Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga dimir, 19 Jul 2006.

  1. aristokratja

    aristokratja Forumium praecox

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Ok, nuk me duket arsye nr i madh i studenteve, per t'ia shkelur ne mesimdhenie! Prandaj insistoj ne pasjen e me shume profesoreve per nje lende!
     
  2. Isabelle

    Isabelle Valoris scriptorum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Nje prej sugjerimeve te mia eshte qe leksionet mos te jene me fakultative. Kjo do reduktonte kafet e shumta, rritjen e seriozitet dhe imazhit te shkolles, por mbi te gjitha do rikthente mbase ne menyre te imponuar respektin per pedagogun. Kur shef qe ne nje ore leksioni nga 200 veta qe ka kursi ndodhen vetem 5 ne klase, cfare i ngelet me atij pedagogu?

    [/ QUOTE ]

    EBM e paskeni te brendshem /pf/images/graemlins/laugh.gif.
    Rrofte Maqo dhe Shyqo /pf/images/graemlins/wink.gif !
     
  3. Scorpion

    Scorpion Guest

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Ok pra,marrim nje rast te tille,do e coje motren ti ne universitetin e Sarandes qe eshte hapur sivjet per te ndjekur studimet? Po mua kujton se do me lejonin prinderit te shkoja ne ndonje universitet tjeter larg Tiranes? JO,dhe pergjigja eshte e thjeshte.
    Zgjidhjet nuk gjenden duke debuar studentet ,por duke reflektuar mbi cfare eshte bere ,avantazhet dhe disavantazhet e cdo reforme qe eshte ndermarre dhe kjo qe thua ti eshte e pabaze sepse FE i ofron mundesite e studimit per nje numer te tille studentesh dhe ajo qe kerkojme ne eshte tjeter gje.
    Nese seshte problemi jot atehere mos shkruaj asgje,kur sjep asnje zgjidhje reale dhe konkrete.

    [/ QUOTE ]

    C'hyn reforma ketu. Universiteti eshte bere mode tani. Tani spo ngel njeri pa kryer studimet e larta, si gjate dites e part-time. Ti kujton se i nevojiten popullit kaq "kuadro te kualifikuara". Nje popull me 2 milion banore, ku gati gjysma kane mbaruar arsimin e larte, ky eshte paradoks. Qellimi e reforma duhet zbatuar ne ato vende dhe bazuar ne kerkesat qe ka shteti e vendi nevoje. Pse te gjithe per FE, mund te kenaqen dhe me agronomi e bujqesi e inxhinjeri etj. S'eshte pune qejfi e luksi. Ai qe eshte i zoti çan para. Jo 1500 vete, dhe na dalin te gjithe mendje te dritura. Nejse se dola jashte temes. Reforma fillon duke pasur vende pune e biznese, jo duke tejkalu e mbush e shtu çdo vit fakultetet me sa me shume studente.
     
  4. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Forumium maestatis

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    1.Qe FE ka nevoje per reforma kete gje se mohon dot asnje,perfshi dhe Dhori Kule te vij te me shkruaj ketu,ndaj mos ja fut kot.
    2.Ku i ke pare ti keto gjysmat e popullsise qe qenkan me shkolle te larte iher? Pastaj ku ka gje me te mire se te jene mundesisht 100% te shkolluar? Ok,shteti ka nevoje per pastrues banjosh,do e beje dot ti? Beje pra,meqe na tregon nevojat e shtetit.Shteti ka nevoje per koka,per mendjendritura dhe vetem ato mund ta bejne Shqiperine te jete Shtet per se mbari.Nuk po e sheh qe po behet e pamundura qe studentet qe kane mbaruar jashte te punojne ne Shqiperi per te dhene eksperiencen e tyre ne cdo gje qe kan mesuar.
    3.Une se kuptoj ku e shef universitetin mode mo vlla?!!Kur shkruajme per FE-ne zere se kemi shkruajtur dhe per shume fakultete te tjera te Shqiperise ndaj spo e le njeri agronomine e bujqesine jashte aman te keqen se mos na ofendoheni.
     
  5. Scorpion

    Scorpion Guest

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Une s'kam marre persiper te ndryshoj gje LiPS. Do te shkruaj neser me gjere per kete. Ciao /pf/images/graemlins/wave.gif
     
  6. Oltion Rrumbullaku

    Oltion Rrumbullaku Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Se pari, ska nevoje me permend emra pedagogesh ketu ne AF. Jo X, jo Y, sikur vetem Ekonomiku eshte ne Shqiperi. Si cdo Fakultet tjeter ka pedagoge te mire dhe jo te mire, po sja vlen me permend emra tani, si me qene ne pazar.
    Se dyti, problemi i universiteteve eshte problem politik, dhe meqe politika jone merret me zocken e zeze, kuptohet ca morali ka. Ne Angli po diskutohet qe numri i gjimnazisteve qe shkojne ne fakultet te rritet nga 40 ne 45 %, ndersa tek ne po shkojne te gjithe, me farefis ne fakultet, vetem gjyshja ime ka mbet pa shku. E kush do punoje hidraulik, tornitor, kepucar, rrobaqepes, kush dreqin do ti beje keto pune. E me fakultete fantazma si Kristali apo Qiriazi qe kane 8 fakultete me 10 pedagoge, nuk e di ku dreqin po shkojme.
    Se treti, Fakulteti Ekonomik kur kam mbaruar une, diplomoi 350 studente ne ate vit dhe ishte padisktutim fakulteti me i mire ne Shqiperi, i krahasueshem me fakultetet me te mira ne rajon. Tani qe nxjerr 800, eshte e kuptueshme qe 300 me te dobtit e kane shume te veshtire te integrohen ne tregun e punes. Po ti shtosh 250 te tjere qe jep Agrari, situata perkeqesohet. Po ti shtosh 600 (480 skarco) qe shtojne universitetet e rretheve, situata behet dramatike. Rreth 2000 ekonomiste qe diplomohen ne vit, kur biznese jo te vogla ne kemi vetem 14 mije. Imagjinoni sa duhet te nderrojne profesion....
     
  7. Oltion Rrumbullaku

    Oltion Rrumbullaku Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Se harrova
    Se katerti, ata qe jane studente jane me te revoltuar, po une, ujku 81, iren, aristokratja apo ata qe kane mbaruar kete fakultet keto vitet e fundit, e dine se sa me i veshtire te jete fakulteti, sa me e shtrenguar nota, dhe sa me te gjera leksionet, aq me e mire behet pergatitja e studenteve per ti bere balle tregut te punes (vete ne fakultet nje shembull i tille eshte dega e Ekonomiksit, ku studentet favorizohen qartazi ne gjithcka, dhe ku niveli ne fund eshte mizerabel).
     
  8. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    ...dhe pastaj studentet e ardhshem ankohen per nivelin e pedagogeve te rinj te Ekonomiksit. /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  9. Diddy19

    Diddy19 Su@mi

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Fillimisht postaur nga iren':
    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    vintage aman sa vjet ke qe punon ne shqiperi dhe sa vjet ke qe studion ne unin. e tiranes ???

    [/ QUOTE ]

    iren' te ktheva pergjigje edhe me lart , por shkurt se nuk kisha kohe.
    Nqs s'je dakord me ate cfare kam thene, thuaje mendimin tend dhe mos bej pyetje pa lidhje.
    Pastaj çfare kam thene une qe s'te pelqeu?
    Mbase i kam rrumbullakuar pak shifrat, por ajo qe them une shihet me "sy te lire"..(Nuk punoj tek INSTAT-i)
    Nje pjese e mire e popullsise eshte analfabete, por ne pjesen qe mbet, shumica kane shkolle te larte.Nuk eshte faji i studenteve..Ne vend qe te punoj ne ndonje rrobaqepesi , me mire futem ne shkolle...Kshu funksionon? Pak rendesi ka pastaj nese ke bere shkollen e mesme te gjuheve te huaja (me 2 vjet matematike)..Une dua te hyj ne Ekonomik.
    U hapen edhe dege te reja ne Shkoder.Para 4 vitesh u hap Informatika .Doli sivjet brezi i ri i Informaticieneve me 4 vjet shkolle .I mesuan mire integralet, derivatet, edhe rreth kompjuterit Wordin.Epo domosdo , pedagoget jane ato qe kane dhene prej vitesh matematike ne universitet.
    Ish shoqet e mia te klases, qe dikur ne gjimnaz mezi kalonin vitin , tani quhen Informaticiene.
    Ja do hapet sivjet edhe Gazetaria.Eshte stafi i pedagogeve te gjuhe-letersise , pse mos te hapim edhe Gazetarine? Maximumi shkodranet do mesojne gjuhen letrare.

    Dola pak nga tema, por mbi shkollat e larta ne Shqiperi ke goxha argumente.
    P.S Une as nuk studioj ne Tirane e as kam punuar ndonje vit atje.E di mire si funksionon sepse kam patur shoqet ne Fakultetin e Ekonomikut dhe tani kam motren.
     
  10. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Mire mo dhe per nje argument te tille do i shkulni floket njeri-tjetrit.
    Dihet qe ne ekonomi te tilla ta pakonsoliduara dhe ku tregu i punes paraqitet teper i vaket menyra me e mire per te kaluar kete periudhe eshte shkollimi, per te rritur te pakten nivelin e burimeve njerezore. Kete e mbaj mend se e ka thene nje nga pedagoget e Miksit. /pf/images/graemlins/laugh.gif Por kjo s'do te thote qe shkolla te shkrehet fare dhe te zjejne te gjithe ne nje kusi. Bukur fort eshte sistemi i Bolonjes 3+2, kush ka mesatare te larte vazhdon te tjeret ngelen me nje diplome 3 vjecare. Ka nje kualifikim te vecante, por jo ne nivelin e atij qe ka mbaruar 5 vjecarin.
    Tani keto fushatat e ndergjegjesimit te studenteve me tingellojne ca patetike mua. Fakti qe vijme ne seminare dhe s'vijme ne leksione tregon qe frika e mungeses apo e humbjes se te drejtes te hysh ne provim ka sjelle dhe kete disiplinim. Pse u dashka te ndermarresh fushata ndergjegjesimi, kur zgjidhja eshte teper evidente.
    Problem tjeter eshte qe 1 lektor jep te njejtin mesim ne 3 kurse te ndryshme me nga 100 veta. Mua me duket pak absurde pse te ndodh kjo, kur mund te krijosh nje auditor te madh, vendosi te 3 kurset ne nje, vendosi dhe nje mikrofon pedagogut te degjohet dhe kjo pune zgjidhet. Me duket se keshtu funksionon gjithkund ne Perendim.
     
  11. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

    EBM e paskeni te brendshem /pf/images/graemlins/laugh.gif.

    [/ QUOTE ]
    Jo me c'i brendshem jam une mavria? /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  12. Diddy19

    Diddy19 Su@mi

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    EBM , ate qe ti e quan " zgjidhje te dukshme" une se shof dot.

    Me duket absurde te krahasohemi me Perendimin ne nje pike te caktuar , nderkohe qe ne pikat e tjera s'perputhemi fare.

    P.S Une s'shkul njeri per flokesh , vetem nese me shkulin mua!
     
  13. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Po normal qe s'e shef dot si zgjdhje, sepse nga 4 ore mesim hyn vetem ne 1 seminar dhe 3 te leksionit i ben ne kafe.
    Cfare do ti te vije profesori tek kafja dhe te thote "moj goce e mbare s'ben mire te pish kafe, por te vish ne leksion, sepse eshte ne te miren tende"??? Kete pretendon ti fushate ndergjegjsimi?
    Eshte ne te miren tende dhe jo ne te profesorit ajo pjesemarrje. Kur s'je ne gjendje ta kuptosh, s'je per ate pune, kot ke hyre ne shkolle. (mos e merr per shkulje flokesh kete, tu drejtova ty, por vlen per te gjithe kjo /pf/images/graemlins/winkwink.gif)
    Pse nuk thone studentet tek Universiteti i New Yorkut (ne Tirane) qe paguajne 500 Euro per cdo lende, qe une i kam paguar taksat, keshtu qe s'ma ndjen te hyj ne leksion?
     
  14. Diddy19

    Diddy19 Su@mi

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Une s'fola per "fushate ndergjegjesimi",fola per vete-ndergjegjesim nga ana e studenteve.(lexo postimet nja 2 faqe perpara).
    Gjithesesi mungesa e vete-ndergjegjesimit nga ana e studenteve influencohet nga pedagogu: nqs ai nuk e ben mesimin interaktiv (pyetje -pergjigje me nxenesit, pa i vene gishtin asnjerit per tu pergjigjur, ose ushtrime te asaj forme sic do te bien ne provim, ne seminar leksion s'kam pse shkoj.Te hiqet ndarja leksion -seminar (sic e kam thene edhe me siper), them une.
    Kete ore kam kete lende: nuk e di a kam leksion apo kam ushtrime provimi...Si thua ti , do shkoj une apo do rri kafeneve?

    P.S Une flas si per vete po s kam probleme te tilla.Studioj jashte dhe kafete i shof ne enderr naten!
     
  15. Diddy19

    Diddy19 Su@mi

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Fillimisht postuar nga EBM:
    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

    Pse nuk thone studentet tek Universiteti i New Yorkut (ne Tirane) qe paguajne 500 Euro per cdo lende, qe une i kam paguar taksat, keshtu qe s'ma ndjen te hyj ne leksion?

    [/ QUOTE ]

    Aman EBM ,vetem studentet e ketyre Universiteteve private qe po mbijne si kerpurdhat mbas shiut , mos mi merr si shembull.

    Se hyjne krunde , e krunde dalin.Thjesht se prinderit e tyre kane leke. Kam nje njeri qe e njof shume mire dhe e di sa vlen dhe studion per mjekesi po qe eshte budalla fare.Thjesht sepse i ati eshte doktor studioj dhe ka leke te mbaje te birin ne shkolle.
    Ke pare ndonje rast qe nje student qe hyn ne keto Universitete te kete mbetur ne klase ? Pedagoget i kalojne te gjithe nxenesit, madje edhe me nota te mira sepse kane interes te thithin studente...Se mos do me thuash se jane Universitete prestigjioze thjesht sepse kushtojne shume!!?
     
  16. Scorpion

    Scorpion Guest

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Dua te shpreh mendimin tim se jam kunder hapjes se universiteteve te reja kete vit akademik dhe kete e bazoj ne argumente, se, per hapjen e nje universiteti duhet pergatitur tere infrastruktura e nevojshme, fizike dhe intelektuale, me qellim qe ato te kryejne sa me mire misionin e tyre. Ky qendrim nuk dua te keqinterpretohet nga kandidatet per student dhe prinderit e atyre zonave ku presin hapjen e universiteteve te reja, as nga kandidatet per te filluar punen ne to, por e bej nisur thjesht nga ideja per te shmangur kaosin, qe universitetet te mos kthehen ne kioska qe japin diploma, por ne vatra te verteta te pergatitjes intelektuale.

    Shumica e pedagogeve ne universitete, jane shnderruar ne biznesmene qe shesin njohurite e rreme kundrejt pageses. Nuk jane vetem konkurset ku mbizoteron korrupsioni, i cili ne kete rast nuk eshte vetem korrupsion, por nje krim i mirefillte. Sezonet e provimeve jane nje tjeter arene ku paraja derdhet lume. Ne universitetet e Tiranes e akoma me shume ne ato te rretheve, marrja e nje note kaluese kundrejt pageses eshte tashme e ligjeruar. Edhe kjo nuk eshte nje gje e re. Ne çdo fakultet dihet se sa e ka çmimin secili pedagog. Pra, gjithçka dihej dhe dihet. Pyetja qe ne vazhdojme te bejme, eshte se perse nuk reagohet. Nese dje nje njeri i mire nuk do te kishte ofruar bashkepunimin per te denoncuar kete skandal, fituesit e Juridikut pas tre javesh do te ishin ne auditore. Ndersa ata qe vertet ishin pergatitur dhe nuk fituan, do te ishin rikthyer ne shtepi. Metoda e shitjes se tezave eshte identike edhe ne fakultetet e tjera. Por, çfare bejne autoritetet per ta ndaluar kete epidemi? Pergjigjja eshte e thjeshte, asgje!...
    Ne keto kushte, me shume se per investime e strategji, arsimi ne Shqiperi ka nevoje te pastrohet nga korrupsioni...
    Jam shume dakord qe te liberalizohen universitetet ne Shqiperi, por jo pa nje studim te detajuar te kerkesave, domethene te numrit te mundshem te studenteve qe do te hyjne dhe kapaciteteve reale te fakulteteve, si nga ana e akomodimit, ashtu edhe nga perballimi me staf pedagogjik dhe ambiente mesimdhenieje.

    Mendoj se çdo hap ne drejtim te permiresimit dhe reformimit te universiteteve ne Shqiperi duhet te jete shume i studiuar dhe me pjesemarrjen e te gjitha paleve, perveç politikes.
     
  17. epremte

    epremte Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Se harrova
    Se katerti, ata qe jane studente jane me te revoltuar, po une, ujku 81, iren, aristokratja apo ata qe kane mbaruar kete fakultet keto vitet e fundit, e dine se sa me i veshtire te jete fakulteti, sa me e shtrenguar nota, dhe sa me te gjera leksionet, aq me e mire behet pergatitja e studenteve per ti bere balle tregut te punes (vete ne fakultet nje shembull i tille eshte dega e Ekonomiksit, ku studentet favorizohen qartazi ne gjithcka, dhe ku niveli ne fund eshte mizerabel).

    [/ QUOTE ]

    Notat e shtrenguara leksionet e gjata dhe veshtiresia e fakultetit qendrojne ne faktin se ligjeruesve tane te nderuar nuk u del emri as po ti kerkosh ne google, keshtu qe merret vesh se sa lidhje kane me tregun. Leksionet e Analizes Financiare kur e kam dhene une provimin kane patur paragrafe frengjisht dhe kishte vende ku shkruhej "ne perfundim te kesaj teme diplome...". Meqe zotrote permende ekonomiksin(per mendimin tim ajo qe prodhon FE eshte ashtu sic ja kane vene emrin: miks) si dege eshte ku e ku me e veshtire se financa po qe eshte katandis ne ate fare derexheje nuk eshte faji i studenteve. Dhe ndonje favorizim i madh nuk eshte kur ato pak institucione qe merren me research ne fund te fundit preferojne me mire te marrin studente te finances e ti trajnojne vete se studente te ekonomiksit me mesatare 10.00. A, perjashtoj nga institucionet vete FE, po si duket ate kategori studentesh e pregatit ekskluzivisht per vete.
     
  18. nejse

    nejse Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si? *DELETED* *DELETED* *DELETED* *DELETED*

    Shkrimi u fshi nga Isabelle
     
  19. epremte

    epremte Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si? *DELETED*

    Shkrimi u fshi nga Isabelle
     
  20. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

    Leksionet e Analizes Financiare kur e kam dhene une provimin kane patur paragrafe frengjisht dhe kishte vende ku shkruhej "ne perfundim te kesaj teme diplome...".

    [/ QUOTE ]

    /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

    Nuk e di kur e ke dhene ti provimin, po ai libri ekzistues eshte ngritja e "leksioneve" ne nje shkalle me "te larte". /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
     

Shpërndajeni këtë faqe