FBKSH- AKSH

Diskutime tek 'Ballkani, ky zjarr i fshehur' filluar nga prespari, 26 Jun 2007.

  1. prespari

    prespari Fillestar

    Re: FBKSH- AKSH

    DEKLARTË PUBLIKE NR. 2 E SKSH TË FBKSH:

    [​IMG]

    Struktura inteligjente e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), që hap pas hapi e ka ndjekur dhe po e ndjek kriminelin serb Ratko Mladiç, i cili për pak (gjatë vjeshtë së vitit të kaluar në malet e Karadakut të Kumanovës, ku strehohej i maskuar si bari i 300 deleve), arrijti që t’iu shpëtojë pesë (5) oficerëve madhorë të SKSH-së, ka arrijtur të zbulojë se, krimineli serb Ratko Mladic aktualisht ndodhet dhe po strehohet në Belorusi, ku edhe po shërohet nga sëmundja Tij e turbukolozit, nga e cila sëmundje kronike po vuan prej disa vitesh.



    Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), atje (në Belorusi), prej kohësh ka dërguar disa nga oficerët e tij më të përgaditur në këtë profesion tepër të vështrirë por shumë fisnik, të cilët (oficerët e SKSH) arrijtur të zbulojnë edhe vendndodhjen e këtij krimineli serb, i cili para se për krimet e Tij mbi popullin boshnjak, të japë llogari para Gjykatës së Hagës, shumë shpejt para Gjykatës Supreme të FBKSH-së, do të japë llogari për krimet e Tij mbi popullin shqiptar të Kosovës dhe për vrasjen tinzare të Kryetarit të Nderit të FBKSH-së, Mr. Ukshin HOTI.



    Gara jonë, e FBKSH dhe strukturave të saj, ndër të cilat është edhe Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), me institucionet e ndjekjes ndërkombëtare (OKB, BE, SHBA dhe NATO) po vazhdon.

    Le të shofim se kush do ta fitojë këtë garë, ne të FBKSH-së dhe strukturave të saj, apo ata të Hagës dhe institucionet ndërkombëtare..!



    Për Sekretariatin Vendimmarrës të FBKSH:



    Kryetari i FBKSH-së,

    Prof. Dr. Bashkim MITROVICA (d.v.),



    Zv. Kryetari i FBKSH (Shefi i SKSH-së),

    Mr. Çlirim PRESHEVA (d.v.).



    Prishtinë - Toplicë, më 04 janar 2009.
  2. prespari

    prespari Fillestar

    Re: FBKSH- AKSH

    FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR GJATË VITIT 2008...!
    12 January, 2009 08:28:00 Albania Today ​

    Në vazhdën e pasqyrës së vitit të kaluar lidhur me shfaqjet publike të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturave të tij, Redaksia “SHQIPËRIA SOT”- “ALBANIA TODAY” prezanton përmbledhjen kronologjike të deklaratave, komunikatave, reagimeve dhe intervistave të drejtuesve të strukturave kombëtare, edhe gjatë vitit 2008.

    JANAR 2008
    Në çelje të vitit 2008, Sekretariati Vendimmarrës të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) reagoi në Deklaratën Publike nr. 1 (më 8 janar), e titulluar GRABITËSIT ME MASKA PO I ORGANIZON ARMIKU SLLAVO-GREK – ndaj rishfaqjes së bandave grabitëse me maska që përdorën emrin e Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegje dhe Bujanoc) duke thirrur gjithë popullin shqiptar t’u kundërpërgjigjet hajdutëve. “sepse AKSH nuk e grabit popullin e saj, që e ka lindur dhe rritur, por grabitësit me maska kanë qenë dhe janë vegla të Serbisë dhe të armiqve sllavo-grekë, sepse vetëm këtyre armiqve dhe aleatëve të tyre iu intereson që AKSH-në ta paraqesin si gogol dhe ta komprometojë para popullit shqiptar dhe aleatëve tanë”,

    Sundimi ekonomik dhe politik greko-sllav mbi IRJM-në bëhet objekt i Deklaratës nr. 3 të datës 19.01.2008 të Kryesisë së këshillave të FBKSH-së në Luginë të Vardarit - ALEANCA SERBO-GREKE RREZIK PERMANENT PËR BALLKANIN...! Kjo aleancë është bërë shumë të rrezikshme për shqiptarët, sepse nga një anë, Greqia sundon ekonomikisht mbi IRJM-në, por më e rëndësishme për politikbërjen shqiptare, partitë politike shqipfolëse janë kapur në grackat e segmenteve shtetërore serbe që u komandojnë nëpërmjet koalicioneve me partitë politikë sllavo-maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMN (e udhëhequr nga pro-serbi Gruevski dhe e pastruat nga elementet pro-bullgare). Prandaj apeli i FBKSH-së që u bë partive politike shqiptare ishte që “urgjentisht të largohen nga aleancat e tyre me partitë pro-serbe [...] dhe të orientohen në drejtim të Piemontit shqiptar-Tiranës...”.

    Deklarata Publike nr. 3 – LARG DUART NGA POPULLI! të datës 18 janar 2008 u kërkoi grupacioneve kriminale të Partisë së Veprimit Demokratik (PVD) në Kosovën Lindore “të ndërpresin terrorin ndaj popullatës shqiptare [...] me çështjen e sajuar të TV Spektri” , duke i paralajmëruar aktorët kryesorë, në rast të kundërt se do të përballen me “drejtësinë kombëtare të popullit shqiptar”.

    Kryetari i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), Prof. Dr. Bashkim Mitrovica u bëri thirrje shqiptarëve të mos dalin në zgjedhjet presidenciale të Serbisë dhe reagoi në prononcimin – JO ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE NË SERBI!, ndaj kryetarëve të atyre partive që nuk kanë thirrur bojkotimin e zgjedhjeve, sepse “fatin e tyre e kanë lidhur me Beograd”, konkretisht ndaj Riza Halimit, “deputeti i falur në Parlamentin e Serbisë” dhe dy bashkëpunëtorëve e tij të ngushtë, Skendër Destani dhe Shaip Kamberi.

    Situata politike në Kosovën Protektorat u bë objekt i Deklaratës nr. 5 të Sekretariatit Vendimmarrës të Kryesisë Qendrore të FBKSH-së (27 janar 2008) - PAKOJA AHTISAARI NUK E PËRCAKTON PAVARËSINË DHE SOVRANITETIN E KOSOVËS, POR PËRKUNDRAZI, ZËVENDËSON RI-KOLONIZIMIN E KOSOVËS NGA UNMIK NË EUMIK. Në këtë Deklaratë, FBKSH u hoqi maskat politikanëve shqipfolës të Prishtinës që “vazhdojnë të mashtrojnë popullin shqiptar [...] se gjoja shumë shpejt pavarësia na qenka vetëm çështje javësh” , sepse përmbajtja e pakos Ahtisaari vetëm ndryshon emrin e neokolonialistit – EULEX në vend të UNMIK. Po ashtu, në bazë të informacioneve në terren, u urdhërohej të gjithë strukturave të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) të zonës nr. 2 “të rrisin gatishmërinë luftarake në nivelin më të lartë të saj dhe të marrin në mbrojtje enklavat serbe në Kosovë”, të cilat Beogradi kishte qëllim t’i vë në shënjestrën terroriste të veprimeve sulmuese të kontingjentit të saj agjenturor, për t’i akuzuar shqiptarët, njësoj siç kishte vepruar në mars 2004, kur gjatë demonstratave mbarëpopullore të rinisë shqiptare, Serbia dogji kishat dhe manastiret “serbe” dhe për këtë inkriminoi më pas, shqiptarët.

    SHKURT 2008
    Pa dyshim se shtylla qendrore politike e vitit 2008 qëndron në momentin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Megjithatë, zhvillimet e mëpasshme prej atij çasti do të dëshmojnë saktësinë e analizës së Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) që menjëherë pas teatrit bombastik të “shpalljes” reagoi, nëpërmjet Kryetarit të tij – Prof. Dr. Bashkim Mitrovica. “Kosova nuk i ka fituar aspak atributet e shtetësisë, siç trumbetonin
    pushtetarët shqipfolës në Prishtinë lidhur nga rrethet antishqiptare
    ruso-evropiane”, thuhej në prononcimin EVROPA NUK E KA KORRIGJUAR PADREJTËSINË HISTORIKE NDAJ KOMBIT SHQIPTAR duke potencuar se riparimi i arbitrariteteve të Fuqive të Mëdha do të ndodhë vetëm kur shqiptarëve do t’u njeh “të drejtën për të vendosur lirshëm dhe pa asnjë ndërhyrje nga jashtë për të ardhmen e vet”.

    Para shpalljes së pavarësisë, FBKSH zbuloi se Serbia kishte për të thurrur fije ngatërruese agjenturore me qëllim operativ antishqiptar. Deklarata nr. 6 e datës 12.02.2008 të FBKSH-së – FBKSH DENONCON PLANIN OPERATIV SERB MBI KOSOVËN” zbardhi për opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar se Beogradi nuk kishte ndërmend të sulmojë ushtarakisht Kosovën, por enklavat serbe do të sulmoheshin me akte të ndryshme terroriste të kryera prej kontingjentit të shërbimit sekret serb (dhe të akuzohen shqiptarët për këtë) ashtu që popullatës serbe t’i inskenohet eksodin në zonën e Kosovës Lindore dhe në trysninë e saj, shqiptarët të shpërngulën prej vatrave të tyre. Aftësitë parashikuese të FBKSH-së dhe strukturave të saj do të provoheshin më vonë, kur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të fundit të marsit, ministri i punëve të jashtme të Serbisë foli tamam sipas pjesëve të planit operativ serb. Ndërhyrja e menjëhershme e Zëdhënësit Politik të FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili, MINISTRI I JASHTËM SERB – JEREMIÇ PARALAJMËROI SKENARIN QË IA DENONCOI FBKSH (ku ai konstatoi përputhjen midis denoncimit të mëparshëm të FBKSH-së dhe shpifjeve e trillimeve të antishqiptarit Jeremiç) ia dogji Serbisë përfundimisht këtë kartë inskenuese që dëshmoi ende një herë se nuk ka asnjë mëshirë për popullatën civile, edhe kur është fjalë për serbët të stërmanipuluar që banojnë në Kosovë.

    Në Deklaratën Publike nr. 2 – NDARJA E KOSOVËS DHE LOJA DOMINO...!, Zëdhënësi Politik të FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili shprehu pozitën e Frontit për domosdoshmërinë e krijimit të kufijve etnike në Ballkan, duke filluar nga rikthimi i Kosovës së ngushtë në situatën para vitit 1956, pas të cilit Tito deshi t’ia ndryshojë balancën etnike me rritjen e numrit të serbëve (duke ia dhënë Kosovës Leposaviçi dhe Zubin Potoku, por JO MITROVICA VERIORE) dhe duke zvogëluar numrin e shqiptarëve (me zaptimin nga ana e Serbisë të Kosovës Lindore). Është për të vlerësuar faktin se në FORUMIN PËR KOSOVËN të organizuar nga Gazeta Shqiptare u diskutua mbi këtë Deklaratë: kur presidenti i Shqipërisë administrative z. Bamir Topi deklaroi se nuk beson në lojën domino, u ngritën Adem Demaçi dhe Edita Tahiri në përkrahje të zotit Adili, ashtu që z. Topi lëshoi mbledhjen gjatë pushimit...

    Më datën e 28 shkurtit 2008, në Deklaratën nr. 3 të Zëdhënësit Politik të FBKSH-së - MBATJA E KUVENDIT MBARËKOMBËTAR SHQIPTAR, MË 10 QERSHOR 2008, DOMOSDOSHMËRI E KOHËS..!, z. Adili bëri apel për domosdoshmërinë e mbajtjes së Kuvendit Mbarëkombëtar Shqiptar më 10 qershor 2008 duke nënkuptuar nëpërmjët saj mobilizimin e të gjitha strukturave të FBKSH-së për mbledhjen e fondeve të nevojshme për zhvillimin me sukses të një kuvendi të tillë.

    Gjatë muajit shkurt u botua intervistën e kolonelës Saranda Toplica të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) në revistën mujore AS të Shkupit, si dhe intervista e Zëdhënësit Politik të FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili (më 24 shkurt 2008) për agjencinë tonë të pavarur, SHQIPËRIA SOT.

    MARS 2008
    Në muajin mars, gazeta sllavo-maqedonase “Veçer” fabrikoi se Zëdhënësi Politik i FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili qenka “spiun i CIA-s amerikane”, dhe në Deklaratën nr. 4 të datës , mohoi shpifjen.

    Më 6 mars, FBKSH po lëshon një telegram ngushëlluese familjeve të të prekur nga mbytja e një varke me 14 të rinj në Tiranë ...

    Zoti Adili dha gjithashtu, një intervistë që u botua në gazetën “Nacional”, kurse agjencia “SHQIPËRIA SOT” publikoi një intervistë me Kryetarin e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), Prof. Dr. Bashkim Mitrovica.

    PRILL 2008

    Duhet theksuar se në muajin prill kanë dalë dy raporte të organizatave ndërkombëtare - Këshilli i Evropës (KE) dhe Departamenti Amerikan të Shtetit (DASH) ku përmendën FBKSH-në dhe strukturat të tij. “Situata e sigurisë ne Kosovë ka qenë e qetë dhe relativisht e sigurt gjate javëve para zgjedhjeve. sidoqoftë disa provokime te vogla ishin një gjë te rëndomte, sipas KFOR-it. Më 5 tetor, një televizion lokal prezantoi një reportazh për një grup te Armatës Kombëtare Shqiptare) për disa njerëz te maskuar qe patrulluan në një prej rrugëve kryesore ne Kosovë. Një reportazh tjetër duke prezantuar njerëz të maskuar u dha në një prej zonave malore prej veriut te Kosovës. [...] Për këto arsye, zgjedhjet të vitit 2007 u mbajtën në një mjedis i tensionuar social e politik që ndikoi në një pjesëmarrje të ulet në zgjedhje dhe në një greminë të rrezikshme midis më shumë se 90 % të popullit shqiptar dhe politikanëve te Kosovës”, thuhet në raportin e Këshillit të Evropës. Ndërkohë që raporti i DASH po shkruante: “Gafurr Adili, i tha medias së Kosovës se anëtarët e AKSH ne disa qytete te Kosovës shpërndanë afishe duke kërcënuar me dhunë nëse grupi paramilitar serb Garda e Car Lazarit do të hynte ne Kosovë për përvjetorin e betejës se Kosovës më 1389. [...] Si rezultat, përfaqësuesi special te OKB-se dha një vendim ekzekutiv duke ndaluar Gardën e Car Lazarit apo ndonjë grup paraushtarak te vazhdoje aktivitete ne Kosovë. Përvjetorin kaloi pa asnjë incident.” . Mund të arrijmë në konkluzione të qarta mbi rolin vendimtar që i kanë pasur FBKSH dhe strukturat të tij në këto ngjarje të vitit të kaluar, në veçanti bojkotimi masiv të zgjedhjeve nga ana e popullit shqiptar në Kosovën e ngushtë (KE) dhe bllokimi i Gardës së Car Lazarit që nuk zhvilloi operacionet të veta për shkak të kundërpërgjigjes së rreptë të FBKSH-së dhe strukturave të saj(DASH).

    · Më datën 2 prill 2008, në Deklaratën nr.6 të Zëdhënësit Politik të FBKSH-së –

    SHQIPTARËT E KOSOVËS LINDORE DUHET TË BOJKOTOJNË ZGJEDHJET E PUSHTUESIT DHE KOLONIZATORIT ME EMRIN SERBI ! bëhet thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale të shtetit serb për shqiptarët në Kosovën Lindore duke i paralajmëruar partitë politike të mos bëjnë gabimin t’i thërrasin qytetarët në zgjedhje: “...kushdo që shkel vullnetin e sovranit popull dhe gjakun e dëshmorëve të kombit, dhe thërret popullin që të dalë në zgjedhjet e pushtuesit e kolonizatorit me emrin Serbi, nuk bënë asgjë tjetër pos që i shërben armikut serb, bënë edhe një akt tradhëtie ndaj çështjes së pazgjidhur kombëtare shqiptare, e cila kërkon zgjidhjen e saj përfundimtare dhe fatlume, ribashkimin kombëtar shqiptar”. · Deklarata Publike nr.7 e Zëdhënësit Politik të FBKSH-së -

    JEMI NË PRITJE...!, bëhej në kontekstin e aksioneve të bandave kriminale serbe në dhe përreth Kosovës. Zoti Adili shqyrtoi qëndrimin e strukturave kombëtare se nuk do të bëjnë asnjë ndërhyrje nga ana e Armatës Kombëtare Shqiptare për qërimin e këtyre bandave, pa kërkesën zyrtare të institucioneve (vendore dhe ndërkombëtare) të Kosovës. Një ditë më pas, drejtuesit më të lartë të FBKSH-së, AKSH-së, SKSH-së lëshuan një SQARIM mbi Deklaratën Publike nr. 6, ku shpjeguan se arsyeja e mosintervenimit për asgjësimin e grupeve paraushtarake serbe është gjykimi se, në rast ndërhyrjeje, luftëtarët të njësive elitë të AKSH-së do të mund të vihen në rrezikun e një gërshëre duke qenë të sulmuar prapa shpinë edhe nga institucionet e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare (TMK-SHPK / KFOR). ·

    Në tërë kursin e vitit, por më shumë se kurrë në momentin e zgjedhjeve presidenciale serbe, u dëshmua se Kosova nuk është shtet të pavarur dhe sovran, gjë e ndriçuar para syve të popullit shqiptar prej Zëdhënësit Politik të FBKSH-së, në Deklaratën nr. 8 -

    KOSOVA NUK KA PARVARËSI PËRDERISA ATY LEJOHET TË MBAHEN ZGJEDHJET E NJË SHTETI TË HUAJ, ME EMRIN SERBI…! (14 prill 2008): "Statusi aktual i Kosovës, sipas „Pakos Ahtisari", gjithçka mund të jetë, Protektorat i OKB-së (me emrin UNMIK), Protektorat i BE-së (me emrin EULEX) dhe Protektorat i Serbisë, por kurrën e kurrës JO shtet i pavarur e sovran, gjë kjo që vërtetohet edhe me rastin e lejimit të mbajtjes së zgjedhjeve, qofshin këto parlamentare apo lokale, të Serbisë në „Republikën e Kosovës". · Prof. Dr. Çlirim Presheva, Drejtori i Drejtorisë Qendrore të Sigurimit Kombëtar Shqiptar (SKSH) kërkon në prononcimin

    “SHQIPTARËT DO TË KREMTOJNË VETËM FITORE...! më shumë angazhim nga ana e shqiptarëve për realizimin e ribashkimit të Shqipërisë:“Koha po punon vetëm për shqiptarët, por edhe ne shqiptarët duhet të punojmë për Shqipërinë, sepse nëse ne shqiptarët nuk do të punojmë për Shqiperinë dhe ribashkimin e të gjitha trojeve tona në një komb-shtet të vetëm, nesër nuk do të kemi të drejtë që t'i akuzojmë (siç jemi mësuar) të tjetër se pse nuk na ndihmuan në realizimin e aspiratës shekullore të popullit tonë dhe të amanetit të dëshmorëve të kombit tonë për realizimin e të drejtës sonë historike”. Ky është thelbi i filozofisë politike të çështjes kombëtare, mbi të cilin duhet të ndërtohet gjithë godinën organizative të lëvizjes kombëtare shqiptare. Edhe në këtë prononcim, edhe në një tjetër –

    TË BASHKUAR PËR FEDERALIZIMIN E "MAQEDONISË"...!, zoti Presheva trajtoi problemin e përçarjes së partive politike shqiptare në IRJM, duke i paralajmëruar liderët se “nëse vetëm një pikë gjaku shqiptari do ta derdhin për pushtetin e tyre pa shtet, kur këtë pushtet e ka pushtuesi e kolonizatori sllavo-maqedonas, le të mendohen shumë mirë, sepse këtë rradhë do të përballen me Strukturën Inteligjente të FBKSH-së, Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH)” ·

    Më 28 prill 2008, Zëdhënësi Politik i FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili lëshon për publikun e gjerë kushtrimin:

    KOMBI NË RREZIK DHE ATDHEU THËRRET, në një deklaratë që analizoi situatën politike në dy skajet të ndryshme të Shqipërisë, lidhur me shkeljet ligjore të kryebashkiakut të Himarës, Z. Bollano (që së paku duhej shkarkuar nga detyra nëse shteti do të funksiononte siç duhet) dhe zgjedhet e Serbisë në Kosovë që duheshin bokotuar nga institucionet e Kosovës dhe nga shqiptarët të Kosovëes Lindore. Në Deklaratë flitet për domosdoshmërinë e institucioneve vendore për presion ndaj partive politike që t’u bashkangjiten të gjithë programit të BDK-së për një koalicion të përbashkët dhe për federalizimin e “Maqedonisë”. Këto veprime qe do të duheshin realizuar ishin kundërpërgjigja e nevojshme për ndalimin me sukses të ofensivës së armiqve të kombit shqiptar dhe për avancimin e çështjes kombëtare shqiptare, sepse sa kohë pushtuesit dhe kolonizatorët vazhdojnë të kenë një taktikë sulmuese, ndërsa shqiptarët rrinë në defanzivë dhe “mbrohen”, nuk do të arrihet objektivin e ribashkimit kombëtar shqiptar.

    MAJ 2008

    · Më 2 maj 2008, në Deklaratën Publike nr. 10, Zëdhënësi Politik të FBKSH-së, Gafurr Adili u kërkoi drejtuesve të partive politike shqipfolëse “të ndërpresin luftën psikologjiko-politike ndaj FBKSH-AKSH-së, ndryshe “ditën do t’ua bëj terr dhe natën ferr..” · Komunikata nr. 5 e Sekretariatit Vendimmarrës të Kryesisë Qendrore të FBKSH, e titulluar

    AKSH DO TË VEPROJË NËSE “REPUBLIKA E KOSOVËS DO TË SULMOHET NGA SERBIA DHE BANDAT E SAJ...!, trajton dy probleme të rëndësishme. Së pari, sa kohë Kosova nuk do të jetë e rrezikuar nga Serbia dhe bandat e saj dhe për sa kohë <<sigurinë dhe kufijtë e “Republikës së Kosovës” do t’i mbrojnë dhe sigurojnë institucionet e KFOR-it>>, AKSH nuk do të veprojë. Pikë së dyti, në çështjen e kufijve midis Kosovës dhe IRJM-së nuk ishin implikuar trupat e Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), por persona me tendenca manipulimi i të fshatarëve, për të ngritur prapë në Sobranien sllavo-maqedonase. ·

    Më 13 maj, në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare sllavo-maqedonase dhe dhunën e inskenuar nga shefat e partive politike në trpjet shqiptare nën IRJM, zoti Gafurr Adili leshoi Deklaratën nr. 12 –

    SHQIPTARË, MOS U VRISNI PËR PUSHTET KUR SHTETIN (ARRËN DHE ÇEKANIN) E KANË PUSHTUESIT DHE KOLONIZATORËT SLLAVO-MAQEDONAS. · Kur titistët brenda Parlamentin e Kosovës donin të hoqën ditën e 28 nëntorit si festë kombëtare shqiptare, Zëdhënësi Politik të FBKSH-së reagoi në Deklaratën Politike nr. 13 (20 maj 2008) -

    HEQJA E 28 NËNTORIT SI FESTË KOMBËTARE AKT I TURPSHEM…!, duke theksuar: "Festa Kombëtare e 28 Nëntorit simbolizon shpalljen e Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë, jo vetëm të kësaj Shqipërie Londineze prej 28 mijë kilometra katrorësh, por të asajë Shqipërie Natyrale, të katër vilajeteve shqiptare [...]prandaj këtë festë kombëtare shqiptarët e kanë festuar edhe në kohët më të vështira të obskurantimit titisto-rankovicist dhe milloshevician, për çka edhe janë dënuar dhe syrgjynosur nëpër kazamatat jugosllave, por kurrën e kurrës nuk kanë pranuar që t’iu mohohet Festa Kombëtare e 28 Nëntorit“ · Më 23 maj, me rastin e vdekjes se Dritan Hoxhës, pronari i grupit mediatik Top Media, FBKSH lëshoi një telegram ngushëllimi. · Në Deklaratën Publike nr. 14,

    KRIJESËN ARTIFICIALE ME EMRIN MAQEDONI E SHPËTON VETËM FEDERALIZIMI I SAJ...!, Zëdhënësi Politik i FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili, iu propozoi të gjithë faktorëve (shqiptar, sllavo-maqedonas, bullgar, ndërkombëtar) federalizimin e krijesës artificiale FYROM. Faktori sllavo-maqedonas të mbledhur rreth Gruevskit kishte ndërmend (dhe u zbulua këtë nga strukturat inteligjente të FBKSH)-së, që pas zgjedhjeve të 1 qershorit, të lëshojë propozimin për federalizimin e Maqedonisë “ndaj të cilit do t’i kundërpërgjigjemi me të gjithë strukturat e FBKSH-së. Prej kësaj kuptojmë se federalizimi i Maqedonisë është parë nga ana e strukturave kombëtare shqiptare si hap taktik për avancimin e situatës kombëtare të popullit shqiptar nën pushtim dhe kolonizim sllavo-maqedonas. Zoti Adili përsëriti gjithashtu thirrjen e lëshuar më 13 maj kundër vëllavrasjes të inskenuar zgjedhore.

    QERSHOR 2008

    Në muajin qershor u zhvillua Mbledhja Parakuvendore e Kuvendit Mbarëshqiptar , më datën 14-15 qershor. Dihet se iniciativa e zhvillimit të këtij Kuvendi ishte e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) që më vitin 2005 organizoi mbledhjen prej të cilit doli Këshilli Organizativ të Kuvendit Mbarëshqiptar. Prandaj e kemi trajtuar këtë ngjarje edhe në pasqyrën e vitit 2008 për Frontin për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH). GUSHT 2008
    Në Deklaratën Publike nr. 19 e Zëdhënësit Politik të FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili – SEGMENTET SERBE PO PËRGATISIN SKENARE TË NGJASHME ME BRODECIN!, më 6 gusht 2008, po jepen informacionet e zbuluara prej Sigurimit Kombëtar Shqiptar (SKSH) për skenarët e segmenteve pro-serbe në IRJM që donin të krijonin “një Kondovë apo një Brodec të ri”.

    · Më tutje, në Komunikatën nr. 5 e Zëdhënësit Politik të FBKSH-së u dha informacionin së krimineli serb Ratko Mladiç, i akuzuar nga Tribunali i Hagës për gjenocid, ndodhet në malet e Kumanovës, i shoqëruar nga bandat e “Car Lazarit, i veshur si bari, por që oficerët e SKSH të ngarkuar me kapjen e tij, nuk arritën ta arrestojnë, duke hyrë në konfrontim të hapur me bandat serbe. ·

    Komunikata 5 e Zëdhënësit Politik të FBKSH-së të datës 8 gusht –

    LUFTËTARËVE TË AKSH RREPTËSISHT IU ËSHTË NDALUAR TË KËRKOJNË PARA NË POPULL” referohej në një artikull të gazetës “Kosova Sot” se dy individë kishin pranuar gjatë hetimeve se kanë kërkuar para në popull në emër të AKSH-së. Ashtu që, Zoti Adili deklaroi se, “nëse dy të sipërcekurit kanë vepruar kështu [...], ata do të jenë të detyruar të japin llogari edhe para organeve ndëshkuese të AKSH-së.” ·

    Në Komunikatën publike nr.6 e Sigurimit Kombëtar Shqiptar (SKSH) –

    SERBIA KËMBËKRYQ PO QËNDRON NË KOSOVËN TONË MARTIRE – po analizohet karakterin e vërtetë e strukturës së ardhshme “Forcat e Sigurisë së Kosovës” e cila do të përbëhet vetëm nga ish bashkëpunëtorët e Beogradit. “Në procesin pararekrutues ata kanë kontaktuar të gjithë oficerët shqiptarë të ish APJ-së, gjë që nënkuptohet se përzgjedhja e kandidatëve të KSK do të bëhet në bashkëpunim ne BIA-në (UDB-ën) serbe. Në pjesën e dytë të Komunikatës, u tërhiqet vëmendja disa shqipfolësve: një bashkëpunëtor i Ratko Mladiçit prej Kumanovës dhe disa veta në Tiranën të cilët <<në emër të patriotizmit po sabotojnë FBKSH-në dhe strukturat e tij>>, të tërhiqen nga kjo rrugë e trupit.

    SHTATOR 2008 ·

    Për faktin se politikanët, mass-media etj. po përdorin shprehejen e shpikur nga kuzhinat sllavo-greke “Shqipëria e Madhe”, Zëdhënësi Politik të FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili, lëshoi më

    THIRRJEN PUBLIKE - SHQIPËRIA E MADHE KA QENË DHE MBETET NJË SHPIKJE DHE NJË AKUZË E QARQEVE SLLAVO-GREKE, ku u kërkua që “ky nocion dhe kjo akuzë sllavo-greke, për Shqipërinë dhe për shqiptarët, si dhe për FBKSH-në, njëherë e përgjithmonë të hiqet nga fjalori politik dhe propagandistik” ·

    Më 17 shtator 2008, policia sllavo-maqedonase arrestoi luftëtarin më i vjetër në moshë prej rradhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Ramazan Bajrami – komandant ASKERI me akuzën qesharake “armëmbajtje pa leje”.

    Zëdhënësi Politik i FBKSH-së, Mr.Gafurr Adili, në Komunikatën Publike nr. 7 –

    ALI AHMETI, SA HERË HYP NË PUSHTETIN SLLAVO-MAQEDONAS, I LIKUIDON DHE I ARRESTON ISH-LUFTËTARËT E TIJ, denoncon këtë akt dhe të tjera të kryera nga Ali Ahmeti, që i përmbush ashtu siç u pelqen më shumë shefave të tij sllavë, detyrimet për arrestimin apo likuidimin e ish luftëtarëve të UÇK-së. Komunikata nr.7 u shpërnda edhe në radhët e protestuesve të mbledhur në Kërçovë për të protestuar kundër burgosjes së komandant Askerit. · Në Deklaratën Publike nr. 9 të Zëdhënësit Politik të FBKSH-së të datës 29 shtator, Gafurr Adili denoncoi publikisht procesin e formimit të më shumë “kombë” prej shqiptarëve, sipas projektit të realizuar me kombin gjerman dhe, krahas ndarjeve territoriale të padrejta, të krijohen identitete kombetare të tjera ose nëpërmjet shkëputjes nga trungu shqiptar – si në rastin e “kombit kosovar”, ose nëpërmjet asimilimit sllavizues (shqiptarët nën pushtim dhe kolonizim sllav). ·

    Më 31 shtator, në momentin kur kërkesa serbe për shqyrtimin e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës u pranua nga Këshilli i Përgjithshëm për diskutim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar lëshoi Reagimin nr. 5, ku u kundërpërgjigj me argumente ndaj shpifjeve serbe kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe iu bënë kërkësa konkrete Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për “njohjen e se drejtës së vetëvendosjes popullit shqiptar, shpalljen e pavlefshme të kërkesës serbe”, hedhjen poshtë të kërkesës serbe dhe “njohjes së statusit të lëvizjës çlirimtare dhe antikoloniale Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar”.

    TETOR 2008

    Në muajin tetor, Sigurimi Kombëtar Shqiptar zbuloi se serbët kanë themeluar edhe një organizatë terroriste me emrin ''Srpski Izvor-Burimi Serb'', udhëheqës i së cilit është Predrag Stamenkoviç.

    NËNTOR 2008

    Komunikata e FBKSH-së, e datës 12 nëntor –

    KËSHILLI ORGANIZATIV I KUVENDIT MBARËKOMBËTAR, INSTITUCIONI QË NA BASHKON TË GJITHË...! trajtoi faktin se Shoqata Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar (SHAIBK) nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e strukturave të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, por të dy organizatat, bashkë më shumë faktorë të tjerë, shoqata dhe intelektualë, veprojnë dhe bashkërëndojnë në kuadrin e Këshillit Organizativ të Kuvendit Mbarëshqiptar. ·

    Komunikata nr. 10 e FBKSH-së (11 shtator) ripërsëriti qendrimin e FBKSH-së se Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) “nuk ka vepruar aty ku veprojnë uniformat e ushtrive shqiptare dhe të aleatëve tanë në Kosovë (KFOR). Prej kësaj buron logjikisht rrjedhimin se çdo individ apo grup që përdor emrin, emblemën dhe uniformën e AKSH-së dhe më keq, plaçkit popullin shqiptar, veprojnë jashtë infrastrukturës ligjore e strukturave kombëtare, vetëm “për përbaltjen e FBKSH-së dhe të idealit të ribashkimit kombëtar shqiptar”.

    Komunikata nr. 11 e FBKSH-së,

    SHPËRTHIMI NË PISHTINË NUK ËSHTË VEPËR SHQIPTARE, POR ËSHTË VEPËR E QARQEVE SEKRETE SERBE NË KOSOVË...! të datës 16.11.2008 nxori në pah burimin real e shpërthimit të ndodhur në Prishtinë pranë godinës së Përfaqësuesit Civil të Bashkimit Evropian Piter Feit, që nuk mund të vinte prej shqiptarëve, por vetëm prej kontingjentit të sigurimit serb në Kosovë që edhe në të kaluarën kreu akte të tilla terroriste. ·

    Në Komunikatën nr. 12 e FBKSH-së,

    KUVENDI I TRETË (I JASHTËZAKONSHËM) I FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR DO TË MBAHET GJATË PRANVERËS SË VITIT 2009 informon për vendimin e Sekretariatit Vendimmarrës të FBKSH-së për mbajtjen e Kuvendit të tretë (të jashtëzakonshëm) të Frontit, si dhe hapat që duhen ndjekur gjatë vitit 2009 nga këshillat e nënzonave të FBKSH-së dhe çdo anëtar deri në momentin e mbajtjes së tij.

    Në muajin nëntor, Zëdhënësi Politik i FBKSH+ë lëshoi dy deklaratë politike: e para, (më 27 nëntor 2008) kundër manipulimeve të shtypit shqiptar se poliagjenti Ismet Kryeziu qenka “epror i AKSH-së” dhe e dyta (më 28 nëntor 2008) lidhur me sajesën e Serbisë në Kosovë, e quajtur “Armata për Republikën e Kosovës” që gjoja kishte marrë përgjegjesinë për shpërthimin në Prishtinë pranë selisë së Piter Feitit dhe që vetëm vërtëton saktësinë e Dekaratës nr. 11 mbi burimin sllav të këtij akti terrorist.

    Komunikata nr. 13 e FBKSH-së -

    QEVERIA E UNITETIT KOMBËTAR TË KOSOVËS IMPERATIV DHE DOMOSDOSHMËRI E KOHËS..! të datës 25 nëntor 2008 i kërkoi qeverisë Thaçi të jep dorëheqje dhe të gjithë drejtuesve shqiptarë të shkojnë në Tiranë, të konsultohen me Zëdhënësin Politik të FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili dhe bashkë të krijojnë qeverinë e unitetit kombëtar, e kryesuar nga FBKSH. Kryetari i FBKSH-së Prof.Dr.Bashkim Mitrovica ripërsëriti thirrjen për krijimin e kësaj qeverisjeje në Kosovë më 31 nëntor 2008, duke paralajmëruar në të njëjtin dokument se lufta, këtë rradhë do të zhvillohet në brendësinë e Serbisë e jo në trojet të Shqipërisë Etnike.

    DHJETOR 2008

    Më 21 dhjetor 2008, lëshohet një Telegram Përshëndetës, ku FBKSH falenderon në emrin e drejtuesve dhe anëtarëve të FBKSH-së dhe strukturave të tij, për zbulimin e lapidarit të Liridon Dermakut, i cili ka flijuar jetën duke qenë në detyrë në radhët të Armatës Kombëtare Shqiptare. ·

    Zëdhënësi Politik i FBKSH-së, mr. Gafurr Adili botoi Deklaratën Publike të datës 12 dhjetor 2008, ku mbështeti dy propozime taktike avancuese të dy partive politike në Luginën e Vardarit (BDSH dhe BDK), dhe kërkoi bashkimin e tyre në një organizim të vetëm. · Arrestimet e ish – luftëtarëve të UÇK-së në Preshevë, të shoqëruar nga një dhunë dhe një terror policor të theksuar, sollën reagimin e menjëhershëm të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, i cili në Komunikatën Publike nr. 1 e Këshillit të FBKSH-së në Kosovën Lindore -

    DHUNA SERBE MBI SHQIPTARËT E PRESHEVËS EDHE NJË HERË DËSHMOI DHE RIDËSHMOI SE BISHA E PLAGOSUR, ME EMRIN SERBI, PO E PARANDJEN NGORDHJEN E SAJ PËRFUNDIMTARE, PRANDEJ EDHE PO BËHET SHUMË E RREZIKSHME NDAJ SHQIPTARËVE TË KOSOVËS LINDORE !,

    të datës 26 dhjetor 2008 i kërkoi deputetit shqipfolës Riza Halimi të jep dorëheqje prej postit të vet në Parlamentit serb, bashkimin e faktorit të përcarë politik shqipfolës në Kosovën Lindore, reagimin e Tiranës dhe Prishtinës. · Gazeta “Express” të Prishtinës ka botuar një intervistë të Zëdhënësit Politik të FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili
  3. prespari

    prespari Fillestar

    Re: FBKSH- AKSH

    TURPI I RRADHËS I SHQIPTARËVE NË KRIJESËN ARTIFICIALE ME EMRIN FYROM..!

    Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe të gjitha strukturat e tij, AKSH dhe SKSH, në Luginën e Vardarit, me vëmendje të një rëndësie të veçantë, janë duke i ndjekur zhvillimet e fundit në krijesën artificiale (në këtë burg të ri te popujve dhe pakicave kombëtare, ashtu sic dikur na ishte RSFJ), dhe me këtë rast, për opinionin kombëtar sqaron s'i më poshtë vijon :

    1.Shpallja e kandidaturave (deri më tani, se më vonë mundet të na dalin edhe kandidatura të tjera) të:



    a) Imer SELMANI (një këlysh i Nikola Gruevskit, ) të Partise "Demokracia e Re",


    b) Agron BUXHAKU (gjithashtu këlysh një këlysh i shkive dhe dhëndërrit të Ukrainës) në emër të BDI, dhe të


    c) Nevzat HALILI, ish Kryetar i PPD-së dhe ish vegla e Kiro Gligorov, i cili bashkë me Baba Kiron e Tij (në vitet 90-ta) e krijoi FYROM-in me politikë, ashti si Ali AHMETI dhe Agron BUXHAKU dhe banda e tyre: Fazli VELIU, Musa XHAFERRI (të ish-LPK-së) dhe Gëzim OSTRENI (i KOS-it jugosllav), që këtë krijesë artificiale e ndërkombëtarizuan edhe me pushkët e lirisë të UCK-ombëtare dhe të bijëve më të mirë të këtij kombi, i cili prej shumë kohësh (në opinionin tonë na është shfaqur dhe prezantuar edhe s'i President i Republikës së Ilirdës në fshatin Kallnik të Komandant Dajës) në emër të gordhinës Partia e Prosperitetit Demokratik (PPD) të Sefedin HARUNI,




    Edhe një herë ridëshmon faktin se sa të fuqishme dhe dominante kanë qenë dhe janë agjenturat sllavo-greke në trojet tona nën "Maqedoni", sepse kemi bindjen e patundur se të gjithë shqiptarët aty, në trojet shqiptare të Pollog-Pellagonisë, kanë qenë dhe janë, si dhe mbi të gjitha duhet të jenë të vetëjshëm se, asnjeri nga të sipërcekurit: Imer SELMANI, Agron BUXHAKU dhe Nevzat HALILI, përballë sllavo-maqedonasve që po kandidojnë për President të "Maqedonisë", nuk do të munden (për shumë arësye) të fitojnë, por të gjithë të sipërcekurit shqipfolës: Imer SELMANI, Agron BUXHAKU dhe Nevzat HALILI, të gjitha votat e grumbulluara nga shqiptarët e ILIRIDËS do t'ua shesin apo dhurojnë miqëve të tyre sllavo-maqedonas,


    Prandej, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe të gjitha strukturat e tij, që tani, gati dy muaj përpara (me 25 janar)

    APELOJNË që : SHQIPTARËT NËN IRJM (FYROM) T'I BOJKOTOJNË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË "MAQEDONI", DHE BILE ATO EDHE T'I ZHGARRAVISIN ME KRYQ (NGA LART POSHTË) DHE T'I SHPALLIN EDHE TË PAVLEFSHME.


    Kryetari i FBKSH-së,

    Prof. Dr. Bashkim MITROVICA (d.v.),


    Zëvendës Kryetari i Parë i FBKSH-sëdhe Shef i Drejtorisë Qendrore të SKSH-së,

    Mr. Çlirim PRESHEVA (d.v.), dhe


    Zëdhënësi Politik i FBKSH-së,

    Mr. Gafurr ADILI (d.v.)

    *************************************************

    INTERVISTË E WEB-FAQËS "VETEVENDOSJE-DEKOLONIZIM" ME ZËDHËNËSiN POLITIK TË FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR (FBKSH), MR.GAFURR ADILI

    Redaksia e faqës sonë ju përshëndet fillimisht, zoti Adili!

    PYETJE

    1. Cila është natyra e problemeve që e ka sot kombi shqiptar në Ballkan?

    Pergjigja:
    Kombi shqiptar sot ka shumë probleme. Dhe, problemi i probleme është ribashkimi i tij në një komb-shtet të vetëm, me emrin Shqipëri,të cilën pasi ta ribashkojmë ne shqiptarët, përmes referendumit popullor do të vendosim se s'i do ta quajmë: Shqipëria Natyrale,Shqipëria Historike, Shqipëria Etnike apo edhe Shtetet e Bashkuara Shqiptare, që në gjuhën angleze quhet: USA (United States of Albania).
    Sepse, Republika e Shqipërisë, apo Shqipëria e Rrudhur, sic e kam quajtur dhe e quajë unë këtë Shqipërinë Londineze, është i vetmi shtet në Botë, që nga të gjitha anët e saj kufizohet me popullin dhe trojet e saj etnike. Kam bindjen e patundur që, sikur të mos ekzistonte Deti Adriatik, edhe Italia do të mbante të pushtuara territore të Shqipërisë Etnike, ashtu sic edhe po mbajnë pushtuesit e kolonizatorët sllavo-grekë.

    2. A u mbyll çështja shqiptare me shpalljen e pavarësisë së Kosovës (siç pohon faktori politik zyrtar shqiptar bashkë me kolonizatorët sllavo-grekë) apo mban ende e hapur, për zgjidhje?

    Përgjiga:
    Kosova, kur faktori politik zyrtar i Prishtinës po pretendon se e ka shpallur ate (me një deklaratë të llojit të 2 korrikut 1991, sic ishte edhe ajo e 17 shkurtit 2008) të pavarur e sovrane edhe tani nuk është shtet i pavarur e sovran, por vazhdon të mbetet në një protektorat ndërkombëtar.
    Pavarësia ekonomike e një individi, familjeje dhe shteti e përcakton edhe pavarësinë politike të atij individi, të asaj familjeje dhe të atij shteti.
    Kurse, sovraniteti i një shteti përcaktohet mbi bazën e vendimmarrjes dhe kompetencave për qeverisje të organeve vendore të atij shteti, gjëra të cilat nuk as nuk i ka patur dhe as nuk i ka Kosova. Prandej, edhe tani unë vazhdoj të mbroj mendimin e FBKSH-së, të publikuar që ne Kuvendin e Dytë të FBKSH-së (të mbajtur më 16 shtator 2005, në Prizrenin Historik) se, Kosova para se të bëhet shtet i pavarur dhe sovran, më lehtë dhe më shpejt mundet të ribashkohet me Shqipërinë.

    3. A mund institucionet e Kosovës të ndalojë ndarjen e Kosovës dhe si do të veprojë FBKSH në rast se ndarja de facto do të bëhet edhe de jure, në një Kosovë tip federatë?

    Përgjigja:
    Kosova "de facko" dhe "de jure" është e ndarë, përderisa në pjesën veriore të saj veprojnë ligjet e xhunglës serbe dhe i ashtuquajturi Plani 6 pikësh i Ban Ki Moon. Por, kjo ndarje po bëhet në formë shumë "të butë" nga bashkësia ndërkombëtare e instaluar aty në Kosovën protektorat dhe veglat e saj shqipfolëse në Kosovën tonë Kreshnike. Dhe, kjo edhe është fatkeqësia e Kosovës Heroike dhe e popullit të saj, sepse me fatet e Kosovës edhe tani, si në të kaluarën jo shumë të largët, po luajnë titistët e vjetër dhe të rinj shqipfolës të Kosovës.
    Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) nuk do ta pranojë kurrë humbjen e Mitrovicës Veriore, ashtu sic nuk do ta pranojë as humbjen e qytetit të alfabetit të gjuhës shqipe (1908), të Manastirit Historik, për të cilën gjë kanë punuar dhe punojnë edhe pushtuesit e kolonizatorët sllavo-maqedonas dhe veglat e tyre shqipfolëse në IRJM.

    4. Cilat janë masat parandaluese ndaj tendencave dhe strategjive shkombëtarizuese të "kosovarizimit"(në Kosovë) dhe të formimit të hibridëve sllavo-shqipfolës në trojet shqiptare të kolonizuara drejtpërdrejt?

    Përgjigja:
    Historikisht armiqtë tanë kanë punuar, edhe përmes veglave të tyre shqipfolëse, për shpërbërjen dhe zhdukjen përfundimtare të Kombit Shqiptar, sipas devizës së tyre: "Përcajë e sundo!".
    Por, sic kanë dështuar me turp në të kaluarën e tyre edhe tani e në të ardhmen do të dështojnë me turp, sepse tanimë Kombi Shqiptar është një Komb i konsoliduar dhe nuk ka asnjë rrezik për shpërbërjen e tij, në hibride të lloj-llojshme, sic edhe është i ashtuquajturi "Komb Kosovar" apo që edhe shqiptarët e Shqipërisë Lindore (nën "Maqedoni") të vetëquhen maqedonas, apo ata të Shqipërisë Veri-Lindore (Kosovës Lindore: Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit) të quhen serbë, apo edhe ata të Shqipërisë Veriore (nën Mal të Zi) të quhen malazezë.
    Në ballë të Kombit Shqiptar dhe te këmbët e Kombit Shqiptar, në të gjitha trojet etnike të Shqipërisë Historike (Shqipërisë Natyrale apo të Shqipërisë Etnike) vepron Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturat e tij, ndër të cilat ka qenë dhe është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), rreth të cilit (FBKSH-së dhe të gjitha strukturave të tij) duhet të bashkohen të gjitha partitë, oragnaizatat, shoqatat, intelektualët atdhetarë dhe masat e gjëra popullore, pa dallim krahine, feje, gjinie, ideje dhe përkatësie ideo-politike, por që në damarët e tyre ka rrjedhur dhe rrjedh vetëm gjak shqiptari.

    5. Cila mendoni se është zgjidhja e çështjes kombëtare shqiptare dhe si mendon Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar se mund të thyejë "bllokadën" e ekuilibrit të forcave midis blloqeve të kundërta në nivel ndërkombëtar, në favorin e Ribashkimit të Shqipërisë?

    Përgjigja:
    Në kuadër të strukturave drejtuese të FBKSH kohëve të fundit, para Kuvendit (të Tretë) Kombëtar të FBKSH-së, që do të mbahet gjatë ketij viti, ka filluar një debat rreth Raportit Politik që do të duhet ta mbajë unë në këtë Kuvend (të Tretë) Kombëtar të FBKSH-së, që bazuar në Statutin e FBKSH-së Kuvendi Kombëtar është Organi më i lartë i FBKSH-së dhe strukturave të tij.
    Në Projekt-Raportin Politik, të titulluar: "Kosova Palestina e Re e Ballkanit", që ua kemi dërguar për diskutim 25 këshillave të FBKSH-së, jemi përpjekur që ta analizojmë gjithë situatën dhe rrethanat e reja (kombëtare, ballkanike dhe ndërkombëtare) të krijuara në Ballkan dhe edhe në favorin e Ribashkimit të Shqipërisë.
    Prandej, edhe kërkoj që të rezervohem në këtë përgjigje, sepse konsideroj se më mirë se unë dhe kushdo tjetër s'i unë, shumë shpejt një përgjigje më të saktë dhe më kompetente do të na e japë Kuvendi (i Tretë) Kombëtar i FBKSH-së, brenda këtij viti.
    Ju faleminderit për mirëkuptimin Tuaj dhe lexuesve Tuaj.

    6. Pse "multietniciteti", "fqinjësia e mirë" midis shqiptarëve dhe shteteve koloniale në Ballkan, të imponuar nga ndërkombëtarët, asnjëherë nuk do të krijojë paqen dhe stabilitetin në rajon?

    Përgjigja:
    Fatkeqësisht pjesa dërrmuese e bashkësisë ndërkombëtare, dhe në vecanti Evropa Plakë, ende nuk ka arrijtur që të bindet se, "shtetet multietnike" kanë qenë dhe janë të destinuara, jo vetëm të dështojnë me turp, por edhe me gjakderdhje, sic edhe ishte rasti me ish RSFJ-në.
    FBKSH rregullisht dhe sitematikisht ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare, nëpër takimet që në emër të FBKSH i kam udhëhequr une,që bashkësia ndërkombëtare, dhe në rastin konkret Bashkimi Evropian, nëse vërtetë dëshiron që të ketë një Evropë Bashkuar dhe stabile, fillimisht këtë stabilitet duhet ta krijojë në Ballkanin "fuci baroti", dhe kjo mund të arrihet vetëm duke krijuar komb-shtetet etnike në Ballkan, si: Shqipëria Etnike, Bullgaria Etnike, Greqia Etnike, Kroacia Etnike dhe Serbia Etnike.

    7. Praktika politike e viteve të fundit sjell dy rryma të kundërta në raportimin e shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare: e para, "integrim në BE-NATO, pa asnjë bashkim kombëtar" (me variantën demagogjike - "integrim në BE dhe ribashkim të Shqipërisë), e dyta, realizim të shtetit kombëtar shqiptar në Ballkan dhe më pas, integrim në BE-NATO. Cila prej këtyre dy rrymave e përkrah FBKSH, dhe pse?

    Përgjigja:
    Këtë të dytën, fillimisht integrimi ndërshqiptar në një komb-shtet të vetëm kombëtar dhe më pas edhe integrimet e tjera, qofshin këto integrime ballkanike apo edhe euro-atlantike, i pari formacion mbarëkombëtar që e ka lansuar është Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), që në korrik të vitit 2002, kur këtu në Tiranë (në Pallatin e Kongreseve, më 12-13 korrik 2002) edhe u themelua Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe askush tjetër, për cka edhe u arrestova (1 korrik 2003 deri më 25 nëntor 2003) këtu në Tiranë, sepse atëherë kisha deklaruar: FBKSH është një formacion politiko-ushtarak mbarëkombëtar që nuk pajtohet me politikën zyrtare të Tiranës, të Prishtinës dhe të Tetovës, që kërkojnë integrimet euro-atlantike të shqiptarëve kështu sic janë, copa-copa e mëhalla-mëhalla, kurse FBKSH kërkon fillimisht integrimin (ribashkimin) ndërshqiptar dhe më pas të pasojnë edhe integrimet e tjera, qofshin këto integrime ballkanike apo edhe euro-atlantike, por gjithëmonë duke e pyetur sovranin popull përmes formës më demokratike të deklarimit të tij - referendumit popullor.
    Të gjithë ato që sot dalin dhe shprehen për këtë ide që FBKSH e ka lansuar që në korrik të vitit 2002, qofshin këto, parti, lëvizje, shoqata apo edhe intelektualë atdhetarë, unë dhe FBKSH i përshëndesim vëllazërisht e shqiptarisht, por nga ana tjetër edhe kërkoj që të bashkohen rreth FBKSH-së, sepse ato janë forca lokale, kurse FBKSH ka qënë dhe mbetet formacioni i vetëm poltiko-ushtarak mbarëkombëtar, që shtrihet dhe vepron në të gjitha trojet etnike të Shqipërisë Historike.

    8. Viti i kaluar u shënua me mbajtjen e Mbledhjes Parakuvendore të Kuvendit Mbarëshqiptar. Kur mendoni se do të mbahet Kuvendi Mbarëshqiptar dhe çfarë përkrahje nga ana e subjekteve politike ka një finalizim me sukses të një ngjarjeje aq më rëndësi për çështjen tonë kombëtare?

    Përgjigja:
    Këshilli Organizativ i Kuvendit Mbarëkombëtar u themelua me 25 nëntor të vitit 2006 dhe në qershor të vitit të kaluar (2008) mbajtëm Mbledhjen e Parë Parakuvendore të Kuvendit Mbarëkombëtar. Kurse, sivjet planifikojmë që ta mbajmë Mbledhjen e Dytë Parakuvendore të Kuvendit Mbarëkombëtar, që do të vendosi edhe për kohën dhe vendin e mbajtjes së Kuvendit Mbarëkombëtar.


    9. Paralelisht dhe mënjëherë pas mbajtjes së Mbledhjes Parakuvendore, një grup shoqatash formoi Rrjeti i Organizatave Shqiptare (ORSH), me të njëjtin synim të deklaruar, organizimin e përbashkët për ribashkim kombètar. Nëse llogarisim se sot ka edhe një Lëvizje për Bashkim, një Lëvizje Vetëvendosje!, një ...., a nuk po harxhohen kot energjitë kombëtare me mosorganizimin rreth FBKSH-së dhe Kèshillit Organizativ të Kuvendit Mbarèshqiptar të të gjithë faktorit kombëtar ?! Cili është apeli juaj, në këtë kontekst?

    Përgjigja:
    Apeli im ka qenë dhe është që të gjitha këto organizata, levizje dhe shoqata të bashkohen rreth Këshillit Organizativ të Kuvendit Mbarëkombëtar dhe bashkarisht ta organizojmë dhe zhvillojmë, si dhe me sukses të plotë ta mbajmë dhe përmbyllim Kuvendin Mbarëkombëtar.
    Njëherë e përgjithëmonë ne atdhetarët shqiptar duhet të heqim dorë nga filozofia e mbrapsht: "Më mirë i pari i lagjes se sa i dyti i katundit !"
    dhe duhet të bashkojmë të gjitha potencialet tona intelektuale, ekonomike dhe kombëtare rreth një Kuvendi Kombëtar dhe organeve të tij, ndër të cilat duhet të jetë edhe Asamblea (Qeveria) Kombetare Shqiptare, me të gjitha departamentet (ministritë) e saj.
    "Bashkimi bënë fuqinë!", thotë fjala jonë popullore, prandej........

    10. Çfarë duhet të bëjë rinia shqiptare, djemtë dhe vajzat të thjeshtë, çdo shqiptar, për atdheun e tyre, pèr çlirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë?

    Përgjigja:
    Duhet të rradhiten në rradhët e FBKSH-së dhe strukturave të tij, sepse ribashkimi kombëtar nuk mundet të arrihet pa rininë heroike shqiptare. Rinia heroike shqiptare ka qenë bartësja e ndryshimeve (revolucioneve) të mëdha historike.


    11.Mesazhi juaj për lexuesit e faqes sonë.

    Përgjigja:
    Për cdo natë, para së të bijmë me fjet, secili prej nesh duhet ta pyesi veten e tij: "Cka bëra unë sot për ribashkimin kombëtar shqiptar dhe për Shqipërinë e Ribashkuar!".
    Ju falemidnerit shumë dhe gjithë lexuesëve tuajë iu kërkoj ndjesë për ndonjë gabim të rastit apo edhe ortografik, sepse pyetjeve tuaja iu jam përgjigjur direkt nga një internet kafe dhe nuk pata kohë dhe mundësi që t'iu përgjigjesha ndryshe.

    Në fund të intervistës, ju urojmë shendet dhe suksese në detyrën madhore që e keni përpara si drejtues të lartë të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe ju garantojmë se redaksia e faqes sonë gjithmonë do të mbështesë Frontin për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe strukturat e tij.

    http://www.self-determination-decolonization-albania.synthsite.com
  4. prespari

    prespari Fillestar

    Re: FBKSH- AKSH

    <span style='font-size: 17pt'>Ali Ahmeti skenar per ngjarjen e BRODECIT</span>


    Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar
    -Sigurimi Kombëtar Shqiptar-
    Zona Nr.3 Lugina e Vardarit / Shqipëria Lindore

    Konstatim i nxjerrë nga hulumtimi i SKSH-së, i bazuar në argumente

    Ali Ahmeti, Abdylaqim Ademi dhe Abdylhalim Kasami organizuan grupin e armatosur në fshatin Brodec, me qëllim të shkaktojnë një masakër tek shqiptarët dhe me këtë të rikthejnë pushtetin e tyre. Nikolla Gruevski, në grupin e tyre infiltroi informatorë, të cilët siguruan dëshmi të mjaftueshme me të cilat ai sot, i mban peng tre zotërinjtë e lartpërmendur dhe duke i kushtëzuar me burg i kushtëzon që të mbështesin projektet e tija antishqiptare, të dëmtojnë proceset politike kombëtare, të dëmtojnë ish-ushtarët e UÇK-së dhe me një fjalë, të bëjnë ç’të kërkojë Gruevski dhe elita politike sllavo-maqedone. Ky është vetëm një raport fillestar dhe paralajmërim, nëse nuk merret seriozisht pas një javë do të publikojmë dhe argumentet për të gjitha pohimet tona të përmendura në këtë raport.



    Sigurimi Kombëtar Shqiptar (shërbimi inteligjent i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar) ka ndjekur zhvillimet në të gjitha trojet shqiptare që nga formimi i saj e deri më tani, në suaza të kësaj edhe zhvillimet në Luginën e Vardarit / Shqipërinë Lindore, me vëmendje të veçantë zhvillimet në fshatin Brodec të Tetovës, ku u zhvillua aksioni famëkeq policorë “Stuhia Malore”.


    SKSH, si një strukturë vigjilente dhe profesionale ishte paralajmëruar që përpara aksionit për një ngjarje të padëshirueshme në fshatin Brodec ku zëdhënësi i FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili aso kohe në një deklaratë për mediumet i bëri thirrje kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, që mos të bëjë gabimin e Menduh Thaçit me Kondovën dhe të njëjtën ta reprizojë në Brodec, ku përsëri parashihej që të viktimizoheshin qytetarët shqiptarë si dhe të rrezikohen të gjitha proceset politike mbarëkombëtare, ndër të cilat ishin dhe zhvillimet në Kosovën protektorat.
    Paralajmërimi ynë nuk u mor parasysh dhe ngjarja përfundoi, fatmirësisht më lehtë sesa që rrezikohej, por përsëri më dëme të mëdha për qytetarët shqiptarë, konkretisht banorët e fshatit Brodec dhe u dëmtua mjaft imazhi politik i shqiptarëve në përgjithësi dhe atyre të Luginës së Vardarit në veçanti.
    Pas hulumtimeve të cilat filluan që përpara aksionit policor “Stuhia malore” e deri më 1 Mars 2009 kemi arritur të grumbullojmë dëshmi të mjaftueshme të cilat kanë lidhshmëri mes veti dhe zbardhin në tërësi të vërtetën mbi zhvillimet në fshatin Brodec, mirëpo për shkak se në të janë të involvuar personalitete të jetës politike në Luginën e Vardarit dhe meqë atje së fundmi u zhvilluan zgjedhjet lokale dhe presidenciale, nuk deshëm që gjithë puna jonë afro dyvjeçare të keqkuptohej si marketing politik, andaj publikimin e këtij raporti e anuluam deri më tani.
    Sigurimi Kombëtar Shqiptar ka arritur të konstatojë (gjithnjë duke u bazuar në argumente) se organizatorë të ngjarjeve në Brodec kanë qenë:

    Ali Ahmeti – kryetarë i Bashkimit Demokratik për Integrim,
    Abdylaqim Ademi – zv/kryeministër i IRJM-së,
    Abdylhalim Kasami – ish-drejtor i financave të BDI-së dhe i dyshuar si bashkëpunëtorë i UDB-së së ish Jugosllavisë për diasporë dhe aktualisht njeri Iibesueshëm për DBK-në në IRJM.

    Para dhe pas ngjarjeve në Brodec kërkuam nga zoti Ahmeti që fillimisht të ndërpresë planin e tij, por pasi që ndodhi, kërkuam që ai të zbardh atë dhe jo vetëm të shfrytëzojë për kambanë parazgjedhore në zgjedhjet parlamentare të vitit 2008 kur dhe hyri në pushtet me gjakun e brodecasve. I dhamë një mundësi vetë organizatorit të kësaj tragjedie që të ndërgjegjësohet, të lirojë të arrestuarit, qofshin ata të involvuar në rast apo jo dhe të mos na detyrojë neve të publikojmë atë që ne kemi arritur të zbulojmë. Meqë z. Ali Ahmeti nuk mendoi në asnjë moment të zbardh të vërtetën, ai vetë na detyroi që për hir të drejtësisë të publikojmë këtë paralajmërim dhe konkluzat nga hulumtimi ynë sipas të cilit:
    Ali Ahmeti, Abdylaqim Ademi dhe Abdylhalim Kasami, organizatorët, mbështetësit, financuesit dhe furnizuesit kryesor të grupit kriminel me në krye Lirim Jakupin, Ramadan Shitin, Hebib Ahmetin dhe persona të tjerë të cilët do ti publikojmë më pas, janë fajtorët kryesorë që në mesin e të burgosurve ndodhen jo vetëm personat që ata i manipuluan dhe u veshën uniforma ushtarake dhe u armatosën, por dhe persona të tjerë të pafajshëm, civilë të fshatit Brodec, të cilët në asnjë mënyrë nuk kanë qenë të involvuar në grupin e armatosur, por u viktimizuan për aventurat politike të Ali Ahmetit.

    E keqja nuk mbaron këtu!

    Argumentet të cilat ne i posedojmë, kemi arritur t'i nxjerrim nga arkivat e Gjykatës së shkallës së parë në Shkup, Prokuroria e Maqedonisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme, falë punës së palodhshme të agjentëve të AKSh-së të inflirtuar kohë më parë në këto institucione (ashtu si dhe në institucionet e tjera shtetërore në IRJM) dhe të njëjtat argument i posedon dhe vetë z. Nikolla Gruevski - kryeministër i IRJM-së dhe Gordana Jankullovska – Ministre e Punëve të Brendshme. Pas kësaj, z. Gruevski që nga ajo ditë e deri më sot e mban peng Ali Ahmetin duke kërkuar nga ai që të mbështesë çdo projekt antishqiptar të Nikolla Gruevskit, të hesht para shumë padrejtësive, të dënojë ish ushtarët e UÇK-së, të dështojë Marrëveshjen e Ohrit, të manipulojë shqiptarët dhe gjithë këtë duke e kërcënuar se nëse nuk do të veprojë kështu, do të publikojë argumentet dhe do të burgos z.Ali Ahmetin, Abdylaqim Ademin dhe Abdylhalim Kasamin.

    Kërkojmë publikisht nga z. Ali Ahmeti të del dhe të pranojë fajësinë e tij, të zbardh të vërtetën me gojën e tij dhe të lirojë shqiptarët nga pengmarrja e tij dhe të lejojë ecjen përpara të proceseve politike kombëtarë dhe jo ato të ngelin peng i aventurave të z. Ahmeti dhe partisë së tij. Z. Ahmeti me ndërgjegjësimin e tij dhe zbardhjen e rastit të Brodecit, duhet të lirojë fillimisht personat e pafajshëm të arrestuar në fshatin Brodec:

    Nadi Dauti,
    Shkëndim Dauti (invalid me dy kancere),
    Tafil Dauti,
    Rametullah Dauti,
    Hanif Dervishi,
    Nevzat Ariani,
    Shehir Ziberi,
    Bafqar Beqiri


    Ndërsa me këtë do të lirojë edhe shqiptarët në Shqipërinë Lindore dhe proceset politik kombëtare nga kushtëzimet e Nikolla Gruevskit. Në këtë raport vendosëm të mos publikojmë të gjitha argumentet por t'i japim një mundësi vetë z. Ali Ahmetit që të lirojë personat e pafajshëm nga burgu, ndërsa po i bëjmë me dije vetëm disa nga të dhënat të cilat ne i kemi të argumentuara se:
    në mesin e grupit të armatosur kanë qenë dy pjesëtarë të sigurimit të tij, Megdi Islami dhe Florim Ahmeti (ky i fundit vëlla i Hebib Ahmetit, një nga prijësit e grupit të armatosur) si dhe dy kushërinjtë e Abdylaqim Ademit të njohur si Komandant LULI dhe komandant LIFI.
    I japim në dispozicion një javë që z. Ali Ahmeti të publikojë hapat konkret në drejtim të lirimit të personave të pafajshëm dhe zbardhjes së rastit të Brodecit, në të kundërtën për një javë fiks (pas 23 Prillit) do të publikojmë një pjesë të argumenteve që vërtetojnë gjithë atë që thamë më lartë dhe nëse edhe kjo nuk do t'i ndihmojë për t'u ndërgjegjësuar, në pjesën e tretë do të publikojmë të gjitha argumentet që kemi, përfshirë këtu, foto, audio dhe video material, ku me keqardhje paralajmërojmë zbardhjen e plotë të rastit, që nënkupton lirimin e personave të pafajshëm dhe në vend të tyre burgosjen e Ali Ahmetit, Abdylaqim Ademit dhe Abdylhalim Kasamit.

    Prof. Kastriot Zajazi – drejtor i Zyrës qendrore të SKSH-së në Zonën Nr.3 Lugina e Vardarit/Shqipëria Lindore

    Shkup, 16 Prill 2009
  5. prespari

    prespari Fillestar

    Re: FBKSH- AKSH

    Ali Ahmeti skenarist i Brodecit, peng i Gruevskit

    Pjesa e dytë

    Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar
    -Sigurimi Kombëtar Shqiptar-
    Zona Nr.3 Lugina e Vardarit / Shqipëria Lindore

    Konstatim i nxjerrë nga hulumtimi i SKSH-së, i bazuar në argumente



    [​IMG]

    ARGUMENTE
    TË NXJERRA NGA GJYKATA, PROKURORIA DHE MPB


    (Pjesa e dytë)

    Në këtë material, ashtu dhe siç premtuam para një jave, do të publikojmë një pjesë të argumenteve që dëshmojnë pohimet tona se Ali Ahmeti, Abdylaqim Ademi dhe Abdylhalim Kasami, ishin organizatorë të tragjedisë në f.Brodec të Tetovës. Argumentet e publikuara në këtë material janë siguruar nga arkivat e Gjykatës Shkupi 1, Prokurorisë së IRJM-së dhe MPB-së në IRJM, falë punës së palodhshme të bijëve e bijave tona të infiltruara në këto institucione të cilët për vite me rradhë në mënyrë profesionale na kanë ndihmuar duke mos arritur t'i zbulojë askush.

    Në këto dëshmi do të publikojmë deklaratën e Megdi Islamit, i burgosur, i cili vetë pranon se ishte i dërguar i BDI-së dhe vetë Ali Ahmetit, si dhe dëshminë e tij se edhe Florim Ahmeti ishte koleg i tij dhe njeri i besueshëm i BDI-së.
    Më pas, në disa letërkëmbime mes Hebib Ahmetit dhe babait të tij Izmit Ahmeti, do të mësoni mbi lidhjet e tyre me BDI-në, të cilat vazhduan edhe pas burgosjes së tyre, si dhe ata që i kanë pasur dhe më parë.

    Në raportin e publikuar fiks një javë më parë i bëmë thirrje, denoncuam, se Ali Ahmeti ishte organizatori kryesor i tragjedisë në fshatin Brodec, bashkë me Abdylaqim Ademin dhe Abdylhalim Kasamin, ku viktimizuan ish-luftëtarë të UÇK-së, civilë, banorë të fshatit Brodec për përfitime politike, konkretisht rikthimin e tyre në qeveri. I dhamë një javë kohë z. Ahmetit që të ndërgjegjësohet dhe të lirojë të bugosurit në fshatin Brodec, veçanërisht banorët e pafajshëm, si dhe ata që ai i manipuloi ku për këta të fundit ai mban vetë përgjegjësi.

    Ju bëmë me dije se z. Ali Ahmeti tanimë po mbahet peng nga z. Nikolla Gruevski, i cili ka argumentet për të burgosur tre zotërinjt e lartëpërmendur dhe me këtë ai i detyron ata që të pranojnë çdo veprim të tij antishqiptar, të pengojë proceset mbarëkombëtare, të burgos dhe vret ish-luftëtarë dhe vetë z. Ahmeti, dhe BDI të mbështesin çdo vendim të Nikolla Gruevskit, ashtu siç e detyroi të mbështesë shitjen e Kërçovës, sjelljen e qindra ligjeve për disa javë, mbështetjen e z. Gjorgje Ivanov për president, arrestimin dhe burgosjen e shqiptarëve të Shkupit dhe Kumanovës pas vrasjes së një polici shqiptarë ku përgjegjësinë e kishin marrë garda e “Vojvodëve”, ndërsa policia ndiqte shqiptarët.

    Ju thamë që në mesin e të arrestuarve janë dhe disa nga organizatorët në terren, të grupit të armatosur, të cilët njëherit ishin edhe pjestarë të gardës së besueshme që siguronte Ali Ahmetin dhe selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim.

    Megdi Islami dhe Florim Ahmeti, ky i fundit vëlla i Hebib Ahmetit, të akuzuarit kryesor, janë protagonistët kryesorë të këtij materiali për të cilët do të publikojmë një pjesë të argumenteve të cilat i ka dhe vetë qeveria e IRJM-së, në të cilat, të lartëpërmendurit vetë pranojnë se ishin dhe vazhdojnë të jenë njerëz të besueshëm të Ali Ahmetit dhe punëtorë të tij, dhe pranojnë se në Brodec shkuan me urdhër të Ali Ahmetit dhe partisë së tij.

    - MEGDI ISLAMI –

    Megdi Islami, ishte pjestar i sigurimit dhe gardës së besueshme të Ali Ahmetit, kjo dëshmohet dhe në raportin e Gjykatës Shkupi 1 (Doc 01 – më gjërësisht mund ta shihni më poshtë), ku ndër të dhënat për Megdi Islamin, shkruan dhe profesioni i tij: “I punësuar në BDI, sigurim”.


    [​IMG]

    Doc- 02 (në document dhe më gjërësisht më poshtë) është vetë deklarata e Megdi Islamit, i cili pranon se ka qenë i punësuar si sigurim në BDI, dhe thotë se ka ka pasur “detyrë partiake” që të shkojë në fshatin Brodec dhe të zbulojë se kush qëndron pas këtij grupi të armatosur, kush i financon ata dhe kush jep urdhërat?

    [​IMG]

    Megdi Islami pranon vetë që paska qenë i dërguar nga Ali Ahmeti dhe kjo tanimë nuk ka dyshim, por cila ishte në të vërtetë detyra e tij?

    Në pjesën ku ai thotë se paska shkuar për të “spiunuar dhe zbuluar” grupin e armatosur, argumentet dëshmojnë se në këtë pjesë ai ka gënjyer, ndërsa ai ka qenë vetë një ndër të armatosurit dhe organizatorët e këtij grupi. Nëse, Ali Ahmeti dhe BDI nuk kanë pasur lidhje me grupin e armatosur dhe paskan dërguar Megdi Islamin për t'i zbuluar, atëherë si paska arritur ky të futej në këtë grup, ku një ndër pjestarët e këtij grupi ishte dhe Florim Ahmeti, vëlla i Hebib Ahmetit, njërit nga kryesuesit e grupit, ku dhe vetë Folrim Ahmeti ishte pjestar i sigurimit të BDI-së dhe Ali Ahmetit dhe e dinte që Megdi Islami punonte të njejtën punë.

    Fillimisht është shumë e vështirë për ta besuar që vetë Florim Ahmeti të kishte punuar pa dijenin e padronëve të tij, e aq më e pabesueshme do të ishte që ata t'i dërojnë një spiun (Megdi Islamin) duke e njohur Florim Ahmeti këtë person dhe duke e ditur se për kend punon ai.

    Në Doc 03,

    është deklarata e Megdi Islamit ku ndër të tjera ai dëshmon vetë se Florim Ahmeti ishte kolegë i tij dhe me të kishin raporte jo vetëm shoqërore, por edhe miqësore.

    Materiali është nxjerrë nga dosja e krijuar në raportin e Gjykatës Shkupi-1 dhe është në gjuhën sllavo-maqedone. Dyshimi I dytë për qëllimin e pranisë së Megdi Islamit në fsh.Brodec lind në dy deklaratat e tij kontradiktore, ku njëherë thotë se kishte shkuar për të zbuluar grupin, ndërsa më poshtë thotë që paska shkuar për vizitë tek Florim Ahmeti, ndërsa gjatë gjithë kohës pranon se ka qenë pjestarë i grupit të armatosur.

    [​IMG]


    Nëse Megdi Islami dhe Florim Ahmeti janë kolegë dhe që të dy të punësuar si pjestarë të sigurimit të BDI-së, dhe të supozojmë se këta të dy kishin shkuar atje për të zbuluar grupin e armatosur, atëherë ata do të duhej të zbulonin dhe spiunonin vëllaun e Florimit, Hebib Ahmetin, njërin nga organizatorët e këtij grupi. Edhe sikur këta të ishin aq të pandërgjegjshëm dhe t'i punonin pas shpine Hebib Ahmetit, a thua ky i fundit ishte vërtetë aq naiv sa që t'u lejonte një gjë të tillë, vëllaut dhe shokut të tij dhe nuk e paska ditur që për mëse 5 vjetë (për të cilën dëshmojnë dhe vetë familjarët e tyre) Florim Ahmeti dhe Megdi Islami janë të punësuar në BDI.
    A thua më lehtë do të kishit besuar gjithë këtë trillim të inponuar me presion nga BDI deri tek të burgosurit, apo do ta pranonit atë që flasin argumentet: Megdi Islami, Florim Ahmeti dhe Hebib Ahmeti, njerëz të afërm të Ali Ahmetit dhe të manipuluar nga vetë ai dhe BDI.

    - HEBIB AHMETI –

    I dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e një kolegu të tij gardian, nga burgu i Tetovës dhe arratisjen e tij bashkë me një të burgosur, shokë dhe ish-bashkëluftëtar i tij. Përveç lidhjeve të vëllaut të tij, Florim Ahmeti me BDI-në dhe bashkëpunimi i Hebibit me persona të afërm me BDI-në me të cilët formoi dhe grupin e armatosur, bindjen tonë se Hebib Ahmeti ishte vetë njeri i besueshëm dhe piun i Ali Ahmetit dhe BDI-së, e forcon edhe më tepër pyetja se vallë, përse Hebib Ahmeti nuk burgosej dhe as që tentonin ta burgosnin përderisa BDI ishte në Qeveri, ndërsa doli në skenë edhe atë me grup të armatosur, pikërisht atëherë kur më së tepërmi i duhej partisë, kur BDI ishte në opozitë (2006-2008).
    Vetë kjo flet se Hebib Ahmeti, vëllau i tij dhe shokët e tij, ishin manipuluar nga BDI për të sajuar një krizë ushtarako-politike, e cila më pas (pa vetëdijen e tyre) do të rritej në një tragjedi, për t'i prishur imazhin qeverisë së asaj kohe dhe për të rrikthyer në qeveri BDI-në, qëllime këto të cilat zëdhënësi i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, z.Gafurr Adili i paralajmëroi qysh para se të ndodhte tragjedia.

    Nga arkivat e Gjykatës Shkupi-1 dhe MPB-së, kemi arritur që t'i nxjerrim dhe disa letërkëmbime mes Hebib Ahmetit dhe babait të tij Izmit Ahmetit, ku më saktësisht dëshmohet lidhja familjare dhe miqësore e tyre me Ali Ahmetin, BDI-në dhe personat udhëheqës të BDI-së.

    Fillimisht publikojmë një document nga Gjykata e Shkupit e cila mban dhe vula zyrtare, ku dëshmohet për vërtetësinë e letrave të zbuluara në shëtitoren e burgut. (Doc 04 e gjeni edhe më poshtë).

    [​IMG]

    LETËRKËMBIMET:
    Në njërën nga letrat e kapura (Doc- 05, në të djathtë) thuhet:
    Kanë qenë te shpia jonë, Ali Ahmeti, Hazbi Lika, Fazli Veliu edhe disa tjerë, gjashtë vetë dhe kanë thënë mos bani gajle se Bibin (Hebibin) do e nxjerrim prej burgu. Rrini pa gajle”. Letra është përkthyer dhe në gjuhën maqedone (Doc- 07), pjesë e dosjes së krijuar nga MPB.


    [​IMG]
    Në letrën e dytë (Doc-O6, në të djathtë) thuhet:

    “Ti do dalësh para nesh prej burgu. BDI ka paguar 4 advokatë, kanë garantuar se do të nxjerrin prej burgu. Edhe një advokat e ka paguar Bardhyli edhe një advokatë e ka paguar OVL. Fatmiri e ka pranuar. Krejt ka shpija janë mirë, Fatmiri ene Beça janë bashkë. Aspak mos u …”

    Sipas kësaj letre dhe letrës paraprake, udhëheqësit e BDI-së, Ali Ahmeti, Hazbi Lika, Fazli Veliu etj, kanë vizituar familjarët e Hebib Ahmetit, kanë paguar për atë 4 advokatë si dhe kanë garantuar se atë do ta lirojnë përpara të tjerëve.
    Pyesim publikisht z.Ali Ahmetin, përse ai paguan 4 advokatë për Hebib Ahmetin ndërsa asnjë advokatë për të tjerët, përse viziton aq shpesh familjen Ahmeti ndërsa familjarët e të tjerëve vetëm një herë, kur dhe vizitat tek ata i shfrytëzoi për kampanjë parazgjedhore ndërsa më pas as nuk i ka pyetur se si dhe me çka jetojnë, si dhe në fund, pyesim z.Ahmetin, përse garanton dhe aq shumë angazhohet për lirimin e Hebib Ahmetit, ndërsa për të tjerët as se vret mendjen?
    A thua do ta bënte këtë për ndonjë njeri me të cilin “nuk ka lidhje”. Me këtë z. Ahmeti vetëm sa dëshmon se vetë ai i dha urdhërin Hebib Ahmetit dhe e manipuloi atë dhe të tjerët, për të krijuar një krizë ushtarako-politike prej ku do të fitonte z. Ali Ahmeti dhe partia e tij.

    Kjo ishte vetëm një pjesë e argumenteve (as 30 %) të cilat vendosëm t'i publikojmë vetëm për të dëshmuar seriozitetin tonë, ndërsa nëse për fiks një javë, Ali Ahmeti nuk pranon kushtet që i vendosëm në paralajmërimin tonë të mëparshëm (lirimin e personave të pafajshëm, lirimin e shqiptarëve nga pengmarja e tij dhe zbardhjen e rastit të Brodecit), më 1 Maj do të publikojmë dhe pjesën e dytë të dëshmive (audio dhe foto material), ndërsa nëse edhe kjo nuk do t'i mjaftojë dhe është kurioz që ne të dëshmojmë veten, pas kësaj do të ketë mundësi që bashkë me 15 milion shqiptarët në YOUTUBE dhe në email adresën e tij, ta shoh veten të filmuar duke ngrënë qengjin në Brodec, duke gjuajtur krah përkrah me Hebib Ahmetin, Lirim Jakupin, Amir Sopën dhe të tjerët, si dhe duke pirë çaj në oborrin e xhamisë dhe në qendër të fshatit, dhe duke biseduar me grupin e armatosur dhe duke ju dhënë atyre urdhërat për të vepruar (duke i manipuluar ata).
    Le të vlerësojnë vetë Ali Ahmeti, Abdylaqim Ademi, Abdylhalim Kasami dhe zotërinjtë e tjerë të BDI-së, se a është më e lëvërdishme që njëherë e përgjithmonë të lirohen nga pengmarja e z. Nikolla Gruevski dhe për kërcënimet e tij, ne do t'ju garantojmë siguri dhe me këtë të lirojnë të pafajshmit nga burgjet dhe proceset kombëtare të shkojnë përpara, apo të vazhdojnë të jenë peng të Nikolla Gruevskit dhe më pas t'i denojë populli, ku nuk do të mund t'i shpëtojmë as ne, as partia, as Nikolla Gruevski e askush në këtë botë.

    PROF. DR. CLIRIM PRESHEVA - DREJTORIA QENDRORE E SIGURIMIT KOMBETAR SHQIPTAR (SKSH),

    PROF. KASTRIOT ZAJAZI - DREJTOR I ZYRËS SË SKSH-SË NË ZONËN NR.3 LUGINA E VARDARIT/SHQIPËRIA LINDORE

    Prishtinë - Shkup
    23 Prill 2009


    http://fbksh-aksh.forumocean.com/fbksh-f...a78c93ae6094542
  6. prespari

    prespari Fillestar

    Re: FBKSH- AKSH

    Adili:Ja e vërteta për Brodecin

    01/05/2009 09:17:28

    http://www.ina-online.net/Default.aspx?news=c7fadf32-e33f-44d7-99da-93a9e721d337&ln=3


    Zëdhënësi politik i FBKSH-së, Gafurr Adili në intervistën për agjencinë INA flet ekskluvizisht për faktet dhe dëshmitë e tij për ngjarjen e Brodecit që ndodhi më 7 nëntor të vitit 2007 në Maqedoni.


    Në operacionin e forcave policore speciale të MPB-së u vranë gjashtë veta, ndërsa u dënuan me rreth 192 vite burg 17 persona, 4 prej të cilëve ende ndodhen në arrati: Lirim Jakupi, Fatos Alija, Amir Sopa dhe Metin Aliu. Operacioni u ndërmor ndaj një grupi që drejtohej nga të arratisur nga burgu i Dubravës në Kosovë.


    Intervistoi: Mentor Mellova/INA


    INA: Kohëve të fundit është riaktualizuar çështja e Brodecit. Ku bazoheni ju që përmendni se keni dokumente dhe dëshmi. A mund të shpjegoni më detajisht ?


    Adili: Po ta keni lexuar me kujdes Pjesën e Dytë të materialit të publikuar, më 23 prill 2009, do të shifni se aty thuhet se struktura inteligjente e Frontit për Bashkim Kombetar Shqiptar (FBKSH), Sigurimi Kombetar Shqiptar (SKSH) ka filmime (xhirime), të cilat do t'i publikojmë, ku do të ketë rastin mbarë opinioni të shof se si Ali Ahmeti, Fazli Veliu dhe të tjerë qëndruan në Brodec disa javë para ndërhyrjes së policisë. Ne po i publikojmë ato xhirime , nëse Ali Ahmeti nuk do t'i plotësojë kërkesat e shtruara nga SKSH, ndër të cilat me kryesorja e kryesoreve ka qenë dhe mbetet lirimi i të gjithë shqiptarëve të pafajshëm të Brodecit nga burgjet sllavo-maqedonase.


    INA: Brodeci asnjëherë nuk u sqaru nga fillimi. Çfarë në fakt ndodhi në Brodec sipas jush. Kush ishte grupi që iku nga burgu ?



    Adili: Dy javë përpara se të ndodhte Brodeci, une përmes disa mediave i`u drejtova Ali Ahmetit publikisht dhe i kërkova kështu: “Lus ish shokun tim të vjetër që në Brodec të mos e përsëris Kondovën, sikur siç e bëri Menduh Thaçi. Dhe, kjo kërkesë nuk ishte vetëm një kërkesë vetëm ndaj Ali Ahmetit, por ishte edhe një paralajmërim për të gjithë luftëtarët e lirisë. Unë e dija (sipas informacioneve që më kishte dërguar SKSH- Sigurimi Kombëtar Shqiptar) se ishte një skenar i radhës i Serbisë përpara shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, për të cilën ditë asokohe punonin të gjithë shqiptarët dhe në veçanti FBKSH. Viktimë e këtij skenari të Serbisë kishte rënë Ali Ahmeti, i cili asokohe ishte në bashkëpunim të ngushtë me segmentet e caktuara në Shkup nga Beogradi.


    INA: Grupi i armatosur që nuk kishte mbulesë politike. A keni pasur lidhje me ta dhe a kanë kërkuar ndihmë nga ju si AKSH ?


    Adili: Nuk ka pasur anjë lidhje. Implikimi i FBKSH dhe AKSH dështoi sepse strukturat tona ishin shumë të suksesshme përballë agjenturave të Beogradit dhe segmenteve në FYROM.


    INA: Asnjëherë nuk u tha e vërteta dhe nuk u dha përgjigja se përse kishte dal ky grup në mal.Cilat ishin pretendimet e tyre dhe planet ?


    Adili: Vetem Sigurimi Kombëtar Shqiptar do të dije që ta sqarojë këtë dilemë, të cilën me shumë të drejte ju e keni shtruar si një pyetje. Por SKSH këtë do ta bëjë publike dhe do ta sqarojë pak më vonë.


    INA: Në disa raste ata dolën se janë AKSH, por më pas dolën edhe organizata të tjera. A kanë kërkuar ndihmë nga ju në fillim, se pati disa kontradikta atëkohë ?



    Adili: Ata nuk kanë pasur asgjë të përbashkët me AKSH-në, por që të thirreshin në emër të AKSH-së i kanë porositur padronët e tyre. Pra, as në Kondovë dhe as në Brodec nuk ka qenë AKSH, por ashtu si në Kondove dhe në Brodec kanë qenë oficerët më madhorë të SKSH, prandaj edhe flasim e do te flasim me fakte dhe me prova materiale për të dyja rastet.



    INA: Ka shumë dilema se ky grup doli në kohën kur Kosova përgaditej për pavarësinë. A mund të thuhet se ishte një skenarë ?


    Adili: Edhe më lartë e theksova se ka qenë një skenarë i mirëorganizuar nga Serbia, ku me vetëdije apo pa vetëdije u implikua edhe Ali Ahmeti me BDI. SKSH po heton edhe për "ikjen" nga burgu i Dubravës të disa eksponentëve që u implikuan në Brodec dhe besoj se brenda këtij viti edhe për këtë, ashtu si edhe për inkriminimet e disa ish-komandantëve të UÇK-osovës, tanimë të veshur me petkun e liderëve politik. Opinionin kombëtar shqiptar do ta sqarojmë me fakte dhe prova materiale, sepse gjykojmë se vetëm kështu do të mundemi t'i ruajmë vlerat madhore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjakun e dëshmorëve të kombit shqiptar, të derdhur për çlirim dhe ribashkim kombëtar.


    INA: Në ditën e operacionit ka qenë në dijeni edhe nga KFOR , trupat amerikane, të cilat që në mëngjesin e asaj dite të operacionit kishin bllokuar kufirin, ndërsa dy ditë më parë KFOR, policia e Kosovës ka qenë në Shkup në takime me MPB e Maqedonisë lidhur me sulmin në Brodec ?


    Adili: Është shumë e vërtetë kjo që thoni ju, sepse KFOR dhe trupat amerikane, ashtu si FBKSH dhe strukturat e saj kanë qenë shumë të vetëdijshëm se aty kemi pasur të bëjmë me një skenarë të Serbisë, për të prishur planet e SHBA-ve dhe aleatëve të saj, para shpalljes se Pavarësisë së Kosovës.


    INA: Si e vlerësoni deklaratën e Agim Çekut në cilësinë e kryeministrit të Kosoves se Serbia ishte implikuar në Brodec, kishte gisht tek grupi vetëm e vetëm për të dëmtuar Kosovën ?


    Adili: Para se këtë ta thoshte Agim Çeku, e kisha thënë unë (dy javë para se të ndodhte Brodeci) përmes mediave në Shkup e Prishtinë. Pra, Agim Çeku ka vjedhur autorësinë e SKSH të FBKSH-së.


    INA: A mendoni se grupi i të arrestuarëve ka pasur lidhje me AKSH, apo thjesht kanë qenë ish-pjestarë të UÇK-së, të manipuluar nga dikush ?


    Adili: Edhe më lartë iu thash se me AKSH-në nuk ka patur asnjë lidhje. Të gjitha faktet që i kemi publikuar dhe do t'i publikojmë në vazhdimësi flasin se grupi i armatosur kanë qenë të manipulur nga BDI dhe Ali Ahmeti.



    INA: Ju si një veprimtar i njohur, a mendoni të riktheheni në skenën politike pikërisht nga vendlindja juaj në zgjedhjet e ardhshme, duke qenë një parti politike fillimisht me aktivitet në Maqedoni duke u shtrirë më pas ?


    Adili: Nuk planifikoj që të kyçem në asnjë parti politike, qoftë kjo edhe në Tiranë, e lëre më në trojet e Shqiperise Lindore-Iliridë të pushtuara e të kolonizuara nga pushtuesi e kolonizatori sllavo-maqedonas. Unë përmes asnjë partie nuk mund të kontribojë, ashtu siç kam kontribuar mbi 30 vite për çështjen e pazgjidhur kombëtare, ngase nga vetë nocioni parti vetëkuptohet zgjidhje parciale e nje grupi të caktuar shoqëror për probleme të caktuara (parciale) shoqërore. Kurse, qenia ime në ballë të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturave te saj është një çështje madhore kombëtare, sepse FBKSH është një bashkim forcash politike, shoqatash joqeveritare, intelektualëve atdhetarë dhe i masave të gjëra popullore, pa dallim krahine, feje, ideje, gjinie dhe përkatesie partiake në të gjitha trojet etnike të Shqipërisë Historike dhe në diasporën shqiptare, që punon dhe vepron për ribashkimin kombëtar shqiptar në një shtet të vetëm kombëtar, me emrin SHQIPËRI. Dhe, kjo mua me nderon e më respekton shumë, sepse jam shumë i sigurt se shumë shpejt këtë do ta arrijmë dhe jo vetëm gjashtë fëmijët e mi, por edhe nipërit e mi, do të krenohen me mua që kam vënë një tjegull në themelet e Shqipërisë së Ribashkuar.


    INA: A planifikoni të vizitoni Maqedoninë, apo vazhdoni të konsideroheni persona non grata ?


    Adili: Para një jave SKSH (Sigurimi Kombëtar Shqiptar) ka arritur të fus në dorë një dokument, në ballinen e të cilit shkruhet: “Drzavna Tajna” (Sekret shtetëror), që MPB e Maqedonisë e ka shpërndarë në të gjitha pikat kufitare, si me Republikën e Shqipërisë, ashtu edhe me Republikën e Kosovës, në të cilin dokument shkruhet se mua Gafurr Adilit më ndalohet hyrja në Maqedoni deri më 01. 02 2010. SKSH, pasi ka arritur që ta fus në dore, ka kërkuar që ta publikonte, por une nuk kam lejuar, sepse e kam ditur dhe e di se një gjë të tillë MPB e Maqedonisë e bën për çdo vit dhe vendimi i këtij viti është vetëm një përsëritje e vendimeve të viteve tjera.


    INA: Pse drejtoni akuza tek politikanët shqiptarë të cilët veprojnë në përputhje me përcaktimet e bashkësisë ndërkombëtare sidomos SHBA dhe BE në Kosovë e Maqedoni, dmth partner në qasje të përbashkët, apo të dëgjueshëm, në të kundërtën faktorët dezorientues po dalin nga loja ?


    Adili: Nuk është e vërtetë se ne drejtojmë akuza për politikanët shqiptarë që veprojnë konform përcaktimeve të SHBA dhe aleatëve të saj. Kemi drejtuar dhe do të vashdojmë të drejtojmë akuza vetëm ndaj atyre politikanëve, qofshin ata në Tiranë, apo në Prishtinë dhe apo në Shkup, që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në shërbim të sllavo-grekëve dhe aleatëve të tyre. Dhe, të gjithë këta ne i njohim, bile edhe posedojmë dosje për të gjithë këta shërbëtorë të sllavo-grekëve, të cilët manipulojnë me shqiptarët se sikur na qenkan me SHBA dhe aleatët e saj.


    INA: Si e shihni të ardhmen e shqiptarëve në rajonin e Ballkanit, kur dihet tashmë kemi një Shqipëri në NATO ?


    Adili: Hyrja e Shqipërisë në NATO, për të cilën gjë një kontribut të madh ka dhënë edhe FBKSH dhe te gjitha strukturat e saj është një fitore e madhe për gjithë Kombin Shqiptar. NATO nuk e pengon ribashkimin kombëtar shqiptar, perkundrazi......BE aktualisht po zbaton dy standarde: Parimin Wilsonian për vetëvendosjen e popujve dhe Parimin e Helsinkit për mosndryshmin e kufijve me dhunë, parim ky që është zbatuar më shumë deri me tani, por që dalëngadalë dhe shumë sigurt edhe BE po bindet se të ashtuquajturat shtete multietnike nuk kanë sukses në Ballkan, ashtu siç nuk pati as ish RSFJ, që u skërmoq me gjakëdedhje të lemeritshme për gjithë botën demokratike. Prandaj BE ka filluar të anojë nga Parimi Wilsonian për vetëvendosjen e popujve, një e drejtë kjo që padrejtësisht deri me tani i është mohuar vetëm popullit shqiptar ne Ballkan, ku për pasojë Republika e Shqipërisë (Shqipëria Londineze) nga të gjitha anët është kufizuar dhe kufizohet vetëm me popullin dhe trojet e saj etnike. (Iliria News Agency)





    ****************************************

    PJESA E TRETË

    Ali Ahmeti skenarist I Brodecit, peng I Gruevskit




    Ashtu edhe siç ju premtum, pasi qe Ali Ahmeti nuk i mori seriozisht paralajmerimet tona per publikimin e te gjitha deshmive rreth rastit te Brodecit, te cilat deshmojne se ai dhe partia e tij, BDI, ishin organizatore dhe skenarist te kesaj tragjedie, pas nje jave afate te dhene vendosem te publikojme pjesen e trete te raportit tone.

    Ne kete audio incizim, i publikuar dhe ne http://WWW.YOUTUBE.COM degjohet se si njeri nga te arrestuarit, Hebib Ahmeti, njeherit dhe njeri nga kreret e grupit te armatosur, ne nje bisede telefonike me nje mik te tij e pranon te verteten dhe thote se Ali Ahmeti, Abdylaqim Ademi dhe Abdylhalim Kasami kane dhene urdherin per formimin e grupit te armatosur. Hebibi ne kete material jep dhe te dhena te tjera ekskluzive, te papublikuara me pare.
    I japim z.Ali Ahmetit dhe zoterinjeve te tjere te BDI-se, edhe nje jave kohe per tu ndergjegjesuar dhe te lirojne fshataret e pafajshem te Brodecit nga burgu si dhe te gjithe shqiptaret dhe proceset kombetare nga pengmarrja e z.Nikolla Gruevski i cili poashtu i ka keto argumente dhe me te njejtat e kushtezon Ali Ahmetin qe ky i fundit te mbeshtese, votoje dhe perkrahe te gjitha projektet antishqiptare te qeverise sllavo-maqedone.
    Degjoni biseden duke klikuar:

    http://www.youtube.com/watch?v=rXmnjTjt_7o

    Ju lutemi publikojeni materialin si dhe shperndajeni sa me masovikisht.

    Me respekt:
    Prof.Kastriot Zajazi
  7. prespari

    prespari Fillestar

    Re: FBKSH- AKSH

    GAFURR ADILI:KOSOVA PALESTINA E RE E BALLKANIT DHE E

    07 May, 2009

    Mr. Gafurr Adili A është Kosova sovrane ?!


    Sovraniteti i një individi, një familje apo edhe i një shteti përcaktohet mbi bazën e pavarësisë së atij individi, të asaj familje apo edhe të atij shteti për të marrë vendime dhe zbatimin e atyre vendimeve, kur shkruhet e bardhe mbi të zezë, dhe kur ato vendime miratohen e sanksionohen s'i Kanun apo s'i Kushtetutë (Bibël apo Kuran) dhe s'i ligje, akte nënligjore dhe rregullore nga organet vendimmarrëse (Kuvendi apo Parlamenti) i një vendi apo shteti, dhe pastaj ato zbatohen dhe ekzekutohen nga organet ekzekutive (Qeveria apo Këshilli i Ministrave) të atij vendi apo shteti në tërë territorin e atij vendi apo të atij shteti.


    Vetëm atëherë mundemi të themi se ai vend apo ai shtet është një vend apo një shtet sovran, kurse në të kundërten e kësaj, dhe s'ic po ndodh në Kosovën tonë të dhe me Kosovën tonë Heroike, edhe tani, pas më tepër të një viti të proklamimit të saj për shtet të pavarur e sovran ( 17 shkurt 2008), gjë që dëshmon e ridëshmon se, Kosova gjithçka mund të jetë, Protektorat i OKB-së (UNMIK), Protektorat i BE-së (EULEX), Mbretëri e Shekullit (Shek. XXI) Princ Vidit të Ri ( me emrin Pieter Feith), apo edhe vend i pushtuar e i kolonizuar (Kosova Veriore) nga Serbia, por kurrën e kurrës JO edhe Shtet i Pavarur dhe Sovran, siç përpiqen ate ta paraqesin treshja vasale: Sejdiu-Thaçi-Krasniqi dhe e gjithë kamarilla e tyre, të cilët nuk janë asgjë tjetër përveç se sozie e kolaboracionistë të llojit Yaser Arafat dhe Muhamud Abaz të Palestinës.


    Kosova Palestina e Re e Ballkanit dhe e Evropës?!


    Paraprakisht, para se të zberthejmë titullin e këtij shkrimi, duhet të marrin në analizë statusin aktual të Kosovës dhe rreziqet që i kanosen asaj, përmes së cilës analizë konkrete dhe të argumentuar me fakte konkrete, lexuesi ynë do të gjejë edhe përgjigjen mbi titullin e këtij shkrimi.


    Kosova, a është vërtetë një shtet i pavarur dhe sovran ?!


    Pavarësia e një shteti nuk përcaktohet nga nxjerrja e një deklarate, siç kjo edhe ndodhi një vit më parë, më 17 shkurt 2008, apo duke proklamuar një Kushtetutë dhe disa ligje, nëse kjo deklaratë e sanksionuar edhe në Kushtetutën e "Republikës" së Kosovës, që nuk është asgjë tjetër përveç se një kopje dhe një përshkrim ( pikë për pikë) e "Pakos Ahtisaari", por pavarësia e një shteti përcaktohet nga pavarësia ekonomike e atij shteti, sepse tanimë fare mirë dihet fakti se pavarësia politike, qoftë kjo e një individi, një familje dhe një shteti varet dhe përcaktohet vetëm nga pavarësia ekonomike e atij individi, asaj familje, dhe e të atij shteti.


    Pra, pavarësia ekonimike është faktori determinnt i përcaktimit të pavarësisë politike, që do të thotë se, po aq sa ka parvarësi ekonomike, ai individ, ajo familje dhe ai vend e shtet, po aq ke edhe pavarësi politike ai individ, ajo familje dhe ai vend e shtet për të cilin edhe flitet, sic aktualisht po flasim për Kosovën tonë të "pavarur" e "sovrane".


    Dhe, të gjithë ne e dijmë se, Kosova nuk është e pavarur ekonomikisht, por përkundrazi ajo plotësisht edhe e varur ekonomikisht nga faktori ndërkombëtar, prandaj ajo (Kosova) nuk është e pavarur as edhe politikisht.


    Pra, pavarëisa e Kosovës është një pavarësi fiktive, siç është edhe ajo pavarësia e Palestinës.


    Kondova e Menduh Thacit dhe Brodeci i Ali Ahmetit, !!


    Nëse, përmes intervistës s'ime (të para disa ditëve) të publikuar përmes agjensisë së lajmeve INA të Shkupit, kam arrijtur që sado pak ta vetëdijësoj ate për dëmin që (Ali Ahmeti dhe BDI, me vetëdije apo pa vetëdije), përmes segmenteve të Serbisë në Shkup (LSDM-së) kanë dashur që t'i shkaktojnë Kosovës dhe përcaktimit të statusit të saj, ashtu sic edhe është aktualisht, dhe të cilin tanimë po e "shijon" populli shqiptar i Kosovës, gjë që i ka interesuar vetëm Serbisë dhe ka qenë një skenar i përgaditur vetëm nga Serbia dhe segmentet e saj pro-serbe në Shkup, plane dhe objektiva që ia dogji vetëm Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturat e tij, ndër të cilat ka qenë edhe puna e palodhshme e djemve dhe e vashave (heronjëve të heshtur të kombit shqiptar) të strukturës inteligjente të FBKSH (Sigurimit Kombëtar Shqiptar-SKSH) dhe ne shqiptarët e Shqipërisë Lindore (Lugina e Vardarit- ILIRIDA) patëm vetëm humbje ekonomike dhe njerëzore, ku na u vranë disa djelmosha të mrekullueshëm e luftëtarë të lirisië, si Ramadan SHITI e Xhavit MORINA dhe...., si dhe na u burgosën shumë shqiptarë të pafajshëm të Brodecit Heroik, për cka konsideroj se kundër Zotit Ali Ahmeti kompanisë së Tij: Abdylaqim Ademi (Zv. Kryeministër i FYROM) dhe Kryeministrit të FYROM, Zotit Nikolla Gruevski, duhet të ngritet padi penale në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, me akuzën për skenarë dhe vrasje e arrestime të civilëve të pafajshëm, konsideroj që FBKSH dhe të gjitha strukturat e tij, ndër të cilët është edhe SKSH (Sigurimi Kombëtar Shqiptar) dhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), nuk arrijtën që, ashtu si në Brodecin e Ali Ahmetit me BDI dhe të Nikola Gruevskit, ta parandalonin dëmin politik që Kondova e Menduh Thacit me PDSH dhe VMRO-DPMN e Nikola Gruevskit politikisht edhe ia shkaktuan Shqiperisë Natyrale.

    Pse?


    Sepse, Zoti Menduh Thaci dhe PDSH, duke marrë mbi 20 milionë euro nga mafia ruso-serbe, në emër të rëximit të Ali Ahmetit nga bashkëqeverisja apo kolaborimi me LSDM-në e Branko Crvenkovskit, me të cilin është takuar në nëntor të vitit 2000, para se të fillonte luftën (në shkurt të vitit 2001), te vilat redicenciale në Pogradec të Republikës së Shqipërisë (Shqipëria Londineze), kurse në dhjetor të vitit 2000, në Chikago të SHBA-ve, enigmatikisht vdes atdhetari Sulejman Elezi- Sulë Srtarova, nga Kërcova, (veteran i cështjes kombëtare dhe i burgosur edhe në kohën e regjimit të kriminelit Aleksandër Rankovic), ceshtjes kombëtare shqiptare ia shkaktoi dy dëme politike:


    1. E para, asokohe diskutohej që nga Kumanova, përmes Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërcovës dhe Strugës të kalonte Koridori 8 dhe AMBO (amerikane),


    2. Duke i paraqitur, Kondovën dhe të gjitha trojet e Shqipërisë Lindore (Luginën e Vardarit-ILIRIDEN), Menduh Thaci me PDSH-në dhe Agim Krasniqin me Co, para bashkëisë ndërkombëtare, si zona të trazuara dhe me konflikte, bashkësia ndërkombëtare dhe konkretisht aleati i shqiparëve - SHBA, e tërhoqën Korridorin 8 dhe AMBO, dhe në vend të AMBO aty u instalua Gasprom-i rus, i cili Menduh Thacit dhe bandës së Tij, të kryesuar nga krimineli Agim Krasniqi, përmes mafias ruso-serbe ia kishin dhuruar valixhen me mbi 20 milionë euro, kurse karta e djegur e Menduh Thacit (në Kondovë), Agim KRASNIQI, ashtu si karta e djegur e Ali Ahmetit (në Brodec), Hebib AHMETI, Komandant i Grupit të Brodecit (tani më të dokumentuar dhe të faktuar, jo vetëm përmes Pjesës së Parë dhe të Dytë të SKSH, por edhe përmes xhirimeve të publikuara përmes Pjesës së Tretë të SKSH, pa harruarr këtu, as Zoti Ahmeti dhe as banda e Ti, se SKSH posedon edhe me xhirime të tjera nga Brodeci dhe nga Pogradeci), do të kalben në burgjet sllavo-maqedonase, sepse peshqit e medhenj (Ali Ahmeti dhe Menduh Thaci), si gjithëmonë edhe tani po i hajnë peshqit e tyre të vegjël: Agim Krasniqi dhe Hebib Ahmeti.


    Dhe, ne të FBKSH na vjen shumë keq për viktimat e tilla, te llojit Agim Krasniqi dhe Hebib Ahmeti, ashtu sic na ka ardhur shumë keq edhe për viktimën e Emrush Xhemaili ( Kryetar i LPK), Komandant "Cakalla", apo sic na vjen shumë keq edhe për viktimën e rradhës Lirim Jakupi (Komandant "Nacisti"), të cilët nuk iu binën urdhërave të Sekretariatit Vendimmarrës të FBKSH-së dhe të Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së, por u vunë në shërbim të banditëve: Menduh Thaci dhe aleatit të Tij në Kosovën Protektorat (dikur Hashim Thaci dhe aktualisht Ramush Haradinaj) dhe Ali Ahmeti dhe aleatit të Tij në Kosovën Protektorat (dikur Ramush Haradinaj dhe aktualisht Hashim Thaci), sepse Lideri i LPK, Zoti Emrush Xhemaili, përmes PDK-së së Zotit Hashim Thaci ka arrijtur që aktualisht të jetë edhe Deputet i Karamilles (Kuvendit) të Kosovës.


    Rufi Osmani dhe "politika e re" e Tij..?!


    Nëse vërtetë Zoti Rufi Osmani dëshiron që në jetën politike të Shqipërisë Lindore (Lugina e Vardarit-ILIRIDA) të na e shpalosë një politikë të re, por pa paratë (20 milionët) e Zotit Nikolla Gruevskit, të shpërndara për diverzion ndaj shqiptarëve (vitin e kaluar-2008), përmes Shefit të Sherbimit Inteligjent të "Maqedonisë" (DBK-së së Zotit Sasha Mikajlov), i cili ka qenë dhe është edhe djali dajës së Nikola Gruevski, paraprakisht duhet të na e shpalosë Platformën e Pratisë së Tij politike, që pretendon edhe ta krijojë dhe të na thotë se Gostivari i Tij, Kryetar i të cilit u zgjodh, a është territor i Shqipërisë Natyrale apo jo?


    Nëse ne, të FBKSH dhe të strukturave të tij, Zoti Osmani do të na thotë se Gostivari i Tij është pjesë e Shqipërisë Natyrale dhe do të na ofrojë një Platformë apo Program Kombëtar të ribashkimit të Gostivarit dhe të Shqipërisë Lindore me Shqipërinë Natyrale, edhe ne do ta perkrahim pa asnjë rezervë dhe hezitim.


    Ne të kundërtën, edhe Zotin Rufi Osmani, do ta luftojmë njejtë, ashtu sic i kemi luftuar e i luftojmë edhe kolaboracionistët sllavo-maqedonas të llojit Menduh Thaci dhe Ali Ahmeti, si dhe mikun e Gruevskit - Zotin Imer Selmanin e Demokracia e Re.


    Fronti për Bashkim Kombëtar dhe Shqiperia Natyrale..!


    Dhe, Kosova jonë e dashur dhe populli shqiptar i kësaj krahine të Shqipërisë Natyrale të mos përjetojë fatin e keq të Palestinës dhe të popullit heroik palestinez, të gjitha forcat atdhetare e përparimtare shqiptare, nga të gjitha trojet etnike të Shqipërisë Historike dhe nga diaspora shqiptare, duhet të bashkohen rreth Platformës së Shqipërisë Natyrale, të përgaditur e të publikuar (në shqip, në anglisht, në serbisht, në sllavo-maqedonisht dhe në greqisht) nga intelektuali atdhetar, Zoti Koco DANAJ.


    Mr. Gafurr ADILI,

    Zëdhënës Politik i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH).


    Tiranë, më 5 Maj 2009.

    http://fbksh-aksh.forumocean.com/fbksh-f1/...1f7a65f5f47#506


    ********************************************

    ALI AHMETIT I KANË NGELUR VETËM DY RRUGË..!

    Rruga e parë, është rruga që të vazhdojë të mbetet në qeveri (kolaborim) me Nikolla Gruevskin dhe t'i shpërbëhet BDI, për shpërberjen e së cilës ( të BDI-së), Sasha Mikajlov (Shef i DBK) dhe djali i dajës së Nikolla Gruevskit, vitin e kaluar ka marrë
    mbi 20 milionë euro nga Gruevski për diversion ndaj shqiptarëve dhe partive të tyre në Shqiperinë Lindore (Lugina e Vardarit-ILIRIDA), me të drejtën e dhënë nga Gruevski, që për shpenzimin e tyre (20 milionë euro), të mos japë asnjë llogari para asnjë institucioni të krijesës artificiale me emrin FYROM, nga e cila shumë (gjatë vitit të kaluar-2008) 5 milionë euro i ka përdorur për diversion kundër PDSH përmes Demokracia e Re të Imer Selmani, dhe rreth 5 milonë gjatë zgjedhjeve të fundit për president të "Maqedonisë", ku shqiptarët nxorrën tri kandidatura dhe edhe kësaj rradhe ridëshmuan përcarjen e hershme të tyre para gjithë opinionit tonë kombëtar dhe atij te huaj.

    Në rastin e parë, sikur Ali Ahmeti të largohet nga qeverisja (kolaborimi) me Gruevskin, edhe për të rikëthyer reputacionin e humbur, gjë që Ai (Zoti Ahmeti) e ka kuptuar gjatë zgjedhjeve për pushtetin lokal në IRJM, vendin e Tij ne qevisjen (kolaborimin) me Gruevskin do ta zejë Imer Selmani me Partinë "Demokracia e Re" dhe jo Menduh Thaci me PDSH-në.

    Rruga e dytë, është rruga që Ai (Ali Ahmeti) dhe BDI të largohet nga qeveria Gruevski dhe bashkë me mikun e Tij të vjetër,
    Branko Crvenkovskin, tani më i bërë gati që të marrë drejtimin e LSDM-se, bashkarisht të organizojnë skenare te tjera, të llojit Brodeci, dhe ate në fashatin Gjermë të Tetovës sic edhe ishte ai skenari i tyre i famshëm Ahmeti-Crvendkovski, i organizuar në Pogradec (në nëntor të vitit 2000) për luftën e tyre të përbashkët, gjatë vitit 2001 në IRJM, kundër VMRO-DMN-së dhe PDSH-së.

    Edhe në rastin e dytë, në skenarin e Tij në Gjermë të Tetovës, Zoti Ali Ahmeti dhe e gjithë banda e Tij, do të dështojë me turp, ashtu sic dështuan edhe në Brodec, sepse struktura inteligjente e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), ka qenë dhe është shumë vigjilent, si djemtë e vashat (heronjtë e heshtur) të SKSH, situatën po e përcjellin hap pas hapi dhe të gjitha kartat bandës Ahmeti-Crvendkovski do t'ua djegin në duartë e tyre të lyera me gjak shqiptari.

    Prandej edhe e ndjejë për obligim kombëtar e moral, që përfundimisht t'i them Zotit Ali Ahmeti, që të tërhiqet nga rruga e Tij e turpit dhe e tradhëtisë, dhe t'i rrefehet e t'i kërkojë falje publike popullit të Tij, nëse vërtetë i ka ngelur vetëm edhe pak gjak shqiptari, sepse populli ynë trim e bujar, bashkë me brodecasit dhe gjithë familjarët e të rënëve dhe të dëshmorëve të kombit, edhe do ta falin, sepse asknjë popull tjetër nuk ka dijtur dhe as nuk di të falë, sic ka dijtur të falë populli shqiptar.

    Por, pavarësisht nga veprimi i Zotit Ali Ahmeti, ndjehem shumë i shtrënguar, bazuar nga informacionet që më ka servuar SKSH e FBKSH-së, që ashtu sic veprova dy javë para se të ndodhte skenari i Ali Ahmetit me Co, që edhe kësaj rradhe t'iu dalë borxhit atdhetarëve të Gjermë së Tetovës dhe gjithë luftëtarëve të lirisë, ashtu sic edhe iu dola borxhit atdhetarëve të Brodecit, që të rrisin vigjilencën e tyre morale e kombëtare dhe të mos bijnë pre e viktima të skenareve sllavo-maqedonase dhe veglave të tyre shqipfolëse, sin dhe të bashkëpunojnë me djemtë e vashat (heronjtë e heshtur) e tyre të SKSH-së dhe të bashkohen rreth Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), që ka qenë dhe mbetet formacioni i vetëm politiko-ushtarak mbarëkombëtar,
    që punon e vepron vetëm për ribashkim kombëtar të të gjithë shqiptarëve dhe të trojeve të tyre etnike në një shtet të vetëm kombëtar, me emrin SHQIPERI.

    Mr. Gafurr ADILI,
    Zëdhënës Politik i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH).

    Tiranë, më 7 Maj 2009.


    ---------------------------------------
    TE NDERUAR VELLEZER E MOTRA TE IDEALIT TONE SE SHPEJTI DO TA NDERROJM SISTEMIN E WEB FAQES http://WWW.FBKSH-AKSH.TK POR FORUMI DO TE JETE PERSERI
  8. ghdfans2010

    ghdfans2010 Fillestar

    Re: FBKSH- AKSH

    In some sense, I agree with what you said!


    1.SHIK-u të zbulojë strukturat e FBKSH-së në Kosovë, sepse të dyja palet, djemtë e vashat e SHIK-ut dhe djemtë dhe vashat e FBKSH-së në Kosovë, kanë prejardhje të përbashkët, kanë qenë pjesëtarë të Lëvizjes Atdhetare e Çlirimtare të Kosovës Shqiptare.

    2.Kurse, Sigurimi i Atdheut, të zbulojë të ashtuquajturit vehabista në Kosovë, sepse pjesa derrmuese e tyre kanë prejardhje të njëjtë me ata të LDK-së, që përbëjnë të ashtuquajturin Sigurimi i Atdheut.

    -Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), ashtu siç prej kohësh ka arritur të zbulojë gjithë organikën e të ashtuquajturës Garda e Car Lazarit (më në krye Kom. e tyre Zhellko VASILIEVIC dhe Zv. e tyre Andrej MILIC), poashtu që prej kohesh ka arritur të zbulojë edhe gjithë rrjetin e të ashtuquajturëve vehabista, jo vetëm në Kosovën Protektorat, por edhe më gjerë, edhe në FYROM, dhe me këtë rast deklarojmë se këta forca të errëta antishqiptare janë të lidhura dhe financohen nga agjenturat sllavo-grek, me qëllimin e tyre për të kompromentuar luftën tonë, të drejtë e të ligjshme, për ribashkim kombëtar shqiptar.

    -Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), jo vetëm në Zonën Nr. 2 (Kosova Historike), por edhe më gjerë, në të gjitha hapësirat shqiptare të Shqipërisë Natyrore dhe diasporë, përmes kësaj DEKLARATE tek të gjithë djelmoshat dhe vashat atdhetare të SHIK-u, APELON që të mos bijnë pre e kulisave dhe e lojërave të tilla të fëlliqura, sepse kemi bindjen e patundur se do të duhet të spiunojnë ish-shokët dhe ish-shoqët e tyre të vuajtjevee të luftës, kurse të huajt do të kënaqen e di të fërkojnë duart e tyre, ashtu siç dikur kënaqëshin dhe fërkonin duart edhe serbët, kur shqiptari spiunonte shqiptarin.

    [​IMG]
  9. avni ademi

    avni ademi Guest

  10. DALIP

    DALIP Guest

    Iliro Dardan likes this.

Shpërndajeni këtë faqe