FATI..., ç' eshte?

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Vis Elbasani, 8 Jan 2003.

  1. Dolores

    Dolores Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    ...po pra fati eshte ai qe te dhjet planet edhe shpresat ...edhe ndonjehere eshte aq "brainwashing" sa te hedh ne lufte me veten tende...
     
  2. epiphany

    epiphany Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    secili nga ne e ka vete ne dore fatin e tij.cdo dite ne jete vihemi perballe zgjedhjesh.shpesh here na duket sikur gjerat nuk kane qene ne doren tone por asnjehere nuk eshte keshtu.gjithmone ka me shume se nje zgjedhje...gjithmone jemi ne qe bejme ndryshimin.perndryshe cfare kuptimi do kishte lufta qe na duhet te perbllojme cdo dite.
     
  3. SyZeza

    SyZeza Grupi i të moçmëve!

    Re: FATI..., ç' eshte?

    ...lufta qe na duhet te perballojme cdo dite??

    E tere jeta s'eshte vecse nje lufte e mbushur me beteja..nder te cilat disa i fitojme e disa i humbim!!........
    Fati??? .... Eshte i pashmangshem!

    p.s. mendim i mi
     
  4. westwood

    westwood Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    fat??????!!!!!!!!
    a thua ekziston me te vertete??!!
    a sjemi ne vete qe e kemi ne dore jeten tone,apo me mire te them ne vete ndodhemi ne kete moment se VETE aq kerkuam,aq dhame apo aq luftuam!
    Sigurisht ka momente kur ne ndodhemi ne situacione ku ne VETE se deshirojme,por prape qendron nje mundesi(sado e vogel te duket ne aparence),qe ne po prape VETE dhe vetem VETE ta ndryshojme kete cast te padeshirueshem.
    se di,une vete skam rastisur ta pershendes(fatin)...
    mund te me thote ndonje prej jush qe fati ia ka plotesuar nje deshire(apo keni qene vete ju qe e keni kerkuar?).
     
  5. xhufipatufi

    xhufipatufi Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    FAT eshte momenti qe bashkohet pergatitja dhe shanci dmth kur nje njeri eshte i pergatitur per dicka dhe i jepet mundesia te rrembej shancin ne doren e tij eshte zgjedhja.C'do rruge(zgjedhje)ka nje pasoj
     
  6. arun

    arun Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    pjesa me e madhe e jetes tone rreth 70-80% e jetes tone eshte e paracaktuar nga programet (aksion-reaksionet, ose veprimet tona) qe kemi bere, dhe qe trashegojme ne si njerez nga jetet tona te kaluara, (rekarnacioni, ose rimisherimi) keto veprime qe ne trashegojme nga jetet e kaluara jane te destinuara te konsumohen patjeter ne kete jete , ne kete realitet , kjo eshte njera ane e medaljes,

    ndersa ana tjeter e medaljes eshte ..............


    se ne si njerz na lind gjithmone pyetja se cfare kemi ne dore per te drejtuar ne jeten tone , sa te efekshme jane vendimet qe ne marim ne jete, sa kemi ne ne dore per te realizuar keto veprime qe ne marim ne jete , perfshire ketu veprimet e rendesishme dhe me pak te rendesishme, dhe ajo qe eshte me kryesorja sa sukses do kemi ne ne jete kur ne deshirojme ti realizojme keto vendime, dhe ketu duhet patur kujdes sepse hyjne faktoret qe i kemi ne ne dore , keto mvaren nga vete personi , nga sforcimi i sinqerte qe ben njeriu kur tenton per te vene ne jete vendimet qe merr ai..........

    por duhet pasur mire parasysh se edhe cfare rendesie kane keto vendime ne jeten individuale dhe sociale, sa i sherbejne keto vendime qe mer personi te mires individuale dhe kolektive


    me kete rast dua te tregoj dhe nje ngjarje te vertete

    rreth 7,500 vjet me pare jetonte ne malet himalaje nje mjeshter i madh shpirteror , ky mjeshter ishte i martuar , dhe bente edhe jete familjare , nje dite gruaja e tij e pyeti mjeshtrin e madh , dhe pyetja ishte kjo:

    se pse disa persona jane te sukseshem ne jete dhe e arrijne ate qe duan , pra jane ne gjendje drejtojne me sukses jeten e tyre,(fatin)

    dhe pse disa pesona te tjere nuk e arrijne ate qe duan dhe nuk jane ne gjendje te drejtojne me sukses jeten e tyre, (ose fatin e jetes se tyre)

    ne pergjigjen e tij mjeshtri i madh shpirteror i tregoi 7 sekretet e suksesit per te arritur ate qe duam ne jete, dhe keto jane:

    1) mbasi te percaktosh qarte qellimin tend kryesor ne jete , duhet te thuash me bindje te plote ne veten tende
    UNE DUHET TE JEM I SUKSESHEM NE QELLIMIN TIM

    2)shrada= qe do te thote , kur dikush perqendron gjithshka ne qellimin e tij, ose , kur perqendron gjithshka ne subjektivitetin suprem qe shfaqet si objekt , dhe drejton gjithshka te tij qe disponon drejt atij , kjo lloj levizje quhet SHRADA

    3)gurupuxhanam,qe do te thote te veprosh sipas parimeve dhe principeve, ose te deshires se idhullit tend , ose te udheheqesit tend, ose ne rastin e praktikes spirituale , te ndjekesh sistemin e ndertuar nga GURU yt spiritual

    4)samatabavo, qe do te thote te kesh gjithmone nje balance te plote mendore,ose e thene me thjesht te mos kesh ne jete as komplesk inferioriteti , por as kompleks superioriteti,

    5)te kesh kontroll te plote te organeve motore dhe te organeve sensore, kjo per arsye qe mendja te levize sic duhet drejt fuqise dhe aftesise, njohese supreme

    6)pramitahara, te kesh nje nje diete te pershtatshme ne jeten e perditshme, dhe kjo diete te jete me vlera te mira ushqyese dhe te jete ne sasine e duhur

    7)dhe sekreti i shtate eshte qe keto 6 sekrete te dhena ketu ti vesh ne zbatim ne jete , ky eshte sekreti numer shtate, po ti vesh ne zbatim keto seksete te dhena ketu suksesi eshte i garantuar

    por gjithmone duke u sforcuar, sepse sic e kem thene edhe me siper edhe ne si individe kemi shume ne doren tone, dhe duhet te sforcohemi sinqerisht per te kaluar pengesat qe ndeshim ne jeten e peditshme , vetem keshtu arrihet suksesi ne jete , dhe njeri i suksesshem eshte vetem ai qe behet i plote i realizuar
     
  7. LORD

    LORD Forumium praecox

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Hajde expert hajde /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  8. arun

    arun Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    a eshte jeta e shkruar apo eshte rrjedhoje e zgjedhjeve tona?



    te dyja bashke jane vendimtare ne jeten tone , si jetet tona te kaluara , po ashtu edhe vendosmeria jone individuale , por ka edhe rendesine e vet edhe vendimi qe mer ti si individ , pra sa i sherben ky vendim mireqenjes se shoqerise
    ,po ashtu ka rendesi edhe rruga ose sistemi apo e thene shkurt metoda qe ndjek ti si ndivid per te realizuar qellimin tend, pra ka disa mekanizma sot ne jete qe duhet ti ndjekesh per te qene i sigurt qe ta arrish ate qe don ti ne jete

    ne shkrimet shejta veda te shkruara 15,000 vjet me pare eshte shkruar qarte se si mund ta arrish fare lehte qellimin tend ne jete

    NE KETO SHKRIME SHKRUHET:

    NJE PAFUNDESI ME LUTJE(FJALE) ESHTE BARAZ ME NJE LEXIM LIBRI
    NJE PAFUNDESI ME LEXIME LIBRI(STUDIME) ESHTE BARAZ ME NJE ULJE NE MEDITIM(PRAKTIKE SPIRITUALE)
    DHE NJE PAFUNDESI ME MEDITIME(PRAKTIKE SPIRITUALE), ESHTE BARAZ ME NJE ABANDONO TOTALE NE DOREN E SUPREMIT (ZOTIT)
    NJE LESHIM TOTAL NE DOREN E SUPREMIT(ZOTIT) ESHTE SHUMA E TE GJITHA TE MIRAVE QE EKZISTON NE TE GJITHE UNIVERSIN

    ESHTE (QUHET) NE LATINISHT= SUMMUN BONUMM

    I BEKUAR NE JETE TE JETEVE ESHTE AI PERSON QE E MER KETE VENDIM TE MADH NE JETE, KY VENDIM ESHTE KULMI I KULMEVE TE TE GJITHE JETEVE TONA TE KALUARA , HERET A VONE NE KETE JETE OSE NE JETET TONA TE ARDHSHME NE TE GJITHE PA PERJASHTIM DO TA MARIM KETE VENDIM TE MADH , KUDO QE TE JEMI RIMISHERUAR NE KETE PLANET , APO NE CFAREDO PLANETI TJETER NE UNIVERS,

    NE KEMI ARDHUR SOT NE BOTE DUKA KALUAR NE NJE LABIRINT PREJ MIRIADA MIRIADA JETESH NE TE GJITHE UNIVERSIN , DHE ENTITETI SUPREM NA KA DHENE MUNDESINE DHE RASTIN OSE ME SAKTE PRIVILEGJIN TE SHFAQEMI NE BOTE NE FORME NJERIU ,NE UNIVERS KA NJE PAFUNDESI QENJESH NE FORMA TE NDRYSHME JETE SI KAFSHE BIME SHPENDE APO NE FORMA TE TJERA JETE ME PAK TE EVOLUARA SE FORMA E NJERIUT , QE MEZI PRESIN RASTIN E CMUAR , MEZI PRESIN PRIVILEGJIN E MADH TE MARIN NE ZOTERIM NJE JETE NE FORME NJERIU, SEPSE TE PARAQITESH NE JETE NE FORME NJERIU ESHTE ME TE VERTET NJE FAT I MADH , DHE KY PRIVILEGJ I MADH JUSTIFIKOHET VETEM DUKE DUKE BERE QE TE JESH I PLOTE TE BEHESH NJERI I REALIZUAR NE JETE, VETEM PERSONA TE TILLE JUSTIFIKOJNE EKZISTENCEN E TYRE NE FORME NJERIU , TE TJERET QE NUK E NDJEKIN QELLIMIN PER TE CILIN JEMI KRIJUAR SI NJEREZ, BREDHIN NGA NJERI RIMISHERIM NE TJETRIN NEPER UNIVERS , NGA NJERI PLANET NE TJETRIN , DHE TRAGJEDIA ME E MADHE ESHTE SE KETA NJEREZ IKIN TE ZHGENJYER NGA JETA QE BEJNE, SEPSE NUK GJEJNE ASNJEHERE ATE PAQEN E PERJETSHME QE QUHET PAVDEKESI
     
  9. spartan00

    spartan00 Forumium praecox

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Fati mendoj eshte menyre shpjegimi kur nuk do te nxjerresh nje arsye.
     
  10. epiphany

    epiphany Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    kur nuk do, kur nuk di dhe mbi te gjitha kur faktet nuk te pelqejne.
     
  11. mostro

    mostro Putraku

    Re: FATI..., ç' eshte?

    vallai me ket fat qe kam una!!
    shyqyr zotit qe nuk ma kane vene emrin Fatbardh..
     
  12. Giti

    Giti Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    po une qe skam fat fare... /pf/images/graemlins/frown.gif
     
  13. arun

    arun Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    (lexo pak kete shkrimin ketu qe flet per recarnacionin, dhe ndoshta kupton ndonje gje qe te vije ne ndihme)

    Përjetimi i jetërave të kaluar


    "i ngjallin ndodhitë prej jetave të kaluara me qëllim që t'i kuptojnë problemet e caktuara në të tashmen; do të ishte e pakuptimtë të gjurmohet vërtetësia e përmbajtjes së përvojave të tyre. Në përjetimit të jetave të kaluara nuk është e rëndësishme "vërtetësia e reinkarnimit" por mënjanimi i problemeve në sjellje.

    Morris Netherton



    Nëse kemi shpirtin i cili mbijeton trupin ose nëse ekziston reinkarnimi, nuk do të ishte dashur të na çuditë mundësia e shfaqjes së gjurmëve të jetave të kaluara në jetën e tashme si një shkak i çrregullimeve emocionale shoqërore. Terapia e përjetimit të jetave të kaluara themelohet në hipotezën se disa çrregullime shfaqen për arsye se jetat e kaluara janë fshehur në nëndijen e njeriut, kështu që ndoshta do të duhej të sjellen në vetëdije, sipas principit të njëjtë që Frojdi e solli në psikoanalizë mbi vetëdijësimin e traumave të ngulfatura.

    Historia

    Kur psikologët, ka fundi i shekullit XIX filluan ta hulumtojnë dukurinë e mediumëve, disa prej tyre i njohën mediumet të cilët në trans qenë të "xhindosur" prej shpirtave të personave prej së kaluarës.
    Ndonjëherë ishin ata persona të njohur të periudhës së njohur. Psikologu zviceran Theodore Flournoy, në mënyrë kritike por edhe me kuptueshmëri, vëzhgoi një femër-mediume dhe konstatoi se në rastin e saj jetat i kishte kryesisht iluziore; mirëpo, ajo me vetëdije nuk i trilloi personalitetet nga e kaluara. Ishte me të vërtetë e "xhindosur".
    Që atëherë u paraqitën disa raste të cilat dukshëm tregonin në reinkarnimin. Psikiatri dr Arthur Guirdham në disa botime të veta detalisht përshkroi rastin. Sipas tij, një grup prej tetë njerëzve, të gjithë në jetën e kaluar, në shekullin e trembëdhjetë, jetuan si katarë (sektë askete e besimit të krishterë) në Provansë, ndërsa në shekullin e njëzet në rrethinën e Bristolit në Angli. Të dhënat mbi jetat e tyre të kaluara u gjetën në dokumentet e inkvizicionit, dhe çdonjëri prej tyre ka qenë personalitet i njohur. Në këtë lidhshmëri të pazakonshme mes të kaluarës dhe të tashmes na tregon edhe ndikimi i jetave të tyre të shekullit të XIII, të cilat nxitën ankthet dhe sëmundjet trupore në jetën e tashme të tyre.

    Në çfarë mënyre jetat e kaluara ndikojnë në jetën e tashme

    "Hapi i parë që na pret është njohja sa më e mirë e ndikimeve të psikës të robëruar në materie", thekson dr Guirdhami në librin e vet We are one another (Ne jemi një). Kujtimet në përjetimet e jetave të kaluara janë të lidhura ngusht me simptomet e jetës së tashme". Pavarësisht prej gjurmimeve të Guirdhamit, në Shtetet e Bashkuara u shfaq një terapi e cila themelohet në hipotezën se simptomet, në të cilat nuk veprojnë metodat e mjekimit të mjekësisë ortodokse, mund të jenë pasojë e ndikimit të jetës së kaluar në të tashmen. Metoda e tillë filloi të përhapet edhe tej Atlantikut.

    Principet e terapisë së tillë i përshkruan psikologu Morris Netherton nga L. A., themelues i "Institutit për vetëdijësimin mbi jetat e kaluara" edhe Nancy Schiffrin në librin Past lives therapies (Terapia e përjetimeve të jetave të kaluara). Nethertoni, natyrisht, është i vetëdijshëm për faktin se shumë njerëz nuk do të besojnë se njeriu pa dijen e vet mund t'i thërrasë ngjarjet prej jetave të kaluara, dhe ç'është më tepër, se ato ngjarje të kaluara mund të nxisin sëmundje serioze. Reinkarnimi tek duhet të dëshmohet si fakt, i thonë shpesh të sëmurët skeptikë. Nethertoni nuk i hudh poshtë dyshimet e pacientëve; përkundrazi, ai vet dyshon se reinkarnimi mund të dëshmohet. Fjala është vetëm për një hipotezë të përshtatshme, shpjegon ai, në mënyrë që të shpjegohet se pse disa njerëz në transe bëhen personalitete të tjera, flasin sikur që kanë jetuar në ndonjë shekull tjetër duke sjellë mjaft fakte në llogari të reinkarnimit. Nuk është e nevojshme as të dëshmohet vërtetësia e përjetimeve të jetave të kaluara, sepse në të vërtetë është i rëndësishëm vetëm fakti se a vepron bëmirësisht terapia e këtillë, do të thotë a i zgjedh problemet e pacientit në sjelljen e tij.

    Shiritat e Bloxhamit

    Rasti i regresionit nën hipnozë, që e përshkruan Arnall Bloxhami, hipnoterapeuti prej Cardiffit, ndoshta është shembulli më i mirë i përjetimeve të jetës së kaluar. Jane Evansi, në gjendjen hipnotike u bë Rebeka, hebreje e cila kishte jetuar në York në shekullin e dymbëdhjetë dhe ishte njëra prej viktimave të persekutimit më 1189.
    Rasti ishte i pazakonshëm sepse njëra prej pamjeve të cilën Jane Evansi "përsëri e përjetoi" ndodhi në kriptën kishtare për ekzistencën e së cilës u muar vesh tek pas një emisioni televiziv, kështu që Jane Evansi nuk ka mundur të dijë për atë. Bloxhami inçizoi përjetimet e saj, ndërsa shiritat qenë të lëshuara në një emision të BBC-së. Mirëpo, terapeutët të cilët përdorin metodën e përjetimeve të jetave të kaluara shpesh theksojnë se nga aspekti i tyre është sporadike se a është frika që e tregoi Jane Evansi nën hipnozë rezultat i kthimit në jetën e kaluar apo jo. Kjo ka mundur të jetë edhe pjellë e imagjinatës, ose ankth që mbeti në nëndijen e saj. Terapeutët pohojnë se ajo përmbajtje e "groposur", pa marë parasysh prejardhjen e saj, mund ta shkatërrojë jetën nëse nuk "çgroposet", nëse nuk nxjerret në sipërfaqe.
    Morris Nethertoni citon rastet (siç bëri edhe Guirdhami) kur pacientëve iu paraqitën djegiet ose vendet e nxira në trup si reaksion i "kujtimeve" prej jetave të kaluara. Ndonjëherë mund të ndërlidhet edhe lidhja reale me historinë, sikur te katarët Guirdhamit që pësuan nga inkvizicioni. Simptomet janë shpesh në lidhje me përjetimet specifike (disa pacientë, për shembull, përjetojnë se janë munduar si robër) të cilat zakonisht nuk janë të shënuara në dokumentet e shkruara. Mirëpo e gjitha kjo nuk është e rëndësishme për terapinë; qëllimi kryesor është sjellja e kujtesës në nivelin e vetëdijes dhe atëherë të kalohet në mjekim. Rastet e këtilla mund t'i krahasojmë me ankthet, të cilat nxisin frikë momentale, por që kalojnë kur jemi krejtësisht të zgjuar.
    Për këtë edhe nuk është e rëndësishme se a mund vërtet të dëshmohen ato ngjarje që na kujtohen. Madje nuk është e rëndësishme as nëse hulumtimi tregon se pacienti nuk ka përjetuar kurrëfarë jete të kaluar, që personi në të cilin pacienti "shndërrohet" nuk ka ekzistuar, dhe se ngjarjet e përshkruara nuk kanë ndodhur. Me rëndësi është fakti se pacientin diçka e mundon dhe manifestohet në mënyrën e tillë, mu sikur në ëndërr. Qëllimi i terapisë është sjellja e pacientit në atë gjendje ashtu që të bëhet i vetëdijshëm për problemin që e mundon dhe t'i ndihmohet që ta zgjidh.

    Veprimi

    Disa terapeutë praktikojnë metodën e cila nuk dallohet aq nga psikoanaliza. Pacienti mbetet i vetëdijshëm, ndërsa terapeuti i ndihmon që ta sjell përmbajtjen e shtytur ose ngulfatur në vetëdije. Të tjerët më me dëshirë praktikojnë hipnozën ashtu që t'i ndihmojnë pacientit të kthehet në të kaluarën dhe të konstatohet se a do ta përjetojë ndonjë jetë të kaluar me mbresa traumatike të cilat mund të kenë lidhje me simptomet dhe brengat e tashme të pacientit. Të themi se ju mundon ndonjë problem ose kujtim në ndonjë gjë, diçka që mund të shërbejë si katalizator, pastaj përqëndroheni në të me ndihmën e terapeutit dhe të tjerëve në grup ashtu që vërtet arrini deri te çasti në të cilin aktrimi i mëparshëm befas bëhet realitet, kështu që ajo çka aktroni shndërrohet në përjetim të reprizuar.

    Hulumtimet

    Qëndrimi i Nethertonit se vërtetësia e përjetimeve të jetave të kaluara nuk është e rëndësishme gjithsesi meriton kujdesin sepse shumica e hulumtimeve të reja bazohet në hulumtimin e dokumenteve të vjetra ashtu që të vërtetohej se a ekzistojnë dëshmitë për mundësinë e reinkarnimit, dhe të zbulohet se a kanë ndodhur me të vërtetë ato ngjarje në të kaluarën, dhe nëse kanë ndodhur, a kanë mundur individët, të cilëve iu kujtohen ato ngjarje, që në ndonjë mënyrë të kenë ditur për to, për shembull duke dëgjuar tregime për ato ngjarje kur kanë qenë tepër të rinj për t'i mbajtur në mend, e pastaj t'i kenë mbjellur ato ngjarje në nëndije.
    Disa hulumtues, sidomos profesori Ian Stivensoni nga universiteti Virginia, me kujdes i kanë kontrolluar një radhë ngjarjesh dhe konstatuan se disa persona mund t'i përshkruajnë saktësisht ngjarjet e së kaluarës edhepse nuk kanë mundur në asnjë mënyrë të kenë ditur për to. Stivensoni veçanërisht thekson se ky fakt nuk vërteton reinkarnimin, por megjithatë tregon se te disa persona paraqiten "kujtimet" të cilat nuk mund të shpjegohen me anë të kujtesës së zakonshme, qoftë ajo me apo pa vetëdije.
    Personat e tillë jo vetëm që "shohin" të kaluarën, por munden edhe ta përjetojnë, ndërsa ndodhitë që i "përjetojnë përsëri" gjatë terapisë mund të jenë të tmerrshme. Ky është rast i shpeshtë gjatë regresionit nën hipnozë, metodë me të cilën disa terapeutë shpesh shërbehen që t'i hyjnë në gjurmë mbresave të cilat mund të jenë në lidhje me simptomet e neurozës, kur prej kandidatit kërkohet që të kthehet jo vetëm në fëmijëri por edhe në të kaluarën e largët.

    Rastet e volitshme

    Personave, të cilët sprovuan llojet tjera të psikoterapisë për mjekimin e simptomeve të pashpjegueshme, veçanërisht pengesave emocionale si brengosjet, ankthet ose nervozat, terapia e përjetimit të sërishëm të jetave të kaluara mund t'iu jetë mjaft e dobishme. Guirdhami konstatoi se zbulimi i disa traumave nga e kaluara nuk është i domosdoshëm për heqjen e simptomeve, por mënjanon frikën nga vetëdija epacientit, do të thotë frikën se simptomet mund të jenë të lidhura me ndonjë sëmundje organike ose e gjitha kjo mund të shërbejë si paralajmërim në stadin e parë të sëmundjes shpirtërore.
     
  14. William Wallas

    William Wallas Forumium maestatis

    Re: FATI..., ç' eshte?

    Un vero uomo la fortuna se la costruisce da se !!!
     
  15. Anana

    Anana Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?

    O Arun ti i lexon te gjitha ato qe poston? Pse s'i permbledh me dy fjale o burr se boll kemi per te lexu nga ane te tjera.
     
  16. William Wallas

    William Wallas Forumium maestatis

    Re: FATI..., ç' eshte?
     
  17. Anana

    Anana Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?
     
  18. William Wallas

    William Wallas Forumium maestatis

    Re: FATI..., ç' eshte?
     
  19. Anana

    Anana Primus registratum

    Re: FATI..., ç' eshte?
     
  20. William Wallas

    William Wallas Forumium maestatis

    Re: FATI..., ç' eshte?
     

Shpërndajeni këtë faqe