Festivali Folklorik zbret në Tiranë

Diskutime tek 'Muzika' filluar nga peson, 25 Nov 2004.

  1. peson

    peson Primus registratum

    Festivali Folklorik zbret në Tiranë

    Një ansambël i vërtetë tingujsh, ritmesh, lëvizjesh e ngjyrash, janë shfaqur mbrëmë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit. Këngët dhe vallet më të bukura të Festivalit Folklorik kanë ardhur mbrëmë për publikun përmes një koncerti, por edhe nëpërmjet një ekspozite fotografike, e cila ka sjellë atmosferën festive në kalanë e Gjirokastrës. Në kuadrin e “Muajit Maratonë të Kulturës”, dhe në prag të festave të mëdha të Nëntorit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve, kanë organizuar mbrëmë, në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit hapjen e Ekspozitës Fotografike dhe një Koncert me numra të zgjedhura nga Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës 2004. Ekspozita fotografike me pamje nga Festivali, është realizuar nga fotografi Hamdi Petrela, që ka fiksuar në celuloid, portrete dhe grupe të artistëve popullorë, çaste nga konkurrimi i grupeve folklorike në skenën e Kalasë së Gjirokastrës, pamje festive të qytetit etj, përmes të cilave autori ka dhënë atmosferën e gëzueshme, dritën dhe larminë e ngjyrave të kostumeve të bukura popullore. Pas ekspozitës, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, të pranishmit kanë pasur mundësi të ndjekin Koncertin me këngë dhe valle të zgjedhura nga Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, ku rreth 200 artistë kanë debutuar me numrat folklorikë më të mirë. Këngët popullore qytetare nga Përmeti, Shkodra dhe Tirana, me këngëtarët e njohur Arban Zeqiri, Jarek Muço, Mukades Çanga, Violeta Zefi, Nurije Myftari etj, kanë elektrizuar atmosferën dhe kanë fituar duartrokitjet e publikut. Gjithashtu, në skenë janë ngjitur grupet e valleve nga Tropoja, Peshkopia, Ura Vajgurore, Devolli, Gramshi etj., si edhe bartësit e njohur të këngës polifonike nga Gjirokastra, Vlora dhe Mallakastra, rapsodët e Mirditës, formacioni orkestral i Pukës etj, të cilët “rrëmbyen” çmime e medalje në edicionin e shtatë të Folklorikut. Ashtu si edhe në Festivalin e Gjirokastrës, në skenën e teatrit të Operës dhe baletit, janë ngjitur grupe folklorike nga Gjilani i Kosovës, nga Frëngova e Strugës, si dhe nga Ulqini. Por nuk kanë munguar edhe të zotët e shtëpisë, këngëtarët dhe valltarët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, të cilët fituan çmimin e parë të Festivalit Folklorik
     

Shpërndajeni këtë faqe