FANKLUB SKELA (Tifozat e Ervinit)

Diskutime tek 'Sporti Shqiptar - Futboll, Atletike etj' filluar nga no_way_TuTo, 16 Mar 2004.

  1. no_way_TuTo

    no_way_TuTo Primus registratum

    FANKLUB SKELA (Tifozat e Ervinit)

    Ketu mund te shkruajme mendimet tona dhe gjithcka qe kemi per thene mbi lojatrin me te mire te kombetares Shqipetare Ervin Skela.

    Dilema e vetme eshte: Ku do te louaj Ervin Skela sezonin e ardhshem. Shume skuadra e kerkojne ate, madja me shifra marramendese dhe je e tille eshte ajo e BAYER 04 LEVERKUSEN .
     
  2. ervin

    ervin Primus registratum

    Re: FANKLUB SKELA (Tifozat e Ervinit)

    Nje pershendetje per Ervinin se e kam shok.
    Ai nuk e meriton Bayern Leverkusen por me lart akoma,sepse klasi i tij nuk eshte per tek Bayern Leverkusen.
    Urime Ervinit.
     
  3. Archi

    Archi Forumium praecox

    Re: FANKLUB SKELA (Tifozat e Ervinit)

    Une per veten time jam tifoz i Eintracht Frankfurt dhe kenaqem pa mase kur luan Skela. Ai eshte i vetmi lojtar shqiptar deri tani, qe nje ekip i tere identifikohet me te. Ndryshe ishte per Cipin, i cili jo vetem qe e dhiste ndonjehere me lojen, por filloi edhe te bente numra derisa i bene dalje aq turpshem.
    Nejse nuk e di nese do te ishte veprim i mencur nga ana e Skeles per te vajtur tek Bayer Leverkusen, pasi ai atje mund ta humbiste vendin e titullarit (te mos harrojme qe Bayer ka nje bagazh me lojtare te mire, te cilet nuk po bejne dhe aq shume hajer aty) dhe po qe se mbetet ne stol te rezervave, le ti thote lamtumire futbollit. Ketu Skela te mos harroje rastin e Igli Tares kur u transferua tek Kaiserslautern, kur Kaiserslautern ishte kampion i Gjermanise Kurse tek Eintracht, shefi i Eintracht eshte shprehur qe e shikon te ardhmen e Skeles tek ekipi i Eintracht si playmaker titullar, pasi edhe gjithe ekipi eshte formuar duke iu pershtatur Skeles.
    Megjithate Skela e di vete.
    E vetmja gje qe ka Skela ne disfavor eshte menaxheri sportiv i tij, Gerster, i cili eshte po ai menaxher qe kishte dhe Andy Möller tek Frankfurti dhe krijoi konfliktin me Willi Reimann, trajnerin e Eintracht Frankfurt, duke shkaktuar, dhenien e duarve nga ana e Eintracht te Andy Möller. Te shpresojme qe kjo te mos ndikoje tek Ervin Skela.
     
  4. atalantino

    atalantino Primus registratum

    Re: FANKLUB SKELA (Tifozat e Ervinit)

    Hi,

    mesa di une Gerster nuk eshte me Berater i Skeles... te pakten kete e kam lexuar para 5-6 ditesh tek Frankfurter Rundschau...

    Ke te drejte Archi, nqs se Skela do te levizte per tek Leverkusen, atehere ai do te rrezikonte seriozisht te rrinte ne stolin e rezervave... shkakun e ke shkruar ti pak me siper tek shkrimi yt. Por lind pyetja: A eshte e drejte qe Skela te luftoje vetem per te luftuar per qendrimin ne Bundesliga ??


    Ps: Geri Cipi per mua eshte turpi i lojtareve shqipetare ne Gjermani. Nqs se e ke vene re, edhe Rot Weiss Oberhausen (skuadra e re e Cipit) nuk ka mundur te fitoje ne 4 ndeshjet e fundit. (Dje fitoi me fat). Duke pasur parasysh qe Geri Cipin e morren tek Eintracht Frankfurt vetem prej Ervinit...
     
  5. Archi

    Archi Forumium praecox

    Re: FANKLUB SKELA (Tifozat e Ervinit)

    Sido qe te jete, mua perseri me pelqen, qe Skela te vazhdoje te luaje per Eintracht Frankfurt. Une jam prej vitesh tifoz i Eintracht, pasi banoj edhe ne Frankfurt, dhe nuk ka kenaqesi me te madhe per mua ne futboll sesa te shoh te lidhur ekipin tim me nje lojtar te mire shqiptar.

    Per te ardhur keq, qe Eintracht humbi ne ndeshjen e te shtunes kunder 1860 München, por them se ka shume shance per te ruajtur poziten ne Bundeslige. Skela dhe Amanatidis kane gjetur njeri-tjetrin. Do te me behej qejfi shume sikur te aktivizohej edhe Dragusha me teper. Por sic duket jane po ato probleme, qe ja kam friken se do te kete dhe Skela sikur te shkoje tek Leverkusen, qe nuk e lejne Dragushen te zere vendin e titullarit ne skuader.
     
  6. Guest

    Re: FANKLUB SKELA (Tifozat e Ervinit)

    Ne radhe te pare me fal qe po nderhyje,por te luash ne ekipin e B-Levrekusen eshte nje nder ,ti thua qe nuk e meriton se vlen me shume.perse nuk thua qe sa shkuan tre lojteret tane tek Eintrahti rrezikon komplet te bjeri nga kategoria.Megjithate Skela eshte nje talent por nuk flitet ashtu perderi sa e ke edhe shok.
     
  7. no_way_TuTo

    no_way_TuTo Primus registratum

    Re: FANKLUB SKELA (Tifozat e Ervinit)

    Skela mund te kete nje vend ne formacionin e B.Leverkusen vetem nqs se Bastürk iken per tek Werder Bremen :angel: , une nje gje spo kuptoj disa thone qe Skela ka firmosur kontraten disa jo, si eshte kjo pune dine dikush me shume??
     
  8. Guest

    Re: FANKLUB SKELA (Tifozat e Ervinit)

    NEIDLICH-M Skela ka shume mundesi te shkoi tek B Levrekuesen sepse 99%Shnajder shkon tek Bajern Mynih dhe ka nje vend bosh ,sepse Skela eshte nje Talent dhe askush nuk mund ta mbaje ne stol.

    Sa per kontraten a ka firmosur apo jo, per nje gje jam i sigurte qe edhe sikur nje lojtar te kete firmosur 10 kontrata me nje ekip firma kryesore eshte diten e fundit kur firmos presidenti i ekipit atehere ka mbaruar çdo gje.
     
  9. no_way_TuTo

    no_way_TuTo Primus registratum

    Re: FANKLUB SKELA (Tifozat e Ervinit)

    Dje ne darke degjova qe Arminia Biedefeld (arriti te ngjitet ne Bundesliga nga 2 Liga), pra Arminia e don me cdo kusht SKELEN ???

    Dilema e Skeles tek B.Leverkusen, tani varet dhe nga mesfushori i BOCHUM dhe kombetares gjermane Paul Freier, sepse ai ka mundesi te kaloje qe kete vit tek B.Leverkusen (Freier ka firmosur nje kontrate qe fillon ne 2005 me B.L 04).


    dielma vazhdon....
     

Shpërndajeni këtë faqe