Filozofia e genjeshtres...

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Vis Elbasani, 23 Mar 2003.

  1. Presidenti

    Presidenti Forumium maestatis

    Re: Filozofia e genjeshtres...

    kurse nje afre Nan Salillari ai po qe eshte tamam nip elbasani thot:

    "lexoje mer ene i biler tjeter e boji dy se s'shtyhet jeta vetem me i liber!!!"
     
  2. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Filozofia e genjeshtres...

    Genjen historia, genjejne edhe lextaret(pra, lexuesit medioker). Filologu KOLA vijon:

    “Që kryengritja të ishte kombëtare, duhej t’i drejtohej të gjithë grekëve, pavarësisht nga ideologjia dhe bindjet e tyre fetare. Por këtu shohim se i drejtohet vetëm të krishterëve dhe nuk ka rëndësi në janë ose jo grekë, pagëzon “grekë”, ndërkohë” që i përjashton grekët e vërtetë, sepse nuk janë të krishterë. E njësuan krishtërimin me Greqinë dhe kjo gjë sot bëhet automatikisht e pranueshme, ndërkohë që është mashtrimi më i madh. Greqia ishte kundërshtuesja më e madhe e krishtërimit! Greqia, grekët dhe qytetërimi grek është viktima-trofe më e madhe e krishtërimit, i cili lindi nga fisi hebre dhe, si një stuhi e zezë, sheshoi çdo gjë të bukur, të mirë e të fuqishme që kishte nxjerrë deri atëherë njerëzimi.” (“Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, A. KOLA, botimi shqip 2002, fq. 500-1)
     
  3. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Filozofia e genjeshtres...

    Kete pergjigje e kam per Vis Elbasanin.
    Ne pergjithesi ajo qe me pelqen tek ty eshte fakti se ke deshire te lexosh dhe une te rekomandoj sinqerisht qe me shume duhet te studiosh. Nuk e kam per ofeze por thjesht nje keshille e cila mendoj se mund te te vlehje nese e merr ne konsiderate.
    Verejtja qe kam per te te bere eshte se shpesh here nisesh nga disa tjeter pike per te dale aty ku ti e ndjen veten ne terren te forte. Mund te kthesh apo diskutosh me drejt, domethene objektivisht. Dhe ketu do te ndalem pak sepse kam vene re qe ti e adhuron Niçen, pune per ty, por mos lejo qe te ekslisohesh nga ai sepse nje varesi e tille nuk te lejon te gjykosh drejt.
    Nje shprehje e cila i vishet Aristotelit thote:
    AMICUS PLATO SED MAGIS AMICA EST VERITAS, qe do te thote "Platoni eshte mik, por e verteta eshte mikeshe edhe me e madhe" Pra thenia e Niçes se te jesh objektiv do te thote te mos kesh personalitet, a nuk te duket nje lloj paranoje?
     
  4. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Filozofia e genjeshtres...

    atman, as me shume as me pak ajo qe mendoj une.

    Vis /pf/images/graemlins/smile.gif duke u perpjekur te "paragjykosh" te tjeret per stoicizmin e tyre ndaj nje besimi harron qe edhe ti eklipson rreth nje "dikushi" tjeter qe dashur pa dashur e ke shpallur "zotin" tend.

    Une them qe per te pasur nje vizion me te qarte nuk eshte mire citimi nga ketu apo aty, duhet dicka me dialektike dhe personale, nje analize e mirefillte me disa boshte, jo vteme mie Nicen qe (seriozisht) /pf/images/graemlins/wink.gif edhe mu mu ka bajatos tashi /pf/images/graemlins/tongue.gif .

    Genjshtra mbetet gjithsesi filozofike, kerkon mjeshteri per tu arrire ose eshte thjesht dhunti ose e edukate /pf/images/graemlins/tongue.gif

    P.s.Presidenti, korrigjoi mer icik postimet e tuja me gabime se nuk te mora vesh po te mos ishe perserit diku nga fundi. /pf/images/graemlins/tongue.gif :cool:
     
  5. Guest

    Re: Filozofia e genjeshtres...

    hahaha ne tym ne tym /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  6. bleri22

    bleri22 Primus registratum

    Re: Filozofia e genjeshtres...

    Se pari une mendoj qe nuk ka gje me te poshter se genjeshtra. A genjej une ? Ndodh qe po, por ju betohem qe e ndjej veten shume ngushte kur bej dicka te tille. Ne lidhje me besimin, edhe une besoj por me trembin keta njerez te me falni por "te semure" pas fese dhe zotit,pa dashur t'i ve nje emer. Ajo qe me duket me e rendesishme eshte fakti qe pse njerezit e ndjejne nevojen e dickaje me te madhe se vetja, qofte ky edhe zot ! Keta tipa apo tipe qe vetem vjellin vrer (KETU DUA T'I DAL PAK NE MBROJTJE VISIT,JO SE KA NEVOJE POR SEPSE ME DUKET E DREJTE) duhet te mendohen dhe te zbutin pak zemrat e tyre, vertet Nice "e vrau" zotin por kjo eshte vetem nje simbol, zotin nuk e vrau ai, por e vrane njerezit dhe pikerisht keta njerez "te devotshem" qe besuan nje fjale te nje te cmenduri dhe qe ndryshe thone e ndryshe veprojne apo besojne. Kunder kesaj ngrihej dhe Nice, dhe une nuk shoh ndonje gje te keqe tek fakti qe Visi ka gjetur nje "mik" (Nicen) me te cilin ndan shume mendime te perbashketa.Per ta konkretizuar pak dua t'ju kujtoj filmin " STIGMATA" ku mesazhi kryesor eshte qe zotin mund ta gjesh kudo, ne cdo dru, ne cdo aspekt te jetes dhe nuk ka nevoje te ndjekesh pas prifterinjte (apo hoxhallaret) per te besuar. Njeriu beson brenda vetes se tij sepse e ndjen te nevojshme, apo mos ndoshta sepse do qe te gjeje pak prehje, ate prehje qe nuk e gjen ne jeten e perditshme,qe nuk mundet ta gjeje tek njerezit e frikshem dhe ekstremiste qe hiperbolizojne zotin apo ndonje tjeter.Zoti si koncept nuk me sjell frike,njerezit me vjen keq qe e pohoj me sjellin jo vetem frike por shpesh jam dakort me(ndjese paste)qe sa me shume i njihte njerezit aq me shume i donte kafshet. Per parajsen jam e bindur qe nuk ekziston por te shpresosh ne ekzistencen e saj nuk me duket dicka e keqe, por te perpiqesh ti bindesh te tjeret qe ajo ekziston kjo me duket genjeshtra me madhe,sepse ne ceshtjet e besimit nuk ka nevoje per argumenta, besimi mjafton. Ndoshta ne menyre te pandergjegjshme ne zgjedhim te "genjehemi" nga feja.E pikerisht vuajtja me e madhe per njeriun eshte genjeshtra, te mashtrosh sikur je i/e lumtur dhe te shpikesh "te qeshuren"(ky eshte interpretim i Nices)kjo mua me duket e dhimbshme dhe shume reale. A nuk eshte me mire te diskutojme per keto dhe jo per larje haqesh apo hesapesh midis njeri-tjetrit,ne fund te fundit nje ndryshim vlerash eshte edhe ky.
     
  7. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Filozofia e genjeshtres...

    Absolutisht jo! Eshte thenia dhe mendimi me i vyer qe me kane zene syte. "Objektiv" do te thote "ta dredhesh". Personaliteti na mbetet ai qe kemi, i mire apo i keq.
     
  8. genti

    genti Primus registratum

    Re: Filozofia e genjeshtres...

    Ne fillim doja te shkruaja nje mendim personal mbi "genjeshtren",por mbasi i lexova te gjitha postimet e mesiperme mu be nje lemsh i madh ne koke sa vendosa, me mire te iki se sa ti shtoj ndonje genjeshter tjeter temes se hapur.
     
  9. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Filozofia e genjeshtres...

    /pf/images/graemlins/smile.gif Nese keto jane nxënësitë(kapacitetet) e tua, s'ke c'i ben!
     
  10. Presidenti

    Presidenti Forumium maestatis

    Re: Filozofia e genjeshtres...

    boll ti ere boll shkrujte ktu e pane te gjithe qe s'di asgje mbi filozofine e s'ke arsyetim te mjaftueshem te debatosh ide me te mdhaja se mendja jote.
     
  11. bleri22

    bleri22 Primus registratum

    Re: Filozofia e genjeshtres...

    Zoti Visi, nuk ben mire qe trajton me "ironi" sinqeritetin apo perpjekjen per te qene i tille te nje njeriu qe refuzon te jape nje mendim per arsyet e tij, duke lexuar Nicen mos ndoshta po fillon te te duket vetja Mbinjeri? Mos harro qe ai mbetet nje synim per tu arritur, nuk eshte real dhe une dyshoj nese do te jete ndonjehere i tille...Me respekt per mendimin e tjetrit! :book: :wave: /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  12. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Filozofia e genjeshtres...

    Ka edhe nje semundje qe quhet:"Mania e madheshtise"
    Mendoja se Vis Elbasani do te reflektonte dhe do te ishte modest, por me sa duket i eshte mbushur mendja se eshte "supernjeri"
     
  13. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Filozofia e genjeshtres...

    Madheshtia nuk mund te jete assesi semundje! Kete futeni mire ne koke. Perpara pak muajsh jam keshilluar nga miku im H. qe te mos shtjelloj kot debate mbi Nicen apo filozofi te sterholla, sepse do te rrihja uje ne hava. Nuk iu pergjigja, edhe pse kishte te drejte.

    Gjithsesi, une po e vazhdoj debatin. Njeriu nuk lind i mesuar. Une e kam te qarte qe nxenesit e nje klase te caktuar, ne thellesi te shpirtit te tyre djaloshar, gjene e pare qe do te donin te benin eshte RRAHJA E MESUESIT TE TYRE! Por kjo nuk ndodh; me vone nxenesit e kuptojne qe duhet ta kishin degjuar ca me shume.


    !!!KOPEJA!!!
     
  14. genti

    genti Primus registratum

    Re: Filozofia e genjeshtres...

    Sado e madhe te jete ajo mania per te qen i "madh" prap se prap nuk mund te behesh me i madh se je.
    Por e keqja nuk qendron ketu por te fakti se dikush ketu e ka kaluar fazen e "manise" dhe tani mendon se eshte me i "madh" se sa ai ne te vertete eshte.
     
  15. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Filozofia e genjeshtres...

    O xhino, shpresoj te mos ta kesh kap' edhe ti me mu', se pergjijja qe te dhashe me siper ishte nje shaka - kete mund ta kuptosh nga ikona aty prane.

    Ja edhe nje pasazh nga "Arvanitasit...", vepra qe nxjerr ne pah filozofine e genjeshtres, genjeshter qe na ka rene drejtperdrejt ne shqiptareve, anetare te ketij forumi, banore te ketij dheu, diskutues te kesaj filozofie:

    Kanë kaluar 150 vjet nga Kryengritja dhe akoma kriter i helenizmit është feja. Dhe është e qartë se ata që mendojnë kështu kanë një përgjigje justifikuese: “Greqia e ‘21-shit është vazhdimi i Bizantit, i Bizantit ortodoks.” Kjo duket, por nuk është aspak e vërtetë. Siç thamë në kapitujt e mëparshëm, helenët, d.m.th., banorët e Greqisë dhe, më saktë, ata që mbetën nga vitet e lashtësisë, nga ilirët, nga arbëreshët e mëpasëm, nuk kishin ndonjë dëshirë të ngrinin Perandorinë Bizantine apo ta vazhdonin atë. Këto gjëra i thoshin despotët e ardhur nga Azia e Vogël dhe veçanërisht fanariotët, por populli kishte tjetër mendim. Populli, siç e pamë, e njësonte turkun me Bizantin, sulltanin me perandorin bizantin dhe flotën turke me flotën bizantine. …Nëse shohim një nga një heronjtë popullorë të ‘21-shit[që ishin të tërë arvanitas, ndryshe nga ç’e kemi mësuar, V. E.] se si e trajtonin krishtërimin dhe fenë përgjithësisht, e vërteta do të na bjerë si një rrufe. (“Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, Kola 2002, fq. 517)
     
  16. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Filozofia e genjeshtres...

    Pse nuk sillni edhe ju shembuj te tjere kur jeni genjyer apo edhe kur keni genjnyer? C'te vecante keni vene re ne keto raste?

    C'mendoni per gjestet, gjate genjeshtres 'fizike'? C'rol luajne ato?
     
  17. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Filozofia e genjeshtres...

    C'mund te them tjeter Vis Elbasani perveç faktit qe sipas nje manuali te psikologjise dhe te semundjeve psiqike numri i tyre shkon mbi njemije e peseqind.
    Ndoshta kur kam qene student ne universitet, ne njeren nga lendet qe kisha, me duket sikur thoshte se MANIA E MADHESHTISE eshte pikerisht nje semundje. Nese s'eshte keshtu duhet ta rrah profesorin, por e keqja eshte se duhet te rrah edhe ata paciente qe vuanin nga kjo semundje sepse duket se na mashtronin ne studenteve te atehershem.
    Persa i perket Niçes, e kuptoj entuziazmin tend.
    Do nje keshille: qendro me mire brenda kopese, ku ia vlen te rrahesh uje ne havan, sepse po kerkove te jesh supernjeri, ose po e quajte veten te tille, s'ke me ke te krahasohesh dhe po s'pate mundesi krahasimi, nuk di as se ç'je ne realitet.
     
  18. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Filozofia e genjeshtres...

    S'ke pse shqetesohesh per mua. Une jetoj te tjera vlera, ndryshe nga c'jeton ti. Kopeja nuk do te beje kurre pjese ne programet e mia.

    (Jashte teme - A do ende te luash shah ne forum? C'adrese ke?)
     
  19. genti

    genti Primus registratum

    Re: Filozofia e genjeshtres...

    Hmmmmm... me kishte shpetuar kjo. O Viso, ti mos ma merr per dobesi se une nuk bej si shume ketu qe sjellin leksjonet qe merrin ne shkolle,une kam aq njohuri te pergjithshme sa mund te diskutoj ne c' do teme ketu ne forum edhe pse kam vetem arsimin e mesem.
    Ne rregull...o adhuruesi i Nitches.
     
  20. HeavenBesideHellWithin

    HeavenBesideHellWithin Primus registratum

    Re: Filozofia e genjeshtres...

    LEJE TASHI MOS RREJ:)))
    nderhyrje kshu kot:))
     

Shpërndajeni këtë faqe