Figura reale e Skenderbeut

Diskutime tek 'Historia Shqiptare' filluar nga "Dr.Dituria", 18 May 2009.

  1. "Dr.Dituria"

    "Dr.Dituria" Fillestar

    Figura reale e Skenderbeut

    Shkruan, Sabri Selmani

    Skëndërbeu....., nuk ishte luftëtar i vërtetë për liri kundër të gjithë pushtuesve, por përkundrazi, ishte i prirë për bashkëpunim me pushtuesit më të rrezikshëm, pushtuesit sllavë, kundër një pushtuesi tjetër, pushtuesit osman.

    Ishte i varur plotësisht prej Vatikanit dhe i shërbente këtij vendi me besnikëri.

    Skënderbeu mund të interpretohet si udhëheqës shqiptar që përuroi fillimin e luftërave fetare ndërmjet shqiptarëve. Kështu mund të interpretohet sjellja e tij ndaj besimeve të tjera fetare në Shqipëri pas kthimit në Krujë, kur kërkoi nga kolonistët dhe të konvertuarit në myslimanë të zgjedhin ndërmjet kristianizmit e vdekjes dhe të gjithë ata që nuk pranuan të braktisin islamin i masakroi. Masakra masive si këto nuk janë kryergjatë gjithë periudhës së sundimit osman dhe përgjithësisht kjo sjellje e Skënderbeut nuk u pasua nga udhëheqës të tjerë (ndoshta me

    përjashtim të Pjetër Bogdanit dhe ndonjë rasti tjetër të rrallë)e nuk u shndërrua në traditë tek shqiptarët. Përkundrazi, traditë u bë toleranca fetare që është një përvojë dhe karakteristikë tipike e shqiptareve.Por në qoftë se do të ishte vazhduar qëndrimi i Skënderbeut, atëherë atij do t'i takonte merita e themeluesit të intolerancës dhe luftërave fetare ndërmjet shqiptarëve.

    Mendoi se më i vlefshëm se çdo figurë e kombit shqiptar është vetë kombi shqiptar, se interesat e tij nuk duhen dëmtuar për hir të asnjë figure kombëtare, se sado e madhe të jetë një figurë historike, gabimet e saj nuk duhen vazhduar në qoftë se janë të dëmshme për kombin me arsyetimin se "duhen ruajtur figurat" dhe se figurat duhen ruajtur për çka kanë vepruar
    drejtë.
    Secilit i bie barra të vendosë vetë, nëse më i rëndësishëm është kombi dhe populli shqiptar apo "pastërtia" folklorike e figurave historike.
    Shtrohet pyetja: a mund te quhet nje popull i ditur kur "pastërtia" folklorike e figurave historike eshte me i rendesishem se sa kombi dhe populli shqiptar?

    Historia dhe histografia shqiptare dominohet nga elementi joshqiptar, kryesisht
    vlleh-ortodoks, grek dhe sllav.

    Mendoi se do te vije koha kur do te shkruhet historia reale e kombit shqiptar dhe kur do te dalin ne siperfaqe figurat reale te kombit shqiptar te cilat tani per tani gjenden te varrosura nen siperfaqen e tokes shqiptare.
    Për të mësuar historinë e popullit tonë, sot lexuesi shfrytëzon literaturë të huaj, gjegjësisht serbe apo greke, çka është vërtet brengosëse. Nevoja për flakjen e teksteve filo-serbe nga bankat e shqiptarëve, s’ka dyshim që është diçka e domosdoshme dhe e pashmangshme. Sot, në kohën e lirisë së fjalës, pas shkëputjes nga sistemi sllavo-komunist - sistem i instaluar nga serbet (5)në Shqipërinë tonë - shqiptarët s’kanë kurrfarë arsye të mendojë akoma si Enveri, shërbëtori besnik i marksizëm-leninizmit, i cili u nguliti shqiptarëve përmes dhunës dhe mekanizmit të shpëlarjes së trurit idenë se këta shpëtuan e dolën fitimtarë në kohën kur u shkëputën nga Perandoria Osmane, e cila punoi për disa shekuj duke u mbështetur në parimet e Sheriat (Sistemin e Zotit). Enveri mendonte kështu dhe impononte të njëjtin mendim, sepse ish i ngarkuar me këtë mision nga serbet, të cilët vetëm atëherë (1912), kur shqiptarët u ndanë nga Perandoria Osmane, pushtuan tokat e shqiptarëve, çka nuk patën mundësi që ta bënin më herët, në kohën kur aleati i shqiptarëve ishte Perandoria Osmane, pjesë përbërëse e të cilit qe edhe Shqipëria. Madje, nuk mbeti me kaq, ai (përhapësi i ideve komuniste) vazhdoi me të njëjtën egërsi kundër shqiptarëve, e sidomos ndaj atyre myslimanë, njëlloj siç kishin vepruar punëdhënësit e tij(6) dekada më parë. Prandaj, lipset thënë që në fillim se antishqiptarizmi i krijuar nga një kryetradhtar s’mund të merret parasysh, dhe e njëjta gjë vlen edhe përsa i përket historiografisë në lidhje me historinë e popullit tonë, krenaria e të cilit u ngrit në kohën kur ishte mik e akraba me perandorinë më të fortë të kohës.

    Kiel-Gjermani
  2. "Dr.Dituria"

    "Dr.Dituria" Fillestar

    Re: Figura reale e Skenderbeut

    Une e kam futur Skenderbeun si nje Anti-shqiptar ne rastesine e disa politikave te asaj kohe, kjo ka ndodhur sepse ka fakte Historike ( Skenderbeu Masakroj shqiptaret mysliman te fshatrat e krujes me te ardhur nga turqia), dhe ky rast e ben Skenderbeun Anti-shqiptar.

    Por me anti shqiptar tregohet Kadareja kur thote (Minarja e Xhamise se Hetem Beut ne mes te Tiranes eshte nje shkop i Turkut ngulur ne prapanicen e shqiptarit).

    Sabri Selmani
  3. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali Staff Member

    Re: Figura reale e Skenderbeut

    Idiot, Don Kishot apo anti-shqiptar? Tek cili grupim duhet me t'fut ty I Dituri?

    Se nuk duron dot gjë në prapanicë prandaj shqiptari i ka bërë shurrën feve ...
  4. eli

    eli Fillestar

    Re: Figura reale e Skenderbeut

    Ky zotnia, se n'koh t'demokracis te tan duhet me i thirr zotni, qenka hala te ajo teoria e vjeter qe disa pseudo analista e/ose historian vazhdojn me besu se shqiptari i vertet asht ai mysliman e qe Shqipnia ka pshtu se ka qen nen turkun. Ky pra na mson qe nenshtrimi qenka i amel nese ndryshon kandveshtrimi, dhe qe baba mbret e daja (sikur u thirrte prej disa shqiptarve sulltani dhe turku) kan ba gjynah qe na kan lshu pse disa edepseza bashibozuk kan lyp me ken zot n'vedi e qe na kan lan jetima ne ket far fejet. Por ktij zotnis kisha me in keshillu qe nese i randon historia shqiptare t'shkojn n'turqi ku mundet me e msu Tamam.
    (mos e pvet se e thot vet) fjale e urt dikun n'arnautstan
  5. jimmy84

    jimmy84 Fillestar

    Re: Figura reale e Skenderbeut

    Turq...kudo turq. Në fund të ditës ata do të jenë përpara mureve të Krujës, Gjergj!
  6. regele

    regele Anëtar aktiv

    Re: Figura reale e Skenderbeut

    <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Kondrapedali</div><div class="ubbcode-body">Idiot!</div></div>
  7. EL-DIABLO

    EL-DIABLO Guest

    Re: Figura reale e Skenderbeut

    Shqiptari ka nje jete qe vuan sepse gjithsecili do te jete Madheri prandaj dhe Zogu e quajti veten Naltmadheri kohet e fundit sepse nxori nje liber dikush qe e ben Skenderbeun te keq nxjerin koken dhe disa te tjere duke dash me ul figuren e skenderbeut vetem fakti qe la gjithe ato ofiqe qe kishte ne stamboll dhe erdhi ne shqiperi e ben ate Hero Kombetar! Ne ju bejme lavde vellezerve frasheri qe mbeten tere jeten ne kurbet gjasme e donin atdheun pse nuk erdhen te ndihmonin? Po ashtu edhe sot shoket e Ismail Kadarese jetojne jashte dhe flasin kaluar bla bla bla
  8. policia

    policia Anëtar aktiv

    Re: Figura reale e Skenderbeut

    qyqa na dolen edhe vellezerit frasheri armiq...
    une mendoj se nuk duhet te jesh patjeter ne shqiperi qe te quhesh patiriot...
    se mund te jesh gjithe jeten ne shqiperi dhe nuk ben asgje per shqiperine. vertete vellezerit frasheri nuk ndejten ne shqiperi por vepra e tyre i ndihmoi shqiptaret...
    prandaj te mos i ngaterrojme gjerat...
    qe skenderbeu eshte hero kombetar kete nuk duhet ta veje ne diskutim asnje shqiptar dhe asnje i huaj (ne fakt te huajt nuk e vene ne diskutim, ne shqiptaret ngreme diskutime te tilla), madje ai shkon pertej kesaj, ai eshte quajtur hero nderkombetar, per rolin qe luajti ne ate kohe...
    e vetmja gje qe diskutohet eshte se pse ai e filloi kete lufte me turqine, disa thone per shkaqe personale, edhe po te jete keshtu kjo nuk ka asnje lloj rendesie...
  9. AKABA

    AKABA Fillestar

    Re: Figura reale e Skenderbeut

    hajde shkenc hajde, po mir hetim do bejme ne per Skenderbeun e per cdo figur kombetare?
    Skenderbeu perfaqson njeriun qe beri emer ne histori si luftetar e burr shteti, tjerat jan gjera ansore, dikuj i pelqen dikuj jo por kur ske tjeter se me i mbledh tan vitet bashk nuk behen as 200 vjet ne te gjitha kohrat qe shqiptaret kan pas shtet prandaj shume mire eshte e aty le te rrij.
  10. hawk

    hawk Fillestar

    Re: Figura reale e Skenderbeut

    Nuk do te ishte gabim te gjykohej mbi baza shkencore, pra duke ndertuar personazhin, perballe mitit qe i takon botes emotive.

    Skenderebeu eshte krijuar si mit nga romanticizmi, eshte perdorur per interesa socio-politike nga enverizmi, qe eshte edhe perhapesi me i mire i kesaj figure ne popullin tone (nga shkolla). Nuk me duket ndonje problem nese Heroin e njohim nga kendveshtrime 360°, te konsideruara tabù per gjysem shekulli diktature, apo te mistifikuara (me perpara) nga gjysem shekulli romanticizem.

    Sic e njohim nga historia e Akademise, eshte shume afer historive biblike.

    Porblemi me i madhe eshte se Ai ngjyroset me nacionalizem ne nje kohe kur kjo ideologji nuk ekzistonte. Jo vetem ideologjia, por edhe asnje forme identiteti etnik. Si personazh qe jeton ne Mesjete, nuk studjohet nga medieviste, por nga historiane te specializuar ne fusha te ndryshme, qe me shume afrohen me &quot;gjithologet&quot; e programeve analitike, se me specialiste te nje fushe historike qe projekton Skenderbeun ne kontektin ku jetoi dhe jo ne romanticizem, enverizem apo ne neonacionalizmin e sotem.
    Nder shume detaje, nga pjeset me komike te kesaj tragjikomedie jane fjalimet ku pretendohet se Skenderbeu u mbajti shqiptareve, ne nje kohe qe termi &quot;shqiptare&quot; do te krijohet 3 shekuj pas Kastriotit!
    Po keshtu motivacioni politik i qendreses, motivacioni etniko-social i pjesemarresve, shifrat biblike, maredhenjet me te huajt, etj etj.
    Skenderbeu nuk eshte studjuar akoma ne kontekstin mesjetare, te pakten nga historiografia e jone.
  11. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Figura reale e Skenderbeut

    Mendimi i mesiperm eshte shembulli i qarte kur *** Fatos Lubonjes behet FLAMUR.
  12. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali Staff Member

    Re: Figura reale e Skenderbeut

    <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body"> Porblemi me i madhe eshte se Ai ngjyroset me nacionalizem ne nje kohe kur kjo ideologji nuk ekzistonte. Jo vetem ideologjia, por edhe asnje forme identiteti etnik. </div></div>

    Ky është k..lliku më i madh që mund të pohohet (dhe ky nuk është faji i Hawk pasi është sëmundje e përgjithshme në mjediset universitare). Identiteti etnik fillon me familjen, vazhdon me fisin, me fshatin, rrethinat dhe në fund, me njerëz me të njëjtën gjuhë, kulturë e ndjenjë përkatësie ndaj kësaj gjuhe e kulture.

    Studjuesit e sotëm, duke u munduar të jenë sa më korrekt nga njëra anë, e duke përdorur termat si municione nga ana tjetër (kuptimi i fjalëve ndryshon kokë e këmbë duke ju referuar gjuhës së përditshme apo përkufizimit të disa filozofëve - se ç'mutin do filozofi me kuptimin e fjalëve, kuptim të cilin ai e ka &quot;gjetur&quot; të gatshëm kur ka mësuar të flasë ) nxjerrin terma të reja për të ilustruar situata të vjetra e u japin kuptime të reja termave të vjetra (pra nuk bëjmë dot më lidhje mes të sotmes e të kaluarës).
  13. hawk

    hawk Fillestar

    Re: Figura reale e Skenderbeut

    Parafolës qe ndërhyjnë me etiketa, krahasime dhe me etike kaq te kulturuar, me shtyjnë te mendoj se përveç emotivizmit nuk kane arme te tjera. Me te drejte Kontrapetali përcaktoi opinionin tim “sëmundje e përgjithshme në mjediset universitare”, pra diçka qe buron nga institucione te cilat janë krijuar për te bazuar opinionet ne fakte, ndryshe nga kafja, shtëpia apo diskutimi përgjatë rrugës, qe do prodhojnë opinione emocionale, subjektive dhe diletante. Sigurisht qe universiteti, atyre qe e shikojnë si spektator ose e frekuentoje ne shkenca te cilat nuk lidhen me diskutimin ne fjale, do t’u duket i sëmurë. E ne fakt reagimi i mësipërm dëshmon sa te shëndoshë janë subjektet reagues. Dilemën e Kontra-s “se ç'mutin do filozofi me kuptimin e fjalëve” do e konsideroja me gjerësisht tek historia: çfarë do injoruesi tek kjo shkence?

    Kur pohoj se “nuk ekziston një identitet etnik ne mesjete” duhet te jene te qarta dy gjera. Se pari identiteti krijohet nëpërmjet përjashtimit dhe etnia ne mesjete nuk kishte forcën përjashtuese te një grupi tjetër aq me tepër te superioritetit qe mori ne shekullin e XIX, si dhe XX ne disa rajone apo ideologji totalitare – pra nuk ishte akoma identifikim siç ishin disa te tjerë . Se dyti, mesjeta nuk karakterizohet nga ndarjet etniko-politike dhe etniko-kulturore. Sikur te kishim realitete te tilla, do kishim shtete kombe te cilat linden vetëm ne fundin e ‘700, gjate ‘800 dhe tek me te vonuarit gjate ‘900. Lëvizja nacionaliste dhe ndjesia e përkatësisë etnike, qe i paraprin, karakterizohen nga tre momente te mishëruara ne tre grupe: 1 – te vetëdijshmit (intelektualet), 2 – përhapësit e këtyre ideve (patriotet), 3 – masivizimi i teorisë (populli). Qe te tre fazat nuk shkojnë me thelle se gjysma e ‘700 dhe një nga intelektualet me përfaqësues është Herder. Për asnjë çast ky gjeni nuk pretendon një homogjenitet politik (shtet), perverse një kulture homogjene. Herder dhe mesjeta kane pothuajse 3 shekuj ndërmjet, pra 300 vite nga fillesa e identitetit ento-kulturore.

    Skënderbeu mesjetare duhet studiuar ne kontekstet e asaj periudhe dhe jo te sajesave pasardhëse. Një identitet etnik i kohës do te përkthehej ne një Hero me antroponimi iliro-shqiptare dhe jo derivate te Shën Gerogios, me familje shqiptarisht puritane ne antroponimi – pa Mamice, Vllaice, Mara, Jela, Reposh, Stanish; me origjina etniko-familjare tërësisht shqiptare – Barleti e konsideron Vojsaven tribalde, emërtime te cilin njiheshin sllavet bullgare, Schmitt paraqet, madje, origjinën e saj serbe. Maredhenjet me Cronjevç, Tomasheviç, nga njëra ane, dhe luftërat me Dukagjinet e Shkodrën venedikase si dhe prijës te tjerë shqiptare, nga ana tjetër, nuk do te kishin kuptim për një luftëtarë nacionalist, ose thjeshte me identitet etnik, përveç se ne një realitet ku mungon kjo ndjesi ose ku ndjesia ekziston por atëherë Skënderbeu do te quhej tradhtare, komunist apo kryqtarë. Meqenëse këto (tre) te fundit përjashtohen sepse nuk do kishim sot Hero Kombi, mbetet mungesa e ndjesisë etnike ne periudhën ne fjale.

    Përpara viteve ’60, periudhe e debatit socio-historik mbi etninë dhe nacionalizmin, studiuesi Reinhard Wenskus shpërben konceptin e etnisë dhe te kufijve brenda te cilëve romantizmi i një shekulli me pare kishte kontribuar te krijonte. Me vone ideja “e shpikjes se tradites” e hedhur nga Eric Hobsbawm gjen disa mbështetës ne emrat e famshëm te historisë dhe sociologjisë historike: C. Geertz, A. D. Smith, E. Gellner, nga njëra ane dhe medievistët H. Wolfram, W. Pohl, P. Geary etj, nga ana tjetër.

    Mitet e gotëve, avarëve, longobardëve, frankëve etj, thërrmohen nga dokumente dhe këndvështrime tashme te zhveshura nga ideologjitë nacionaliste. Te lexosh K. Modzelewski ne L’Europa Dei Barbari, nuk mund te mos tentosh një analogji me disa mite te konsideruara shqiptare si p.sh solidariteti kolektiv, besa, mikpritja, familja, barazia sociale etj, te cilat jetësohen tek te gjitha popullsitë barbare te Evropës Veriore dhe asaj qendrore, përfshi edhe sllavet, te trajtuara nga Modzelewski. Patrick Geary shkon një hap me tej ne revolucionin historik te 40 viteve te fundit, qe kundërshton disa nga paradigmat e kaluara, te trashëguara nga shekulli i XIX, shekulli i nacionalizmave klasike.

    Për Geary-n mjaft udhëheqës mesjetare (kjo vlen edhe për romantiket e ‘800) përvetësojnë tradita shume heterogjene duke i paraqitur si personale - beteja legjendare, gjenealogji te shenjta e arkaike, gjeste heroike – dhe kështu ‹‹Emrat e popujve përfaqësojnë disa pretendime me shume se përshkrime, pretendime te një uniteti nen drejtimin e udhëheqësve qe shpresonin te monopolizonin dhe mishëronin traditat e lidhura me ato emra››. Mitet e një prejardhjeje te përbashkët dhe një historie te tille, maskojnë pavijueshmërinë dhe heterogjenitetin karakteristik te antikitetit dhe mesjetës.

    Gabimi shkencore, dhe veçanërisht i historiografisë rajonale ballkanike, lidhet me pretendimin e “qëndrueshmërisë historike” e cila me pas krijon popuj, kombe me tradita homogjene ne shekuj dhe madje mijëvjeçarë. Serbet e betejës se Fushe Kosovës nuk janë ato qe populluan Ballkanin ne hirin e Mbretërisë Avare, e aq me pak ato te cilëve u referohej Miloseviç ne 1989. Shqiptaret e sotëm, gjithashtu, nuk janë pellazget apo iliret e 4, 3 dhe 2 mijëvjeçarëve te kaluar. Barazimi i një populli ose kulture me pellgun ujore te mbyllur dhe te ndenjur, sjell mitet e kombit dhe identitetit etnik te gjetur diku larg ne shekuj.

    Një gazetare amerikan para disa kohesh përshkruante eksperiencën e tij interesante ne Maqedoni, ku një shoqërues për t’i treguar se kjo toke duhej te qëndronte greke i demonstronte disa site arkeologjike dhe i pohonte se ‹‹për ne historia është gjithçka››. Cila histori? Ajo e transformuar, shpesh here e shpikur, e palëvizshme, kundërshtuese e transformimit social, politik dhe historik? Kjo nuk është histori! Popujt e përcaktuar si Gjerman nuk kane qene kurrë homogjen ne aspektin gjuhësore dhe kulturore, nuk janë lidhur me paraardhës te përbashkët apo tradita te përbashkëta. Këto grupe ishin komplekse siç ishte aglomeracioni romak. Te pretendosh se pellazget nga Azia dhe Evropa janë homogjen ashtu si iliret, duke u nisur nga një territor i caktuar ose një metode varrimi, është sikur te thuash se Homosapients përbente një populli apo komb.

    Barleti duke përshkruar Rrethimin e Shkodrës keqinterpretohet me ngjyra nacionaliste dhe romantike duke na shërbyer për te prezantuar kohezionin tone kundër pushtuesit osman dhe luftën për liri te popullit shqiptare. Qëllimi i Barletit nuk është aspak evidentim etnik dhe identiteti qe buron nga ky dallim. Ai përdor disa formula historiko-biblike si p.sh sulmi nga te pafetë kundër ndjekësve te Krishtit, një David përballe Golias, eksodin qe pasoi humbjen e Davidit (ndryshe nga çfarë ndodh ne Bibël). Përdor edhe disa modele përshkrimi te barbareve ne antikitetin e vone dhe fillimin e mesjetës, te projektuar tek osmanet. Komentuesit anashkalojnë detajin e rëndësishëm se Shkodra ishte e pushtuar dhe nuk i përkiste shqiptareve arbër. I njëjti brez ose prindërit e atyre qe morën pjese ne mbrojtjen e Kështjellës, gjate rrethimit te përshkruar nga Barleti, u rreshtuan kundër Skënderbeut shqiptare 3 dekada me pare: një popullsi me identitet etnik qe lufton kundër një prijësi shqiptare i cili ka ardhur t’i çliroje!

    Nëse Barleti ishte një dëshmitare i kohës dhe politika e shekullit te XX është fajtore e keqinterpretimit te tij, rilindësit janë ndërtuesit e Kombit, identitetit etno-kulturore dhe shfaqjes se tij politike. Nuk vihet ne dyshim domosdoshmëria, për kohen, e krijimit te këtij identiteti, ashtu siç nuk diskutohet ne vija te përgjithshme edhe homogjeniteti kulturore i shqiptareve – ka shume detaje te ndryshme nga një zone ne tjetrën – por është me pak i faktuar pretendimi i njëshmërisë se popullit tone tek përbërja etnike ne mesjete apo imazhi shqiptarist i Skënderbeut. Këto nuk i konfirmon historia: dallimet etnike ne mesjete nuk krijuan identitete dhe historia nuk është statike, aq me tepër ajo qe ne përjetojmë sot nuk ekzistonte shekuj me përpara. Projektimi i këtij identiteti ne mesjete dhe antikitet, siç bëjnë edhe popuj te tjerë apo ideologji (nazizmi, fashizmi, nacionalizmi) si dhe pretendimi i qëndrueshmërisë historike te një populli janë sajesat te cilat P. Geary i krahason me krijimin e historisë se Zululandit: zulute kane një te shkuar emigrative (si pellazget, latinet, gjermanet, sllavet, turqit, etj), ndarje (iliret, traket dhe nënndarjet e tyre), heroin Shaka Kasenzangakhona (Skënderbeu) te krahasuar nga një prift (Barleti) me Moisiun apo Jul Cezarin, qëndrimet politike nacionaliste qe kane penguar, ne vitin 1994, edhe afrimin e N. Mandeles me mbretin zulu Goodwill Zwelithini, me pretekste historike dhe etnike (shqiptaret me vllahet dhe minoritetet e tjera, apo serbet me minoritetet e tjera brenda Serbisë, etj). Krahasimi i Geary është universal ne metologji, ndryshojnë vetëm aktoret.

    Sot ka mjaft bashkatdhetarë, qe ne mungese te burimeve historike dhe arkeologjike, i referohen shkencës se gjuhësisë, jo pa qellim vetëm degës se etimologjisë e cila është shume afër spekulimit, duke mos respektuar ligjet gjuhësore te përcaktuar nga metoda (gjuhësore) historiko-krahasuese (pjesërisht ajo strukturore dhe gjenerativiste). Gjejnë një fjale diku dhe e transformojnë ne shqipen e sotme duke dëshmuar dy gjera: e para, mungesën e fakteve dhe e shkencave te tjera si suport i pretendimit te tyre, pa harruar shkeljen ose me mire te themi mosnjohjen e ligjeve linguistike; se dyti, ndërtojnë një shqipe sinonim i pellazgjishtes (se pretenduar) duke dëshmuar pandryshueshmërinë gjuhësore ne me shume se 3.500 vite histori, ne një kohe qe edhe kafshët ne një ishull te izoluar, pa asnjë kontakt me boten, shfaqin shenja ndryshimi, madje fiziologjik, ne një hark kohore te tille. Imagjinojmë sa mund dhe sa ndryshon kultura njerëzore ne 35 shekuj. Për neonacionalizmin tone te mbështetur ne etimologji dhe askund tjetër, nuk ka ndryshime edhe nëse ndodhin janë te gjitha mutacione dhe jo logjike. Gjuha si produkt racional, pjesërisht edhe instiktiv (sipas Chomsky) nuk mund te mos shpjegohet nga ligje dhe te shpjegohet nga fantazia e motivuar nga mitologjia e rrënjëve arkaike.
  14. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Figura reale e Skenderbeut

    Mitologjia nuk është historia e shndëruar në përrallë as edhe përralla e shndëruar në histori, por është fryt i soditjes direkte të natyrës – i prekjes me dorë, është qëndrimi i shën Thomait nga njëra anë i kryqëzuar me besimin e verbër nga ana tjetër, pra i kërleshjes së këtyre dhe i ngjizjes në një. Një përfytyrim që nuk mund të bënte ndarje midis asaj që shikonte nga ajo që ai e pasqyronte në botën e brendëshme të cilën në një mëtejshmëri të menjëherëshme e pasonte nëpërmjet gjuhës.
    Theksoj nëpërmjet gjuhës.
    Vetëm një qorr nga trutë nuk kupton dhe mohon rëndësinë e linguistikës – etimologjinë dhe shpjegimin e historisë së popujve nëpërmjet saj. Është njësoj si të kalosh oqeanin me avion dhe të mohosh avionin. Veprim që populli ynë e mishëron te thënia: Kalova lumin të dhjefsha kalin.

    Kur flasim për përmbytjen e njerëzimit nga Zeusi i zemëruar, kemi dy personazhe të spikatur në mit: Dheukaloni (ky është emri i tij dhe kërkon një interpretim) e Pirra që ikën e hodhën gurë mbrapa nga e cila lindi një gjeneratë e re njerëzore postpërmbytjeje. Është fare e thjeshtë të bëhet një lidhje me shprehjen e popullit shqiptar që thotë për dikë që nuk vjen më, se, “ka hedhur gurë mbrapa” ku brenda shprehjes dhe mitit gjejmë zemërimin, mërinë ose mëninë e Akilit, (mos harrojmë që në origjinal fjala “mëni” fjalë e gegerishtes është që në hyrje të veprës së madhe të Homerit – robit, Iliada,) por njëherësh te shprehja gjejmë dëshirën e kryer tashmë, për tu shkëputur nga një mjedis dhe filluar diku gjetkë, nga e para. Ndërsa trajtimi etimologjik i emrit Dheukalon (vetëm qorrat nuk shikojnë një kompozitë të gjuhës shqipe) hedh dritë mbi thellësinë e kësaj gjuhe e njëherësh mbi përparësinë në kohë: DHEU(N) - KALON. Në ecje e sipër hidhte gurë mbrapa dhe lindin njerëz. Logjikisht e lidhur me mitin, me përmbajtjen e tij dhe çfarë shpreh në kontest me një ngjarje tragjike të njerëzimit e kaq-trajtuar, ndriçohet përfundimisht përmbajtja si historike, mitologjike, kulturore e gjuhësore, me pak fjalë e gjithçkaje sa përbënte njeriun atëkohë, si një brendi e trashëgimisë së tij, vazhdimësi individuale e shoqërore.
    Nga ana tjetër edhe në krijimin e perëndive ata do të niseshin nga një përvojë e përftuar që shprehte shkallën e njohjes së natyrës dhe interpretimin e fenomeneve. Fillimisht kjo përvojë ishte çasti, psh kur dëgjonin një gjëmim kujtonin se dikush fliste me një “zë” aq të tmerrshëm sa dridhte dheun, pemët e gurët, kështu lindi Zeusi dhe kur vinin re vetëtimat e rrallëherë pasojat e saj, mbi pemë apo ndonjë njeri, atëhere i bashkangjitën, i shoqëruan këto fenomene dhe krijuan një qenie të mbinatyrëshme, një perëndi që gjëmonte kur zemërohej dhe ndëshkonte me vetëtima e që do ta pagëzonin në bazë të pasojës ngaqë s’kishin mundësi të shikonin qenien vetë e cila nuk ekzistonte. Kalimi nga çasti te përhershmëria.
    Kush të tremb më shumë se një gjëmim tronditës i befasishëm apo një vetëtimë që plasarit retë diku përtej horizontit?

    Përse gjuhësia?
    Sepse vetëm ajo mund ta bëjë të njohur dhe mund të na japë në dorë argumentat e fushave të tjera. Asnjë fushë e dijeve njerëzore nuk mund të ekzistojë pa gjuhësinë. Njeriu mund të shprehet edhe me gjeste, apo me veshje, por sigurisht nuk mund të pasojë shkencën e aq më shumë emocione e aq më tepër të krijojë art e kulturë si shprehje e lartë e qenies njerëzore e të vetmes qenie e aftë të bëjë diçka të tillë. Pra gjuhësia na shërben për të identifikuar. E në këtë rast flitet për të identifikuar një popull, komb. Ja pra si kombësia ka ekzistuar që mijëra vjet më parë. Ndërsa “martesa” komb - shtet do të bëhej në një periudhë të mënovëshme. Dhe ka arsyet e veta të cilat filozofë, historianë, politikanë e djalli me brirë, thanë e thonë fjalën e tyre.

    Demosteni te filipiket, psh thotë se: “Përsa i përket Filipit dhe veprimeve të tij të tashme, nuk mund të bëhet një gjykim: e megjithatë ai jo vetëm nuk është grek...”. Sikundër shohim nga një vështrim më i thellë dalin dy gjëra shumë të rëndësishme. E para s’mund të gjykohen veprat e tij. Përse? Sepse ai nuk është grek, pra zakonet e tij, mënyra e jetesës janë të ndryshme e deri gjuha. Dhe e dyta vlera historike është te fakti kaq i rëndësishëm që kur flitet për Aleksandrin e madh, historiografia greke e sotme ka vepruar duke hedhur posht e shkelur apriori të gjitha kriteret shkencore me qëllim që të legjitimojë një përvetësim të padrejtë. Si mund të jetë grek, djali i një jogreku? E dine vetem greket e lakenjte e tyre. Imoralitet shkencor. Uzurpim. Ndërsa ne nuk duhet t’i analizojmë sepse disa “pseudointelektualucë” e rrogaxhinj të burimeve të errëta, kërkojnë të na i mohojnë duke e nxjerrë, pa shiko pa shiko, etimologjinë e gjuhësinë të pavlefëshme, pse jo të paaftë nga pikpamja shkencore e të pazonjën për të dhënë përgjigje të sakta. Qesharake.
    Çomski pyetjes se si ndikon gjuhësia në ndërgjegjen e njeriut dhe atë (njeriun) në konceptimin e realitetit thotë:
    “Perceptimi i një personi vlen sa ai i çdo tjetri. Dua të them se është hetimi i brendshëm mbi të gjitha ai që rregullon çfarë njohim. Nëse i kushtojmë vemendje do të pikasim se është një vazhdimësi vetfoljeje. (monolog). Është thuajse e pamundur të kalosh qoftë edhe një çast të kohës pa këtë dialog të brendshëm e nuk është gjë tjetër veçse një pjesë e jashtëzakonëshme e vetdijes sonë. Pjesë që mësëshumti shprehet nëpërmjet gjuhësisë, ose të paktën, ajo pjesë që është e hapur për ndërgjegjen tonë, e cila shprehet nëpërmjet gjuhës.”.
    Nuk ka nevojë për koment.

    Kombësia ka lindur sëbashku me gjuhën, (në rast se koncepti indoeuropian vështrohet ngushtë, dmth si një trung i vetëm, këtu përputhemi edhe me konceptin biblik të para kullës së Babelit,) në këtë rast mundësi krahasimi s’ka. Por nëse ka lindur pas kullës së Babelit, kaq mjafton për të hulumtuar e kuptuar ndryshimin e gjuhës, të traditave, zakoneve e riteve, etj, si rregullatorë në tërësi i tërësisë së tyre; jetën dhe segmentin e saj që nga lindja e deri te vdekja. Veçanësi e ndryshime elementësh e shprehur si popuj të ndryshëm. Gjuha është elementi bazë që përcakton një komb. Ndër të tjera provon se ka lindur para shtetit dhe kështu është padyshim, përndryshe popujt e lashtë nuk do ta njihnin njëri tjetrin ose nuk do të dalloheshin. Në rastin e grekëve ishte një nevojë. Sajuan termin “barbar” dhe e përdorën për qëllime politike në kohën e luftës greko-persiane. (Ndërsa dallimet mirditor dhe korçar, janë krahinore dhe jo kombësie, njësi matëse janë gjuha e zakonet, vlen edhe per epirot e ardian etj). Duhet shënuar se termi grek në kuptimin e sotëm ka hyrë shumë vonë – ne lashtesi përdorej Helen, por sikundër thotë historiani Josef Fontana, termi helen nuk i kënaq studiuesit grekë të sotëm sepse kemi jo vetëm një hapësirë e territor më të madh por edhe një gjuhë tjetër. Kjo shpjegon, sikundër thotë Aristidh Kola, luftën që bëjnë studiuesit grekë sot për të fshirë nga faqet e historisë fjalën helen sëbashku me gjithë sa mbart e përmban.

    Popuj të ndryshëm. Sa logjikë duhet për të kuptuar që sikur të mos ekzistonin këto tradita; për shembull; mënyra e varrimit, nuk do të kishim popuj – por popull dhe nuk do të ekzistonte madje as edhe koncepti “ndryshëm”? Nga qëndrimi ndaj vdekjes, trajtimi dhe përshtypja ose mbresa që le brenda njeriut e shoqërisë, ne kuptojmë mjaft për vetë individin dhe përkatësinë shoqërore të tij. Sepse jo të gjithë popujt kanë mbajtur qëndrim të njëjtë. Jo të gjithë i varrosnin e jo të gjithë i digjnin. Në Kinë vishen në ngjyrë të bardhë, ndërsa nusja edhe me vello të zezë, në Filipine në ngjyrë të kuqe. Madje në Filipine ka zona ku të vdekurin e mbajnë një vit në një vend të posaçëm derisa piqen kushtet që të varroset me nderime të mëdha, që nuk është një varr, në Europë, ose botën perëndimore, me të zeza. Nga ngjyrat kuptojmë psikologjinë e një shoqërie, botkuptimin dhe ndarjen. Mirëpo ngjyrat kanë pasur nevojë për tu shprehur, ja pra se si gjuhësia i krijon këtë mundësi. Kafshët mund të shprehen me gjeste, si për shembull, riti i bletëve i quajtur vallzim nëpërmjet të cilit shkëmbejnë informacionin në lidhje me një burim poleni, por njeriu përveç kësaj, ka gjuhën - të folurën, pa të cilën nuk do të ishte njeri. Në kohën e sotme nuk do të ekzistonte informatika nëse nuk do të kishte gjuhësinë e saj që e diferencon nga shkencat e tjera. Pas mijëra vjetësh, studiuesit kur të kërkojnë origjinën e informatikës, të shkruajnë historinë dhe zhvillimin e saj do të futen patjetër në këtë shekull për të bërë interpretimet e duhura. Do të studiojnë shenjat dhe fjalorin, prej tyre do të nxjerrin se ku ka lindur, si ka filluar etj. Është logjike. E natyrëshme. Atëhere është fare e qartë se çdo koncept është krijuar mbi bazën e një realiteti të dhënë në një moment të caktuar të historisë së njerëzimit. Kur themi kalë ne bashkbisedim nuk marrim për kapistalli një kalë dhe e tërheqim drejt bashkfolësit,përdorim konceptin. Shenja dalluese të tij të përpunuara prej gjuhësisë na ndihmojnë të kuptojmë përse flitet. Pa shpjegimin etimologjik njeriu nuk do të jetë në gjendje kurrë dhe pastaj kurrë të shpjegojë gjenezën e koncepteve e në përgjithësi të jetës së tij, e kuptuar si një shpjegim i elementëve të saj. Kjo vlen edhe për mitologjinë që spurdhjakë e mohojnë sepse nuk janë në gjendje ta kuptojnë.
    Max Myller ka thënë: “Mitologjia në kuptimin e plotë të fjalës është pushteti që ushtron gjuhësia mbi mendimin, pra, në çdolloj hapësire që përfshin aktivitetin njerëzor.”. Leksioni me titull: Uber die Philosophie der Mythologie, (Mbi filozofinë e mitologjisë – në mos gabohem) mbajtur në 1871 në Istitutin Mbretëror të Londrës.


    Gjuha gjatë procesit të zhvillimit nuk hedh posht themelin e saj. Në tekstet e gjuhësisë në U. Shtetëror të Milanos kur studiohet gjuha rumune, në kundërshtim me gjuhëtarët rumunë të cilët bëjnë një shpjegim me nuanca të dukëshme politike, thuhet: Gjuha rumune në bazën e saj ka gjuhën ilire, ndërsa ndikimi latin dhe sllav janë të mëvonshëm.
    Atëhere, parë nga ky kënd, dalim te përfundimi se dakët fisi i hershëm që ka jetuar në ato treva para pushtimit romak, ishte me origjinë ilire. Ja pra se si prej gjuhës mbrrijmë në përfundime historike të pakundërshtueshm.

    Çdo gjuhë ngrihet e zhvillohet mbi themelet e saj. Është e vërtetë që gjatë këtij procesi të gjatë ajo përvetëson vlera e fjalë të reja, por është po kaq e vërtetë që këto vlera ua nënështron ligjeve të saj të zhvillimit. Fjalëformimi i një gjuhe përdor tjetër mokër për të bluajtur dhe tjetër mënyrë për ta ngjizur brumin, nga gjuhët e tjera. Te një gjuhë luajnë rol në fjalëformim më shumë parashtesat, te një tjetër prapashtesat e diku mbaresat, apo nyjet e përparme, të pasme etj. Kur themi se gjuha gjatë mijëra e mijëra vjetëve zhvillohet kjo nuk nënkupton rrënimin e themeleve të saj. Shtohen fjalë të reja(neologjizma) huazohen të tilla por kjo nuk çon në eliminimin e saj madje as edhe barbarizmat nuk e kanë këtë fuqi. Përndryshe mijëra vjet do të ndryshonin të gjitha gjuhët e jo vetëm shqipen si pasuese të ilirishtes. Po të hedhësh një vështrim kalimthi në gjuhët e sotme europiane, jemi në gjendje në vija të përgjithëshme të përcaktojmë gjenezën e tyre e nga kjo të dalim edhe në përfundime historike. Mbi këtë bazë në fjalorin enciklopedik anglez te zëri Hititët, thuhet se në lakimin e vetës së dytë të kësaj gjuhe ajo ka ngjashmëri me shqipen. (përse pikërisht shqipja dhe jo kaq e kaq gjuhë të tjera që vegjetojnë në atë zonë?). Pra flisnin gjuhën e ilirëve të lashtë e, mbi shtratin e kësaj gjuhe lindën të tjerat. Ja çfarë vlere ka studimi i fjalëve dhe etimologjia e tyre.

    Ende nuk jemi në atë fazë konvergimi që gjuhet të bashkohen e shkrihen me njëra tjetrën duke formuar një të vetme. A do të ndodhë? Kjo është një përgjigje që nuk na intereson. Faktin që mjetet e komunikimit sot kanë një shtrirje planetare, lehtëson dhënie marrrjen midis gjuhëve.
    Dikur njeriu nuk e kishte këtë mundësi dhe binte në kontakt me popuj e gjuhë të tjera në disa rrugë: E para në skajet e tyre - dmth kufijtë edhe pse të lëvizshëm ruanin sërish homogjenitet, e dyta nëpërmjet luftrave pushtuese, e treta nëpërmjet tregëtisë dhe e katërta nëpërmjet shpërnguljeve. Kjo gjë është në favor të tezës sonë që duke u nisur nga gjuhësia, të përcaktojmë edhe hapësirat jetike e historike të një populli. Nisur nga evoluimi të përcaktojmë edhe cilët janë sot trashëgimtarët.


    * * *



    Pyetja që bëhet: Përse pseudove u intereson rishikimi i figurës së Skënderbeut?
    Fare e thjeshtë sepse në kohën kur çështja shqiptare po bëhet e dukëshme në gjithë opinionin ndërkombëtar dhe veçanërisht padrejtësitë që janë luajtur në kurriz të një populli kaq të lashtë, më të lashtin në Europë, tregojnë se politika shoviniste e fqinjëve dhe e mbështetësve të tyre në shkallë të gjerë, dikur, ka marrë vendime të cilat kanë injoruar këtë popull duke e trajtuar sikur të flitej për një ekzistencë gjeografike të papërfillëshme. Skënderbeu ka mbajtur gjallë për mëse 5 shekuj shqiptarin përballë pushtuesit si dhe përballë pabesisë së fqinjëve.(po ndalem paksa te besa. Është pranuar pa asnjë ekuivok që është karakteristikë vetëm e shqiptarëve. Madje te thrakasit ka qenë fisi i besëve të cilët luanin rolin e kastës fetare.) Pra, detyra tonë sot është që jo vetëm atë figurë të madhërishme të popullit, ta ruajmë nga hijet që i kacaviren, por të kërkojmë e tregojmë përpara kujtdo që Europën e meritojmë sepse jemi ata që i dhamë qytetërimin.
    Është qesharake kur liliputë mëtojnë e luajnë me termin nacionalizëm shqiptar. Këta faqezinj bashkohen dhe flasin të njëjtën gjuhë me ish ministren e jashtme të Greqisë të para një viti, kur sëbashku dhe me ndihmën e një atdheshitësi si Sali Berisha dhe ndonjë paçavureje si Fatos Lubonja që tallte menderen në Tv kur thoshte se: e çfarë po i japim Greqisë? ca peshq, pra kjo ish ministre, vendimin e gjykatës për të mos njohur firmosjen e dhënies së ujrave territoriale Greqisë, e quajti si FITORE TE NACIONALIZMIT SHQIPTAR.. Kështuqoftë gjithmonë.
    Tashmë e kuptoni përse çirret ky kor kur kërkon zbritjen e heroit nga piedestali dhe çfarë synon kur na akuzon për nacionalistë.
  15. hawk

    hawk Fillestar

    Re: Figura reale e Skenderbeut

    Apollodori e sjell mitin me emrin <span style="font-style: italic">&amp;#916;-&amp;#949;-&amp;#965;-&amp;#954;-&amp;#945;-&amp;#955;-&amp;#943;-&amp;#969;-&amp;#957;</span>, ndersa Hyginus apo Iginio e latinizon ne <span style="font-style: italic">D-e-u-c-a-l-i-o-n-e-m</span> (et pyrrham). Ne latinisht <span style="font-style: italic">Deucalion-em</span> merr mbaresën ‘em’ pasi ne fjalinë nga ku e kam shkëputur antroponimin, morfologjikisht kemi te bëjmë me një emër ne rasen kallëzore: emri mbtetet ashtu sic e gjejme tek Apollodori, Deucalion. Për te vetëkënaqur epshet, ne shqip propozohet <span style="font-style: italic">Dheu(n)kalon</span>. Aludohet për një germe ‘<span style="font-weight: bold">n</span>’ diku mes dy rrënjëve hipotetike te emrit ne fjale; shtohet germa ‘<span style="font-weight: bold">h</span>’; germa ‘<span style="font-style: italic">i</span>’ zhduket fare. Ndërmerren tre ndryshime pa asnjë shpjegim gjuhësorë.

    Germa ‘h’ ndodhet tek emri i autorit latin (Hyginus), por nuk ndodhet tek personazhi ne fjale. Latinishtja është një gjuhe qe përdor ketë germe edhe ne periudhën imperiale, pra kur Hyginus transporton historinë e Përmbytjes dhe shpëtimin e Deukalionit. Meqenëse kjo germe (te paktën ne brendësi te fjalëve) ishte përdorim edhe gjate epokës se Antonineve, kur jetoi Hyginus, perse mungon tek emri latin? Përgjigja është e thjeshte: nuk ekzistonte fare, dhe Iginio nuk e shpik.
    Fonema &amp;#301; ne emrin latin Deucalion përbën njërën nga dy zanoret (&amp;#301; dhe &amp;#299;) te cilat ne gjuhen tone shfaqen si ‘i’. Është gjuhësisht e pranueshme rënia e kësaj foneme përpara bashkëtingëllores ‘l’, si p.sh FIL&amp;#300;UM&amp;#8594;filju&amp;#8594;figlio (it.), ku fonema shkrihet me fonemën paraardhëse, dhe si rezultat i koaleshences kemi fenomenin e fonolizimit – krijimi i një foneme te re si rezultat i anafonezes (<span style="font-style: italic"><span style="font-weight: bold">&amp;#301;, &amp;#275; &amp;#8594; i</span></span> ). Kur Deucalion paraqitet si Dheukalon fonema është zhdukur fare, nuk është transformuar si ne rastin e mësipërm te anafonezes. Sikur te kishim transformim, ne shqip do te kishim kalimin i &amp;#8594; j, pra <span style="font-style: italic">Deukaljon</span>, diçka qe këtu nuk ndodh.

    Mund te jete një emër me transformim te parregullt, por logjika na vendos përballe një abstraksioni kohore: <span style="font-style: italic">kalion</span> është fjala origjinale, ndërsa <span style="font-style: italic">kalon</span> është ajo qe përdorim sot ne shqipen standarde dhe qe pretendohet te sqaroje te paren. Këtu ka një inversion te etimologjisë pasi duke u nisur nga shfaqja e morfemës kalon sot, tentohet shpjegimi i asaj qe mendohet se gjeneroi ketë morfeme, ne një kohe qe duhet te jete fjala origjinale e cila duhet te shpjegoje aktualet! Ne origjine është <span style="font-style: italic">kalion</span>. Pse dhe ku humbet fonema ‘<span style="font-weight: bold"><span style="font-style: italic">i</span></span>’? E kote te merrem me fonemën imagjinare n. Ne ketë mënyre si zhduken e shtohen germa, edhe ne rastin e n është me se normale nga dëshira për te spekuluar ose “kacavjerrë ne xhama”.

    Por me groteskja është se Deukalioni nuk kaloi dheun. Ashtu siç bën Utnapistim ne Epin e Gilgameshit, kur i sugjerohet nga zoti i ujerave Ea te ndërtoje një varke me te gjitha gjallesat dhe farërat (Deukalioni “mbjell” gurët), edhe Deukalioni shpëton nga Përmbytja e Madhe. Ne fakt Deukalioni nuk kalon asgjë, por vetëm lundron mbi ujë. Ky fakt i thjeshte bën te pavlefshme te gjitha tentativat qesharake, pa asnjë baze gjuhësorë, te shpjegimit kalion me kalon. Me ketë mendësi uroj te keni kujdes kur te kaloni detin e Karaibeve, për te mos u ndeshur ne objekte te cilat, sipas logjikes neonacionaliste, i kane dhëne emrin këtij deti.

    Këto rregulla fonologjike i ka përcaktuar një “profet” ne linguistike me emrin Ferdinand Saussure, nga i cili Chomsky evoluon ne Gjenerativizmin gjuhësorë. Gjithmonë Chomsky dhe teoria e tij, akoma ne aplikim sot, është i mendimit se gjuhet kane një origjine te përbashkët dhe ajo sigurisht nuk është pellazgjishtja. Madje Ai ka një pohim akoma me interesante kur thotë se “gjuha është një dialekt me ushtri pas shpine”. Do te thotë se ne një kontekst kohore te përshtatshëm, për arsye te ndryshme, gjithmonë te karakterizuara nga imponimi, një dialekt dominon te tjerët. Si gjuha franceze, ashtu edhe ato spanjolle, portugeze, italiane, rumune, gjermane, britanike, pa harruar shqipen standarde, janë dialekte te imponuar dhe te shfaqur si gjuhe.

    Chomsky barazon dialektin me gjuhen. Dialektet, gjithashtu, janë shembuj te diglosizmit: dy variante te ndryshme te një gjuhe. Ne italisht përdoren për here te pare ne ‘500 për te dalluar gjuhen e letrave, me përpara te njohur si vulgare, nga dialektet e tjera, qe nuk ishin “me pak gjuhe” se dialekti i Firences se ‘300. Latinishtja italike nga ajo ispanike janë diglosi te se njëjtës gjuhe, qe, ne një periudhe te caktuar, sollën jo një, por disa gjuhe dhe latinishtja u transformua ne familje. Kjo mund te ndodhi edhe për dialektet e Shqipërisë te cilët ne teori janë potencialisht gjuhe ashtu siç është dialekti i vendosur nga Kongresi dhe imponimet klasore do t’i quante N. Marr (ushtarake i quan Chomsky) e viteve ’70. Për te mos harruar këtu Kosovën dhe Maqedoninë. Teorikisht shqipja mund te shndërrohet ne një familje dhe mund te flasim për gjuhe te ngjashme, e për rrjedhoje, folësit e tyre mund te jene popuj e kombe siç janë serbet, kroatet, malazezet, boshnjaket, sllovenet qe flasin një gjuhe ne dialekte te ndryshme, por te transformuar ne gjuhe. Rasti i ketër popujve te sapo përmendur rrezon përrallën e barazvlershmerise se gjuhës me kombin dhe etninë. Kroati dhe serbi qe flasin për kombe te ndara ku dallohen? Perse gjuha nuk është mjet dallues dhe kombformues ne ketë rast?

    Ka 6.000 gjuhe ne bote, 200 shtete dhe me pak kombe. Kjo nuk dëshmon se gjuha përdoret thjeshte si sajese për te justifikuar situata politike?! Një citim i Demostenit mbi Filipin, i hedhur me shume për referenca, nuk është dëshmi e binomit gjuhe-etni. Mbi 75 milion njerëz flasin sot gjuhen franceze. Prej tyre vetëm 45 milion janë ne France. A mund te jete me kombësi franceze një frankofon qe jeton ne Senegal? Situata komplikohet po te konsiderojmë edhe faktin qe senegalezi hipotetik, qe nuk jeton ne France, njeh frëngjishten me mire se 10-12% e qytetareve francez. A duhet konsideruar franceze kjo mase qe nuk flet frëngjisht? Sardishtja konsiderohet si gjuhe me vete, por sardet vazhdojnë te jene italian. Po kështu me gjuhen Ladine, Friulane, gjithmonë folësit konsiderohen përsëri italian. Moldavet dhe rumunet flasin te njëjtën gjuhe; gjuha katalane, galege dhe spanjolle-kastiljane, fliten gjithmonë nga individë te identifikuar etnikisht spanjoll. Nuk po zgjatem me tej ne shembuj te pafund te kësaj natyre.

    Te lexosh Chomsky-n linguist është diçka me vlere, por mendoj unë, është me i vlefshëm një lexim i Chomsky-t politolog. Ne librin The New Military Humanism: Lessons from Kosovo ka një qëndrim krejtësisht te kundërt me ato qe grupohen ne “ne nacionalistet”. Aty kritikon ashpër ndërhyrjen e SHBA ne Kosove duke e gjykuar si ndërhyrje te jashtëligjshme ne çështjet e brendshme te një shteti sovran. Ashtu siç kane te drejte kosovaret te krijojnë shtetin e tyre, sipas Chomsky-t, kane te drejte edhe palestinezet. Kjo jo për hire te nacionalizmit sepse Chomsky është amerikan dhe duhet te uniformizohet me politiken e shtetit te vet. Ai është etnikisht hebre dhe te paktën duhet te uniformizohet me nacionalizmin izraelit gjë te cilin e kritikon ashpër tek libri mbi konfliktin Izraelo-Palestinez.

    Vetëvendosja çomskjane është diçka qe lidhet me lirinë dhe drejtësinë e jo me superioritetin e pretenduar te një kombi ose populli mbi te tjerët, apo te origjinave qe ky komunitet i ka dhëne botes, siç pretendon nacionalizmi apo neonacionalizmi. Për Chomsky-n, ashtu siç nuk ka gjuhe etnike superiore, ashtu nuk ka edhe komb superior. Thjeshtësimi gjuhësorë tek një origjine e përbashkët dhe prania e disa fenomeneve te lindura tek gjuha e individëve, shpijnë njeriun tek origjina prehistorike e përfaqësuar nga Kreacionizmi ose Evolucionizmi. Por majmuni dhe Ada/emi pellazg nuk janë zbuluar akoma.

    Te dalim tani tek historia dhe tek personazhi Skënderbe për te cilin kjo teme është hapur, edhe pse dikush mundohet te mbushe faqe me gjuhësi dhe mitologji. Ai nuk mund te mbante gjalle shqiptarin sepse as emri i tij nuk u mbajt gjalle për 5 shekuj. Sigurisht, kjo ka fajtore tek Porta e Larte, por faktet dëshmojnë se brezi analfabet i parakomunizmit dhe alfabetizimit masiv, nuk e njeh Skënderbeun, ose e njeh shume pak. Me te famshëm janë kreshniket. Skënderbeu nuk njohu as termin “shqiptare” e jo me te mbante gjalle diçka qe akoma nuk ishte sajuar.

    Imazhi qe ne kemi për Heroin vjen pas ndërtimit rilindës dhe propagandës enveriste. Një mesjetare i interpretuar si nacionalist dhe mbajtës gjalle i frymës se shqiptarit mund te jete vetëm devijim për motive politike, qe nuk ka asgjë te përbashkët me objektivizmin shkencore historiografik. Do kemi kohe ne vazhdim te flasim për mitin nacionalist te Skënderbeut. E konsideroj pafuqi intelektuale dhe faktike, tentativën për te etiketuar këndvështrimin historik te Heroit me tradhti, zbritje nga piedestali apo forma te tjera mjerave te komplotizmit.

    ***

    Besa karakteristike e shqiptari? Bese, betim, besim, kane rrënje te përbashkët dhe janë te pranishëm ne te gjitha kulturat tradicionale, sidomos ne ato antike, mesjetare dhe ne rajone te veçanta te izoluara. Çelësi i suksesit te mafies siciliano-kalabreze ne Amerike, ishte besa e konceptuar me fjalën e nderit, te ashtuquajturën “burrëri”, solidaritetin kolektiv rreth klanit. Një forme e shfaqur p.sh ne momente gjakmarrjesh, ne trojet shqiptare, e pranishme tek gjermanet dhe e dokumentuar. Po keshtu e pranishme përpara konflikteve.

    Modzelewski shkruan “Ne loje ishte përfaqësimi i subjektivizmit kolektiv, karakteristike e kulturave tradicionale, edhe një mënyre për te ndërtuar lidhjet mes individit dhe grupit te origjinës [...]. Betimi kolektiv trajtohet si një nga atributet me te larte te komunitetit [...]. Secilit i kërkohej te rreshtohej përkrah njërit prej anëtareve te komunitetit “.

    Helmold vërente tek sllavet se ato hezitojnë te betohen lehtësisht pasi kane frike “zemërimin hakmarrës hyjnore” nëse fjala nuk mbahej: “<span style="font-style: italic">iuraciones difficillime admittitur, nam iurare apud Slavos quasi periurare est ob vindicem deorum iram</span>”. Edhe mongolet ndërtojnë maredhenjet ne baze te fjalës dhe betimi, pra besës. Romaket e periudhës republikane krijojnë institucione sociale te bazuara tek fjala e nderit, besa. Kultura japoneze është e famshme për forma te tilla te mishëruara nga samurajët. Besa karakterizon edhe traditen kalorësiake mesjetare. Pa ketë forme nuk ka kuptim as figura e kalorësit. Mos valle besa qenka e jona nga disa forma kanunore, relikte te se kaluarës?! Ne shoqërinë individualiste, kosnumiste, materialiste, te krijuar nga kapitalizmi, edhe besa “e jone” po behet gjithnjë e me shume pjese e memories, siç është bere ne popuj e kultura te tjera. Kur te mos jete besa – ne fakt ka humbur pothuajse plotësisht - do jemi me pak shqiptare, apo do e kujtojmë si periudhe romantike? Perëndimi i “besës” tek shume popuj ashtu si edhe tek ne, dëshmon se historia evoluon, pra nuk është e qëndrueshme për mijëra vite siç mundohen ta paraqesin fantaziozet.
  16. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali Staff Member

    Re: Figura reale e Skenderbeut

    Identiteti etnik nuk egzistonte para viteve 1700 ...

    Po grekët e lashtë [.Edituar.] çfarë ishin? Poemat e Homerit, a nuk tregojnë krenarinë mbi përkatsinë helene (ethnosin helen)? A nuk tregojnë ato poema mbi përjashtimin nga stoku grek të të huajve? A nuk flasin për gjuhën dhe kulturën e veçantë greke (madje duke përvetësuar edhe atë që nuk ishte greke-helene)?

    Në mos qënshin këto shenja të një përkatësie etnike, e madje nacionalizmi, atëherë cilat janë këto shenja në kohët moderne?

    Kur flet për universitar, mos u ngatërro me dikë që ka vajtur në universitet por konsidero dikë që ka përftuar nga ky i fundit.
  17. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali Staff Member

    Re: Figura reale e Skenderbeut

    Edhe diçka në lidhje me Skënderbeun.

    A e din ti që Skënderbeu nderohej nga popullsia (analfabete) e Veriut dhe Veri-Lindjes së Shqipërisë kohë më parë se periudha e Rilindjes? Dhe, a e din ti se Rilindasit u frymëzuan nga eposi folklorik mbi Skënderbeun për të fuqizuar figurën e tij? A e din ti që legjendat për Skënderbeun dhe Lekën janë studiuar para rilindjes kombëtare shqiptare?

    Po nuk i dite, ato faqet që ke shkrujt më lart mund ti printosh e ti përdorësh për diçka më të dobishme ...
  18. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Figura reale e Skenderbeut

    Qekur nje yllesi e thithur nga vrima e zeze e paditurise mundohet ne grahmat e vdekjes te fekondoje nje virgjeri qe nuk ekziston?

    Eshte per te ardhur keq kur shikon se si mendjeshkurtesia mundohet te shnderohet ne gjeresi e gjatesi nepermjet spekullimeve te cilat nuk kane te bejne aspak me permbajtjen e nje miti. Sikur te ndiqej kjo mendesi, mitet do te kishin mbetur ne hije te painterpretuara dhe vlerat e tyre te gjthaneshme do te kishin humbur sikurse sebashku me to edhe ajo pjese e qyteterimit qe ata shpjegojne.
    I dashur, mund te vertitesh e perpelitesh me prostesi, epentesi, epitesi, aferesi, sincope, apocope, metatesi etj sepse shikoj qe i paske qejf por asnje prej tyre nuk eshte ne gjendje te shpjegoje mitin. Sepse: kur themi Atman Opingari, mbiemri nuk eshte gje tjeter veçse tregues i nje te kaluare kur zanati i nje te pari te tij u be kaq i njohur sa identifikohej me personin dhe familjen. Puna. Diçka te cilen e ka thene Platoni dhe Demokriti. Dhe fjala opingari - kepucari - zjarrvenesi - etj, pavaresisht formave te tyre te nje tingulli &quot;I&quot; i vendosur diku ne mes apo fund apo fillim, si te duash ti, nuk ndryshon permbajtjen dhe eshte kjo e fundit qe na shpjegon çfare mbart. Mbi kete te fundit - permbajtjen - studiuesit serioze e perfshi filozofe qe nga antikiteti e deri me sot, veçanerisht psikologe, nxjerrin domethenien, ate çfare percjellin dhe si trashegimi kulturore qe etnografet me pas antropologet etj i studiojne e thone fjalen e tyre ne lidhje me organizimin e shoqerise. Gjuha ne kete rast behet e kuptueshme vetiu, ndersa sperdredhjeve qe me kujtojne ato balerinat e lindjes, nuk shpjegojne asgje.
    Persa i perket Dheukalonit - eshte qesharake kur thuhet se nuk kaloi por lundroi, por sepse eshte fare e kuptueshme qe kur flitet per permbytje te kuptohet uji, por eshte fare e kuptueshme se te pranosh qe hodhi gure, ose mbolli gure te flitet per dhe'. Kjo nuk kerkon imagjinate te pasur perveçse fare pak tru ne koke. Dheukaloni mbriti ne afersi te Parnasit, mal, pa shiko pa shiko eshte ne afersi te Dodones, orakullit. Tashme pyetja behet: Ky orakull mos ishte gje i çameve? demek i shqiptareve qe jetonin ne ato treva?(i marre si origjinali ai sit arkeologjik i sotmi sepse gojdhenat e mitet, flasin per ate te vertetin ne malin e (baba)Tomorrit - nga ku Zeusi nisi shqiponjen - ja ku dolem edhe te nje simbol tjeter qe do te merret me vone nga mjaft popuj.
    Por le te vijojme me mitin. Dheukaloni - sa shqiptare kane pasur mundesine te shikojne nje bujk kur kalon ne brazda dhe hedh faren me dore sa majtas djathtas e mbrapa? Ne mos e kini pasur kete mundesi, atehere, kur tu krijohet rasti shikoni nje afresk te Onufrit qe misheron pikerisht aktin e mbjelljes si nje riperteritje e jetes. Oh, po, eshte ne nje kishe, paçka, kush e ka mendjen e kthjellet i gezohet artit dhe mundohet qe edhe nepermjet termave e temave biblike te shpjegoje e jo t'i perdore si &quot;mjet&quot; per te hedhur posht, sikunder behet ne rastin e Marin Barletit ete vepres se tij, gje qe nxjerr sheshit mjerimin e qenies se ndertuar me kockat e paragjykimit fetar ku fshihet edhe synimi i vertete i ketij autori qe ende s'ka gjetur nje qytet gjerman te antikitetit - detyre qe ia kisha caktuar dikur, e qe tashme i kthyer me forca te reja mundohet te hedhe posht Skenderbeun.
    Por i rikthehemi mitit. Ne interpretimi thashe se ai iku dhe hodhi gure mbrapa. Ketu lidhet pandashmerisht me popullin shqiptar i cili e ka shnderuar ne pasuri shpirterore e gjuhesore, antropologjike, psikologjike, kete gje. Shkurt etnike si nje koncept permbledhes. Orakulli i keshilloi Dheukalonit dhe Pirres, gruas se tij qe te hidhnin kocka. Natyrisht refuzoi sepse ishte mekat te shqetesoje eshtrat e te vdekurve (kemi nje konkluzion tjeter ne lidhje me qendrimin e ilireve ndaj te vdekurve) por me vone kuptoi se keto eshtra ishin te Nenes se Madhe, si quhej ajo? Dhemetra - ja ku del serish fjal Dhe' sikurse edhe &quot;mitra&quot; qe sikunder e kam thene edhe me pare jane ilire te pranuara e qe nuk i vene ne dskutim studiuesit perveçse ndonje sharlatan, perveçse. Keto dy e me shume perkatesi te se njejtes fjale ne te njejten forme e me te njejten permbajtje, vulosin perfundimisht gjithçka si nje pasuri e fjalorit te hershem te ilirishtes dhe e trashegimtares se saj. Ah po, ishte djale i Prometeut. Nuk duhet harruar, sikurse nuk duhet harruar se per here te pare e ka sjelle si mit Ovidi te Metamorfozat.

    ***

    Persa i perket glosave, kam pershtypjen se nuk di ç'jane dhe se i perdor gabim aq me teper kur i lidh me dialektet ose i barazon me to. Glosat jane shenime qe i behen nje teksti e kuptuar si nje anesi, pra eshte e pamundur te konfondohet me dialektin qofte edhe nga ana figurative nese ky i fundit sipas Comskit ka vleren e gjuhes - gje qe nuk vlen per diskutim meqenese nuk shpjegon asgje sepse brenda ketij pohimi gjejme edhe nje pasaktesi te madhe e cila ndan dialektet nga njeri tjetrit, i largon ata plotesisht, i ben te huaj. Duke i marre si gjuhe me vete. Dialektet jane e njejta gjuhe me ndryshime te vogla midis tyre, njesoj si deget e nje peme qe kane njera gjethe me shume e tjetra me pak, por mbeten deget e te njetes peme. Edhe persa i perket gjuhes unike, Comskij nuk ka thene ndonje mençuri ne fillim te shoqerise njerezore, perveçse ka imituar biblen. Sigurisht nuk eshte pellazgjishtja sepse kjo nuk i intereson Comskit si ebre. Nese shikojme etimologjine e fjales dialekt kuptohet edhe gabimi i Comskit.
    Aq me shume qe kur flitet per dialekte nje fenomen i tille behet i dukshem vetem pasi ngrihet njeri prej tyre ne nivelin e gjuhes kombetare, te tjerat shnderohen ne dialekte atuomatikisht. Ngjarje qe kerkon me patjeter nje kusht: TE JENE TE AFERTA ME NJERI TJETRIN. Pyetja qe zbulon edhe gabimin e Comskit eshte: Si mund te jene gjuhe me vete nese jane te aferta me njera tjetrin. Afersi qe eshte domosdoshmeri mbi te cilen ngrihet edhe gjuha letrare kombetare.
    Me vjen keq por edhe idhulli tend me te cilin po bie ti ne kontakt tani nepermjet internetit nuk flet nga maja e Olimpit.

    Ne Itali ka pasur 14 dialekte baze dhe kete e ka thene nje studiues i dialekteve italiane dhe themelues i dialektologjise italiane, Graziaido Isaia Ascoli.


    Persa kritikes se ashper te Comskit per nderhyrjen ne Kosove, nuk na hyn ne qese shume. Nese ty te pervelohet zemra per vellezerit palestineze, atehere mbushini mendjen amerikes ti dhe Comski te sulmojne Izraelin dhe krijoni shtetin Palestinez.

    Filipiket nuk jane nje citim por nje deshmi dallimi etnik.
    Gjuhen franceze mund ta flasin edhe njemiliard njerez dhe kjo tregon per ate faze te shoqerise njerezore e quajtur imperializem ne te cilen gjeti shprehje pushtimi kolonial dhe diktimi i nje politike PERKATESE. Ndaj nuk konsiderohen franceze, por eshte tjeter te flasesh per ate qe ka ndodhur ne shoqeri mijera vjet me pare dhe tjeter sot. Ndaj mos u qorrollis gropave se bie brenda e nuk del dot. Ne lashtesi e kam thene edhe me pare kontaktet midis popujve ishin mjaft te ngushta dhe atehere kur ato shoqeroheshin me dyndje te medha sikurse ishin ato sllave paten pasoje asimilimin. Ndaj ruhet logjika qe serbet sot te quhen sllave sepse trashegojne gjithçka sllave dhe aq pak nga popullsia vendase dikur sa elementet humbasin te qenet percaktues. Nuk mund te quhen iliro-sllave, megjithe deshiren e madhe tende per te justifikuar &quot;teorite&quot; e tua.

    Persa i perket Skenderbeut. thua se nuk njohu termin shqiptar. natyrisht, por njohu arber qe ishte e njejta gje. Ndryshimi i emrit te nje kombi nuk eshte tipik per shqiptarin. Historia njeh mjaft popuj te tjere.
    Fajtore porta e larte qe u be shkak te krijohej miti i Skendebeut? ha ha! Kjo eshte si ata filmat kur thuhet per dike: mos e vrisni se do te behet hero. Perse nuk shkuan nga ana tjeter e arberise per te dale ne Itali?
    Fajtore porta e larte per krijimin e mitit te Skenderbeut? Ha ha!
    A nuk jane fajtore komunistet?
    fajtore porta e larte per krijimin e mitit te Skenderbeut? Ha ha!
    Lexo pak per shqiptaret e Peloponezit dhe do te shikosh se ata perkujtonin heroin qe ne hershmerine e menjehereshme pas vdekjes.
    A do kini kohe te flisni? Natyrisht. Nuk kini ku t'i digjni energjite. Rremoni rremoni. Me vjen keq per ju qe nuk do t'ia dilni dot dhe kur te gjendeni afer majes e do te rrokulliseni posht te kembet, atehere kur nga ditet tuaja do te kene mbetur pak, te habitur do te therrisni: Oh, mos valle eshte pune Sizifi?!

    Besa. Poooooo, e perbashket ndoshta edhe me mafien sepse me sa shikoj ty te pelqen te pleksesh me ate qe nje popull mijera vjet me pare e ngriti si istitucion. Veprimi tend ka gjetur shprehje te Kadareja kur thote: çfare del nga pleksja e iriqit me gjarprin? Pergjigja: Dy metro tel me gjemba. eshte e tupeshme te he
  19. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Figura reale e Skenderbeut

    Eshte e tupeshme te lexosh palaçolleqet e tua kur flet per shqiptaret, Shqiperine e trashegimine e tij, por kjo eshte demokracia. Me kujtohet dikur, nje grua qe shante e stershante vjehrren dhe vjehrrin e u thoshte: Pse gojen te mamaja e kam lene?
  20. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Figura reale e Skenderbeut

    Përse mitologjia?
    Kam shkruajtur edhe herë tjetër për këtë gjë duke shpjeguar mekanizmat që përdor mitologjia në përpunimin e lëndës historike, të cilat janë të pavarura nga dëshira e njeriut, e politikës dhe e grupeve shoqërore.
    Përse gjuhësia?
    Sepse vjen që nga hershmëria e njeriut dhe për këtë ajo gjuhë që arrin të shpjegojë përmbajtjen e emrave, të simboleve, koncepteve, të cilat kanë një ngarkesë jo vetëm emocionale por edhe njohëse, pra ajo gjuhë që arrin të shpjegojë këtë prejardhje e përmbajtje, tregon se cili popull ka venë gurin e themelit në qytetërimin e këtij planeti.

    Fjalët e një gjuhe vështrohen detyrimisht në tre kënde dhe nëse njëri prej tyre mungon, zhvleftëson edhe të tjerat, pra çfarë thua bie posht si leskerinat e një muri të lagësht.

    E para: - FORMA, dmth ajo bashkësi tingujsh të cilët nën një theks të vetëm përbën trupin konkret të fjalës, çfarë ne shohim në letër. Bukuria dhe vlera e formës qendron te fakti se asaj i korrespondon ETIMOLOGJIA dhe kjo është mjaft indiferente ndaj gjendjes së tingujve në një moment të caktuar historik të mëvonshëm. Fjalët ndryshojnë formë, shpesh bie një tingull, shtohet një tjetër, diku në mes, fund, fillim, hiqet, por mbetet rrënja – tema, mbetet përmbajtja. Etimologjia tregon si ka lindur fjala, pra prejardhjen burimin por është njëherësh edhe histori saj.

    E dyta: DOMETHËNIA; që është koncepti, nganjëherë edhe më shumë se një i tillë, që fjala ka përftuar te mendimi i atij që e shqipton dhe që zgjon të njëjtën gjë edhe te bashkbiseduesi. Më kuptoni, besoj, kur i thua kamarierit më sill një copë bukë, ai të sjell pikërisht bukë. Mund ta quajmë; shpirti i fjalës.

    E treta: FUNKSIONI (roli); është vlera logjike që fjala fiton ose me të cilën ngarkohet gjatë diskutimit për të shprehur gjykimin arsyetimin etj. Funksion kuptuar edhe kur fjala shfaqet si emër, mbiemër, folje, ndajfolje etj, në fjali.
    Normalisht në gjuhën tonë dhe në shumicë gjuhësh, FORMA ndjek dhe ndryshon sipas DOMETHËNIES e FUNKSIONIT. Por kemi edhe raste kur e njëjta formë ka kuptime të ndryshme, sipas përdorimit në fjali të përmbajtjes, ose domethënies e funksionit. “fole – fole’”.
    Të trea këto kategori janë të domosdoshme kur përpjekjet tona synojnë të japin një kuptim, sepse ato mishërohen brenda çdo fjale. Pra, sikundër e thashe: Formës i përket etimologjia, funksionit sintaksa dhe Domethënies semantika. Kjo e fundit ka mjaft rëndësi të kuptohet sepse studion raportin midis gjërave, koncepteve dhe fjalëve të përdorura për tu dhënë atyre përmbajtje.
    Tashmë mbi këtë bazë, mbi këto lente, mund të shohim e zbërthejmë DHEU(N)KALON. Sikundër shihet fare qartë është kompozitë dhe përbëhet nga dy fjalë, njëra prej tyre emër dhe tjetra folje, e thënë ndryshe njëra tregon gjë – dheu dhe tjetra një veprim – kalon, e që fjalët emër dhe folje kanë vlerën logjike të subjektit (emri)dhe predikatit (kallzues foljor).
    Jashtë këtyre lenteve duhet bërë pyetja:
    Me se e pe me atë me xham apo me atë pa xham?

    Përdorni këto lente për të kuptuar se sa “shkencore” është analiza e famëshme, bëni sikur nuk i vini re pasaktësitë historike që nuk janë as të parat as edhe të fundit të këtij autori (lajthitje që vihet re me shumicë edhe te diskutimi i tij te tema: Hyjnia femërore... me të cilat do të merrem një ditë), por njëherësh kërkoni edhe një shpjegim sepse kur hidhet posht diçka duhet jo vetëm argumentuar, gjë që nuk rezulton por mbi të gjitha duhet dhënë varianti tjetër, çfarë thotë nga pikpamja etimologjike emri Dheukalon? E shpjegimi duhet pa tjetër që t’i kënaqë të tre kushtet.


    * * *


    Me të drejtë ngrihet pyetja: a kemi një sëmundje të përgjithëshme universitare? Jo, por jam i bindur që Kondre kishte parasysh molepsjen e mendjeve të mbrapshta, të cilat në pamundësi për të ndërhyrë, ndryshuar e ndikuar në histori, ëndër e çdo intelektuali dhe aq më shumë studentari, atëhere zgjedhin rrugën më të lehtë, atë të shkatërrimit. Herostratit. I vemë zjarrin Hierores (tempullit) dhe ja ku mbetëm në histori. Kjo është më keq se një sëmundje.


    Etnia si në mesjetë ashtu edhe para saj në antikitet kishte aftësinë e përjashtimit. Madje historia e etnisë është një histori e gjatë mijëravjeçare që ka ndjekur hap pas hapi njeriun duke krijuar çdo ditë diferenca. Sikur neandertalasi dhe homosapiensi të mos kishin vënë re dallimet midis tyre, ne ndoshta do të kishim një tjetër njerëzim sonte. Takimi i tyre qe një përplasje me pasoja katastrofike për njërën palë. Ndryshe as ne sot as edhe dikur popujt nuk do të dallonin në kohë reale njëri tjetrin. Vëmendje: NË KOHË REALE. Tepër e rëndësishme për ekzistencën. Ndryshe nuk do të kishte kuptim qendresa e popujve ndaj vërshimit pushtues ose emigrues të popujve të tjerë, psh nuk do t’i rezistonin ardhjes së romakëve, persianëve, dyndjeve barbare, etj, nëse bëhej fjalë vetëm për zëvendësim padroni. Lindja e kapitalizmit shënoi kalimin edhe pleksjen e identitetit, kombësisë me shtetin. Pra kemi një rrudhosje akoma më të madhe. Ndërsa shembulli i Francës me luftën 100 vjeçare e trondit madje edhe tezën e mësipërme.

    Kur flasim për etni kuptojmë çka është vetiake për një popull dhe s’ka “gjeni” në botë që të gjejë një shkrirje të tillë midis popujve që të anulojë ndryshimet. Do të nisesha vetëm nga emri për të bërë dallimin e parë. Ndryshe Hasani do të q...nte gruan e Hysenit pa asnjë problem. Nuk jemi në komunitetin primitiv në kohën e egërsisë, ku burrat shkonin me gratë, kështu pa dallim. Thashë që nga emri sepse më pas duke u futur në gjuhë, në familje, në kulturë, zakone e tradita, zbulojmë sjellje të ndryshme në popuj të ndryshëm. Kjo jo vetëm me varrimin. Po marr vetëm një shembull për të ilustruar sepse juridikisht nuk e gjejmë në popuj të tjerë. Në Romën e vjetër njohja e fëmijës së porsalindur, pra atësia i nënështrohej një riti mirë të përcaktuar. Fëmija i sapolindur vihej te këmbët e burrit, nëse ky e merrte në krahë, do të thoshte se e njihte për fëmijën e tij. Fëmija që nuk merrej në krahë, lihej para portës, te pragu ose në vende të posaçme sikurse edhe plehrat dhe aty mund ta merrte kush të donte. Kjo mënyrë njohjeje do të gjente zbatim deri vonë. Ndryshe nga ilirët, gjermanët, egjiptianët dhe ebrenjtë. Ndërsa grekët kishin për zakon të linin vajzat. Spartanët i hidhnin nga shkëmbi fëmijët e lindur sakatë. Pra sikundër shohim, popujt kishin rregullatorët e tyre që përbënte pika të përbashkëta dhe ndarje. E përbashkëta qëndrimi ndaj fëmijëve, e veçanta se si ishte ky qendrim konkretisht. Na interesojnë ndarjet sepse prej tyre kuptojmë edhe secilin. Po kështu, në zonat fshatare të lindjes së afërme, familja e cila kishte lindur më shumë fëmijë se sa qe në gjendje të ushqente, i ndante këta të “tepërt” me një familje tjetër që s’kishte. Përsa i përket varrimeve tumave e formave të ndryshme të saj shprehin kulturën e një populli po aq. Por duhet thënë se janë pikërisht ilirët ata që i dhanë botës së sotme një qendrim të qytetëruar më të përparuar nga të tjerët përsa i përket varrimit dhe të vdekurve.
    Vdekja është përgjithësisht e përvijuar nga rite që synojnë largimin e të vdekurve nga bota e të gjallëve, mundësisht edhe para syve të tyre të dalë sa më pak çdo gjurmë e saj. Romanët, i bënin varrezat larg qendrave të banimit. Gjermanët varrosnin kudo, ku të mundnin. Frankët e varrosnin lakuriq, të tjerë të veshur, etruskët psh kishin thuajse dhoma dhe një paradhomë. Ato qytetërime që i digjnin të vdekurit e bënin ngaqë kërkonin të shkëputeshin sa më parë. Madje kishte popuj që mbi varr mbillte gjëmba me qëllim që t’i mbante të mbërthyer aty. Frikë nga të vdekurit që vazhdoi deri në mesjetë. Ky qendrim është shprehje e një kulture të veçantë dhe kjo kulturë përbën etninë. Në gojën e të vdekurve prej ilirëve vendosej një monedhë, ende sot nga anët e mija riti kryhet por monedha vendoset në xhep. Kjo lidhej me mitologjinë. Ishte paga që i duhej dhënë Karontit për të kaluar përtej Shtigjes. (vetë Karont kemi në rrënjë fjalën “Karo - karrocë” dhe karont nuk ishte veçse karrocieri i vetmi që dinte shtigjet për të kaluar matanë kënetës – njeri që nxirrte në anën tjetër. Besoj se në një kënetë është e domosdoshme). Figurë që mbeti deri një shekull më parë nga anët tona Karonti - Qeraxhiu, por tashmë do të vepronte në sipërfaqe, njeriu që përcillte mërgimtarët ose i sillte në vend. E dyta ndodhte tepër rrallë. Të gjitha këto janë vetiu përjashtime përderisa nuk ekzistojnë në popuj të tjerë, ose në popuj të tjerë manifestohen ndryshe.


    Përsa i përket zuluve dhe zululandit e udhëheqësit të tyre shpirtëror që kërkon t’i nxjerrë nga balta për t’i renditur në rradhët e shoqërisë krah për krah, unë mund të rekomandoj një libër që po bën hije nëpër librari dhe që zgjoi interesin e ndonjë emisioni TVsensacional për tu zhdukur përfundimisht në harresën e mospërfilljes. e Autori sipas “studimeve” të mirëfillta ka zbuluar, sikundër Geri, që lufta e Trojës na është bërë në veri të Europës, në ishuj të saj, andej nga Balltiku.

    Ndërsa sllavët kanë xhelozinë e atyre popujve që u mungon thellësia historike dhe qytetërimi. (një nga budallallëqet që kam lexuar është pohimi se sërbët, kroatët, janë kombe të ndryshëm. Nga pikpamja politike ose për interesa të saj, kushdo mund të bëjë çfardolloj pohimi, por kjo nuk ka vlerë për të vërtetën. Kroatët thonë jemi ilirë të sllavizuar, të sugjestionuar nga një popull me rrënjë të thella në histori. Të njëjtën gjë duan të bëjnë edhe maqedonasit. Nesër ndoshta e bëjnë edhe boshanjkët, m-zestë e në fund pyetet: po sllavët ku janë? Përse nuk flasin shqip nëse janë pasues të ilirëve por me gjuhë tjetër me gene të tjera me kulturë tjetër e zakone të tjera? Mjaft na hapët barkun me këto shpjegime qesharake.) Edhe gjermanët vuajnë nga e njëjta sëmundje. U mungon thellësia. Ndaj kërkojnë te ngjyra e flokëve dhe e syve racën. Për këtë arsye në Prusi në shek e XVIII zgjuan kulturën greke e përvetësuan, i dhanë hapësirë paneuropiane dhe u identifikuan te termi duke u futur dhëndër brenda aty ku ata nuk i pranojnë në prag. Por njëherësh kjo u bë edhe mbi bazën e një fallsifikimi të madh. U përvetësua kultura e popujve të tjerë, e krijuesve të vërtetë të saj dhe çfarë mbeti u përjashtua si pa vlerë. Çmim tepër i lartë për të paguar.


    * * *
    Pohimi kulminant.

    Shqiptarët nuk njihnin Skënderbeun, por kreshnikët, Mujin dhe Halilin!!!
    Bëjmë disa pyetje këtu, si thoni?
    - Përse rilindasit iu drejtuan figurës së Skënderbeut nëse ishte diçka e panjohur?
    - Ç’nevojë kishin të sajonin një figurë nga hiçi kur, sipas xhon -jeniçerëve të sotëm, kishim figura të gatëshme si Muji dhe Halili apo ndonjë aga dhe hanëmkën që pret e dëshpëruar?
    - Kush do ta ndiqte atë figurë të krijuar nga hiçi dhe në një mjedis të mbuluar nga errësira e pushtuesit turk?
    - Përse Skënderbeun dhe jo Lek Dukagjinin, një nga Topiajt, Komnenët që kishin nxjerrë edhe perandorë të Bizantit, apo Golemin, Muzakajt, etj, nëse kjo figurë nuk shtrihej mbi gjithë kombin e do të ishte inferiore përballë tyre?

    Përgjigja është e vetvetishme: Sepse ishte princi që i bashkoi arbërit në luftë kundër pushtuesit aziatik dhe me emrin e flamurin e tij, i bënë ballë një perandorie në kulmin e saj. Me emrin dhe nën flamurin e tij, mbrojtën qytetërimin europian nga një barbari që në pesë shekuj do të mundohej të ç’rrënjoste historinë dhe kulturën e një populli që nuk iu nënshtrua. Ishte e vetmja figurë që kishte mbetur e ngulitur në kujtesën e popullit anembanë si çlirimtar dhe farkëtues i bashkimit shqiptar, ose arbëror pa asnjë dallim fetar. Skënderbeu ishte UNIT, ai e kundërshtoi papën kur i kërkoi luftë kundër ortodoksëve shqiptarë. Bënte pjesë në ata udhëheqës e figura që kërkoninbashkimin e fesë dhe nuk e ndanin popullin në bazë të besimit, gjë që do të thotë se gjenia e mendjes së tij ishte e një frymëmarrjeje të jashtëzakonëshme. Rilindasit e gjetën të gatëshme, në popull.

    Përsa “argumentave” që sillen për luftrat feudale brenda princave e principatave shqiptare, kjo më duket tepër naive të përdoret për të hedhur posht identitetin. Këto luftra ishin normale për rendin feudal. Nuk bëheshin ngaqë feudalët ishin të huaj për njëri tjetrin. Fakti që përpara turkut u bashkuan do të thotë se ata dinin të dallonin mirë kombësinë të cilës i përkisnin dhe rrezikun që sillte armiku i përbashkët. Ndryshe do të thosha se Skënderbeu i kishte të gjitha mundësitë të zgjidhte një zotërim shumë herë më të madh e më të fuqishëm an e kënd perandorisë e nuk e bëri. Pse? Pse erdhi në skërkat e Shqipërisë ku hante pula gur?
    Dua të them se miopia ose mosnjohja e karakteristikave te feudalizmit si sistem ekonomiko-politik, të çon në përfundime nga e cila nuk del dot. Logjikisht sikur kjo lëndë e parë, pra kombësia, të mos kishte ekzistuar, as në kapitalizëm nuk do të kishim patur simbiozën shtet - kombësi.

Share This Page