FILOZOFI DHE LIBRAT

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Vis Elbasani, 15 May 2005.

  1. arun

    arun Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    dena

    ke blere kompjuter por kjo nuk do te thote automatikisht se ke te garantuar qe te blesh edhe diturine ........

    po te kujtoj shkurtimisht se edhe dituria ,filozofia ,ose njohuria ndahet kryesisht ne dy grupime kryesore qe jane:

    1-dituria ,filozofia, e kufizuar tokesore , qe meret ose fitohet me shkolle ,fakultet ,libra, leksione ,konferenca,seminare,etj kjo lloj diturie eshte e kufizuar , e cunguar , jo e plote

    2-dituria,filozofia, spirituale qe meret me praktike shpirterore , dhe kjo dituri-njohuri-filozofi absolute eshte e kulluar ,e pakufizuar , dhe supreme , pra kjo njohurie eshte privlegj i personave te cilet jane te realizuar nga ana shpirterore, jane te plote
     
  2. simply_me

    simply_me Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    Filozofia èe vetmja dije qe nuk i hyn ne pune njeriut ..
     
  3. epiphany

    epiphany Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    mund te te them nje gje.se ne cilen kategori hyj une kjo pak rendesi ka(mjafton qe e di une) por nje person qe rralle here jep mendimin e tij po i mjafton te bej copy-paste per te na shtruar ne idete e filozofeve dhe shkrimtareve me te njohur, me siguri qe ne kategorine e dyte nuk hyn.
    sdq ne ate qe ti kishe shkruar me siper kundershtova vetem idene e entitetit suprem.
    e kuptoj qe deshira per te kundershtuar eshte shume e forte, por ndonjehere perpiqu t'i lexosh vertete ato qe shkruhen.thjeshte per ceshtje respekto jo per gje tjeter.
     
  4. zog

    zog Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    aruni e tha : librat jane si letra e hamburgerit, sherbejne deri sa te njihet ose arrihet shija e tij mbi llape, kete aruni e quajti devocion.

    por mendoj qe edhe deshira per libra, kur kjo mbetet e pandryshuar mund te kthehet ne devocion. apo jo arun ?

    bile pervete me eshte kthy ne devocion ose devotshmeri, lepirja e letres, a e keni vene re aty ngel gjithnje diçka, qe mua, kur e mendoj tani, me duket gjithe lezet, ndersa ham - burgeri ose turta vete, shkon sa per te mbushur barkun e mos vdekur.
    dilema ime eshte, a me eshte lepirja e letres me e domosdoshme apo ngrenia e hamburgerit.
    duke ditur qe te dyja nuk do me shpetojne nga vdekja.

    ndersa per ti dhene pergjigje pyetjes se visit prej elbasanit, ose per te dhene mendimin tim ketu, mendoj se ; e verteta ose e rendesishmja gjendet kudo. po ashtu siç u gjend edhe india per kolombin.
    pra kjo mund te jete nga kahja e librave, ose nga kahja tjeter, jo prej librave. edhe devocioni mendoj se mund te fitohet, arrihet apo gjendet ngado si dhe kudo, tek lepirja e letres, koleksionimi i saj, ngrenia e hamburgerit, ose shija e tij ne goje. ose tek urrejtja e gjithe ketyre qe permenda.

    pra une mendoj, qe ne fakt, e verteta ose me sakte e rendesishmja ndodhet kudo dhe ajo s'eshte veçse levizje. ose AKSION.

    e verteta ndodhet tek aksioni. bile ketu ndodhet edhe kuptimi i jetes. aksioni eshte aq i shkurter e efemer, sa ne te nuk ka si te ket devocion.
     
  5. arun

    arun Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    Fillimisht postuar nga denna:
    [qb] mund te te them nje gje.se ne cilen kategori hyj une kjo pak rendesi ka(mjafton qe e di une) por nje person qe rralle here jep mendimin e tij po i mjafton te bej copy-paste per te na shtruar ne idete e filozofeve dhe shkrimtareve me te njohur, me siguri qe ne kategorine e dyte nuk hyn.
    sdq ne ate qe ti kishe shkruar me siper kundershtova vetem idene e entitetit suprem.
    e kuptoj qe deshira per te kundershtuar eshte shume e forte, por ndonjehere perpiqu t'i lexosh vertete ato qe shkruhen.thjeshte per ceshtje respekto jo per gje tjeter. [/qb]


    dena ne lidhje me temen po te kujtoj nje femer qe e kishte kete njohuri spirituale per te cilen po te flas ndoshta e ke lexuar ose degjuar ose ndoshta e ke pare filmin qe i kushtohet asaj femre te madhe ZHAN DARKA

    NE MOSHEN 17 VJECARE MORI KOMANDEN E USHTRISE DHE 4 VJET NEN KOMANDEN E SAJ I HODHI ANGLEZET NE DET DHE CLIROI FRANCEN , DHE BERI ATE QE KOMANDANTET E SHQUAR TE USHRISE FRANCESE NUK E BENE DOT PER DEKADA ME RRADHE
    ZHAN DARKA ISHTE NJE VAJZE THJESHTE FSHATARE QE NUK KISHTE BERE ASGJE TJETER NE JETEN E SAJ POR VETEM KISHTE RUAJTUR DELET NE FSHATIN E SAJ TE HUMBUR FRANCES

    KU E GJETI AJO VAJZE ATE NJOHURI QE PER 4-5 VJET TE CLIRONTE FRANCEN ?????
     
  6. epiphany

    epiphany Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    vazhon te mos lexosh ato qe shkruhen.te mungosh aftesia per te degjuar njerezit dhe te shkosh pertej.une nuk hodha poshte asnje nga ato qe ti kishe thene me siper, thjeshte shtova dicka dhe te shpjegova ate pjese me te cilen nuk isha dakord.quhet diskutim.
     
  7. arun

    arun Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    Ti kërkon dije nga librat. Sa turp!...

    Ti je një oqean dijesh të fshehura në një pikë vese...

    (The Sufi Path of Love: The Spiritual Teachings of Rumi, p. 64)
     
  8. arun

    arun Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    KONOSHENCA,filozofia (NJOHJA,DITURIA)

    Konoshenca me e madhe qe nje person mund te akumuloje ne mbreterine e botes fizike ,nuk gje tjeter perverse konoshence fallco ,perballe ,ose e krahasuar me konoshencen spirituale
    Konoshenca e vertete ,konoshenca spirituale ,eshte ajo qe duhet te akumuloje nje person ,dhe per ta fituar kete konoshence duhet te besh parama purushe-n(ZOTIN) qellimin e jetes tuaj

    Por si eshte e mundur ta besh parama purushe-n(zotin) qellimin kryesor te jetes???

    Parama purusa(ZOTI) eshte subjekti i gjithe kozmosit ,dhe kozmosi eshte objekti i tij,AI (zoti) eshte subjektiviteti suprem ,dhe ju jeni objekti i tij
    Nuk eshte e mundur ta besh ate objektin tuaj,sepse sic dihet jeni ju objekti i tij

    Atehere ,cfare duhet bere???

    Duhet te beni ideacionin tuaj qe AI eshte gjithmone deshmitar (i puneve tuaja)
    Te shenjtet nuk e konsiderojne parama purushe-n kurre si objektin e tyre ,por mendojne dhe meditojne qe eshte AI deshmitar i puneve qe bejne :

    parama purusha nuk eshte objekti im,por une jam objekti i parama purushe-s

    kur nje person provon ne menyre kostante kete sensacion ,gjithmone, ky stad eshte quajtur memorje kostante (dhruvasmrti)
    e dini qe jeni objekte te parama purushe-s por nuk jeni ne gjendje ta kujtoni gjithmone kete gje,por kur nepermjet praktikes spirituale rigoroze ,nje person nuk arrin kurre te harroje qe eshte parama purusha gjithmone deshmitar I asaj qe ju beni ,kjo gje eshte quajtur => druvasmrti : vetem ne kete stad nje person arrin konoshencen e vertete,kjo konoshence spirituale mund te trasferohet ne sferen mentale(psiqike) dhe ate fizike;nese nje person ka vullnetin e mire duhet ta beje nje gje te tille(te sforcohet per ta arritur) sepse duke e bere nje gje te tille I ben nje te mire shume te madhe botes,vetem kjo eshte konoshenca e vertete,vetem me kete konoshence eshte E mundur te arrihet progresi I vertete , dijetari me I madh eshte ai qe kupton se ne fakt nuk di asgje (une di ate qe nuk di asgje,thote sokrati)
    vetem kjo lloj konoshence spirituale eshte devocion ,mbas nje sforcimi kostant konoshenca trasformohet ne devocion,qe e thene me qarte, kur konoshenca kupton qe nuk ka efekt mbi asgje ,vetem atehere I dorezohet devocionit
    kur konoshenca I dorezohet devocionit,atehere eshte konoshence spirituale,duhet ta kujtoni dhe ta kuptoni qe nje here po u arrit devocioni absolut,keni arritur gjithshka ,nese parama purusha(zoti) ju pyet se cfare deshironi??
    nuk duhet ti kerkoni asgje ,dhe nese vetvetja supreme kerkon tju japi dicka,duhet ti kerkoni vetem DEVOCIONIN ABSOLUT
     
  9. Ermal Lamcaj

    Ermal Lamcaj Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    Sipas Aristotelit,

    Neriu i ditur ka aftesine te mendoje per nje ide ne trurin e tij pa e pranuar ate ide.

    Leximi i librave, dhe mendimi mbi pikepamjet e ndryshme qe autoret e tyre japin, duhet te ndihmojne nje "filozof" ne rritjen e tij intelektuale.

    Po i re vetem fyellit tend, patjeter qe do te arrish ne konkluzione te dobeta.
    E mesipermja, sepse eshte shume e veshtire te behesh kritik i vetes pa ditur se c'ide te tjera egzistojne.
     
  10. Ermal Lamcaj

    Ermal Lamcaj Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    Jeanne D'Ark u perdor si simbol, por te verteten e aftesive se saj udheheqese asnjeri s'e di.

    C'fare eshte thene ketu ne kete teme mbi ate eshte thjesht propagande per masat qe eshte perdorur ne c'do shtet te botes per te ngritur shpirtrat e njerezve peshe dhe per ti frymezuar kur lexojne historine e vendit te vet.
     
  11. arun

    arun Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    aristoteli ishte nxenes i sokratit ,dhe sokrati thoshte se une di ate qe sdi asgje

    deri sa te arrish edhe ti ne konkluzionin e sokratit ,do vazhdosh si gjithe te tjeret ti biesh fyellit tend ne te njejten brime

    konoshenca ka vlere deri ne momentin qe nuk ke zbuluar devocionin , nese arrin momenti i bekuar qe ti zbulon devocionin ,atehere konoshenca dhe aksioni humbasin dhe shkrihen ne devocion
     
  12. Ermal Lamcaj

    Ermal Lamcaj Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    Moment i bekuar???

    Devocion???
    Ndaj kujt???

    S'i le dhe ti futjet e ideve te se mbinatyrshmes edhe ne kete diskutim qe ishte per librat, dhe jo per fene.
     
  13. arun

    arun Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    lexo robo lexo se ndoshta kupton dicka


    KONOSHENCA SPIRITUALE E EMBEL SI MJALTI (MADHUVIDYANANDA)

    Konoshenca e supremit nuk mund te arrihet duke lexuar vetem libra, ajo kerkon domosdoshmerine e sinqerte te praktikes spirituale,dhe kjo do te thote qe duhet ndjekur rruga e vertete duke patur supremin BRAHMA si destinacion ,qellim final

    Nese te gjitha tendencat jane drejtuara drejt ATIJ,ato behen gjithmone me te lartesuara dhe ne fund vendosen te AI

    Kur nuk ka tendenca,mendja nuk ekziston,atehere do te shkoni pertej dominimit te mendjes,do te jeni te lire nga sensacionet e dhimbjes dhe kenaqesise dhe arrini ne fund veten tuaj supreme kozmike

    Duhet avancuar te impenjuar ne maksimum,dhe duke mbajtur mendjen te larguar fort nga veset,mos lejoni kurre qe pastertia e mendjes tuaj te mos njolloset ne asnje menyre, dhe,pasi te keni praktikuar per nje fare kohe kete praktike shpirterore,ju,do te vezhgoni qe mendja juaj qe mbeshteste tendencat tuaja te ulta,dhe veset , eshte bere aleatja juaj me e madhe ,dhe atehere gjithe pengesat e juaja do te vendosen ne fund te mendjes dhe do zhduken fare

    Beni qe mendja juaj te jete ne menyre kostante e ispiruar nga shpirti juaj dhe keshtu e verteta absolute do zbresi automatikisht tek ju

    JETA ESHTE NJE SADHANA SPIRITUALE dhe REZULLTATET e puneve DUHET TE AFROHEN NE ALTARIN E ENTITETIT SUPREM TE PLOTFUQISHEM

    Ata qe ndjekin rrugen e kundert jane ne te vertete injorante sepse duke ju dedikuar objekteve materjale,trasformojne gradualisht mendjen e tyre ne dicka te trashe(crudo)

    Nepermjet nje degradimi progresiv substanca e tyre mendore arrin nje stad ne te cilin ata nuk meritojne as te quhen qenje njerzore
    Per kete arsye mos ju dedikoni objekteve siperfaqesore meterjale, mos lejoni te terhiqeni pertej limiteve tuaja te tendencave dhe impulseve

    Tendencat estroverse dhe vemendja e perqendruar mbi objektet e trasha materjale jane sigurisht dhe padyshim pengesat ne realizimin e vetes tuaj supreme

    Por ne jeten tokesore te perditshme objektet materjale jane te pazevendesushme,nuk mund te vazhdoje jeta vetem duke ndjekur ecjen e praktikes shpirterore

    Atehere lind pyetja ,si do mbijetoje personi gjate perjudhes se praktikes shpirterore??

    Madhuvidya ju meson qe te sforcoheni te arrini realizimin vetes tuaj edhe duke bere nje jete tokesore normale, me kusht qe, perpara se hyni ne kontakt me cdo objekt-subjekt pelqimi ,ju ta konsideroni si nje manifestim hyjnor p.sh. ndersa i jepni per te ngrene femijes tuaj ,duhet te mendoni qe nuk po ushqeni femijen tuaj por qe po ushqeni manifestimin e BRAHMA-S (ZOTIT) ne formen e femijes tuaj

    Nese ndiqni korrektesisht leksionin e MADHUVIDYA ju mund te evitoni lidhjet e ligjit universal te aksion-reaksionit ,edhe nese beni pune normale te jeten tuaj

    Kjo konoshence e kulluar dhe e embel si mjalti do te dominoje gjithe qenjen tuaj interiore dhe eksteriore(brendshme-jashtme) me ekstazine dhe lumturine e brahma-s ,dhe kjo gje do te lehtesoje ne menyre permanente gjithe mundimet tuaja ,dhe atehere forca qe te con drejt materjalitetit (avida) nuk mund tju afrohet me duart e saj te hekurta

    Do te shikoni ne fund lavdine e te vetmit entitet miredashes qe shqelqen ne te gjitha objektet dhe subjektet
     
  14. Ermal Lamcaj

    Ermal Lamcaj Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    Me vjen keq qe ju nuk dini te diskutoni pa cituar librat qe lexoni.

    Pse nuk u pergjigjesh pyetjeve te thjeshta qe une postova???, nese jeni i interesuar ne diskutim.

    Nje gje nuk kuptoj, dhe me ndihmo te arrij drejt kuptimit.

    Pse juve ose kujdo qe mendon si ju, u duhet te veproni ne nje menyre duke pasur nje pike reference si "zoti" os AI ose c'faredo ti ta quash???

    Humanizmi thjeshte per te qenurit humanist duhet te jete me i rendesishem mendoj.

    Eshte sikur dikush qe ben dicka sepse prinderit e pelqejne, por ne te vertete ata nuk duan ta bejne ate gje.
    Mua me duket sikur te pelqen te jesh skllav i dickaje, ose ndryshe jeta jote s'ka kuptim.

    Mos i merr per keq asnje nga fjalite e mia, por ne te njejten kohe ju lutem pergjigjuni.
     
  15. arun

    arun Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    e shikoj qe ti ke nge per llogje , por une nuk kam

    po te flas shkurtimisht

    librat hyjne te kategoria e konoshences ,dhe konoshenca vete ndahet ne dy kategori

    1-konoshenca e kufizuar qe meret me libra,shkolle,fakultet,etj

    2-konoshenca spirituale, qe eshte e pa kufizuar dhe merret vetem me praktike te siqerte spirituale


    shkurtimisht per ta mbyllyr

    konoshenca e pakufizuar spirituale arrihet vetem me anen e devocionit absolut,dhe devocioni absolut kerkon domosdoshmerine e nje praktike shpirterore, dhe praktika shpirterore ka brenda saj nje sistem te mirefillte , qe librat nuk e kane dhe skane per ta patur kurre ,sepse spiritualiteti eshte 99%praktike shpirterore dhe 1 % libra
     
  16. ihsan

    ihsan Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    Lexoj per vetembrojtje.(W.Alen)

    Edhe ne filozofi,ka nje kohe per te mbjellur,dhe nje per te korrur.(Wittgenstein)
     
  17. arun

    arun Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    Loja kozmike e supremit

    Ne kete univers ka vetem nje entitet te vetem,ne aparence jemi shume ,por ne esence jemi vetem nje ,njeshi manifestohet ne shume,(e unum pluribus) edhe pse krijimi i ketij universi eshte i shumezuar ,substanca e tij eshte nje dhe vetem nje

    Perse ky krijim nga njeshi tek shumesi???

    Pergjigja eshte e njohur vetem tek krijuesi ,zoti suprem
    Filozofet kerkojne ti pergjigjen kesaj pyetje ,por deshtojne,deri ku mundet te arrije nje tru mokroskopik me fibrat e tij nervore te vogla?edhe nese perdor gjithe fuqite e veta mentale nuk mund tja dali mbane
    Menyra ne te cilen pergjigjet devoti kesaj pyetje eshte e ndryshme ;ai hyn ne mendjen e supremit unifikohet me ATE dhe mendja e tij mbushet me konoshence dhe behet zoterues te disa sekreteve te supremit ZOT
    Devotet thone se zoti eshte SUPREM ,kendojne lavdine dhe madheshtine e tij dhe perhapin gjithe aksionet e TIJ ,ja perse zoti thote : „devotet e mi jane me te medhenj se une“

    Njerzit e zakonshem thone: o suprem jemi te lodhur nga loja jote kozmike(liila) e per cfare duhet??? Jemi te gjithe duke u munduar, dhe ti e quan loja jote

    ndersa Devoti ne te kundert e mbron zotin keshtu: supremi im ishte komplet vetem perpara krijimit ,supremi ishte i paqete perpara krijimit,nuk mundej te dashuronte dhe te zemerohej me asnje ,keshtu qe krijimi ishte nje domosdoshmeri ,AI ka krijuar gjithe keto forma nepermjet shumezimit te vetvetes se tij ,kur supremi ishte vetem kishte fuqine te shikonte ,por nuk kishte asgje qe te shihte,tani qe i ka dhene jete ketij krijimi shikon gjithshka qe ai mendon,nese ne qe jemi manifestimi i tij ndjehemi pak te paqete brenda ne krijimin e tij,jemi te bekuar sepse po e shpetojme supremin tone nga paqetesia e nje ekstremi vetmie te thelle

    kjo eshte menyra ne te cilen nje devot e shikon sekretin e krijimit:jemi te gjithe pjese e kesaj qenje supreme,AI po loz me vetveten nepermjet gjithe formave tona te krijuara: kjo eshte nje loje hyjnore;AI po loz kukafshehti me vetveten
    kerkojeni ne unin tuaj me te thelle dhe aty do te gjeni mbretin e mbreterve,emri i ketij sfrorcimi gjate praktikes tuaj spirterore quhet(sadhana)
    nese nuk e kerkoni brenda jush mos valle deshironi ta kerkoni ndoshta jashte jush???
    Po ku do shkoni kur dihet qe AI eshte kudo ne cdo vend dhe rreth e qark te ketij universi
    Nuk mund te ikni nga AI,sepse eshte brenda dhe jashte ,ne unin tuaj,dhe ne te gjithe kete univers te madh,vetem AI eshte ENTITET i vetem qe pershkon dhe dominon te gjitha format
    Duke menduar vetem per ATE(supremin) clirohesh nga te gjitha tipet e skllaverise,si frika,injoranca,ankthi,etj, dhe kush eshte i lire nga skllaveria behet ai vete suprem ,duke e njohur(zotin) behesh vete AI ,kjo eshte menyra(meditimi) qe te behesh si Ai ,duke u bere ky entitet i vetem,duke pershkruar(trashendentuar) te gjitha format

    TE BESH PRAKTIKE SHPIRTERORE PER TU BERE NJESH ME KETE ENTITET TE VETEM ,ESHTE NJE E DREJTE E LINDUR E SEJCILIT QE ASKUSH NUK MUND TJA JU MOHOJE ,LARGOJINI TE GJITHA PENGESAT NE ECJEN TUAJ QE JU CON TE BEHENI NJE ME ATE,MOS KINI NDROJTJE NGA ASNJE,ZOTI ESHTE ME JU,DO JU UDHEHEQI PERPARA DHE FITORJA DO TE JETE E JUAJA
     
  18. ihsan

    ihsan Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    Jam i bindur qe ka vetem nje Zot, jo sepse po ma thoni ju arun,por sepse e thote Zoti nepermjet LIBRAVE te shenjte,qe jane aq te thjeshte, dhe nuk kane nevoje per filozofira te teperta.
     
  19. russian

    russian Primus registratum

    Re: FILOZOFI DHE LIBRAT

    Materializmi

    Materializmi, në nivelin e tij më të thjeshtë, përfshin fokusin mbi gjërat materiale në dallim nga ajo që është shpirtërore apo intelektuale në natyrë. Ne jetojmë në një botë që është e rrethuar dhe e përbërë nga materia. Si rrjedhim është e natyrshme, që ne mund të shpërqendrohemi nga ndjekja e shpirtërores apo intelektuales për shkak të pronave apo pasurive materiale, por këtu në mënyrë të shpeshtë ndodhin problemet. Ne mund të jemi të fiksuar nga një dëshirë për ti arritur ato, apo thjeshtë të frustruar nga nevoja për ti mbajtur ato.

    Pyetjet që kjo sjellje do të na shkaktonte do ishin: A janë me të vërtetë gjërat materiale më të rëndësishme se çdo gjë tjetër? A është suksesi material synimi më i lartë? Nëse gjërat janë ato që janë, për çfarë është jeta në fund të fundit? Pse jam këtu? Nëse jeta është vetëm për materializmin, përse duhet të pë-rpiqem të jetoj një jetë morale? Përse ka rëndësi si i trajtoj të tjerët apo se si jetoj, për sa kohë që kam atë që dua? Përse ka rëndësi çfarë unë besoj për origjinën e jetës?
     

Shpërndajeni këtë faqe