Filozofi yt i preferuar

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga blabla, 25 Mar 2004.

  1. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    James Joyce me Ulysse mbetet nga autoritetet me te medha te filozofise dhe pse e pranoj qe ka nje fuqi intelektuale teper turbulluese per nje njeri normal.
    Pra duhet lexuar me kujdes e vemendje te madhe po prape mos pretendoni ta analizoni te gjithin pasi do ju duhen vite e rezultati nuk eshte i garantuar /pf/images/graemlins/wink.gif
    Finnegans Wake se kam mar guzimin per ta lexuar akoma po shpresoj ta bej se shpejti.
     
  2. epiphany

    epiphany Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    une jam gjetur shume tek antikrishti i nietzche.
    kushedi pse... :idea:
     
  3. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    Mos ke te besh gje me Hitlerin ti se dhe ai nga Nietzche u frimzua qe formuloi teorine e tij per rracat e na hapi luften e dyte botrore /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  4. epiphany

    epiphany Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    tani...cfare nuk ndodh /pf/images/graemlins/smile.gif
    me pelqen ai liber sepse ne gjysmen e pare te ben te mendosh vetem qe eshte i cmendur dhe flet nje tufe me budalliqe.me pas fillon "normalizohet" duke iu rikthyer dhe nje here.
     
  5. arun

    arun Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    Nietzsche – Filozof lirik

    Filozofia lirike e Nietzsche nuk i drejtohet arsyes. Edhe influenca e tij nuk diktohet aspak te filozofėt e mirėfilltė, por mė tepėr te shkrimtarėt dhe artistėt. Nėse suprimohet Dekartit (Descartes), suprimohet idealizmi modern, nėse suprimohet Marksi (Marx), suprimohen « dhjetė ditė tė dridhjes sė botės ». Por, nėse suprimojmė Nietzschen : fizionomia filozofike e shek. XX nuk ndryshon asgjė. Pse ? Bergson-i e ka cituar vetėm dy herė : njėherė kur thotė se, ndarja e njerėzve nė skllevėr dhe zotrinj ėshtė « gabim » dhe herėn tjetėr pėr tė shprehur vitalizmin e Guyau (Jean-Marie Guyau. Husserl nuk e ka cituar kurrė. Heidegger i ka kushtuar vetėm disa orė, por duke e quajtur «tė shemtuar dhe shumė llafazan », sipas Hannah Arendit, kur ky iu kishte drejtuar Jaspers-it. Nietzsche ishte filozof i cili tė mbushte me disa vėshtrime qė kaplonin shpirtin, apo aforizmat e tij qė shėndrisin sikur drita blici. Por, ai nuk ka lėnė pas vetes njė rrymė apo lėvizje tė definuar qartė, njė shkollė.
    Filozofėt mė tė njohur, disa janė apo kanė qenė fenomenologe apo heidegeristė, tė tjerėt spinozistė, neokantistė, marksistė, weilistė (Eric Weil), sartristė, por nietzscheanistė asnjė. Pse ka ngjarė kėshtu ? Sepse tėresia e koncepteve tė Nietzsches nuk ekziston si sistem, nga fakti se ėshtė vėshtirė tė thuhet ē’domethėnje tė jeshė nietzschanist. Pastaj, konceptet e tij nuk janė koncepte themelore (kryesore). Cogito e Dekartit, imperativi kategorik i Kantit, i Hegelit, zgjatja bergsoniane, Dasein e Hegelit janė koncepte kryesore, pikėnisja e analizave tė pafundme apo piedestali i katedralės sė ideve. Ndėrsa konceptet nietzscheane nuk janė bazament, ato janė tė farkuara, problematike, tė dyshimta. Vullneti i fuqisė : njė metaforė, kthimi nė pėrjetshmėri: njė ide e vjetėr greke, nga tė cilat ka krijuar njė mit: mbinjeriun, mbikrishtėrimin (por njeriu a ka qenė gjithmnonė i krishterė?). Nga kjo rezulton njė filozofi jo e diskutuar, por njė filozofi-fiksion.
    Nietzsche ishte njė lajmtar njė “guximtar” do tė thonim, njė i beftė, njė udhėrrefues. Ai i hedhė idetė sikur ishin tundime. E si t’u rezistohet gjithnjė tundimeve? Edhe pse idetė e Nietzsche-s nuk janė koncepte kryesore, janė fermentime tė cilat si ide brum i gjejmė shpesh te filozofėt, por nė vecanti te shkrimtarėt apo artistėt: pėr nihilizmin – pasiv apo aktiv- lumturinė si zėvendėsim tė shenjtė, progresin si ide moderne, dmth falco“, socializmin si avatar tė kristianiszmit, filozofia, morali si art i interpretimit“, zgjidhja e realitetit nė dukje, urtėsia tragjiko-dioniziake, bota si lojė, pjesėmarrja e individit nė lojėn e botės“ etj. Pra influenca, qė reagon mė tepėr si drejtim i tėrthortė se sa frontal, e qė ėshtė vėshtirė tė rrethohet.

    Po si duket sot?

    Ajo cfarė na kujton Nietzsche, - thotė Eugen Fink, ėshtė njė konvertim radikal“, pas rraskapitjes sė traditės. Kjo ėshtė e vleshme aq mė tepėr kur sot, pas deshtimit tė ideologjive dhe utopive tė arsyes ėshtė koha e konvertimeve tė pėrgjithshėme: sekteve tė shumfishta, joshja e budizmit, etj. Pikė e pėrbashkėt e tė gjitha kėtyre janė konvertimet pėr gjetjen e lumturisė, mė tepėr euforike, se sa tragjike. Kėsaj pikėpamje, Nietzsche i kundėrvė njė konvertim tjetėr, i cili supozon asgjė mė pak se sa njė rivlerėsim dhe njė pėrmbysje tė raportit tonė me grekėt ,me boten: nė kuptimin qė grekėt dhe bota tė mos jenė vetėm e kaluara e jonė, por edhe ardhmėria jonė – qė me kėtė mendim Nietzsche i paraprin vizionit tė Hegelit.
     
  6. arun

    arun Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    Nietzsche – Filozof lirik

    Filozofia lirike e Nietzsche nuk i drejtohet arsyes. Edhe influenca e tij nuk diktohet aspak te filozofėt e mirėfilltė, por mė tepėr te shkrimtarėt dhe artistėt. Nėse suprimohet Dekartit (Descartes), suprimohet idealizmi modern, nėse suprimohet Marksi (Marx), suprimohen « dhjetė ditė tė dridhjes sė botės ». Por, nėse suprimojmė Nietzschen : fizionomia filozofike e shek. XX nuk ndryshon asgjė. Pse ? Bergson-i e ka cituar vetėm dy herė : njėherė kur thotė se, ndarja e njerėzve nė skllevėr dhe zotrinj ėshtė « gabim » dhe herėn tjetėr pėr tė shprehur vitalizmin e Guyau (Jean-Marie Guyau. Husserl nuk e ka cituar kurrė. Heidegger i ka kushtuar vetėm disa orė, por duke e quajtur «tė shemtuar dhe shumė llafazan », sipas Hannah Arendit, kur ky iu kishte drejtuar Jaspers-it. Nietzsche ishte filozof i cili tė mbushte me disa vėshtrime qė kaplonin shpirtin, apo aforizmat e tij qė shėndrisin sikur drita blici. Por, ai nuk ka lėnė pas vetes njė rrymė apo lėvizje tė definuar qartė, njė shkollė.
    Filozofėt mė tė njohur, disa janė apo kanė qenė fenomenologe apo heidegeristė, tė tjerėt spinozistė, neokantistė, marksistė, weilistė (Eric Weil), sartristė, por nietzscheanistė asnjė. Pse ka ngjarė kėshtu ? Sepse tėresia e koncepteve tė Nietzsches nuk ekziston si sistem, nga fakti se ėshtė vėshtirė tė thuhet ē’domethėnje tė jeshė nietzschanist. Pastaj, konceptet e tij nuk janė koncepte themelore (kryesore). Cogito e Dekartit, imperativi kategorik i Kantit, i Hegelit, zgjatja bergsoniane, Dasein e Hegelit janė koncepte kryesore, pikėnisja e analizave tė pafundme apo piedestali i katedralės sė ideve. Ndėrsa konceptet nietzscheane nuk janė bazament, ato janė tė farkuara, problematike, tė dyshimta. Vullneti i fuqisė : njė metaforė, kthimi nė pėrjetshmėri: njė ide e vjetėr greke, nga tė cilat ka krijuar njė mit: mbinjeriun, mbikrishtėrimin (por njeriu a ka qenė gjithmnonė i krishterė?). Nga kjo rezulton njė filozofi jo e diskutuar, por njė filozofi-fiksion.
    Nietzsche ishte njė lajmtar njė “guximtar” do tė thonim, njė i beftė, njė udhėrrefues. Ai i hedhė idetė sikur ishin tundime. E si t’u rezistohet gjithnjė tundimeve? Edhe pse idetė e Nietzsche-s nuk janė koncepte kryesore, janė fermentime tė cilat si ide brum i gjejmė shpesh te filozofėt, por nė vecanti te shkrimtarėt apo artistėt: pėr nihilizmin – pasiv apo aktiv- lumturinė si zėvendėsim tė shenjtė, progresin si ide moderne, dmth falco“, socializmin si avatar tė kristianiszmit, filozofia, morali si art i interpretimit“, zgjidhja e realitetit nė dukje, urtėsia tragjiko-dioniziake, bota si lojė, pjesėmarrja e individit nė lojėn e botės“ etj. Pra influenca, qė reagon mė tepėr si drejtim i tėrthortė se sa frontal, e qė ėshtė vėshtirė tė rrethohet.

    Po si duket sot?

    Ajo cfarė na kujton Nietzsche, - thotė Eugen Fink, ėshtė njė konvertim radikal“, pas rraskapitjes sė traditės. Kjo ėshtė e vleshme aq mė tepėr kur sot, pas deshtimit tė ideologjive dhe utopive tė arsyes ėshtė koha e konvertimeve tė pėrgjithshėme: sekteve tė shumfishta, joshja e budizmit, etj. Pikė e pėrbashkėt e tė gjitha kėtyre janė konvertimet pėr gjetjen e lumturisė, mė tepėr euforike, se sa tragjike. Kėsaj pikėpamje, Nietzsche i kundėrvė njė konvertim tjetėr, i cili supozon asgjė mė pak se sa njė rivlerėsim dhe njė pėrmbysje tė raportit tonė me grekėt ,me boten: nė kuptimin qė grekėt dhe bota tė mos jenė vetėm e kaluara e jonė, por edhe ardhmėria jonė – qė me kėtė mendim Nietzsche i paraprin vizionit tė Hegelit.
     
  7. arun

    arun Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    Nderhyrja e turmave ne cdo gje dhe perse kjo nderhyrje behet vetem me dhune

    Jose Ortega y Gasset

    *Filozofi me i madh spanjoll i te gjitha koherave. Ndersa, sipas Kamyse, me i madhi evropian pas Nices. "Kjo pjese eshte marre nga "Revolta e Turmave", qe mbahet si nje nga libat me te medhenj te shekullit te shkuar. Impakti i saj, sipas specialisteve, eshte i ngjashem me "Kapitalin" e Marksit apo "Kontraten Shoqerore" te Rusoit me shekullin e XVIII


    -Nderhyrja e turmave ne cdo gje dhe perse kjo nderhyrje behet vetem me dhune-


    Ketu mund te permendet edhe rasti i vecante i hermetizmit intelektual. Nje individ p.sh., e gjen veten te mbarsur plot me ide. Ai vendos te kenaqet me to, e ta konsideroje veten intelektualisht te plotesuar, por ndersa nuk ndjen mangesine e asgjeje jashte vetes, ai e percakton keshtu perfundimisht, ne nje pozicion te ndermjetem aparatin e tij mendor. Ja, i tille eshte mekanizi i vete-shuarjes. Njeriu i turmes e sheh veten te perkryer. Njeriu i zgjedhur, me qellim qe ta kundroje veten ne po kete menyre, nevojitet te jete vecantisht bosh, aq sa besimi ne perkryeshmerine e tij, te mos jete i lidhur substancialisht me te, te mos shfaqet si dicka naïve, por te linde pikerisht prej vete kotesise, boshesise se tij, duke patur madje edhe per vetveten nje karakter te rreme, imagjinar, problematik. Prej ketej del se njeriu bosh ka gjithmone nevoje per te tjeret, per shkak se ai kerkon tek ata mbeshtetje per nje ide, qe kerkon ta kete per vetveten. Si pasoje, jo vetem ne kete gjendje te semure dhe jo vetem kur verbohet nga boshesia, njeriu "fisnik" arrin me sukses ta ndjeje veten si vertete te plotesuar. Ne nje kohe kur, perkundrazi, tek njeriu medioker i koheve tona, tek Adami i ri, nuk ndodh kurre dyshimi ne perkryeshmerine e tij, edhe se nje vete-besim i tille, njelloj si ai i Adamit, eshte thjesht parajsor. Hermetizmi i brendshem i ketij shpirti eshte nje pengese e madhe ndaj kushtit te domosdoshem per zbulimin e pamjaftueshmerise se vet, te quajtur ndryshe: krahasimit te vetvetes me te tjeret. Te krahasosh vetveten do te thote qe per nje moment te caktuar te dalesh nga vetja e ta transferosh ate tek tjetri. Mirepo, shpirti medioker eshte i paafte per migrimet-formen me supreme te ketij lloji. Kesisoj, ne e gjejme veten te ndeshur shpesh me disa dallime te caktuara, te ekzistuara perjetesisht, midis budallait dhe njeriut te ndjeshem, kur ky i fundit, ne menyre konstante, e ndjen veten shume afer te qenit budalla, ndaj perpiqet si e si t'i arratiset kercenimit te budallallekut, nderkohe qe pikerisht ne kete perpjekje qendron e gjithe inteligjenca e tij. Nga ana tjeter, budallai s'dyshon aspak tek vetja, ai e mendon veten si njeriun me te matur te te gjithe njerezve; kjo shpjegon edhe ate qetesi per t'u pasur zili qe ai paraqet, duke e instaluar keshtu gjithe qenien brenda budallalekut te vet. Njelloj si ato insektet, qe eshte e pamundur t'i nxjerresh prej vrimes ku banojne, po keshtu nuk ka asnje menyre per te shperngulur budallain, qofte dhe per nje cast, nga budallalleku i vet, per ta nxjerre keshtu nga gjendja e tij e verber, e per ta detyruar te vere ne kontrast vizionin e tij te qullet mbi boten me format e tjera me inteligjente te kendveshtrimit. Budallai eshte nje budalla per jeten, ai eshte i manget nga meditimet, ja pse Anatol Franse ka thene se budallai eshte shume me i keq se batakciu, pasi ky i fundit, ka raste kur pushon pak, nderkohe qe budallai s'pushon kurre.

    Sidoqofte, nuk eshte vetem ky rast kur njeriu i turmes e paraqet veten si te marre. Perkundrazi, sot, ai eshte me i mencur, ka me shume kapacitet kuptues se sa "adashi" i tij ne periudhat e meparshme. Mirepo, ky kapacitet tek ai, s'vihet fare ne perdorim; ne realitet, ndjenja e vogel qe ai zoteron, duket ta kyce gjithnje e me thelle brenda vetes e ta mbaj larg perdorimit te saj.

    Keshtu, ai e pranon njehere e pergjithmone masen e madhe te rendomesive, paragjykimeve, mbeturinave te ideve ose thjesht te fjaleve boshe, qe ai rastesisht i ben pirg ne mendje dhe me nje guxim te shpjegueshem vetem prej padjallezueshmerise se tij perpiqet t'i diktoje kudo...

    E kjo jo se vulgari e beson veten super-te-shkelqyer dhe jo vulgar, porse ai shpall dhe e dikton kudo te drejten e vulgaritetit ose e kthen vulgaritetin ne nje te drejte. Komanda mbi jeten publike, e ushtruar sot prej vulgarit, nga pikpamja intelektuale eshte ndoshta faktori me i ri i situates se tanishme, ose te pakten i paanshem me asgje te tille ne te shkuaren. Ne historine, deri me sot te Evropes, vulgari se ka besuar kurre veten te afte per te pasur "ide" mbi gjerat. Ai ka besime, tradita, eksperienca, proverba, zakone mendore, por se ka imagjinuar kurre veten ne zoterim te ndonje opinioni teorik mbi ate se cfare jane gjerat ose cfare duhet te jene ato, p.sh. ne sferen e letersise apo politikes...

    Nga ana tjeter, sot, njeriu mesatar ka "idete" me matematike te mundshme mbi gjithshka ndodh ose duhet te ndodhe ne univers. Prej kesaj del se ai ka humbur aftesine e te degjuarit. E perse valle duhet te degjoje, perderisa ka brenda vetes gjithshka qe i nevojitet? Ne kohen e sotme s'ka asnje arsye te degjosh, por me teper te gjykosh, te shpallesh, te vendosesh. Nuk ka asnje ceshtje, qe ka te beje me jeten publike, ne te cilen turma te mos nderhyje e, ashtu e verber dhe e shurdher-sic eshte-te mos diktoje opinionet e saj.

    Po a s'eshte valle ky nje avantazh? S'eshte kjo shenja e atij perparimi te pamase, qe turma te arrije te kete "ide", d.m.th. te jete e kulturuar. Ne asnje menyre. "Idete" e njeriut mesatar nuk jane ide te verteta e as zoterimi i tyre s'eshte kulture. Nje ide eshte nje zenie shahmat e se vertetes, keshtu qe kushdo qe deshmon te kete ide, duhet ta pergatise me pare veten ta doje te verteten, e te pranoje rregullat e lojes te diktuara prej saj. Ndaj, nuk behet fjale per ide, atehere kur nuk ekziston kurrfare pranimi i nje autoriteti me te larte, qe t'i rregulloje ato, kurrfare pranim i nje serie standartesh, te cilave eshte e mundur t'ju pergjigjesh me ane te nje diskutimi. Aq me teper, qe keto standarte, jane pikerisht parimet mbi te cilat mbeshtetet e gjithe e kultura...Nuk ka, se fundi, kulture, aty ku kundershtite estetike nuk njohin nevojen e justifikimit te nje vepre arti.

    ...

    Ne perputhje me speciet e Sindikalizmit dhe Fashizmit, ne Evrope, per here te pare, eshte shfaqur nje tip i ri njeriu, i cili nuk pranon te degjoje arsye apo te jape te drejte, por thjesht e defton veten te afte per te diktuar kudo opinionet e tij. Kjo eshte, pra, gjeja e re: E drejta per te mos qene i arsyeshem, ose e thene ndryshe "arsyeja e mosarsyes". Gjithsesi, celesi i gjithe kesaj, gjendet ne hermetizmin intelektual. Njeriu mesatar e gjen veten plot me "ide", ne nje kohe kur atij i mungon aftesia e te ideuarit. Ai nuk e ka konceptim madje as edhe te atmosferes se rralle ne te cilen rrojne idete...

    Pra te kesh ide, te formosh opinione, eshte identike si t'i drejtohesh nje autoriteti, te cilit ti i nenshtrohesh, i pranon kodet dhe vendimet, e per kete arsye beson se forma me e larte e marredhenieve ndershoqerore eshte dialogu ne te cilin shtrohen per diskutim arsyet e ideve tona. Ne nje kohe, qe njeriu i turmes, do ta ndjente veten te humbur ne rast se do te pranonte diskutimin, per kete arsye, ai instinktivisht e perbuz detyrimin e pranimit te ekzistences se nje autoriteti me te larte jashte tij...

    Njeriu, gjithmone, pergjate historise se tij, ka thirrur ne ndihme dhunen. Ngadonjehere, kjo thirrje, ka qene thjesht krim, por kjo s'na intereson. Nderkohe qe, here te tjera, ajo ishte mjeti i zgjedhur prej atij, i cili me pare kishte arritur t'i shterrte te gjitha mundesite e tjera. Eshte vertete per te ardhur keq, qe natyra njerezore gjen raste te priret ndaj kesaj forme te dhunes, megjtihate eshte i pamohueshem fakti, qe kjo gje nenkupton haracin me te madh ndaj arsyes dhe drejtesise. E kjo sepse nje forme e tille e dhunes nuk eshte asgje tjeter vecse nje arsye e deshperuar...


    Perktheu Dritan Thomollari
     
  8. uni20077

    uni20077 Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    Simone Weil. /pf/images/graemlins/wink.gif

    "E keqja pastrohet permes dy personave:Zotit ose egersires se madhe( ose opinionit publik)."
    "Kush e xjerre shpaten, prej shpates vdes.Kush nuk e xjerre...perfundon ne kryq!"
    "Kombi nuk mund te jete kurr objekt bamirsie, nji katund ose qytet, po"
    "Cdo mekat eshte deshira per te mbushur boshllekun mbrenda nesh"
    "Greket i adhuroni urat, ne sot ndertojm shpija mbi to."
    "Ungjilli para se me kene nji -teori- asht nji -antropologji- ose shkence njerzore"

    marrun prej "La pesanteur et la grace" /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  9. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Filozofi yt i preferuar

    Denna, sa per kureshtje, kur une pashe ne nje vitrine librarie ne Elbasan librin e sapobotuar te Nices, Antikrishti, isha nje besimtar i mire musliman. Te them te drejten, me terhoqi ky titull dhe isha kureshtar se c'mendonte ky autor per kristianizmin, perderisa po i kundervihesh. E blej librin e pare te Nices (tani i kam pothuajse te gjitha) dhe nis ta lexoj... Deri ne dyzet faqet e para nuk po kuptoja pothuajse asgje. Pastaj i kthehem librarise, pas do javesh, dhe gjej aty vepren e paperfunduar te tij, "Vullneti per pushtet", i shoqeruar me nje biografi te shkurter por efikase te Will Durantit mbi Nicen. Ky liber dypjesesh (Nice + biografia e Nices) m'i qartesoi pak idete dhe pasi nisa e lexoj Antikrishtin serish i kuptova te gjitha, kuptova kotesine time te te besuarit ne zotin e te krishtereve dhe te muslimaneve, kuptova "lumuturine time" te shprehja e Nices "Zoti te ben te lumtur", kuptova shume gjera, derisa nisa te studioj mire filozofi, psikologji, etj.

    Kam qene shume i lumutur, dikur... :smash:
     
  10. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Filozofi yt i preferuar

    Hitleri nuk u frimzua nga Nice, por me vdekjen e Nice, motra e tij, qe ishte e martuar me nje antisemit te terbuar te cilin Nice e urrente, shtiu ne dore do shkresa te Nices dhe i shtremberoi ne favor te kauzes naziste. Kete e deshmon nje nga biografet e Nices, Will Durant, te cilin as une e as ti nuk mund ta kundershtojme kot.... Lexo nji here para se te frimezohesh nga antiniceanet! /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  11. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Filozofi yt i preferuar

    Te mendosh dhe te kesh guximin te pohosh sot me bindje se Nice nuk la asnje shkolle dhe se konceptet e tij nuk qenkeshin koncepte themelore, eshte nje pazotesi ne te kuptuarit filozofine e Nices. Filozofia e Nices eshte filozofia e jetes, dhe kete nuk ka nevoje ta thote ndonje "fink", mjaft qe po e them une, ti, ne ju, ata... NIcja jo vetem qe ishte nje guximta i pashoq, po ishte modeli i guximit, sepse doli nga kornizat bajate te filozofise qe e donin filozofin, sic e do edhe finku me arunin, te ngushte, te matur, te ndrydhur, gati shkencor, nje mi bibliotekash, ta palirë, te ndikuar detyrimisht nga disa maestro paraardhes, nxenes te pakorrigjueshem te maestrove te tyre, vijues pa kushte shkollash filozofike te caktuara.

    NIce na la deshiren, vullnetin dhe forcen per te gjetur brenda secilit prej nesh MBINJERIUN. Heidegeri dhe te tjere mund te mos ta kene permendur Nicen shume here, po kjo nuk do te thote detyrimisht se poshteronin ne kete menyre filozofine e Nices, sepse vete Nice ka deklaruar (ne forme amaneti) qe rruga drejt mbinjeriut gjendet duke mos krijuar idhuj, ndaj edhe nice ka porositur studiuesit e veprave te tij qe nuk duhet te ngrejne kultin e Nices, por te mbinjeriut, te njeriut qe qendron krenar perpara fantazmave te cilet lartngrejne meshiren, dhimbjen, vuajtjen perpara forces, shendetit dhe vullnetit per pushtet!!!

    C'na kujton Nice sot?

    Nice sot na kujton se nuk do edhe shume qe filozofia e tij te perthithet nga njerezimi. Ne vitet 1878-1900, vite kur shkroi veprat e tij, ai parashikoi se vepra e tij ne teresi ishte e shkruar per lexuesin e se pasnermes dhe se do te duheshin rreth dyqind vjet qe vepra e tij te kuptohej perfundimisht nga poetet, filozofet, studentet, drejtoret, prifterinjte, etj. Baltovina e krishtere qe ka mbuluar sot Evropen, na kujton Nice, ka bere qe ajo cka une sot nxis te mos kuptohet sot per sot, por me kalimin e koheve, kur tufa e krishtere te pesoje tkurrje deri ne shkaterrim. Keto dite po vijne, miq. Nuk do te jeni te lumutur edhe per shume kohe... /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  12. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Filozofi yt i preferuar

    Doli ne botim ne shqip libri i ri i Nices "Njerezor, teper njerezor".
     
  13. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Filozofi yt i preferuar

    Ore, a ka ndonjeri informacion nese eshte pare ndonjehere ne ndonje vitrine librarie shqiptare libri i Shopenhauerit "Bota si vullnet dhe paraqitje"? Mua s'ma ka kapur syri...
     
  14. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Filozofi yt i preferuar
     
  15. ihsan

    ihsan Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    Komplimenti.
     
  16. ihsan

    ihsan Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    VOLTAIRE.
    Sepse beson te Zoti.
     
  17. renea

    renea Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    A e kupton se keta te dy mendoninkrjet ndryshe nga njeri tjetri, mbi moralin, problemin e te keqes,destinacionin e njeriut dhe besimin ne Zot?


    Per mua: C.S Lewis, G.K Chesterton, Malcom Mulgreege, Ravi Zacharias
     
  18. renea

    renea Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    me siguri veprat "pse jam kaq i zgjuar" dhe "pse me degjojne mua njerzit", do te mirepriteshin nga publikue /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  19. arun

    arun Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    dukesh qe je shume i apasionuar mbas filozofise .........

    vepra e shopenhaurit per te cilen ti kerkon ta lexosh eshte voluminoze ,dhe nuk ja mban askujt qe ta perktheje .........por pjese nga kjo veper ka te perkthyera ne shqip ,p.sh. metafizika e dashurise
     
  20. kastriot

    kastriot Primus registratum

    Re: Filozofi yt i preferuar

    Platon
    Aristo-teli
    Loock
    Ruso
    Kant
    Hegel
    Feuerbach
    Marks
    Engels
    Adorno
    Horkheimer
    Habermas
    Höffe etj.
     

Shpërndajeni këtë faqe