Faqja Zyrtare ''Tifozat Kuq e Zinj''

Diskutime tek 'Zona e Tifozëve' filluar nga The decatur, 26 Jun 2012.

  1. The decatur

    The decatur Perjashtuar nga Albforumi

    "Tifozat Kuq e Zi" janë grup i tifozëve më të flaktë të Kombëtares shqiptare në futboll dhe të të gjithë sportistëve shqiptarë në përgjithësi. Në këtë grup janë shkrirë të gjithë ata tifozë të cilët e kanë përkrahur Shqipërine tash e sa vjet në ndeshjet e saja në vend dhe në mbarë Europën. , Kombëtaren kuq e zi e kane shoqëruar edhe në Cardiff, Leverkusen, Belfast, Newcastle, Dublin, Genève dhe në shumë stadiume tjera anë e mbanë Evropës.
    Qellimi i grupit te larte te tifozave kuq e zi është t'i mbledhim rreth vetes të gjithë sportdashësit shqiptarë në misionin fisnik të përkrahjes së Kombëtares dhe dhënies së kontributit në sukseset e saj. Duam ta zgjerojmë rrjetin tonë në mbarë botën dhe t'i organizojmë tifozët shqiptarë. T'i këndojmë Shqipërisë sonë me një zë, të jemi lojtari i 12-të i Kombëtares dhe të jemi dita ditës më të organizuar dhe më të koordinuar. Derisa çunat t'i zhvillojnë betejat e tyre në fushë dhe të luftojnë për flamurin kuq e zi, ne do ta zhvillojmë luftën tonë, njësoj të rëndësishme, atë të prezentimit dinjitoz të vendit tonë kudo që të shkojmë.
    http://www.tifozatkuqezi.com/

    Tani,Si mendoni ju a duhet te bashkohet kosova me kombetaren tone qe te jet nje kombetare e pergjithshme ose e bashkuar pasi kosova akoma nuk e ka formuar kombetaren e saj pasi UEFA nuk ja lejon sepse duhet te njihet te pakten nga 210 shtete???
  2. joetisti_

    joetisti_ Idhtar i forumit

    Une di qe lojtare kosovare luajne ne kombetaren shqiptare. Dhe besoj se kur Kosova te krijoje nje skuader te sajen, ne do te humbim fuqine e tanishme, ndonese Kosoves ia uroj qe ta kete sa me shpejt.
    Por Kosova ka flamur tjeter dhe s'mund te perfaqesohet ne flamurin shqiptar sepse(mendoj une) pakicat etnike atje do te ndiheshin keq apo te menjanuara.
    Po Kosova ka himn flamuri te ri?
    mirdita and The decatur like this.
  3. The decatur

    The decatur Perjashtuar nga Albforumi

    po eshte e vertete qe lojtare kosovare luajne ne kombetaren shqiptare,por edhe ne kombetaren zviceriane,ne kombetaren suedeze,ne kombetaren austriake dhe ne SHBA ku jane nja 2 kosovare nga 18 vjec qe luajne mbrojtsa ne kombetaren amerikane sepse e lexova para 4 ditesh tek panorama sport per keto 2 lojtare kosovaret.
    Ne nuk do e humbim fuqine sepse kosova duhet te njihet edhe nga 210 shtete dhe mos harro se serbia,rusia dhe kina akoma nuk e kane njohur kosoven.
    Kur ta krijoje kosova skuadren e saj,futbollistat kosovare do luajne vetem aty ku paguhen me shume o ne shqiperi o ne kosove.
    Nuk eshte problemi se pakicat etnike do ndiheshin keq por ata nuk do ndiheshin fare keq sepse ato kane ndermend qe shqiptaret te percahen dhe mos ti lejne qe te bashkohen.
    Po kosova ka flamur te ri kurse per himn nuk ka akoma por himni zyrtar i kosoves eshte himni shqiptar,d.m.th himni jone ate qe perdor shqiperia.
    mirdita and joetisti_ like this.
  4. joetisti_

    joetisti_ Idhtar i forumit

    Kur luhet nje ndeshje kombetare, mesa di une, nuk mund te luaje nje lojtar i huaj ne skuader. Keshtu Kosova kur ta kete skuadren, te gjithe ata qe luajne jashte shtetit me klube te ndryshme, do te luajne per perfaqesuesen kombetare Kosovare.
  5. The decatur

    The decatur Perjashtuar nga Albforumi

    po mund te luaje nje lojtare i huaj vetem nese ka nenshtetesine e atij shteti ku do luaje.nuk e dije kete?
    jo mer vlla aty ku paguhet me shume,aty do rri ai.
    joetisti_ likes this.
  6. mirdita

    mirdita Anëtar i zjarrtë

    Kosova ka nje flamur te ri,ama flamur kombetar ende esht Flamuri kuq e zi.Sa per himn kemi nje himn ama himn zyrtar esht himn Rreth flamurit te bashkuar pra himn Shqiptar.Dhe mendoj se Kosova dhe Shqiperia jan nje,nuk ka dallim se si qfar himn kemi apo qfar flamuri me rendesi esht qe jemi te gjith Shqiptare.
    Ku ka ma mir se me qen Shqiptare.
    The decatur and joetisti_ like this.
  7. mirdita

    mirdita Anëtar i zjarrtë

    Sa per qe nuk na kan pranuar ende Serbia,Rusia dhe Kina gajle shum.Do na pranojn nje dit nuk e kam qare pa na pranu nje dite.Dhe po ta krijoj Kosova skuadren e saj,ne te besoj se do ket dhe lojtar nga Shqiperia,do punojn bashk se do fitojn shum ndeshje.
  8. joetisti_

    joetisti_ Idhtar i forumit

    Ashtu eshte mirdita. Te lumte goja. O SA MIRE ME QENE SHQIPTARE OE OE OE :)
    Por une e kisha fjalen per futbollin qe ka disa rregulla. Kosova ka deklaruar, dhe kjo eshte nje arsye pse te gjitha shtetet e mbeshtesin me shume, se respekton maksimalisht pakicat etnike ne Kosove. Dhe kjo eshte gje e mire. Flamuri i ri i Kosoves eshte nje nga provat se kete po e bene realisht. Kjo, ashtu sic the ti, nuk pengon dhe nuk do te thote se ne nuk jemi nje, nje jemi, por po marr nje shembull(qe mbase s'jam 100% i sakte por besoj se shpreh dicka te vertete): Austriaket dhe Gjermanet jane e njejta kombesi, por jane dy shtete te ndryshme dhe perfaqesohen ne evenimente te ndryshem vec e vec.
    Por edhe vec e vec po te jene, kur fiton Shqiperia ka fituar edhe Kosova dhe kur fiton Kosova ka fituar edhe Shqiperia. Kurse kur do te luajne kunder njera-tjetres ne ndonje ndeshje... :p, nuk di. Le te fitoje me e mira :)
  9. The decatur

    The decatur Perjashtuar nga Albforumi

    kot flet ti?Qe ta dish ti austria dhe gjermania nuk jane nje komb dhe vetem kane gjuhen te perbashket.
  10. mirdita

    mirdita Anëtar i zjarrtë

    une mendoj se ka te drejt The decature sepse nuk jan nje komb Austria dhe Gjermania,nuk e besoj kete.Apo ndoshta dhe jan ama nuk e kam degjuar akoma.
    joetisti_ likes this.
  11. joetisti_

    joetisti_ Idhtar i forumit

    Ku bazohesh ti qe s'jane? Ti e di qe edhe anglezet jane fis gjerman i emigruar ne Britanine e Madhe ne pushtimin Romak? Duhet te kemi kujdes se me vone mund te thone edhe per Kosove Shqiperi qe kane te njejten gjuhe, por s'jan nje komb.
    mirdita likes this.
  12. joetisti_

    joetisti_ Idhtar i forumit

    mirdita me lart pyetjen e kisha per The decatur :) Por po deshe dhe nese ke ndonje informacion, mund te pergjigjesh :)
    mirdita likes this.
  13. mirdita

    mirdita Anëtar i zjarrtë

    :)
    joetisti_ likes this.
  14. The decatur

    The decatur Perjashtuar nga Albforumi

    anglo-saksone.
    joetisti_ likes this.
  15. mirdita

    mirdita Anëtar i zjarrtë

    Sa per Kosoven dhe Shqiperin,e gjithe bota e mbare e din qe jemi nje Komb dhe nuk do ndahemi kurr.
    joetisti_ likes this.
  16. The decatur

    The decatur Perjashtuar nga Albforumi

    jemi te percare shume.
    sidomos ne shqiperi jemi shume te percare.
    ne shqiptaret veprojme sipas interesave te politikaneve.
    mirdita likes this.
  17. mirdita

    mirdita Anëtar i zjarrtë

    Me te vertet keshtu eshte.

Shpërndajeni këtë faqe