Ese Kushtuar Babit Tim

Diskutime tek 'Blogosfera Shqiptare' filluar nga Albforumi, 6 Apr 2010.

  1. Albforumi

    Albforumi Fillestar

    Ese Kushtuar Babit Tim

    Ajo ditë mu duk qysh kur u zgjova nga gjumi shumë e zymtë. Ishte 17.12.2006. Ghithqka në atë ditë më dukej e pakuptimtë dhe e papranueshme ta quaj ashtu. Qysh në mbrëmje kur gjumi smë zinte dot, kur hënën e mbushnin re të panumërta, dhe kur shihja ëndërra të frikshme, ankthe, e ndieja se do të ndodhte diqka. Pak muaj para asaj dite babai im kishte pësuar një sulm në zemër, apo siq e quajnë, një infrakt. Mjekët së pari u çuditën me mbijetesën e tij, pastaj na këshilluan si atë, edhe neve që nuk duhet të punonte shumë, të e linte duhanin, dhe të mos e mundonte sadopak vehtën psiqikisht. Në ndërkohë në lagjen tonë po ndërtohej një rrugë që kalonte afër shtëpisë tonë, dhe që neve na kushtoi me një pjesë të tokës të lëshuar. Por, tokën babai e lëshoi me shumë kënaqësi, do ndërtohet rrugë e lagjes-tha. Dhe ne që të mos krijonim konflikt eventual apo të mos e ngarkonim babin shumë, siq edhe mjeku na tha, nuk kundërshtuam. Babai me gjithë këshillat e mjekut, nuk rrinte dot pa paunuar. Ai ishte më afër infraktit kur pushonte se sa kur punonte. Të kthehem tek 17.12.2006. Posa u zgjova në mëngjes, dola jashtë e pashë re të zymta, pemë të lëkundura tejmase, sikur donin të lajmronin diqka, por ja që thjesht unë nuk i kuptoja dot. Asgjë smë dukej e gjallë. Erdhi babai në dhomë, kishte blerë bukë, pasi që unë u zgjova më vonë. Nëna shtroi bukën, dhe të gjithë përveq babit që punonte jashtë, u ulëm në sofër. Babi shkoi për të punuar, dhe nuk donte të hante pa kryer punën e lënë në gjysmë. Ishte duke bartur disa gurë të lënë kaherë në shtëpi, për tek punëtorët në rrugë, në një distancë 8-10 metra. Deri sa hanim bukë, dikush nga punëtorët thërriste jashtë emrin e vëllaut tim. Ai si ishte duke ngrënë kafshatën e bukës, e hodhi kafshatën nga goja, dhe instiktivisht duke mos e ditur as vet se pse, u zgjua me vrull nga sofra. Kurse nëna fare e qetë dhe ftohtë tha: aman këta të rrugës, as buk nuk të lënë të hash. Megjithkëtë, unë pasi hëngra bukë, shkova tek dhoma ime. Pas 20 minutave dola jashtë, kur duke dalë i pash dy gratë e agjëve që po hynin brenda. Do vijnë për çaj si zakonisht-thashë me vete. Por, zëri I punëtorit më zgjoi nga mendimet:Shko se kan nis me ardh njerëz. Unë shikova I habitur, nuk e kuptova aspak, dhe hyra në dhomë. Nëna po ngutej të veshej shumë shpejtë, unë akoma edhe më I habitur e pyeta: ku po shkon. Ajo më tha:nuk e din. Thash:çka më, trego çpo ndodhë? Babai ka pasur një lloj maramende, dhe ka rënë duke bartur gurë, është në spital. Në atë kohë nuk ndieja asgjë. Thjesht u shtanga në vend. Pas kësaj ajo më tha: Rri këtu me nusen e vëllaut, un po shkoj në spital. Unë I ndihmoja nusës së vëllaut në pastrimin e shtëpisë. Kur duke pastruar, unë kisha në dorë një gotë që e mora për lëvizjen në vend tjetër, cingërroi telefoni. Nusja e kapi, pasi nuk thoshte asnjë fjalë më tha: Ngushëllime, zoti të lashtë shëndoshë dhe ashtu me zërin e dridhur e me lot në sy u largua. Mua më ra gota nga dora, mu bë gjithqka me ngjyrë të zezë. U ula në një vend. Pas pak erdhi mami, dhe vajtonte, e në veshin tim bërtiste me sa kishte fuqi: Oh jetimi I mamit. Unë smund të duroja më, shkova në dhomën time, ndërkohë erdhi automjeti I spitalit. Tek e pashë trupin me rrobat e punës, u rrënqetha I tëri. Nuk kisha zemër të e shihja atë. Pas kësaj, vëllau tregoi se ai ishte I shtrirë, kur kishte shkuar për ta marrur, ai donte të thoshte diq, por gjuha I ishte mbledhur fatkeqësisht, dhe nuk mundi të fliste. Me gjithë shpejtësinë, mundimet e vëllaut, djalit të agjës, mjekut, çdo gjë ishte e kotë. Babai im kishte lënë disa pika të gjakut, pikërisht në rrugën që po ndërtohej, pasi që e kishte mëshuar kokën kur ka ra. Ra dëshmorë për rrugën e lagjes. Unë prisja të zgjohesha nga kjo ëndërr, por ishte e kotë. Ne jemi të zotit, dhe atij do I kthehemi. Megjithkëtë babi im është I gjallë, jeton thellë në zemrën time.Falenderoj zotin që më ka lënë, nënën, motrën, vëllezërit dhe gjithë të tjerët pranë. Shpirti I babit tim u preftë në paqe.</p>

    Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://dardan.blog.al/?p=16
    nikinikol likes this.

Share This Page