Fantazma, postieri i vdekjes që kërkon jetëmarrje

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Vis Elbasani, 17 Mar 2005.

  1. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Fantazma, postieri i vdekjes që kërkon jetëmarrje

    Po he, po lexoni nga pak apo jo? Se filozofia e shkrete e kerkon edhe pak lexim, apo jo?

    Degjoni, une nuk kam ndermend te lexoj te gjitha temat e te gjitha grup-temave, por nuk po shoh nese eshte diskutuar ndopak per vetevrasjet e kryera nga disa te mitura, te cilat kishin ndjekur do kurse jehovejsh :angel: . Kisha nje pyetje qe me rrethon prej kohesh - Si mendoni, a eshte i vetedijshem per jeten ai qe vendos te kryeje nje vetevrasje me qellimin qe te jetoje nje jete me te mire? A nuk duhen luftuar para se te jete vone fantazmat qe na rrethojne dhe qe na predikojne cdo dite mbi deshtimin e kesaj jete, duke na ftuar per nje jete qe nuk e pranon kete tonen?

    Nuk e kam fjalen vetem per shpirtin/frymen, ate qe predikon Bib'rani, por per fantazmat, te vdekurit e gjalle, qe jane mes nesh dhe kerkojne qe jeta e tyre e deshtuar, e pakuptimte dhe e vuajtur te marre edhe jete te tjera te pastra me vete. Mua me shqetesojne "fantazmat" njerezore, te dukshmet edhe te padukshmet, kulti i fantazmes. Per mendimin tim, fantazma lind dhe ushqehet te njeriu qe kur ky eshte femije, ne castin kur i rrituri qe i rri prane i thote te haje buke me zor, psh., sepse ndryshe do ta haje gogoli, gjoni, ujku, jezusi, shreku, arixheshka, etj. A nuk mendoni se cdo femije ka te drejte te rritet pa fantazma, para se te jete vone dhe te kryeje vetevrasje si ato dy zemrat e vogla qe nuk iu dha kurre mundesia te provonin dashurine e vertete, dashurine per jeten?

    A nuk duhen kapur me shpulla te gjithe ata njerez qe, ne jeten e perditshme, rreken te na tregojne e te na bejne te besojme per histori fantazmash?
     
  2. KSC2-303

    KSC2-303 Primus registratum

    Re: Fantazma, postieri i vdekjes që kërkon jetëmarrje

    Çështje e goditur, mik.

    Mua më ke kundër hijetarëve dhe hijeve, kundër atyre që ndjekin hijet dhe kundër atyre që kanë frikë nga hijet (përfshi dhe të vetat).

    Por meqënëse hija në shqip parashikon dhe sendin që e lëshon këtë hije kur sendi ndodhet një/disa anë të tij nga burimi i dritës, atëherë po përdorim më mirë "fantazmën" e "importuar".

    Kundër fantazmistëve me fantaz(m)i të sëmura, pra.


    Tung

    _____________
    N.SH. - Fjala Bib'ran u shënua për përhapje dhe përpallje /pf/images/graemlins/smile.gif
    N.N.SH. - Meqë e grabitëm, merr tre të tjera prej meje, Krishtërrem dhe Kinslamist ose Myllsyman, përkatësisht siç vetëkuptohen.
     
  3. S6T6N6

    S6T6N6 Forumium maestatis

    Re: Fantazma, postieri i vdekjes që kërkon jetëmarrje

    Zoti, a duhet te klasifikohet tek grupi i fantazmave? :confused:
     
  4. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Fantazma, postieri i vdekjes që kërkon jetëmarrje

    :rolleyes:
     
  5. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Fantazma, postieri i vdekjes që kërkon jetëmarrje

    Zoti mbase jo, se gjithkush ka zotin e vet. Por te fantazmat une fus ata qe fshihen pas zotit, pas mekatit, pas ndeshkimit, lutjes, shpreses.

    E PATE PRIFTIN GREK NE KORCE??? JA, KJO ESHTE VESHJA KLASIKE E FANTAZMES, NJE KAPELE E ZEZE NE KOKE QE MBULON EDHE BALLIN, NJE MJEKER E NJE LESHNAJE QE MBULON MIRE FYTYREN DHE NJE VESHJE E ZEZE, NJE RRASE, QE MBULON TERE TRUPIN!!!

    Keshtu, pas ketyre veshjeve mund te fshihesh lehte, pikerisht sic beri edhe prifti grek te nesermen e akuzave, qe mohoi se kishte qene ai dhe deklaroi se ne ato pamje filmike kishte qene nje prift tjeter, nje prift shqiptar, i cili po tentonte te kryente marredhnie homoseksuale me para. (mund ta keni ndjekur ne Top Channel)

    KY ESHTE KULMI!

    P.sh, une, qe kam qene edhe mesues, njoh edhe njerez te ndyre qe nuk kane asgje te perbashket me edukimin, arsimimin dhe mesimdhenien, por qe fshihen bukur pas "veshjes" se mesuesit... :shrug:
     
  6. ^Res-Cogitans^

    ^Res-Cogitans^ Primus registratum

    Re: Fantazma, postieri i vdekjes që kërkon jetëmarrje

    ...po ti,tek ai i cirkut?! Satana...HuH!!!

    Beji noi her re-start kaplloqes ....keshille kjo.
     
  7. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Fantazma, postieri i vdekjes që kërkon jetëmarrje

    E shihni se c'behet ne Shqiperi?? DESHMITAREET E JEHOVAIT jane pikerisht ato qe une i klasifikoj si fantazma qe enden ne rruget e nje shoqerie ne krize si jona dhe qe bindin femijet e vegjel por edhe cdo injorant te lumtur qe te vrase veten...

    E dini, u bene disa here qe vijne deshmitare te jehovait te nje fqinja ime ne kat te dyte. Une e kam porositur disa here qe t'i sjelle tek une, qe t'i thote se une le koken per keto punet e fese dhe se jam besimtar i madh, por ajo dreq harron t'i hipe lart. Tek une ka kohe qe nuk kane trokitur me predikues fetare... S'po vine ndonjehere, se do t'i "qiras" mire fare!

    Per ata qe nuk jetojne ne Shqiperi, jane vetevrare shume femije te vegjel, te moshave 10 deri 16 vjec ne Shqiperi keto muajt e fundit. Te gjithe kane pasur nje te perbashket - merrnin pjese ne sektin e Deshmitareve te Jehovait!!! Keta moterq... jane ato fantazmat per te cilat kam folur...

    Ju pyes - ju ka shkuar ndonjehere ne mendje, ju ka kapur ndonjehere vrulli, jua ka dhene ndonjehere truni qe te fusni ne dore ndonjerin prej predikuesve, cdo predikuesi qe ju ka ardhu ne dere dhe ju ka mbajtur ne kembe duke ju folur per revistat e zgjimit, kullat e rojes, birat e zotit, kurvave, etj? Ju ka shkuar ndermend te rrihni ndonjerin prej tyre? Une po vdes ta bej njehere... :smash:

    Edhe ju, mos nguroni. E shumta do t'ju therrasin ne polici ose ... Me pak fjale, mos u qani kur te shihni komshiun tuaj te vogel apo kusheririn nga fshati qe ka varur veten dhe ta lexoni ne gazete se posht shtratit iu gjeten revista te deshmitareve te Karovait! :mad:
     
  8. epiphany

    epiphany Primus registratum

    Re: Fantazma, postieri i vdekjes që kërkon jetëmarrje

    une gati jam.po thuaj shyqyr qe s'me afrohen ndonjehere.
     
  9. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Fantazma, postieri i vdekjes që kërkon jetëmarrje

    Problemi qendron se shtetiduhet te veproje ne te tilla raste. Ne Shqiperi ka me mijera sekte qe predikojne dreqin dhe te birin bashke, dhe qe s'po merret vesh se c'po behet. Te gjitha keto pergjithesisht jane ne kurriz te feve kryesore tradicionale, por edhe ne kurriz te shoqerise e cila behet lemsh me ide nga me te cuditshme. Muhabeti eshte se sekte si puna e "Deshmitareve te Jehovait" vetem ne Shqiperi bejne hajer, pasi ne te gjitha vendet e botes i njohin mire. Puna eshte se shqiptaret e shkrete, te ardhur nga nje erresire 50 vjecare keqnjohjeje te fese ka dy lloj tendencash te kunderta.
    Njera eshte ajo e akuzimit, pa e njohur, per gjera qe feja nuk i ka (sic ben STN p.sh.), e dyta eshte ajo e ndjekjes se pikepamjeve nga me monstruozet, pa gjykuar me kritere normale te te arsyetuarit.

    Ne rastin konkret shteti duhet te nderhyje. Nuk mund t'i marresh ti femijet e ti edukosh si te duash me cfare te teket ty, kur dihet se zhvillimi i femijes ka rruget e veta dhe minimalisht materiali didaktik duhet te jete ne perputhje me kete zhvillim. E lere me pastaj te besh fjale per llojet e budallalleqeve me te cilat ua shplajne trurin femijeve.

    Per mua eshte e rendesishme qe shoqeria te kujdeset edhe per shendetin mendor, ideor te femijeve ashtu sic kujdesemi per shendetin fizik.

    P.S. Satanai, ateist qe beson tek fantazmat :eek:
     
  10. Presidenti

    Presidenti Forumium maestatis

    Re: Fantazma, postieri i vdekjes që kërkon jetëmarrje

     
  11. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Fantazma, postieri i vdekjes që kërkon jetëmarrje

    Zoti e dreqi bashke, ate e bir, e ruajtshin shqiptarin si puna meje nga arabofilet dhe qeniet pa identitet kombetar si puna e nje mjerani me pantallona te shkurtuara si nahari...! /pf/images/graemlins/frown.gif

    Problemi jot, byrazer, eshte se ti je dakord qe disa predikues e k..cares jane dëmi me i madh per shqitarin, por ti nuk arrin te shkeputesh nga kompleksi i inferioritetit qe ti vete vuan, dhe ja se si i shfaq simptomat:

    a) fillon e flet ne tironsçen tende te vujtme e te vobekte, sepse kjo te ben te ndjehesh superior ndaj nje te vetequajturi "Vis Elbasani", i cili ka zgjedhur te debatoje e te diskutoje ne gjuhe letrare, edhe pse e ka dialektin e tij.

    b) perdor fyerje nga me te pabesueshmet, domethene qe te burojne nga shpirti, fyerje qe gjithkush nga ne i ka ne fjalorin e vet, MIREPO keto fyerje ne fakt ia drejton fese tende, personalitetit tend te pjerdhur, sepse ti ne pavetedijen tende prej shqiptari ateist kerkon te fyesh e sulmosh dike dhe dicka nga e cila ti nuk del dot kur je i vetedijshem. Por punet i prish kjo vetedija jote gjysme-saudite...

    c) se treti, guximi im i te shprehurit dhe bindja ime e te besuarit ne personalitetin tim dhe identitetin tim origjinal (shqiptar) e jo te importuar si puna jote (arabofil, muhamedan), te dyja keto te bejne ty te acarohesh kaq shume :lol: , o miku im i lumtur (sepse feja te ben te lumtur) saqe fillon e zbraz te gjithe fjalorin tend patetik qe nuk do t'ia lejoje kurre vetes ta zbrazje ne xhami e mes besimtaresh, te cilet, mesa duket, pavetedija jote i urren kaq shume (cka e shpjegon fjalori yt). Nje guxim qe ti e ke pasur dikur, mbase, por qe e ke humbur kur ke rrokur fene tende prej se ciles nuk po shkeputesh dot. Pohimet e mia ty te bejne te kujtohesh se guximi per te njohur vetene tende eshte mangesia jote me e madhe, ndaj edhe e percmon kaq tmerresisht kete person (v.E.) qe te kujton ate qe ti e ke humbur.
     
  12. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Fantazma, postieri i vdekjes që kërkon jetëmarrje

    Per t'u kthyer te tema jone... Shihni pershembull se si jane besimtaret e lumtur qe ne i shohim cdo dite te dalin nga sallat e mbreterive te deshmitareve te jehovait, nga xhamite, nga kishat, nga konventat e nga gjithe stanet e tjera! Ju te gjithe i keni pare, apo jo, se si jane, te vobekte ke zoti!, jo vetem pa rruajtur, po me gropa ne faqe sa mund ta fleje jezusi dhe muhamedi bashke. Kjo sepse dikush i fton te agjerojne, predikojne e shpenzojne energjite njerezore ne dobi te nje ideje cifute te se panjohures e pasvdekjes...

    Keta jane ....fantazmat! Eshte nevoja te dalloni ndonjerin prej tyre ne rruget e vendit tone? Shume e thjeshte: te dobet, te pervuajtur, te pangrene, te pagjume, me syte si grope, me floke te rene, me veshje barinjsh e bareshash, te kerrusur e kurrizdale, qe s'e njohin muskulin dhe nuk ia dine forcen, me nje energji seksuale te jashtezakonshme por qe ia kane dorezuar nje libri faqemadh dhe qe nuk e perdorin se eshte mekat/gjynah dhe sepse u kane thene se i verbon?

    D.m.th., po nuk qene keto fantazmat, kush jane :shrug:
     
  13. sandra

    sandra Primus registratum

    Re: Fantazma, postieri i vdekjes që kërkon jetëmarrje

    Po ti ne çfare beson se nuk e mora vesh.
    Pastaj feja,besimi qe ka nje njeri nuk eshte fantazme.
     
  14. yasmine

    yasmine Primus registratum

    Re: Fantazma, postieri i vdekjes që kërkon jetëmarrje

     
  15. Mono

    Mono Primus registratum

    Re: Fantazma, postieri i vdekjes që kërkon jetëmarrje

    Nuk po ndalem te komentoj diskutimet me siper qe degjenerojne ne sharje pa ide!

    A e keni menduar njehere se fajin per femijet qe vetvriten nuk e kane besimet e ndryshme, po familjet qe nuk u rrine afer

    Eshte shume kollaj t'ia hedhesh fajin te tjereve po eshte turp te mos e themi qe nese nje femije 12 vjec vret veten, ai e ben se ndjehet i paplote ne dashurine qe duhet t'i jape prindi, eshte i paqendrueshem ne qellimet e tij per te ardhmen qe duhet t'ia ushqeje prindi dhe nje sere arsyesh te tjera.
    Shume nga familjet shqiptare prodhojne femije pa pasur pergjegjesi per edukimin e tyre ... dhe faji me pas eshte i te treteve, i besimeve fetare, i trafikanteve e me rradhe!
     
  16. epiphany

    epiphany Primus registratum

    Re: Fantazma, postieri i vdekjes që kërkon jetëmarrje

    per sa i perket rastit te femijeve mendoj qe vertete prinderit jane te vetmit pergjegjes.mbi te gjitha presioni psikologjik qe ushtrohet prej tyre mbi femijet, eshte mbytes per ta.
     
  17. Presidenti

    Presidenti Forumium maestatis

    Re: Fantazma, postieri i vdekjes që kërkon jetëmarrje

    s'jane deshmitaret e jehovait problemi... po metamorfoza e llahtarshme qe vuan populli yne nje nje humbje identiteti e sensi te orientimit.

    Vuajne nje mega boshllik esencial te jetes e per sa qeshaeak mund te duket ne mes te tiranes nje me mjekerr tre pellembe e me çallme xhube a pantallona te shkurtra (per ate qe mendon se un jam i tille....kam deshire me qen vetem per te) po aq qesharak e ndoshta fare pa lidhje eshte shqiptari i perendimizuar. se eshte shqiptar e megjithese mund te duket qesharake e do veten mondan me femra e k..... rreth, ne pube a kushedi se ku me femra qe 'ngurrojne....po ideja e motres se tij ne te tila pozita e ve ne siklet te tille qe vetem çunat e rraces tone kuptojne!


    ca dalin e thone te ikim ne perendim...ca ne lindje...a nuk i ka shku mendja kujt se ndoshta s'kemi nevoje me ike kund???? se ikja dhe psikologjia e te ikures, dhe pa ikur i kthen njerezit ne fantazma pa pika te forta te sensuara per te ndertuar raportet sociale!


    femijet jane pasqyre e kesaj erresire te brendeshme te brezit qe pa komunizmin te forte, e pa te bie, pa enrrat e demokracise, i pa te bien, pa se kush ja futi dje ja fut dhe sot, pa sesi ne fillim te muajtit jetohet duke fituar para e ndenjur ne shtepi e ne fund te muajit eshte prap ne shtepi po barkas e larg xhamave se me pranveren kishte ardh dhe çmenduriakolektive...


    Feja??? pune hoxhallaresh e prifterinj... i degjon te thuash...
    filzofia e jetes ??? te boj pare...dhe jasht e ....te bej nje shpi.sa para aq kat sa para aq gure!!!!


    Dhe harrojne vetem nje gure do ti mbese pas...ai i varrit!


    deshmitaret e jehovait sulmojne te dobtit, po mjat te shohesh discovery channel e te dish se kete ben dhe hijena...dhe arrin vetem kur kopeja e braktis te dobtin!


    mu me hapin barkun artopalantistet humaniste qe vjellin hipokrizi! Dhe mendojne se çdo ferre eshte nje vend per te bshurrur, e s'u shkon mendja se ferrat duhen hequr!!!
     
  18. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Fantazma, postieri i vdekjes që kërkon jetëmarrje

    Te lutem shkruaj me nje gjuhe qe ta lexojne te gjithe me kenaqesi!
     
  19. lediano

    lediano Primus registratum

    Re: Fantazma, postieri i vdekjes që kërkon jetëmarrje

    Jashte teme
     
  20. Presidenti

    Presidenti Forumium maestatis

    Re: Fantazma, postieri i vdekjes që kërkon jetëmarrje

    Jashte teme
     

Shpërndajeni këtë faqe