Filozofi yt i preferuar

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga blabla, 25 Mar 2004.

  1. karamel

    karamel Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    me duket qe filozofia e hegel eshte teper e ndryshme nga ajo e nietzsche..idealismi eshte iluzion shkatarrues dhe vetem nje utopi i cili mund te sherbej vetem per formimin e ides!! as nje person nuk mundet te jetoj ne te tille forme!!!
     
  2. blabla

    blabla Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    Un se kam idene ca do te thote ajo fjalia...
     
  3. mengjesi

    mengjesi Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    Pergjigjet ketu jane shume intriguese: eshte katapultimi ne kohe rezultat i ekspozimit ne nje menyre apo nje tjeter (nje liber i rastit, nje klase filozofie apo cfaredo tjeter, nje filozof qe ka te beje me nje liber te rastit, shoqeria ku personi jeton, etj)? Pse ka pak nga filozofet e koheve te fundit (me duket se Sartre ishte me i fundit, nuk e di ne kishte Heidegger gjekundi)? Me vijne ne mend Wittgenstein, Derrida dhe Deleuze per shembull, Foucault, Irigaray dhe Butler. Mendoj sa e tmerrshme eshte qe jane te gjithe evropiane, me perjashtim te se fundit qe eshte amerikane, po kjo meriton nje diskutim tjeter. Filozofi im i preferuar ndryshon shpesh ne varesi te arsyeve te permendura me lart. Po ndoshta Tristan Tzara, qe ne konceptimin tim quhet filozof, per momentin kap me shume nga deshirat e mia.

    PS: Kemi ndonje filozof shqiptar?
     
  4. mengjesi

    mengjesi Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    mbeshtes mendimin se alkoholi eshte nje partner kercimi i shkelqyer (apo jo spiritus?)
     
  5. Spiritvs

    Spiritvs Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    Vetja ime kur jam nen efektin e alkoholit. E kufizova pergjigjen me kaq mqs nuk doja te dilja nga tema e te tregoja efektet e tjera /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  6. Silvin

    Silvin Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    Sokrati, sepse me mesoi
    Schopenhauer, sepse me zgjoi
    Nietzche, sepse me beri ta e urreja
    Camus, sepse me befasoi
    Freud, sepse me mesoi seksualitetin
    Einstein, sepse me fali humorizmin ne fizike
     
  7. labi90

    labi90 Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    Hej mos kini ni ndonjehere per ni fare filozofi a sdi qka ish, OSHO prej indise. teper i s'mute ish.

    Tung
     
  8. labi90

    labi90 Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    Hej mos kini ni ndonjehere per ni fare filozofi a sdi qka ish, OSHO prej indise. teper i s'mute (fenomen) ish.

    Tung
     
  9. Sara

    Sara Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    Aristotle.( habitem qe nuk u permend me shume). Shpjegoi cfare eshte ajo te cilen ne ndjekim ne jete, si mund te behemi njerez me karakteristika te mira qe ndihmojne te gjithe, dhe sesi te kemi nje "eudaimon life", nje jete te mire.
    Eshte nje filozof qe ka shkruar per gjera shume te rendesishme, qe mund te vehen ne perdorim ne jeten e perditshe. Then the world would be a better place.
     
  10. ledioni

    ledioni Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    Nice.I tregoi njeriut rrugen per t'u bere me i mire.
     
  11. pipiricka

    pipiricka Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    Ne kohen kur qenia komlekse e njeriut kerkonte pergjigje per pyetje te tilla qe u percaktuan me termin "filozofike"dolen ne pah mendime pergjithesuese deri diku qe zbuluan mendimet dhe zhbiruan deri thelle ne to,po po ta mendosh akoma me thelle,ato jane percaktuar si egoiste sepse asnjeri nga filozofet nuk e arriti kurre idealin per te cilin filozofonte per qenien e njeriut edhe ne kete aspekt ishte altruist por qe te gjithe e shpenzuan jeten me nje "pse" mbi krye qe vazhdon akoma te jete pa pergjigje konkrete,edhe pse shume u perpoqen dhe shume perpiqen qe te bejne dicka(qe nuk eshte percaktuar akoma mire se ceshte)per njeriun dhe kompleksitetin e tij qe nuk e zbulon dot as me veten e tij,sidomos me veten e tij,dhe pikerisht per kete shume filozofe duke kuptuar kete kaos dhe anakoroni ne mendime,hodhen ne shesh filozofite e tyre qe deri diku,u duk se zbuluan se cfshihej pas meditimit,gjykimit,absolutes,dhe irreales ne qenien e njeriut dhe brenda kokes se tij(me falni per termin vulgar)qe ASNJEHERE nuk do zbulohet deri ne fund sepse 100%asgjeje nuk i eshte zbuluar vertetesia absolute,madje as vdekjes,me pakonkretesine e saj,une nuk dua te behem filozofe tani,mos me keqkuptoni,dhe as mos me merrni per mendjemadhe,thjesht eshte nje mendim nga te shumtet,qe jam kunder filozofise,sepse thone se te filozofosh,do te thote te thellohesh per "dicka",po per mua eshte te dalesh nga realiteti shkurt dhe paster pa gabime,po njeriu ka frike nga gjerat e papercaktuara qe e rrethojne dhe abstraktja per te eshte e frikshme dhe dicka pa rregull(asgje nuk ka rregull preçiz ne kete bote po nejse ne e pranojme si te tille)sepse kemi mesuar te bashkejetojme me faktin qe jo gjithçkaje i gjendet pergjigjja(per mos te thene te gjithave se pastaj te kap histerizmi
    dhe depresioni,pasoja te meditimit keto)megjithate nje filozofia ime eshte:nuk duhet tia gjesh filozofine jetes se pastaj nuk ke me arsye te jetosh......ska gje dhe po nuk e pranuat,eshte ca idiote dhe e papercaktuar mire akoma dhe nga une,po nejse,mua nuk me pelqen asnje filozof,se jemi te gjithe filozofe te vetes tone,te paragjykimit te te tjereve,dhe rob te ndjenjave............ :wave:
     
  12. Urim Nerguti

    Urim Nerguti Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    E dashur Pipiricka !
    Teksti yt është mjaft i vështirë për t'u lexuar, por jo ngaqë ai është filozofik. Arsyeja e vetme është që ju nuk e përdorni kurrë shenjën e pikësimit "."
    Nejse, pas deshifrimit, ideja juaj duhet të jetë kjo: filozofia është për të çarë kokën, ajo nuk ka asnjë dobi, është kohë e humbur kot, etj, etj.
    Por, e dashur Pipiricka, filozofia nuk është një shkencë. Ajo nuk arrin në një formulë magjike për të zgjidhur të gjitha hallet e jetës. Ajo nuk është një hajmali. Filozofia nuk zgjidh asgjë. Dhe madje ajo nuk ka asnjë qëllim për këtë. Ajo çka të cilën kërkon filozofia, kjo është që të të shpjerë për dore deri në një udhëkryq: aty je ti ajo që duhet të zgjedhësh. Filozofia nuk bën gjë tjetër përveçse për të të vënë në udhën e mendimit, ky është qëllimi i saj i vetëm. Depresioni nuk vjen nga thellësia e mendimit, por nga cektësia e tij. Aty ku ka mendim, ka vetëm lëvizje, por krejt e heshtur dhe pa asnjë qëllim. Dmth është mendimi ai që ndjek mendimin dhe jo ne. Ne jemi vetëm ndëmjetësuesit e këtij procesi.
    Duke ju falenderuar, shpresoj se ju kam ngjallur sadopak dëshirën për t'iu rikthyer filozofisë, aq shumë të pafajshme.
     
  13. pipiricka

    pipiricka Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    I dashur Kukes!
    Po e theksoj dhe nje here,ky ishte mendimi im,nuk pretendoj ta pranosh te gjithin,dhe as mos te shprehesh ti mendimin tend,une per aq sa kam lexuar deri tani,se mund te them qe nuk kam lexuar pothuasje asgje,po do ta themi te gjithe te verteten,filozofia sipas meje ate ka gjene me acaruese,se deri ne udhekryq njeriu eshte vete gjithe kohen,po me tej cfare te bej e cfare jo,ate do te dije,ate kerkojne ndoshta te gjithe po qe kurrsesi do ti ndihmoje e i ka ndihmuar filozofia,perkundrazi ata me te fortet,dalin me idene e tyre ne siperfaqe.Pastaj kush tha qe ato cfare shkruaj te kapen si filozofike per te tjeret,absolutisht,secili eshte filozofi i vetes sipas meje,dhe kot nuk thone:pyet 7 a 8 e bej si di vete ne jete,edhe pse kjo nuk ka shume lidhje.filozofia te ve vertet ne rrugen e mendimit,po te le ne eresire me veten vetem dhe hajt e gjeje rrugen ti pastaj neper ato udhekryqet e filozofise,.....nejse anje filozof nuk i kap esencen jetes,dhe ta shtrydhi deri ne fund,po perpiqet te analizoje se perse ka leng,shkaqet dhe pasojat i shquan si analogjizma te njeri tjetrit,nejse,,,,,,,e respektoj mendimin tend dhe bashkangjitem me te deri diku,duke mos dashur te perseris prape veten po them:jemi ne vete filozofet e vetes edhe pse perpiqemi te "korrim" sa me shume mendime te jete e mundur per te gjetur veten tone qe nje zot e di ku e kemi realisht.(te zoti nuk besoj po eshte shprehje)
    P.S(pastaj ato shenjat e pikesimit" i kiam nje cik zakon,sprish pune shume besoj,si thua?)
     
  14. epiphany

    epiphany Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    te lexosh mendimet e shume filozofeve te ndryshem me duket shume e drejte por ajo qe nuk me duket e drejte eshte qe shume persona bejne te tyren mendimin e nje filozofi te caktuar duke humbur teresisht thelbin e tyre.njoh shume persona qe gjate nje diskutimi e vetmja gje qe bejne eshte te citojne shprehje e mendime te lexuara ne libra te filozofeve me te medhenj duke mos patur asnjehere nje kendveshtrim personal.
    sdq nje nder librat te kesaj natyre qe me ka pelqyer me shume ka qene :te jesh apo te kesh? nga eric fromm
     
  15. Ibraim

    Ibraim Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    Sokrati dhe Aristoteli
     
  16. arun

    arun Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    ARISTOTELI DHE PLATONI

    POR SIDOMOS SH.SH.ANANDAMURTI


    ARISTOTELI , filozof grek (384-322 p.e.r.). Lindi në Stagirë të Trakisë, nxënës i Platonit. Me ftesën e mbretit të Maqedonisë Filipit bëhet mësues dhe edukator i Aleksandrit (që më vonë u quajt i Madh). Në kohën kur Aleksandri filloi pushtimet e veta jashtë Evropës, Aristoteli u kthye në


    Athinë dhe këtu, duke ligjëruar në Lice, shkroi veprat kryesore të tij. Është themelues i shkollës peripatetike në Athinë. I akuzuar për ateizëm ikën nga Athina në Haleks («që athinasit për herë të dytë të mos e fyejnë filozofinë»), ku së shpejti edhe vdes.


    Aristoteli hyn në radhën e filozofëve më të mëdhenj të të gjitha kohëve. Është mendja sintetike më e rëndësishme dhe në përgjithësi gjeniu më i gjithanshëm i antikës. Duke rishqyrtuar në mënyrë kritike filozofinë e mësuesit të vet Platonit, ai sistematikisht zhvilloi në një sërë veprash kapitale filozofinë e re origjinale dhe grumbulloi njëkohësisht në mënyrë enciklopedike të gjitha rezultatet e rëndësishme të filozofisë së vjetër greke dhe të shkencave të veçanta. Të gjitha fushat deri atëherë të njohura si dhe një sërë fushash të reja të aktivitetit mendor dhe të njohurive njerëzore të disiplinave filozofike (logjika, metafizika, fizika, psikologjia, etika, politika, astronomia, meteorologjia, zoologjia, poetika e tjera) janë objekt i hulumtimeve gjeniale të Aristotelit.


    Logjika e Aristotelit me disa teza të veta themelore ka ruajtur vlerën e vet dhe deri sot ajo merret si model për themelimin e logjikës elemetare, kështu që edhe Kanti mundi të vërtetonte se si logjika e Aristotelit mori një formë aq të përsosur saqë pas saj nuk ka mundur të bëjë një hap përpara, as nuk ka qenë e detyruar të bëjë një hap prapa. Logjika e tij, në radhë të parë, shqyrton çështjet lidhur me nocionet, gjykimet (deklaratat, fjalitë), përfundimet dhe argumentet. Nocionet janë esencë ose formë e sendit, njohja e të cilit është qëllim themelor i të menduarit. Nocionet më të larta të gjinisë, që përfshijnë në vëte të gjitha nocionet tjera janë kategoritë. Kategori të tilla, sipas Aristotelit ka dhjetë: substanca, kuantiteti, kualiteti, relacioni, vendi, koha, pozita, posedimi, veprimi dhe durimi. Në veprat logjike të Aristotelit (të grumbulluara më vonë nga nxënësit e tij me titull Organon) janë shqyrtuar hollësisht dhe jashtëzakonisht në mënyrë ekzakte edhe disa probleme logjike fundamentale si janë parimet e të menduarit, induksioni dhe deduksioni, përkufizimi, teoria e silogjizmave, argumentimi, gabimet logjike etj.


    Aristoteli konsideron se ekzistojnë tri parime të përgjitshme të të menduarit: Parimi i identitetit, parimi i kontradiksionit dhe parimi i përjashtimit të së tretës. Kushdo që dëshiron të mendojë në mënyrë konsekuente nuk mund të mendojë në kundërshtim me kuptimin e këtyre tri parimeve, sepse këto nuk janë farë zbulimesh rasti, por vlejnë për vetë njëmendësinë. Përveç shpjegimit të hollësishëm të teori-së së silogjizmit kategorik-asertorik (çka konsiderohet kontribut më i madh i tij në logjikë), në veprat e tij e gjejmë edhe logjikën shumë të ndërlikuar modale si dhe fillimet e shumë teorive logjike të mëvonshme. Dhe ndonëse Aristoteli në themel përpunoi parimet e logjikës rreptësisht formale, prapëseprapë ai nuk i ndau në mënyrë abstrakte format e të menduarit të logjikshëm dhe të drejtë nga vetë qenia. Për të p.sh. edhe kategoritë janë jo vetëm predikatet më të përgjithshme të të menduarit por njëkohësisht edhe përcaktimet më të përgjithshme të çdo gjëje ekzistuese. Logjika për A. nuk është ndonjë qëllim i vetvetes dhe nuk merret me abstraksione boshe, me for-ma «të kulluara» të mendimit, por niset nga sendi real dhe e studion ashtu si shprehet në të menduarit. Lidhur me ketë, Aristoteli në Hermeneutikë tregon se theniet e gjykimit janë në raport të njëjtë sikurse sendet në njëmendësi, kështu që lidhja e nocioneve është tregues i lidhjeve të vetë sendeve. Ndonëse fillimet e logjikës, madje edhe të zgjidhjes së çështjeve të caktuara logjike mund t'i kërkojmë edhe te Sokrati e Platoni, prapëseprapë, Aristoteli përgjithësisht konsiderohet themelues i logjikës si disiplinë e veçahtë. «Filozofia e parë» (ose më vonë e quajtur metafizikë për arsye se në përmbledhjen e veprave të tij është «pas fizikës») studion parimet e fundme, më të larta dhe më të përgjithshme të çdo gjëje ekzistuese, andaj është më-sim mbi shkakun e parë, mbi qenien në përgjithësi. Shkencat e veçanta studiojnë aspektin e caktuar të qënies, por jo edhe qenien në vetvete. Prandaj, sipas Aristotelit, duhet të ekzistojë shkenca e cila duhet të merret me parimet që janë themel për tërë kuptimin dhe njohjen e të gjitha përcaktimeve të veçanta. Pikërisht këto parime i studion metafizika ose filozofia e parë, kështu që objekt i saj i studimit është materia, forma, shkaku i lëvizjes, qëllimi i ekzistimit e të tjera. Kjo disiplinë është njëkohësisht edhe më e vështira, sepse është më abstraktja, por me vetë këtë fakt ajo është edhe shkenca më ekzakte. Shumë teza metafizike të Aristotelit provojnë tendencën realiste-materialiste me të cilën iu kundërvu botës së ideve të Platonit, duke konsideruar se idetë janë imanente për vetë sendet dhe jo modele transcendentale të sendeve. Me një varg argumentesh bindëse dhe spirituoze A. në përgjithësi i hedh poshtë bazat e doktrinës së Platonit mbi idetë. Do të duhej të kishte më shumë ide sesa sënde të veçanta meqë do të duhej të ekzistonin idetë edhe mbi marrëdhëniet e tyre; do të duhej të ekzistonin idetë e drobitjes, kurse kjo është në kundërshtim me vetë përkufizimin e idesë; si mund të ekzistojë veçmas substanca dhe ajo nga e cila përbëhet substanca; në qoftë se në të gjitha idetë qëndron burimi i lëvizjes, atëherë edhe ato lëvizin, ndërsa nëse nuk lëvizin, prej nga atëherë lëvizja e të tjera.


    Në njëmendësi, sipas Aristotelit, ekzistojnë vetëm sendet e veçanta, vetëm këto përbëjnë substancën e parë. E përgjithshmja nuk ekziston pranë ose mbi sendet por në to. Nocionet e përgjithshme (gjenerike), që shprehin cilësitë e përbashkëta të sendeve të veçanta vetëm janë substanca të rendit të dytë. Mirëpo edhe e veçanta ekziston pikërisht aq sa realizohet në të e përgjithshmja. Sepse në qoftë se përveç sendeve të veçanta nuk ekziston kurrgjë, atëherë nuk ekziston asgjë që do të mund të arrihej vetëm me njohje, por tërë kuptimi do të varej nga perceptimi ndijor. Dhe ne në mënyrë ndijore njëmend, për shembull,. nuk vërejmë se ekziston ndonjë shtëpi në përgjithësi pranë shtëpive të veçanta. Mirëpo sendet e veçanta megjithatë manifestojnë unitetin e tyre, dhe kategoritë e mendjes, të cilat tregojnë për këtë, njëkohësisht reflektojnë raportet objektive të vetë sendeve. Substanca bën unitetin e të veçantes dhe të përgjithshmes dhe së këtejmi (në «Metafizikë» 1,3) ajo «përse» reduktohet në nocion, sepse ajo që është vetëm është ngaqë në të realizohet e përgjithshmja. Mirëpo për ta njohur të veçanten dhe për të folur për të mendueshëm, nevojitet të theksohen katër shkaqe: materia, forma, shkaku i lëvizjes dhe qëllimi.


    Forma (morfë) me materien e pazhdukur (hyle) përbëjnë tërë ekzistimin. Ndërkaq, materia e pa kurrfarë forme nuk ekziston në njëmendësi (por vetëm në mendime). Qëllimisht lëvizja paraqitet në faktin se forma zhvillohet gjithnjë më shumë në llogari të materiales, deri te mbarimi në «formë të formës», në të menduarit e kulluar që ka vetëm veten për objekt të vet. Materia e pacaktuar është vetëm mundësi e sendit, potencialitet, ndërsa forma është aktualitet, realizim. Mirëpo kundërshtia ndërmjet formës dhe materies gjithmonë është relative. Ajo që është ndaj diçkahit të papërkryer forma, ndaj diçkahit të përkryer është materia. Guri i përpunuar, për shembull, është formë ndaj gurit që gjendet në mal, që nuk është i përpunuar, por është materie ndaj gurit që është murosur në shtëpi. Realizimi i mundësisë, kalimi dhe zhvillimi i formës nga materia bazohet në lëvizje. Çdo lëvizje, ndërkaq, domethënë ajo që lëviz, supozon atë që e vë në lëvizje, dhe kështu në fund e supozon një shkak të fundit, shkakun e palëvizshëm. Të gjitha sendet ndryshojnë, mirëpo duhet të ekzistojë edhe diçka që është shkak i ndryshimit. Ky shtytës i parë, që duhet të jetë i palëvizshëm dhe së këtejmi vetëm një, është formë e kulluar pa materie, akt i kulluar (actus parus), qenie jomateriale, më e përsosur, hyjni.


    Meqë lënda e metafizikës është jomaterialja, qenia e amshueshme, atëherë edhe lënda e fizikës së Aristotelit është ajo që lëviz, domethënë qenia materiale. Sipas Aristotelit ekzistojnë katër lloje të lëvizjes: lëvizja substanciale (domethënë ekzistimi dhe shkatërrimi), kuantitative (rritja dhe rënia), kualitative (shndërrimi i një materie në tjetrën) dhe lëvizja hapësinore (dornethënë ndryshimi i vendit). Hapësira e pakufi ekziston vetëm potencialisht (për shembull në numërimin) por jo aktualisht, njëmendsisht. Lëvizja në hapësirë është e vazhdueshme, e amshueshme, kurse vetëm qeniet e veçanta krijohen dhe zhduken.


    Në veprën e tij «Mbi shpirtin» A. theksoi se njeriu nuk mund ta njohë botën e jashtme sikur të mos kishte shpirtin. Pastaj as ndijat nuk mund të përceptojnë kurrgjë në qoftë se nuk i kanë para vetes objektet e jashtme. Në psikologjinë e Aristotelit ose në shkencën mbi shpirtin dominon mendimi se vetë shpirti është i palëvizshëm, mirëpo njëkohësisht ai vë në lëvizje trupin si formë dhe qëllim të tij të brendshëm dhe substancial, ai është «entelehia e parë» e tij, parim i jetës dhe i organizimit. Ekzistojnë tri lloje të shpirtit: shpirti vegjetativ (që konsiston në aftësinë e të ushqyerit dhe të shumimit), pastaj shpirti animal (që ka edhe aftësinë e sensibilitetit ndijor dhe të vetëlëvizjes në hapësirë) dhe së fundi shpirti njerëzor (që ka aftësinë e të menduarit, arsyen, mendjen). Mendja pasive, që është e lidhur me aspektin material është tabelë e zbrazët (tabula rasa), mbi të cilën ndijat regjistrojnë thjeshtësisht atë që pranojnë. Kjo mendje është kaluese sikurse edhe individët, ndërsa mendja aktive është e pavdekshme. Fryma aktive në shpirtin njerëzor, fryma që krijon format, që bën çdo gjë (dhe jo që pranon në mënyrë pasive) dhe që i vëren drejtpërdrejt të vërtetat më të larta, është me origjinë hyjnore.


    Në parimet etike të tij, A. i kundërvihet rigorizmit idealist të Platonit dhe virtytin e përkufizon si mes ndërmjet dy ekstremeve (për shembull pavarësia dhe dinjiteti i frymës është mes ndërmjet kryelartësisë dhe vetëpëruljes). Pos virtyteve etike (që kanë karakter të vullnetshëm), A. analizoi edhe të ashtuquajturat virtyte dianoetike (virtytet intelektuale si është për shembull mençuria). Pikëpamjes së Sokratit dhe të Platonit se ne vazhdimisht dëshirojmë medoemos të mirën, A. kundërvë pohimin se shtytësit dhe instinktet njerëzore, për të arritur të mirën, duhet vazhdimisht të drejtohen nga konkluzionet e arsyes dhe se vetvetiu nuk duhet të jenë medoemos të mirë. Në shqyrtimin e njohur mbi nocionin e miqësisë, Aristoteli theksoi tri lloje të miqësisë: miqësinë e dobishme, të këndshme dhe të virtytshme.


    Dhe derisa e para manifestohet më shpesh të njerëzit e vjetër, e dyta te të rinjtë, e treta, miqësia e vërtetë në të cilën miku përqafohet për shkak të vetë atij, është karakteristike për moshën e pjekur të mashkullit. Realist dhe racionalist, A. në etikë është edhe përfaqësues i imanentizmit, domethënë i tezës se nga vetë njeriu varet se a do të bëhet i lumtur ose jo, a do të bëhet i virtytshëm apo shpirtlig.


    Pikëpamjet politike dhe sociale të Aristotelit themelohen në tezën se njeriu është për nga natyra qenie shoqërore, politike (zoon politikon). Pas analizës së hollësishme të formacioneve politike (monarkisë, oligarkisë, demokracisë e tjera), Aristoteli nxjerr përfundimin se rregullimi më i mirë është republika demokratike e matur. Në shqyrtimet e veta politike dhe shoqërore ai megjithatë e ruan në dimensionin të plotë institucionin e skllavërisë, duke konsideruar se skllevërit janë të domosdoshëm për jetën e «njerëzve të vërtetë», domethënë për pjesëtarët e qytetarëve të lirë. Ndërkaq, për Aristotelin, përsosuria e shtetit nuk bazohet në aspektin teorik, por para së gjithash, në atë empirik. Me fjalë të tjera, ai konsideron se dëshmi e vërtetë për atë nëse shteti është rregulluar mirë qëndron, para së gjithash, në faktin se «populli me vullnetin e vet mbetet në këtë rregullim shtetëror», domethënë se nuk ka shpërthyer kurrfarë «kryengritjeje që meriton të përmendet» as nuk ka pasur tirani dhe keqpërdorim të pushtetit.


    Në Poetikën e njohur të tij, Aristoteli përkundër Platonit, çmon lart krijimtarinë e vërtetë artistike të kohës së tij sidomos autorët e mëdhenj të tragjedive greke Eskilin, Sofokliun dhe Euripidin) dhe konsideron se vlera e plotë e krijimtarisë artistike dramatike shprehet në katarsën e cila pastron dhe fisnikon shpirtin e shikuesit. Arti që tregon atë që ka mundur të ndodhë (pra, që ka gjasë se ka ndodhur), është «më i rëndësishëm për të se historia që tregon vetëm për atë që njëmend ka ndodhur. Lidhur me këtë, A. tregon ligjësitë e veçanta të sferës estetike të cilat janë të pavarura nga njëmendë-sia historike, kështu që shumë interpretues (E. Grasi p.sh.) konsiderojnë se, përkundër Platonit që pohonte lidhjen e ngushtë të artit me realitetin politik, Aristoteli është themelues i estetikës si shkencë mbi një veprimtari njerëzore të veçantë dhe autonome që ka normat dhe ligjsitë imanente. Nga Aristoteli rrjedhin edhe normat mbi tri unitetet klasike të tragjedisë greke (uniteti i vendit, i kohës dhe i veprimit) mbi të cilat më vonë u bënë polemika të ashpra ndërmjet teoricienëve francezë dhe gjermanë (Lesingu për shembull konsideronte se Aristoteli theksonte vetëm nevojën për unitetin e veprimit, ndërsa unitetet e kohës dhe të vendit janë të kushtëzuara vetëm nga mundësitë teknike të skenës së atëhershme greke). Klasik është edhe përkufizimi i tij i tragjedisë mbi të cilin u shkruan studime dhe monografi të shumta; «Tragjedia është imitim i veprimit serioz dhe të kryer që ka madhësi të caktuar, me të folur që është elegant dhe i veçantë për secilin lloj në pjesët e veçanta, në personat që veprojnë dhe nuk rrëfejnë, ndërsa duke shkaktuar dhimbsuri dhe frikë kryen pastrimin e afekteve të tilla». Shkallën më të lartë të mëshirës e nxitin ato ngjarje në të cilat miku i ka bërë keq mikut, ndërsa më mirë zhvillohet ai veprim tragjik kur vepra bëhet nga mungesa e diturisë, domethë-në në qoftë se faji në tragjedi është pikërisht faj pa faj. Rruga e analizës së veprave artistike e Aristotelit dhe, para së gjithash, e një sërë veprimeve dramatike të kohës së tij, niset nga këto vepra kah përfundimet e përgjithshme teorike. Andaj Poetika e Aristotelit edhe sot mbetet model për ata estetë dhe sidomos për teoricienët dramatikë që kërkojnë burimet e normave estetike në vetë artin.


    Me gjithë njoskonsekuencat dhe kundërthëniet e veta, konstruksionet teologjike dhe idealiste, vepra filozofike madhështore e Aristotelit është e pashoqe në tërë antikën jo vetëm për nga zgjidhjet e thella, aspekti sistematik dhe gjithanshmëria e paraqitjes së disiplinave të veçanta, por, para së gjithash, për nga shtruarja e një serë çështjeve fundamentale filozofike, të cilat pikërisht si çështje janë edhe sot aktuale dhe paraqesin vlerë të përhershme të trashëgimit mendor botëror.


    Veprat: veprat e Aristotelit mund të ndahen në veprat egzoterike, (kushtuar publikut të gjerë) dhe ezoterike ose akroanetike (të brendshme, përkatësisht vepra për të dëgjuar). Veprat e para egzoterike, që me siguri u shkruan në formë dialogësh, nuk janë ruajtur. Gjithashtu nuk janë ruajtur as të gjitha veprat ezoterike, ndërsa të ruajturat mund të ndahen në këto grupe: i.Veprat logjike të përmbledhura së bashku me titullin O r g a n o n (domethënë vegël), që përmban këto vepra: Mbi kategoritë, Mbi interpretimin, Analitika e parë, Analitika e dytë, Topika dhe Mbi përgënjeshtrimet sofistike. 2. Veprat nga fusha e shkencave natyrore: Fizika, 8 libra; Mbi qiellin, 41ibra; Mbi ekzis-tencën dhe mbi zhdukjen, 2 libra; Mbi shpirtin si dhe di-sa vepra të tjera që nuk janë relevante ( M eteoro1ogjia , Shtazë-r i a e tjera) ose veprat autenticiteti i të cilave nuk është vërtetuar. 3. Vepra metafizike është Metafizika (ose filozofia e parë e cila sipas renditjes në anuarin e Andronikut u quajt kështu), 14 libra 4. Veprat etike: E t i ka e NikomakutlO libra (u quajt sipas Nikomakut, të birit të Aristotelit); Etika e Eudemit, 7 libra (u quajt sipas Eudemit nga Rodosi, nxënës i Aristotelit); Etika e m a d h e , 2 libra (ekstrakt nga dy veprat e para, por më shumë nga vepra e dytë); Mbi virtytet dhe m b i v e s e t (për të cilën nuk dihet a është autentike); 5. Prej veprave politike më e rëndësishmja është P o 1 i t i k a (8 libra, e pakryer) dhe Kushtetutat shtetërore (Politike, 158 libra në të cilët paraqiti kushtetutat e 158 shteteve 6. Veprat retorike: R e t o r i k a , 3 libra (mirëpo për autencitetin e 3 librave dyshohet). Poetika (e cila me siguri ka 2 libra, mirëpo nuk është ruajtur në tërësi).

    * E pyetën Aristotelin:
    - Çfarë fiton kur mendohesh?
    - Që të mos jesh kreditor kur thua të vërtetën.

    * I dituri Aristotel shpesh thoshte:
    - O miqtë e mi, nuk ka miq!

    * Dikush i tha Aristotelit se disa miq të tij flisnin keq për të mbrapa krahëve. Aristoteli i tha mikut:
    - Që flasin keq për mua në mungesën time nuk ka asnjë rëndësi, se në mungesë pranoj edhe të rrahin.

    * Një llafazan foli e foli pa pushuar për më shumë se një orë përpara Aristotelit. Kur mbaroi së foluri, e pyeti Aristotelin:
    - Nuk të habit gjithë kjo elokuencë?
    - Për një gjë habitem! Ne që kishim veshë për të dëgjuar dhe këmbë për të ikur, si nuk i vumë ato në punë?

    * Një fjalëshumë po fliste me Aristotelin dhe nuk dinte të pushonte. Meqenëse Aristoteli nuk po e ndiqte fare në bisedë, ai i tha:
    - Ndoshta po të mërzit me këto gjëra që të them dhe që nuk të interesojnë, sepse të pengojnë në mendimet e tua të mëdha.
    - Oh, jo, - u përgjigj Aristoteli, - mund të vazhdosh sepse sa më shumë që ti flet, aq më pak të dëgjoj unë.
     
  17. arun

    arun Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    " Emmanuel Kanti

    --------------------------------------------------------------------------------

    Atje ku nuk mund as të argumentosh dhe as ta hedhësh poshtë ëstë e lejuar të besohet.

    Emmanuel Kanti

    Bibliografia

    Emanuel Kanti lindi në vitin 1724 në qytetin e vogël provincial Konigsberg të Prusisë lindore. Arsimimi i tij filloi ne kolegjin frederikan , drejtori i të cilit ishte një pietist (pietist-sekt fetar të cilit i taknin edhe prindërit e Kantit) dhe në vitin 1740 Kanti hyri në Universitetin e Konigsbergut. Këtu ai studjoi klasikët, fizikën dhe filozofinë. Gjashtë vite më pas i përfundon studimet me përgatitjen “Mendime mbi vlerësimin e vërtetë të forcave të gjalla” ku merr pozicion në diskutimin e kartezianëve e lajbnicianëve mbi çështjen në fjalë. Nisi veprimtarinë si mësues privat në një familje fisnike të Prusisë lindore. Si le mësimin privat fillon karierën universitare duke marrë doktoratën me disertacion “De igne” dhe “Venia Legendi” me “Principiarum primarum cognitionis metaphysicae nova dilucidatio”.
    Jep mësim në: matematikë, logjikë, fizikë, gjeografi; ndërsa më vonë edhe në filozofi, pedagogji, antropologji, psikologji. Dalja e veprës “Historia universale e natyrës dhe teoria e qiellit” ka treguar interesin e spikatur të Kantit për gjeografinë vepër kjo e cila paraprin teorinë Laplaces mbi sistemin e formimit diellorë , që më vonë u quajt edhe si teoria e Kant-Laplasit. Tërmeti i Lisbonës i jep mundësinë e tri shkrimeve mbi argumentin të cilave u shtohet edhe “Monadologjia fizike”. Pastaj boton veprën “Teori e re e lëvizjes dhe qetësisë” ; del një ese e cila titullohet “Mbi mprehtësinë e rreme të katër figurave silogjistike”; dalin dy prej tri shkrimeve më të rëndësishme parakritike “I vetmi argument i mundshëm për të vërtetuar egzistencën e Zotit” dhe “Kërkim për të futur konceptin e madhësive negative në filozofi”. Në shkrimin “Kërkim mbi evidencën e parimeve të teologjisë natyrore e të moralit” vë në dukje ndryshimin e metodës mes matematikës e filozofisë; “Vëzhgime mbi ndjenjën e së bukurës dhe sublimes” është botimi ku në themel të moralit është vendosur ndjenja e bukurisë dhe e dinjitetit të natyrës njerzore.
    Kështu edhe e gjithë jeta e tij është një vazhdimësi e veprave të tjera dhe shkrimeve të tjera të tij që ai i botoi dhe i shkroi që edhe e mahniti botën , mirëpo veprat më kryesore të tij janë: “Kritika e arsyes së kulluar”, “Kritika e arsyes praktike”, “Kritika e fuqisë së të gjykuarit” , “Prolegomena pë të gjithë metafizikat e së ardhmes”, “Parime të etikës metafizike”, “Parimet e para metafizike të shkencës”, “Besimi brënda kufijve të arsyes së thjeshtë”, “Paqa e përhershme”, “Themelimi i zakoneve shoqërore”, “Forma dhe parime”, etj.
    Shëndeti i Kantit përkeqësohet me shpejtësi, ai vuan nga një formë e “coma vigil” ose një pagjumësi e vazhduar dhe aftësitë e tij të koordinimit zvogëlohen. Ndërprët praktikisht përpilimin e një vepre (të nisur në vitin 1796) “Mbi kalimin nga parimet metafizike të shkencës së natyrës te fizika” , vepër kjo e cila duhej të paraqiste një rishikim dhe kulmin e mbarë filozofisë së tij trascedentale. Atëherë largohet edhe nga senati akademik. Vdes më 12.shkurt.1804 duke mërmëritur “ES iST GUT” (“kjo është e mira”). Mbi varrin etij do të shkruhen fjalët e “Kritikës së arsyes praktike” :”Qielli me yje mbi mua, ligji moral në mua”.

    Kriticizmi i Kantit

    Si themelues i filozofisë klasike gjermane zhvillimi mendor i tij kalon nëpër dy faza: në atë parakritike dhe në atë kritike. Kanti është një filozof jo origjinal në periudhën parakritike sepse në një farë mënyre ishte ithtar i filozofisë së Kristina Volfit dhe gjithashtu edhe të filozofisë së Lajbnicit. Për këtë shkak edhe unë nuk do të ndalem në analizat e tij të peridhës parakritike.
    Në periudhën kritike Kanti heq rreptësisht dorë nga racionalizmi dhe nga empirizmi dhe u përcaktua për një rrugë të tretë që ai e quajti kriticizëm.Ai që në fillim të kriticizmit parashtroi tri pyetje:
    1. Çfarë mund të dijmë ?
    2. Çfarë mund të bëjmë ?
    3. Në çfarë mund të shpresojmë ?
    Sipas Kantit në pyetjen e parë përgjigjet metafizika të cilës Kanti ja kushtoi edhe veprën e parë dhe më të rëndësishme të kësaj natyre që e titulloi “Kritika e Arsyes së Kulluar” ; në pyetjen e dytë përgjigjët etika që Kanti shkroi veprën e dytë me titull “Kritika e Arsyes Praktike” ; ndërsa për pyetjen e tretë Kanti thotë se përgjigjet religjioni ku edhe shkroi veprën e tretë që e titulloi “Kritika e Fuqisë së Gjykimit”.
    Në “Kritikën e arsyes së kulluar” Kanti merret me mundësitë dhe kufijtë e njohjes. Sipas tij njohja përbëhet nga gjykimet , mirëpo Kanti bën një ndarje kategorikisht të kundërt edhe në mes të gjykimeve sepse ai thotë se ka gjykime a priori të cilat janë të domosdoshme, universale, se në tërësi ato janë të njejtë me gjykimet matematike dhe se janë kushte të çdo mendimi, pra detyrimisht janë a priori ; dhe gjykimet aposteriori të cilave u paraprinë përvoja , pra arrihen gjatë jetës. Edhe gjykimet apriori edhe ato a posteriori mund të jenë gjykime analitike dhe sintetike.
    Deri para Kantit mendimi se ne mundemi ti njohim sendet vetëm atëherë kur subjekti drejtohet dhe kthehet kah objekti ishte një mendim që kishte një force të të kuptuarit , megjithatë këtu Kanti ndërhyri dhe në një mënyre elokuente e elaboroi këtë çështjë duke argumentuar se objekti duhet të kthehet kah subjekti, sepse tek subjektet ai kërkon format apriori që fillojnë ta ndërtojnë objektin si të tillë dhe që bëjnë të mundura gjykimet sintetike apriori prej të cilave është e përbërë shkenca. Me gjykimet sintetike apriori ne kuptojmë gjykimet e përbëra edhe nga apriori edhe nga aposteriori, me këtë edhe Kanti deklaron se e gjithë njohja mund të fillojë nga përvoja megjithatë e gjithë njohja nuk mund të arrihet nga përvoja.Kanti thotë se mendja e kulluar i jep nga vetvetja e tij atë që njohja nuk mund ta gjejë ë përvojën.
    Ideja e Kantit për sintetizimin e ariorit dhe aposteriorit e detyroi atë në hulumtimin të tri aftësive apo fuqive të formave apriori të njohjes:
    1. Fuqinë e të vërejturit (ndijorë)
    2. Fuqinë e aryes
    3. Fuqinë e mendjes
    Fuqinë e të vërejturit Kanti e quajti si estetikë transcedentale ku si faktorë rregullativ të mendjes empirike sipas tij janë hapsira dhe koha. Ai thotë se hapsira dhe koha nuk vijnë nga përvoja, megjithatë janë faktorë apo kushte apriori të çdo përvoje të mundshme.
    Pjesën e dytë apo fuqinë e arsyes Kanti e titulloi logjika transcedentale dhe këtu ai thotë se derisa fuqia e të vërejturit është pasive fuqia e arsyes është aktive sepse kjo në fakt i mendon objektet. Si formë apriori të arsyes janë kategoritë të cilat ai i ndau në katër grupe:
    1.Gjykimet sipas Kuantitetit ( Sasisë)
    a)gjykimet universale
    b)gjykimet partikulare
    c) gjykimet singulare
    2.Gjykimet sipas Kualitetit ( Cilësisë)
    a)gjykimet afirmative
    b)gjykimet negative
    c) gjykimet limitative
    3.Gjykimet sipas Relacionit (lidhjes)
    a)gjykim kategorik
    b)gjykim hipotetik
    c)gjykim disjunktiv
    4.Gjykimet sipas Modalitetit (mundësisë)
    a)gjykimet problematik
    b)gjykimet asertorik
    c)gjykimet apodiktik
    Pjeasën e tretë të “Kritikës së Arsyes së Kulluar”, Kanti e titulloi dialektika transcedentale që e identifiko fuqinë e mendjes. Këtu mendja tenton të tejkalojë kufijtë e botës së fenomeneve, ajo fillon duke krojuar iluzione dhe arrine të formojë ide. Kanti zbulon tri ide kryesore: idenë e Shpirtit, idenë e Botës dhe idenë e Zotit.
    Për idenë e shpirtit Kanti konkludon se ai nuk mundet të njihet në botën e fenomeneve por vetëm në botën e noumeneve sepse në botën e noumeneve nuk ka kohë dhë se atje eshtë gjithçka e mundur, prandaj edhe pavdekshmëria e shpirtit është e mundur.
    Për idenë e Botës Kanti paraqet disa antinomy nëpërmes të të cilave nuk mund të njihet asgjë në saktësi si psh kjo botë a është e lirë apoi gjithçka në të është e determinuar dhe me disa shembuj të tjerë të ngjajshëm ku thotë se ne për këtë gjë nuk mund të dijmë asgjë të sigurtë.
    Dhe në fund për idenë e Zotit Kanti kishte një pikpamje të qartë sepse ai thoshte se atje ku nuk mund as të argumentosh dhe as ta hedhësh poshtë ëstë e lejuar të besohet pra sipas kësaj Kanti e pranon idenë e Zotit.

    Kritika e Arsyes Praktike

    Kritika e Arsyes Praktike është vepra e dytë dhe pothuajse më me rëndësi në filozofinë e Kantit në periudhën kritike të tij dhe në gjith filozofinë e tij. Kritika e Arsyes Praktike është një vepër etike rrespektivisht vepër e cila nuk i deikohet ose nuk bën fjalë për rregullate veprimit moral, por për të kuptuar se në çfarë kushtesh një marrje vendimi me natyrë morale është e mundur.
    Kjo vepër siç e përmendëm edhe më lartë është vepër etike e cila i përgjigjet pyetjes së dytë që Kanti e parashtroi si pyetja më problematike dhe më me dyshueshmëri veprimi. Ai e shtjelloi mirë përgjigjen e pyetjes “Çfarë mund të bëjmë ?” , që dmth se në një farë mënyre edhe veprimi moral njerëzor varet nga disa kushte që nuk i përkasin vetvetës mirëpo përkundër mundësisë së veprimit moral, Kanti këtu e shtroi mirë edhe çështjen e vlerës morale e cila thotë se kjo është ajo që nuk i përket asnjë faktori të jashtëm por vetëm vetes.
    Arsyeja teorike udhëheq bindjen kurse arsyeja praktike udhëheq veprimin, e para synon të vërtetën ndërsa e dyta të drejtën, thotë Kanti. Një veprim është i moralshëm atëher kur ai vjen nga një vendim për tju bindur ligjit moral si të tillë dhe aspak në bazë të vlerësimi të qëllimeve dhe të pasojave të jashtme.
    “Unë duhet ta bëj”, ky është i vetmi motovim moral apo është një kërkesë e qartë që edhe sakt edhe mirë mund të shihen pasojat positive të atij veprimi moral. Pas kësaj Kanti mirë analizon dhe thotë se për të vepruar moralshëm duhet që patjetër të ndodhet i pranishëm te personi edhe vullneti i mirë.
    Vullneti i mirë, thotë Kanti, është ai që brënda nesh na bën të dëshirojmë të jemi në pajtim me vlerat morale. Dhe kur vullneti i mirë i jep vetes ligjin e tij atëherë formohet ajo që Kanti e quan autonomia e vullnetit. Duhet kuptuar se kjo autonomi nuk është sinonim i arbitrares (nëse ndalemi në kontekstin e filozofisë politike me këtë autonomi nuk duhet kuptuar atë që Platoni e quajti plutokraci, pra ku fuqia qëndron në duart e njerëzve qëllimi kryesoirë i të cilëve është pasuria apo dëshira e tyre për veprime që ndoshta vetëm atyre ju duket e mirë), duke na lejuar të bëjmë atë që na shkon për shtati.
    Në fjalën autonomi gjendet fjala auto që shënon vetveten dhe fjala nomos-ligjin. Autonomia është statusi i vullnetit që i jep vetes së vet ligjin etij dhe ky ligj është bindja ndaj detyrës “unë duhet ta bëj”.
    Aspekti i dytë kryesorë i cili e bën të mundshëm që një veprim të jetë në përputhje me normat morale është Liria. Liria është kjo aftësi për autonomi që ne zotërojmë dhe që nuk lejon të jemi lodra në duart e ndjenjave dhe parapëlqimeve tona. Kanti mendonte se asnjë ligj moral madje asnjë arsyetim praktik nuk është i sakt pa nënkuptuar lirinë, ai gjithashtu mendonte se vetëm qenjet racionale mund të jenë të lira në atë kuptim që kërkojnë morali dhe moralshmëria.
    Sapo fillojmë analizën e këtij problemi shohim se vepruesi i lirë dallohet jo nga mungesa e detyrimit por nga natyra e veçantë e detyrimit prej të cilit udhëhiqet. Liria i nënshtrohet ligjit moral dhe shprehjen e saj e gjejmë në pranimin e domosdoshmërisë së këtij ligji e të pushtetit të tij të plotë të vepruesit moral. Këtu duhet bërë dallim midis veprimit në pajtim me ligjin dhe veprimit nga ligji. Veprimi nga ligji do të ishte një autonomi, ndërsa veprimi në pajtim me ligjin do të mund të përcaktohet si një heteronomi.
    Po them heteronomi sepse veprimi i vepruesit moral nuk bëhet nga ajo që më lart e konstatuam si një vullnet i mirë, por nga ajo që ai është i kushtëzuar ta bëj për ashkak të rrethanave shoqërore (shtetërore, politike, etj.) , apo nga ndonjë dobi e tija personale. Edhe pse veprimi është i moralshmë në plotkuptimin e fjalës,prapseprapë nuk mund të jetë edhe i barabartë me veprimin autonom sepse në këtë sundon arsyeja dhe vullneti i mirë për veprim të moralshëm, ndërsa në veprim heteronom sundon detyrimi (ose qëllimi personal) ndaj vepruesit të veprimit moral.
    Pra ta konkretizonjmë edhe këtë dallim: Veprimi nga ligji është veprim autonom , i cili bëhet veprim i moralshëm edhe pse ligji moral nuk është nxitës për të , kurse aksioma nga e cila udhëhiqet në veprime edhe pse duket kategorike në të vërtetë është praktike.
    Të veposh nga ligji don të thotë të veprosh nga pranimi i vet imperativit kategorik dhe të nxitesh nga ai pranim. Mirëpo këtu shtrohet një pyetje shumë e rëndësishme e cila interesohet për këtë të sapo përmendurin imperativ ose imperativin kategorik.
    Duke folur në këtë mënyrë Kanti më vetëm gjendet në botën noumenale dhe tërësisht i pavarur nga të dhënat empirike. Në këtë kuptim autonomia është absolute dhe e pashkatërrueshme. Si noumen ajo është e pakushtëzueshme. Këtu arrihet edhe deri aty ku Kanti dallon dy detyrime (imperativë) të arsyes praktike : Imperativin kategorik dhe Imperativin hipotetik. Këto të llojit të dytë ose imperativët hipotetik dallohen nga prania e kushtëzimeve të cilave iu vehen për veprim. Me një fjalëzës ose me një “nëse…” që bën fjalë për ndonjë kusht , nevojë apo dëshirë e kuptojmë imperativin hipotetik. Pesha e tyre ose forca shtytëse varet nga dëshirat aktuale të subjektit të cilit i drejtohen dhe rrjedh thjesht nga forma shtytëse e atyre dëshirave. Sipas D.Hume_it nuk ka tjetër përdorim të arsyes përveçse në krijimin e imperativëve të këtij lloji , pra në një zbatim të veçantë e të kufizuar të arsyes teorike për të përllogaritur mjetet me të cilat duam të arrijmë qëllimet tona.
    Ta lëmë tash imperativin hipotetik dhe të kalojmë në atë që Kanti e quajti veprim nga vullneti i mirë, veprim nga ligji apo imperativi Kategorik. Ky lloj detyrimi rrespektivisht imperativi nuk ka lidhje as me dëshira as me nevoja të veçanta, prandaj dhe vlefshmëria e tij nuk varet nga kurrfar kushtesh empirike. Këta imperativë nuk përmbajnë “nëse” dhe nuk u jepen interesave paramendëse të subjektit. Ata marrin formën “Bëj këtë” gjegjsisht “Duhet të bësh këtë”. Këtu kërkesa është për objektivitet të vërtetë më çka objektin dhe subjektivitetin “detyron” të afirmojë si diktat të arsyes në vendin që duhet zbatuar imperativi kategorik, është pra shtrëngesa e kulluar e detyrës. Dhe i kulluar këtu ka kuptimin se bëhet fjalë për shtrëngesën e pakushtëzuar apriori të ligjit moral.
    Imperativët kategorikë përpiqen duke sjellë ndihmë disa parime të arsyes praktike të cilët të gjithë duket se kanë rrjedhë nga një parim kryesorë i vetëm ose janë baraz me të. imperativin kategorik Kanti e formuloi në disa mënyra a para e të cilave është kjo: “Vepra vetëm sipas asaj aksiome të cilën njëkohësisht mund ta duash si ligj universal”. Kjo u paraqit si çështje me vlefshmëri apriori dhe kishte të njejtin status në arsyen praktike me atë që ai jepte parimeve të arsyetimit të kulluar.
    Imparativi kategorik u riformua në mënyra të ndryshme megjithse Kanti thoshte se ishin të gjitha format të barazvlefshme. Dy të tjerat me rëndësi të veçant janë këto: “Vepra ashtu sikundër do të veprojë po të dojë që aksioma e vepriimit tënd të jetë ligj universal në mbretërin e qëllimeve” dhe e dyta është “Vepro në atë mënyrë që çdo qenje racionale qoftë tek vetja qoftë tek një tjetër, kurrë të mos e trajtosh vetëm si mjet por edhe si qëllim.
    Me atë fjalën “Mbretëri e Qëllimeve” nënkuptohet ideali për veprim moral që në mënyrë të ndryshme mund të thuhet se në mbretërin e qëllimeve ajo çka është duhet të jetë dhe ajo që duhet të jetë është.
    Parimi i dytë nënkupton që qenja racionale është e shrënguar nga arsyeja të bindë të tjerët për qëllime të veta, jo për ti skllavëruar apo shfrytëzuar, por gjithmonë për të pranuar se çka mbajmë në vetveten përligjjen e ekzistencës vetjake të tyre dhe të drejtën për pavarësi. Kjo është edhe parimi kryesorë ku në themel përmban idenë Kantiane se ligji moral në fakt pë qëllim e ka “rrespektin për personin” dhe zakonisht ai duhet apo edhe shpreh atë.
    Karakteri objektiv i imperativit kategorik qëndron në tri veti të veçanta:
    1. Ai nuk bënë fjal për dëshira apo nevoja individuale madje për asgjë tjetër përveç konceptit të racionales, nuk bën dallim midis faktorëve racional, por zbatohet në mënyrë universale tek të gjithë ata që e kuptojnë arsyen për veprim.
    2. Faktor i racional është i shtrënguar nga arsyeja ta pranojë imperativin kategorik ku ky imperativ është po aq ligj themelorë i arsyes praktike se edhe ligj i jokontraditës pra është ligj i mendimit.
    3. Të pranosh këtë parim d.t.th të fitosh një motiv shtytës për të vepruar ose më mirë thënë të jesh i gatshëm për bindje.
    Meqë imperativi nuk e ka fjalën për ndonjë dëshirë por vetëm për aftësuinë e arsyetimit si të tillë del se nëse të tre ato mendime mund të afirmohen arsyeja praktike jep motiv shtytës për veprim pa ndihmën e të tjerëve. Ligji moral bëhet jo vetëm ligj universal por i domosdoshëm. imperativi kategorik ka “domosdoshmëri objective” dhe këtë e arrin duke e abstraktuar nga të gjitha nevojat dhe dëshirat ose nga të gjitha vendimet racionale. Ai e paraqet vepruasin të varur vetëm nga natyra e tij racionale.
    Konkluzion-Thelbin e imperativit kategorit Kanti e përshkruajtisi vijon: “Vepra në atë mënyrë që maksimumi i vullnetit tënd të mund të shërbejë në të gjitha kohët si parim i një legjistlacioni universal”
    Me këtë formulë Kanti synon ta shpjegojë faktin se eksiston një srukturë e pandryshueshme (e përhershme) e njeriut e cila si e tillë vlenë për të gjith njerëzit, për të gjitha kohët dhe për të gjiitha vendet, dhe se kjo strukturë e përhershme është vullneti i mirë dhe ajo do të ishte bazë për një etikë univerzale.
    Para se të vazhdoj për postulatet e etikës Kantiane, do të shqyrtoja dhe detyrimin rrespektivisht në fjalën “detyrë” në veprimin moral. Veprimin moral pa detyrim nga vetvetja oseme detyrim nga faktorët e jashtëm është një veprim moral heteronoman, ku nuk mund të arrihet liria e plotë personale. Detyra që vetja i jep vetës gjendet tek një subject i lirë meqë ai te vetja edhe atë në thelb e gjen kuptimin e detyrës.
    Këtu edhe vjen në shprehje postulati i parë i etikës së Kantit pra postulati i lirisë. Kanti mendonte se asnjë ligj moral dhe asnjë arsyetim praktik nuk është i saktë pa nënkuptuar lirinë. Falë formulës “ti mundesh sepse ti duhet të bësh” ne ndeshemi me lirinë. Arsyeja praktike ku shtron përpara njeriut detyrën nuk ka asnjë kuptim pa mos a pranuar lirinë. Ky zatën është edhe postulati kryesorë i arsyes praktike. Ne tashme e dimë se liria nuk është një fenomen por ne e dimë se ajo duhet të ekzistojë meqë ajo përbën një premisë për detyrën. Kanti thotë se liria nuk mundë të ndeshet siç ndeshen fenomenet, por atë e ndeshim vetëm në raste të veprimit moral.
    Kështu pra, “Kritika e Arsyes Praktike” na lejon ta pranojmë pa rënë në kontradiktë me arsyetimin tonë, konceptin e lirisë. Megjithatë kjo vepër nuk na ofron asnjë provë për ekzistencën e lirisë, këtë se bën as “Kritika e Arsyes së Kulluar” por, ajo vetëm na dëshmon se liria është kushti pa të cilin moraliteti i cili vepron në mënyrë efektive te qenja njerëzore, do të ishte pa asnjë kuptim. Ajo është pra një kusht për të pasur kuptim një postulat i pavërtetuar që nuk hidhet poshtë por i domosdoshëm në proçesin moral. Nëq postulatin e dytë shohim se sipas Kantit për njeriun ka një ndarje mes detyrës dhe lumturisë ku në të shumtën e rasteve detyra kërkon që lumturia të sakrifikohet, megjithatë, në vetëdijën tonë morale ka diçka që kërkon pajtimin e detyrës dhe lumturisë. E pasi kjo nuk është e mundur në botën e fenomeneve atëherë kërkojmë këtë pajtim ta gjejmë në botën e noumeneve.
    Në botën e noumeneve nuk ka kohë prandaj aty edhe “shpirti është i pavdekshëm” (postulati i dytë) thotë Kanti. Duhet të kuptuar se postulati i dytë pra postulati për pavdekshmerinë e shpirtit në arsyen praktike nuk ka se si të dëshmohet ndryshë përvçse nëse pavdekësia e shpirtit duhet kuptuar si diçka që gjen kuptimin e saj, jo në ndonjë vazhdimësi të përkohshme, por vetëm në natyrën noumenale të shpirtit.
    Prej këtej vimë edhe te postulati i tretë dhe i fundit, pra postulati i Zotit ku Kanti thotë se “Kritika e Arsyes Praktike” vepron në mënyrë analoge, ajo shtron kërkesën për një bashkim vlerash, për një bashkim të përtejm të të gjithë elementeve përbërëse të jetës morale dhe se ky bashkim i përtejm është Zoti. Këtu, sikurse në “Kritikën e Arsyes së Kulluar”, Kanti thotë se ne nuk mund ta provojmë ekzistencën e Zotit, megjithatë ne as nuk mundemi ta hedhim poshtë ekzistencën e tij, por ne vetëm mund të konstatojme se ekzistenca e tij është një kusht që e gjithë tërësia e moralit praktik të ketë një kuptim. Ajo pra është e nënkuptuar në çdo vënie në jetë të moralitetitdhe lirisë. Këtu shihet se Kanti e pranon ekzistencë e Zotit, por edhe më qartë shihet në fjalët e tij;“Në diçka që nuk mund të vërtetohet e as të hidhet poshtë është e lejuar të besohet”.


    Fatmir ZIMBERI Prill , 2005
     
  18. William Wallas

    William Wallas Forumium maestatis

    Re: Filozofi yt i preferuar

    Thomas Hobbes !!!
     
  19. arun

    arun Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    Thomas Hobbes

    Hobbes, qe i perket shkolles mekaniciste te filozofise, pas nje studimi shume te ngaterruar ne teza, hipoteza dhe antiteza, perfundoi qe: jeta eshte levizje e organizmave per te mbaruar ne pushim, qe eshte vdekja. Njeriu eshte, per natyre, nje kafshe egoiste ne lufte te vazhdueshme me njeri-tjetrin dhe me veten e tij, me natyren dhe me pengimet qe i dalin perpara gjate ekzistences.

    Besimet, mendon filozofi, e kane komplikuar jeten e njeriut, duke i vene pengesa artificale kunder ligjeve te natyres. Kisha kristiane dhe, me shume kisha katolike, eshte me fajtore se ndarjet e saj dhe se besimet e tjera, sepse krijoi mentalitetin per te menduar dhe per te besuar ne korrolarin e saj: ne jete ekzistojne "e mira dhe liga si tendenca shpirterore dhe logjike; e para, domethene, e mira eshte jeta fetare me tipin perfekt shenjtorin; dhe, e dyta, eshte jeta tokesore (terrenale) me tipin perfekt Dreqin".

    Ne natyre, arsyeton Hobbes-i ne nje studim te gjate dhe te qarte, keto dy koncepte nuk ekzistojne vecse kur ne i krijojme artificialisht per demin tone. Njeriu qe ndjek ligjet e natyres eshte i lumtur, pa qene nevoja te komplikoje jeten me nomenklatura imagjinare demtuese...

    NGA LIBRI PERTEJ SE MIRES DHE SE KEQES
     
  20. abba05

    abba05 Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    Eshte hera e pare qe shkruaj dhe si fillim kjo teme me pelqen shume. Per mua me i madhi mbetet Nietzsche ( me kete filisof nisa dhe tezinen e matures..). Ne kohen e fundit kam lexuar nje liber shume interesant qe titullohet " Filosofi a luci rosse". N.q.s. keni qef te qeshni dhe te lexoni filosofine nepermjet nje pike tjeter une ju a keshilloj.
     

Shpërndajeni këtë faqe