Fizikanti teorik Michio Kaku ka nje teori se Universi eshte i krijuar

Diskutime tek 'Mistere, Konspirime, Kuriozitete' filluar nga gurax, 27 Sep 2016.

  1. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Fizikanti teorik Michio Kaku ka nje teori se Universi eshte i krijuar


    [​IMG]

    Nje nder fizikantet teoriciene te njohur ne bote, Michio Kaku, ka deklaruar se ka gjetur prova per ekzistencen e dickaje qe shume njerez do mund ta quanin Zot. Michio Kaku eshte nje nder shkencetaret qe kane zhvilluar Teorine e Fijeve (String Theory) e cila studiohet ne cdo vend te botes.

    Ajo per te cilen eshte shprehur Michio Kaku ka te beje nje perfundim qe e ka nxjerre duke perdorur ato qe jane quajtur "takionet primitive gjysem-radiale". Keto jane pjeseza teorike te afta qe te shqisin materien e Universit, apo hapesiren e vakumit, midis pjesezave te tjera. Kjo gje ben qe cdo gje te jete me pas e lire nga infuenca e Universit qe i rrethon.

    "Kam nxjerre perfundimin se jetojme ne nje bote qe funksionon sipas rregullave qe jane bere nga nje inteligjence. Me besoni, ajo qe ne e quajme shanc sot nuk do te kete me kuptim. Per mua eshte e qarte se ekzistojme ne nje plan qe drejtohet nga disa rregulla te krijuara, qe kane marre forme nga nje inteligjence universale dhe jo nga shanci." Keto jane disa nga fjalet e tij.

    Por pavaresisht teorise se tij te nje universi si rezultat i nje qenie inteligjente, ka shume mundesi qe ai i referohet nje zoti si ai i Spinozes, qe eshte nje hyjnizim i vete universit dhe ligjeve te tij.

    Versioni i tij i ekzistences eshte i ngjashem me ate qe paraqitet ne filmin "Matrix", ku realiteti eshte dicka fiktive dhe e simuluar. Vlen te permendet se dicka te tille ka thene para ca kohesh edhe Elon Musk. Sipas ketij te fundit, jo vetem qe ne jetojme ne nje univers te tille, por madje keta universe jane te shumte ne numer dhe ekzistenca e tyre eshte e nderthurur, me universe qe ekzistojne paralel me njeri tjetrin ne menyre te pavarur si dhe brenda njeri tjetrit, si kukullat Matrioshka ruse.

    Skepticizmi dhe reagimet kunderargumentuese kane qene te shumta dhe te llojeve nga me te ndryshmet. Ne thelb, pak a shume te tera kane vene ne pah se perfundimet e nxjerra kur si themel baze jane perdorur nocione fiktive teorike per efekt llogarites ne modele matematikore (takionet jane pjeseza teorike qe levizin me shpejtesi me te larte se shpejtesia e drites), eshte e veshtire qe kjo gje te pranohet si nje prove. Prova eshte ashtu sic ka emrin, prove. Ne fund te llogaritjes teorike, ciladoqofshin keto, perfundimi duhet te jete ne perputhje me cfare vezhgohet ne natyre. Dhe ketu dalin menjehere dy probleme: 1)vete takionet qe levizin me shpejtesi me te larte se ajo e drites. Keta merren te mireqene dhe pranohen te vertete. 2) Teoria e fijeve ka nje historik aspak optimist dhe inkurajues kur vjen puna per te parallogaritur fenomene natyore te cilet me teorite e tjera ekzistuese (relativitet + teoria kuantike e vales) jane vertetuar deri ne disa nivele absurde saktesie dhe precizioni.

    AF-iste, po ju si e mendoni kete gje?
     
  2. Aki

    Aki Paint It Black

    Po ky se ka problem, si Hawking qe cdo 5 vjet (nejse e dramatizoj ca ktu) del e thote ka vrima te zeza, ska vrima, pastaj prap ka vrima :p ashtu do e ndryshoj e ky, po cdo thuash ti qe pretendon se universi eshte kaos dhe nuk ekzistojne rregulla e ligje ne te? :p
     
  3. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Une jam perhere pro ligjeve, e ke gabim qe mendon se une mendoj se s'ka ligje ne Univers. Dhe mos harro qe Michio eshte akoma pak mbrapa, i duhet te nxitoje pak. :p
     
  4. Aki

    Aki Paint It Black

    well...nese e merr parasysh shkallen e Kardashev, pastaj pastaj nivelin e peste qe ai kishte frike ta imagjinoje dhe e beren te tjeret....makes sense no :D
     

Shpërndajeni këtë faqe