FATI..., ç' eshte?

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Vis Elbasani, 8 Jan 2003.

  1. Odea

    Odea Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Ca te futme kot mer vlla. Si duket je shpejtu dhe se ke lexu mire ate qe kom thon me siper.
    Une thashe qe fatin e njeriut e percakton karakteri i tij pasi ai i merr vendimet qe do ndikojne mbi fatin (te ardhmen) e tij te ardhshem. Tani, ne kete rast ne skemi marre kuptimin e mirefillte te fjales fat i cili eshte rastesia sic e the edhe ti, por kemi marre fatin si e ardhmja e njeriut.
    Truri eshte ai qe perben karakterin rrusho kshu qe mendoj se i vetmi qe duhet ta kishte shtrydhur pak me shume materien brenda kafkes je ti.


    P.S. Cne kete reagim ti atman? Te dija mo te kapshem vallai.... :eek:


    Odea :wave:
     
  2. roald

    roald Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    çeshte fati?? eshte i gjo e keqe fort po mund te jete dhe emire.por qe ta kesh jotom duhet te kete bere nje pun te veçante shembull
    (ka fati ka çuni ku...s)ose vete duhet te kesh pak prirje nga sponda tjeter shem.(ça fati qe ka byth...mi) keshtuqe me mire pa fat,si thoni?
     
  3. Nella

    Nella Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    C'eshte fati?

    Nje nga hyjnite qe governon jeten tone. Te shumte jane ata qe e adhurojme...ehhhh...
    Edhe pse shprehja e Shopenhauer-it me duket disi pesimiste, eshte me e drejta.
    Nuk me pelqen ideja "skllav i fatit" prandaj dhe i neneshtrohem. Fundja fundit, a nuk eshte e vertete ajo thenia: "Surrender doesn't obstruct our power; it enhances it."

    Pershendetje!
     
  4. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Ku eshte Vis Elbasani :confused: /pf/images/graemlins/frown.gif :confused:
     
  5. enkela

    enkela Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Fatin e ben vete njeriu. Nese deshiron dicka, shpenzon kohe energji dhe nese kushtet jane te favorshme atehere Voila mund ta arrish te realizosh cdo gje ne jete.
     
  6. romeo

    romeo Forumium maestatis

    Re: FATI..., ç' eshte?

    fati jemi ne!!!!! :angel: :angel:
     
  7. Simpatikja.

    Simpatikja. Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Fati eshte"MBRET"i botes! :thumbsup:
     
  8. roald

    roald Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    fol per vete,pastaj nga ato dy teorite e mia ti çin permbush?????
     
  9. kushtrimi

    kushtrimi Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Tani kam filluar seriozisht te merrem me fatin sepse e kam teme per ese... Si ju duket "Levizja eshte gjithçka qellimi eshte asgje", po ta shohesh keshtu pyetja e pare qe lind eshte po çlidhje ka me fatin... E po ja qe nga ato qe kam lexuar une del se ka lidhje. Pasi ne rast se fati ne te vertete do te egzistonte, ai presopozon nje force te pakontrollueshme nga njeriu, rastesore dhe te pandryshushme, ai perben levizjen. Ndersa egzistenca e qellimit, presupozon vullnetin e lire, vetevendosjen, pa u ndikuar nga komanda uredheri dhe mundesite apo domosdoshmerite, te cilat jane qe me pare te percaktuara (kuptohet ne shoqeri te ndryshme jane te ndryshme)dhe per pasoje futen tek rastesia.. Por a eshte fat, rastesi, qe njeriu lind, pikerisht ne ate kohe dhe ne ate vend, me ate fizionomi, me gjendje te tile apo atille, shoqerore, fizike, mendore, familjare...A lind ai aty thjesht si pasoje e nje bashkimi fizik, apo eshte i programuar si i tille per nje qellim te caktuar.. Apo ai thjesht rritet aty dhe ne momentin e pare qe behet zot i arsyes se tij, vendos vete per fatin jeten qe e pret....Ndoshta kjo e treta do te me pelqente me shume e sidoqofte, deri tani nuk kemi qeni as jemi te afte te japim nje pergjigje per fatin, une vete njehere jo...Oportunistet mendonin qe mund te krijohej parajsa ne toke, dmth qe ne te kontrollonim vete fatin... Ne fakt njeriu arriti te permbyse dhe tiu beje te pavlefshme shume gjera qe cilesoheshin si rastesore dhe fat, por ata ende nuk kane mundur ti shpetojne parashkrimit. E ka thene zoti.. Perendite me te forta greke ishin tri fatimat(ne shqip). POr ndryshe nga parashkrimi fati i afrohet me shume rastesise te paktenh kete kuptim merr. E megjithese ka prova qe vertetojne se universi eshte nje prove e nje harmonie, qe kurresesi nuk mund te jete rastesore, perseri ne kemgulim ne rastesine... Shopenhaueri, e kam perpara, kam lexuar deri tani disa faqe si fill e ne fakt trembem te vazhdoj me tutje. A kam une mundesine te vendos per fatin tim, ketej e pertej, apo thejeshte duhet te mendoj te jetoj ashtu si te me duket me mire pasi ne fund te fundit do te na hane krimbat,,,;,,,,, Fati vendos per mua,une marr vendime qe ndikojne ne fatin tim, eshte shkruar qe mua te me ndodhe keshtu, nese tani bie shi eshte vetem nje rastesi klimaterike, por qe me pengon te leviz?????????????????????????????????????????, ndoshta neser duhet me marr cader...Kuptohet qe gjithe sa thashe ka te beje me te pakuptueshmen, mistiken,te pertejmen, te padukshmen, drei me sot te pakuptueshmen, ceshte fati. marksi flet per nje levizje dialektike te pandryshueshme, rusoi per mundesine e parajses ne toke, shopenhauer per pamundesite e te qenit i lumtur.. Pyetja e pare qe duhet bere them une eshte a egziston nje force e tille, me kete emer? pergjigje perfundimtare deri me sot nuk ka, prej ketej del se eshte heret per te filluar te flasim per rolin e tij dhe gjithcka mund te themi do te mbetet ne nivelin e pasigurise.
     
  10. Florus

    Florus Forumium maestatis

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Fati eshte vetem atehere kur te bie llotaria ose ndodhin gjera te ngjashme si kjo...asgje me teper :shrug:
     
  11. zog

    zog Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Pse nuk fillon te frekuentosh chit-chatin, duhen ca batuta te tilla andej.Edituar!
     
  12. alinos

    alinos Forumium maestatis

    Re: FATI..., ç' eshte?

    .......
     
  13. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Zog, e ke tepruar me sensin tend te humorit vend e pa vend.

    Permbaju temes dhe leri banalitetet dhe vulgarizmat.
     
  14. zog

    zog Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    kordele me vjen keq qe se kuptove thelbin e asaj shprehjes, TE BETOHEM e kisha seriozisht, s'qe shaka. edhe vete u habita per thellesine e mendimit tim (nje shkalle me lart se Zarathustra) ne ate moment, e pikerisht ket ÇAST magjik qe vjen nga nje shpirt i larget e te thret (frymezon) NGAHERE, une e quaj FAT.

    mendoj se FAT eshte fjale shqipe, ajo patjeter ka lidhje me; FARE, FEMIJE, FRYME, FJALE, FLAKE, FERR, FE. menjefjale Zot. pra diçka e predestinuar, e mbinatyrshme, Eperore.

    une do ta perkthjeja ne: F (ryme) + AT; pra FRYMA E ATIT, ose FJALA E BABES. zgjedha e saj na eshte "mbytese" per tere jeten.

    dhe tani do t'ju tregoj nje nga theniet per mendimin tim me te bukura ne lidhje me FATIN.
    Fan Noli pat thene: "kur fati kaloi mbi kale, me gjeti duke lexuar, ATEHER, duke pare qe isha i okupum, ai shkoi."
     
  15. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Per idhujtaret e konceptit "fat"...

    Me c'antene kapet koncidenca (fati) dhe ku ndodhet (kush eshte) 'perforcuesi'? :shrug:
     
  16. eros111

    eros111 Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    'fati eshte justifikimi i te dobetit per humbjen'

    made by me /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  17. lorena

    lorena Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Fati Shkon me zgjidhjen qe ben njeriu. Zakonisht jan tre rruge majtas, djathas dhe ajo e mesit me kthesa. Ajo e mesit eshte kot fare se e zgjedhin pakicat e njerezve, sepse eshte rruga me e gjate dhe e pafund(pa soluzion eshte per ata njerez qe kolojn jeten pa zgjidhje gjitmon ne dyshim), kto dy te tjerat njera eshte me fat, ama jane te dyja me nje soluzion te mire ne fund,
    me risultatin qe po zgjodha ate me fat arrij ne fund pa kuptuar mire shume gjera dhe rreziku qe fati te me ler prap
    po zgjodha ate pa fat kuptoj shume gjera qe heren tjeter kap nje fat me te mire se ai qe lash...
    kshu qe ooo ROB FATI xhiron ashtu si bota qe eshte me rrota /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  18. Rambla

    Rambla Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Kam menduar shpesh keto kohe rreth 'fatit'. dhe duke bere ato lidhjet e mia me erdhi ne mendje dhe shprehja e nietzches, me kishte ngelur ne mend siduket.

    Fati..mmm mund ta shohim si sekuence ngjarjes qe i iken 'kontrollit' tone, diçka qe nuk varet nga ne. shpesh eshte ironik, dhe kapriçoz por sido te vij duhet te dish te presesh, te jesh ne grade ta perballosh, pra diçka me shume sesa nje 'nenshtrim'. kryesore eshte qe njeriu ia jep vet drejtimin jetes, i jep vetes qellime, endrra dhe vlera.
     
  19. S6T6N6

    S6T6N6 Forumium maestatis

    Re: FATI..., ç' eshte?

    fati eshte "substanca" qe te drejton qysh ne fazen paraembrionale e deri sa vdes... seicili nga ne ka te vetin fat.
     
  20. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Fati është i përbërë nga gjithë ngjarjet në jetën tonë pra fati është gjithë ajo që jetojmë.

    UNË /pf/images/graemlins/laugh.gif
     

Shpërndajeni këtë faqe