Femra shqipetare gjate viteve te diktatures.

Diskutime tek 'Historia Shqiptare' filluar nga AnaBlue, 17 Jul 2003.

  1. Isabelle

    Isabelle Anëtar i njohur

    Re: Femra shqipetare gjate viteve te diktatures.

    Nje aludim me shume :idea: : ndoshta qellimi i temes ka te beje me ate idene qe ne te gjithe filmat me herkula /pf/images/graemlins/laugh.gif , balliste dhe kofsha pulash /pf/images/graemlins/laugh.gif , luftra e perleshje, pushkatime burrash pas mureve te shtepive; femrat dhe femijet kryesisht jane perjashtuar dhe trajtuar si qënie edhe me 'fragile' dhe keshtu shpeshhere u eshte falur jeta.

    Edhe kalimi i partizaneve nga shtegu i dhive /pf/images/graemlins/laugh.gif u be ne menyre te atille qe ne fillim te kalonin grate dhe femijet, dhe me pas burrat si zvarranike (si me te shkathet e kam llafin : eshte kompliment ky /pf/images/graemlins/laugh.gif ). Te mos harrojme ketu qe qypi i ujit ju thye gruas se Lymit tek burimi /pf/images/graemlins/laugh.gif kur ju kthye Lymi shnosh, dhe jo anasjelltas. Domethene burrat konsiderohen si ' garipat' e shpive - kshu qe normalisht grate nuk kane pse te persekutohen njelloj.

    Shenim : Nuk kam per qellim te tallem me argumentin /pf/images/graemlins/smile.gif . Desha vetem tju rikujtoj qe ndonjehere qe cdo teme kerkon pergjigje aktive me pushke ne dore /pf/images/graemlins/laugh.gif mbrapsht - ndoshta thjeshte reflektimi dhe nderimi i nje fare soji do te ishte mjaftueshem...
  2. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Femra shqipetare gjate viteve te diktatures.

    e klikova 'pergjigju' per te bere ne replike tjeter

    po lere fare se tema eshte shume delikate e une po sillem si elefant ne kristaleri


    me renqethi edhe mua e reagova, mbase, duke u perpjekur te minimizoj apo te harroj faktin

    do te doja te vija nje tufe lule ne perkujtimoret e ketyre personave! (e tille eshte edhe kjo teme)
  3. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Femra shqipetare gjate viteve te diktatures.

    Ne keto qe shkruhen, ka gjera qe qendrojne sikurse edhe mjaft te tjera qe jane te hiperbolizuara me qellime propagandistike.
    Ne rast se flitet per femren ne pergjithesi, mendimi im personal eshte se u bene shume gjera qe e çliruan personalitetin e saj nga gjithe ajo barre paragjykimesh, zakonesh dhe mbeturinash te trasheguara nga e kaluara dhe qe e ngarkonin kurrizin e femres derisa e thyenin me dysh.
    Mos harroni se vinim nga nje shoqeri(mendoj se ende nuk eshte zhdukur) pra nga nje shoqeri patriarkale, ku fjala e burrit ishte dhe mbetej ligj, ku destinacioni i femres ishte ai i nje makine per argetim dhe per te pjelle, ndersa, per hir te se vertetes, ne 50 vjet, biles qe nga lufta filloi te fryje ere tjeter.
    Femrat ishin thuajse analfabete 100 perqind e tyre. Per kete ka fakte te shumta si dhe vepra te shumta te autoreve tane te mirenjohur, qe nga Migjeni, Haki Stermilli etj. Situate qe ndryshoi pikerisht ne ato pesedhjete vjet. Pa perseritur faktet, por me duket se per here te pare femra shqiptare njohu rrugen e emancipimit dhe te mendosh se shitej apo vlera e saj ishte ajo e nje lope.
    Persa i perket atyre femrave qe vdiqen te torturuara ne internim apo burgje, me duket se nuk perbejne femren shqiptare dhe as qe mund te thuhet se perfaqesojne ate.
    Sa per shifren qe jepet ne fillim, eshte jashtezakonisht e egzagjeruar. Nese dikush nga ju ka pasur mundesi te dije e dhena egzakt e te persekutuarve politike ne Shqiperi ne 50 vjet te diktatures, e theksoj e dhena e botuar nga qeveria e Berishes, pas ardhjes ne fuqi, eshte 16.000 vete. Por pas permbysjes ne vendin tone ndodhi qe edhe hajdutet ordinere te quhen te persekutuar politike dhe pasojat dihen. A nuk mendoni se po i vuajme ende sot?
    Ndersa per episodin e Zaho Kokes, mendimi im eshte se ishte nje zgjidhje e drejte per ate moment. Nuk e di sa jini ne dijeni te historise dhe te asaj qe ndodhte ne ate kohe por une jam plotesisht brenda nepermjet dy rrugeve: e para sepse kam pasur njerez qe kane qene pjesmarres ne lufte si partizane dhe burimi i dyte eshte nga ana e kundert; deri para vitesh ruajta ne shtepi nje koleksion te gazetes Tomorri qe botonin fashistet italiane ne vendin tone. Te dy keto burime konfermojne te njeten gje, qe eshte:
    Ne gazeten Tomorri shkruhej se vajzat shqiptare kane dale malit per te kurveruar. Pra siç e shikoni kjo lloj propagande kishte per qellim te helmonte shpirtin liridashes te shqiptarit duke i prekur ne nje pike nevralgjike qe nuk mund te injorohej. Cduhej bere sipas jush? Te ktheheshin brigadat partizane ne çerdhe kurverie, apo te mbeteshin luftetare per çlirimin e vendit. Qendrimi i ashper mua me duket i justifikuar, personalisht nuk do te veproja ndryshe. Rrezikonte te njollosej gjithe lufta nacionalçlirimtare. Dhe ndoshta nuk i dini por fakte te tilla nuk jane episodike vetem per shqiperine. Fakti, apo burimi i dyte per mua mbete tezja ime, ish partizane e batalionit hakmarrja me komandant Petrit Dume dhe me pas ish partizane ne Brigaden e pare me kom. M. Shehun. Edhe ajo dashuroi nje partizan me te cilin u martua pas lufte, por kuptohet se gjate tere viteve te luftes ishte e drejte, thote, te mbahej ai qendrim, sepse ju nuk e dini se ç'thuhej per ne nga balli.
    U zgjata pak, por me duket se eshte e domosdoshme. Kur flasim per femren shqiptare ne pergjithesi, eshte tjeter gje dhe kur flasim per ato qe kane qene denuar dhe torurat ç'njerezore qe kane hequr neper burgje, eshte tjeter gje. Jam i mendimit se sidoqofte ishte dhe eshte nje plage e shoqerise shqiptare te asaj kohe.
  4. gezim lame

    gezim lame Fillestar

    Re: Femra shqipetare gjate viteve te diktatures.

    pjse nga nje artikull tek "Gazeta Shqiptare"

    Faqja 12/13 - SPECIALE Korrik 24, 2003

    artikulli ishte i gjate po mora vetem nje pjese qe i perputhej kesaj teme....

    ps. flm Blendi per rregullimin e faqes se pare /pf/images/graemlins/smile.gif
  5. Blendi

    Blendi Fillestar

    Re: Femra shqipetare gjate viteve te diktatures.

    Une jam dakort me Gene ne kete mes. Nuk mund te flasesh vetem per pushkatime, internime dhe cmenduri sepse ne kete menyre do t'i shkruash te gjitha c'ke lexuar dhe pastaj s'mbetet asgje per te diskutuar, dhe tema kthehet ne nje gershet keqardhjesh nga antaret por asnje lloj diskutimi.

    Mendoj se duhet folur per rrolin e femres ne Shoqerine Komuniste. Duhet folur per vuajtjet, ndalimet, rregullat, kufijte, zhveshjen nga feminiteti...dhe njekohesisht per emancipimin, zhdukjen e anafabetizmit (i cili ishte gati i plote ne femrat), integrimin ne shoqeri, edukim, qeverisje.
  6. tirana

    tirana Fillestar

    Re: Femra shqipetare gjate viteve te diktatures.

    Me lini t'ju citoj dy vargje nga nje kenge..

    O Enver tu befte nena
    na hoqe çitjanet e renda
    e na veshe allafrenga..... (vazhdon)

    Kam pershtypjen qe nga ky kendveshtrim (emancipimi i gruas) jemi goxha me perpara se Kosova, Maqedonia a Turqia.


    ps. Kjo nuk justifikon vuatjen aspak prandaj mos u nxitoni te replikoni e te me quani "i rregjimit"
  7. gezim lame

    gezim lame Fillestar

    Re: Femra shqipetare gjate viteve te diktatures.

    Blendi!

    Ju lutem me lejoni t'ju pyes per dicka....

    Sipas jush "emancipimi i gruas nga regjimi komunist" eshte aq pozitiv sa te erresoje "faktet e papelqyeshme".....??!!

    E drejtoj vetem per ju kete puetje se dikur keni patur nje thenie te "che" "...bombing for peace...etc etc..." , a nuk ju duket se vlerat ne te cilat besoni, dalin kontradiktore me njera-tjetren..??!!!

    gjithe te mirat
    X
  8. Blendi

    Blendi Fillestar

    Re: Femra shqipetare gjate viteve te diktatures.

    Absolutisht jo Ximi. Nuk po flas per kontradikte, ne fakt je ti qe ke nje cen ne faktimin tend.

    Ti po e trajton ceshtjen sikur femrat e burgosura/pushkatuara/internuara i vuajten keto krime per shkak se ishin femra. Vetem ne rast se mendon vertet keshtu mundesh pastaj t'i vesh keto krime ne nje peshore me emancipimin total te femres shqiptare.

    E verteta eshte se denimet jepeshin per arsye dhe qellime POLITIKE dhe jo per shkak TE TE QENIT FEMER. Njesoj, ne mos me keq kane vuajtur edhe burrat. Une nuk mbaj mend ndonje ligj, dekret, urdherese, stimul, promovim kundra FEMRES. Mban mend ti ndonje te tille? Po flasim per Shqiperine jo per Talibanin.
  9. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Femra shqipetare gjate viteve te diktatures.

    shini nivelin aktual te arsimimit te larte nga instat

    Universiteti i Tiranes
    10315 7596
    Gjithsej Femra

    me duket se tregon qarte se ne nuk jemi kafshe

    PS nuk ishte replike ndaj askujt
  10. gezim lame

    gezim lame Fillestar

    Re: Femra shqipetare gjate viteve te diktatures.

    kujdes blendi!!!!!!!!!!!!!

    me ke "kuptuar"(i ke rreshqitur ne fakt pyetjes) komplet gabim......kaq mund te them...

    ndersa per vete te kam kuptuar mjaft mire se ku synon te dalesh... /pf/images/graemlins/wink.gif (nostalgji eshte s'ke ci ben :wink: )

    lexo me kujdes ato qe kam shkruar dhe do shohesh se ajo qe kam dashur te them eshte dicka tjeter...

    X
  11. Blendi

    Blendi Fillestar

    Re: Femra shqipetare gjate viteve te diktatures.

    OK Xim, a don te dish? Mendoj se regjimi diktatorial ne Shqiperi ishte nje cmenduri qe na ndodhi te gjitheve. Mendoj se vrasjet, internimet, burgosjet, shpifjet, shfarosjet, izolimi, varferia e te gjitha te keqijat qe vuajtem nuk justifikohen ne asnje lloj menyre.
    Shpresoj qe asnjhere me te mos biem te gjithe si komb ne duart e nje diktatori si Enver Hoxha dhe miqte e tij brenda dhe jashte.

    Shpresoj te kem qene i qarte me ty. Sa per nostalgji, nuk di sa qendron pasi une kam lindur me 1979 dhe nuk kam pare shume nga epoka, dhe ato qe mbaj mend kane qene shtepi te mobiluara keq me ata divanet 8000 lekesh, televizori "Iliria", rradhat ku gjyshja vinte trasten qe ne ora 22.00 per te blere qumesht mengjesin e se nesermes, dhe hafijet e lagjes qe i hidhnin babit antenat nga taraca.

    Por bashke me ujin nuk flaket edhe foshnja o rob Zoti. Une nuk kam frike te pohoj se femra Shqiptare ka avancuar shkelqyeshem brenda shoqerise ne ato vite te diktatures. Nuk eshte ceshtje nostalgjie por fakt i mirfillte. Kur t'i pohojme te gjitha ashtu si jane pa u trembur nga c'mund te mendojne te tjeret, do te mund te nisim nje diskutim qe vlen.
  12. gezim lame

    gezim lame Fillestar

    Re: Femra shqipetare gjate viteve te diktatures.

    Dakord Blendo!

    mesa mora vesh nuk jeni ai i citatit... i cili nuk bashkohej me asnje padrejtesi edhe kur mbulohej nga "qellimet e mira".....

    nuk kemi qene te gjithe te barabarte Blendo.... ne aparence dukej sikur te gjithe ishin te barabarte, se divane 8000, radio iliria, rradhat tallonet, etj ishin per te gjithe njelloj edhe per persekutuesit, kalecet, "te privilegjuarit" e regjimit..... ajo qe i ndante njerezit ne persekutues dhe te vuajtur ka qene dicka me e madhe..............
  13. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Re: Femra shqipetare gjate viteve te diktatures.

    Pa kaluar ne numra e detale te fillojme pak histori nga koha e Zogut. Femra e qyteteve ishte me paksa shkolle, kurse femra tipike e fshatrave bente shume femije dhe ndihmonte burrin duke punuar token (pa shkolle ashtu si dhe burri i saj). Vjen koha e shkurter e okuptimit, asnje ndryshim tek femra ne aspektin e kultures dhe dijes por njefare emancipimi i atyre qe dolen ne krah te partizaneve apo ballisteve per te luftuar okupatorin. Maximumi 20 vjet! Emancipimi i femres (nese mund ta quajme te tille) ishte shume i vogel si ne cdo pjese tjeter te Europes. Ne kohe lufte kush kishte ngene te hapte shkolla si per burra dhe per gra?

    Hyn diktatura komuniste. Femrat e shkolluara (ashtu si dhe meshkujt) qe ishin rrasen burgjeve dhe vriten. Natyrisht, sistemi i ri ishte i frikesuar nga njerezit e ditur dhe vjen me nje plan te vecante per te krijuar "njeriun e ri". Femrat e pashkolluara cohen ne shkollat perkatese te hapur nga qeveria komuniste, fillon meson shkrim e kendim dhe historine e PPSH, i hapet e drejta per pune ne koperativa, ndermarrje e uzina e natyrisht nje perqindje e vogel "me biografi te mire" i hapen dyert e universiteteve. Femra tipike, ashtu si ne parrullat e asaj kohe ishte nje fshatare apo punetore uzine me fytyre femre ne nje trup muskulz burri qe realisht punonte 3 turne, ndersa rriste femijet, mbante shtepine duke filluar nga gatimi, larjet, sajdisja e fisit, etj. etj. 50 vjet te tilla!
    Nderkohe, ajo pjese e femrave (dhe meshkujve) qe nuk i pelqente sistemi diktatorial dhe e kundershtuan apo shprehen pakenaqesi ndaj tij e pesuan ashtu sic eshte shkruar ne fillim te temes. Te tjerat "njeriu i ri" i brumosur nga Partia, qepi gojen se nuk dinte me teper - dhe pse kishte mesuar te lexonte dhe shkruante nuk kishte asnje komunikim se cfare behej me femrat e pjeseve te tjera te Europes, ju nenshtruan 3 turneve dhe ropatjes per te perballuar jeten.

    Tani, me thoni pak ju qe mbroni diktaturen, kur femrat shqipetare "emancipoheshin" ne kohen e diktatures, cfare benin shoqet e tyre qe jetonin ne sisteme te tjera politike? Cfare benin femrat ne Itali, France e Gjermani ne keto 50 vjet????

    Kjo mesiper ishte per emancipimin dhe pse une nuk e kisha hapur temen me nje tendence te tille. Me teper desha te beja te njohur se krahas mashkullit shqipetar, edhe femra e femijet shqipetare kane vuajtur nga persekutimet cnjerezore qe ka bere sistemi diktatorial. Sepse nuk i kemi ditur, nuk do te thote se nuk kane egzistuar. Sepse propoganda e asaj kohe mbronte "njerezit me pozite" nuk do te thote se ato nuk kane qene perdhunuesit e femrave neper burgje, vrasesit e tyre, shkaterrimtaret e familjeve. Pse duhet ta mohojme kete pjese te historise dhe kete shtrese te shoqerise se nuk na pelqen neve? Sepse nuk duam te dime se femrat jane vrare e torturuar nga regjimi diktatorial? Pse te bejme si struci qe fut koken ne rere dhe kujton se nuk ja sheh njeri trupin?
  14. Blendi

    Blendi Fillestar

    Re: Femra shqipetare gjate viteve te diktatures.

    Nuk e di une, une punetore i kam patur prinderit.

    Meqe jemi te tema e grave. Mamaja ime mbeti jetime ne moshen 2 vjecare dhe e rriti shteti ne shtepi te femijes.
  15. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Re: Femra shqipetare gjate viteve te diktatures.

    T'ja mbante kengetarit te mos i bente himne Enverit ne ate kohe por do e pesonte si ato qe jane shkruar ne fillim te temes, ai vete bashke me gruan, femijet, prinderit dhe fisin.

    Meqe ra fjala, hoqi citjanet e atyre qe i vishnin citjane dhe i veshi me fustan basme kombinati dhe kepuce egeliti = kepuce druri. T'ja mbante ndonjeres te vishte ndonje gje paksa "moderne" se e rrasnin brenda per agjitacion propogande dhe shfaqje te huaja.
  16. tirana

    tirana Fillestar

    Re: Femra shqipetare gjate viteve te diktatures.

    Nga çitjanet tek Prada nuk ben te kalohet.. Revoluciona ka etapat e veta...
    ... shaka bej /pf/images/graemlins/smile.gif
    ..apo nuk e lejoni ketu??
  17. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Re: Femra shqipetare gjate viteve te diktatures.

    50 vjet duket etape shume e gjate aq me teper qe historia tregoj se sa vinin zoqte e korbit dhe nxiheshin, kurse jemi ne vete qe ankohemi per etapen e fundit 12 vjecare qe nuk po rregullon Shqiperine. Pse 50 vjet qenkan pak dhe 12 vjet jane shume?
    Mendon se po te jetonim 100 vjet te tjera nen sistemin diktatorial do vishnim Prada? Vetem nese veshjet e te burgosurve do ishin te asaj firme /pf/images/graemlins/laugh.gif

    p.s. Muni... na u nxef gjaku me debat e ti vjen e na hudh nje kove uje te ftofet! :smash:
  18. marko

    marko Fillestar

    Re: Femra shqipetare gjate viteve te diktatures.

    O Ana pse kaq problem te thuash Populli shqiptar ne vend qe ti filosh ti ndash me kategori.
    mashkulli, gruaja, femija.
    Kepuce druri vishte nena, kepuce druri vishte babai, kepuce druri vishte femija.
    Vishje dicka moderne si grua si burre, te vinte Sala kur ishe student me gershere ne dore e te qethte ose ti griste pantallonat tub ose kauboj.

    By the way, ajo per te cilen ty te paska ardhur aq keq se e pushkatuan shtatzene, ka pas vrare me doren e vet, partizane, balliste e popull ne kohe te luftes.

    Se dyti, kur pyet se c'benin shoqet e tyre ne bote keto 50 vjet, ben mire te lexosh e te pyesesh me teper, dhe do shohesh se si luftonin per ate emancipim qe ne te gjitha vendet ish-socialiste ishte me se normale.
    Postet e larta, perfshirja ne politike etj, sihin endrra per grate e perendimit deri ne fund te viteve 70.
    Per sa i perket faktit qe gruaja shqiptare bente gjithe ato pune shtepie dhe punonte, nuk mund ti vihet faji shtetit, apo politikes se qeverise, por mentalitetit anadollak, nga i cili asgje nuk i nxirrte dot femrat.
    Ato ishin dhe sot e kesaj dite jane viktima te po atij mentaliteti te trasheguar ne shekuj.
    Dhe ne Amerike kur vijne prap lajn e shplajn e gatuajn te shkretat dhe pse punojne nga 10 ore ne dite.
    Po pse rregjimi ua kish fajin apo mefshtesia e tyre dhe injoranca e atyre qe i kane per krahu?
    Te gjithe kemi vuajtur, pa asnje ndryshim nese ishe grua apo burre, prandaj dhe me duket e kote dhe tendencioze nje ndarje e tille.
  19. gezim lame

    gezim lame Fillestar

    Re: Femra shqipetare gjate viteve te diktatures.

    marko!

    Cfare flet vlla. Permbaju mos i lesho fjalet pa pjek fare.
    Me keto qe po thua dmth justifikohen gjithe krimet, sepse na kane sjelle "perparim"... :confused:
    Edhe analizen e atij "perparimi" pe te krijuar imazhin e "njeriut te ri" ta ka bere fare mire Ana siper.......

    Me habit me te vertete, qe per ty s'perben as nje pike cudie ekzekutimi i nje femer shtatzene... :confused:

    ja kalofhs mire
    X
  20. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Re: Femra shqipetare gjate viteve te diktatures.

    Per Markon:
    E cfare ka te beje kjo qe shkruani ti me torturat makabre qe bente sistemi komunist i asaj kohe? :confused:

    Po iki per sot... kalofshi nje mbremje te kendeshme dhe per anetaret me ndjenja dhe arsye: pa enderra te keqija per mizorine e shqipetareve, kurse per ju te tjeret, vazhdoni shifni enderra me ngjyra :tipsy:

Shpërndajeni këtë faqe