"Filozofia e ligjeve"

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Zgalemi, 14 Feb 2003.

  1. Turing

    Turing Primus registratum

    Re: "Filozofia e ligjeve"

    Une jam per anarkizen total(nuk e di nese eshte fjala e duhur ne shqip).

    Qe kur aristokracia qenka bere forme qeverisje ???
     
  2. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: "Filozofia e ligjeve"

    Ouuu! Pse, kush e qeveriste Romes e Lashte, nuk ishte aristokracia? Po Greqine e Lashte?
     
  3. orikum

    orikum Primus registratum

    Re: "Filozofia e ligjeve"

    aristokracia nuk eshte forme qeverisjeje,ajo konsiderohet si diktature se si qellim ka vandosjene nje shkalle superiore mbi nje tjeter shkalle kesaj radhe inferiore,me thoni kush do ishte ai shtet qe do propozonte kete forme?ligjet jane shprehje e kufizimit qe shteti jep ,per nje bashkejetese paqesore midis individeve qe e perbejne. /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  4. Herkuli

    Herkuli Primus registratum

    Re: "Filozofia e ligjeve"

    Ore njerez, o tuhafe
    hu do bagetia e ngrate

    Dajake, hic tjeter do njerzia
    me hekur gdhendet kafsheria

    shtet duhet por i drejte
    polic e ushtar edhe te kete

    vec sic ka thene nje i madh
    Goethe ja thone,njeri mbare!

    "Shume syresh vleresojne veten
    ne pushtet duan gjithmon te mbeten
    por ne te zgjedhem vetem ate
    qe popull'n ka si teqe"

    Pra njerzis t'ja doje te miren
    popullit t'ja knoj biren
     
  5. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: "Filozofia e ligjeve"

    Une nuk e kuptoj se si ARISTOKRACIA(shikojeni mire fjalen) nuk qenka forme qeverisjeje.

    Per ta qe e kane lexuar sadopak Nietzsche, do ta kene vene re patjeter se jo vetem Aristokracia eshte nje forme qeverisjeje, por ka qene edhe me e sukseshmja. Kete e perserit edhe arvanitasi Aristidh Kola, ne vepren e tij te perkthyer edhe ne shqip "ARVANITASIT DHE PREJARDHJA E GREKEVE", 2002.

    PASTAJ, pse demokracia na qenkla nje forme qeverisjeje dhe aristokracia jo??? Demokraci do te thote "qeverisje nga populli, njerezia, tufa" dhe vjen nga greqishtja :"demos(popull)" + "kratia(pushtet, qeverisje)"

    Po keshtu, aristokracia vjen nga greqishtja: "aristos(me te miret)" + "kratia(pushtet, qeverisje)"

    Vertet, sic mendon edhe miku im Turing, aristokracia eshte nje shtrese e caktuar, por edhe demokracia eshte, ne kete prizem. POR, ne radhe te pare, jane forma qeverisjeje. Mbase une e dija qe me kohe per arsye se e kam lexuar te Niçe, por kjo nuk do te thote se po te mos e lexoja aty ta kundershtoja kete, pasi ma thote vete fjala. E cuditshme se si ngulni kembe.
     
  6. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: "Filozofia e ligjeve"

    Turingun e falenderoj per cinizmat ne mesazhin privat, muzike jo e re kjo per veshet e mi.
     
  7. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: "Filozofia e ligjeve"

    Per me teper, shikoni se si eshte transformuar termi "aristokraci" deri ne ditet e sotme, cka ju ngaterron ju, ne faqen:

    www.wsu.edu/~dee/GLOSSARY/ARISTOS.HTM

    ...OSE SHIKOJENI KU TE DONI, gjithnje do ta gjeni si forma qeverisjeje ne kuptimin e vertete te fjales.
     
  8. Turing

    Turing Primus registratum

    Re: "Filozofia e ligjeve"

    Ke shume te drejte, me fal per kembenguljen por isha shume i bindur."Errare es humanum".

    Nejse verejtjet e tjera ne privat ngelen gjithmone te vleshme! /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  9. Rambla

    Rambla Primus registratum

    Re: "Filozofia e ligjeve"

    Turing eshte dicka qe ka thene Nietzche, po ta vesh re tek postimet e Visit ka perhere dicka qe ka thene ai.

    Anarkia per mua ABSOLUTISHT JO! njerez qe bejne polemika per cdo gje.
    une enderroj lirin e shpirtit, qe eshte gjeja me e rendesishme dhe me e veshtira per tu realizuar, pastaj te tjerat vin pas. nuk duhet te ekzistojne ligjet morale, (dmth deri me nje fare limiti) sepse limitojne lirine dhe iniciativen e individit.
    nuk e di kush por njeri kishte thene nje pergjigje interesante: enough goverment! vetem se duhet percaktuar sa eshte "enough"?!
     
  10. Rambla

    Rambla Primus registratum

    Re: "Filozofia e ligjeve"

    Tani e pashe qe Visi ja kishte shpjeguar vet Turing. Me mire! nuk e kisha lexuar ngaqe zakonisht lexoj pyetjen (dhe ndonjehere pergjigjet e para, si ne kete rast) dhe pergjigjem direkt. se besoj se i ka ngel hatri njeriut meqe bera nja precizion!
     
  11. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: "Filozofia e ligjeve"

    qeverisja ka lindur si nevoje e nje grupi njerezish per tu organizuar (dmth per te koordinuar jeten e aktivitetet e tyre)
    ne kete kuptim ligjet jane
    -baza e ketij orgaizimi
    dhe rregulljne
    -sjelljen e individeve me njeri tjertin
    -sjelljen e individeve me qeverisesit
    -sjelljen e qeverisesve ne individet

    nqs ndjek kete rruge do te thoja
    -sa me shume ligje te kete aq me e organizuar eshte shoqeria (ai grupi i njerezve qe u organizuan)pra qeverisja duhet te jete gjithmone totale ne kete kuptim

    -sa me i gjate ka qene mendimi filozofik perpara krijimit te ketyre ligjeve, sa me shume jane marre parasysh interesat e te gjithe individeve (jo vetem e aristokrateve), dhe sa me shume i afrohemi koordinimit te te gjithe interesave, aq me efikas do te jete ky organizim dhe aq me teper do te kete mbeshtetje ne te gjithe shoqerine.

    nuk ka nje mase ideale per ndikimin e drejtperdrejte te qeverisesve ne jeten shoqerore (varet nga shume faktore qe ndryshojne shpesh)(qeverisje liberale - totalitare)

    persa i perket ndikimit jo te drejtperdrejte ai eshte gjithmone i madh ((edhe qeverisja (liberale)pasive eshte nje menyre organizimi))

    ps. shume interesante tema
     

Shpërndajeni këtë faqe