Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga dimir, 19 Jul 2006.

  1. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Forumium maestatis

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Sintetiku,po te them qe ja ke futur kot dhe me vjen keq te te kundershtoj serish.
    Une jam me mesatare mbi 9 ne FE sot.PAra 6 vitesh kam patur ne ate fakultet studente motren time qe ka patur mesatare 9.8 dhe tezat e provimeve te saj sot nuk krahasohen per nga veshtiresia qe kane.Marrim Hyrjen ne Ekonomi qe per mua esht lenda me e lehte ne fakultet,nese ajo lende me pare behej me 5 pohime qe duheshin sqaruar dhe 4 ushtrime me nivele te ndryshme veshtiresie,sot jane 20 pohime nga gjithe libri dhe ushtrimet jane 2 ,dhe jane ushtrime komplekse te tilla qe po nuk zgjidhe dot nje kerkese nuk vazhdon dot me poshte.
    Mos te them pastaj per lendet e tjera si informatika,kontabiliteti qe faqen e formatit te testit e rreshtonim me librezen e studentit se na ngaterroheshe rreshti me rreshti aq e ngjeshur ishte si teze dhe nese per dy ore para 6 viteve kjo teze permbante regjistrime elementare dhe dy ushtrime me bilance dhe ditare,sot kjo teze permban ne cdo kerkese ushtrimi te vogel nga 4 regjistrime per secilen kerkese...etj etj,e kupton qe une sivjet diplomohem dhe sinqerisht i qaj hallin studenteve qe po le pas ..
     
  2. MALINA

    MALINA Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Per ata qe thone se jane paksa jo shume mire te informuar:Cdo student qe futet ne provim ne nje lende, me patjeter ka pasur mundeisne te gjeja teza provimesh te viteve te kaluara dhe i ka studiuar, per te pasur nje ide me te qarte rreth ndertimit te nje teze provimi.Per te dalluar ku jane pikat e forta dhe gjerat me te rendesishme.
    Kjo ka te beje dhe me nje mundesi krahasimi qe studenti arrin ti beje vete dallimet.Ti mund te shikosh dhe te pyesesh, cili ka qene libri i Manaxhimit Strategjik ne vitin 1996 dhe krahasoje me ate qe perdorin aktualisht studentet, sigurisht qe do qeshesh.(po ta them une eshte nje liber pak me i trashe se nje fletore me 40 flete.Lere pastaj per informacionin e "pasur" qe permban.
     
  3. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Nuk di te kemi bere provim Hyrjen me 5 pohime dhe 4 ushtrime, dhe as kontabilitetin me regjistrime elementare dhe!!!
    Nese motra jote ka mbaruar para 6 vjetesh, dmth se ka dhene Hyrjen par 10 vjetesh (ne 1997) kur nuk kishte as tesktet dhe as programi qe eshte sot.
    Nuk e di, por ne ne lendet e Finances (Baza, DF, Kosto-Drejtim, DFN, etj) kemi pas ushtrime nivel masteri ne teza, gje qe nuk behet fjale sot te japesh.

    Gjithsesi nuk e mohoj qe ka perjashtime, me te famshmim departament te Marketingut ne krye!!!
     
  4. MALINA

    MALINA Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Marketingu eshte "shkence" me vete.

    Mesoji fjalite fjale per fjale permendesh, keshtu po do te jene marketeret ./pf/images/graemlins/angel.gif:))
     
  5. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Forumium maestatis

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Ujku do e skanoj nje teze te motres sime ne Hyrje ne Ekonomi dhe nje teze sot e asaj lende ,mund ta bejme nje krahasim te thjeshte fare /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  6. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Forumium maestatis

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Nje shembull i krahasimet te tezave me vitet e tjera :
    Cdo vit ne provimin e Drejtimit Financiar jane dhene ushtrime te ndryshme por asnjehere Lizing sepse u jepej deges se Finances,dhe kete vit ne provim na ra ushtrim Lizingu /pf/images/graemlins/wink.gif.Mendojeni vet se si ecin gjerat per konsultime per teza te meparshme apo per mbeshtetje ne ndonje pike referime te viteve te kaluara.
     
  7. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Pyetje: A behet lizingu ne programin e DF per degen Biznes?? Nese PO, atehere cfare problemi ka qe jepet ne provim??

    P.S: Nuk ka nevoje te skanosh tezen, me thuaj vitin vetem?? Kam nje tufe me teza, sa isha ne shkolle kam qene koleksionist i tmerrshem. /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  8. dimir

    dimir Forumium praecox

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Problemi qendron, se Fakulteti prodhon ekonomiste te cilet nuk adoptohen me tregun. Leksione te tera qe nuk gjejne treg ne ekomomine e tregut. Perkthime amatoreske, libra te nje cilesie shume te ulet, staf pedagogjik i cili nuk shpreh interes per studentet (klientet e tyre).
    Problemi kryesor me sa kam vene re une jane stafi pedagogjik.
    Kam vene re se studentet qe behen pedagoge jane te nivelit riprodhues, jokreativ dhe (ushtare) te besuar te shefave te katedres. Kjo per arsye qe te kene vendin si shefa departamenti per nje kohe sa me te gjate.
    Se shpejti do ju dergoj nje pergjigje se cfare mendon dekani i ketij fakulteti per fakultetin qe drejton dhe nese ka ndermend per ndonje reforme e cila per mendimin time me duket e domosdoshme.
     
  9. Hera

    Hera Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Lizing? Kjo fjala eshte shqip?
    Si ja u kane perkthyer Leasing ju ata te fakultetit?
     
  10. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Qera Financiare. Por perdoret dhe leasing.
     
  11. MALINA

    MALINA Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    YES LEASING ,qeraja financiare ne kendveshtrimin e qiradhenesit dhe qiramarresit,ekziston tek libri i dyte i beshirit dhe halitit.Behen normalisht vetem sivjet eshte arritur te plotesohet programi,duke mbaruar te dy librat.Jo te gjithe librin e dyte por temat kryesore.por studentet ankohen per exercise ngaqe ishte me MACRS dhe amortizim linear , dhe llog per pese vite ,hante shume kohe.
     
  12. aristokratja

    aristokratja Forumium praecox

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Une te them te drejten kam mbaruar 1 vit me pare per Finance, dhe akoma me kujtohen tezat me ushtrime te papara ndonjehere, profesore (jo ata qe shkruajne ketu), qe nuk arrinin as tek gjysma e librit me teori (te leme menjane ushtrimet pastaj). Mbaj mend nxenes qe kalonin vitin pa e pasur idene per cfare po benin provim.
    Por nga ana tjeter eshte e vertete ajo qe thote Sintetiku, qe ka rene goxha niveli i studenteve! Pra duhet kerkuar pergjegjesi nga te dyja palet.
    Gjithashtu eshte e vertete qe jane monopolizuar paksa lendet nga profesoret. Pse nje lende duhet te personifikohet me nje profesor? Cfare do te thote kjo?
     
  13. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Ku e di ti kush shkruan ketu? Edhe vete Dhori mund te jete anetar i AF. /pf/images/graemlins/devil.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Nuk e kuptova kete monopolizuar?? Ti thua qe duhet te kete me shume se nje pedagog per cdo lende???

    P.S: Finance, Banke apo KOntabilitet??
     
  14. Diddy19

    Diddy19 Su@mi

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    C'te keqe ka qe nje lende te personifikohet me nje profesor?
    Nje profesor me graden Doktor , e ka kete ne nje fushe te caktuar, dhe jo te gjithe jane te specializuar ne nje lende te caktuar.
    Shpesh here eshte me mire te shume mire nje lende te caktuar sesa te dish pak nga secila lende...
     
  15. MALINA

    MALINA Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

    Eshte me mire te jesh shume mire ne nje lende te caktuar sesa te dish pak nga secila lende...

    [/ QUOTE ]

    I AGREE WITH YOU
     
  16. aristokratja

    aristokratja Forumium praecox

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Ku e di ti kush shkruan ketu? Edhe vete Dhori mund te jete anetar i AF. /pf/images/graemlins/devil.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Nuk e kuptova kete monopolizuar?? Ti thua qe duhet te kete me shume se nje pedagog per cdo lende???

    P.S: Finance, Banke apo KOntabilitet??

    [/ QUOTE ]

    Normal qe po. Psh (se nuk dua te permend shume emra) po te krahasoje mesimdhenien e S.Dhamo dhe G.Ruli, do ta dalloje menjehere ndryshimin.
    Disa lexojne me monitor te gjithe mesimin, ndersa disa shpjegojne me te vertete! Ka pasur shume raste, qe kur ka pasur me shume se nje profesor per nje lende, jam detyruar te ndjek leksionet e atij profesori, megjithese kisha nje profesor tjeter.
    Mesimdhenia eshte nje dhunti, sepse vertet profesori mund te jete shume i pergatitur nga ana e njohurive, por po nuk arriti t'i shpjegoje ato ne menyre te pershtatshme dhe te perceptueshme per studentet, eshte gjithcka e kote!
    Atehere si perfundim, studenti duhet te kete te drejten te zgjedhe.
    PS: Finance
     
  17. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Forumium maestatis

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Edhe po te shkruaj ketu vete Dhori le ti marri per baze dhe argumenta cdo kritike qe i behet fakultetit dhe organizimit te tij.Jam shume dakort me parafolesen ,pasi dhe me shembullin qe ka marre ka gjetur kontrastin perfekt.

    Une njoh profesore ne FE ne lenden e Informatikes ,ne lenden e Mikroekonomise, ne Manaxhim Operacionesh,qe jane komplet te papergatitur,qe bejne gabime pa fund dhe qe te detyrojne te grisesh gjithe fletoren qe sapo e ke mbushur me shenime nga gafat e shumta..
     
  18. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Genci me duket se nuk jep me mesim aty. /pf/images/graemlins/smile.gif
    Dakort per ato te MO, jane kulmi i injorances ne FE. /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
    Tani po bini cik ne kontradikte, se me siper eshte shkruar qe pedagoget e rinj nuk kane eksperience, atehere ku do ti gjejne disa pedagoge ne nje lende??

    P.S: Biem dakort qe Dep. i Finances eshte me mire nga te tjeret? /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/devil.gif
     
  19. nejse

    nejse Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Jo
     
  20. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Pse?? /pf/images/graemlins/devil.gif
     

Shpërndajeni këtë faqe