Eutanazia, vdekja e embel!

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga S6T6N6, 20 Oct 2004.

  1. S6T6N6

    S6T6N6 Forumium maestatis

    Eutanazia, vdekja e embel!

    Eutanazia ose e quajtur ndryshe vdekja e embel per fetaret eshte krejtesisht e gabuar... po ju cfare mendimi keni o filozofe te nderuar?! :wave:
     
  2. sh.hasanaj

    sh.hasanaj Primus registratum

    Re: Eutanazia, vdekja e embel!

    ------Mesa shoh njerezit i ndan ne fetare dhe filozof...

    absolutely wrong...

    satan :wave:

    ------
    Per dike qe beson ne nje bote tjeter, vdekja eshte nje pike ne vazhdimsine e perjetshme, nje pike qe perkon me nje kalim nga nje jete ne nje jete tejter. Kur njeriu beson se qellimi i dergimit ne kete bote eshte sprovimi qe do percaktoje vendin ne boten tjeter, dhe kur krahason kohen e fundme me pafundesine e para nuk eshte gje tjeter veçse nje hiç. Edhe vuajtjet, sado te medha qofshin ato, kalohen, dhe nga eksperienca personale kete e dine te gjithe. Pra besimtari ne çeshtjen e eutanazise eshte shume i qarte: eshte gabim, eshte nje ikje prej provimit.

    Jobesimtari:
    Per te vdekja eshte fund i gjithçkaje; jeta e ne kete bote eshte pasuria e vetme. Por nese vuajtjet jane te padurueshme ç'vlere ka jeta? Por nese jetes i jep fund, ka humbur gjithçka. Pra eshte ne kontradikte. Kjo eshte nje dileme e cila e sqaron edhe gjendjen ligjore te ketij problemi. Dhe per sa kohe te shihet ne kete prizem (ate te jofetarit), nuk do kete zgjidhje.
     
  3. Danae

    Danae Primus registratum

    Re: Eutanazia, vdekja e embel!

    shume interesante menyra e te menduarit.
    teper interesante,me pelqeu.
     
  4. ludwig

    ludwig Primus registratum

    Re: Eutanazia, vdekja e embel!

    Te shikosh te verteten eshte nje gje, te krijosh realitetin tende ne menyre qe te ndihesh me mire, eshte dicka krejt tjeter.
     
  5. S6T6N6

    S6T6N6 Forumium maestatis

    Re: Eutanazia, vdekja e embel!

    Te kujtoj se ateisti personifikon njeriun qe e ka marre jeten lehtshem, pa komlekset qe karakterizojne nje teist dhe e pret vdekjen po aq kendshem sa cka jetuar jeten... Eutanazia eshte nje nga ato menyra qe mendoj se te lehtesojne nga barra e tmerrshme e vdekjes nen renkime e dhimbje te pafundme nderkohe qe besimtari eshte i predispozuar ta vuaje deri ne fund dhimbjen prandaj dhe jeton si qen e vdes si mizerabel me syre ye fiksuar nga qielli.
     
  6. sh.hasanaj

    sh.hasanaj Primus registratum

    Re: Eutanazia, vdekja e embel!

    Pershendetje Satan (çfare kenaqsia ju drejtu dikujt keshtu),



    Ky asht nji personifikim qe po e ben ti, krejt subjektiv, aspak i vertete. Te kujtoj Niçen (nder shkrimtaret qe pelqej me shume). Ai ishte nje ateist. Sill ndermend jeten dhe fundjeten e tij.

    Ti presupozon se ateisti jeton kendshem. Kjo eshte krejt pa kuptim. Çfare do te thote ta jetosh ejten kendshem? Nese ta jetosh jeten kendshem do te thote te mos mendosh per asgje, te mos e vrasesh mendjen per pyetje te tilla si: "Nga kam ardhur?", "Kush me ka krijuar?", "A ka jete pasi une te vdes?" etj., atehere ateistet i ke futur ne nje kategori me lopet, delet, gomeret, majmunet etj. e kjo nuk eshte diçka e pranueshme.

    Me te mira...
     
  7. S6T6N6

    S6T6N6 Forumium maestatis

    Re: Eutanazia, vdekja e embel!

    Pikerisht pra eshte mendimi qe na evolon, eshte kerkesa ndaj te vertetes qe na ben me dyshues... ndonjehere ne ateistet interesohemi per Zotin me shume se sa nje besimtar... pra me pak fjale diapazoni yne eshte me i madh dhe jeta jone me e pasur dhe e bukur...
     
  8. Artemis

    Artemis Primus registratum

    Re: Eutanazia, vdekja e embel!

    Satan me je shume i lezetshem me keto kontradikta :kiss:
     
    Mithati likes this.
  9. Artemis

    Artemis Primus registratum

    Re: Eutanazia, vdekja e embel!

    uah, tema!
    ... Eshte lehte te meditosh mbi etiken e ketij opcioni por ju lutem vetem paramendoni se
    vuani nga nje semundje vdekjeprurese, lengoni ne shtrat me muaj, dhimbjet jane te tmerrshme, ndjeni eren e kalbjes se trupit tuaj... prisni vdekjen, pa shprese per permiresim kurse ajo duket se ju ka harruar!

    Zot /pf/images/graemlins/frown.gif
    Po Po jam per eutanazine!
     
  10. S6T6N6

    S6T6N6 Forumium maestatis

    Re: Eutanazia, vdekja e embel!

    Mendoj se ky mbishkrimi yt eshte nje kontradikte /pf/images/graemlins/wink.gif nuk mundesh te besosh ne ZOT dhe te vetvritesh pasi denohesh me ferr te perjetshem :lol:
     
  11. Artemis

    Artemis Primus registratum

    Re: Eutanazia, vdekja e embel!

    Nuk eshte kontradikte!
    Te besosh Zotin nuk do te thote kompromis ose marreveshje per te siguruar parajsen! KJo do te ishte shume e ulet!
    Derisa Zoti me ka mundesuar te zgjedh atehere une automatikisht jam e predispozuar te gaboj... kjo nuk ka lidhje me besimin!
    Ferri dhe Parajsa per mua kane kuptim pak me te nderlikuar se Zjarr- Mjalte e Qumesht!
    Sidoqofte te vetevritesh deri sa je ne nje gjendje te mire fizike por me shpirt te semure dhe te vetevritesh kur trupi esht ei pashprese per te mbajtur frymen jane dy gjera shume te ndryshme!
    Eshte njesoj sikur te jesh ne Polin e veriut me nje xhakete shume moderne dhe ta heqesh ate vetem pse nuk te pelqen modeli dhe te vdesesh nga te ftohtit ( vetevritesh)... dhe te jesh ne te njejten situate lakuriq me nje lecke mbi gjoks qe sa nuk ka fluturuar nga era... por ajo ja qe nuk fryen dhe nuk fryen!

    I Uroj secilit vdekje te shpejte pa mundime!
     
  12. Mr.Wolf

    Mr.Wolf Primus registratum

    Re: Eutanazia, vdekja e embel!

    Une do te thoja vetem dicka,pa perdorur llafe te medhaja boshe qe,konkretisht,s’kane pike kuptimi:
    Pra,shkurt fare,robi ka te drejte te vdesi kur te doje,ku te doje,si te doje,nese nuk deshiron te presi te iki ne menyre te natyrshme!
     
  13. DIANA

    DIANA Primus registratum

    Re: Eutanazia, vdekja e embel!

     
  14. S6T6N6

    S6T6N6 Forumium maestatis

    Re: Eutanazia, vdekja e embel!

    Artemiss e dashur!

    Te besosh ne nje krijues nuk eshte kompromis me Zotin sepse ska se si te jete i tille, por eshte kompromis me veten qe ben njeriu i lodhur se kerkuari ose kur eshtei pafuqishem te komandoje. Ne te dyja rastet nje njeri i tille nuk mundet te perdore eutanezine si zgjidhjen finale pasi qe ate moment ka fituar ferrin dhe i bie qe te kete shpenzuar gjithe jeten kot..
     
  15. Artemis

    Artemis Primus registratum

    Re: Eutanazia, vdekja e embel!

    Satan i dashur nuk dua te besoj se ti ke qasje "daltoniste" ndaj ceshtjeve thelbesore te jetes! Se pari lexo edhe nje here dhe shih qe une nuk kam shkruar "Kompromis me Zotin" se do te ishte e palogjikshme, e dyta askujt ne kete bote nuk i eshte dhene e drejta
    (potencijali) per te gjykuar dhe per te destinuar dikend per ne ferr para se te arrije "Dita..."!
    Per mendimin tim Ferri eshte legjitimitet i njeriut mbi pergjegjesine e vepres se tij si rezultat i gjykimit dhe te drejtes per te zgjedhur!
    Qasja me naive ndaj "Kopshtit te Edenit" dhe "Zgjimit" mendoj se i sqaron keto shume me mire.
    Dhe se fundi, ndryshe nga c'pandeh, Religjioni per mua nuk do te thote "kufizim i mendjes" ose "frike", perkundrazi, ai eshte dic si "point of gravity" i te gjitha eksplorimeve majtas djathtas poshte lart te mendjes sime te kufizuar :shrug:
    Sikur Eutanazija te ishte vetevrasje klasike nuk do te quhej Eutanazi! Vetevrasja eshte Ikje, eutanazija eshte Meshirim dhe lehtesim!
    Se fundi ferri eshte ne anen tjeter, a po jo?!
     
  16. sh.hasanaj

    sh.hasanaj Primus registratum

    Re: Eutanazia, vdekja e embel!

    deri ketu dakord
     
  17. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Re: Eutanazia, vdekja e embel!

    Do isha shume kurioz te dija ku e fut veten nje person qe mban si pseudonim sAtAnA. Te pranosh kete fjale do te thote qe pranon dhe disa te tjera, vecse zgjedhjet e tua jane kryengritese, per te mos u pajtuar me realitetin.
    Le te themi zgjedhje prej te vecanti, qe nuk pelqen t'i bashkohet kopese! (duke nenkuptuar me kope te gjithe njerezit qe ndjekin instiktet qe femijerore deri ne vdekje dhe pas saj)

    Menyra se si ti percakton menyren e arritjes se njerezve ne besimin ne Zot eshte shume artificiale (artificiale=dicka e sajuar nga njerezit).

    Eshte fakt qe njerezit kane besuar ne Zot qe ne fillimin e tyre dhe do te besojne deri ne fund. Kjo nuk lidhet me lodhjen se kerkuari, perkundrazi me imagjinaten qe ne fund te asaj qe ti nuk i ve dot emer, ka nje fillim. Perpiqu te imagjinosh e te shkosh gjithmone e me tej dhe do ngelesh para paradoksit qe aty ka dicka qe inicioi. Ate Paradoks apo Absurd prej Kamyje quaje Zot dhe do e shohesh qe gjerat do kene kuptim.
    Ndersa kerkimi i ateisteve eshte si nje kerkim ne nje dhome bosh e te rrumbullaket, duke e ditur rezultatin qe do nxirret. Genjim i vetvetes ose mendjelehtesi, pertaci.

    Te lutem kiji parasysh para se te nxjerresh instruksione prej te gjithditshmi!

    Persa i perket eutanazia-s, nuk di realisht c'te shpreh. Njerezit vuajne gjithmone. Vuajtje shpirteroe dhe fizike. Edhe kjo vuajtje ka ekstreme, dhe cdo ekstrem ka dhe toleranca te ndryshme.

    Eutanazia eshte nje tolerance ne ekstremin e vuajtjes.
     
  18. S6T6N6

    S6T6N6 Forumium maestatis

    Re: Eutanazia, vdekja e embel!

    Mandi!

    Njerezit fituan logjiken te perziere me shume frike dhe kjo eshte, ka qene, dhe do te jete arsyeja qe fatkeqsisht besimi do te vdese me shumicen e njerezve sikunder dhe ateizmi do vdese me pakicen. Pra sic thashe me lart njeriu u gjend i vetem dhe pa drejtim, i detyruar nga rrethanat sajoi Zotin (instruktorin qe nuk e instruktoi asnjehere) por qe e ndihmoi qe ai te behet i komandueshem dhe didakt. Gjithsesi njeriu ka ne dore gjithmone te shpetoje nga hija e rende e krijuesit te rreme sikunder nje femije shpeton nga biberoni (thithka e rreme) mjafton te mendoje pak...

    Nejse persa i perket temes ritheksoj se besimtari e ka te pamundur te perdore eutanezine si zgjidhjen e fundit pasi do shkaktonte konflikt me veteveten qe ne momentin qe do e mendonte nje gje te tille.

    P.S. Per sa i perket nickut tim... eshte ironia qe ben ndonjehere te mendojne edhe ata qe besojne /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  19. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Feja thote edhe s'e eshte mekat te vrasesh veten. Askush askujt nuk ia uron vdekjen e jo me vetes se vet por, ka raste ne jete qe jeta eshte vdekja e vdekja jeta. Dhe ai qe vret veten e ben sepse do te jetoje. Ka raste ne jete kur vdekja eshte shpetim i embel dhe, kur ta mohojne kete do te thote se nuk te duan aspak. Falje per shprehjen por feja ne kete pike, kur thote se vetevrasja eshte mekat, kur njeriu perderi sa e ben e shikon si zgjidhjen me te mire per vetveten, ketu, vertet ia fut pordhes.
    Eutanazia, qe eshte e lejuar ne disa shtete, qe do te thote ndihme nga njerez te specializuar per te te ndihmuar te vdesesh(pasi ti vet e do dhe kur vertetohet se nuk vuan nga semundje te renda mendore), eshte mese e vlefshme si procedure per mendimin tim. Feja me flale te tjera te thote: me mire ji i varrosur i gjalle dhe vuaj sa te te plase koka, sesa te vrasesh veten e te shpetosh, vetem sepse keshtu mendojme ne. Mos i ndodhte askujt te kete nevoje per eutanazi, por kur eshte e nevojshme, eshte.
     
  20. Hipocrati

    Hipocrati Hipocrati

    Eutanazia eshte vdekja e provokuar nga mjeku, ne raste te vecanta, kur personi vuan nga ndonje semundje e pasherueshme, per ta shpetuar ate nga vuajtjet, dhimbjet e forta si dhe shformimi/shkaterrimi i gjendjes fizike e shpirterore...
     

Shpërndajeni këtë faqe