Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga dimir, 19 Jul 2006.

  1. Diddy19

    Diddy19 Su@mi

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Hahahaha.Jo te huaj nga brenda MALINA!
     
  2. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Pjeserisht gjermane (universiteti i Bambergut) dhe pjeserisht shqiptare nga dep i Ekonomiksit.
    Shif www.unitirmasterekn.edu.al eshte pak e paazhornuar sepse nuk jane dy masterat qe rinj qe kane fut ket vit, por mund te marresh goxha informacion.
     
  3. Diddy19

    Diddy19 Su@mi

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Nje shoqja e imja ka qene ne Bamberg per te bere nje semester.Per Ekonomiks.I kane punet mire me Bambergun me sa duket!
     
  4. MALINA

    MALINA Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    He pra ,
    njeriu duhet te dije cfare te besoj dhe ke te besoj ,
    te jete realist.
     
  5. MALINA

    MALINA Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    e kam hapur ate site

    e di se cfare permban

    une kisha deshire qe te gjithe te ishin te huaj.

    se me shqiptaret , fillojne e ia fusin shqip mesimit
    /pf/images/graemlins/angel.gif))
     
  6. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Derisa je ne Shqiperi mesimi do te behet shqip. Literatura mund te jete e huaj (nderkombetare) po ti nuk po vete te mesosh anglisht aty.
     
  7. MALINA

    MALINA Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    FAKTI QE PERKTHIMI I TYRE LE PER TE DESHIRUAR (E KE THENE VETE ), BEN QE KERKESA PER MASTER NE GJUHE TE HUAJ TE JETE ME E LARTE .
     
  8. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Ne master nuk jane te perkthyera, literatura eshte anglisht komplet, mesimi behet ne shqip. Mund te duket si pa lidhje, por ka ecur. Ata qe shkojne ne master, pergjithesisht jane nivel i mire, nuk kane problem te lexojne ne anglisht, ndersa nuk ka kuptim qe profesori shqiptar te shpjegoje ne anglisht kur gjithe auditori eshte shqiptar.
     
  9. MALINA

    MALINA Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    EPO MIRE MEQE PASKA ECUR ,LE TE VAZHDOJNE ASHTU.

    UROJ QE TE KENE PERMIRESIME NE TE ARDHMEN
     
  10. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Forumium maestatis

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />


    MSEE (Studime ekonomike europiane)

    [/ QUOTE ]

    Kete master ka bere dhe motra ime dhe ishte viti i pare qe e provonte,mesa kam kuptuar e folur me te masteri ishte nje eksperience e mire por asnje gje ndryshe nga ato te bera ne shkolle.Eksperienca me profesore te huaj eshte goxha e mire dhe ka premisa te mira per gjuhen angleze dhe perdorimin e termave por asgje me teper,sepse profesoret e huaj vinin dy jave benin dy jave leksione nga nje ore dhe iknin dhe nderkohe paguhen kush e di sa.

    Fakulteti Ekonomik per mendimin tim se ka problemin as te Maqo e as te Bardhyl Ceku, te gjithe problemin e ka ne drejtimin e atij universiteti.Per mua dekan i fakultetit duhet te vihet dikush i jashtem i cili ska raport me asnje nga profesoret.Te dije te jete lider i mire dhe i rrepte.Te di te degjoje ankesat e te merret personalisht me cdo problem.Fakultetit Ekonomik kete vit me shume se kurre ka nevoje te jape besim pasi studentet jane te zhgenjyer jashtezakonisht shume.FE kete vit ka bere namin ne provimet e vjeshtes.Shikoje nota abstrakte dhe studente qe perbetoheshin qe ne provim i kishin bere te gjitha.Rishikimet ishin thuajse formale pasi asnje fletore nuk u pa dhe asnje note nuk ndryshoi ,ne mos u be dhe me keq akoma.Une kerkova ne provimet e stines te shikoja fletoren e marketingut dhe ata sme lejuan te shikoja asgje,por kur dolen rishikimet me kishin ngrene 8 pike,dmth nje note.Po ama kur behet llafi per te te shtuar 8 pike kaq lehte sa cti hane ,ama cte bertitura degjon nga keta paloprofesore.
    Persa i perket Lendes se Drejtimit Financiar : PEr mua,eshte lenda me e bukur e gjithe universitetit ,e bere nga pedagog i pergatitur,dhe provimi i bere ne nivele te pranueshme veshtiresie.Problemi me kete lende ishte koha e provimit e cila ishte vec 2 ore,nderkohe qe studenteve ju merrej fletorja nga dora edhe pse ishin duke shkruar sepse kishte kaluar koha.Pasi u bene ankesa per kohen e ktij provimi u vendos qe te ulej niveli i notave dhe detyrimisht te gjitheve do ju falej nga nje note.Nuk them qe kjo ishte menyra me e mire per ti zgjidhur gjerat,por te pakten studentet u degjuan.

    Ne grupin tim ne lenden e Drejtimit Marketing mesatarja e notave te grupit tim ishte 3.4 dhe kur ne beme peticion per te pare provimet tona te Dhori Kule askush nuk na i degjoi fjalen.Atehere dhe profesoret normal qe gjejne lesh e bejne pershesh,sepse kane fushe te lire dhe kete fushe te lire ja u ka lene vet Dekani i Fakultetit.
     
  11. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Nuk e mendoj njesoj LIPS, te njejtet profesore kane qene edhe para disa vitesh, i njejti drejtues po ashtu, keto probleme nuk kane qene.
    Shkak i renies se nivelit per mua eshte pranimi tej mase i studenteve, kur jam futur une para 7 vjetesh pranoheshin 500 studente, tani me gjithe shtesat qe behen, shkon gati trefishi, nderkohe stafi mbetet po aq. Normal qe cilesia do bjere. Ne 20 veta ishim ne grup, pedagogu arrinte te njihte secilin ne seminare, ndersa sot, jane shume mbi 30, numri i grupeve eshte rritur dhe niveli i studenteve ka rene shume.
     
  12. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Forumium maestatis

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Pedagoge jane shtuar sepse shume nga te vjeter jane larguar po thuaj jane shtuar pedagog qe sapo kane mbaruar fakultetin dhe skane asnje eksperience ne kete fushe.Sigurisht qe do pranohen me shume studente se smund ti perjashtojne nga kjo mundesi plus qe fakulteti me ato siguron dhe te ardhurat.Problemi eshte i gjith te organizimi dhe drejtimi.
     
  13. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Jane shtuar pak, nje pjese e mire merren te jashtem. Nuk di te them per departamentet e tjera, por tek Financa pedagoget e rinj, jane perzgjedhur nga studentet me te mire.
    Dekani me duket se ka dhene nje urdher qe te mos pranohen me pedagoge efektive direkt sa kane mbaruar, por eshte shume e veshtire te terheqesh staf te mire me eksperience. Financiarisht por edhe profesionalisht eshte veshtire qe dikush te shkeputet nga puna ose biznesi per tu angazhuar ne fakultet.
    Fakulteti nuk i perfiton te ardhurat nga numri i studenteve, ka nje buxhet te caktuar. Te ardhrua perfitohen nga part-time, masterat, etj, por jo nga numri i studenteve qe pranohen. Derisa pranohen shume studente,dmth qe dhe niveli i tyre bie. Te thashe, keta drejtues kane qene dhe keta do te jene, nuk do te jete me dekan Dhori Kule, sepse i mbaron mandati dhe nuk mund te zgjidhet me, do te jete dikush tjeter.
     
  14. MALINA

    MALINA Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Kam degjuar qe Dhorit i ka mbaruar mandati qe ne mars apo jo?

    Kush flitet per kandidat per dekan ?
     
  15. Oltion Rrumbullaku

    Oltion Rrumbullaku Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Fakulteti i Ekonomise ka shume probleme, por, meqe ju nuk e keni cekur deri tani, studentet jane nje tjeter problem i madh i atij fakulteti. jam dakord me te gjitha problemet, per pedagoget, per drejtuesit, etj, por qe ta marresh vitin me kopje dhe fletore bosh vetem ne FE po tenton te ndodhe. Niveli i studenteve eshte ne nje renie eksponenciale. Cilesia e nxenies po bie. Para 5-6 vjetesh tezat e provimit ishin shume kompetitive me cdo teze provimi ne cdo universitet USA apo Europian, ndersa tani, ne shumicen e lendeve jo te veshtira po kthehen ne teza per te shkruajtur dicka e per te justifikuar noten.
     
  16. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Forumium maestatis

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    E ke gabim dhe me vjen shume keq por te kundershtoj ne kte pike.Tezat e provimeve ne FE po behen qesharake.Edhe lendet me te veshtira kane nje veshtiresi te papare ndonjehere.Jane ushtrime qe merren nga interneti i lendeve perkatese dhe perkthehen ne shqip,madje madje edhe lende teorike qe konsiderohen te lehta si sjellje organizative,etj kane filluar te behen me alternativa dhe me nje veshtiresi te tille qe gjithcka duhet mbajtur mend permendesh.Me fal po ska teze me abstrakte se teza e provimit te marketingut ku duhet te plotesosh vendet bosh te nje fjalie,nderkohe qe libri ka gjithesej 450 faqe dhe mendo sa fjali duhet te mbash mend permendesh qe te besh provimin. Jane absurde dhe komplet te paafte ne kete aspekt.Ne Provime ushtrimet duhen ndare sipas niveleve te veshtiresise qe ti jepet mundesia edhe nje studenti te 5-ses qe te bej ushtrimet e nivelit te tij dhe kushdo qe pretendon per me lart te vazhdoje te punoje ne provim,perkundrazi nje praktike e tille as qe behet fjale te ndiqet.
     
  17. dimir

    dimir Forumium praecox

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Une bashkohem me mendimin e LiPS, tezat tek FE ekonomik kapin shkalle veshtersie mbimesatare. Pyetjet behen te qellimshme qe te kap studentin atje ku ai eshte i papergatitur sikur qellimi i tyre eshte qe studentet te mos e marrin provimin.
     
  18. MALINA

    MALINA Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Sa per nivelin dhe shkallen e veshtiresise se provimeve po flet ne ajer me duket ai Sintetiku.

    Provimet behen gjithmone me te veshtira sec kane qene .Por ka nje renie te nivelit te mesimdhenies dhe interesit qe i kushtojne profesoret qe studenti te jete i afte ta pervetesoje totalisht lenden.
    Pastaj ,provimin me fletore bosh harroje .
    Sa per kopjet varet nqs profesorit i ke dhene ndonje gje , se ska mundesi tjeter.
     
  19. true confidental

    true confidental Forumium maestatis

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Niveli i provimeve mund te jete i veshtire, por varet dhe sistemi referimit per vleresimin ....nese 5 merret me 30% .dolem aty ku ishim ....
    lol, apo ia futa kot se jam shkeput nga kto muhabete me koh /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  20. Oltion Rrumbullaku

    Oltion Rrumbullaku Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Provimet behen gjithmone me te veshtira sec kane qene .Por ka nje renie te nivelit te mesimdhenies dhe interesit qe i kushtojne profesoret qe studenti te jete i afte ta pervetesoje totalisht lenden.
    Pastaj ,provimin me fletore bosh harroje .


    [/ QUOTE ]
    O Malina, mii vajze e mire.
    Nga e di ti si kane qene tezat e provimit para 6 apo 8 viteve.
    Nga e di ti si ka qene niveli i studenteve para 5 apo 7 viteve.
    Gjimnazi po merr fund, dita dites, dhe problemi nuk eshte Fakulteti Ekonomik, apo fakultetet e tjera, por nxenia minimale ne Gjimnaz, dhe frenimi per te arritur rezultate te mira ne nje fakultet, qe te pakten pretendon te arrije nje standard te pranueshem te studenteve, te cileve u jep diplomen.
    Para 5 vitesh, cdo student qe mbaronte Ekonomikun, ishte shume i afte, tregu e perfshinte menjehere, e sot jane ne pozita drejtuese ne kompanite kryesore.
    Tani, gjimnazet po i sjellin Ekonomikut dhe fakulteteve te tjera, miell te zi, dhe ska fakultet ne bote, ta beje buke te bardhe.
    Tezat e para 5 viteve kane qene teza sfiduese, shume te veshtira, qe i benin studentet te jepnin impenjimin maksimal.
    Kjo spo ndodh tani, studentet me nje jave te mesuar kerkojne te kalojne nje vit me siper.
    Ne Gjermani, e Austri, nje student ka vetem 3 here te drejte ta jape nje provim, e nese nuk e merr dhe heren e trete, humb te drejten e studimit ne Gjermani, ne ate lloj dege.
    Ne Shqiperi, nje student ka pa fund mundesi te hyje ne nje provim, e kur nuk e merr, shan fakultetin...
     

Shpërndajeni këtë faqe