Europa pas Brexit, takohen Renzi, Merkel e Hollande

Diskutime tek 'Portali i AlbForumit' filluar nga Dreamer, 22 Aug 2016.

  1. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    [​IMG]
    “Shumë mendonin se pas Brexit-it Europa mori fund. Por nuk është kështu...Ne duam të shkruajmë një kapitull më të mirë”.

    Kështu u shpreh kryeministri italian Mateo Renzi nga aeroplanmbajtësja “Garibaldi”, nga ku i dha nismë takimit 3 palësh me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez François Hollande.

    Renzi theksoi se kishte zgjedhur një vend simbolik për të folur mbi BE-në e re.

    Pas shpatullave të tij gjendej ishulli Ventotene nga ku në 1941-shin Altiero Spineli, në ekzil, prezantoi projektin e tij për Europen e Bashkuar.

    Kryeministri italian përmendi angazhimet e ardhshme të Unionit dhe sqaroi se temat për të cilat do të diskutojnë në takimin 3 palësh janë emigracioni, mbrojtja nga terrorizmi, por edhe rritja ekonomike e të rinjve.

    “Europa nuk është problemi, por zgjidhja”, pohoi Renzi duke ju referuar akuzave të populistëve. “Europa është mundësia më e mirë, Brexit nuk duhet të na dekurajojë”, ishin fjalët e tij. Më pas foli presidenti francez, Hollande, i cili konfirmoi skaletën e parashtruar nga Renzi.

    “Dëshirojmë që të ketë më shumë koordinim në nivelin e mbrojtjes, por duam gjithashtu edhe zhvillimin e nevojshëm për sigurinë tonë. Është e vërtetë që Brexit-i krijon pasiguri, por ne duhet t’i eleminojmë ato”, tha Hollande.

    E fundit që foli gjatë konferencës për shtyp ishte kancelarja gjermane, e cila kërkoi më shumë përpjekje për përmirësimin e sigurisë.

    “Duhet të bëjmë më shumë për sigurinë e brendshme e të jashtme e duhet të përmirësojmë bashkëpunimin mes shërbimeve të inteligjencës dhe mbledhjen e informacioneve në terren. Me gjithë këta emigrantë që vijnë duhet të përmirësojmë mekanizmin e mbrojtjes së kufijve”, tha Merkel.

    Sa i përket çështjes së emigracionit, udhëheqësja gjermane, e cilësoi si të drejtë bashkëpunimin me Turqinë, pasi, siç tha, të vetëm nuk do ta fitonin dot luftën me skafistët.

    Ky është minisamiti i dytë i 3 liderëve që prej rezultatit shokues të referendumit britanik në muajin qershor.

    / Top Channel
     
  2. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Udheheqesja gjermane ka humbur realitetin ose trysnia eshte shume e madhe.
    Perfitojne te djathtet ne Gjermani.
     
  3. Kureshtari

    Kureshtari Forumium praecox

    Sa qesharak qe jane!!!

    Spiunet e amerikes. Njeri me idiot se tjetri.
     
    Airbourne likes this.
  4. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Ma keni pare gje ate rreqebullin e trojeve tona....

    Do i pelqeje...jo per noi gjo.
    Deri atehere po i fus i te lame ne liqen.

    GREATE.
    Shnet njerez te mire.
     
  5. manfredmuller

    manfredmuller Forumium praecox

    Përshëndetje Z. dhe znj
    Çështja ime (whatsaap) : +46705117485
    Ju lutem, më lejoni këtë publikim në grupin tuaj për të ndarë dhe zgjeruar shërbimet tona mbështetëse.
    Ky mesazh ka për qëllim individët, bizneset e varfra, bujqësore ose bizneset e tjera dhe të gjithë ata që kanë nevojë për një hua të veçantë për të rindërtuar jetën e tyre.
    Keni nevojë për kredi me para midis individëve që variojnë nga 200000 Lek në 15.800.000 Lek me një normë interesi shumë të ulët prej 3% në vit midis individëve
    Për të përballuar vështirësitë financiare të ditës për të dalë më në fund nga ngërçi që provokojnë Bankat dhe institutet financiare, me refuzimin e aplikacioneve tuaja për kredi ose norma shumë të larta.
    Unë jam një individ i ekspertëve financiarë suedezë që janë në gjendje t'ju bëjnë një hua në shumën që ju nevojitet dhe me kushte që do ta bëjnë jetën tuaj më të lehtë dhe do t'ju lejojnë të realizoni projektin tuaj.
    Këtu janë fushat në të cilat unë mund t'ju ndihmoj:
    * Kredi Financiare
    * Kredi hipotekore
    * Hua për investime
    * Auto kredi
    * Borxhi i konsolidimit
    * Linja e kredisë
    * Hipotekë e dytë
    * Shlyerja e kredisë
    * Hua personale
    Ju jeni mbërthyer, ndaluar dhe nuk keni favor të bankave ose më mirë keni një projekt dhe keni nevojë për financim të kontaktoni me mua tani në 0705117485 ose më lini mesazhin tuaj
    Adresa ime e emailit: per.larsen.capital@gmail.com
     

Shpërndajeni këtë faqe