fillozofet

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga jack owar II, 11 Dec 2003.

  1. eli

    eli Primus registratum

    Re: fillozofet

    Miredita filozofë,

    O Gys, po i thoshe edhe ti do rubaira te lezetshme : "Une besoj se edhe kerkimi ne erresire ka vlere, sepse te pakten te stervit shikimin". Me fal se diçka se kuptova ; ç'a sheh n'terr ? Se kur e meson se terri asht mungese dritet dhe se format (per synin) dalin nga drita atehere si mundesh ti me e stervit shikimin ? Edhe i tjeter : "
    A asht hiç apo s'asht hiç. Se e the edhe vete se prej momentit qe thu hiçi s'asht bosh, dmth e percakton hiçin me mungesen e Qenies (exzistences) por perdor foljen me qene, pra existencen, prej ktij momentit ai asht "Hiç" the existon si i tille pra hiçi = asht.
    A thu asht pune e filozofit kjo se ba me i hy ksaj pune s'e dallon shume prej diktatorit.

    Gys, s'po e baj me te keq por vetem po fillozofoj pak. S'du me te kritiku se vetem kto gjana gjeta pak si jashte filozofise. E Jack-ut deshta me i thane qe mos me i vu ne te njajtin kandar shkencen e filozofin se jane gjana te ndryshme. Kur thu qe ka gjana absolute ne fusha te percaktume pershtatja kete perfundim edhe filozofise. Po du me than qe mos e mat nji gja me mase te gabueme, pra mos e gjyko filozofine me ligje te shkences se del qe ne fillim e denume. Rroku po mujte ne fushe te sajen aty ku kjo asht absolute.

    Me m'fal djema se s'kam kohe por ta po shkruj prap nji here tjeter
     
  2. jack owar II

    jack owar II Primus registratum

    Re: fillozofet

    tungatjeta elibubazheli,

    me daten 16 dhjetor kam lype prej bashkekuvendusve mos me e perzi shkencen n'ket muhabet, mirepo ata syn u duruen...get ** e vetmja mnyre me mrri te e verteta asht shkenca, prandaj tash s'voni, njerzit po i thojin fillozofise shkence...e, paramendo, njutoni e ka shkru "parimet e fillozofise natyrore" - po due me thane, n'krejt katedrat e fillozofise duhet me vnu prrofa t'fizikes e matematikes, se s'ka hejr prej fillozofave...
     
  3. eli

    eli Primus registratum

    Re: fillozofet

    Falëmeshndet Jack o'War

    Ka kohe qe s'jam fute ne ket teme por itesh po e gjej pak kohe e them ta jap ni pergjigje se ta kam pase premtu ma perpara.

    Pse e kqyr filozofi kerthizen ? Pse pervoja, gja elementare ne filozofi, fillon prej vedit (e tu e pa vedin shume ju hyn vedja n'qejf).
    E dyta asht se filozofia asht e finalizume, ka nje qellim qe i njihet (?!?) fundi. Po du me thane me kyt qe s'asht s'i shkenca qe mundet me shku gjithmone ma perpara e s'din me u ndal kurre. (po marr shkencen si shembull thjesht sa per me kjartesu fillimin e fjalise se dyte). Ndersa filozofi mundet me i gjet i fund pytjes mbi existencen (ose jo) e atehere s'ka ça me zbulu ma. Kshtu qe rrin e ban sehir.
    E treta asht se ai qe kqyr kerthizen e vet nuk mundet njeri me e thirr filozof. Pse n'rast se gjen zotin mas pytjes s'vet (mbi existencen/qenien) ai duhet me e sodit (kontemplu) nqs asht i ndershem me vetvedi (ose mundet me i than jo zotit por asht tjeter muhabet). Ose kur gjen vdekjen ne fund te pyetjes se besoj se sheh kerthizen se i hyn frika edhe atij se asht njeri, po kjo si ndodh sa asht i ri se ka kohe me deke.
    Ne rast se s'gjen zot por vetem rimisherim (reincarnation) atehere rrin e merzitet kur s'a mire e ja kalon per 7 pale qejfe kur rimisherohet si mbret a president (ka edhe prej tyne). Po ne te tre rastet edhe merret edhe smerret taman me kerthize te tijen.

    Asht edhe i rast tjeter : kur mas pyetjes gjen se asht vete ai, si fillimi dhe fundi i gjithqkaje. At'here e sheh vedin si puna e Narcisit, e ndalet te kerthiza e s'munet me i çu syte ma prej saj se jashte saj s'ka asgja. Biles per te ka ma shume rendesi kerthiza sesa syte.
    E per me perserite nji pergjigje ma perpara qe te kam dhane, ky as dam si ban kujt se s'i sheh te tjeret.

    E pra kaq po di edhe vete me tu pergjigje po nqs s'je dakort (e te duket se edhe une e shoh shume kerthizen teme) mundesh me ma ba me dit. Deri at'here mirembetsh e tana t'mirat.
     
  4. bLuE IcE

    bLuE IcE """""PLANETARE""""""

    Re: fillozofet

    filozofia nuk eshte kohe e humbur...te pakten,eshte me mire sesa te imagjinosh apo fantazosh...
     
  5. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: fillozofet

    Puna e t’errit Eli eshte tamom si puan e hicit. Edhe ne qofte se ti nuk shef gjo m’t’err’t, t’pakte e shef vete t’errin. Dua te them se perderi sa ti e konstaton erresiren, dhe kete gje e ben me shqisen e shikimit, kjo domethene qe ti e sheh erresiren. Ne t’err sheh erresire. Problemi eshte qe ne nuk mund t’a shohim erresiren pa e krahasuar me driten. Une mund te flas sa te duash per erresiren, dhe kete e bej nga pervoja qe une kam prej shikimit ne drite, dhe besoj se te folurit per erresiren eshte njkohesisht edhe bisede per driten.
    P.sh. ti vete the qe ne t’err s’ka drite. A nuk pohove dicka per t’errin? Pra, dicka pe edhe ti ne t’err, apo jo? Une pesoj se per erresiren, ashtu si edhe per hicin, mund te flasesh sa te duash, pasi je I detyruar te tregosh per to vetem ate qe ata nuk e kane, gje qe nuk mbaron kurre. Por kjo I ben edhe te paperkufizueshem.
    C’eshte erresira? Mungesa e drites. Nga ana tjeter driten vete mund t’a kuptojme duke perceptuar mungesen e saj. Duke u thelluar ne erresire, (pra duke e “pare” me vemendje net e), krijon nje ide me te qarte per driten. Ketu mund te dalim ne disa teori mjaft interesante, por edhe mjaft te vashtira per t’u kuptuar dhe aq me teper per t’u shprehur. P.sh. ka mjaft filozofe qe mohojne ekzistencen e ngyres, madje edhe te hapesires.

    C’eshte hici? Thjesht, mungesa e qenies. Po qenia????????????? Mos ndoshta gjithcka qe eshte, pervec hicit?????......................
    Edhe qenia edhe hici jane te paperkufizueshem. Qeni perkufizohet me vetveten (d.m.th. qenia eshte qenia), pasi, qe te perkufizosh dicka, duhet te gjesh nje koncept me te madhe te cilit ti heqesh gjithcka qe koncepti qe ti kerkon te perkufizosh nuk e ka. Dhe do te mbetet ajo qe ti doshiron te perkufizosh. P.sh. c’eshte pallati. Banese me shume kate. Pra konceptit te baneses, hiqja te gjitha lojet e tjera pervec atyre me shume kate, dhe mbetet pallati. Por cfare koncepti mund te mendojme me te madh se qenia, per te bere diferencen prej se ciles te dale ky koncept?

    Pergjithesisht, e respektoj mjaft Dekartin, por tani me vjen te tallem me te. Kjo eshte arsyeja! Aq e brishte sa ke frike se te thyet ne dore!

    Nejse, mjaft u mora edhe une me kerthizen. Per “epistemologjine sociale” ishte thjesht nje ide qe vjen duke pare katrauren e abuzimit me shkencen ne shoqeri. Sesi mund te zgjidhet kjo nuk mund te them ndonje gje per momentin.
     
  6. eli

    eli Primus registratum

    Re: fillozofet

    Gys,

    Po shoh se ke bere pak filozofi por ende "mbytesh" ne perkufizime, perceptime, konceptime, nocione e ku ta di une. Ti ende thua se shohim ne terr sepse "shohim" mungesen e drites. Por nuk e di sa e drejte eshte te perdoresh kete folje. Ja per shembull kur mbyll syte a sheh ti apo jo se keshtu na del qe edhe qorrat shohin. Eh, nuk shohin driten por erresiren ama… e qajne fare. Me fal per humorin por sipas arsyetimit qe perdor keshtu na del neve. Pastaj kur thua qe driten e kuptojme edhe nga mungesa e drites s'e ke tamam mire. Ke pak te drejte se kjo ben pjese ne predikatet (s'e di a thuhet keshtu ne shqip) e drites. Por ndersa erresiren e perkufizojme (definition, definizione) si mungesa e drites atehere ç'fare mund te themi per driten ? E kunderta e erresires ?!? Sikur s'vlen kjo. Pastaj drita eshte tjeter gje, e ka nje existence. Edhe Hiçi eshte mungesa e Qenies ndersa Qenia s'eshte e kunderta e Hiçit. Qenien mund ta perkufizojme sikur thoshte Aristoteli : "ajo qe eshte" nderkohe qe eshte. Dhe kaq, s'mund te shkojme me thelle. Mund te flasim per predikatet e saj si qenie por ama se ç'fare eshte s'mund ta kapim kurre teresisht. Vetem per vetveten kemi nje pervoje tjeter te Qenies por kjo eshte vetjake.

    Per te marre shembullin e ngjyrave qe permende njoh shume pak polemiken e tanishme. Di vetem te them se ne shohim spektrin e ngjyres se bardhe dhe spektrin e objekteve qe na kthehet ne sy dhe se po t'ju drejtosh te njejtin spekter ketyre objekteve keta marrin ngjyre te bardhe. Di dhe kete qe bota s'eshte ashtu si e percetojme ne (flas per shqisen e shikimit) por eshte e tera ne nje shkalle te ngjyres gri (kjo sipas disa fizikanteve qe kane bere pervojen e qe s'e ve ne dyshim). Por kjo supozon qe drita e bardhe perbehet nga nje spekter i vetem, dhe qe teoria e prizmit vlen vetem per syrin tone, e qe ky spekter te jete "gri". Eshte si puna e dimensioneve ku ne perceptojme vetem 3 aty ku duhet te te perceptojme 7, 9 ose 11 (m'varet sipas fizikanteve). Por ndoshta ti beje edhe aludim (a ekziston kjo fjale ne shqip apo e shpika une) per ngjyren e zeze qe sipas te gjitha gjasave s'i takon te ekzistoje (s'mund ta quajme ngjyre) sepse eshte mungesa e te bardhes ("drites"). Po ne vazhdojme ta therrasim ngjyre.
    Kjo eshte si puna e te keqes… s'ka fund.
     
  7. bebi

    bebi Primus registratum

    Re: fillozofet

    hmmm, nji zotni me mbiemnin Da Vinci, t'kujton gja? :rolleyes:
     
  8. bebi

    bebi Primus registratum

    Re: fillozofet

    se harrova, perpara se me mu pergjigj, konsideroje faktin e maposhtem:

    meqe din anglisht:

    Leonardo da Vinci is known as a great Italian artist of the Renaissance, and also as a brilliant scientist, architect, and inventor. He lived in Florence, Rome, and other European cities during his life, and created such famous paintings as the "Mona Lisa." But Leonardo had other interests: the human body's inner workings, the building of bridges and highways, and how humans could achieve flight. There was one person who did achieve some sound thinking about flight in the pre-flight era: Leonardo da Vinci.
    Da Vinci

    Although he was an inveterate procrastinator, he managed to get enough things done to be remembered — among numerous other roles — as an anatomist, an architect, an astronomer, a botanist, a geologist, a musician, a painter, an inventor , a philosopher and a sculptor.
     
  9. Gazii

    Gazii Primus registratum

    Re: fillozofet

    keni nis me dal ne serrnisht (shprehje popullore: per mbetjen pas korrjes se grurit).

    DMTH kurkund :sleep: .
     
  10. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: fillozofet

    Pse Gazii a nuk te duket se eshte mire edhe ne kurrkund?! /pf/images/graemlins/laugh.gif
    Pastaj perse duhet me dale patjeter me na'i ven, se kuptoj!
     
  11. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: fillozofet

    Mqse kjo teme nepermjet titullit ka pergjithesuar gjithe filozofet, m'u duk me e pershtatshmja per te kerkuar nje informacion.

    Di ndonjeri prej jush nese jane perkthyer vepra te Hegelit ne shqip dhe nese po, ndonje librari se ku mund t'i gjej???
     
  12. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: fillozofet

    Me sa di une eshte perkthyer vetem nje veper e Hegelit, qe flet per filozofine e Aristotelit (mos gaboj). Per kete mund te pyesesh ne librarine "Friends Book House" tek drejtoria e policise, nese je ne Tirane.
     
  13. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: fillozofet

    Gys rrofsh per informacionin. Ne Panair te Librit gjeta 2 vellime te Hegelit te perkthyera ne shqip "Arsitoteli" dhe "Platoni". Ishin botuar nga shtepia botuese "Dritan".

    Kishte nxjerre dhe SH.B. "Ideart" perkthimin e nje vepre tjeter te tij, por me kismet do e blej me vone.
     

Shpërndajeni këtë faqe