Feja e shqiptarit...

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga iliria e para, 27 Dec 2002.

  1. Mirditor

    Mirditor Primus registratum

    Re: Feja e shqiptarit...

    Postue nga Masticja

    Oj Mastice
    Une nuk po e permeni Atin e Madh te Tokes Shqiptare Gjergj Fishten por ajo cka du me than asht se at kajken knojuau turqve qi ja u lirun arat ju per 500 vjet.
    Qa ka me tba Evropa kur ti nuk je mgjendje me u dallue se a je shqiptar a turk.
    Jan qeter sojit o mik evropiant se nuk tfalin per komb.
    Marre me nigjue kshu kajksh.
    Pse skena asnji gja tbukur tndertueme qi prej kohs se Turkut e tan Evropa ka gjithfar lloj sennesh historike parahistorike e qtera?
    Turqia ju shptoft shpertnat. :thumbsup:
     
  2. Iliri

    Iliri Primus registratum

    Re: Feja e shqiptarit...

    Pse skena asnji gja tbukur tndertueme qi prej kohs se Turkut e tan Evropa ka gjithfar lloj sennesh historike parahistorike e qtera?

    Pyetje me vend. Shkruajme per civilizimin islamik duke treguar per madheshtine etj. etj. dhe 500 vjet te sundimit Turk dhe nuk gjen 1 monument ne shqiperi te ndertuar gjate asaj kohe. Vetem gjen keshtjellen e krujes te rrezuar per toke.
     
  3. nike palkola

    nike palkola Primus registratum

    Re: Feja e shqiptarit...

    Përkrahi opinione të atyre që kanë deklaruar se kalimi në islamizëm i shqiptarëve ka qenë i dobishëm në ekzistencën kombëtare shqiptare. Ka qenë mbrojtje kundër asimilimit të shqiptarëve nga sllavët e grekët. Nuk jam musliman, por kjo është më se e saktë.
    Ata klerikë të tri religjioneve tona që e kanë në plan bashkëjetesën, tolerancën, mirëkuptimin dhe janë kombëtarë më shumë se klerikë, i dua dhe i çmoj shumë - siç kanë qenë Fishta, Negovani,hoxhë Tahsini e shumë të tjerë.

    Ekziston shkrimi i një X. të përndrituri se kur ka hy një i përndritur në kishë, xhami apo tempull, të gjithë brënda i ka pa me nga një samar, ndersa prifti ka qenë me dy...
     
  4. iliria e para

    iliria e para Primus registratum

    Re: Feja e shqiptarit...

    MIstik, kjo nuk ishte tema por mese e shkrove kete do te tregoj se spaske lidhje me realitetin.
    A ke degjue per vende Rozhaja, Plava ,Gucia, Berani,Sjenica, Pazari i ri.......?????

    Keto para pak kohesh te banuara me shqiptar te fese muslimane, sot e quhen "musliman" ose boshnjak e flasin sllavisht. sikur ti vizitosh keto ane do te keshe mundesi te shifsh pleq me çeleshe- kapele te bardhe shqiptare e flasin sllavisht, bile edhe çiftelise i bjene por i kendojne sllavisht.
    tjeter here kur te flasish per keso gjerash mendo para se te flasish.
    ps
    Per ate pjese qe jane shperngule ne Turqi nuk do te flasim.
     
  5. Ela_001

    Ela_001 Primus registratum

    Re: Feja e shqiptarit...

    me duket se ketu ka kosovare, se ju flisni keshtu me patriotizem.Jo se ne nuk jemi patriote por juaja eshte me tepr nje fasade se kur erdhi puna e luftes te tere fshiheshit. Aty tregohet burreria ne lufte jo me pallavra.

    Sa per pune e thenies se Pashko Vases jam dakort qe feja e shqiptarit eshte shqiptaria. Dua me shume faktin qe jam shqiptar pasi kjo eshte dicka konkrete qe nuk e mohoj, kurse feja eshte nje preference dhe bindje personale.
     
  6. nike palkola

    nike palkola Primus registratum

    Re: Feja e shqiptarit...

    Iliria e para,
    Ndoshta, vërtetë nuk kam lidhje, por kam takur njerëz nga Gucia që janë muslimanë me gjuhë sllave që më kanë deklaruar se katragjyshi ma ka pasë emrin Gjergj. Çdo rregull ka përjashtime...
    Dalmatet kanë qenë Ilirë dhe sot janë kroat, Mali i Zi ka qenë Iliri. Ata që përmend Ti, nuk e di por ndoshta edhe kanë qenë të krishterë dhe kanë kaluar në islam dhe kanë përvehtsuar gjuhën sllave, janë asimiluar.
     
  7. iliria e para

    iliria e para Primus registratum

    Re: Feja e shqiptarit...

    Pikrisht kjo do te thote qe te gjithe asimilohen.
    Si musliman si te krishtere.Po si ndihmuam njeri tjetrit ashtu behet.Me pare Iliret, me vone tjerte....
     

Shpërndajeni këtë faqe