral chains. While the rich and influential ignore morality as much as needed, never going to far over the line. In a more modern world, like the one in which we live today, people found a way how to untie themselves from these moral chains. While in a way it might be progress,...it may even prevent the formation of personal morals.
     
  11. renea

    renea Primus registratum

    Re: Era e Post-Moralshme!

    Meqenese "shoqeria" si nocion ende nuk ka rene, as moralet nuk kane rene. Per kete shkak nuk te kemi harritur ndonje "ere" apo "epoke" te pas moralit. Qe nje periudhe te quhet "ere" duhet te kalojne qindra vjet ne ritualin sistematik te nocionit qe do te paraqesesh. Psh: qe te quash kete ere te pas moralit duhet qe shoqeria njerzore te kete jetur ne anarki dhe nihilizem qe nga vitet 1900.
    Kjo nuk ka ndodhur sepse morali ne shoqerite e larmishme te botes nuk eshte zhdukur, sepse nuk kam ndeshur asnje popull qe nuk ofendohet nese i shan kulturen, qe nuk denon hajdutin, kurvarin, vrasesin, etj.
    C'ka po nodh dhe c'ka ka ndohur per shume kohe eshte elastiticiteti i moraleve, cdo individ shtyn moralet ne ekstreme per te justifikuar papergjegjshemire e vet individit, si kjo teme per te justifikuar veten citon se kemi harritur nje kohe te pas moralit.
    psh; nje prosititute e di te c'ka ajo ben eshte e pamoralshme, dicka qe nuk mund te mburresh te ndiesh krenar, por per shkak te nje nevoje personale (para) ben elastik moralin personal duke e pranuar diku veprimin e pamoraleshm qe ben.
    Apo jo?
     
  12. zog

    zog Primus registratum

    Re: Era e Post-Moralshme!

    llaf me ven, shtoj dhe se kurre nuk ka per te rene. MORALI eshte njerezor, ne natyren tone, bile (per rrjedhoje) dhe ne natyren e vete gjithesise. E MIRA dhe E KEQJA jane permbi çdo gje. bile dhe Zotit vete.
    kafshet po te veshtrojme dhe kuptojme se dhe ato udhehiqen nga i njejti moral. nga e mira (ushqimi) nuk largohen, ndersa nga e keqja (agresoret e ndryshem) ja mbathin vrapit. pra ato porsi ne kane te njejten FRIKE.
    bota bimore po ashtu. bile dhe yjet kane moralin e tyre.

    ps; me siguri qe Edi ose se kupton fjalen post-moral, ose e ka kopju diku dhe i esht duk koncept interesant, si puna soniles, ngaqe pikerisht s'ka kuptu gjo. ose s'do me na tregu /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  13. TDSH

    TDSH Primus registratum

    Re: Era e Post-Moralshme!

    Me vjen shume keq te te zhgenjej zoti zog, po nuk eshte asnjera nga dy mundesite qe paraqet ti mesiper. Ketu gjerat jane te thjeshta njeriu paraqet nje mendimim, me te cilin ti ose mund te jesh dakort ose mund te postosh dicka ku paraqet nje mendim te ndryshem. Besoj se komente si ato te mesipermet e tua nuk jane te nevojshme. Kur hap nje teme te re e bej sepse dua te diskutoj per nje ceshtje me persona te ndryshem, ku marr parasysh -biles me pelqen te degjoj dhe te reflektoj mbi mendime dhe opinione ndryshe nga ato te mijat. Megjithate kjo me duket e parealizueshme kur flitet me persona si ti...

    Eshte veshtire te vesh nje kufi midis te moralshmes dhe te pa moralshmes...ashtu sikurse dhe titulli i temes cannot be taken into context literally...Maybe it would be a better idea for me to go on and continue watching the game, rather then contemplate the impossible with you.
     
  14. Ela_001

    Ela_001 Primus registratum

    Re: Era e Post-Moralshme!

    Personalisht nje zgjedhje ma percakton etika, pasi kjo eshte reflektim i asaj qe mendoj dhe ndiej une, moralen per mua e percakton shoqeria, therefore this is not individual to me. Dhe per mua ka rendesi ajo qe mendoj dhe ndiej Une si individ.
     
  15. alinos

    alinos Forumium maestatis

    Re: Era e Post-Moralshme!

    Shof me kenaqesi se ke filluar te me perdoresh si etalon te mendimit dhe te shprehurit tend ne forum. Nuk eshte hera e pare dhe nuk do jesh personi i fundit!
    Sidoqofte, le te diskutojme per te miren dhe te keqen dhe nese perceptimi njerezor ka ndryshuar apo jo, thjesht duke marre nje shembull (me fal Edi e di qe do te diskutojme per parane):
    Gjyshja ime dhe e jotja dhe e plot te tjereve neper bote jane martuar nga 14-16 vjec me burra 20 e ca kusur vjec.
    Sot kjo quhet pedofili dhe denohet nga morali i kohes.
    Cfare tregon? Sipas kaplloqes time budallaqe, qe vlerat dhe morali ndryshon...

    -------------------------------

    Diskutimi vdes nga deshira e mire e disave per te poshteruar te tjeret!
     
  16. zog

    zog Primus registratum

    Re: Era e Post-Moralshme!

    sonila ti ke shume te drejte dhe jo vetem ketu.
     
  17. Olta

    Olta Forumium praecox

    Re: Era e Post-Moralshme!

    kjo ideja e mesiperme mu duk shume interesante, dhe me kojtoi se dikur ne oren e filozofise nxorrem konkluzionin qe filozofia eshte lluks dhe privilegji i te pasurve, dhe rrjedhimisht keta shpesh here kane propaganduar teza te cilat kane legjitimuar interesat e tyre, (p.sh. liberalizmi bazohet ne idene qe njeriut i jepet gjithmone mundesia per te harritur ate qe do , si rrjedhoje e kesaj ai qe eshte i varfer e meriton si dhe ai qe eshte i pasur e meriton pasurine gjithashtu)

    p.s.:do germoj pak ne fletoret e vjetra per tju permendur ndonje filozof konkretisht, si dhe do ti lutesha edit te lere lojen menjane dhe ta shtjelloi pak me tej idene e cituar mesiper.
     
  18. Rambla

    Rambla Primus registratum

    Re: Era e Post-Moralshme!

    Ju pershendes te gjitheve si fillim, sepse kam nja 2 muaj qe nuk shkruaj tek af. shpresoj pushimet e veres t'ja keni kaluar mire.

    tani po hy direkt ne teme. mu duk interesante si teme, prandaj vendosa te postoj ketu si here e pare mbas kaq kohe, vetem se nuk e di se sa ekzakte eshte fraza "post-moral" qe ka perdorur Edi. e kuptoj se ku e ka fjalen ai, vetem se s'me duket shume e sakte, kjo ngaqe mendoj se çdo gjenereacion ka moralin e vet, (e kishin thene dhe anetar te tjere, mesa lexova) dmth vlerat, virtytet, "veset", mendimet, opinionet, pra gjithçka qe mund te perfshihet ne konceptin e "moralit". keshtu qe si e shoh une te pakten, nuk me duket se jetojme ne eren e post-moralshme, thjesht ne eren e nje "morali" tjeter.Ndoshta e nje morali me te "rafinuar", me te "fshehte" dhe do thoja, nje morali "paradoksal", por kurre ne eren e post-moralshme. Do thoni pse "paradoksal"? Nga ato qe lexova me siper shume mendonin se jemi ne eren ku morali eshte "paraja", por besoj se nuk eshte komplet e sakte, dmth qe ambicia per te pasur sa me shume ka shume kohe qe ben pjese , nese mund te themi keshtu, tek "morali" njerzve, nuk eshte karakteristik e ketij gjeneracioni, ose i ketij shekulli. vazhdoj me vone....me falni
     
  19. Rambla

    Rambla Primus registratum

    Re: Era e Post-Moralshme!

    pra po thoja qe jemi ne epoken e nje morali paradoksal, qe personalisht me duket me keq se vet "morali":
    ne fakt gjeneracioni im me duket shume i varfer shpirterisht ( ME KETE NUK DUA TE OFENDOJ NJERI, te me falni nese e merrni keshtu, eshte thjesht ajo qe mendoj une), pak superficial dhe hipokrit, por ama eshte dhe gjeneracioni qe ka bere manifestacionet me te fuqishme per paqen, kunder luftes. (flas ketu per shumicen e njerzve, per "shoqerine ne pergjithsi", nuk perjashtoj mundesine qe nje pjese e njerzve e ndejne me te vertete ate qe bejne, ate per te cilen protestojne, luftojne.)
    Idealet ne pergjithsi nuk me pelqejne, por te pakten me perpara njerezit sikur i ndjenin me thelle. kurse tani njerzit jane me bosh brenda, por ne te njejten kohe plot me ideale. dmth shoh kete tendence te kesh nje ideal tendin, por jo sepse te lind natyrshem, por si diçka e imponuar nga vetja apo nga shoqeria. Kete nuk e kuptoj, dhe kjo me duket "paradoksale".
     
  20. jula

    jula Primus registratum

    Re: Era e Post-Moralshme!

    Nderkohe qe me duket normal ndertimi (shpikja) e nje morali si emerues i perbashket per qetesine publike te nje shoqerie, me duket paradoksal vleresimi i ketij morali ne krahasim me "epoka" te tjera.
    Nga ideja "morale" e zbutjes kolonialiste te "njeriut te eger" tek ideja "morale" e eksportimit te demokracise(vlere jo universale) me arme, une nuk shoh as progres, as regres.

    I vetmi ndryshim ndoshta, eshte ai kulturor...ndoshta ama. Ne pergjithesi niveli mesatar i alfabetizimit dhe informacionit eshte ne rritje, kjo sjell nje rritje te frymes kritike ne shoqerite civile.
    Per mua i vetmi moral eshte ai i venies ne diskutim (pro ose kunder) te moralit konvencional, mbizoterues.
     

Shpërndajeni këtë faqe