FATI..., ç' eshte?

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Vis Elbasani, 8 Jan 2003.

  1. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Me duket se je kapur keq pas fatit, ose fati eshte kapur pas teje. Besome, skur bota te ishte e varur nga fati, njerezimi do te kishte mbetur ende primitiv sepse do ta kishte lene veten ne meshiren e tij. Qe ne hapat e pare te shoqerizimit njerzit u munduan te vene rregull. Marrim mitologjine si forme e pare e shoqerizimit. Ne mitet e para bota , ose kozmosi dominohej nga kaosi dhe qe njera apo tjetra perendi e vuri ne rregull. ( e shprehur ne menyre vulgare)Kjo shpiegon qarte hapat e pare te njeriut, zbulimin e ligjeve qe dominojne ne bote, e ne gjithe universin te lidhura nga SHKAKU DHE PASOJA. Asgje nuk ndodh rastesisht, ose te pakten ne e shpiegojme per rastesi ngaqe nuk njohim shkaqet. Kjo do te thote se 2+2=4
    Nene me HIV + baba me ose pa HIV= femije me HIV
    Cdo rrethane tjeter do te jape rezultat tjeter, psh: 3+2=5, Prinder te shendoshe edhe femije i sakte. Cdo parregullsi ka nje shkak vete parregullsia eshte pasoje.
    Kjo duhet te sherbeje edhe si pergjigje per MISTIKUN, sepse nese shpirti i nje femije zgjedh prindet(?)kaq budalla eshte sa te veje tek nje prind i semure?
    Atehere; egzistojne, ndermjet llojeve te shumta te gjykimeve edhe ato qe logjika si shkence i quan apodiktike (Apoedeiktikos-greqisht) -do te thote: vertetesi, bindshmeri. Ky gjykim pasqyron veti te objektit ne çdo rrethane dhe eshte absolut, dmth.2+2 =4
    Egzistojne edhe gjykime te probabilitetit. Jane gjykime qe ne nje shkence tjeter mund te quhet rastesi, dhe ne shprehjen e perditeshme te popullit, Fat sepse lidhen me nje mundesi qe rrjedh gjithmone nga mosnjohja e plote e diçkaje.
    U zgjatea shume me filozofi, po te jap nje shembull te vogel:
    Ishte nje njeri qe e quante veten pa fat. Shkonte ne kishe dhe i qahej zotit duke i thene se ishte pa fat, se nuk fitonte kurre nje llotari. Pas shume lutjesh zoti e pyeti:
    -A ke luajtur ne llotari?
    -Jo! -u pergjigj tjetri.
    -E atehere si kerkon te fitosh?

    Pershendetje te gjitheve kudo qe jane!
     
  2. nike palkola

    nike palkola Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Këto çështje janë edhe mister, dhe nuk mund të dokumentohen shkencërisht.
    A është shpirti i detyruar, apo sipas meritës ai edhe zgjedh edhe prindët e këqinj, dhe këtë ndoshta e bën sepse ata i duken të mirë, ashtu si krimineli që kur bën krime mendon se bën mirë!
    Kam lexuar se ai që ka bërë shumë krime vetë e zgjedh ferrin, i cili është edhe gjëndje shpirtnore!!!
     
  3. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: FATI..., ç' eshte?

    (Me shaka)atmanit! Zoti thote :"Luani bixhoz"?
     
  4. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Perderisa luajme, do te thote qe zoti eshte dakort.
     
  5. durrsakja

    durrsakja Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Gibran dhe Nietzsche! /pf/images/graemlins/smile.gif

    Mendoj qe jeta eshte nje duel midis fatit dhe deshirave.Kur zhgenjehem e them kete, e fati eshte pergjegjes. Besoj qe deri ne nje fare kufiri, vullneti i lire i jep kontroll njeriut mbi fatin e vet.

    Me kujtohet nje president francez qe vuante me kancer, e ne nje interviste e pyeten:

    Kur do vdisni?
    Ai u pergjigj: Nuk e di, ti e di kur do vdesesh?
     
  6. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Kurse legjendaret e hard-rrokut, Deep Purple, kendonin ne vitet '70: "Yes, I'll always be a soldier of fortune"... Cfare vitesh!

    Po ju, e ndjeni se i jeni nenshtruar fatit, pra, ndjeheni ushtare te fatit, apo shpesh rebeloheni ndaj kesaj teoreme rastesish, duke mos pranuar te jeni pjese e asaj cka "fati" ka parashtruar per ju?
     
  7. rrapo

    rrapo Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Ererat,opa kushtet e tjera atmosferike te Shopenhauerit njerezit i kane zberthyer ne detaje prandaj nuk mund te merren si shembuj per rastesine,sepse kane shpjegim fizik.(Nuk eshte vendi qe te shpjegoj elementet qe percaktojne motin.)Per sa i perket perzierjes se rimisherimit dhe budizmit mendoj se s'ja vlen te permendet,e jo me te diskutohet. Visi permendi rastin e nje femije me side apo te nje dauni.Ne rastin e pare femija eshte pasoje e papergjegjesise se prinderve sepse deri ne momentin qe sida ngelet e pasherueshme,s'me duket e arsyeshme qe pozitivet te kene rolin e prindit nayral.Ne rastin e femijes daun mendoj se arsyeja qendron tek mekati qe hyri qe ne fillimin e botes.Ne gjuhen e nje jobesimtari perkthehet ne degjenerim te races njerezore ,moral dhe si pasoje fizik kjo duket edhe ne morine e semundjeve qe ekzistojne.Per te dhene me qarte konceptin tim:Besoj se bota u krijua per te qene parajse dhe me mosbindjen e krijeses ndaj krijuesit erdhi si pasoje vdekja fizike dhe frymerore(ferri).Pra,ligjet fizike qe ishin te vlefshme u modifikuan ne dem te njeriut dhe elementet u ben te perkohshem.Kafshet filluan te hane njera tjetren nderkohe qe ne krijim ishin te gjitha barngrenese.Klima u be e pa e pershtatshme dhe e ndryshueshme nga nje vend ne tjetrin me renien e shtreses ujore(permbytja ne kohen e Noeut)qe permendet ne zanafille si:ujrat mbi kupen qiellore),e cila siguronte njetrajtshmerine e temperatures dhe krijonte nje efekt sere pra kushte ideale jetese.Bota njohu erozionin,shkretetirat,akullnajat,uraganet,stuhite,ciklonet(rrymat e ftohta te ajrit nderthuren me ato te ngrohta ne menyren e ujit qe vendos ekuilibrin ne rastin e krijimit te nje boshlleku qe krijohet pikerisht prej rrymave te ngrohta).Era pra nuk eshte nje rastesi sic mund ti duket Shopenhauerit.U zgjata nje cik me imtesi sepse e di qe mund te kete ndonje qe ngre pyetje.E gjithe kjo per te ardhur tek gabimet gjenetike te njeriut.Rastesine e pranoj ne rast se me bie nje rrufe ne koke me nje qiell pa re.Pra une mendoj se njeriu mund t'ja besoje jeten Zotit,apo te jetoje si delja pa bari.Une per veten time mendoj se ne jete nuk ka probleme,por vetem zgjidhje problemesh.
     
  8. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Vertet, pas nje shpjegimi te tille te vijne shume pyetje. Por ja se c'vura re mbreme, ne jeten e perditshme:

    Juventus(klubi italian i futbollit) barazoi ne fund fare(sek. e fundit) me Bolonjen 2-2. Shume vete shprehen: "ka fat juve" Kurse Inter ka kaq muaj(e vite) qe ka probleme, vec te tjerash, edhe me DEMTIMET. Ne italisht, ketyre demtimeve u thone "INFORTUNI"...

    Pra, demtimin fizik te nje lojtari e shikojne si njne fatkeqesi, kurse ne shqip e perkthejme thjesht demtim. Me lind nje pyetje:

    A eshte, ne kete rast, Juventus me fat dhe a eshte Inter pa fat?
     
  9. edda

    edda Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Mendimi im perputhet me ate te Schopenhauerit dhe te De la Rochefoucauld (2). 20% eshte fat tjetra eshte vullnet, intelekt, force etj

    Ne ato shembujt e mesiperm, VIsi, mendoj qe njerezit duke justifikuar veten ne nje fare menyre ia vene "fajin" fatit. ç'hyn fati ke juve? Eshte loja e lojtareve qe le ne shume raste per te deshiruar dhe nuk e meriton fitoren.

    s'po vazhdoj me gjate se duhet te iki
     
  10. Aerodita

    Aerodita Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Karakteri i njeirut eshte fati i tij.
     
  11. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Ne ate moment kur deshira jone plotesohet...ja arrijme dickja qe ne deshironim...e quajme Fat.

    Fatin mund te pershkruaj me vullnetin tone....
     
  12. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Gesian, vetem nese ka hije peme pa pasur peme, ka edhe zgjidhje problemesh pa pasur probleme!!!
     
  13. Odea

    Odea Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Aerodita, jam plotesisht dakord me ty.
    Edhe une mendoj qe karakteri i njeriut eshte fati i tij pasi karakteristikat e personalitet sjellin ngjarjet e te ardhmes.
    Vendimet qe ne marrim rrjedhin nga karakteri jone dhe po keto vendime jane ato qe percaktojne trajten e fatit tone. Kjo me ben te mendoj qe ne jemi ata qe e bejme fatin tone.

    Mgjth, duhet ta pohoj qe besoj edhe tek nje "fuqi me e madhe qe ndikon ne vendimet qe marrim".
    Por mendoj qe kjo ndikon tek ne nje shkalle me te vogel.


    Odea :wave:
     
  14. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Aerodita dhe Odea, po ja fusni kot!
    Nuk eshte karakteri i lidhur me fatin dhe aq me shume, nuk eshte karakteri ai qe merr vendime.
    FAT quhet ne gjuhen e popullit, ndersa filozofia e quan RASTESI.
    Shtrydheni pak materien qe kini brenda kafkes per te kuptuar gabimin e bere.
    Vendimet i merr truri e jo karakteri.
    Karakteri lidhet me etiken, sjelljen e njeriut.
     
  15. Rambla

    Rambla Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Atman, eshte nje conseguenza e moralit. me perpara thonin njerzit, qe po te kesh karakter te mire e te forte, dmth te jesh e paster, virtuose etj etj etj (dmth po te "mos" besh kete, po te "mos" sillesh keshtu, po te "mos" pergjigjesh ashtu, po te "mos" mendosh keshtu), atehere do kesh fat. sikur karakteri njeriut shifet nga keto gjera?! nga kjo vjen edhe ajo shprehja qe thojne ato gocat me siper.
     
  16. genti

    genti Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Pervec Atmanit i cili me sa po shikoj une eshte me konkret dhe i qarte ne mendimet e tij,shume nga ju te tjeret i jepni nje rendesi te tille fatit apo rastesise saqe po te ishte vertet ashtu nuk do te mundnim ti krahesonim njerezit as me kafshet e xhungles sepse as ato nuk i nenshtrohen rastesise por udhehiqen nga instikti. Nese ne do te merrnim nje vendim per te kryer nje veprim te caktuar,sa do qe te ndikoje fati prap eshte ceshtje kohe dhe veprimi do te kryhet.
     
  17. KIMERA

    KIMERA Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    FATI SESHTE GJE TJETER VECSE NJE SERI KOICIDENCASH QE NJEREZIT E QUAJNE FAT.ME TEPER ESHTE NJE TENTATIVE E DESHPERUAR E NJEREZVE PER TIA HEDHUR FAJIN DICKAJE TJETER KUR GJERAT SHKOJNE KEQ,ASHTU SIC ESHTE DHE ZOTI NJE TENTATIVE PATETIKE PER TI DHENE KUPTIM KESAJ JETE QE NE VETVETE NUK KA KUPTIM.
     
  18. Petroninsja

    Petroninsja Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Fati eshte skenari i tragji/komedise te quajtur jete, dhe ne jemi personazhet e ketij skenari, pra fatit....
     
  19. Rambla

    Rambla Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Fati eshte diçka qe influencon jeten tone por jo ne menyre absolute, dmth ne pergjithsi jemi ne qe e krijojme jeten tone. Fati per mendimin tim jane "njerzit e tjere" qe kane te bejne me ne, dhe qe ne nje moment te jetes sone mund te na ndryshojne rrjedhen e jetes. p.sh po ju bej nje shembull: para 3 ditesh kujtoja se do ikja te shihja ndeshjen real madrid-juventus ne stadium, pastaj me thane "na vjen keq por s'te marrim dot". u merzita shume, sepse isha pref per te shkuar, por i kisha humbur shpresat, kur me vone me merr babi im ne tel dhe thote "behu gati se do vish dhe ti". ju tani do thoni "po kjo ça lidhje kishte me fatin?". ka lidhje sepse njerzit kur e degjojne kete histori thojne "ça fati!", sikur te ishte nje mrekulli, diçka e mbinatyrshme, kurse ne te vertete une munda te shkoja sepse keshtu vendosi babi im. dmth ne kete histori "fatin tim" e krijoi babi im, nje person real. une kete mendim kam, qe fati nuk eshte diçka e mbinatyrshme, eshte diçka qe e krijon ti ose njerzit rreth teje qe perhere influencon, jo ne menyre rilevante (jo perhere te pakten), jeten tende.
     
  20. bazuka

    bazuka Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Fati esh pasoja e cdo gjeje qe bejme ne ne kete jeten tone
     

Shpërndajeni këtë faqe