Feja

Diskutime tek 'Teologjia' filluar nga Ildri, 10 Jul 2012.

  1. Ildri

    Ildri Anëtar aktiv

    Feja është marrdhënia që vendoset mes një personi dhe një apo më shumë hyjnish ose fuqish mbinatyrore dhe mes njerzve që ushtrojnë të njëjtin kult; me fjale te tjera mund te percaktohet si nje përçim tejnatyror (metafizik) te ndare e te koduar dhe te trashëguar ne brendesine e nje bashkesie shoqerore. Nevoja fetare është e pranishme ne çdo kulture ne trajta te dukshme nga rite qe kane nje vlere shoqerore e munden pak a shume te kene nje permbajtje etike (udheheqja e sjelljes se brendshme) dhe filosofike (dhenie pergjigjesh pytjeve gjithesinore).

    Feja ne trevat shqiptare
    Feja te shqiptarët është e përhapur që nga kohrat e moçme. Që nga fillimi kur në trojet e Ballkanit feja katolike e zëvendsoi besimin e mëparshëm e deri në kohrat e sotme ku në këto territore ka disa drejtime të feve të ndryshme (shiko listen). Mbas kohës së Rilindjes me të cilën mori hovin edhe më shumë ndjenja kombëtare e cila në kohën e Enver Hoxhes u përforcua edhe në kurriz të fesë, duke e shpallur RPSH si shtet ateist, roli i saj në jetën e përditshme ka rënë në shkallë të ulët (me përjashtim të një numri të vogël familjesh besimtare). Në fillim të këtij shekulli në trevat veriore shqiptare dallohet një lëvizje e dendur misionarësh nga besime të ndryshme. Se sa është efekti i tyre do të tregojë koha. Deri në fund të viteve 1990, kanë qenë të njohura këto fe dhe drejtime me rite të ndryshme.
    * Islam
    * Bektashi
    * Kristianizmi
    * Katolik
    * Protestant
    * Anglikan
    * Ortodoks

    Renditja e feve
    Monoteizmi
    Politeizmi
    Enoteizmi
    Panteizmi
    Animizmi


    Lista e feve kryesore boterore
    * Budizmi
    * Hebraizmi
    - Judaizmi
    * Hinduizmi
    * Islami
    - Bektashi
    * Krishterimi
    - Katolik
    - Ortodoks

    Fe te tjera
    * Asatru ose Odinizmi
    * Druidizmi apo Keltizmi
    * Ayyavazhi
    * Kaodaizmi apo Kao Dai
    * Konfucianizmi
    * Bahá’í
    * Shamanizmi
    * Shintoizmi
    * Sikhizmi
    * Neopaganizmi ose Paganizmi
    * Taoizmi
    * Zoroastrizmi


    Fe te zhdukura
    Fete me te medhaja te se kaluares dhe tashme te zhdukura ishin:
    * Feja e lashte greke
    * Feja e lashte romake
    * Feja egjiptiane
    * Feja etruske
    * Feja maja
    * Feja azteke
    * Feja inka

Share This Page