Era e Post-Moralshme!

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga TDSH, 8 Sep 2003.

  1. Presidenti

    Presidenti Forumium maestatis

    Re: Era e Post-Moralshme!

    e kisha pa shpesh si titull po sot te shkrumit (te shkruarit) e parafoleses J. aty me terhoqi vemendjen.
    Teme interesante (megjithse me shume se teme mu duk shprehje e konfuze e nje shqetesimi kolektiv)

    nje kritike do te kisha per aq pak sa lexova.nese tema vazhdon te trajtohet si po e trajtoni atehere kalojeni tek diskutimet shoqerore.

    Per filozofine do te ishte me vend trajtimi i konceptit te moralit....dhe per me shume PSE-se se tij.


    jula tentoi ta quante emerues te perbashket...nevoje publike...konvencion.
    mbetem dakort po s'kuptoj mire origjinalisht vullnetin e te parit ideator te te stabilizuarit te diçkaje jasht natyres njerezore. Se limitizmi, parimi, etika...rregullat morale duhet te ken pasur nje baze te forte ne koshiencen nejrezore, ne perberjen e njeriut qe tejkalon frojdizmat niçizmat tendencat per tu shfryre, seleksionet e forces, konceptet e ekzistencializmit....e per mendimin tim (shpresojte mos ket qene shume hermetik) ky ehste sekreti i madh i moralit.
     
  2. jula

    jula Primus registratum

    Re: Era e Post-Moralshme!

    Ju lutem mos e lexoni frymen antagoniste te asaj c'mund te shkruaj si mohim te nje morali natyror/themeltar, pra te pandashem nga natyra njerezore. Ky i fundit me duket te rroket fare mire nga "besimi i brendshem", fetar apo jo.

    Une doja te thoja se nje moral, per te qene i tille, duhet te parashikoje venien ne diskutim te tij (per tu hedhur poshte apo per tu forcuar, s'ka rendesi). Kushti i vetem. /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  3. Rambla

    Rambla Primus registratum

    Re: Era e Post-Moralshme!

    Te "krahasosh" moralin e nje epoke (ere, mund ta quani si te doni) me moralin e nje tjetre mund te duket "paradoksale".mund ta marre si diçka te drejte. ne fakt tek postimi pare kisha shkruajtur qe çdo kohe ka moralin e vet (dhe gjithashtu kam shkruajtur konceptin tim per moralin),karakteristikat e veta. kurse tek postimi dyte kisha shpjeguar si me duket "morali" tanishem, dhe per ta shpjeguar me mire tezen time , bera nje riferimento per "morale" (po e permend shume kete fjale e cila s'me pelqen aspak, dhe mbi te gjitha s'me duket as fjala me e pershtashme, por ne mungese te nje termine tjeter...) te epokave te tjera. Dua te nenvizoj ama, qe nuk i "krahasova", nuk dhashe ndonje "gjykim" se kush eshte me i mire midis te dyve, bera thjesht "nje riferimento" (me falni per fjalen ne italisht, duhet te jete 'referim' ne shqip) me teper per te treguar evolucionin/ndryshimin e moralit.
     
  4. renea

    renea Primus registratum

    Re: Era e Post-Moralshme!

    E keqja eshte sepse kemi qenduruar shume ne Af sa njihemi mire, dhe c'faredo te them une apo Nahara merret si mbrotje e moraleve qe vendos feja.
    Mesa kutpoj une moralet jane universale, me ndryshime te vogla kulturore. Nese do te kishim morale te ndryshme nga e kaluara e larget at'her shoqerite tona do te ishin ndryshe, dheproblemet tona do te ishin ndryshe. Megjithese jetojme disa dekada me vone revoluconit industrial, problemet e races njerzore nuk kane ndryshuar vetem kane marre nje fasade moderne.
    Problemi kryesor eshte abuzimi i vetvetes, dhe abuzimi i flores dhe faunes.
    Tema kerkon nje shikim te ceshtjes ne kendveshtrimin global. Si kane ndryshuar moralet ne 1000 vjet?
    I mbetem idese se moralet jane bere me elsatike, per te justifikuar veprimet e pamoralshme qe shoqeria ben.
     
  5. Presidenti

    Presidenti Forumium maestatis

    Re: Era e Post-Moralshme!

    nuk shoh domosdoshmerine e e nje parashikimi te till tek morali. dhe per me shume kushtezmin e tij.

    te pakten teorikisht moralet jan frut konvencionesh perte evituar pikerisht debatin, te pakten masivisht.Ndryshe s'do kish nje moral po mijra morale...qe njerezit s'do te ndjenin as nevojen ta permblidhnin ne nje nocion te vetem.


    un ne paaftesi per te kapur thelbin e diskutimit te jules i kthehem idese time qe per te diskutuar mbi nje vlere te njeriut, individuale apo kolektive qofte moral a tradite duhet pare baza e origjina dhe jo çja duket ajo ne syte tone po ç'ka perfaqesuar per themeluesit, ato para nesh, per ne e per ke vjen me pas.

    ne baz te peshes qe ka nje vlere per ke e aplikon mund te diskutosh per vleftesine apo jo te saj...ose te evitosh cenimin e saj!


    jula, e nderuar, nese gjen dhe nje her kohen e mundesine a mund te me perseritesh me kalime me te thjeshta si doli fjala jote tek besimet...fetare apo jo?
     
  6. jula

    jula Primus registratum

    Re: Era e Post-Moralshme!

    Mea culpa! Fjala tek besimet fetare ndoshta doli si simptome e asaj qe thote Renea: paragjykimi. :confused:
    Atehere, per mua morali eshte i brendshem, personal (nuk thashe se mund te jete vetem i tille!). Te gjithe njerezit me duken te afte per te perceptuar ndjesi etike dhe Morali (me te madhe, ai konvencional) nuk eshte gje tjeter vecse nje veprim koordinues, legjislativ, operacion rendi per te evituar kontradikta midis ndjesive etike te ndryshme.
    Deri ketu ne rregull, administrate e zakonshme.
    Nqs Morali e ka kete "mekat origjinal" ne lidhje me moralet, atehere ai duhet te parashikoje relativizimin e vet. Nuk mund te denoje si aMorale moralet apokrife( /pf/images/graemlins/laugh.gif ), mund ti denoje thjesht si joligjore, jokonvencionale, etj. Ky eshte nje ndryshim i thelle meqe jemi tek filozofia, te kuptohemi, ne praktike s'ndryshon edhe aq. Pak a shume si demokracia: shumica ka te drejten e vendimit, perjashto kategorikisht vendimin e eleminimit te pakices.

    *laicizmi eshte e meta kryesore e budalleqeve me siper...kurse ridondances s'kam c'ti bej /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  7. Presidenti

    Presidenti Forumium maestatis

    Re: Era e Post-Moralshme!

    morali i brendshem e personal jam dakort.Me duhet te sqaroj qe morali eshte ndjenje personale e individit qe merr sens e kuptim ne raport me te me shoqerine ndaj shum shpesh ne "MORAL" ka shume peshe ndjena e pergjegjesise se individit perball ....ne rastin ton shoqerise :rolleyes:


    thua per te evituar kontradikta mes morise se moraleve individuale...
    hmmm me duket se do kish qene praktikisht e pamundur.Ndoshta eshte frut i nje ecence ...ndjenje...brumi njerezor te ngjashem tek njerezit aq shume sa te mos shkaktonte mosmarrveshje....gjakderdhje...a luftra masive si çdo pikshikim relativ tjeter politik a fetar a ku di une.


    dmth un nuk justifikoj dot tendencen e te pranuarit pa problem te çdo mutacioni karakterial si moral individual te pacenueshem ne "lirine e individit". Sepse nuk mendoj se morali mbart nje mekat origjinal...shumllojshmerine ne origjine.Besoj se te kam kuptuar /pf/images/graemlins/smile.gif


    per te shuar paragjykimet e tua e per te te sqaruar me sakte pikshikimet e mia Alia Izetbegoviç trajton temen e moralit ne nje liber qe do te ta koshilloja. /pf/images/graemlins/smile.gif


    flm per sqarimin...
     
  8. jula

    jula Primus registratum

    Re: Era e Post-Moralshme!

    Nahara, kam per ta lexuar sapo te njoh titullin. :book:

    Po relativizmi kulturor? A nuk deshmon per nje johomogjenitet te vlerave globale? E di, kane nisur te publikohen tmerre qe e konsiderojne si nje etape ne zhdukje, me nje fjale ka dicka darwiniste ne "perendimin" e civiliteteve...Shpresoj te mos perdoret shembulli i konsiderates se indianeve te Amerikes per homoseksualet si tendence veteshkaterruese e tyre, per te mos sjelle shembuj me aktuale popujsh... :rolleyes:
    Po te kemi nje Moral te perbashket konfliktualiteti duhet te shkoje drejt zeros, por qe te kemi nje Moral te perbashket, ai duhet te bazohet ne nje genocid real apo ideal.
    Kam shume pikepyetje, i bisedojme ndonje here tjeter. :wave:
     
  9. Presidenti

    Presidenti Forumium maestatis

    Re: Era e Post-Moralshme!

    J. kam dhe un shume gjera per te folur.
    Biseden e shtyjme ne ndonje kohe a ambient me te pershtatshem.

    pak a shume une them se diversiteti kulturor ka nje esence te perbashket. Kete dyshim timin mbi faren e njejte te formave te mendimit njerezor, moraleve te ndryshme dhe pistave ku ngrihen kulturat e ndryshme e kam rremuar ... e do e ndaja ne nje bisede me pikshikimin tend interesant /pf/images/graemlins/smile.gif

    s'ka shembuj pederastesh apo popujsh ne zhdukje ...e lam pa paragjykime /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  10. Guest

    Re: Era e Post-Moralshme!

    Cfare do ishte nje njeri pa moral?
    sdo kishte personalitet ja se cfare do ishte :sleep:
     
  11. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Era e Post-Moralshme!

    PROLOGU DHE EPILOGU I MORALIT DHE SERISH...PROLOG...

    ...Pas vdekjes sime do t'jini deshmonjes,
    se per mua grua, do vdes tjeter grua,
    do bie tjeter burre, per te mjerin burre!...
    Fjale proverbiale qe shenuan hapjen e siparit te njeres prej ngjarjeve me dramatike qe ka njohur historia e njerezimit, te njerit prej gjyqeve me te medha, ne mos me i madhi ne historine e tij per nga tema, dhe pjesmarrja. Rralle ndodh qe ne nje gjyq njerezor te marrin pjese edhe perendite dhe kjo ndodh vetem atehere kur vendoset fati i nje epoke dhe i moralit
     
  12. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Era e Post-Moralshme!

    Per shkak te nje mase ne rrjet ndodhi qe gjithe materiali u fshi dhe mbeti vetem kaq sa eshte ketu. Do ta vazhdoj neser sepse tani jam vone edhe pse nuk kuptoj se si mbeti vetem kaq kur isha thuajse nga fundi i materialit.
     
  13. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Era e Post-Moralshme!

    PROLOGU DHE EPILOGU I MORALIT DHE SERISH...PROLOG...


    -...Pas vdekjes sime do t'jini deshmonjes,
    se per mua grua, do vdes tjeter grua,
    do bie tjeter burre, per te mjerin burre!...
    -Fjale proverbiale qe shenuan hapjen e siparit te njeres prej ngjarjeve me dramatike qe ka njohur historia e njerezimit, te njerit prej gjyqeve me te medha, ne mos me i madhi ne historine e tij per nga tema dhe pjesmarrja. - Rralle ndodh qe ne nje gjyq te marrin pjese edhe perendite dhe kjo behet e mundur vetem atehere kur gjykohet fati i nje epoke dhe i moralit te saj dhe vendosja e nje epoke tjeter qe vazhdon ende sot e kesaj dite me vlerat dhe antivlerat e veta.
    -Me pas Kasandra do te shqiptonte:
    Ja kete dhurate po kerkoj nga ju,
    tashi qe do vdes...
    (Kasandra, bije e Priamit, mbret i Trojes. E paisur me dhunti paranormale diçka qe e deshmon edhe etimologjia e emrit te saj)
    -Cili eshte teatri i ngjarjeve qe çuan tek ai gjyq i paperseritshem ne historine e mbare njerezimit?
    -Ne kuptimin e ngushte mbeten fjalet e Ksandres, ne nje kuptim me te gjere e kompleks, jane dhjetera mijera vite te periudhes se matriarkatit qe nga lulezimi i moralit te saj deri ne momentet e krizes e te shperberjes se ketij morali.
    -Matriarkati ne nje periudhe te larget ishte nje sistem mjaft i konsoliduar dhe kjo shpiegon ndoshta edhe zgjatjen e tij ne kohe, zgjatje dhjetera mijera vjeçare. Kuptohet qe ishte nje kohe kur morali dominues perpunohej e diktohej nga femra. Autoritet i pakundershtueshem dhe absolut i jetes shpirterore, ekonomike dhe fetare. Perendite e asaj kohe nuk mund dhe nuk duhej te ishin perveçse femra. Mbreteronte paqja (ose dukej) liria dhe dashuria, universale, (atribute te femres si misherim i dashurise, individuale dhe universale) dhe ishte keshtu sa kohe qe askush nuk guxonte te ngrihej apo cenonte rendin e moralin qe kishin diktuar. Kush bente te kunderten denohej siç eshte normale edhe per organizimet e shoqerive te tjera deri ne ditet e sotme.
    - Per te patur nje ide me te qarte duhet qe te kalojme neper te tre fazat e ketij morali dhe mendoj se krahas shume e shume materialeve jane pikerisht disa ngjarje te ndodhura ne epoka te ndryshme qe e ilustrojne mesemiri.
    - E para i perket periudhes se hereshme, kur pushteti i gruas dhe i moralit qe diktonte ajo ishte absolut dhe i pakorruptueshem.
    - Merr nisme ne kohen e Kadmit,(ariani shtegetar i ardhur nga kaukazet)u martua me Hermionin,(vajze e trevave te Ballkanit,(si femer kuptohet analogjia me autoktonine. Femra simbol i tokes dhe toka nuk shtegeton). Nga martesa e tyre lindi femija e pare Iliri dhe tokat ku u vendosen ata u quajten iliri. Por ne na intereson nje tjeter femije dhe pikerisht vajza e tyre, Agave qe pas marteses se saj lindi nje djale, Penteun i cili u be mbret i Tebes. Penteu desh qe t'u ndalonte femrave qe te ndiqnin e festonin kultin e Dionizit, (ndoshta idea e tij ishte e mire, sepse keshtu mund t'i jepte fund shthurjes morale, por e parakoheshme). Sidoqofte i perzuri te gjitha bakanitet, (kupto femrat qe ndiqnin kete kult)pra i perzuri ne mal, perfshi ketu edhe nenen e tij Agave. Kur Penteu shkon ne pyll per gjueti, nena e tij qe e "ngaterron" me nje egersire, e vret. Ndersa bakanitet apo femrat e tjera e coptojne trupin e tij po per te njejtat arsye!!! Mire qe e jema pa e pare e ngaterroi dhe e vrau, po grate e tjera qe ia coptuan trupin si mund ta ngaterronin? Natyrisht kjo pyetje e ka pergjigjen shume te thjeshte. Penteu u ndeshkua sepse guxoi te ngrihej kunder moralit matriarkal i cili ishte sundues ne ate kohe. Sidoqofte atij i perket edhe shprehja "vdiq si lepuri". Por une do te thosha: -Te bukur argument gjeten edhe grate per te justifikuar nje vrasje?!
    -Kemi edhe nje fakt tjeter,(nje nga te shumtet)i cili u be frymezues per Aristofanin, sepse ne mos gabohem shkruajti nje komedi. (deshire e perhereshme e njeriut per te tallur dhe gjetur anet komike edhe brenda gjerave tragjike)
    -Grate vendosen te ndeshkojne burrat dhe denimi ishte te mos kryenin me marrdhenie seksuale me ta. Pas nje fare kohe kur burrat po ktheheshin per te kerkuar falje, ecnin te krrusur sepse perdornin si baston organin seksual ngaqe u ishte bere i forte si nje shkop...
    Denim djallezor, s'ke ç'i thua, por femrat e kane mendjen femer...
    Natyrisht jane dy fakte qe tregojne se cila ishte forca e moralit te rendit matriarkal, forca e gruas ne kohen e sundimit te saj, por edhe faqen tjeter te tij, pra ate qe denonte çdo veprim ne te kundert.
    Ne kete rast eshte e nevojeshme te bej nje permbledhje te shkurter te karakteristikave te moralit matriarkal per te qene me te qarte dhe kuptuar ngjarjet e mevoneshme.
    -Trungu mbi te cilin lulezoi morali matriarkal eshte ai i LIDHJES SE GJAKUT, (kjo per arsye se nuk egzistonte monogamia dhe femija ishte i qarte vetem ne linjen e nenes).
    - Pasoja; vrasja e nenes dhe e femres konsiderohej si krimi me i rende ne shoqeri dhe natyrisht merrte edhe denimin me te rende.
    - Lidhja me token, ne kuptimin e ndersjellte. Toka identifikohej me femren dhe anasjelltas. Dhemetra, perendia e tokes, nuk respektohej me shume nga çdo femer tjeter e zakoneshme. Sinonime te njera tjetres sepse dhuronin pjellori dhe siguronin vazhdimesine e jetes. - Pasoja; qendrimi pasiv ndaj natyres ishte i moralshem.
    - Nena simbol i dashurise individuale dhe universale. Njeriu qe dinte ta percillte dashurine nga vetja drejt te tjereve, duke u bere simbol i paqes dhe bashkimit. Ne shpirtin e saj eshte rrenjosur deshira, jo per ta zhdukur, por per ta krijuar njeriun. Por femra ishte edhe shprehja me domethenese e dhimbjes se njeriut. Per nenen te gjithe femijet jane bij nenash dhe duhen trajtuar njesoj.
    - Pasoja; barazia sociale sepse nuk egzistonin privilegje per femije me te afte nga ana intelektuale dhe fizike.
    Sikurse edhe egzistonte nje koncept me i gjere per lirine seksuale.
    Ne vija te pergjitheshme ky eshte morali i asaj shoqerie ne kohen e vet kur ishte e konsoliduar...
    Vijon...
     
  14. luljeta hato

    luljeta hato Primus registratum

    Re: Era e Post-Moralshme!

    APOKRIF-JO AUTENTIK,I DYSHIMTE
    :confused: RIDONDANCA-NUK E KAM IDENE CIVILITET-QYTETARI
    KONFLIKTUALITET-QE PERMBAN NE VETVETE NJE KUNDERSHTI
     
  15. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Era e Post-Moralshme!

    Ridondanza - tepri. Tepri fjalesh,-ridondanza di parole.
    arkitekture e renduar, - architettura ridondante
     
  16. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Era e Post-Moralshme!

    PROLOGU DHE EPILOGU I MORALIT DHE SERISH...PROLOG...


    -Ku gaboi Zigmund Frojd ne interpetimin e mitit te Edipit duke na lene si trashegimi sot te ashtuquajturin KOMPLEKS I EDIPIT, komplekse te shtypura qe jane shkaku i neurozave dhe psikozave patogjene?
    Per mendimin tim, ne interpretimin e ketij miti ai gaboi ne gjithçka. Nuk dua te me keqkuptoni, s'kam ndermend te ve ne diskutim vlerat e studimeve dhe teorive te tij mbi komplekset patogjene dhe ne veçanti teorite mbi seksualitetin feminor. Jo, me intereson vetem miti i Edipit duke e pare nga ana e moralit qe permban dhe qe perciell deri ne ditet e sotme. Ndersa Frojd gaboi kur e mori si shembull te teorise se tij sepse vetem ky mit nuk e verteton.
    -Futemi ne ngjarje:
    Edipi u rit nga e jema. Sa here qe e jema e ushqente me gjirin e saj, ai e thithte dhe filloi te formoje deshirat e para seksuale. Duke u rritur, keto deshira po beheshin te papermbajtura dhe shkak i luftes se brendeshme ne shpirtin e tij. Mezi arrinte ti shtypte. Natyrisht qe ra ne dashuri me nenen dhe per kete filloi te urreje babane dhe mendonte se si t'i zinte vendin. Keshtu, nje dite te bukur e vret dhe martohet me te jemen.
    Jo!
    -Nuk eshte keshtu miti, keshtu e shkruajta une per te dhene idene se Frojd do te kishte te drejte ne rast se ngjarja do te qe zvarritur ne kete rruge. Dhe natyrisht ai do te kishte te drejte te fliste per deshira seksuale, per seksualitet feminor per deshira te shtypura, per urrejtje patologjike dhe per inçest e se fundi per kompleks te Edipit.
    - Ne realitet miti ndjek rruge tjeter.
    Laio dhe Jokasta - burre e grua, mbret dhe mbretereshe te Tebes. Orakulli parashikoi se femija qe do te lindete nga bashkimi i tyre do te vriste te jatin dhe do te martohej me te jemen.
    Kur Edipi lindi, Jokasta nuk guxoi ta vrase,(mbani mend dy elemente, emrin e saj dhe mungesen e kurajos). Ia besoi foshnjen nje bariu per ta vrare, i cili nga ana e tij nuk e vrau dhe ia dha mbretit te Korinthit. Edipi u rrit dhe mesoi per profecine. Largohet nga shtepia per te evituar tragjedine, por natyrisht nuk e dinte se cilet ishin prindet e tij natyrale. Rruges takon nje plak me te cilin grindet dhe e vret. Ky plak ishte Laio, babai i tij i vertete. Ne kete pike realizohet pjesa e pare e profecise.
    -Kohe me vone shkon ne Tebe dhe meson se nje perbindesh si Sfinksi terrorizonte ne veçanti te rinjte. Banoret e qytetit kishin vene nje shperblim per ate qe do te mundete Sfinksin, qe konsiston ne dy gjera, DO TE BEHEJ MBRET dhe DO TE MARTONTE MBRETERESHEN VEJUSHE. Edipi del fitimtar dhe natyrisht i takonte trofeu. Keshtu martohet me nenen e tij Jokasten. Ne kete pike mbyllet cikli i profecise.
    -E zhvilluar ne kete menyre, natyrisht qe nuk ka vend per kompleks sepse Edipi u rrit nga nene tjeter. Babane e vrau pa e ditur se kush qe ne nje sherr rruge dhe u martua me nenen e tij per arsyet e mesiperme. Pra asgje nuk lidhet me nje deshire te shndruar ne dashuri, te shtypur dhe te realizuar me rruge krimi.
    - Atehere cili eshte mesazhi qe perciell miti?
    Mendoj se vemendja duhet perqendruar tek nje personazh i vetem, te tjeret nuk jane gje tjeter veç vegla dhe ornamente. Ky personazh eshte JOKASTA. Pershtypja ime eshte se emri i saj mund te jete nje kompozite dyfjaleshe shqip: JO- mohuese dhe KASTA ne kuptimin qe e perdorim ne sot. Pikerisht tek ky emer fshihet edhe morali i gjithçkaje sa ndodh ne mit sepse ky emer permban moralin e shoqerise qe perfaqeson. Dhe kuptimi mendoj se do te duket me logjik kur te shikojme parimet e pergjitheshme te moralit patriarkal.
    Tashme vetiu lindin disa pyetje:
    -Pse Jokasta u tregua e pavendosur dhe ç'pasoja pati pavendosmeria e saj?
    -Pse e la gjalle Edipin? Per keqardhje apo ishte diçka tjeter posht?
    -Cdo te kishte bere ne nje rast tjeter, ne nje periudhe tjeter te mepareshme?
    Po mundohem te pergjigjem duke mos u permbajtur renditjes se pyetjeve dhe ne disa raste edhe duke i shkrire me njera tjetren.
    Pra koha per te cilen ben fjale miti nuk eshte padyshim ajo e Agaves. Jokasta tashme di qe nuk ka autoritetin absolut per te vepruar kunder te shoqit, i cili jo se ishte bere i pakundershtueshem, por dalngadale po behej i respektueshem dhe ne kete menyre po mbulonte me hijen e tij te shoqen. Kuptoni qe nuk jane personazhe qe perfaqesojne veten, por perfaqesues te moralit egzistues dhe atij qe po lindete. Duke u nisur nga ky fakt ajo nuk ishte e sigurt per pasojat. Ndaj rruga qe zgjodhi ishte pikerisht ajo qe te linte djalin gjalle ne menyre qe nje dite ta perdorte kunder te shoqit. (femija eshte me i dhimbsur ndaj nenes dhe ajo ishte e sigurt ne kete gje. Ndersa duke u rritur jashte tyre, Edipi per babane nuk do te ushqente as edhe nje grime dashuri, ndersa per nenen ndryshonte puna... Lidhja e gjakut.)Pra e perdor kunder burrit sepse e vret me doren e djalit.
    Persa i perket pjeses tjeter te profecise, (incestit)duhet te kemi parasysh se kjo ngjarje ndodh ne nje periudhe te ndermjetme, kur fijet e se kaluares matriarkale egzistonin ende dhe keputja e disave nuk e kompromentonte ende si moral. Ne kete kuptim, martesa me djalin ishte dhe s'ishte e moraleshme. Them ishte sepse kam parasysh qe diçka e tille dikur ndodhte. Biles sipas mitologjise, perendite ishin te parat qe e aplikuan martesen brenda familjes per te ruajtur gensin e tyre, pra per te mos u perziere me njerzit sepse rrezikonin t'u felliqnin gjakun.(Me vone, me vendosjen e moralit patriarkal kjo tabu do te shkelej keq nga Zeusi qe do te mbillte femije aty ketu neper bote duke shkuar me femra te bukura)Pra kjo tradite e marteses brenda familjes vertikalisht dhe horizontalisht u pasua edhe tek njerzit dhe u ruajt per nje kohe relativisht te gjate. E pare ne kete veshtrim, kjo martese ishte e justifikueshme per Jokasten.
    -Kur them e pamoraleshme, kam parasysh ndryshimet qe po beheshin dangadale ne shoqeri e qe separi perkojne me ato te etikes. Kjo shpiegon edhe dilemen e Jokastes.
    Sidoqofte askush nuk eshte ne gjendje te percaktoje me saktesi te plote ate qe do te ndodhe dhe kjo behet shkak i atij fenomeni qe ne e quajme frike irracionale, e cila lidhet me ato ngjarje qe kane mundesi te ndodhin, por qe nuk mund t'i kontrollojme. Edhe kete e dinte Jokasta.
    por ajo ashtu si Ledi Makbeth shume e shume me vone, nuk ndalet. Per te mbrojtur moralin e saj, zgjedh si vegel djalin dhe e le gjalle. Sepse i interesonte te realizohej vetem pjesa e pare e profecise, pas te cilit sundimi i saj do te qe serish absolut. Tek e fundit per nje gje ishte e qarte; Edipi djali i saj nuk do ta kundershtonte dhe do te shndrohej ne vegel ne dobi te moralit matriarkal. Keshtu u be. Ai nuk do ta urrente te jemen per disa arsye, por me themeloret jane: e para e kishte nene. E dyta, ajo nuk e vrau dhe kishte mundesi ta bente. E treta, duke vrare babane e tij, Edipi behej mbret. Kjo pike i bashkonte te dy. Te mos harrojme se ai nuk mund te vendoste dot autoritet absolut, po per arsyet qe e bene mbret.
    Ne gjithe llogarite Jokasta nuk gaboi dhe siç ndodh gjithmone, nuk ka krim perfekt. Dhe ne kete rast krimi i saj fshihet tek nje fjale;HEZITIM. Duke mos kryer krimin Jokasta dhunoi ligjet e matriarkatit, paradoksalisht detyra e saj si nene ishte ta vriste djalin. Keshtu diktonte morali matriarkal sa here qe kercenohej. Plani i saj rezultoi nje mine me plasje te vonuar qe shkaterroi moralin e saj, veten, djalin dhe burrin.
    Ky ishte termeti me i madh qe pesoi morali matriarkal.
    Tashme eshte momenti te permbledhim disa karakteristika te moralit te ri, qe po rrezellinte ne shoqeri, te moralit patriarkal:
    -Do te vendoste monogamine.
    -Autoritetin e padiskutueshem te babit e te burrit ne familje.
    -Autoritetin e shtetit mbi shoqerine dhe respektimin e tij.
    -Ndarjen e shoqerise ne...KASTA! (vini re emrin JO-Kasta.
    -Jo qendrim pasiv ndaj natyres, por aktiv per ta ndryshuar ate.
    -Zoterim i arsyes dhe zhvendosjen e ndjenjes e te dashurise ne plan te dyte.
    -Trajtim i privilegjuar i femijeve me te zot e me te afte.
    Shkurt ishte moral qe kerkonte respekt dhe bindje.
    Po me Edipin ç'ndodhi? Fundin e shikojme tek tragjedia Edipi ne Kolone te Sofokliut. Tashme ai ndodhej midis dy zjarreve qe e kercenonin ta digjnin. Nuk kerkonte dot ndihme nga morali matriarkal sepse rezultoi i pazoti ta mbronte, por arsyeja mund te jete edhe nje tjeter, pasi e shfytezuan e flaken. Ka te ngjare te jete kjo e dyta, duke ditur qe shkoi ne varrezen e perendive te nentokes dhe u fut ne boten e nedheshme sepse keshtu, (i tha orakulli)pra keshtu do te mbronte vendin nga armiqte!!! (gjendet gjithmone nje arsye).
    - Nuk kerkonte dot edhe ndihmen e moralit qe po lindete, atij patriarkal sepse, vrau te jatin. Keshtuqe nuk mbetej gje tjeter veç te zhytej ne harrese ky deshmimtar i padeshiruar dhe me mire se sa nen toke nuk ka. Ku edhe vdiq ne menyre misterioze.
    Kujtojme fjalet qe tha i tmerruar kur hyri ne varrezen e perendive:
    -O te adhuruarat, veshtrim tmerreshme,
    Po, une isha pasuri,
    per ata qe me pranonin
    dhe fatkeqesi, per ata qe me larguan,
    e deri ketu me sollen.

    -KUSH ISHIN KETO VESHTRIM TMERRESHME?
    VIJON...
     
  17. RecurrentDream

    RecurrentDream Forumium praecox

    Re: Era e Post-Moralshme!

    Mos jane valle "3 Furies"?
     
  18. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Era e Post-Moralshme!

    PROLOGU DHE EPILOGU I MORALIT DHE SERISH...PROLOG...


    - Dale bir qendro. Bir asnje respekt
    s'gjen per kete gji? Prane ketij shpesh
    te ka zene gjumi, prej ketij ke pire
    qumesht qe t'ushqeu, qumesht qe te rriti...
    -Natyrisht jane fjale prekese, shume te bukura dhe do te tingellonin te sinqerta sikur te ishin fjale nene. E verteta qendron ndryshe sepse jane fjale te sofistikuara, te shqiptuara nga goja e nje femre dhe qe shprehin perpjekjen e deshperuar te moralit matriarkal i cili tashme, pas mijera vjet egzistence, eshte konsumuar.
    Nuk afron me asgje te re ne shoqeri, perkundrazi me konservatorizmin e vet po shndrohej ne pengese per levizjen perpara. Erdhi koha qe te ndrroheshin binaret, por siç do te shohim menyra qe do te ndiqet vertitet gjithmone brenda nje skenari tragjik. Nje bishe e plagosur ne agonine e saj eshte shume e rrezikeshme dhe goditja e bishtit mund te jete vdekjeprures. Dhe keshtu eshte. Per te qendruar me kembe, morali matriarkal shfrytezon linjen e tij me te forte, ate qe perbente bazen mbi te cilen ishte ngritur dhe qe ishte LIDHJA E GJAKUT.
    - Lidhja NENE + BIR eshte nje nerv i zbuluar i shoqerise dhe teper i ndjeshem ende sot e kesaj dite.
    - Ne kete pike shkeputemi per te bere nje retrospektive te vogel ne menyre qe te ndjekim dhe plotesojme deri ne fund mozaikun e Edipit dhe te Jokastes.
    - EDIPI u vetverbua dhe kete e beri pasi mesoi te verteten nga orakulli. Duket ironik vetndeshkimi tij ne nje kohe kur orakulli do t'i thoshte te futej ne boten e nendheshme, qe ishte edhe mbreterina e te jemes. Perse duhej pikerisht te verbohej? Atje ku do te shkonte ai nuk ka nevoje per sy, kjo dihej, sepse ne erresire askush nuk eshte ne gjendje te shikoje, edhe kjo dihej, do te shkonte ne nje bote ku normalisht çdo qenie njerezore e futin te vdekur, ndersa ai do te futej i gjalle por pa sy!!! Ka shume te ngjare qe Edipi te ishte ne dijeni te skenarit te shkruajtur nga Veshtrim tmerreshmet dhe ai duhej te bente nje gjest te fundit ne dobi te tyre, te moralit matriarkal, nje gjest te bujshem vetndeshkimi, si mesim per te tjeret. Kushedi? Ndoshta eshte nje argument qe kerkon vemendje, ndoshta jo. Nuk e di nese ka ndonje kontradikte ne kete mes, por arsyetimin tone e ndihmon dhe te gjitha dyshimet shkrihen, nese kujtojme fjalet drithmeprurese qe tha ai kur hyri ne boten e nendheshme pas ndarjes se pikelluar nga e bija Antigona, fjale drejtuar Veshtrim tmerreshmeve. Kjo provon se edhe i verbuar arrin te shikoje pikerisht ate qe duhet. Ai e dinte edhe kete gje, keshtuqe gjesti i tij ishte nje veprim i bujshem, por jo tragjik.
    - Jokasta u vetvra, u vetvar. Te pakten ky eshte varianti "zyrtar". Mirepo eshte pak i besueshem sepse drejt nje gjesti te tille duhej ta shtynte nje pendese e jashtezakoneshme, nje krize e rende shpirterore gje qe nuk eshte e vertete. Ajo jetoi per nje kohe te gjate me Edipin, beri edhe kater femije, dy djem e dy vajza, me te. Keshtuqe mbetet pak per te patur nje brenge te dimensioneve vetvrasese. Mbetet thjesht nje vrasje por teper e maskuar. Dhe kjo vrasje ishte nje ndeshkim qe mori per paaftesine e saj ne mbrojtje te rendit matriarkal dhe te moralit qe perfaqesonte. Por kjo vrasje u krye nga autore profesioniste te krimit te cilat nuk mund ta benin nje veprim te tille hapur, ne driten e diellit, sepse vrasja e nje nene shkonte ndesh me bazen e moralit matriarkal dhe meritonte ndeshkimin me te rende. Dhe Jokasta kishte atribut te dyfishte, ishte edhe nene, si e tille gezonte mbeshtetjen absolute te moralit. Duket sikur kjo makine morali po shkonte kunder krijuesve dhe natyrisht diçka e tille do te kishte ndodhur sikur krijuesit te mos kishin zgjedhur zgjidhjen e tyre qe rezultoi efikase; me nje gur vrane dy zogj. Eleminuan Jokasten per paaftesi dhe ruajten pa njolle figuren e tyre. Vetvrasja ishte ndeshkim dhe alibi njeheresh.
    - Ne kete menyre u mbyll ky cikel per te hyre ne fazen e fundit.
    -Por me pare e quaj te domosdoshme te dime cilat ishin institucionet kryesore mbi te cilat u mbeshtet morali matriarkal dhe se si ato shkuan drejt renies nje e nga nje ne forme tragjike ose ne heshtje, te kaperxyera nga koha.
    - LIDHJA E GJAKUT - institucioni kryesor i moralit, me i forti dhe baza qe krijoi gjithe institucionet e tjera. Per kete arsye do te shembej i fundit, por fijet e tij pozitive vazhdojne te mbijetojne ende sot e kesaj dite.
    - SFINKSI - institucioni i drejtesise, me aparatin gjykim ndeshkim te trupezuar.
    - PITIA -institucioni trete me karakter shpirteror - fetar si dhe kufiri qe ndante dy botet, ose me sakte ura qe lidhte boten e perendive me ate te njerzve.
    -Nese te parin e njohim me mire sepse siç thashe egziston edhe sot e kesaj dite si nje vlere por jo si pasoje. Dy te tjerat mendoj se eshte e domosdoshme t'i prekim per te zbuluar ate qe fshihet brenda ketyre institucioneve.
    Sfinksi mbetet me i persosuri por edhe me i tmerreshmi, sidoqofte njeriu e perjetesoi dhe ka te ngjare qe monumenti i tij te rroje perjetesisht. (jo vetem per te bere foto, u gjeti pune te ngeshmeve, rebusin)
    Siç thashe, Sfinksi ishte gjykatesi dhe egzekutori, apo xhelati. Nuk duhet te habitemi pse kishte vlera te shumefishta. Ne kohet mitike duket se vete jeta e njeriut ishte shume me e nderklikuar se ne kohet e sotme, sado paradoksale qe tingellon. Jeta ishte sinkretike dhe te orientohesh ne nje labirinth te tille eshte shume e veshtire. Nganjehere mendoj se ne rast se do te ndodhe diçka e tille me ne njerzit moderne, sot, mesiguri qe do te zhytemi te gjithe ne vorbullen e stresit per te perfunduar ne kuren e psikoterapeutisteve, natyrisht ne rast se ata do te jene te imunizuar.
    Sidoqofte frika jone e sotme do te shkaktonte te qeshura tek njerzit "primitive" te matriarkatit. Jeta sinkretike per ata ishte normale, siç ishte normale per çdo njeri te asaj kohe te shpiegonte endrat. Shkruan Jung: "Vetem tani i jemi futur rruges se astrologjise, ndersa per nje njeri te lindjes, diçka e tille ishte si buka e perditeshme..."
    Atributin e Sfinksit si nje organ i shumefishte sipas mendimit tim jane dy arsye te fuqishme qe e mbeshtetin.
    - E para: - Sfinksi eshte me fytyre femre, me trup luani dhe me bisht gjarpri. Nuk ka perfytyrim me te sakte per te paraqitur ne menyre figurative nje institucion, apo makine te persosur me te gjithe elementet qe imponon morali matriarkal.
    Fytyra e femres, shprehje e moralit dhe e rendit sundues.
    Trup luani - burgu.
    Bishti i gjarprit - zinxhiri, ose prangat.
    Mbetet edhe nje element tjeter; krahe shqiponje. Duke fluturuar qendron lart, vigjelon mbi te gjithe si edhe sundon mbi te gjithe. E shprehur me parimet e demokracise se sotme, kuptohet si: ligji qendron mbi te gjithe qytetaret.
    Ne ndryshim nga demokracia duhet thene: mjere ai qe qendronte para asaj makine drejtesie. Ishe i denuar ende pa u gjykuar, ose me sakte kryheshin njeheresh te dyja. Nuk ka pendese, nuk ka rruge kthimi. Dhe vlen te theksohet se jo pa kuptim mbante nen presion te rinjte. Kujtoni se ne Tebe ishin te rinjte ata qe e pesonin. Te rinjte ishin e ardhmja dhe morali matriarkal duhej te depertonte brenda shpirtit te tyre, te rrenjosej thelle dhe kete gje me mire se ç'e ben frika nuk e ben gje tjeter. Te rinjte duhej te mesonin te respektonin.
    -E dyta: - Per çudi, para Sfinksit nuk u paraqit kurre dhe asnjehere qofte edhe nje grua, apo femer. Vetem meshkuj. Menyre direkte per te vertetuar se kush sundonte dhe kujt i sherbente.
    Keta jane dy elemente te mjaftueshem e bindes per te kujtuar se si ishte ndertuar kjo makine drejtesie.
    Tani eshte e nevojeshme te analizojme pyetjen qe bente Sfinksi per te kuptuar se si funksiononte kjo makine.
    "Cila eshte ajo qenie qe ne mengjes iken me kater kembe, ne dreke me dy dhe ne darke me tre?" Pergjigja eshte teper e dukeshme, e pikerisht kjo thjeshtesi me intrigon. Nen te duhej te qe diçka tjeter qe i çonte burrat drejt ndeshkimit te sigurt. Dhe djallezia qendronte pikerisht tek kuptimi i dyfishte i pyetjes, ose me sakte, pergjigja e sakte nuk lidhej me formen e dukeshme te pyetjes. Megjithate qe nga koha e sotme eshte e thjeshte te kuptojme se aty duhej te denoheshe patjeter, i dije apo jo pergjigjet, e dije apo jo, ate qe s'dukej. Sido qe te pergjigjeshe ishe i sigurt per fundin. Ndersa per njerzit e asaj kohe ishte shume veshtire te vihej ne dyshim moraliteti i sfinksit, me sakte ishte e pamenduar. Kjo ishte detyre e Sfinksit qe s'mund te dilte jashte natyres se vet...vetem se harronin qe ne dhembet e tij dermoheshin burrat...
    Per t'u çlodhur, idene po e ilustroj me nje lloj barcolete...Ujku duhej te kalonte perdite nga i njejti shteg ne rast se donte te ushqehej. Por tek shtegu e priste ariu. Dhe nje mengjes ariu e ndalon dhe i kerkon cigare. Ujku qe nuk tymoste i thote qe s'kam! Atehere ariu e rreh. Te nesermen ujku fut nje pakete ne xhep dhe ariu serish i kerkon cigare. Ujku ia zgjat por ariu e rreh prape sepse tymoste cigare me filter. I njejti avaz edhe nje dite me pas, por kete rradhe edhe pse ujku kishte cigare me filter ariu e rrahu sepse i desh pa filter. - Po me kalb ne dru, i thote dhelpres, ujku dhe i kerkoi nje keshille. E thjeshte,- i thote dhelpra, - fut dy paketa ne xhep, nje me dhe tjetren pa filter. Ne mengjes ujku serish para ariut. qe kerkoi cigare dhe ujku i zgjati ate me filter, por ariu i kerkoi pa filter dhe ujku ia zgjati. Atehere ariu nuk u mendua gjate dhe i tha: - Prape pa kapele ti! - e keshtu e rrahu serish.
    Nje makine e krijuar per te ndeshkuar nuk ka nevoje per arsye. Mungesa e arsyes eshte baza e arsyes se saj. I tille ishte edhe Sfinksi.
    Cfare pergjigje dha Edipi? Ndoshta me dy kuptime, sepse pas kesaj ajo makine drejtesie u rrenua, falimentoi dhe u shemb. Por Edipi ishte perfaqesues i matriarkalizmit dhe shohim nje kontradikte ne kete mes. Logjike natyrisht, por te mos harrojme se kemi te bejme me nje profeci dhe kur Edipi vajti para sfinksit ajo ishte realizuar vetem ne gjysem, duhej me patjeter te realizohej e tera. Edipi duhej te kalonte me patjeter para Sfinksit per te hyre ne Tebe, ku do te martohej me Jokasten. Perendite matriarkale kishin te vendosur te sakrifikonin diçka per te ruajtur sundimin e tyre dhe kjo ishte sfinksi. Mund te sajonin gjithmone diçka tjeter... ishin perendi. Por argumenti me i forte ishte tjeter. Sfinksi s'mund ta vriste Edipin sepse nena e tij kishte nje mision te sajin dhe kete mision ajo ia besoi djalit, per kete arsye sfinksi s'mund te prishte planet e perendive. Keshtuqe ka te ngjare qe Edipi te shkonte atje vetem per te kryer nje formalitet sepse pak i interesonte pergjigja. Ndersa neve po. Por per ta zbuluar duhet t'i drejtohemi Frojdit i cili zgjidhjen e ka dhene ne shpiegimin e endrrave. Frojd thote se endrat perbehen nga dy pjese, ajo e dukeshmja qe ne e mbajme mend dhe ia tregojme ndonjerit te nesermen ne mengjes dhe pjesa e padukeshme qe perfaqeson te verteten, thelbin, ose Idete e fshehta, siç i quan ai.
    Pikerisht kete gje duhej te dinte Edipi. Dhe pergjigja eshte: - NJERIU! por kjo eshte teper e dukeshme, sikurse e padukeshmja mund te jete: - BURRI! Ose asnjera nga te dyja, por vetem nje menyre e terthorte per te thene se kush zoteron kete pergjigje, enigmen, do te jete njeri i gjithfuqishem. Dhe ne fakt Edipi u be mbret.
    Sidoqofte kjo makine u shemb dhe bashke me te edhe nje pjese e moralit matriarkal, por siç thashe perendite kishin vendosur te sakrifikonin diçka per te vazhduar egzistencen, e ndoshta Sfinskin qe kishte terrorizuar njerzit dhe po i diskretitonte keq.
    -PITIA-
    E fameshmja priftereshe e Delfit. Emri i saj gjendet ne disa forma, por tek e fundit asgje nuk e mbulon arkaizmin e gjuhes shqipe dhe prejardhjen e vete emrit e te fjales.
    PITIA- PITHIA- PYTHEU. Natyrisht nje veshtrim i vemendshem gjen fjalen shqip: PYETJA. Per te evituar çdo ekuivok, po ju them shpejt se tek orakulli i Delfit, njerzit shkonin per te pyetur, per fatin, jeten e tyre, etj. Pra siç shohim emri i saj rrjedh nga puna qe ben. Dhe po ky orakull apo institucion i moralit matriarkal eshte shume i vjeter. Plutarku thote se aty edhe greket trajtoheshin si te tjeret. Sidoqofte nuk ka pasur kurre nje periudhe greke ne historine e ketij orakulli, apo institucioni fetar, sepse edhe vete Apoloni nuk eshte gje tjeter veç nje kompozite e gjuhes shqipe. Linguistika shqiptare dhe studiuesi Spiro Kondi jep kete shpiegim: Fjala Pellagon eshte e perbere nga Pel + a + g, qe do te thote: kam lindur nga toka. Me vone doli me formen A+Pel+G. Greket e pervetesuan dhe e shqiptuan si nje fjale te vetme e jo si nje kompozite duke shtuar prapashtesen "On" ne kete menyre doli emri Apelgon, pas zhdukjes se fonemes mbeti Apelon qe ne rrenje do te thote: "kam lindur nga toka".
    Nje femer dinake si PITIA, apo PYETJA, nuk u jepte kurre pergjigje te drejtperdrejte njerzve, por tendecionalisht me dy kuptime. Siç veme re tipare te tilla kishte edhe Sfinksi, vetem se ai ishte nje rang me poshte. PYETJA ishte me afer me perendite.
    Kjo priftereshe largohet nga skena pa buje e ndoshta me thjesht se sa Sfinksi qe u shemb ne humnere. Ajo u zevendesua nga Apoloni dhe kjo ishte humbja e dyte e madhe e moralit matriarkal.
    Apoloni sapo u ul ne fron filloi te mendoje ndryshimet qe duhej te pasonin ne moral. Si ta permbyste ate matriarkal dhe si te ndertonte nje sistem gjyqesor te ri.
    Perpara tij ishte nje detyre e rendesishme por edhe e rrezikeshme sepse duhej goditur baza e moralit matriarkal: lidhja e gjakut. Dhe kjo duhej bere nepermjet nje ngjarjeje te bujeshme por qe do te trondiste shpirtin e njerzve dhe do te shkaktonte nje termet qe do t'i nzirrte nga nentoka Veshtrim tmerreshmet.
    ...Ishte koha...po, ishte pikerisht koha...
    Vijon.
     
  19. albanian

    albanian Primus registratum

    Re: Era e Post-Moralshme!

    Morali perben ne vetvete etiken themelore te njeriut.Njeriu dallon nga nga gjallesat e tjera thjesht per shkak te logjikes dhe moralit te tij.Por valle kush eshte fillimi i asaj e cila quhet e moralshme apo limiti perfundimtar i tij.Pse njerezit dallojne ne sjelljet e tyre,mos valle norali eshte dhurate hyjnore apo perfitohet nga ambjente dhe administrohet prj tyre.Kush valle jane sistemet e moralshme dhe kriteret qe nje sistem ta humbi moralin e tij.Kush eshte e perbashket midis morales e imorales........Kush eshte roli i religjioneve ne ruajtjen e moralit njerezor apo ne shkaterrimin e tij.Civilizimi eshte element ruajtes apo shfarosje dhe a mund te jetoje njerezimi pa ate te cilen aristoteli e ka quajtur etika.Ne Kuran permendet shumica e njerezeve jane te humbur ,pervec atyre te cilet besuan dhe veprua vepra te mira...........
     
  20. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Era e Post-Moralshme!

    Si s'paska nisur era Niceane mor ti? Nuk e sheh se si morali(i pergjithshem, kur thote i zoti i temes) kristian po rrëshket duarsh? A nuk e shikoni se si falja(qe eshte kristiane) po venitet?

    Kurse per Edin kam kete verejtje:

    Ti duhet te jesh shume i vjeter tashme, sepse edhe tek profili yt ne faqe e ke moshen te vitit 1900... /pf/images/graemlins/wink.gif Gjithsesi, une kam pershtypjen se njerezit nuk eshte se presin nje moment te te shtypin koken. E di? Puna eshte se ai qe pret qe dikush t'i shtype koken, se shpejti do t'i plotesohet deshira/makthi.

    Kurse ai qe kerkon te sheroje boten nga morali kristian, ta ktheje boten ne moralin njerezor dhe ne raport me natyren tokesore, ai e mban koken lart dhe nuk i duket se te tejeret po presin t'i shtypkan koken.

    E ke thene drejt! Jetojme ne boten postmoraliste, sepse nuk mund t'i veme edne nje emer. Nice vete ka thene(1888) qe libvrat e tij jane per nje bote me te vonshme, per mbas nja dy shekuj e ca. Keshtu qe atehere do t'i vihet ermi kesaj bote, kohe kjo kur morali kristian te jete rrenuar perfundimisht. NJE GJE FUTE MIRE NE KOKE! HEBRENJTE, DHE KRISHTERIMI I NXJERRE NGA TO, I VODHEN EPOKES SE ARTE ROMAKE E HELENE VIRTYTET NJEREZORE INDIVIDUALE DHE I PARASHTRUAN BOTES VESIN E TE VJEDHURIT PER VIRTYT. I PARASHTRUAN BOTES ME ANE TE KRYQEZATAVE E ME SHPATE NE DORE VRASJEN, DICKA TE KUNDERT ME ATE QE TI NA E MBAKE PER "MORAL TE PERGJITHSHEM", PRA, MOSVRASJEN.

    Tani morali kristian po hidhet poshte, po s'ka mbaruar ende perpjekja. Shikoni kerthizat e vajzave. A e lejon morali kristian kete? JO! Por po shkohet drejt kesaj kudo! Bashkimi evropian s'e pranon Turqine me shami vajzash ne koke... Ne Hollande zor se gjen ndonje teist! Bushit nuk po i duhet asgje per besimin islam, por as Bin Ladenit. Ata duan pushtet. Ata e luftojne moralin. Jemi drejt imoralitetit! :cool:
     

Shpërndajeni këtë faqe