Fjale me shume kuptime sinonime dhe antonime.

Diskutime tek 'Gjuhësia' filluar nga Diavolessa, 29 Jan 2003.

  1. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Fjale me shume kuptime sinonime dhe antonime.

    Kush te di le ti thote:

    Une vesh
    Ti vesh
    Ai vesh .........(Vesh = veshje)

    Vesh ( Pjese e trupit)

    Mos ta marrin kush vesh, ca ke thene se eshte turp.

    Vesh = (degjoj/kuptoj..etj etj)

    Sinonime dhe antonime me vone se tani s'po me vijne ne mendje /pf/images/graemlins/frown.gif
  2. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Anëtar

    Re: Fjale me shume kuptime sinonime dhe antonime.

    Paperina, nuk jam mesues i gjuhes shqipe, thjesht, e njoh mire gramatikisht. Te pergezoj per temen. Sinonime quhen ato fjale qe kane kuptime te njejta a te peraferta Shembull:

    Une e cmoj masen = Une e vleresoj masen
    "Cmoj" dhe "vleresoj" jane sinonime.

    Kurse ajo ku ti pa dashje ke gabuar, ka te beje me HOMONIMET , TE CILAT JANE FJALE QE KANE TE NJEJTEN PERBERJE SHKRONJORE POR KUPTIME TE NDRYSHME(jo te kunderta, sic jane antonimet ose te njejta sic jane sinonimet)

    Folja "vesh" dhe emri "vesh" jane homonime midis tyre. Nje sinonim i foljes "vesh" eshte "mbath". NJje antonim i foljes "vesh" eshte "zhvesh".

    TE TJERA HOMONIME:

    Kisha(emer) - kisha(folje, koha e pakryer)
    Qe(emer, numri shumes) - qe(folje, koha e kryer e thjeshte)
    Sonia007 likes this.
  3. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Anëtar

    Re: Fjale me shume kuptime sinonime dhe antonime.

    Edhe nje here, te falenderoj qe nise kete teme, shume te dashur per mua... /pf/images/graemlins/smile.gif
  4. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Fjale me shume kuptime sinonime dhe antonime.

    Fjalen vesh e mora si shembull dmth Fjale me shume kuptime /pf/images/graemlins/smile.gif

    Kurse sinonime dhe antonime s'kam bere asnje shembull. Nuk me vijne ende ne mendje /pf/images/graemlins/frown.gif

    pS: Sinqerisht nuk isha e sigurt qe fjalet me kuptim te kundert quheshin antonime e kisha frike mos kisha gabuar /pf/images/graemlins/tongue.gif

    Antonime:
    Dite/nate ngrohte/ftohte
  5. albana

    albana Fillestar

    Re: Fjale me shume kuptime sinonime dhe antonime.

    vajze=cupe=goce=cike-> ka dhe tre fjale te tjera
    shapka=pantofla=lepitka
    djale=cun
    Keto sa per nje ide se shembuj per sinonime ka shume.Edhe per antonimet po ashtu ndaj s'me duket e nevojshme te fillojme te thurrim legjenda.

    Kush e gjen sinonimin e fjales pak ? /pf/images/graemlins/smile.gif
  6. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Fjale me shume kuptime sinonime dhe antonime.

    Pak = Içik /pf/images/graemlins/wink.gif
  7. Alba Palushi

    Alba Palushi Fillestar

    Re: Fjale me shume kuptime sinonime dhe antonime.

    Pak-nje fije(ifie)
    Kush jane? Sinonimi e fjales mec:)
    dhe sinonimi i fjales kanc-
    dhashe fjale ne dialekt pasi mendoj se sinonimia eshte e zhvilluar fale llojshmerise te folures se shqipes.
    Homonimia e fjales eshte nji nyje e veshtire e mesimit te gjuhes nga nje i huaj.
    kemi nje fjale Ba'ri(si bime-barishte)dhe bari si shoqerues delesh(cobani-si fjale sinonime e fjales bari).
    mendoj se theksi eshte kyci i vetem i dallimit te kuptimit te ketyre fjaleve(HOMONIME).
  8. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Anëtar

    Re: Fjale me shume kuptime sinonime dhe antonime.

    Ne knej nga Elbasani i themi "Një çikë". Ne Veri i thone edhe "Një fije". Qenëson edhe nje barcolete: "Nje elbasanasi i ra rruga nga malsia dhe kerkon pak uje. Malsori fisnik i jep uje dhe, pasi e pyet nese deshiron gje tjeter, elbasanasi i thote: "Edhe nji çik'". Malsori perdrodhi mustaqet...(po kjo fjalia e fundit s'ka rendesi)
  9. manga

    manga Fillestar

    Re: Fjale me shume kuptime sinonime dhe antonime.

    nji grimë...
  10. Re: Fjale me shume kuptime sinonime dhe antonime.

    Me mallin tonë,
    Blejmë mallin tuaj,
    Ju patriotë,
    Ne të huaj.

    Lamë kombin tonë,
    Në kombin tuaj,
    Ju deputetë,
    Ne paguaj.
  11. Kuqalashja

    Kuqalashja Fillestar

    Re: Fjale me shume kuptime sinonime dhe antonime.

    Ca sqarime per gjuhedashesit tane te zellshem (mbani shenim):

    Sinonimet: dy fjale te ndryshme qe kane kuptim te ngjashem.
    Antonimet: dy fjale qe shprehin kuktpime te kunderta.
    Homonimet: nje forme ka kuptime krejt te ndryshme.
    Polisemia: ku nje fjale ka shume kuptime.
    etj qe pertoj t'i shkruaj.

    Ja dhe dic qe me vjen tashi ne mendje sic kam ardhur nga klubi gjys e dehur e uroj te mos ofendohet ndonje sederlli

    1.Trap = organ sexual mashkullor
    2.Trap = cark minjsh, zogjsh, ose komshinjsh kureshtare qe zgjasin koken nga dritarja tek shikojne qe zhvishesh me grila hapur.
    3.Trap = Mjet lundrimi
    4.Trap = Mashkull (thomeni ju mua qe 4rat nuk mendojne vetem me 1shin).

    respekte! :cool:
  12. Besnik Bleta

    Besnik Bleta Anëtar

    Re: Fjale me shume kuptime sinonime dhe antonime.

    Me përkufizimin e gabuar 1, (mbase për shkak të përkatësisë gjinore të sjellses, që të shtyn natyrisht ta përqëndrosh vëmendjen ndaj gjinisë tjetër), u hiqet femrave teorikisht mundësia e përdorimit të shprehjes "Ç'më çave trapin!".
    Më duket se përkufizimi i saktë është:

    Trap - Zona, (paksa e lënë pas dore, për shkak të famës së dy fqinjëve), prej anusit deri tek organet gjinore. Ose anasjelltas. Varet se nga shikon për çastin.
  13. Kuqalashja

    Kuqalashja Fillestar

    Re: Fjale me shume kuptime sinonime dhe antonime.

    Sa per informim te mases; termi mjekesor per zonen se ciles i referohet zoti Bleta te meshkujt quhet perineum dhe luan rol teper te rendesishem ne rritjen e kenaqesise seksuale. Ju keshilloj te mos e lini pas dore sic shprehet i nderuari Bleta me lart /pf/images/graemlins/smile.gif
  14. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Anëtar

    Re: Fjale me shume kuptime sinonime dhe antonime.

    Kujdes ju te dy ore, se i ... prishët robt'!

    Jam brenda temes. Fjala "prish" ka edhe kjo dy kuptime. Ha-ha-ha-ha-ha-haa...
  15. abstract

    abstract california freaky group

    Re: Fjale me shume kuptime sinonime dhe antonime.

    iiiiiii c fare ftyrash mavruke /pf/images/graemlins/laugh.gif

    kam tesh nje muaj qe ju jam lut per me me shkrujt disa sinonime te fjales ZBULIMI dhe asnje nuk me eshte pergjigjur... :mad:
    po nejse se efektin e paska ba pyetja ime, ju paska fut ne idene e hapjes se temes .... /pf/images/graemlins/laugh.gif

    :cool:


    ------------------------------
    kush me thote disa sinonime per fjalen;

    zbulim?


    thnx si fillim



    ---------------

    ne pritje :rolleyes: /pf/images/graemlins/wink.gif
  16. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Fjale me shume kuptime sinonime dhe antonime.

    kush me thote disa sinonime per fjalen;

    zbulim?


    S'me vjen ne mendje asnje /pf/images/graemlins/frown.gif [​IMG]

    Antonim po /pf/images/graemlins/wink.gif

    Zbulim - Mbulim /pf/images/graemlins/smile.gif
  17. Kuqalashja

    Kuqalashja Fillestar

    Re: Fjale me shume kuptime sinonime dhe antonime.

    Zbuloj = gjej, gerrmoj, has, ve re, kuptoj, mesoj. Vec keto me vijne ne mendje per momentin.
  18. abstract

    abstract california freaky group

    Re: Fjale me shume kuptime sinonime dhe antonime.

    Flmd e dashur, ishalla te sjell momenti dhe te tjera... /pf/images/graemlins/smile.gif


    ps: a nuk do ishte mire qe kjo tema te ishte vetem per sinonimet? :rolleyes:


    ----------------
  19. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Fjale me shume kuptime sinonime dhe antonime.

    Zbuloj = gjej,
    gerrmoj,
    has,
    ve re,
    kuptoj,
    mesoj.



    Mua nuk me bind asnjera /pf/images/graemlins/frown.gif Mbase gabohem , por po bej nje shembull.


    Nena mbuloj femijen, sepse ishte komplet i zbuluar

    Pas shume e shume kerkimesh, mjeket Zbuluan ..............

    Pra asnjeri nga shembujt me lart, nuk ju pershtatet mendoj.....


    pS: Kush gjen sinonimin e fjales: Dashnor?
  20. manga

    manga Fillestar

    Re: Fjale me shume kuptime sinonime dhe antonime.

    liroj & çliroj - a asht fjala per sinonime apo antonime?

Share This Page