FATI..., ç' eshte?

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Vis Elbasani, 8 Jan 2003.

  1. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Anëtar

    FATI..., ç' eshte?

    Arthur Schopenhauer mendonte: "Nje fjale e urte antike thote, me shume te drejte, se ne bote mbizoterojne tri fuqi: dituria, forca fizike dhe fati. Mendoj se kjo e fundit eshte me e fuqishmja. Ne te vertete, rrjedha e jetes mund te krahasohet me lundrimin e nje barke ne det; me diturine tone e drejtojme barken dhe me forcen fizike veme ne levizje rremat. Fati luan rolin e eres."

    Poeti filozof Gibran mendonte keshtu: "Fati vjen pa paralajmeruar dhe te veshtron me sy te frikshem, te mberthen nga gryka dhe te perplas perdhe, te godet me shqelma te hekurt dhe pastaj iken duke u zgerdheshur. Por, shpejt, ai kthehet e, duke kerkuar ndjese, te ngre me gishtat e lehte si mendafshi e kendon per ty nje kenge shprese."

    Ndersa Friedrich Nietzsche thellohej: "Perpara se fati te na godase, duhet ta marrim per dore si nje femije dhe ta rrahim; por, pasi na ka goditur, duhet te perpiqemi ta duam."

    De la Rochefoucauld mendonte se "Fati korrigjon ato te meta qe arsyeja nuk do te mund te na i korrigjonte."

    Filozofi i lashte Erakliti ishte i mendimit se "Karakteri i njeirut eshte fati i tij."

    Nderkohe qe Feuerbach permblidhte: "Fuqite qe percaktojne fatin e njeriut jane intelekti dhe vullneti."

    Kurse une e shoh veten te ky mendim i De la Rochefoucauld : "Fati ben qe te shkelqejne virtytet dhe veset tona, ashtu sikurse drita ben qe te shkelqejne sendet."

    Po ju, si e shihni fatin? Cilin nga formulimet e mesiperme gjeni me interesant? C'mendoni se eshte fati, ne pergjithesi?
  2. engjelli

    engjelli Anëtar

    Re: FATI..., ç' eshte?

    une jam me nje medje me Arthur Schopenhauer /pf/images/graemlins/smile.gif
  3. ADRIA

    ADRIA Fillestar

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Ke hapur teme shume te mire Miku Im. E lexova edhe mendimin e atij filozofit, dua te them ama qe s'jam dakort me ate qe the ti qe FATI ESHTE ME I RENDESISHEM. Per mendimin tim DITURIA ESHTE ME E FUQISHMJA PREJ TE TRIJAVE. Siç thote shume bukur edhe ajo fjala e urte Amerikane "Knowledge is Power!" dhe jam me shume se dakort me kete. Forca me e madhe qe mund te kete njeriu fshihet brenda mendjes se tij, pasi çelesi i vertete, qe hap çdo dere them une eshte pikerisht truri yt dhe jo fati! Ky eshte mendimi im mik i dashur! Megjithate ti per vete kishe bere nje shkrim shume te mire, qe vertet i'a vlen te lexohet e te diskutohet!

    ADRIA :cool:
  4. Dajaku

    Dajaku Fillestar

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Jemi mesuar qe njerzit t'a percmojne ate qe nuk e kuptojne ti Adria.
    Fati dhe bukuria nuk qendrojne gjate bashke. Kaq edhe pike. Ate qe dua t'a them ketu nuk mund t'a the. Ate qe mund t'a them nuk du me e thane se kam turp te madh, pastaj eshte dhe Kordelja verdalle sot neper Forum dhe po ben si i terbuar. :tipsy: :tipsy: :tipsy: :tipsy:
  5. Rambla

    Rambla Fillestar

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Per mendimin tim idealja (me e sakta) qendron midis Schopenhauer dhe Feuerbach. Nietzche si zakonisht eshte i veçant. Shume interesante ishte ajo qe kishte thene.
  6. nike palkola

    nike palkola Fillestar

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Fatin duhet me e kërkuar... E popullit
    Seci/li/la është farkues i fatit të vet! Seci/li/la e ka fatin ashtu siç e meriton! Ai/ajo që bën mëkate e u shkakton vuajtje të tjerëve, edhe vetes ke me i shkaktuar vuajtje, - kanë me i ndodhur vuajtje! Seci/li/la çka mbjell - korr! Ai/ajo që kontribon për të tjerë me vepra të mira të ndryshme, edhe vetes do i sjellë të mira! Këto nuk ua sjell Zoti, por ia sjellin vetes!
  7. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Anëtar

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Edhe une jam per "te kerkuarit e fatit", sipas edhe filozofise popullore. Ne fakt, nga filozofite popullore, me ka bere pershtypje edhe ajo e Akadianeve, pare te filmi "Scorpion King(mbreti akrep)". A e mbani mend skenen kur Akadiani i thote shtriges se ai e bente vete fatin e tij? ka qene nder filmat e pakte qe me ka pelqyer per temen e trajtuar(jo si te tjerat qe trajtojne tema te vendosjes se fatit njerezor nga dicka/dikush tjeter), ate te vendosjes se fatit nga nje njeri i vetem dhe ngadhnjimit te kesaj fatvendosjeje.
  8. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Nuk eshte fati qe e ben njeriun, por njeriu vete e nderton jeten e tij, perndryshe do te kishte mbetur pre e ererave te rastesise, ose me sakte ne gjendjen e tij fillestare, primitive. Qe nga veprimi i pare, kur njeriu i hershem mori kokren e arres ne dore dhe nje gur me te cilin e goditi per ta çare dhe per te ngrene thelbinjte, mendja e tij nuk arriti ta shpiegonte nga pikpamja filozofike, por praktikisht ai beri lidhjen e pare: shkak- pasoje.
    Po i rikthehem fillimit:eshte njeriu vete qe e nderton jeten.
  9. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Anëtar

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Po nese nje femije qe lind nga nje nene me HIV, dhe qe do t'i duhet kohe(aq sa t'i duhet) te luftoje per jeten, qe ne hapat e para, atehere a mund te themi se ky femije lindi pa fat ? Ne kete rast ky nuk e ben vete fatin e tij, apo jo?
  10. nike palkola

    nike palkola Fillestar

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Ka shumë gjëra të mistershme. Fëmia që vuan qysh i vogël etj. Shpirti nuk fillon me lindjen as nuk vdes me vdekjen e trupit. Në trupin që ka jetuar përpara sigurisht ka bërë mëkate, dhe ato i vuan në ekzistencën, materializimin e radhës. Kam lexuar për shumë raste të tilla që i kanë hulumtuar parapsikologët me hipnozë regresive. P.sh. një njeri në Francë ka përdhunuar një femër, dhe në ekzistencën e ardhshme ka lindur femër dhe është përdhunuar. Sigurisht se këto gjëra shumica nuk i besojn, por besoj se janë të mundshme...
  11. Dajaku

    Dajaku Fillestar

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Po kurvaret c'far kane qene me pare?! :sleep:
  12. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Nje pohim i qarte nga ana tende. Sikur nena te mos kishte HIV çdo te ndodhte?
    Ne rast se nena eshte me HIV edhe femija do ta trashegoje patjeter semundjen dhe kjo quhet puro domosdoshmeri shkencore. Do te quhej fat, apo rastesi ne rast se nga nje nene me HIV nuk do te lindete nje femije i tille, ose fatkeqesi kur per shkak te nje degjenerimi gjenetik, lind nje femije daun, por kurrsesi shembulli tend.
    Persa i perket Schopenhauerit, ka thene edhe shume gjera te tjera dhe themeli e filozofise se tij eshte: vullneti eshte baza e egzistences se unit. (kupto njeriut)
    Ose nje thenie tjeter e tij nga i cili diçka kuptohet eshte: ne pleqeri di te ruhesh nga fatkeqesite, ne rini duhet t'i perballosh.
    Schopenhauer "Apforismen zur Lebensweisheit"
  13. nike palkola

    nike palkola Fillestar

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Ndoshta kanë qenë femra dhe janë çfrytëzuar seksualisht??!!... Në natyrën e njeriut është promiskuiteti... Nëse ata/ato kanë shumë marëdhënie seksuale me shumë persona, me vullnet të lirë të ndërsjellt, nuk ka asgjë të keqe! Seksi pa dashuri nuk është përfekt, por nuk është i keq...
    Mendohet se shpirti që do të materializohet-lind, lind në atë familje që e meriton, dhe nëse meriton vuajtje, do vuaj. Nëse meriton familje të mirë, atje do shkojë, nëse ka bërë krime do shkojë në familje të mjerë!!??...
  14. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: FATI..., ç' eshte?

    E çuditeshme Mistik sa shpejt bie ne kontradikte me veten. Pak me pare the se shpirti nuk fillon me lindjen dhe nuk vdes me vdekjen, tashme del me teorine tjeter se: mendohet se shpirti qe do te materializohet lind ne ate familje qe meriton (e sigurisht perderisa lind edhe vdes shtoj une). Me e keqja eshte se thua se ata shpirtra qe kane bere nje jete mekatare dikur (ketu mund te futim edhe kriminelet), lindin ne familje te mjera!!!Une nuk e di se ç'kupton ti me familje te mjera dhe do te ishte interesante te lexoja nje shpiegimin tend. Sa per mua ky eshte nje misticizem i ngushte individual te cilin nuk e gjen ne asnje literature fetare, perfshi te gjitha besimet e ndryshme qe egzistojne sot ne bote.
    Pyetja ime eshte: kush e mendon, cili eshte arkitetki i gjithe kesaj pseudoteorie?
  15. nike palkola

    nike palkola Fillestar

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Atman, nuk e di ku e sheh kontraditen? Shpirti nuk lind dhe nuk vdes, por bredh prej jete në jetë derisa të përsoset-përndritet. (Kur trupi vdes dekompozohet, shpirti del prej tij dhe vazhdon me jetuar diku tjetër)Familje e mjerë është ajo që është e zhytur në krim, varfëri e mjerim... Literatura ekziston, por nuk janë të gjitha në një vend. Për fat të keq i kam gjetë në libra në gjuhen kroate e serbe se nuk di gjuhë tjetër të huaj. kam lexuar... se ai që ka qenë i pasur dhe e ka keqpërdorur pasurinë dhe i ka çfrytzuar njerëzit edhe me brutalitet, e dënon veten dhe lind në familje shumë të varfër dhe i paguan vuajtjet që ua ka shkaktuar të tjerëve. E pranoj teorinë e reinkarnimit...
  16. Kordelja

    Kordelja Anëtar aktiv

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Me falni, ketu po flitej per fatin apo per Teorine e reikarnimit... :confused:

    E cuditshme, por ,s'jam dakort.
  17. fallen angel

    fallen angel Fillestar

    Re: FATI..., ç' eshte?

    po controversial nele ti mi dreq! /pf/images/graemlins/tongue.gif
    dil iher ka lagja jone dil!
  18. Dajaku

    Dajaku Fillestar

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Po Krishti c'far ka qene me pare?
    Disa thone se ishte Zot, disa thone nje cifut i qelbur qe u var, etj etj.
    Por dhe c'far do na vije heren tjeter?
  19. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Anëtar

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Mire, e di qe eshte domosdoshmeri shkencore qe te linde nje femije me HIV nga nje nene me HIV, POR une doja te dija 1. A eshte domosdoshmeri qe nje njeri te jete a)ose me fat, b)ose pa fat? NESE PO, ky femija i infektuar qe ne gjeneze(miter, vezore) a eshte me fat apo eshte pa fat?

    Nese jeni te mendimit alternativ "Asnje nga te dyja", si do ta "klasifikonit" kete femije(i cili mund te vuaje edhe vite me radhe nga ky virus, te sherohet, etj)???
  20. nike palkola

    nike palkola Fillestar

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Vis Elbasani,
    Secili person është ose me fat ose pa fat. Nuk di se ku tjeter të klasifikohet.
    Kam lexuar nga libri i një mistiku, se fëmija (shpirti i tij) i zgjedh prindët sipas gjëndjes së tij shpirtnore, sipas karmes - sipas veprimtarive të mëparshme. Sipas asaj që e meriton do e ketë edhe fatin. Nëse u ka shkaktuar të tjerëve vuajtje, do materializohet dhe do vuaj, dhe duke vuajtur përparon shpirtnisht - lirohet nga karma!

Share This Page