Filozofia art i te menduarit........

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Sweety el, 12 Feb 2011.

  1. Sweety el

    Sweety el Locus omnem

    Shkencat e ndryshme ngrihen dhe mësohen me metodat e tyre të përpunuara në hollësi dhe prandaj për ti përvehtësuar dhe për tu mar me ta, mund të mësojmë teknika të ndryshme për të arritur në njohuri të larta. Pasiqë filozofia nuk është dituri që rradhitet në krahun e shkencave, ajo nuk mund as të posedoj metoda për të mësuar filozofimin pasiqë kërkon një zhytje personale dhe eviton recitimin e njohurive të jashtme. Çdo recitim pa u rrënjosur në brendi të mendimeve dhe hulumtive të veta përjashton filozofimin, gjegjësisht filozofinë. Kur të mësohet arti i të menduarit vet për të udhëhequr idetë gjer në një përfundim ku kërkohet e vërteta duke u mënjanur gjer në maksimum nga bindje dhe ndikime dytësore vetanake, do të themi se kemi përkryer në një nivel aftësinë e mendimit të thelluar. Por kjo nuk do të thot akoma se me këtë fillon edhe filozofimi. Filozofia si art i të menduarit, kërkon edhe metodat e të pamurit të përvojës njerëzore e më gjërë, të vërtetën në të dhe aftësinë për ta përshkruar atë në mënyrë të kuptueshme.
     
    Studenti, Romi and MegiB like this.
  2. Sweety el

    Sweety el Locus omnem

    Për të arritur të kuptueshmen, së pari duhet kuptuar gjërat mbi të cilat sillen mendimet, duke u këthyer gjithëmonë në vet « gjënë » që duam ta kuptojmë dhe spjegojmë. Për të kuptuar tmerrin duhet « të mësojmë » ta shohim atë duke u rikëthyer pa ndërpre në përvojat e përjetuara drejtpërsëdrejti apo duke mësuar për këto nga jashtë e mandej duke u zhytur vet në të për të « pa » këtë "tmerr". Kjo kërkon të ngrihemi në dëshmitar të paanshëm, shiques të vetëdijshëm të së vërtetës dhe i ndarjes të së drejtës nga e padrejta ; të saktës nga e pasakta ; të qenës nga e paqena. Duke u zhytur në thellësitë më të mëdha të këtyre përvojave, mendimet kalojnë në filozofim e pra në filozofi të vërtetë.
    Duke parashtruar pyetje të thurrura me saktësi mbi atë që prekim në mendime hulumtuese, përgjigjet afrohen ngase edhe vetvetiu apo me më pak mundim. Më këtë nënkuptojmë mënyrën dhe gjetjen e pyetjes së saktë mbi idenë e formuar për fenomen në shqyrtim e sipër. Në këtë mënyre vepronte edhe sokrati. Ai pyeste dhe përgjigjej duke lidhur dhe ngitur raporte reale.

    Për të arritur në një përfundim real, duhet patjetër të të hyhet në marrëdhënie me fenomenin , me botën që fillojmë ta kuptojmë dhe njëherit, pasiqë metoda kryesore e filozofisë ështe realj, e vërteta, duhet larguar nga çdo paragjykim, sypozim, njohje e paramenduar, ngatërresa të identifikimit dhe iluzione. Këto i arrijmë me fuqinë e intelektit i cili vendosë për atë ç’është e saktë e ç’është e pasaktë. Ky intelekt, duhet të posedoj pastërti të ndritshme, se kjo mundëson renditjen nëpër vendet e veta të reales dhe të ireales.
    Kur flasim për pë intelekt të ndritshëm, duhet patjetër të kemi parasyshë se aritja në këtë shkallë bëhet në rradhë të parë nga edukata e marur dhe nga dialogu i përhershëm me filozofët e të gjitha kohërave. Filozofia, thonë disa mendimtarë, është punë vetanake, por kjo nuk lejon të thuhet se për të filozofuar mjafton dëshira dhe njohuritë e kohës. Kontakti i përhershëm me anitkën e këtej është mjeti më i përshtatshëm për largim nga errësira dhe për aftësim madhor për zhytje në mendimtari të urtë dhe madhore. Qasjet në mendimet e filozofëve, hapin rrugën për krijim dhe këshillojnë e mësojnë shtjellimin e përpiktë dhe të paanshëm të botës dhe fenomeneve të përditshëm . Duke mbajtur gjallë raportet me mendimtarët e shekujve është metoda që mundëson një filozofim të vlefshëm dhe të çiltër.
    Për të përfunduar do të thoja akoma se për të filozofuar, si që thash më lartë, duhet të mësojmë e ushtrojmë të mendojmë vet dhe ti ushqejmë mendimet tona duke i zgjuar ata të pastra vetanake. Kjo arrihet me njohjen e filozofisë, me kulturë të përgjithëshme letrare artistike, shkencore si dhe me njohuri të gjithanshme të shkencave të ndryshme. Krejt kjo ushqen shpirtin dhe pasuron raportet ideore e shpirtërore për filozofim të këndshëm.
     
    Studenti, Romi and MegiB like this.
  3. Mirjan Niço

    Mirjan Niço Primus registratum

    kjo qenka sh e bukur nqs e ke shkruar vet (se mua me duket arsyetim tip kant)! Filozofia eshte mbi te gjitha..... dhe me pak hulumtime filozofike mund te zgjidhesh shume problem qe nuk i zgjidh dot shkencerisht. Por duhet te mendosh shume shum shum shu sh sh...........
     
  4. gangsterja

    gangsterja Primus registratum

    Te mendosh eshte dicka qe mund ta beje c'do person,por a mendon ai person ashtu sic duhet.
    Te menduarit pozitivisht dhe jetesa e qete.
    Ta shohesh boten me te gjitha ngjyrat e saj,ne te kunderten destinacioni do te biesh ne depresion.Per kete qellim nevojitet filozofia e buzeqeshjes,te pakten kete sugjeron psikologu.Sipas tij ndjenja e te qenit te plogesht,na ben qe te jemi pesimiste,edhe atehere kur adrenalina e situates qe po perjetojme mund te jete ne max.Ja14 keshilla qe te ndimojne qe te ndihesh i lumtur.Sipas nje studimi te kryer nga Erazmus University ne Rotterdam,shume prej te anketuarve edhe pse jetojne ne nje shoqeri mjaft te perparuar arrijne qe te preokupohen edhe per gjerat me te vogla;
    1-Merru me dicka
    2-Shoqerohu me miq
    3-Duhet te jesh prodhimtar
    4-Organizohu ndryshe
    5-Mos u shqeteso
    6-Ridimensiono frymezimin
    7-Mendo pozitivisht
    8-Mendo per te tashmen
    9-Puno ne nje personalitet te shendoshe(psikologjikisht)
    10-Zhvillo nje personalitet te shoqerueshem
    11-Duhet te jesh vetvetja
    12-Elimino ndjenjat negative
    13-Kultivo raportet intime
    14-Konsideroje lumturine si prioritetin nr,1.
     

Shpërndajeni këtë faqe