Exoplanets- planetet me interesante jashte sistemit tone diellor

Diskutime tek 'Astronomi, Kozmologji, Astrofizike' filluar nga Aki, 18 Aug 2015.

  1. Aki

    Aki Paint It Black

    -Kepler 10-c ose ndryshe qe njihet si Godzilla e planeteve pasi qe eshte nje planet jashtezakonisht i madh, se bashku me planetin Kepler 10b qe perbehet nga lava vullkanike rrotullohen rreth yllit Kepler 10 ne konstelacionin Draco.

    [​IMG]

    Ja dhe Kepler 10b, planeti me i vogel i njohur
    [​IMG]

    - KOI 314c, nje planet me peshe perafersisht te njejte sa te Tokes, por diameter shume me te madh, qe nenkupton se mund te kete nje atmosfere tejet te dendur te gazte
    [​IMG]


    - TrES-4, planeti me i madh i njohur deri tani, perafersisht 1.7 here me i madh se Jupiteri por me nje dendesi shume te vogel, qe rrotullohet rreth yllit te tij per vetem 3 dite e gjysme.
    [​IMG]


    -CoRoT 7b, planeti i pare me permbajtje te ngurte qe u zbulua, por... me nje temperature prej 2200 grade celsius, ku ne forme te shiut biejne gure nga qielli.
    [​IMG]

    - Per ata qe kane pare Star Wars dhe mbajne mend planetin Tatooine, nga ishte dhe Luke Skywalker, ne universin tone poashtu ekziston nje planet ku lindin...3 diej??? Ka nje yll kryesor rreth te cilit rrotullohet per 3 dite e gjysme, por ne qiellin e tij nuk mungojne dhe dy yjet e tjera. Sistemi diellor eshte i quajtur HD 188753
    [​IMG]

    -OGLE-2005-BLG-390L b, planeti i zbuluar me i larget deri tani, me nje madhesi prej 5.5 here me te madh se te Tokes, me permbajtje te ngurte qe poashtu njihet si planeti me i ftohte me nje temperature prej -220 grade celsius.
    [​IMG]


    -Planeti me i vjeter i njohur, qe sipas supozimeve te shkencetareve u krijua vetem dy milion vjete pas Big Bang dhe 8 milion vjete para formimit te Tokes
    [​IMG]


    - Planeti me i ri i njohur qe rrotullon yllin Coku Tau 4, nuk ka me shume se 1 million vjete. Rreth yllit shkencetaret kane verejtur nje lloj 'vrime, shprazetire' qe me siguri krijohet nga planeti qe 'fshin' pluhurin kozmik duke rrotulluar yllin e tij.
    [​IMG]


    - HAT-P-1 perafersisht sa gjysma e Jupiterit por 1.76 here me i gjere, qe poashtu njihet si planeti me i lehte, domethene paramendoni nje vaske gjigande me uje qe do mund te mbante kete planet, nese vendosej ne ate vaske ky planet eshte aq i lehte sa do lundronte mbi uje :)
    [​IMG]

    - SWEEPS 10, qe njihet si planeti me i shpejte, ku nje dite eshte shume e shkurter dhe nje vjet zgjat vetem 10 ore
    [​IMG]


    -Nje planet me mase te perafert me te Jupiterit qe rrotullon nje pulsar PSR-J1719-1438 ky shtypja atmosferike eshte aq e larte sa qe i tere karboni kristalizohet ne diamant, qe e ben planetin nje diamant gjigand :D. Poashtu mendohet se planeti ne fakt ka qene nje yll masa e te cilit me kohe eshte terhequr nga Pulsari i vockel te cilin e rroutllon ky planet

    [​IMG]


    P.S. shkrimet dhe fotografite jane marre nga http://www.space.com/159-strangest-alien-planets.html, ndersa fotografite nuk paraqesin pamje aktuale te planeteve, por sipas vezhgimeve teleskopike jane kompilacione te artisteve se si mund te dukeshin perafersisht keto planete :)
     
    Al-Punk and gurax like this.
  2. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Misioni "Kepler" u be tashme vite qe vetem zbulon e zbulon pafund ekzoplanete. Duke nderthurur disa teknika te habitshme me njera tjetren, duke filluar qe nga spektrografia standarde, e deri kombinimi i 'humbjes' se zonave te caktuara spektrale te kombinuara me dedektimin e thyerjes se drites gjate tranziteve te planeteve perpara yjeve perkates, ne kete menyre duke bere te mundur llogaritjen e mases se planetit ne studim.
     
    Dreamer and Al-Punk like this.
  3. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Po lexoja dicka interesante ne lidhje me ekzoplanetet dhe mundesite per ta qe te permbajne organizma te gjalle.


    U prehte ne Paqe: Jeta jashtetokesore ne shumicen e ekzoplaneteve, vdes shume heret


    Ne nje studim te publikuar se fundi ne revisten online "Astrobiology", argumentohet se zhdukja e ka mundesi te jete normaliteti i fatit per jeten ne Univers. Kjo ndodh sespse kushtet me fillestare per jeten mund te jene te paqendrueshme. Ne nje model qe eshte quajtur "Ngushtica Gaiane", planetet duhet te jene te banuar ne menyre qe te vazhdojne te qendrojne te banuar. Kjo do te thote se edhe nese lindja e jetes eshte dicka e zakonshme ne Univers, vazhdimesia e saj ne kohe eshte shume e rralle.

    [​IMG]

    Marsi, Aferdita dhe Toka kane qene shume te ngjashem me njeri tjetrin gjate nje miliardit te pare te jetes, ne krahasim me ate se si jane sot. Edhe pse vetem nje prej tyre e pa deri ne fund plotesimin e lindjes se jetes, periudha per te cilen po flasim qelloi e njekohshme me bombardimin e rende te asteroideve, gje e cila mund te kete ndihmuar ne shperndarjen e jetes midis planeteve.

    Por pas rreth 1.5 miliard vjetesh pas formimit, Aferdita filloi te ngorohet me ritme perhere e me te shpejta ndersa Marsi filloi te ftohet me ritme perhere e me te shpejta. Nese ne Aferdite apo Mars ka patur jete, kjo do te jete zhdukur shume shpejt. Edhe nese ka planete me kushtet e pershtatshme dhe brenda Zones Goldilok ne sistemin e tyre diellor, duket sikur mbinxehja apo mbiftohja jane fati normal perfundimtar i tyre.

    Del se planetet me jete jane shume te rralle ne Univers, jo sepse jeta eshte e rralle ne Univers, por sepse eshte shume e veshtire qe kushtet e nevojshme per vazhdimesine e jetes te qendrojne te tilla gjate miliardit te pare te jetes se nje planeti.

    "Ne erresiren tone, midis kesaj hapesire te pafund, nuk ka ndonje shenje se do mund te vijne ndihme nga kushedi se ku per te na shpetuar nga vetvetja." Keto jane fjalet e Carl Sagan ne librin "Pika e Zbehte Blu". Pas me teper sesa 20 vjetesh kur u botua ky liber, po mesojme se 'lagja jone kozmike' eshte e mbushur plot e perplot me Pika te Zbehta Blu, madje edhe me pika te tjera me te tera ngjyrat. Gjate rruges per te zbuluar perhere e me teper, mund te zbulojme vetem planete te vdekur, qe ndiqen papushim nga fantazmat e banoreve te tyre te dikurshem aliene mikrobiale.

    [​IMG]


    Lidhur me Ngushticen Gaiane: http://adi.life/pubs/ChopraLineweaver2016.pdf (PDF)
     
  4. Aki

    Aki Paint It Black

    The Fermi paradox :)
     
    gurax likes this.
  5. katsune

    katsune cherry blossom

    c'trishtim do ishte!!!

    :p

     
    gurax likes this.
  6. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Nuk e mbaj mend se ku dhe si e kam pare nje shprehje qe ka te beje pikerisht me ceshtjen e civilizimeve, mundesite e ekzistences se tyre, sa te shpeshte jane ne Univers, si dhe per mundesite e kontaktit midis tyre me njeri tjetrin.
    "We are definitely not alone in the Universe, but we are most probably doomed to be lonely."
     
  7. Aki

    Aki Paint It Black

    the fermi paradox praaaa, kshu eshte kur slexon :p

    na lexoi:

    http://www.seti.org/drakeequation

    https://mic.com/articles/122857/fermi-paradox-explained-why-alien-life-hasnt-found-us-yet#.TQeIC1KpU
     
  8. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Fermi Paradox. Ok.. nje nga keto dite atehere do te duhet te permend disa nga objeksionet e ketij paradoksi dhe lirine me te cilen spekulloi Fermi-u ne disa hamendesime per te mbrritur ne perfundimin paradoksal. Por qe nuk mund t'i vihej faj sepse ne kohen e tij dihej me pak se 1/10 e asaj qe dihet sot tashme per Universin, njohuri e cila praktikikish na ka bere te kuptojme se sa shume "nese pranojme qe" ka brenda Paradoksit Fermi, te cilat eshte shume, shume, shume, shume-shume, e veshtire, qe te pranohen. :p
     
  9. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Vertet, tani qe i lexova e vura re qe flitej pikerisht per pjesen 'paradoks' te Paradoksit Fermi.
    Nuk kam c'te permend, jane permendur ne thelb te tera ne artikullin e link-ut te dyte. :mask:
     
  10. gurax

    gurax Pan ignoramus

    "Endacaket"

    Te tera pamjet dhe vendndodhjet e paraqitura, jane te verteta, reale, pejsazhe te vertete ne Sistemin Diellor ne vende te ndryshme te tij. Ne menyre te spikatur dallohet Saturni, Hena, Enceladus, Marsi , Titani, Europa, Charon, Jupiteri, etj. Mbyllja me pamjet nga Miranda, me ata qe hidhen nga maja e greminave te thepisura ne renie te lire, eshte fantastike. Dhe qe pamjet shoqerohen nga fjalet dhe zeri i te madhit Carl Sagan.

    "Endacaket - Wanderers"
     

Shpërndajeni këtë faqe