Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga dimir, 19 Jul 2006.

  1. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Nje prej sugjerimeve te mia eshte qe leksionet mos te jene me fakultative. Kjo do reduktonte kafet e shumta, rritjen e seriozitet dhe imazhit te shkolles, por mbi te gjitha do rikthente mbase ne menyre te imponuar respektin per pedagogun. Kur shef qe ne nje ore leksioni nga 200 veta qe ka kursi ndodhen vetem 5 ne klase, cfare i ngelet me atij pedagogu?
     
  2. pinkparadise

    pinkparadise Forumium maestatis

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    ehhh nuk eshte detyrimisht faji i nxenesve...nuk eshte se mungojne 10-20 ata qe jane me te keqinjte, apo ata qe se kan mendjen per shkolle, nese mungon mazhoranca, petagogu duhet te filloj ti bej pytjen vetes : nga vjen problemi??? nga une dhe metodat e mia??? apo thjeshte nje menefregizem i nxenesve???
     
  3. Diddy19

    Diddy19 Su@mi

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Mungesa e nxenesve ne oret e mesimit vjen nga mungesa e ndergjegjesimit te tyre, ne bindjen e studenteve qe ajo cfare shpjegohet ne mesim eshte e rendesishme;qe mbase ajo cfare shpjegohet gjate oreve eshte pyetje provimi etj etj.
    Ndoshta per kete e kane fajin vete profesoret: shpesh gjate oreve te mesimit ato jane shume teorike, jane shume pak interaktive me nxenesit; flasin pafund edhe nuk shtrojne pyetje qe mund te ngjallin kuriozitetin e nxenesve.Pastaj ndarjen leksion-seminar e quaj absurde.Nese nxenesi e di apriori qe po shkon ne seminar apo ne leksion , atehere ai kur di se ka seminar dhe prania ne leksion eshte kusht per te kaluar vitin , nxenese shkon ne seminar sepse "duhet shkuar" dhe mungon ne leksion sepse "perton" (shembull ky , nuk e di cili eshte i detyrueshem , leksioni apo seminari).
    Nuk jam dakord me pranine e nxenesve ne seminar "te detyrueshme" ; fundja une i paguaj taksa universitetit dhe shkoj ne mesim kur dua.Problemi qendron ne ndergjegjesimin e nxenesve per te shkuar ne mesim.
     
  4. pinkparadise

    pinkparadise Forumium maestatis

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    ne nje fare menyre, e ke mire ti...por, jo se dua ta ve fajin pergjithshka ke profesorat, por puna eshte qe noj here edhe pse dega te intereson qe ti ke edhe potencjal, kur profesori eshte beterr, jo qe ske qef te shkosh, por te shpif edhe deshiren fillestare qe kishe pikerisht per ate dege.

    un psh, e di qe jam tip qe nese nuk me terheqin vemendjen (ne kuptimin qe nese nuk e ben ate qe po thua interesante, edhe pse ajo mund te jet shume pak interesante) atehere mua me iken deshira.
    Me kete dua te them qe, nuk eshte e rendesishme ajo qe thua, por menyra se si e thua, dhe nje profesor i mire, (nje profesor i cili nuk eshte aty thjeshte sepse paguhet, edhe sepse ska rruge tjeter pervec qenjes prezente dhe shpjegimit si papagall qe te fitoj leket), do dije ta bej leksionin e tij interesant, dhe kur e ben dicka me pasjon dhe deshiren e mire per ti mesuar nxenesit, atehere detyrimisht ka me shume pjesmarrje nga ana e nxenesve, dhe deshire per te degjuar.
     
  5. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Forumium maestatis

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Ehh,te shofesh lenden e Sjelljes Organizative si shpjegohet nga Mimoza Kasimati eshte me pas durimin e derrit.Me keqardhje mund te them qe oret e fundit te mesimit ne ate lende mesimi frekuentohej fiks nga 8 studente nga 100 ne total.E te mendosh qe eshte nje lende ku shembujt dhe shpjegimi i mesimeve mund te behej me shembuj fantastike me bashkepunimin e studenteve dhe materialeve te tyre.Ky eshte vec nje rast e te tille ne FE ka plot.
     
  6. nejse

    nejse Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Lips ca profili je sivjet?
     
  7. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Forumium maestatis

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Manaxhim
     
  8. nejse

    nejse Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Suksese
     
  9. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Forumium maestatis

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Flm
     
  10. Scorpion

    Scorpion Guest

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Fajin e ka Ministria e Arsimit qe fut nga 1500 studente cdo vit e pastaj na dalin te zhgenjyer kur kryejne studimet, se perfundojne me diploma varur ne shtepi e pa pune. Duhet ulur numri i studenteve, duhet pare sa kerkese ka tregu punes. Jo ne seri...
     
  11. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Forumium maestatis

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Edhe cti bejne keta qe sfuten ne shkolle? Ti lene rrugeve,ti nisin ne emigracion,edhe sa tragjedira te tjera duhet te degjojme nga keto gjera??
     
  12. Diddy19

    Diddy19 Su@mi

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    S'dua te dal nga tema, po sikur keta njerez te benin ne Shqiperi ato punera qe bejne ne emigracion , Shqiperia do ishte sot nja 10 vjet perpara...
     
  13. Diddy19

    Diddy19 Su@mi

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Fillimisht postuar nga mathoku:
    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Fajin e ka Ministria e Arsimit qe fut nga 1500 studente cdo vit e pastaj na dalin te zhgenjyer kur kryejne studimet, se perfundojne me diploma varur ne shtepi e pa pune. Duhet ulur numri i studenteve, duhet pare sa kerkese ka tregu punes. Jo ne seri...

    [/ QUOTE ]

    Ne Shqiperi ekziston ideja qe "secili ka rriskun e vet"..Ku pyetet tregu i punes!
     
  14. Scorpion

    Scorpion Guest

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Edhe cti bejne keta qe sfuten ne shkolle? Ti lene rrugeve,ti nisin ne emigracion,edhe sa tragjedira te tjera duhet te degjojme nga keto gjera??

    [/ QUOTE ]

    S'eshte problemi im, e s'jam Genc Pollo une qe me ben te tilla pyetje. Keta njerez nuk kane faj, numri duhet te reduktohet ne baze te kerkesave qe ka tregu sic thashe. Ka plot fakultete te tjera. S eshte Shqiperia vetem me fakultet Ekonomik. Kur dalin vetem nga TR 1500 vete ne vit. Po nga pjesa tjeter e Shqiperise? Sa nevoje kemi ne aktualisht per keta studente qe mbarojne ekonomikun?
     
  15. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Forumium maestatis

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Ok pra,marrim nje rast te tille,do e coje motren ti ne universitetin e Sarandes qe eshte hapur sivjet per te ndjekur studimet? Po mua kujton se do me lejonin prinderit te shkoja ne ndonje universitet tjeter larg Tiranes? JO,dhe pergjigja eshte e thjeshte.
    Zgjidhjet nuk gjenden duke debuar studentet ,por duke reflektuar mbi cfare eshte bere ,avantazhet dhe disavantazhet e cdo reforme qe eshte ndermarre dhe kjo qe thua ti eshte e pabaze sepse FE i ofron mundesite e studimit per nje numer te tille studentesh dhe ajo qe kerkojme ne eshte tjeter gje.
    Nese seshte problemi jot atehere mos shkruaj asgje,kur sjep asnje zgjidhje reale dhe konkrete.
     
  16. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Megjithate LIPS, kapaciteti i FE eshte tejkaluar. Me ritmin 1500 ne vit i thone gati 6000 studente + part-time qe nuk ka kufizim konkursi sepse eshte me pagese + masterat!!! Imagjino qe u be godina e re dhe pas kalu 3 vjet kane rifillu problemet e sallave, nderkohe qe mesimi behet paradite &amp; mbasdite. Pedagoget efektive jane te gjithe mbingarkese, ne sezonin e fundit te vjeshtes ishte permbytje studentesh.
     
  17. Diddy19

    Diddy19 Su@mi

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Ky eshte paradoksi ne Shqiperi..qe nje pjese e madhe e popullsise eshte analfabete (nuk e di ne ca perqindjeje eshte tamam tamam) po qe 3/4 e atyre qe kane mbaruar te mesmen kane edhe shkolle te larte.Absurde!Cdo gje ne ekstrem!
    Hiq pjesen me te madhe te pollsise qe eshte popullsi fshatare, 90% e popullsise qytetare kane mbaruar shkollen e larte (ose po e ndjekin).Nder to , 5% kane mbaruar 2 fakultete.

    P.S Nuk i referohem postimit te Ujkut por postimeve pak me lart.
     
  18. irene

    irene Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    vintage aman sa vjet ke qe punon ne shqiperi dhe sa vjet ke qe studion ne unin. e tiranes ???
     
  19. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Forumium maestatis

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Vintage gjithcka nuk nis nga Shkolla e larte por nje vend si Shqiperia e sheh universitetin si zgjidhjen e nje jete me te mire.Per kete smund te ndalojme studentet te shkollohen te pakten ata qe kane mundesi ta bejne.Persa i perket ato qe jane analfabete eshte tjeter gje komplet,dhe ska pse ngaterrohet me universtitetin.Analfabetizmi eshte fryt i varferise dhe indiferences se instancave shteterore perkatese.Me thuaj pak clidhje ka kjo me Fakultetin Ekonomik? Varferia i ka bere njerezit te kerkojne me shume ne menyra te ndryshme dhe shume prej te rinjve zgjidhjen e problemeve e shohin duke kryer nje Universitet.Mendo kur eshte veshtire te gjendet nje pune me Diplome,si mund ta gjej nje pune te mire dikush qe se ka?
    Mos te harrojme qe sivjet jane hapur mbi 4 Universitete te reja..
     
  20. Diddy19

    Diddy19 Su@mi

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    vintage aman sa vjet ke qe punon ne shqiperi dhe sa vjet ke qe studion ne unin. e tiranes ???

    [/ QUOTE ]

    iren', do edhe certifikaten e lindjes zemer?
     

Shpërndajeni këtë faqe