Etika dhe morali

Diskutime tek 'Blogosfera Shqiptare' filluar nga Albforumi, 23 Mar 2010.

1. Albforumi

Albforumi Fillestar

Etika dhe morali

[​IMG]
Etika dhe morali janë dy nocione midis tyre të lidhura në mënyrë të pashkoqitshme. Megjithkëtë, ato nuk janë një, një dhe po ai nocion, por dy nocione të ndryshme.

Fjala “etikë” rrjedh nga fjala greke “ethos” që do të thotë “doke”, “zakon” etj. kurse fjala “moral” rrjedh nga fjala latine “mos” që ka po atë domethënie që ka fjala “ethos” – “zakon”, “doke” etj. Përveç kësaj, etika dhe morali ndryshojnë edhe në një pikëpamje shumë më të rëndësishme sesa zanafilla e tyre gjuhësore. Etika është, para së gjithash një teori, një pikëpamje për moralin dhe të moralshmen, kurse morali është një praktikë, një sjellje, veprim, qëndrim i caktuar – i mirë ose i keq, i lejueshëm apo i palejueshëm i njeriut.

Megjithkëtë, shpesh ndodh që këto dy fjalë të përdoren në të njejtin kuptim. P.sh. thuhet “etika e gjykatësit” ose “morali i gjykatësit”, “etika e arsimtarit” ose “morali i arsimtarit” etj. e lejon apo nuk e lejon këtë punë apo këtë sjellje.

Aristotelit nuk i shpëtoi as etika pa e studiuar, dhe ai virtytet si veti të mira e pozitive të njeriut, i ndau në dy grupe: virtyte etike dhe dianoetike. Virtytet etike arrihen me anë të ushtrimeve: duke vepruar trimërisht njeriu bëhet trim, duke vepruar drejtësisht njeriu bëhet i drejtë etj. Kurse virtytet dianoetike janë virtyte intelektuale, ato kanë të bëjnë me mendjen si përcaktim themelor i njeriut, dhe meqënse njeriu është para se të gjithash qenie e paisur me arsye, del se sipas Aristotelit virtytet dianoetike janë më të rëndësishme se ato etike.

As etika e as morali as nuk ekzistojnë dhe, pra, nuk mund të kenë asnjë domethënie jashtë natyrës njerëzore, në përgjithësi. Morali dhe etika, e mira dhe e keqja, e lejueshmja dhe e ndaluara, e pëlqyeshmja dhe e papëlqyeshmja ekzistojnë vetëm për njeriun si qenie shoqërore. Jashtë njeriut dhe pavarësisht nga njeriu nuk ekziston kurrfarë morali.

Shënim:
Ky tekst është marrë nga botimi i shtëpisë botuese: “Libri Shkollor”, përkatësisht nga libri “Filozofia” për kl 11,12,13,14 të degëve të ndryshme. Artikulli ka pak shkurtime dhe aty këtu modifikime të vogla.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.eshqiperia.com/?p=1262

Share This Page