FILOZOFI DHE LIBRAT

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Vis Elbasani, 15 May 2005.

  1. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    FILOZOFI DHE LIBRAT

    Sokrati e te tjere nuk i kishin shume qejf librat. Edhe Nice arrin te pohoje ne nje pike te jetes se tij qe hoqi dore se lexuari libra...

    Si mendoni, amatoret e filozofise duhet te lexojne detyrimisht libra, apo ta marrin filozofine si pjese e pervojes se perditshme, si pjese e jetes se jetuar dhe jo asaj te transmetuar nepermjet disa karaktereve(shkronjave)? A mundet dikush qe nuk ka lexuar fare libra filozofike te shtjelloje mendime filozofike?

    Per me teper, a ka ndonje qe mendon se librat e shumte jane "vrastare" te mendimit tuaj origjinal mbi nje filozofi te caktuar?
     
  2. Rambla

    Rambla Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    Nuk me ka rene rasti te di mbi formimin e nje intelektuali/filozofi/gjeniu qe s'ka lexuar libra gjate jetes se tij. Vetem se keta behen te tille kur dine te lexojne, te analizojne, ti shohin gjerat me sy kritik, dhe jo te marrin çdo gje te shkruar ne nje liber filozofik si te vertet vetem sepse e ka shkruar nje filozof i njohur.

    Esenca ndodhet ne ç'permbajne librat, pra nje grup mendimesh, teorish...jo libri ne vetvete, pra fletet, sepse me teknologjine e re, 'keshtu foli zarathustra' e gjen dhe ne cd.

    Studimi pastaj per keto persona nuk ishte vetem mund, dmth ishte dhe kenaqesi. Dhe kur leximi i nje libri jep kenaqesi, eshte dyfish i dobishem.

    Pastaj siç e kishe shkruajtur edhe ti tek nje teme tjeter tek 'filozofia', eshte jeta qe mbi te gjitha te meson me shume sesa qindra libra, por edhe ate duhet te dish ta interpretosh.

    Ato shembuj qe ke permendur ti, pas nje fare kohe s'kishin me nevoj per libra, por sikur mos kishin lexuar aq shume ne fillim, se di ku do kishin arritur.
     
  3. Nella

    Nella Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    A mundet dikush qe nuk ka lexuar kurre libra te filozofoje? Me qeshet me kete pyetje /pf/images/graemlins/smile.gif Me qeshet sepse nuk kam qene me teper se shtate vjec kur e kam pyetur tim ate: "Perse jeton?" Me kujtohet si tani shprehja ne fytyren e tij, sikur ta kisha kapur ne befasi. "Budallacke - me thote - per c'fare tjeter vecse per te pare?" Dhe me beri pershtypje kur tha "per te pare" (boten dmth) se thashe, a nuk ka gjera me te rendesishme per te jetuar? (besoj se nuk ka nevoje tu kujtoj qe ne ate moshe, vetem abetaren dija te lexoja)

    Gjithe kjo sa per te thene se eksperienca personale eshte e kufizuar, dhe per te pasur nje tablo te plote te jetes, botes, etj. duhen dhe eksperienca te tjera. Sa per te filozofuar, kete mund ta beje kushdo (Sokrati eshte me se dakort me kete, apo jo?) por edhe te filozofuarit eshte me shkalle...si puna e inteligjences.

    A jane librat e shumte vrastare te mendimit origjinal ne filozofi? Jo! sepse mendimet origjinale i mbijetojne betejes se influences,ndersa ato jo-origjinale "kullufiten" nga vete ajo.
     
  4. love_ya

    love_ya Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    Filozofia u perket te gjitha qenieve qe kane aftesi te mendojne.
     
  5. epiphany

    epiphany Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    librat duhen patjeter, per te konfrontuar mendimet e tua me ata te te tjereve, per ti kompletuar ato por jo t'i besh tuat duke humbur vizonin personal mbi cdo gje.
     
  6. the_doctor

    the_doctor Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    me pelqen kjo vajze .....duket sikur ...por ne te vertete....hahahaha.....ma shpjego icik ket filozofine time
     
  7. arun

    arun Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    sipas mendimit tim


    filozofia e vertete eshte 99% praktike dhe 1% leterature(libra)
     
  8. arun

    arun Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    dena

    librat dhe literatura(konoshenca)jane te vlefshme deri ne momentin kur ti zbulon devocionin ....

    po deshe te jap edhe shembuj
     
  9. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    Visi s'jemi me ne kohen e Sokratit kur bota ishte ne zbulim e siper. Tani duhet me pas kujdes nga plagjatizmi, ndaj lexojme qe te mos koincidojme.
     
  10. arun

    arun Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    kordele

    kur ti han nje hamburger , ke pare qe .....

    ajo farcoleta qe mbeshtjell hamburgerin ka vlere deri ne momentin kur ti nuk e ke konsumuar hamburgerin.......

    kur ti e mbaron se ngreni hamburgerin, cfare ben me letren qe te ngelet ne dore a nuk e hedh ne koshin e plehrave ????

    sigurisht qe po!!!

    pra letra qe mbeshtjell hamburgerin eshte konoshenca(dituria,filozofia)

    konsumi qe ti i ben hamburgerit eshte jeta ,aksioni,puna,

    shija e mire qe te len hamburgeri eshte devocioni

    pra konoshenca , filozofia ,ka vlere deri ne momentin kur zbulon devocionin ,mbas ketj momenti cdo gje eshte sekondare sepse devocioni eshte primar........

    devocioni ose dashuria ,eshte aksi ose me sakte thelbi i universit , ai qe e zoteron kete thesar te madh eshte padron i gjithshkaje ne univers, eshte zot i jetes se vet , eshte zot i fatit te vet ................

    desha edhe te perfitoj nga rasti te pershendes nismetarin e temes sepse tema eshte shume e bukur
     
  11. William Wallas

    William Wallas Forumium maestatis

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    Giovani Sartori ... aktualisht nje nder filozofet me te medhenj ... ne jete ... ne librin e tij ... "Democrazia cos e" ... jep nje definizion te shkurter per "Injorantet" !!! Injorantet e sotem thote, nuk jane ata qe nuk dine asgje ... perkundrazi ... ata dine dhe shume gjera biles .... arrijne deri ne ate pike thote ... sa c'do mengjes ... cohen dhe bejne nje zbulim te ri !!! Ajo qe ata nuk dine ... eshte qe ajo qe ata e zbulojne sot ... nje tjeter e ka zbuluar qe para dymije vjetesh !!! Librat dhe dituria ( Filosofia compresa )... jane nje binom i pandare dhe i paprekshem ... ashtu sic eshte nje binom i pandare Televizioni ( me perjashtime te disa kanaleve si BBC ecc ecc ) dhe Injoranca !!!

    PS : I hapur per diskutim !!!
     
  12. arun

    arun Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    giovani sartori eshte nje filozof ideal per per ata qe nuk duan te verteten , dhe nuk a vlen fare te meret ne konsiderate kur eshte fjala te krahasohet me gjigandet dhe entitetet hyjnore kozmike si:

    LORD SADA SHIVA

    LORD VRAJA KRISHNA

    LORD ANANDA MURTI

    LORD BUDA

    dhe shume te tjere qe nuk po i sjell ketu sepse shumica kerkojne te genjejne veten me teori-filozofi dhe llafollogji akademike , qe jane, ose me sakte i shkojne shume bukur per shtat asaj thenjes alla shqiptare qe thote se: fjalet i mer era (edhe sikur ato fjalet te jene te bukura)

    ne kete bote njerzit kujtojne vetem veprat te cilat i sherbejne mireqenjes se njerzimit, ketu hyjne ne pune edhe fiozofite praktike te cilat jane te thjeshta dhe te aplikueshme edhe ne jeten e perditshme

    akademiket si puna e giovani sartorit perfundojne ne koshi e plehrave te historise , kjo ka ndodhur gjithmone ne historine e shoqerise njerzore ,dhe historia eshte e destinuar te perseritet sidomos me akademiket dhe teoricienet

    filozofia spirituale eshte thesari me i madh qe ekziston ne kete univers, qe shume pak persona e kane pasur ne zoterim , sepse kerkon disa kushte te cilat nuk i ploteson kushdo, por ai person qe e mer ose qe e zoteron kete thesar te madh qe une e quaj devocion ose filozofi spirituale eshte destinuar te kujtohet per jete te jeteve ne historine njerzore ,sepse jane keta persona qe e kane sjelle njerzimin nga epoka e shpellave dhe e xhunglave ne kete stad ku ne e shikojne sot dhe entitete te tilla po e cojne akoma me perpara shoqerine njerzore ne dimensione qe nuk mund te imagjinohen dot nga llafologet akademike te tipit giovani sartori

    PS. i hapur per diskutim
     
  13. William Wallas

    William Wallas Forumium maestatis

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    Arun ... ti ishe personi i fundit qe kisha ne mendie kur shkruajta ... " I hapur per diskutim " !!!

    Sdq ... per miresjellje ... po te jap nje pergjigje !!! Me sa shoh une ... ceshtja nuk eshte librat dhe filozofia !!! Ti me duekt se paske probleme me vetveten ... dhe une jam personi me pak i pershtatshem per te te ndihmuar ... ne "ekspediten" tende brenda vetes !!!

    PS : Subito maltratamenti da piccolo ???
     
  14. arun

    arun Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    po edhe ti me kujton nje njenie famoze shkodrane qe thote:

    te hypte vetja ne qef

    kjo thenjie famoze shkodrane eshte aktuale sidomos kur eshte fjala per njohurite e individit , dhe qe ta kujtoj ose qe ta faktoj me mire me mire , po te kujtoj nje thenje famoze te sokratit qe ka ardhrur deri ne ditet tona

    UNE DI ATE QE SDI ASGJE

    ndoshta mund te hyje ne pune ku i dihet jetes
     
  15. epiphany

    epiphany Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    e sipas teje kush eshte ndryshimi midis asaj qe kam thene une dhe asaj qe shtove ti?
     
  16. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    Edhe une jam komplet me ty arun, 99% praktike dhe mbetja literature. Sipas meje, njeriu filozof (te kuptohemi - ai qe eshte pro dijes) ka nevoje per librat po aq sa ka nevoje femija per gjirin e nenes. Nese ky femije do te pinte gji papushim, do te ishte nje "bastard" i vogel qe nuk do te mesonte kurre te hante vete... /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  17. arun

    arun Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    plotesisht dakort me ty viso, dhe po vendos ketu poshte disa thenje qe i pershtaten temes qe ke hapur

    Shih së pari veten, o njeri. Në kërkim të gurit të mençurisë nuk duhet së pari të udhëtosh në vende të huaja.

    (Angelus Silesius)

    Mos prit me të vërtetën si me thikë, por thuaje me dashuri."

    (Paramahamsa Sëami Mahesvarananda)

    Jeta të shndërrohet në atë që mendon.

    (Mark Aurelije)

    I marrë është vetëm ai marrëzia e të cilit nuk përputhet me marrëzinë e shumicës.

    (Beket)

    Edhe nxënësi i fundit tash e di të vërtetën për të cilën Arkimedi ka flijuar jetën e tij.

    (Ten)

    Imagjinata është më e rëndësishme se dija.

    (Ajnshtajn)

    E mban mend kush kur kohët s'kanë qenë të vështira dhe kur para s'ka pasur pak?

    (Emerson)

    Kur njerëzit pajtohen me mua, gjithmonë kam përshtypjen se diçka kam gabuar.

    (Heminguej)

    Sa vlen të ngutemi, deri sa shkojmë në drejtim të gabuar.

    (Kipling)

    Fati i përzien letrat, ne vetëm luajmë.

    (Shopenhauer)


    (Hjuston)

    Në qoftë se dëshironi të keni sukses në shoqëri, vrajeni ndërgjegjen tuaj. (Mirabo)

    Mos thuaj se gjërat janë kalimtare, sepse secili prej çasteve tona paralajmëron amshimin.

    (Buddha)
     
  18. Nella

    Nella Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    shif harunin si e kane bere librat. Per ate allah, nuk kam pare krijese me origjinale /pf/images/graemlins/laugh.gif

    amon ato 99%-jet edhe 1%-jet, te kujt jane sakllam sakllam? Ca qitape me thone te Edisonit, ca te tjere te Umberto Ekos, del haruni tani dhe me thote te tijat. Epo c'eshte bere ky milet keshtu mor amani? s'po merr vesh qeni te zone!

    E, mbase edhe e ka thene haruni xhanem, ku i dihet. Se mos eshte AF-ja vend magjik moreeeee....jo se po qe puna keshtu, neser ndaj te gedhire do te jem "Catherine the Great" /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  19. arun

    arun Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    nela

    duke qene se nuk kam shume kohe ne dipozicion po te kujtoj se ka tre kategori personash ne jete

    1-persona qe gjithe jete e tyre ja kushtojne qellimit per te mbledur pasuri , sende ,para, etj, pra shkurt hyjne te pesonat materjaliste

    2-persona qe gjthe jeten e tyre ja kushtojne qellimit per te grumbulluar dituri ,njohuri,filozofi,etj

    3-persona qe gjithe jeten e tyre ja kushtojne qellimit per te grumbulluar lartesi shpirterore, ose qe te realizojne veten e tyre , pra te behet e plote , ose perfekte , ose akoma me shkurt jane thjesht devotet e ENTITETIT SUPREM

    dy kategorite e para kane vlere relative , dhe jane te kufizuar ose te limituar ne jeten e tyre , deri ne momentin qe zbulojne devocionin ne jeten e tyre , kur zbulojne devocionin jeta e tyre ndryshon rrenjesisht sepse duke zbuluar devocionin keta pesona kuptojne qellimin e jetes se tyre dhe duke ja kushtuar jeten e tyre realizimit shpirteror kane mundesine te behen super njerez , ose me sakte persona te realzuar shpirterisht , dhe gjithshka e tyrja ne dimensioni fizik dhe psiqik shkrihet dhe tretet ne devocion ne shpiritualitet , ne kete dimension te bekuar ku arrijne pak persona , cdo kokrrize pluhuri i ketij universi te madh te duket e embel si mjalti , vetem ne kete dimension suprem njeriu ndjehet i qete dhe i plote , dhe nuk kerkon asgje tjeter pervecse te sjelli edhe te tjeret ne kete stad suprem , ku edhe qendron edhe qellimi kryesor i jetes njerzore ne te gjithe universin

    per ta mbyllur

    nese entiteti suprem ju jep mundesin te shprehni nje deshire ose te beni nje kerkese, ju duhet ti kerkoni vetem devocionin absolut ,mund edhe te mos ju jepet, por, nese e arrini kete dimension suprem ju jeni zot te gjithshkaje

    doni emra ....

    keni sa te duash njerz qe e kan arritur kete privilegj te madh hyjnor

    mjafton te lexosh me kujdes historine e shoqerise njerzore dhe do te gjesh emra plot

    po iki tani dhe ne te ardmen do sjell akoma shkrime ku mund ta zgjeroj temen akoma me shume
     
  20. epiphany

    epiphany Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    entitetet supreme nuk ekzistojne.jam shume dakord per kategorine e pare dhe te dyte dhe deri diku per te treten por mendoj qe nuk mbaron me kaq ajo liste.njerezit jane shume me kompleks se aq.karakteri i tyre eshte gjithmone i nderthurur.sdq mendoj qe nje person duhet t'i kete te treja ato kategori brenda vetes, perjashto ketu ekstremin e super njeriut.te perkufizosh dike entitet suprem eshte shume relative.secili nga ne maksimumin e tij e sheh ne pika te ndryshme.
     

Shpërndajeni këtë faqe