fillozofet

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga jack owar II, 11 Dec 2003.

  1. albavina

    albavina Primus registratum

    Re: fillozofet

    Filozof...ai qe flet flet dhe vetem flet por nuk ka kuptuar akoma qe eshte ne jete!
    :lol:
     
  2. jack owar II

    jack owar II Primus registratum

    Re: fillozofet

    :)
    t'kam thane, ti je i menchem edhe asht knaqsi me t'lexu...

    e paqa lone...ma s'du mi peqate ket pune...
    m'vjen mire me e marre vesh ** asht diku dikush i zoti me m'ba muhabet...sepse, pa marre parasysh ** po thu se fillozofia asht perveti, per vet personin ** fillozofon, ajo s'bahet vetem - njeri mson edhe prej gurit, e le ma prej njerit...
     
  3. borana

    borana Primus registratum

    Re: fillozofet

    rrofshi o peopla qe na e nxirrni shkollen andej nga snxiret.po ku dini ju te flisni per dicka qe as ai i gjori Platon nuk dinte ca te fliste ..dhe foli ...???foli per te mjeret ne qe kuptojme sipas nesh apo sipas atyre qe duam te jemi.un po bej ca si filozofi keto muaj dhe tju them te drejten&te mos ju le injorante eshte gje e bukur derisa arrin ti mbushesh menjen vetes qe eshte thjesht thjesht HUMBJE E KOHES& ACARIM TE NERVAVE DERI NE TENDOSJE.
    Nejse .....
     
  4. bOy i VoGEl

    bOy i VoGEl Primus registratum

    Re: fillozofet

    DEGJONI KETU JU LLOKUMA NJERIU POQESE NUKE ESHTE PAK FILLOZOF NE JETE NUK ESHTE ASGJE,DO TE THOTE QE SKE GUXIM PER KURRGJE NE JETE tung.
     
  5. ludwig

    ludwig Primus registratum

    Re: fillozofet

    nuk mund te mos filozofosh; edhe nqs nuk do te filozofosh, per te then "psene" duhet te filozofosh!
    te gjithe ata qe kan marre pjese ne kete diskutim sado pak kan filozofuar.
    llogjika eshte ajo qe dallon njeriun nga kafshet dhe meqenese filozofia eshte 'stervitja' e llogjikes eshte f. qe na dallon nga kafshet.
    keni degjuar ndonjehere per: Giuseppe Barzaghi - Il piacere di pensare .
     
  6. jack owar II

    jack owar II Primus registratum

    Re: fillozofet

     
  7. ludwig

    ludwig Primus registratum

    Re: fillozofet

    Fillimisht postuar nga jack o'war ][:
    ____
    me mendu e me fillozofu jane dy gjana t'ndryshme...
    ____

    eshte e vertet. po nuk na the ndryshimin sipas teje. te mendosh eshte dicka qe behet edhe pa 'vetdije', ne kuptimin qe gjithmon (shume shpesh) mendon. ndersa te filozofosh kalon pertej mendimit. per kete te fundit je dakort edhe ti mesa kuptova.eshte e veshtire qe vetem me ane te mendimeve te dalesh ne konklusione te sakta kur behet fjale per argumente te veshtira.

    Fillimisht postuar nga jack o'war ][:
    _____
    njeri asht kafshe - s'e di se prej kah po e merrni ket guxim e arrogance prej budalle me u shprehe ** njeri s'asht kafshe...
    _____

    nuk e kuptova me saktesi c'deshe te thoshje, neqoftese ka mundesi shpjegohu. sidoqofte nuk ishte synimi im te ofendoja dike.
    une kam thene: llogjika eshte ajo qe dallon njeriun nga kafshet dhe meqenese filozofia eshte 'stervitja' e llogjikes eshte f. qe na dallon nga kafshet.
    edhe kjo nuk ka pse te ofendoje njeri ose te merret si arrogance; dhe aq me shume si budallek.

    shendet
     
  8. jack owar II

    jack owar II Primus registratum

    Re: fillozofet

    nese e di ** t'menduemunit edhe fillozofia jane dy sene t'ndryshme, s'do me thane ** edhe e di se shka asht njona e shka asht qetra...
    n'fakt, une e di ** fillozofia asht ni grumbull pordhe t'ftofta, kurse per t'menduemunin nuk di se shka me thane; e di ** asht ni proces i komplikum elektro-magnetiko-kimik ** zhvillohet n'trunin e njerit, po ma detalisht s'jam n'gjendje me elaborue...

    llogjikimi yt asht ma se i mbrapshte. qe qysh thu ti: llogjika na dallon prej kafsheve, fillozofia asht stervitje e llogjikes, rrjedhimisht fillozofia na dallon prej kafsheve.
    ni shembull, me po t'njajtat argumente: ushqimi na mban gjalle, levizja e nofullave (pa ose me buke n'goje) asht veprim ** e bajme gjate t'ushqyemunit, rrjedhimisht, levizja e nofullave na mban gjalle...
    njitash, nuk e di se sa ja vlen me vazhdue me fole matutje per llogjiken me ty...tek e fundit, ku po e din ti ** llogjika njerzore asht ma e mire se llogjika e kafsheve? ose se llogjika e kompjuterave?

    sa per punen e njerit e kafshes, ofendimin ma t'madh e ban kur e konsideron vehten ma t'madh e ma t'nalte se kafsha - psh, a i ke pa bletet puntore, se sa me marifet e pa fjale punojne? a i ke pa milingonat se chfare shoqni t'zhvillume krijojne? hajt tash ti si njeri i zhvilluem n'mujsh me ba dichka t'persosne sa ** e kane bo insektet...
    after all, you're human, animal, ** do me thane ** je organizem karbohidratesh kundermuese, ** e dhien ate ** e han, ** syn rrnon pa q1, ** plakesh e des e dekompozohesh bash njilloj si skrrajat e shiut...nese piramidat, telefonat mobil, interneti, taxh mahalla, muri kinez, voyager 1 & 2, e gjana si kto t'bajne me u ndi krenar per poziten tande n'univers, at'here my friend you haven't seen kurgjo prej universit - hala s'i ke taku ti ndertuesit e labirinthave, ** kane aso teknollogjie ** mirren me inxhinjering t'gallaktikave, e jo t'shpijave e banesave...

    tana t'mirat
     
  9. jack owar II

    jack owar II Primus registratum

    Re: fillozofet

    ej bre, njeri hala s'e din se shka ndodh me ta mas vdekjes, e pretendon me kone ma i zoti se kafsha...this makes me laugh loudly...btw, elefanti e din fshehtsine e mbasdekes - a i ke pa, pak para se me deke, elefanti largohet prej tufes edhe des vetem, sepse ai e din fshehtsine...
     
  10. jack owar II

    jack owar II Primus registratum

    Re: fillozofet

    tu u bazu n'aktivitetet e perditshme, mendore e fizike, dallimi n'mes t'platonit a niches e njerit mesatar asht ma i madh se dallimi n'mes t'njerit mesatar e shimpanzes...
    and you dare call humans non-animals!
     
  11. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: fillozofet

    Duke ndjekur debatin tënd Jack nuk mund te mos ve ne dukje qe ti vete se pari ke gjithe kohen qe po filozofon. Se cfarë vlere ka kjo, ti e di vetë më mirë. Edhe sikur të vertetosh që filozofia është shpikja me e kotë dhe më e dëmshme e njeriut vlera e filkozofise eshte kjo, që ti mësojë njerëzimit t’I largohet asaj, sepse a nuk ndogje metoden e vete filozofise per te arritur në këtë përfundim?! Ky është edhe avantazhi I filozofisë që e bën të ketë një pozicion tepër komod. Nuk mund t’a kundërshtosh ndryshe, vetëm se në mënyrë filozofike. Por në këtë mënyrë bie në grackën e saj.
    Jam plotësisht dakort me ty kur thua që duhet të mendojmë për vetë filozofin, apo duhet të filozofojmë për vetë filozofinë, dhe unë nuk besoj se ka pasur ndonjë filozof që s’e ka bërë këtë, edhe mohimi, edhe pohimi absolute nuk besoj se të con gjëkundi (nëse nuk përdoret për arsye subjective).
    Besoj se e rëndësishme së pari është përcaktimi I asaj cfarë presim nga filozofia, përpara se të nxjerrim komkluzione nese vlen apo jo.
    Një mjek e di më së miri anatomine e trupit te njeriut. Nese e pyet per doren ai do te tregoje me hollesi se si eshte ndërtuar, si funksionën, per cfare sherbet etj. Po kështu po t’a pyesësh për të gjitha pjesët e trupit ai është në gjendje të të japë shpjegim se përse shërbejnë. Por nëse e pyet mjekun se përse shërbejnë të gjitha pjesët së bashku ai nuk do të ketë kompetencë për t’u përgjigjur. Sigurisht nuk mund të mos njihen meritat e arritjeve shkencore, por kjo nuk mjafton për ta bërënjeriun të kuptojë ekzistencën e tij në këtë botë. Një fjale e një të mecuri thotë që njeriu sot ka mundur të ecë edhe në sipërfaqe të hënës, ndërkohë që ende nuk ka mësuar të ecë në sipërfaq të tokës.
    Besoj se njeriu I sotëm I ndricuar nga shkenca është i prirur të shohë e të zberthejë detajet në imtësirat më të vogla, por më duket se ka harruar tërësinë, të përgjithshmen, uniken, krejt si mjeku I mësipërm. Për t’a arritur këtë nevojitet një metodë ushtruar e mendimit në këtë drejtim, ku filozofia ka peshën e vet.
     
  12. jack owar II

    jack owar II Primus registratum

    Re: fillozofet

    gysi, t'faleminderit per pergjigjje...

    e kam thane edhe vet ** une jam i vetmi ** jam tuj fillozofue deri m'tash - mirese vjen e m'bashkangjitesh n'ket fillozofim. njitash, ideja jeme asht me kallxue ** e gjithe kjo s'asht asgja qeter pervecse bashkbisedim i kandshem e humbje kohe, n'rastin ma t'mirin, ose shamje e fymje e humbje kohe, n'rastin ma t'keqin...

    je shprehe ** une e di vet ma s'miri vleren e krejt ksaj pune e debati, sepse une ja kam nise e une jam tu fillozofu. korrekt: ajo ** une e di asht ** fillozofia s'ka vlere, pa marre parasysh edhe nese jack o'war ii e ban ate fillozofim.

    une syn e vertetoj se fillozofia asht shpikja ma e kota, sepse per msusin e fillozofise ky s'asht rasti. ai merr rroge e e ushqen familjen me fillozofimet e tine; shkrimtaret fillozofike t'ndryshem i shesin mendimet e veta t'shtypuna n'libra e n'ket mnyre e sigurojin jetesen. me nji fjale, fillozofia s'asht e kote. pytja ** une po e ngris asht: cka i ka pru fillozofia njerzimit?

    ndoshta ke t'drejte kur thu ** roli i fillozofise asht me e largue njerzimin prej vet saj. me ket rast, ma e ndershme kish me qene me i lane njerzit me fillozofu per qejf t'vetin, se sa me krijue rryma fillozofike e me pase departamente universitare per filllozofi. thjesht, me kane njeri fillozof i mire nuk i duhet shkolla! pse me investu pare n'fillozofi kur ajo nuk bjen kurrfare t'mire?

    thu ** asht mire s'pari me e definue se shka presim prej fillozofise...paj, disa gjana zhvillohen edhe pa ditunine tone, e bahen t'njoftuna dikur ma vone, ose kurre. psh arti, une tybe n'di se shka pres prej artit, po jam dashamire edhe adhurus i artit, edhe me takatin ** e kam e ndjeki. ose, n'anen qeter religjioni. prej religjionit presim me na nda nji bilete t'kalsit t'pare n'parajse, aty perskaj noj shejtoreshe bukuroshe. mirepo, tybe n'ditte kush me t'kallxue se a kane kuptim a jo ato fare bileta...
    ndiq, njerzit fillozofojne, sepse jane prej natyre kafshe kurioze edhe dojne me dite. mirepo, me dashte e me dite ate ** ta jep fillozofia, e mi dite ate ** ta jep shkenca, arti, etika, religjioni, e gjanat qera jane dy sene t'ndryshme - ditunia fillozofike asht bukur si palidhje e e pa baze, kurse ditunia e ktyne qerave (sidomos shkences) asht ma se stabile...

    thu ** shkenca syn i jep pergjigjje rolit t'njerit n'ket bote...asht primja e mbrapshte e fillozofeve, trashegu prej religjionit, ** njeri duhet me pase rol n'ket univers. une nuk i tutna hiqit. pse njeri duhet me pase rol? na jemi ni komponim i komplikum kimik, me disa fusha interesante elekromagnetike n'tru, ** na japin ndjenjen e vetdijes. pike. shka m'duhet roli n'univers? a bon vaki mos me pase rol hiq? pse me mendu une per rolin, kur hala s'e kam marre vesh vetveten?

    me ni fjale, fillozofia sot fillon e maron me thelbin ** fjalet e kane, si n'rastin tand fjala "me ece", e cila ka qeter kuptim n'toke, e qeter n'hone...u sose fillozofia, njerzit e meqem e kane pa ** s'ka hejr prej saj, prandaj sot mirren me fizike, edhe e kallxojne se a ka a jo materie, e qysh asht kriju gjithsia, mirren me art edhe i ngacmojin ndjenjat e njerise, mirren me religjion edhe i shesin ato biletat atyne ** e kane hupe udhen, ose thejsht, mirren me inxhinjeri edhe marojne ura e rruge, ** me ja mundsu njerit me hece n'hone, mars, e n'vene qera...
     
  13. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: fillozofet

    Unë menoj se me këtë temë I ke hy filozofisë drejt e në thelë. Duke bërë fjalë për gjëra që merren me thelbin, (sic shprehesh edhe vetë) hapim probleme që vetëm dicka e kanë të sigurtë, pazgjidhshmërinë e tyre. Sepse thelbi lidhet me dimensione që I kaprëcejnë perceptimet e njeriut. Gjithmonë më ka joshur trajtimi I këtyre problemeve, por përgjithësisht I jam shmangur. Jo pse I frikësohem, por sepse e di që nuk kam për të nxjerrë gjë. Në fakt nuk është thënë që duhet m qit patjetër dicka, por nganjëherë besoj që disa gjëra duhet të vazhdojnë të qëndrojnë të pashpjegueshme, sic janë. Më pëlqen t’I le gjërat ashtu sic janë, aq më tepër kur e di se nuk mund të ndryshohen (nuk dëshiroj t’a kaloj jetën duke tërhequr përpjetë malit, gurin e Sizifit). Nuk mund t’a nxjerrësh thellësinë në sipërfaqe. Ajo mbetet atje dhe duhet që ti të zhytesh herë pas here, për t’a parë botën më ndryshe. Pikërisht për këtë besoj se vlen edhe filozofia.
    Nejse për t’u marrë me këto probleme, shpesh duhet se sillesh vërdallë si kali në lëmë dhe me mulli bosh. Dhe nuk besoj se ka gjë më të zorshme se të bluash hicin.
    Më kujtohet nga viti I IV I gjimnazit kishim një takim me Hysamedin Ferajn në një klub kulturor, ku do të diskutonim për filozofinë. Dhe ai shtroi një pyetje: a ekzistojnë përcaktimet absolute, apo jo . Ne, si të flaktë dhe të rrafinuar që ishim me këto probleme (por sigurish jo aq sa ai), për t’iu shmangur kërkesës që mund të pasonte prej tij, që t’I tregonim një përfundim absolut (në rast se do të përgjigjeshim po), u përgjigjëm: jo, gjithcka është relative . Atëherë ai shtroi pyetjen tjetër edhe më makabër: ky konkluzion a është absolutisht I vërtetë? Tashmë sille nga të duash muhabetin, po re në grackë, e hëngre. Prandaj besoj që filozofi më I mirë është ai që flet sa më pak, mundësisht të mos thotë asgjë.

    Kështu që, për të qenë brenda, unë them se njerëzit edhe duhet edhe s’duhet të merren me filozofi. /pf/images/graemlins/smile.gif …. Ndërsa për faktin se përse njerëzit merren me filozofi, unë do të thosha se a rri dot miza pa ngrënë m…?! Filozofia është një ngasje e pashërueshme. Ja shiko veten. Ashtu sic është edhe një fushë tepër e mërzitshme (për këtë kam dëgjuar një shprehje që femrat I urrejnë mjaft filozofët). Dhe të imagjinosh që burrëria sot po zhduket nga faqja e dheut, a e imagjinon dot sa të vetmuar ndjehen filozofët?!
    Nejse, pyetja se përse duhen filozofët, më tingëllon e ngjashme me pyetjen që një gazetar I bënte Gabriel Garcia Marques-it, se përse duhen shkrimtarët. Të gjithë e dinë se përse duhet inxhinieri, arkitekti, mjeku por përse duhesh ti si shkrimtar? Dhe Marquesi përgjigjet se kam përshtypjen se shkrimtar u bëra pasi e kuptova: për asgjë tjetër nuk vlej. Kur nisa të shkruaj tregime në të vërtetë nuk ia kisha idenë se përse duhen ato. Dhe pastaj duke medituar mbi zanatin e shkrimtarit vendosa që letërsia ka funksionet e veta. Më poshtë ai vazhdon: një gjë është qarte, shkrimtaria është predestinim prej të cilit s’ke nga ia mban, dhe ai që e ka këtë duhet të shkruajë, sepse vetëm kështu ai mund t’a kapërcejë dhimbjen e kokës dhe tretjen keqe të ushqimit.
    Sigurisht, filozofia nuk është tërësisht si letërsia, sepse në filozofi ndjenjat nuk kanë ndonjë peshë të rëndësishme në trajtimin e mendimit, por gjithsesi joshja që ndjell ekzistenca në vetvete është një tërheqje e pashmangshme.
    Kjo temë ka mjaft për të thënë, por po mjaftohem me kaq, për të mos u bërë I mërzitshëm, ndoshta herë tjetër mund t’a vazhdojmë më tej.
     
  14. jack owar II

    jack owar II Primus registratum

    Re: fillozofet

    kjo asht poenta, me i kqyre senet my n'thelb, kjo asht aftesia e fillozofimit, hulumtimit, apo e t'bames shkence...

    ku e bazon pohimin ** problemet thelbsore jane t'pazgjidhshme dhe ** njeri syn i percepton? tek e fundit, ideja asht ** njeri me evolue prej ksaj ** asht n'dishka ma t'madhe e ma t'mire, e ky evoluim syn bahet pa i rrehe kto pytje...

    paj, me nifare forme, ajoqi une po e tham asht ** me u marre me fillozofi asht me u celle si kali n'mulli e me e blu hiqin... :)

    ka percaktime absolute: matematika e euklidit, logjika aristoteliane, zbatueshmenia e ligjeve t'fizikes n'tane universin (chak edhe zoti duhet me ju nenshtru ligjeve t'fizikes)...
    me thane shume tuj fol pak asht mjeshtri e madhe - duhet talent i madh per me e ba ate pune...megjithate, njeriu e ka gjete sistemin ma ekonomik per me e shprehe t'verteten: MATEMATIKEN, gjuhen e vet natyres...

    ajo ** une po e baj asht fillozofi e vertete, jo si fillozofia e "fillozofeve", por fillozofi e vertete, fillozofi e atij ** do mi njofte vetveten...prandaj, pa marre parasysh se a i bahem a jo i merzitshem dikuj, mu nuk m'kercet hiq...fillozofia asht ba e merzitshme, sepse fillozofet e shtramnojne ate ** fillozofia n't'vertete asht. fillozofet s'i kane pru asnji t'mire njerzimit, asni problem fundamental nuk e kane zgjidhe, asnji ndjenje nuk ja kane ngacmu njeriut - ata vetem e kane blue hiqin, edhe e kane mashtru njerine...
     
  15. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: fillozofet

    Kur them se problemet qe merren me thelbin jane te pazgjidhshme, kjo nuk do te thote se nuk duhet te merresh me to. Une besoj se edhe kerkimi ne erresire ka vlere, sepse te pakten te stervit shikimin.
    Ne te veretete edhe ky pohim, ne lidhje me problemet qe lidhen me thelbin, hyn tek ato pohime qe nuk mund te jene absolutisht te vertete, dhe do te lutesha te lexoje relativitetin ndermjet rrjeshtave. Une shpesh perdor hiperbolen per te treguar shkallen e veshtiresise se hulumtimit ne kete fushe, por nuk mendoj nuk mund te nxjerresh asgje me hulumtimiet, qofte edhe metafizike.

    Mos kujto se hici eshte krejt bosh. Edhe hici ka shtrirjen e vete dhe aq me teper vleren e vet. Edhe hici eshte dicka, perderisa ekziston. Dhe nuk e di se sa mbetet hic, ne momentin kur ne e perceptojme ne ekzistence. (nejse kjo besoj vlen per nje teme tjeter)

    Kush tha qe gjeometria ka percaktime absolute? Une nuk e njoh mire matematiken, megjithese e respektoj shume si fushe, por me sa di une, gjeometria e Lobacevskit, apo edhe matematika iracionale sot niset nga premisa te ndryshme duke i thyer rregullat e gjeometrise euklidiane, duke ngritur postulate te tjera te kunderta me ato euklidianet, te cilat konsideroheshin te padiskutueshme. p.sh. nje postulat i shtruar eshte edhe ky qe shuma e kendeve te trekendeshit nuk eshte 180 grade. Dhe nga kjo premise e re ngrihet nje gjeometri e re.
    Po keshtu keto gjeometri te reja kane sjelle ide te reja te ndryshme mbi hapesiren duke hapur keshtu perspektiva te reja

    Po keshtu edhe me fiziken. Fizika e Ajnshtajnit hodhi poshte fiziken Njutoniane per trupa te medhenj te cilet levizin me shpejtesi te medha. Po keshtu Ajnshtajni ndryshoi konceptin tredimensional te hapesires duke futur konceptin e ri te hapesire/kohes, duke hedhur idene (e pakundershtueshme sot) qe me ndryshimin e shpejtesise ndryshon rrjedhshmeria e kohes si edhe vete hapesira.
    Vec kesaj me vone eshte vertetuar edhe zgjerimi i hapesires i cili deri me Ajnshtajnin konsiderohej statik.

    Nuk e di ne ka ngelur me gje absolute ne kete bote, vec Zotit. Por edhe Ai eshte jashte saj.

    Me verejtjen time per te qenit "e merzitshme" per filozofine, une nuk kisha per qellim filozofine ne vetvete, por menyren se si njerezit pergjithesisht e shohin filozofine. Kam pershtypjen se njerezit nuk i duan gjerat e ngaterruara. Ata e duan filozofine si nje pjate me pilaf, me leng mishi qe ta llupin menjehere sa pa u ftohur. Ndersa per t'i hyre mendimit me themeli rrallekush ka nge, aq me teper sot. Mua madje me eshte krijuar pershtypje se sot njerezit, aq me teper rinia, i cmon gjithnje e me teper gjerat qe e largojne nga mendimi. Dhe sot, me shume se kurre, lumturia eshte barazvleftesuar me jeten siperfaqesore.
     
  16. jack owar II

    jack owar II Primus registratum

    Re: fillozofet

    gysi, matematika e euklidit asht absolute n'sistemin e vet, njashtu qysh asht edhe matematika e llobachevskit e e rimanit...edhe mekanika e njutonit asht absolute mbrenda kufijve t'vet. ajnshtajni nuk e ka nenvleftsu njutonin, por e ka permiresu per shpejtesi n'kufi t'shpejtesise s'drites; dmth mekanika e njutonit asht rast kufitar i mekanikes s'ajnshtajnit...
    pytja asht: tuj i mledhe kto fragmente, ** n'fakt jane absolute, a munet me u kriju ni tabllo absolute apo relative?

    edhe nji gja: shpejtesia e drites asht madhesi absolute, konstanta e plankut, e bolcmanit, e avogadros, e t'tjera si kto, jane absolute...
    vlera e numrit nji asht absolute - tjeter gja asht se n'cilin sistem ti vendosesh: decimal, binar, heksagonal, apo ku ta di une...

    persa i perket meerzitshmenise s'fillozofise, nuk ka faj rinia, sepse pleqnia duhet me ja servu fillozofine e me ja nguce dellin e kuriozitetit. kondicionin per me mendu nuk e ka gjethkush, dikush knaqet me pak, e dikush mendon tane jeten - marifeti asht me e qele rrugen, e kush don me mendu ka kah shkon...mirepo, nuk duhet ba si fillozofat, ** vec kane qele rruge, t'drejta e t'shtramta, e kurre nji zhgjidhje s'e kane pru.
    psh, shih dekartin, ham fillozof, ham shkenctar. dekarti shkenctar e ka zbulu metoden, e ka lidhe gjeometrine me algjeber (edhepse idene e tille e ka nise thomas harriot), e kshtu me rradhe; mirepo, dekartesi fillzof ka fole qaq shume muhalife, ** i shkojin pershtati vetem fillozofise, ** njeri paket tuj keshe tuj i lexue...ni margaritar i tille asht edhe vertetimi racional i egzistences s'zotit...

    fillozofet are full of balooooooney...
     
  17. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: fillozofet

    Sigurisht që brenda sistemit të tyre janë absolute, dhe nuk diskutohen vlerat e tyre, por unë përpiqem t’I shoh se si ato I zgjidhin, I shpjegojnë fnomenet në botë. Përderisa mekanika e Njutonit nuk I shpjegon dot të gjitha fenomenet, ajo është e kufizuar në gamën e vet të problematikës. Ajo që është e rëndësishme këtu është s ashtu si për filozofinë sëhtë mjaft e rëndësishme të zhvillohet edhe një kritikë e fortë e metodës shkencore, dhe në këtë drejtim filozofia ka bërë në njëfarë mënyre punën e vet. Megjitahtë epistemologjia duhet të jetë më e ashpër, dhe duhet të përpiqet të ngrejë më qartësisht ideëtë e veta në lidhje dhe vec kësaj duhet të studiohet edhe nikimi shkencës në shoqëri. Unë mendoj se duhet të zhvillohet më tepër një “epistemologji sociale”, ku të studiohet mirë ndikimi I shkencës në idetë e njrëzve në mënyrën se si ata sillen ndaj saj dhe si ndikohen prej saj në mënyrën e të menduarit dhe të jetuarit. Sepse unë mendoj se shkenca është idealizuar mjaft duke e kapërcyer rolin e saj. Ajo ka marrë përsipër të japë një shpjegim që përfshin edhe jetën e përditshme të njeriut. Pa dyshim që në si gjithmonë edhe në këtë rast ka një amplifikim mediatik, por që gjithsesi vlen për t’u studiiuar.
    Sigurisht që filozofët këtu kanë mjaft faj, sepse përderisa nuk ka një filozofi të konturuar qartë, nuk mund të ketë një shpjegim të qartë të fenomeneve shkencore dhe kështu që nuk gjendet dot smafor që të mund të rregullojë kaosin e trafikut të sotëm të ideve.
    Unë besoj se sot, më shumë s kurrë kemi një trenzicion të thellë ne fushën e mendimit dhe kjo për vetë format dhe ndryshimet e mëdha që po pëson sot mbarë globi. Dhe ky trenzicion ka sjellë probleme tepër të koklavitura që kërkojnë zgjidhje të vështira. Patjetër që duhet kohë që gjërat të marrin për mirë.
     
  18. Hipparchia

    Hipparchia Primus registratum

    Re: fillozofet

    nuk e kuptoj se pse e ndjeni per detyre per t'u marre me gjera qe s'ju perkasin (ah, pse ka dhe te ketilla? mund te habitet dikush), per te cilat s'keni informim dhe/apo kapacitet--formim--te mjaftueshem?
     
  19. jack owar II

    jack owar II Primus registratum

    Re: fillozofet

    une s'e di se cfare pune ka kry fillozofia ktu, e per ma teper s'e di se cfare detyre ka n'pergjithesi fillozofia n'kontrollimin e shkences?
    perndryshe, shkenca n'vetvete e ka ate mekanizmin e kontrollimit. n'bote sajohen me qindra e mija modele e teori e hipoteza, po vetem ajo ** i mbijeton eksperimentit, vetem ajo shndrrohet n'ligj...
    per ma teper, shkenca kjarte e bukur i kallxon se ku jane kufijte e vet. i ke pa ato grafiqet shkencore, te tane i kane ato error bars n'lakore, ** do me thone t'kallxojin se me sa % saktesi asht ba matja...

    nji gja e tille, nji sistem i tille i vetkontrollin, nuk asht n'fillozofi...prandaj, fillozofet folin gjana ** s'i kontrollon kush edhe i shesin si t'sakta e t'mira e t'hijshme...

    nuk asht shkence gjethchka ** shitet me emnin shkence...psh, psikologjia shitet si shkence, mirepo ajo s'asht shkence...ma shume ka shkence n'astrollogji se sa n'psikollogji...njajte edhe n'histori - historine e shkruen llobi ma i forte, e aty kurrefare shkence s'ka...koheve t'fundit njeri po lexon perdite e ma shume per shkencat politike; po ku ka ma marri se kjo? allahile shka ka shkencore n'politike?
    shkence asht vetem fizika, kimia, bologjia, e deri diku astronomia - krejt tjerat (gjeografia fizike, ekonomia, mjeksia, linguistika, etj jane quazishkenca, kurse ato humanitaret, si historia, sociologjia, antropologjia, religjioni, fillozofia, etj, s'jane shkenca asni fije)...
    qeter san asht problemi ** mu ata ** deri dje jane shite si fillozofa, sot, tu e pa vdekjen e fillozofise, dojne me u shite si shkencetare - kujdes, shkence nuk asht gjethshka ** shitet si e tille!
    fillozofia kurre nuk guxon me pretendu me e kontrollu ose me e mate ose me e shpjegu shkencen, sepse i thehen hundet...per ma teper, fillozofia as nuk ka takat me u marre me spjegimin e terminologjise shkencore...
    perndryshe, kur fillozofia pretendon mi imitu shkencen, si psh fillozofia analitike, at'here nuk bahet kurgja qeter pervecse ni objekt i lezeqem qesharako-humoristik...
     
  20. jim_albanian_morrison

    jim_albanian_morrison Primus registratum

    Re: fillozofet

    per mua cdo gje ne bote ose me sakt ne univers rretullohet vetem drejt dicka dhe filozofia e jetes per mua eshte vetem ai premtimi i dhene nga njeriu asgje me teper e kur shoh te ashtuquajturit filozof qe ne shumicen e rasteve me tregojne te kunderten dhe mundohen me mish e me shpirt duke perdor lojra fjalesh vetem e vetem per te me bere te lexoj te kunderten e asaj qe me ofron te lexoj libri i gjithckaje si mund ti quaj hic nuk i them dot sepse kane ekzistuar por thjesht kane ekzistuar kaq asgje me teper.
     

Shpërndajeni këtë faqe