Feja e shqiptarit...

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga iliria e para, 27 Dec 2002.

  1. iliria e para

    iliria e para Primus registratum

    Feja e shqiptarit...

    NGa libri i Shukri Rahimit VILAJETI I KOSOVES 1878-1912 faqe 26
    ........Keshtu feja gjithnje ka sherbyer si mjet ne duar te huaja per tu futur percarje ne mes te shqiptareve,per realizimin e planeve te shteteve te huaja.Kete mjet e ka perdorur shume pushteti turk, e kane perdorur edhe shtetet evropiane dhe ballkanike.................................
    Kete me se miri e vertetojne ngjarjet e vitit 1907-1908 ne rrethin e Gjakoves dhe ne Prizren.Konsulli i Serbise ne Prishtine i shkruan Ministrise se punve te jashtme me 1908:"Posa kam ardhur ketu kam e kam pare te nevojshme te shkaktoj nje konflikt ne mes te shqiptareve musliman dhe atyre katolik te quajtur fandë"....................................Si metode e kishte marrë futjen e kokave te derrit nder xhamia.Keshtu ishte bere ne fshatin Smolicë afer Gjakoves dhe ne Prizren, ku naten e Bajramit i kishin futur kokat e derrit ne xhami , ndersa ne murna kishin bere kryqe me gjakun e derrit.Kete plan e ka realizuar nje fare Andra Saviq nga Gjakova dhe pernjehere eshte hapur lajmi se kete e kan bere shqiptaret katolik.Kjo ka shkaktuar nje urrejtje tek shqiptaret musliman , te cilet duke i besuar verzionit te trilluar filluan t'i sulmojne fshatrat katolike ne rrethin e Prizrenit.Por me ndermjetsimin e njerzve te dalluar ky konflikt eshte evituar.

    Une do te pyesja se a ka ketu ne forum e ne vende tjera nder shqiptaret "SAVIQA"?
     
  2. iliria e para

    iliria e para Primus registratum

    Re: Feja e shqiptarit...

    Çudi qe ska reagime, apo seshte interesante kjo?
     
  3. eM

    eM Paper Moon

    Re: Feja e shqiptarit...

    Feja e shqiptarit... eshte Shqiptaria!
     
  4. iliria e para

    iliria e para Primus registratum

    Re: Feja e shqiptarit...

    Po por feja e shqiptarit po behet edhe urrejtja!
     
  5. Iliri

    Iliri Primus registratum

    Re: Feja e shqiptarit...

    Eshte e vertete qe feja eshte perdorur si vegel e percarjes dhe e sundimit. Gjate fundit te sundimit turk, duke pare qe kishte akoma shqiptar qe nuk ishin bere muslimane, nje grup i muslimaneve shqiptar, te drejtuar nga vete turqit, filluan te heqin kryqat nga varrezat e te krishtereve ne veri. Kur malesia e veriut u armatos per tu mbrojtur ashtu sic kishin bere gjate 5 shekujve te sundimit otoman, nderhyrja hungareze/austriake detyroi turqit qe ta ndalonin ate ofensive te muslimaneve.
     
  6. Dajaku

    Dajaku Primus registratum

    Re: Feja e shqiptarit...

    Paksi shume e cuditcme qe turqit budallenj e te trashe qe s'ishin gje tjeter vecse perandoria me e madhe e botes ne ate kohe duke ja kaluar dhe anglise, u moren me kryqet, dhe kur, atehere kur nuk kishin asnje arsye fare, n'a tregon ky loloja nga malokija shqiptare.

    Morem pushken dhe luftuam
    per liri dhe per atdhe,
    po ne kurre nuk e kuptuam
    se armiku ishim ne...

    Kta serbet muzhik sllave dine te luftojne edhe kur s'jane prezente fare...

    Prandaj dhe shqipja nuk flitet mire ne maloky...

    Harron ky eremit me kryqin qe terheq zvarre qe rrezik dhe i ngulet ngandonjehere ne vend te keq, se me i madhi i kristianizmit shqitare tha jo me pak e as me shume se:
    Feja e shqiptarit eshte shqiptaria...
    Po desh zoti dhe ky kristian nuk lindi ne maloky, se edhe pas 10 000 vitesh nuk do emancipohet dot malokia, faji i femrave apo meshkujve?!
     
  7. iliria e para

    iliria e para Primus registratum

    Re: Feja e shqiptarit...

    Dajak, vertete qenke ne konfuzion!
    A din ti vet se cka shkruan?
     
  8. Iliri

    Iliri Primus registratum

    Re: Feja e shqiptarit...

    Aq e fuqishme ka qene perandoria Turke sa edhe nje vend i vogel sic ishte Arberia u theu kokat atyre mongolezeve per 25 vjet me udheheqjen e Gjergj Kastriotit. Ndersa ne jemi krenar per kete epoke te luftes dhe fitores se popullit tone kundra hordhive te azise, ketu kemi bejtexhinje qe jane krenare per ate pjesen tjeter te historise, pra per sundimin turk te atdheut.

    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria. I vetmi shtet ne Europe ku perandoria turke ka patur ndikim te fuqishem ka qene Shqiperia, por edhe brenda saj ka patur zona ku ndikimi turk ka qene pothuajse =0 dhe keto jane te njejtat zona qe shahen nga bejtexhinjet sot. 90% e rezistences kundra sundimit turk ka qene nga ata qe bejtexhinjet quajne "maloke" te paemancipuar. Me c'fytyre flasin per emancipimin? Mos valle duan te na tregojne kulmin e emancipimit qe eshte arritur ne boten islame?
     
  9. Altaf

    Altaf Primus registratum

    Re: Feja e shqiptarit...

    Nuk më duket shumë e rëndsishme përçarja e fesë sepse fshati imë në himarë është fshat krishter si gjithë fshatrat e himarës por me dukatin dhe me fshatra të tjera mysilmane të vlorës nuk kishim asnjëherë ndonjë armiqësi as ndonjë luftë edhe janë bërë shumë martesa midis dy grupeve fetare edhe para komunizmit ishim vetëm dy shqiptarë me fe tjetër dhe asnjë armiqësi
     
  10. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Feja e shqiptarit...

    Coniu, shyptare, prej gjumit coniu, / Te gjithe si vllazen n'nji bese shtrengoniu.
    / E mos shikoni kisha e xhamija, / Feja e shqyptarit asht shqyptaria,/... ...
     
  11. usta_Qima

    usta_Qima Primus registratum

    Re: Feja e shqiptarit...

    A e njef Kudret Mehillin nga Dukati ?? /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  12. sonora

    sonora Primus registratum

    Re: Feja e shqiptarit...

    Jemi rast per te dhene shembull ne bote
    Kemi tre besime te ndrryshme fetare ne Shqiperi (pa permendur keto fe', qe kane lindur vone)dhe mardheniet sociale ne Shqiperi, kane qene dhe jene per te dhene shembull ne bote
    Nuk duhet t'a trajtojme kete teme si problem,ju lutem.
    "Pse te bejme shshsh kur s'kemi pula"-thote populli
     
  13. Dajaku

    Dajaku Primus registratum

    Re: Feja e shqiptarit...

    Ore Ilire se po me habit.

    Tere kjo perandori qe s'pyste as kur sulmonte Perandorine tjeter Austro-Hungareze-Romane qe me ta shpjegu pak me holle-holle do te thote qe pillte papet e krishterimit, ia kishin fute friken brekushexhit e dy apo tre fshatrave, dhe sa veta t'a ha ajo rradakja jote se qene? 200 apo 202, se me 1946 e shkreta Shqipri pati pak a shume 800 000 banore, apo u bene fallsifikime? Me thuaj sa qene? Dhe me e bukura se fshatra njitur e qe e cajne Mirditen nga ma do qene musulmane. S'ke ci bone. Mu s'me rr.... per ate se c'fare jane nga feja per te gjithe flasin trashe se jane pak te civilizuar. Tani te pelqen s'te pelqen, lolo s'na ben dot, dhe qorra s'jemi. Keq na vjen qe rraca me e sgjute e botes te katandiset deri ketu. Dhe per te te sqaru faji eshte i yni qe bejme derr=derr ketu e i atyre qe benin po kete me para nesh or i dashuri plakushi im.
    Kjo rrace i dha botes emancipimin dhe kulturen ne prehistori adhe shkronjat nga kjo rrace i moren.
    Ne duhet te arrime te sundojme kulturen botrore prape jo per te tregu c'kemi qene po per te tregu kussh jemi!!!
    A me kuptove o Ilir? Zgjohu!! :smash: :smash: :smash:

    :rockband:
     
  14. usastudent

    usastudent Primus registratum

    Re: Feja e shqiptarit...

    Fillimisht nga iliri
    O Lirooooo .!!
    Po ti tek teologjia thua qe beson ne zotrat pagane mor djal bashke me Iliria e para .

    Pasatj nje pytje kam per Ilirine
    Qellimi i temes , ose me mire , per ca do flitet se e ke lene si bosh dhe po merr kot se pastaj i bie te hidhet nga teologjia.
     
  15. nike palkola

    nike palkola Primus registratum

    Re: Feja e shqiptarit...

    ...në vend të përgjigjjes...

    -Mos pyet çka ka bërë atdheu për ty, pyet çka ke bërë (ti) për atdheun! Xh. Kenedi

    -Ti Shqipëri më ep nderë,
    më ep emrin shqipëtar...- N. Frashëri

    - Rreth flamurit të përbashkuar,
    me një dëshirë me një qëllim...- Asdreni

    - Pa dallim feje, krahine e ideje.-
    Ide e unitetit kombëtar

    - Për Shqipërinë dielli lind andej nga perëndon.
     
  16. nike palkola

    nike palkola Primus registratum

    Re: Feja e shqiptarit...

    Për Shqipërinë dieli lind andej nga perëndon.
    N. Frashëri

    - Bini toskë e bini gegë,
    si dy rrfe qi shkojn tuj djegë...- Fishta

    - Jam Shqiptar, e Kosovar, Zot Krenar, e Zot bujar, mbi këtë Dhe, që e kam si Fe, e përmbi Fe, e kam Vatan, e kam Atdhe...-Dhimiter Pasko (Mitrush Kuteli)

    - Sa i shkojmë Evropës në derë, ajo lëshon pordhë - shqiptarët marrin erë!-
    Nga emis. sarkastik i Telenorbës

    - Zoti nuk e dëgjon atë që lutet në gjuhën e huaj dhe atë që përsërit lutje që nuk i kupton.
    Gjon Buzuku

    - Hej Europë Kurva e Motit
    Si i re hasha besës Zotit
    A kështu qenka shenja e qytetnisë
    Me nda tokat e Shqypnisë
    E me ua dhan këlyshëve të Rusisë..._ Fishta

    Më falni nëse ua mërzita.
    Kemi shumë nevojë për nacionalizëm.
     
  17. nike palkola

    nike palkola Primus registratum

    Re: Feja e shqiptarit...

    Fetë që i kemi duhet të na bashkojn e jo të na ndajn! Të gjithë (ata që besojn) në Një Zot besojn pa marrë parasyshë se a i thojn Allah, Zot, Perëndi etj.
    Disa thojn se Myslimanët ton e kanë tradhëtuar fenë e të parëve Krishterimin me kalimin e tyre në myslimanë. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Nëse ata janë njerëz të ndershëm, të devotshëm, besimtarë të mirë, nuk e kanë tradhëtuar as Krishtin as ndokënd tjetër. Feja myslimane as nuk është më e mirë as më e keqe. Ajo vetëm është një rrugë tjetër për të shpëtuar shpirtin. Edhe krishterimi edhe myslimanizmi janë pasuri e madhe botërore - shpirtnore që na e kanë lënë Jezusi e Muhamedi. Sikurse thëniet e Jezusit janë pasuri shpirtnore e gjithë njerëzimit (jo vetëm e të krishterëve), ashtu edhe thëniet e Muhamedit janë pasuri shpirtnore e gjithë njerëzimit (jo vetëm e myslimanëve).
    Fetë që i kemi mund të jenë (dhe janë)urë lidhëse edhe me vendet tjera. Pajtohem me P. Vasën ...se feja e Shqiptarit është Shqiptaria, por edhe këto fe që i kemi janë pasuri e jonë, dhe vetem mund të na ndihmojn.
    Vetëm kur ato keqpërdoren atëherë mund të shkaktojn probleme, por atëherë nuk është aspak faji i feve, por i personave (nëpunësve fetarë).
     
  18. Dajaku

    Dajaku Primus registratum

    Re: Feja e shqiptarit...

    Jezusi s'ishte tjeter vecse nje cifut.
    Thuj mer t'u thafte goja Lavdi Fishtes se madh!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! :rockband: :rockband: :rockband:

    Kshu njifen patriotet. S'la gjo pa thon kunder kurves France dhe spurdhjakes Angli qe i kishin rane breket fare.
     
  19. Altaf

    Altaf Primus registratum

    Re: Feja e shqiptarit...

    Kemi shumë nevojë për një person të fuqishëm dhe jo kurva si nano berisha dhe rugova
     
  20. iliria e para

    iliria e para Primus registratum

    Re: Feja e shqiptarit...

    Nuk di se sa nga ju e lexuane ate qe shkrova ne fillim?
    Rastin ne Kosove ne ate kohe,rastin me nje Saviq dhe konsullit te Serbise ne Prishtune?

    Po e shof qe "Saviqë" paska edhe sot nder shqiptaret.
     

Shpërndajeni këtë faqe