Filozofia e Qeverise

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga palaccio, 22 Jun 2004.

  1. palaccio

    palaccio Primus registratum

    Filozofia e Qeverise

    Cili mendoni te jete roli i qeverise? Njerezit jane te ndare ne tre grupe filozofike: 1)liberalet, 2)centristet, 3)konservativet. Cilit grup i perkisni? Mendimi im eshte se qeveria nuk duhet te nderhyje ne jeten privte te qytetareve, dhe i vetmi arsyetim per krijimin e nje qeverie eshte mbrojtja kombetare dhe garancia e te drejtave personale. Per vete, mendoj qe nje qeveri socialiste-demokratike eshte nje qeveri e panevojshme sepse ajo qeveri ndihmon ca qyetare mbi kurrizin e te tjereve. Gjithashtu nje qeveri diktatoriale (si ajo e shokut enver) eshte nje qeveri e padrejte sepse per te mbrojtur sigurine e te gjitheve, qeveria shkeli mbi te drejtat individuale te personit. Garancia e te drejtave personal rrjedh nga shperberja e qeverise centrale dhe dorezimi i qeverisjes ne duart e qytetareve, ne permasat individuale. I vetmi arsyetim dhe e vetmja nevoje per krijimin e nje qeverie eshte mbrojtja e te gjithe qytetareve, dmth krijimi i nje force te perbashket - nje ushtri. Ndryshe, arsimi, shendetesia, pronat, dhe liria duhet t'i dorezohen qyetatreve. Vetem ata vendosin se si do te prishin paret, si te sigurojne mbrojten personale, si te edukojne veten dhe njeri-tjetrin, si te shurojne te semuret, etj. Njerezit vete duhet te kene besim te vetja dhe nje qeveri qe ju tregon se si te harxhoni parte (taksat), si te edukoni femijet, si te trajtoni kriminelet, si te besoni, si dhe cfare te flisni, e te tjera, eshte nje qeveri qe shkel te drejtat e njeriut - cfaredo lloj qeverie te jete: parlamentare (RSH) apo federle (SHBA), ose totalitare (Kine), etj.
     
  2. Elsi

    Elsi Forumium praecox

    Re: Filozofia e Qeverise

    Si grupe filozofike, cfare do te thote grupe filozofike? Liberale, centriste e konservatore??? Nqs do te flasesh per filozofi politike, atehere liberale, centriste e konservatore futen ne nje kallup...
     
  3. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Filozofia e Qeverise

    Per mendimin tim, per momentin neve nuk na duhet shume nje qeverisje qe te na garantoje te drejtat, por na duhet nje qeverisje eficente. Pasi njerezit t'a kene mbushur barkun mire, atehere mund t'iu bjere ne mendje per te drejta, liri apo per cfaredo gjeje tjeter.

    Per sa i perket institucioneve qe ti permend, une nuk e kuptoj mire idene tende qe ato duhet t'i kthehen qytetareve. Si, ne c'forme? Perderisa populli shpreh vullnetin e tij ne votime, atehere edhe keto institucione, jane nen menaxhimin e qeverise qe del nga votat e ketij populli.

    Per sa i perket kaheve politike qe ti permend, eshte normale qe cdo force politike i perket grupeve te caktuara te interesit, dhe keshtu luhet politika sot ne te gjithe boten.
    Mund te kete nje sistem me te mire? Mundet, nuk eshte e thene qe ky eshte sitemi i persosur, por hajde t'a gjejme.
     
  4. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Filozofia e Qeverise

    Për mua qeverisja më e mirë është ajo e kuvendit të pleqve ku çdo zonë zgjedh dhe i bindet të zgjedhurit të saj dhe ku ky i zgjedhur nuk bën fushatë elektorale!
    Kjo nuk bën pjesë në asnjë nga alternativat e servirura! /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  5. figura#1

    figura#1 Primus registratum

    Re: Filozofia e Qeverise

    Do doja ne fillim te beja disa korigjime te drejtuara pergjesit se temes, palaccio; besoj se menduat ti gruponit njerzit ne grupe te filozofise se udheheqjes te cilat jane ato qe permendet ne fund si diktaktorialet, apo federalet, totalitaret etj. Se dyti, termat 1)liberalet, 2)centristet, 3)konservativet i perkasin spektrit politik te nje parlamenti dhe jo diversitetit filozofik te qeverive.. Mos ki merak plako ne tenjejten kam korigju dhe te tjeret.
    Nejse, une pervete pelqej nje qeveri qe te kete si embleme filozofie konceptet e pro-bisnesit, kundra-klanet, te respektoje popullin dhe deshiren e saj, pra te vleresoj me teper deshiren e shumices dhe te respectoj te drejtat e pakices, ketu nenkuptohet te drejtat e shumices; mos te kete burokraci ne qeveri dhe ne institucionet e saj, mbrojtja dhe ngritja e instuticioneve efikase per te ndihmuar individin per te jetuar si njeri, dhe e kuptoj qe kjo varet nga deshira e individit sesi te jetoje; nje qeveri qe te veproi per te ardhmen etj, nje qeveri ku nuk ka politike apo deshirat e individeve ne qeveri. Thjesht nje qeveri qe funksionoj si duhet, dhe te hedhi rruge per ndertimin e populli utopic.
     
  6. figura#1

    figura#1 Primus registratum

    Re: Filozofia e Qeverise

    Do doja ne fillim te beja disa korigjime te drejtuara pergjesit se temes, palaccio; besoj se menduat ti gruponit njerzit ne grupe te filozofise se udheheqjes te cilat jane ato qe permendet ne fund si diktaktorialet, apo federalet, totalitaret etj. Se dyti, termat 1)liberalet, 2)centristet, 3)konservativet i perkasin spektrit politik te nje parlamenti dhe jo diversitetit filozofik te qeverive.. Mos ki merak plako ne tenjejten kam korigju dhe te tjeret.
    Nejse, une pervete pelqej nje qeveri qe te kete si embleme filozofie konceptet e pro-bisnesit, kundra-klanet, te respektoje popullin dhe deshiren e saj, pra te vleresoj me teper deshiren e shumices dhe te respectoj te drejtat e pakices, ketu nenkuptohet te drejtat e shumices; mos te kete burokraci ne qeveri dhe ne institucionet e saj, mbrojtja dhe ngritja e instuticioneve efikase per te ndihmuar individin per te jetuar si njeri, dhe e kuptoj qe kjo varet nga deshira e individit sesi te jetoje; nje qeveri qe te veproi per te ardhmen etj, nje qeveri ku nuk ka politike apo deshirat e individeve ne qeveri. Thjesht nje qeveri qe funksionoj si duhet, dhe te hedhi rruge per ndertimin e nje populli utopik.
     
  7. inanissa

    inanissa Primus registratum

    Re: Filozofia e Qeverise

    qeveria mban ne alerte popullin duke e trembur nga gogole qe nuk egzistojne....
    eshte tipike e te gjitha qeverrive...
     
  8. ExPostFacto

    ExPostFacto Primus registratum

    Re: Filozofia e Qeverise

    Hapi i pare ne krijimin e nje shoqerie eshte permbledhja e disa organeve mbrojtese ne nje forme qe ne e quajme shtet. Megjithate cilido prej nesh do te kishte deshire per te pasur nje shtet te kufizuar (minimalist), i cili nuk nderhyn ne punet e shtetaseve. Por prej teorise te nje shteti minimalist lind pyetja: Nese numri i shtetaseve rritet, ndarja midis te pasureve dhe te varferve rritet njekohesisht, dhe sigurimi i lirive te te gjithe personave nuk eshte i garancuar, si mund te egzistojne ne te njejten kohe liria personale dhe shteti minimalist? Filozofia politke dikton qe nje shoqeria mund te jetoje pa nje shtet (qeveri), ku tregetia, prona, dhe liria jane te drejtat personale te paprekeshme dhe anetaret e shoqerise i binden ketyre te drejtave njerezore.
     
  9. alinos

    alinos Forumium maestatis

    Re: Filozofia e Qeverise

    se pari, kjo teme duhet kalu tel diskutimet shoqerore (qe t'i shpetoje militanteve /pf/images/graemlins/wink.gif )

    se dyti, behet fjale per ideologji politike te cilat jane me shume se tre.

    Sidoqofte,
    per vete mendoj se nje liberalizem ne kontekstin shqiptar do te bente pune.
    flas nje here tjeter me gjate...
     
  10. OROSHI

    OROSHI Primus registratum

    Re: Filozofia e Qeverise

    Linos,politika nuk ka me shume se keto tre grupime/ide/filozofi qe u permenden me lart!!Cdo grupim tjeter i perket direkt/indirek njerit nga keto tre grupime.
    Filozofia social-demokrate eshte e mire per gjerat sociale, por calon ne maredheniet nderkombetare,ne mbrojtje dhe ne patriotizem.
     
  11. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: Filozofia e Qeverise

    filozofi m*** kane te gjitha qeverite.kush hypen ne karrike mbush xhepin.kur sheh qe po bie nga karrikja i fut ca rrena dhe si gjithmone populli e ha dhe qe ku e ke prape ne krye.ne karrike pastaj eshte si i thona ne:topi eshte i imi penalltine e gjuaj vete.
    ma ka rene rasti te shoh librat me te cilet mesojne politikanet e te ardhmes;kapitulli i pare i librit ishte "politika dhe djalli"...
    ketu ne itali i thone "ne sa uno piu del diavolo"
    ta them filozofine e politikes me nje shembull:shif nanon dhe fjalet qe flet.do te te bej nje ngaterrese fjalesh po mundohu ta kuptosh:
    nanon kush e kupton nuk e ka kuptuar kush nuk e kupton ben sikur e ka kuptuar meqenese flet me fjale te medhaja.
    /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  12. OROSHI

    OROSHI Primus registratum

    Re: Filozofia e Qeverise

    Nuk eshte zor ta kuptosh Nanon,eshte zor ta zesh me presh ne duar /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  13. ExPostFacto

    ExPostFacto Primus registratum

    Re: Filozofia e Qeverise

    Shteti dhe Individi

    Pjesa e Pare

    Marrdheniet e individit me shtetin kane qene dhe akoma jane te vecanta. Shteti (ketu flitet per qeverine) sot drejton shume aspekte te jetes te individit. Nje person i thjeshte nuk e vret mendjen shume per influences qe shteti ushtron mbi jeten e tije, sepse fillimisht ai eshte mesuar qe shteti i trajton te gjithe individet ne te njejten menyre, dhe gjithashtu i siguron jeten te gjitheve brenda kufijeve te kombit. Se dyti, personi i thjeshte eshte teper i zene me punet e perditeshme -shkolla, puna, familja, etj.- dhe nuk ka kohe te mbikqyri ate shtet te cilin e solli ne fuqi. Me keq, Shteti merr ne avantazh kete mosperfillje te individit dhe gradualisht fillon te ngreje permasat e vetes mbi kurrizin e personave qe perfaqeson dhe per te ciliet eshte krijuar - per te cilet persona funksionon. Me kete rritje te influences dhe fuqise te Shtetit, te drejtat e personit vuajne edhe pse Shteti jep justifikime per sjelljen e tije. Argumentet jane te shumeta per rolin dhe ndikimin e shtetit mbi shoqerine dhe individet e vecante te cilet Shteti perfaqeson. Se pari, dilemat lindin prej personit: C'do te thote te jeshe nje individ i vecante brenda nje shoqerie, ku jeta, liria, dhe prona jane te drejta te garantuara, te cilat, ne marredhenie me njera-tjetren, jane gjithashtu te paprekeshme? Se dyti, duke qene se individi eshte njeri (dhe kuptimisht i papersosur, me shume te meta) krijimi i Shtetit duket teper i rendesishmen dhe i nevojshem per mbojtjen e te drejtave te indivit. Se treti, ku mund (dhe duhet) te kufizohet Shteti perpara se te shkeli te drejtat e individit ne menyre qe te garantoje sigurine e shoqerise? A ka ndonje zgjidhje ky problem dhe si mund te gjehet nje marreveshje ku te drejtat e individit te mos shkelen per te miren e shoqerise?

    Njeriu si qenia me e larte ne shkallen e evolucionit ka vendosur se ka disa te drejta te paprekeshme: (1) jeta, (2) liria, dhe (3) prona, dhe keto te drejtat personale nuk shkelen nga anje njeri per asnje arsye. Te drejtat e kafsheve mund te shkelen - ata vriten per mishin dhe lekuren te cilat i sherbejne njeriut. Per hajer te njeriut, shume preme mund te prehen, lumenjte perdoren per hidrocentrale, dhe ekologji te tera shkaterrohen per te ndertuar qytete, rruge, pallate, etj. Edhe pse disa prej nesh besojne shperdorimi i natyres prej njeriut eshte i padrejte nga ana ekologjike, c'do gje ne natyre mund te sakrifikohet per njeriun sepse (perseri) ata jane me poshte ne shkallen e evolucionit se njeriu. Por njeriu -individi- nuk mund te sakrifikohet per ata qe jane me ulet ne shkallen e evolucionit, si dhe ata qe jane ne te njejten shkalle si individi -pra njerezit e tjere (shoqeria). D.m.th., rendi i evolucionit dikton nese nje hap merret drejt sakrifikimit te personit ose natyres. Ky justifikim qendron mbi arsyetimin e mesiperm dhe lejon sakrifikimin e individit vetem ne ate kohe kur njeriu nuk qendron me ne shkallen me te larte te evolucionit. Por, nese nje shkalle me e larte nuk gjehet dhe nuk eshte e praneshme, sakrifikimi i njeriut per ata qe jane ne te njejten shkalle ose meposhte nuk duhet lejuar. Kafshet mund te sakrifikojne njeri-tjetrit per arsye te ndryshme (si ushqimi, kanibalizimi, etj.) por njeru nuk lejohet te sakrifikoje jo vetem individin, por edhe veten sepse njeriu eshte nje qenie e larte dhe teper e vlefshme. Moralisht ateher, duke pasur parasysh rendin evolucionar te njeriut, flijimi i individit per c'do arsye eshte e papranueshme. N.q.s., pozita e njeriut zhvendoset me poshte prej nje qenie me te larte, vetem atehere sakrifikimi i njerit mund te lejohet (prej qenies me te larte dhe jo vete njeriut).

    Natyrisht, nese i bindemi ketij parimi, individi ka te drejte te beje c'te doje me jeten e tije (kushti eshte qe te mos shkeli te drejten e individeve te tjere). N.q.s., ky individ deshiron te ndertoje shtepine e tije ne maje te malit, e cila nuk eshte prone e askujte dhe ky individ e ka "marre" si prone kete maje te malit, ai eshte i lire ta ndertoje ate shtepi ne ate menyre qe i pelqen atije, kudo ne pronen e tije. Gjithashtu, ai eshte i lire te edukoje femijet e tije sipas parimeve qe ka, t'i disiplinoje ato femije ne menyren qe ai mendon te jete e drejte per te, te levizi brenda kufijeve te vendit, dhe jashte (me leje) i lire, etj.,: gjate gjithe kesaj kohe te jete i pakufizuar prej shoqerise dhe Shtetit. Mbasj jetes, liria eshte nje e drejte e domosdoshme. Individi eshte i lire te shprehet ne c'do menyre qe do. Liria e tije per te korrigjuar, perparuar, vendosur, hedhur, dhe shprehur nje ide nuk duhet te pengohet, ndryshe te drejtat e tija personale jane shkelur. Perkundrazi, liria e individit duhet inkurajuar.

    Nje nga te drejtat e njeriut me ndikim te vecante per shume individe eshte e drejta e prones. Jeta dhe liria e nje individi perfaqesohet mbi deshiren dhe te drejten e nje individi per te pasur nje prone (ose me shume se nje - sasia e prones eshte e pafundeshme ne krahasim me deshiren personale). Individi ka te drejte te bleje, shesi, dhe te ruaj pronen e tije e cila nuk duhet te preket ose t'i mohohet individit per hir te nje tjeter individi ose shoqerise ne gjithesi, sepse pasuria e prones eshte nje e drejte e garantuar te personit/individit. Shoqeria dhe Shteti nuk duhen te nderhyjne ne punet personale te individit persa i perket prones private ndryshe ata e gjejne veten ne konflikt me parimin e pare (E drejta e jetes, sepse prona siguron te ardhurat per jetesen), sidhe shkelin parimin e dyte (te lirise, sepse kufizojne shitjen, blerjen, dhe mbajtjen e prones me ane te taksave). Nje individ duhet te jete i lire te veproje ne menyren me te mire qe i sherben vetes te tije dhe jo Shoqerise ose Shtetit.
     
  14. ExPostFacto

    ExPostFacto Primus registratum

    Re: Filozofia e Qeverise

    Shteti dhe Individi

    Pjesa e Dyte

    Duke marrur parasysh te drejtat e individit, behet i qarte fakti qe shteti eshte nje organ pengues persa i perket ketyre te drejtave. Nga diskutimi i mesiperm, Shteti eshte i panevojshem ne nje bote Utopiane ne te cilen personat ne shoqeri nuk grinden me njeri-tjetrin, nuk kane zili per pasurine e te tjereve, etj. Vete natyra njerezore shtyn nje individ te shkele te drejtat e te tjereve per miresimin e vetes te vete. Fillimisht nuk eshte e nevojshme per nje shoqeri te krijoje nje Shtet. Perkunderazi, natyra e Shtetit i detyron individet te kundershtojne krijimin e Shtetit. Por si mund te sigurohen individed ne nje shoqeri pa Shtet? Si mund te jene te garantuara jeta, liria, dhe prona?

    Nuk eshte e thene qe nje shoqeri pa Shtet (ne kuptimin e sotshem te tije) te jete ajo nje shoqeri ne kaos. Njerezit jane nje qenie qe mblidhet ne grupe per te miren e perbashket: per sigurimin e personit. Sidoqofte, sigurimi i plote vjen prej krijimit te shoqatave mbrojtese parimi i te cilave eshte dhenia e ndihmes dhe mbrojtja e anetareve nga individet e tjere dhe padrejtesite e shoqerise, sipas bindjeve te tyre. Keto shoqata kane ne dispozicion te ardhurat dhe mundesite e te gjithe anetareve dhe perdoren kur ka nevoje te mobilizohet shoqata. Duke pare se krijimi i ketyre shoqatave eshte dicka e vlefshme per individin, individed e tjere ne shoqeri fillojne te krijojne shoqatat e tyre me parime te ngjashem. Meqe anetaret e ketyre shoqatave jane njerez, konflikti midis tyre eshte i pashmangshem. Prej ketij konflikti lind nevoja per nje arbiter, me vone per jurisprudencen dhe gjykatat, ne menyre qe te ndihmojne te zgjedhin problemet e paleve ne konflikt.

    Nga rritja e popullsise, se bashku me rritjen e grupeve dhe shoqatave te perbashketa, krijohet nje tension midis atyre ne shoqeri derisa mund ta cojne shoqerine ne lufte civile. E vetmja rrugezgjidhje ehste krijimi i Shtetit minimalist i cili egziston vetem per te ruajtur paqen midis individeve te ndryshem, shoqatave, dhe grupeve te interesave te ndryshem. Ne kete funksion, Shteti kalon ligje te cilet mbrojne te drejtat e njeriut, dhe ketyre ligjeve i binden te gjithe anetaret e shoqerise. Ne asnje menyre nuk duhet qe Shteti te nderhyje ne tregun e lire dhe punet e pronen private te individeve. D.m.th. Shteti ushtron fuqite e veta vetem per mbrojtjen e te drejtave personale te individit: jeta, liria, dhe prona. Njekohesisht e rendesishme ehste perberja e Shtetit ne te cilin popullsia duhet te perfaqesohet ne menyre te barabarte, duke pasur parasysh se interestat e individt jane te paprekeshme. Por c'ndodh kur nje individ shkel ligjin dhe denohet?
     
  15. ExPostFacto

    ExPostFacto Primus registratum

    Re: Filozofia e Qeverise

    Pjesa e Trete

    Per argument, ta zeme qe nje person vendosi te vjedhi dicka nga komshiu i tije. Ky person kapet dhe i zoti i kerkon Shtetit ta denoje at vjedhesin meqe ai ka nje shkelur parimet e para te te drejtave te njeriut - ate te prones. Shteti sipas ligjeve qe ka nxjerrur ne efekt e denon vjedhesin me pagesen e nje gjobe e cila shperblen viktimen. Por a nuk eshte kjo nje kontradikte me vete? Te keni parasysh se vete Shteti nga denimi qe jep shkel te drejtat e vjedhesit. Imagjinoni se ky person qe vodhi me pare denohet me burgim sepse ka vjedhur dicka qe ka vlere te larte. Atehere Shteti shkel parimin e dyte - ate te lirise. Justifikimi i Shtetit qendron mbi argumentin se e drejta e burgimit i eshte dhene nga shoqeria ne menyre qe te mbroje shoqerine nga individet qe shkelin te drejtat e shoqerise, duke shpresuar se frika e burgimit mund te diskurajoje ata qe mendojne te shkelin ligjin. Denimi ne rastin e pare dhe te dyte mund te jete i arsyeshem nga pikepamja shoqerore, por c'ndodh kur denimi eshte me i rende, sidomos kur nje individ denohet me vdekje?

    Shume nga ne argumentojne ne favor te burgimit te perjetshem per krimet e larta (si vrasja, tortura, perdhunimi, gjenocidi, etj.,) por une favorizoj denimin me vdekje. Megjithate, flijimi i individit per te miren e shoqerise nuk eshte i pranueshem sepse shkel parimin e pare - ate te jetes. Ne kete kontekst ku egzistenca e Shtetit eshte e nevojshme per mbrojtjen e shoqerise dhe shoqeria pranon ligjet e vendosura, atehere -dhe vetem atehere- Shteti mund t'i mohoje jeten nje individi. Prape se prape, heqja e te drejtes se jetes duhet te jete e justifikuar pertej dyshimit derisa ne nje fare menyre mund te behet e pamundur per Shtetin te denoje nje person me vdekje. Ne c'do rrethane vrasja e nje individi eshte imorale edhe pse Shteti e konsideron te justifikuar vrasjen e individit per te miren e shoqerise. Shteti nuk duhet te trajtoje asjne individ ndryshe nga te tjeret sepse nje i denuar (per c'do lloj krimi) nuk eshte i perfaqesuar ne Shtet.

    Shteti si organ shoqeror eshte imoral sepse ai sundon jo vetem mbi jeten e nje individi por edhe mbi shkembimet tregetare, nderrmarrjet shoqerore dhe lirite personale. Shteti takson shkembimet tregetare midis individeve dhe kompanive per te financuar ndermarrjet e veta. Vete kjo eshte nje shkelje e hapur te parimit te trete (prona). Ne vend qe Shteti te trajtoje veten si nje ndermarrje ose kompani tregetare (ku Shteti financohet nga te ardhurat qe sjell prej shitjes te sigurimeve, mallrave, kembimeve te parave, etj), Shteti detyron te paguajne taksa anetaret e shoqerise qe Shteti eshte krijuar duhet t'i mbroje. Serisht, edhe taksat e mbledhura mbi pronen private shkelin te drejtat e individit. Disa prej nesh e mbrojne kete strategjie ekonomike te Shtetit sepse prej atyre te ardhurave Shteti mund te krijoje programet shoqerore si shendetesia dhe spitalet gratis, esukimi gratis, mbrojtja kombetare, etj. Por ata harrojne se shumica e te ardhurave vijne nga ata qe punojne dhe paguajne taksat dhe te ardhurat shkojne tek ata qe nuk punojne ose nuk paguajne taksat (sepse ata kane me teper nevoje per programet shoqerore). Faktikisht e kunderta duhet te ndodhi. Njerezit qe punojne dhe qe ruajne parte leri t'i mbajne paret te pa taksuara qe te paguajne shendetesine, edukimin, dhe transportine me mundesite e veta. Perse duhet qe disa persona ne shoqeri te perfitojne nga te tjeret? Pronat dhe pasuria duhet te jene te paprekeshme dhe rishperndarja e pasurise nga Shteti eshte e padrejte.

    Mbyllja


    Te gjithe ne do te ishim te kenaqur me nje shtet minimal, te pakten derisa Shteti minimal nuk shkel te drejten e individt te jetoje, te jete i lire dhe te kete prone. Fatkeqesisht, sic tegova me lart, Shteti ka nje force rritese sepse c'do dite lind nevoja per nje shtet me te madh, dhe akoma me te madh. Dhe ky Shtet qe rritet ka nevoje per te ardhura me te larta, derisa i duhet te nderhyje ne jeten private te individit. Arsyetimi eshte qe Shteti eshte i nevojshem sepse njerezit nuk kane mundesi te bien dakord me njeri-tjetrin, dhe e gjejne veten te habitur kur hapin syte nje dite dhe shikojne qe lirite e tyre po zvogelohen vazhdimisht. E keqja qendron te deshira e Shtetit per nje fuqi te plote. Historia tregon se si Shteti gjithmone deshiron te kete fuqite omnipotente duke shfajesuar sjelljen e tije me argumentat qe jep per sigurimin e shoqerise. Te krahasosh disa modele te historise njerezore eshte e pamundur te mos gjesh ngjashmeri midis tyre. Merr nje Shtet Socialist i cili rishperndan reservat ekonomike ne shoqeri dhe ka nje standard te vendosur. Te gjithe punojne, te gjithe paguajne afersisht te njejtat taksa (s'ka rendesi sa ben ne vit), dhe te gjithe perfitojne nga programet shoqerore. Po ku qendron e keqja? Shteti Totalitarian/Diktatorial shperndan nje pjese te vogel te reservave ekonomike shumices te shoqerise, dhe nje pjese te madhe elites, duke u justifikuar me sigurimin e Shtetit. Ku gjendet e keqja me kete model? Sistemi Demokratik ka nje sistem kuasi-kapitalist ekonomik ne te cilin reservat ekonomike shperndahen prej mundesise dhe jo nevojes, derisa ndarja midis te varferve dhe te pasureve rritet. Edhe ne kete model ku qendron e keqja? Ne te tre modelet e siperm e keqja qendron me Shtetin sepse Shteti kontrollon tregun ne te tre rastet e mesiperm. Gjithashtu, Shteti shkel te drejtat e njeriut per krijimin e disa programeve shoqerore, ose sigurimin e plote te shoqerise, ose shperndarjen e reservave ekonomike.
     
  16. alinos

    alinos Forumium maestatis

    Re: Filozofia e Qeverise

    expostfacto a mund te na thuash kush eshte burimi i ketyre pjeseve?!
     
  17. Elsi

    Elsi Forumium praecox

    Re: Filozofia e Qeverise

    Ta them une se ku bazohen ato qe ka postuar, se kjo ka rendesi: Kontrata sociale e filozofeve te revolucionit francez dhe filozofet skoceze te cilet u perdoren nga pionieret e shtetit te ri amerikan, po ne te njejten kohe kur planifikohej revolucioni francez. Me ne detaj: Rousseau, Montesquieu, Locke, Hobbes, etj etj.

    Megjithese kane ndryshimet te vogla midis tyre, nje gje kane te perbashket: kontrata sociale. Mund t´i vene emra te ndryshem, por kontrata sociale eshte aty, dmth, shoqeria eshte e perbere nga individe, dhe qe te kete barazi, ose qe te mos cenohen individet, keta bejne nje pakt (kontrata sociale) dhe i japin lirine shtetit ne kembim te sigurise.

    Postimi i mesiperm i ngjan Locke sepse e vecanta e tij eshte qe ne paktin midis shtetit dhe individit, ky i fundit i jep te gjitha lirite shtetit, pervec disave qe jane te patjetersueshme (inalienable). Keto jane ato qe permenden me siper: prona, jeta, liria. Keto u perdoren nga baballaret themelues (the founding fathers) kur bene deklaraten e pavarsise dhe kur bene kushtetuten.

    Megjithate, une i fus te gjitha keto rryma ne nje kallup, nga pikepamja e filozofise se qeverisjes (pasi kjo eshte tema). Komuniste, socialiste, liberaliste, konservatore, vejini cdo emer qe te doni, te gjithe keta, qe nga koha e revolucionit francez, ose me mire, qe nga koha e Fernandit te Aragonit ("Il nuovo principe" i pershkruar aq bukur nga Makiaveli), jane munduar gjithnje e me shume te marrin pushtetin e individit dhe te eleminojne pushtetet e ndermjetme. Kjo pasi pushteti merret dhe mbahet (sipas Makiavelit) dhe ekziston arsyeja e shtetit, ku nuk pyetet me fare per te drejtat e pakta qe i lihen individit. Pra ne keto sisteme ka individe perballe shtetit.

    E gjithe kjo vjen pasi jetojme ne nje shoqeri ku shteti promovon individin, dhe jo bashkimin e individeve, si dicka e rrezikshme per pushtetin e tij. Pra ne te gjitha sistemet e permendura me siper shoqeria ka dy nivele: shteti dhe individi.

    Shnet e t´mira...
     
  18. ExPostFacto

    ExPostFacto Primus registratum

    Re: Filozofia e Qeverise

    Linos:

    Idete i kam perpunuar vete por frymezimin e kam marre nga:

    1. Locke, John. Trakti i Dyte i Qeverise.
    2. Nozick, Robert. Anarkia, Shteti, dhe Utopia. dhe Prona, Drejtesia, dhe Shteti Minimal.
    3. Rawls, John. Teoria e Drejtesise. dhe Drejtesia e Barabarte: Rishikimi i Saje
    4. Schumpeter, Joseph A. Kapitalizmi, Socializmi, dhe Demokracia.
    5. Plato. Republika
    6. Beard, Charles A. Nje Interpretim Ekonomik i Kushtetutes te Shteteve te Bashkuara (te Amerikes).
    7. Jefferson, Thomas. Deklarata e Pamvaresise. dhe Shkrimet e Jeffesron-it.
    8. Kushtetuta e Shteteve te Bashkuara te Amerikes
    9. Smith, Adam. Pasuria e Kombeve.
    10. Mitchell, Helen Buss. Rrenjet e Dijenise.

    Alibaba

    Une dakord jam me argumentet e tuaja. Megjithate, idete filozofike te teorise politike kane egzistuar me perpara se Revolucioni Francez. Shiko teorjanet Greke, Romake, Arabe, Angleze, Gjermane, etj. Une nuk po them qe nuk ka pasur teorjane Franceze, por ata kane shkruajtur me vone. Nese ne kerkojme kohen me te hereshme kur keto teori kane dalur, atehere ne duhet t'i kthejme syte drejt Greqise se lashte duke filluar me Sokratin, Platon, Aristotelin, etj. C'do shkrim i mevonshem rrjedh prej ketyre filozofeve dhe argumenteve qe nxorren.
     
  19. Elsi

    Elsi Forumium praecox

    Re: Filozofia e Qeverise

    Jam shume dakord, i kam studiuar klasiket greke, por ajo qe po them eshte se lloji i qeverisjes, ose teoria politike qe mbizoteron sot eshte ajo e francezeve dhe skocezeve. Klasiket greke kane ndryshime thelbesore me teoricienet e periudhes moderne (pas shek. XVI).

    Modernet shohin nje marredhenie shtet-individ, ku shteti imponon rregullat (pra drejtesi negative), ndersa klasiket greke shohin marredhenie midis njerezve per mireqenien e polisit si nje obligim, si nje vlere, si dicka qe nis nga vete qytetaret (pra drejtesi pozitive). Shoqeria moderne eshte e ftohte dhe mekaniciste, sepse individi perballet me nje simbol te madh (shteti) qe duhet te merret me rregullimin e jetes shoqerore. Shoqeria klasike ka qene me e ngrohte, ku pjesemarrja ne proceset demokratike, ligjvenese, gjyqesore e cdo gje qe ka te beje me polisin, ishte si nje obligim moral per te gjithe qytetaret.

    Te mirat ne shoqerine e sotme jane personale, individuale (kjo eshte e vertete per te gjitha shoqerite moderne ku ka patur komunizem, socializem, liberalizem, konservatorizem). Te mirat ne shoqerine klasike jane te perbashketa, dhe kjo nuk duhet ngaterruar me pronen e perbashket ne kohen e xhaxhit. Garant per kete prone behej vete qytetari, sepse e mira e perbashket per greket klasike ishte ne te njejten kohe e mira personale, pra, nese polisi eshte mire, edhe une jam mire. Ne kohen e xhaxhit, prona e perbashket ishte prone e shtetit.

    Nuk e di nese jam sqaruar, megjithate do te me pelqente ta diskutonim me teper kete, se ka shume per te folur...

    Shnet e t´mira...
     

Shpërndajeni këtë faqe