Feja dhe vetem feja

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga The decatur, 18 Jan 2013.

  1. The decatur

    The decatur Perjashtuar nga Albforumi

    Feja është një pasojë e frikës. Për një pjesë të mirë të historisë njerëzore, ndoshta ka qenë një e keqe e nevojshme, por pse vallë ka qenë më tepër e keqe se sa e nevojshme? A nuk është vrasja e njerëzve në emër të zotit një përkufizim tejet i qëlluar i çmendurisë?
     
  2. princ

    princ Valoris scriptorum

    feja dhe vetem feja esht besimi
     
  3. The decatur

    The decatur Perjashtuar nga Albforumi

    feja eshte krijuar nga njerzit o vella.besimi eshte krijuar nga njerzit por njerzit jane krijuar nga aljenet:D
     
    Silencio likes this.
  4. princ

    princ Valoris scriptorum

    nuk po te kuptoj sen mara vlla
     
  5. The decatur

    The decatur Perjashtuar nga Albforumi

    cfare nuk kupton?
     
  6. princ

    princ Valoris scriptorum

    per fejen qe e ki shkru:D
     
  7. The decatur

    The decatur Perjashtuar nga Albforumi

    lexoje edhe njehere me kujdes o vlla.
    cdo gje ka ate te veten ,me beso.
     
  8. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Pavaresisht se sa 'deme' pa dashur mund te shkaktoje feja, eshte e sigurt se qellimi i saj eshte e mira.
    Besimi fetar ndihmon shume njerez, kurse ata qe s'e duan vetem i bezdis. A duhet duruar kjo bezdisje kur edhe mund te eleminohet fare kur per te tjeret ekziston nje ndihme e prekshme? Mendoj se po.
     
  9. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Feja eshte plaga me e madhe e njerezimit !!
     
  10. Djali Adoloshent

    Djali Adoloshent Forumium maestatis

    Napoleon Bonaparte ka pas thene:
    ''Ai qe ka shpikur fene,ka qene nje gjeni i vertete''.

    Sepse feja eshte nje arme per te nenshtruar popullin dhe tere kombet e tokes.Ja,per shembull,po t'e hidhni nje sy ne Iran,te ofendosh fene,te quajne xhind dhe te denojne...ose ne Kolumbi ku nese ofendon kishen dhe biblen,te quajne demon ose djall dhe te djegin per se gjalli(nese nuk ju besohet,pyesni Roberto Savianon).
     
    Silencio likes this.
  11. hurtlocker

    hurtlocker Valoris scriptorum

    po per efektin civilizues dhe human????
     
    Djali Adoloshent likes this.
  12. Universal

    Universal AnonymouS

    Zoti i secilit njeri eshte ndergjegjja e tij (Hygo).
     
    Silencio and Djali Adoloshent like this.
  13. hurtlocker

    hurtlocker Valoris scriptorum

    po por qe njeriu te evolonte nga kafshe te qenje e ndergjegjshme (ose me sakt suposedly cousciencous) eshte dashur nje porces shpirteror dhe intelektual....
     
    Silencio and Djali Adoloshent like this.
  14. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Define "kafshe", "proces shpirteror", "proces intelektual".



    Gorrilla Koko eshte nje nga te shumtet qe jane ne gjendje te komunikojne me gjuhen e shenjave qe perdoret nga shurdhmemecet. Dhe kur thuhet komunikojne, shume njerezve mund t'ju duket ne menyre totale e pabesueshme dhe nje truk prestigjativ fakti se sa i plote dhe me te tere kuptimin e fjales perdoret ky term njerezor per keto kafshe.

    Ne njerezit, ne teresi, jemi larguar aq shume nga pjesa tjeter e natyres, jemi zhytur aq thelle ne ate qe mund t'a quajme identiteti yne moderrn urban, saqe kemi filluar te harrojme cfare ka perreth nesh dhe si eshte kjo 'gjeja' perreth nesh, biem ne menyre te plote ne kenaqesine fiktive te vetequajtjes unike per koncepte te tilla si vetedija, emocioni, intelekti.
     
    katsune likes this.
  15. hurtlocker

    hurtlocker Valoris scriptorum

    Indeed....do I need to?

    :)
     
  16. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Mendoj se po. Ne te kundert fjalite e shkruara nuk do te linin pershtypje aq te forte ne te marren si te mireqene qe kafshet nuk kane ndergjegje, apo nje lenie disi e vagullt dhe pa ndonje kuptim te vertete ajo cfare duhet te kuptohet me "procese shpirterore".

    Por nese ky eshte vetem nje perceptim imi i gabuar mbi permbajtjen e mesazhit, terhiqem.

    PS: Shqip, nese eshte e mundur?
     
  17. hurtlocker

    hurtlocker Valoris scriptorum

    Me fal por ti bere nje pyetje anglisht "define"
    Po te thoshe percakto te pergjigjesha shqip...

    Por...ska nevoj te percaktosh kafsherine procesin shpirteror e intelektual
     
  18. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Eshte me e thjeshte se kaq. "Cfare eshte nje kafshe?" mund te duket bazike te kete nje pergjigje, por nuk duket dhe aq e thjeshte pergjigja e pyetjes "A eshte njeriu nje lloj kafshe?" Diku, heret apo vone, keto pergjigje do kene pak perplasje me njera tjetren.

    Dhe duke vazhduar me tej tek "cfare eshte nje proces shpirteror" dhe "cfare eshte nje proces intelektual" perseri mund te duken relativisht te qarta, por prape do te ndalemi pak per te vendosur nese keto jane apo jo dicka ekskluzive per njerezit, ashtu sic une kuptova se sugjerohej ne shkrimin 4 poste me siper.
     
    Balahk likes this.
  19. hurtlocker

    hurtlocker Valoris scriptorum

    feja eshte e duhet te jet disipline shpirterore, me efekt permiresues mbi qenjen njerzore.

    kafshe=nazist, bolshevik, ISIS e te ngjashem...nihiliste ...te dhunshem....

    proces shpirteror....inteligjenca emocionale, pasuria shpirterore, butesia, miresia, deshira per permirsim, altruismi, etja epr dije, aftesia te te dashur e dashuruar

    proces intelektual.... mungesa e dogmes.... aftesia analitike dhe kritike.... progresi...

    njeriu eshte nje lloj kafshe.... shpesh kafsha me e keqe...
     
    Silencio likes this.
  20. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Ne fakt harrova qe ketu jemi tek hapesira filozofike. Po mendoja per kuptimet disi me reale, materiale, te fjaleve. Gabimi im.
    Ne kendveshtrimin e sjelle, jam dakord me keto. Por prape nuk arrij te perceptoj fene ne tere keto sa u thane. Eshte e njesojte me sikur te thuash "Une jam nga Shqiperia, por ama Saharaja eshte shkreterire".
     
    hurtlocker likes this.

Shpërndajeni këtë faqe